Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Main stream

Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër ...

6 February 2026 at 22:00

Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër qarqet me depozitat më të ulëta. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kursimet janë përqendruar kryesisht në qendrat e mëdha urbane, me diferenca të qarta mes qarqeve. Në të njëjtën kohë, ka ndryshuar edhe mënyra se si qytetarët dhe bizneset i mbajnë paratë në banka, me një rritje më të dukshme të depozitave në lekë gjatë vitit 2025, ndërsa euro vijon të ruajë peshë të konsiderueshme, veçanërisht në qarqet me aktivitet më të lartë ekonomik. Qarku i Tiranës mbetet pa konkurrencë në krye të listës së kursimeve. Vetëm në fund të vitit 2025, depozitat në Tiranë arrijnë gati 892 miliardë lekë, ose pothuajse gjysmën e totalit kombëtar. Krahasuar me fillimin e vitit 2024, Tirana ka shtuar mbi 120 miliardë lekë depozita, duke reflektuar përqendrimin e aktivitetit ekonomik, pagave dhe bizneseve. Pas Tiranës renditet Durrësi, me afro 131 miliardë lekë depozita, i ndjekur nga Vlora dhe Fieri, që shfaqin rritje të qëndrueshme gjatë gjithë periudhës 2024–2025. Në anën tjetër të tabelës, qarqet me nivelin më të ulët të kursimeve mbeten Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça, ku depozitat janë dukshëm më të vogla, por gjithsesi në rritje graduale nga një vit më parë. Sa i përket mënyrës se si mbahen kursimet, monedha e huaj, kryesisht euro, vijon të ketë peshë të madhe, sidomos në Tiranë, Durrës dhe zonat turistike si Vlora. Megjithatë, vërehet një forcim i depozitave në lekë gjatë vitit 2025. Në nivel kombëtar, depozitat në lekë janë rritur më shpejt se ato në valutë, një sinjal se qytetarët dhe bizneset po i besojnë më shumë monedhës vendase dhe po shmangin riskun e kursit të këmbimit. Në fund të vitit 2025, depozitat në lekë kalojnë 425 miliardë lekë vetëm në Tiranë, ndërsa edhe qarqe si Durrësi, Fieri dhe Vlora shënojnë rritje të dukshme në kursimet në monedhën vendase. #voxnews #media #news

321 views


💾

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së shtunës do të sjellë emocione të forta. Në shtëpinë më të famshme në Shqipër...

6 February 2026 at 22:00

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së shtunës do të sjellë emocione të forta. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të futet edhe një herë tjetër, fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli. Për më shumë ndiqni Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel. #luizejlli #bigbrothervipalbania #voxnews #media #news @voxnews.al

4574 views


💾

Qeveria i propozon Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës të ...

6 February 2026 at 22:00

Qeveria i propozon Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës të këshillit të Ministrave, e drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Qeveria i propozon Kuvendit zgjedhjen nëpërmjet votimit të Jonida Priftit dhe Ervin Metes. Mete ka qenë pjesë e kabinetit “Rama”, pasi ka drejtuar më herët Ministrinë e Financave, njëkohësisht edhe ish-zv.ministër në këtë dikaster. Vendimi i Këshillit të Ministrave: “VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË DY ANËTARËVE PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon: – Znj. Jonida Prifti; – Z. Ervin Mete. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA”. #voxnews #media #news

1301 views


💾

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës. Presidentja e Komisionit...

6 February 2026 at 22:00

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha se “ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet me guxim të jashtëzakonshëm në fushën e betejës, Kremlini po dyfishon krimet e luftës, duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile”. “Impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta. Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme.” “Sanksionet e propozuara do të mbulojnë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë , tha BE. Masat do të përfshijnë “një ndalim të plotë të shërbimeve detare për naftën bruto ruse” për të “ulur më tej të ardhurat e energjisë të Rusisë dhe për ta bërë më të vështirë gjetjen e blerësve për naftën e saj”. 43 anije të tjera do të listohen gjithashtu si pjesë e flotës në hije, duke arritur në 640 në total. Sanksione të tjera do të synojnë gjithashtu sistemin bankar të Rusisë, duke listuar 20 banka të tjera rajonale dhe duke marrë masa kundër kriptovalutave dhe kompanive të lidhura me to. Von der Leyen u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që “të miratojnë shpejt këto sanksione të reja” për të “dërguar një sinjal të fuqishëm përpara përvjetorit të katërt të zymtë të kësaj lufte në shkallë të plotë” më 24 shkurt. #voxnews #media #news

2493 views


💾

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në vendin e njohur si Qafa e Murrizit, në ...

6 February 2026 at 22:00

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në vendin e njohur si Qafa e Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Një makinë luksoze elektrike "Avatr 12" dhe një kamion janë përplasur "kokë më kokë". Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kamionin të spostuar disa centimetra në anën e djathtë, në korsinë e vet, kurse makina elektrike me teknologji të fjalës së fundit dhe e prodhuar në Kinë, ka përfunduar në kanal, e ndarë në dy pjesë. Rrethanat e përplasjes janë të paqarta, pasi makina elektrike "grand coupe" Avatr 12 është e pajisur me sistemet më të fundit inteligjente dhe nuk dihet nëse ato kanë funksionuar në momentin e aksidentit. #voxnews #media #news

11.7K views


💾

Pavarësisht se ditën e djeshme gjatë protestës para SPAK u bë me dije se shkalla e parë e gjykatës kishte vendosur në favor të banorëve të Rrjollit në...

6 February 2026 at 22:00

Pavarësisht se ditën e djeshme gjatë protestës para SPAK u bë me dije se shkalla e parë e gjykatës kishte vendosur në favor të banorëve të Rrjollit në Velipojë, kjo gjë nuk e ka ndaluar firmën “Gener 2” të vijojë punimet edhe në ditë më shi. Dhjetëra banorë kanë mbërritur në vendin ku po kryheshin punime duke i kërkuar firmës që të fikë mjetet dhe të mos e vijonte punën. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

6326 views


💾

Yesterday — 5 February 2026Main stream

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme tre të pandehur për korrupsion në zgjedhje në Qarkun Lezhë. Sipas SPAK, tre...

6 February 2026 at 16:00

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme tre të pandehur për korrupsion në zgjedhje në Qarkun Lezhë. Sipas SPAK, tre shtetasit, Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

240 views


💾

Janë zbardhur emrat e subjekteve që ofrojnë shërbime postare, për të cilat ka nisur një hetim nga prokuroria e Tiranës, për veprën penale të evazionit...

6 February 2026 at 16:00

Janë zbardhur emrat e subjekteve që ofrojnë shërbime postare, për të cilat ka nisur një hetim nga prokuroria e Tiranës, për veprën penale të evazionit fiskal dhe për mallra që shiten pa faturë. Weblajm shkruan se kontrollet janë ushtrar në zyrat e 'Elite Post' dhe 'Expres24 Post'. Gjatë aksionit policor dhe Prokurorisë së kryeqytetit janë sekuestruar kompjutera, dokumenta, mallra pa faturë tatimore, dhe 13 milionë lekë Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

14 views


💾

Burra shteti, princa, presidentë, financierë, strategë të “fatit të globit” dalin në dosjet Epstein njerëz me instikte të ulëta dhe vese banale. Nuk ë...

6 February 2026 at 16:00

Burra shteti, princa, presidentë, financierë, strategë të “fatit të globit” dalin në dosjet Epstein njerëz me instikte të ulëta dhe vese banale. Nuk është “skandal seksual”. Le të kuptojmë si e zbulon natyrën e tyre brutale iluzioni i pushtetit, parasë, aparati i sigurisë, bindja se janë të paprekshëm. Nuk i krijoi ai pedofili miliarder përbindëshat. Ky i mblodhi dhe i vuri në një ambient ku nuk kishte kamera për lajmet në TV, nuk kishte opinion publik. Aureola u ra poshtë bashkë me brekët. Këtu qëndron e vërteta që duhet ta kuptojmë njëherë e mirë. Shoqëritë në masë kanë një prirje të rrezikshme. E adhurojnë pushtetin, famën. Ngatërrojnë autoritetin me virtytin, suksesi u duket automatikisht si moral. Sigurisht më pas vjen zhgënjimi, por vjen me vonesë me viktima të shumta e dëme të mëdha. Ndaj rasti na mëson diçka që bën mirë ta kujtojmë shpesh. Nuk duhet t’i besojmë verbërisht askujt, thjesht sepse ka arritur majat. Nuk ka “perëndi” pas gjithë atyre kostumeve të shtrenjtë, avionëve privatë, tryezave ku vendosen fatet e botës. Ka vetëm njerëz. Dhe me sa shihet, janë njerëz me vese. Çmitizimi i tyre, çmitizimi i pushtetit është higjienë mendore. Një shoqëri që nuk adhuron, është më e vështirë për t’u mashtruar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3400 views


💾

Bankers Petroleum Albania, kompani e cila ndodhet aktualisht nën hetim për shmangie tatimore dhe evazion, i ka kushtuar shtetit shqiptar miliona euro ...

6 February 2026 at 16:00

Bankers Petroleum Albania, kompani e cila ndodhet aktualisht nën hetim për shmangie tatimore dhe evazion, i ka kushtuar shtetit shqiptar miliona euro humbje nga mospagesa e taksave, por gjithashtu edhe shpenzime masive për arbitrazhet dhe gjyqet e hapura ndër vite. Raporti i Kontrollit të Lartë i Shtetit ka nxjerrë në pah një seri pasojash të rënda financiare dhe institucionale që lidhen me mënyrën se si është ndjekur nga Avokatura e Shtetit dhe institucionet përgjegjëse çështja e arbitrazhit ndërkombëtar për vendburimin e Patos-Marinzës, si dhe disa procese të tjera të humbura nga shteti shqiptar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1291 views


💾

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me situatat e krijuara në “Big Brother VIP Albania”, duke iu përgjigjur drej...

6 February 2026 at 16:00

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me situatat e krijuara në “Big Brother VIP Albania”, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt deklaratave të forta të babait të Selin dhe duke sqaruar raportin e shumëdiskutuar mes banorëve. Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Rabea u pyet rreth komenteve të babait të Selin, i cili e kishte cilësuar Mirin si “pervers” pas dinamikave të krijuara në shtëpi. Ajo mbrojti partnerin e saj, duke theksuar se ajo që po ndodh brenda është thjesht lojë dhe se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi njërin person. “Më duhet të them unë e kam parë intervistën atë ditë kur doli. Edhe momentin e parë ishte kështu si i shokuar. Nga një anë e kuptoj merakun e babait për një vajzë. Por ky meraku nuk të jep të drejtë të gjykosh një person që ti nuk e njeh, që nuk ka bërë asgjë ilegale, thjesht ka bërë një lojë. Më ka nevrikosur njëçik që ka folur kështu. Ti si baba nuk mund t’i japesh gjithë fajin Mirit për atë situatën atje brenda, shiko njëçik edhe gocën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë, por nuk do ta kuptojë. Duhet të shikosh njëçik vajzën tënde se e ke edukuar ti, jo Miri,” u shpreh ajo. Lidhur me natyrën e marrëdhënies Miri-Selin, Rabea ishte e prerë, duke e cilësuar atë si strategji të pastër loje pa asnjë ndjenjë reale. “E shof si marrëdhënie [loje]. Thjesht miqësore që është lindur nga një detyrim pas Prime të parë. E kanë pranuar këtë sfidë dhe pastaj nisi loja e tyre. Nuk ka absolutisht ndjenja mes tyre. Secili përfiton nga kjo situatë. Nëse ka dyshime, ato ushqehen nga Selini dhe jo Miri.” Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

12.9K views


💾

Për herë të parë, Apeli i GJKKO ka kundërshtuar vendimin e sekuestrimit të telefonave dhe sendeve personale. Kështu, Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndr...

6 February 2026 at 16:00

Për herë të parë, Apeli i GJKKO ka kundërshtuar vendimin e sekuestrimit të telefonave dhe sendeve personale. Kështu, Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë ndaj zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana. Në dhjetor GJKKO i refuzoi Gjanës kthimin e disa celularëve të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së saj dhe bashkëjetuesit R. Hristic, për llogari të hetimit të SPAK për një grup të dyshuar kriminal që abuzonte me tenderat e AKSHI-t. Në banesën e Gjanës janë sekuestruar 8 telefona celularë dhe dy laptopë dhe Apeli vendosi të kthejë disa nga pajisjet. Në të njëjtin vendim Apeli i Posaçëm urdhëron ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

7629 views


💾

❌
❌