Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayIcon Style

Turqia lëshon urdhër-arresti për genocid ndaj Benjamin Netanyahut

By: gaze tare
7 November 2025 at 20:59

Turqia ka lëshuar urdhër-arreste për “gjenocid të dyshuar” ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe disa prej figurave më të larta të qeverisë së tij.

Sipas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Stambollit, hetimet kanë çuar në identifikimin e 37 personave të dyshuar, mes tyre ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir. Zyra e prokurorit nuk bëri të ditur të gjithë listën, duke theksuar se hetimet janë ende në proces.

Turqia i akuzon këta zyrtarë për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, të cilat, sipas saj, janë kryer “në mënyrë sistematike” në Rripin e Gazës, ku luftimet dhe bombardimet kanë shkaktuar mijëra viktima, shumica prej tyre civilë.

Në deklaratë theksohet veçanërisht bombardimi i “Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze” në mars, një qendër shëndetësore e ndërtuar dhe financuar nga Turqia, e cila sipas Ankarasë, ishte goditur në mënyrë të qëllimshme gjatë një operacioni ushtarak izraelit.

Ky hap i Ankarasë vjen në vazhdën e një qëndrimi gjithnjë e më të ashpër të Turqisë ndaj Izraelit. Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua formalisht padisë së nisur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku argumenton se veprimet izraelite përbëjnë “gjenocid të qëllimshëm” ndaj popullsisë palestineze.

Ndërkohë, në Gazë mbetet në fuqi një armëpushim i brishtë, i ndërmjetësuar përmes përpjekjeve ndërkombëtare për të shmangur zgjerimin e konfliktit në rajon, ndërsa situata humanitare vazhdon të përshkruhet si kritike nga organizatat e ndihmës.

Zyrtarë nga Izraeli nuk kanë reaguar ende publikisht ndaj vendimit të Turqisë, por më herët Tel Avivi ka mohuar kategorikisht akuzat për gjenocid, duke i konsideruar ato si “të pabazuara dhe të motivuara politikisht”.

The post Turqia lëshon urdhër-arresti për genocid ndaj Benjamin Netanyahut appeared first on iconstyle.al.

Netanyahu mohon urinë në Gaza: Popullsia është e shëndoshë, nuk ushtrohet

By: gaze tare
29 May 2025 at 10:03

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, që përfshin Libanin, Sirinë, Iranin dhe Jemenin, ka arritur në ditën e 601-të. Ka polemika rreth deklaratave të Netanyahut në fjalimin e tij para Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit:

Kryeministri izraelit mohoi se Izraeli po e vuan Gazën nga uria: “Ne kemi siguruar afërsisht 1.8 milion ton ushqim dhe ndihmë humanitare”.

Përkundrazi, sipas Netanyahut, popullsia jo vetëm që është e shëndetshme, por edhe e shëndoshë sepse “nuk bëjnë shumë ushtrime fizike”.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit i cituar nga gazeta e përditshme Haaretz tha se propozimi i ri i të dërguarit amerikan Witkoff për një armëpushim në Rripin e Gazës përfshin lirimin e nëntë pengjeve izraelite që janë ende gjallë (një më pak se oferta e mëparshme) dhe që mbahen nga Hamasi në enklavën palestineze dhe kthimin e trupave të 18 pengjeve të vdekur, në këmbim të një armëpushimi 60-ditor.

The post Netanyahu mohon urinë në Gaza: Popullsia është e shëndoshë, nuk ushtrohet appeared first on iconstyle.al.

❌
❌