Normal view

Received — 12 August 2026 @voxnews.al - TikTok

Situata nga zjarret në vend vijon të mbetet problematike edhe sot në 12 gusht, me 25 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej të cilave ja...

13 August 2026 at 11:01

Situata nga zjarret në vend vijon të mbetet problematike edhe sot në 12 gusht, me 25 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej të cilave janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra efektivë dhe mjete tokësore e ajrore. Forcat e Armatosura kanë në terren 167 efektivë, tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Një nga vatrat më të mëdha vijon të jetë në Gurë-Lurë të Dibrës, ku zjarri është afruar pranë disa banesave. Për mbrojtjen e komunitetit në këtë zonë janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura, dy helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Operacione për shuarjen e zjarreve po zhvillohen edhe në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie, Krujë, Nëmërçkë dhe malin Dhëmbel. Aktiviteti i flakëve vijon edhe në malin e Moravës në Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyje pishe. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në shumicën e zonave aktive aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat. Forcat në terren po përqendrohen në izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve. Operacionet tokësore dhe ajrore do të vijojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive. Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatë e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale. Nga Forcat e Armatosura, aktualisht po operojnë në terren 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Në Dajt vijon puna me forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore, ndërsa në Priskë e Madhe po operojnë 4 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat. Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit të vatrës, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 7 automjete zjarrfikëse, 30 efektivë të MZSH-së, forca policore, pyjore dhe vullnetarë, të mbështetur nga 2 avionë “Air Tractor”. Sot operacioni vijon edhe me 30 efektivë të FA-së. Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze pritet mbështetja e 58 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve, ndërsa në Krastë–Halil kanë operuar 58 efektivë ushtarakë me 6 mjete, krahas forcave të ADZM-së dhe strukturave vendore. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Nëmerçkë vijon puna me forcat e MZSH-së, bashkisë dhe 25 efektivë të FA-së, ndërsa në malin Dhëmbel operojnë forcat zjarrfikëse të Përmetit dhe në mbështetje po angazhohen 30 efektivë ushtarakë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat. Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, po zhvillohet një nga operacionet më të rëndësishme, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, ADZM-së, vullnetarëve, 50 efektivëve të FA-së, 2 helikopterëve dhe 2 avionëve “Air Tractor”. Për shkak të afërsisë së zjarrit me disa banesa, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për mbrojtjen e komunitetit. Aktive mbetet edhe vatra në malin e Moravës, bashkia Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyll pishe. Në terren po punojnë forcat e MZSH-së Devoll dhe Korçë, së bashku me shërbimin pyjor, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Operacionet vijojnë me kapacitete të shtuara tokësore dhe ajrore, me fokus mbrojtjen e zonave të banuara, kufizimin e përhapjes dhe neutralizimin e plotë të vatrave aktive. #voxnews #media #news

1386 views


💾

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zyko, ngjarje e rëndë që ...

13 August 2026 at 11:01

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zyko, ngjarje e rëndë që tronditi qytetin e Korçës më 8 gusht. Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të mërkurë në kushte të rrepta sigurie. Prokurorja Artenida Toska kërkoi masën “arrest me burg” për Sterjon, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Korçës. Në ambientet përreth gjykatës u vendosën forca të shumta policie, ndërsa institucioni u rrethua për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes. Në seancë nuk është paraqitur asnjë familjar, as nga familja e viktimës Joan Zyko dhe as nga familja e autorit të dyshuar. Joan Zyko, 20 vjeç, u qëllua me armë zjarri pasditen e 8 gushtit në lagjen nr. 14 të Korçës. Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimet, mes Zykos dhe Kristjan Sterjos kishte pasur një konflikt të mëparshëm. Në dëshminë e tij para hetuesve, Sterjo ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke deklaruar se konflikti kishte nisur rreth dy javë më parë. Sipas tij, ditën e ngjarjes pati fillimisht një përplasje fizike mes dy të rinjve, pas së cilës ai u largua dhe shkoi në banesë. Sterjo ka deklaruar se më pas ka marrë një armë zjarri që e kishte fshehur dhe është rikthyer në zonën ku ndodhej Zyko. Sipas dëshmisë së tij, ai e ka ndjekur 20-vjeçarin dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij. Pas ngjarjes, Sterjo u largua nga vendi i krimit dhe për disa orë qëndroi në arrati. Policia e Korçës arriti ta lokalizojë dhe ta arrestojë rreth mesnatës së 9 gushtit, pranë zonës së Mitropolisë. Gjatë veprimeve hetimore janë administruar prova materiale dhe janë sekuestruar sende që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Sterjo po hetohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Korçës, Kristjan Sterjo do të qëndrojë në paraburgim gjatë vijimit të hetimeve. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes vijojnë. #voxnews #media #news

1238 views


💾

Diana Marcela Troncos u nxor e gjallë nga rrënojat në Cali, Kolumbi, pasi qëndroi e bllokuar për 29 orë pas tërmetit. Ekipet e shpëtimit punuan për rr...

13 August 2026 at 11:01

Diana Marcela Troncos u nxor e gjallë nga rrënojat në Cali, Kolumbi, pasi qëndroi e bllokuar për 29 orë pas tërmetit. Ekipet e shpëtimit punuan për rreth tre orë për ta nxjerrë të sigurt, në një operacion emocionues mes rrënojave. #voxnews #media #news

1615 views


💾

Bimët e duhura të shtëpisë mund të bëjnë më shumë sesa thjesht ta zbukurojnë dhomën e gjumit. Disa prej tyre mund të krijojnë një ambient më të qetë d...

13 August 2026 at 11:01

Bimët e duhura të shtëpisë mund të bëjnë më shumë sesa thjesht ta zbukurojnë dhomën e gjumit. Disa prej tyre mund të krijojnë një ambient më të qetë dhe relaksues, duke e bërë më të lehtë çlodhjen para gjumit. Bimë si livandoja dhe jasemini njihen për aromat e tyre relaksuese, ndërsa sansevieria dhe aloe vera përdorin një lloj fotosinteze që u lejon të marrin dioksid karboni edhe gjatë natës. #plants #nature #voxnews #media #news @voxnews.al

1253 views


💾

Mbërrin në gjykatë Kristian Sterjo, 20-vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr.14 në Korç...

13 August 2026 at 11:01

Mbërrin në gjykatë Kristian Sterjo, 20-vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr.14 në Korçë. Sterjo, ndaj të cilit do të zhvillohet në gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë, është sjellë nën masa të shtuara sigurie. I riu akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Si ndodhi ngjarja Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 8 gushtit në Korçë, ku 20-vjeçari Joan Zuko u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij. Sipas raportimeve, Zuko dhe Sterjo njiheshin prej vitesh dhe ishin shokë fëmijërie. Pas krimit, Sterjo u largua nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim. Policia e arrestoi disa orë më vonë, ndërsa arma e dyshuar e krimit u gjet e fshehur në zonën e njohur si “Fusha e Druve”. Sipas dëshmisë së dhënë nga Sterjo gjatë hetimeve, konflikti mes dy të rinjve kishte nisur për shkak të një vajze. Ai ka pretenduar se i kishte kërkuar Zukos të mos e ngacmonte shoqen e tij dhe se ditën e ngjarjes, pas një përplasjeje mes tyre, kishte shkuar në banesë, kishte marrë armën dhe ishte drejtuar për në lagjen ku banonte Zuko. Këto janë pretendime të përfshira në dëshminë e të dyshuarit dhe mbeten objekt i hetimit. Në dëshminë e tij, Sterjo ka deklaruar gjithashtu se pas të shtënës është larguar drejt “Fushës së Druve”, ku ka fshehur armën, dhe më pas është larguar nga zona. Joan Zuko kishte qenë më herët pjesë e akademisë së futbollit të Skënderbeut, ndërsa më pas ishte bërë tifoz i klubit korçar. Ndërkohë, mediat kanë raportuar se Sterjo ishte arrestuar edhe më parë për plagosje me thikë. #voxnews #media #news

1994 views


💾

Eklipsi total i Diellit këtë të mërkurë po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhët...

13 August 2026 at 11:01

Eklipsi total i Diellit këtë të mërkurë po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës për të ndjekur nga afër momentin kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke krijuar një pamje që zgjat vetëm pak minuta. #voxnews #media #news @voxnews.al

9544 views


💾

Pas një nate kritike për banorët e fshatit Drenie të Patosit, ku flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave, situata këtë mëngjes paraqitet...

13 August 2026 at 11:01

Pas një nate kritike për banorët e fshatit Drenie të Patosit, ku flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave, situata këtë mëngjes paraqitet nën kontroll. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, por aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat. Rreth 30 forca zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Ndërkohë, vijon prej pesë ditësh beteja me zjarrin në zonën mbi lagjen Abaze në Krujë, pranë vendit të quajtur Kroi i Madh. Vatra mbetet aktive dhe për shuarjen e saj po ndërhyjnë dy helikopterë, forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme nga toka dhe ajri, zjarri në Krujë është riaktivizuar disa herë pasi është menduar se ishte shuar plotësisht. Trashësia e madhe e humusit në këtë zonë ka favorizuar ruajtjen e prushit në brendësi të tokës, duke bërë që flakët të rishfaqen. #voxnews #media #news @voxnews.al

1405 views


💾

Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, por ky përmirësim zbehet ndjeshëm ...

13 August 2026 at 11:01

Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, por ky përmirësim zbehet ndjeshëm sapo në llogari futet kostoja e jetesës. Dy mënyrat e matjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë japin sot dy pamje të ndryshme të pozicionit ekonomik të Shqipërisë. Në treguesin nominal, të shprehur në dollarë amerikanë, Shqipëria është ngjitur në vendin e tretë në rajon, pas Serbisë dhe Malit të Zi, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtare (FMN), Serbia kishte të ardhurat për frymë më të lartat në rajon, me 15.3 mijë dollarë, duke ia kaluar Malit të Zi, që u rendit i dyti, me 14.7 mijë dollarë. Në vend të tretë është ngjitur Shqipëria, që dikur ishte e parafundit në Europë dhe rajon, dhe linte pas vetëm Kosovën. Shqipëria në 2025-n arrit në nivelin e 11.2 mijë dollarë të ardhura për frymë, duke ia kaluar Maqedonisë së Veriut (10.5 mijë dollarë) dhe Bosnjë Hercegovinës (9.6 mijë dollarë). Në fund vijon të mbetet Kosova, me 7.9 mijë dollarë. (shiko grafikun: Të ardhurat për frymë -USD). Por renditja ndryshon kur të ardhurat korrigjohen sipas fuqisë blerëse, pra kur matet se sa mallra dhe shërbime mund të blihen realisht me këto të ardhura në secilin vend. PPP (barazia e fuqisë blerëse) mat sa mallra dhe shërbime mund të blihen realisht me të ardhurat në një vend, duke korrigjuar diferencat e çmimeve mes shteteve dhe llogaritet me dollarë ndërkombëtare. Në këtë rast, Shqipëria zbret në vendin e katërt në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, madje me diferencë të lartë me këtë të fundit. Sipas të dhënave të FMN-së, në vend të parë për të ardhurat për frymë e ruan vendin e parë Mali i Zi (34.4 mijë dollarë ndërkombëtare), e ndjekur nga Serbia (32.7 mijë). Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, që ndonëse ka zbritur një pozicion poshtë Shqipëria ka fuqi blerëse shumë më të lartë (29.7 mijë dollarë ndërkombëtarë), përkundrejt Shqipërisë që e ka këtë tregues shumë më të ulët (23.4 mijë), e ndjekur nga Bosnja (22.9 mijë) dhe Kosova (20.4 mijë). Të tre vendet e fundit, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova kanë fuqi blerëse në nivele të ngjashme, me shumë diferencë nga Mali i ZI, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, siç tregohet qartë nga grafiku: Të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse (USD ndërkombëtarë). Diferenca midis dy grafikëve është në fakt një nga treguesit më të qartë të problemit që ekonomia shqiptare ka krijuar gjatë viteve të fundit: të ardhurat në vlerë monetare janë rritur, por një pjesë e madhe e përfitimit është gërryer nga rritja e fortë e çmimeve. Ky është dhe një tregues indirekt i pabarazisë në të ardhura që ka shkaktuar modeli ekonomik vendas, ku rritja e orientuar kryesisht nga ndërtimi, ka krijuar iluzion se ekonomia është rritur, teksa ka pasuruar vetëm një pjesë të vogël të popullsisë. Modeli i viteve të fundit, i mbështetur ndjeshëm te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ka rritur vlerën nominale të ekonomisë dhe ka krijuar perceptimin e një përmirësimi të shpejtë të mirëqenies. Por përfitimet nuk janë shpërndarë njëtrajtshëm, ndërsa për një pjesë të madhe të familjeve, shtrenjtimi i ushqimeve, banesave dhe shërbimeve ka kufizuar rritjen reale të fuqisë blerëse dhe mirwqenies. Për rrjedhojë, Shqipëria mund të jetë ngjitur në renditjen e të ardhurave për frymë, pa pasur të njëjtin përmirësim në standardin real të jetesës. #voxnews #media #news

2135 views


💾

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi dy ditë më parë Kolumbinë. Në një deklaratë për shtyp Ministri...

13 August 2026 at 11:01

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi dy ditë më parë Kolumbinë. Në një deklaratë për shtyp Ministria shprehet se është në kontakt me autoritetet dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Kolumbi. Deri më tani Ministria shprehet se nuk ka shqiptarë të plagosur apo të vdekur. #voxnews #media #news @voxnews.al

509 views


💾

❌