Normal view

Received — 2 August 2026 @voxnews.al - TikTok

Kjo është kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestrimin. Ajo me të cilën identifikohet lehtë...

3 August 2026 at 04:00

Kjo është kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestrimin. Ajo me të cilën identifikohet lehtësisht se i përket biznesmenit, është një seksion në faqen zyrtare ku publikohen të dhënat ligjore të faqes së internetit, figuron emri "Ermal Beqiri", si dhe nga vetë njoftimi i SPAK që përcakton se kështjella ndodhet në Oise “Château d'Auteuil në Berneuil-el-Bray është një vend ekskluziv dhe pak i njohur për publikun, një monument historik privat i vendosur rreth një orë larg Parisit, në Oise”, thuhet në faqen zyrtare ku reklamohet kështjella. Regjistrat francezë të pasurive të paluajtshme tregojnë se më 30 dhjetor 2024 Château d’Auteuil u shit për 2.612.200 euro. Shuma përputhet pothuajse plotësisht me atë të përmendur nga SPAK për blerjen e një kështjelle në Oise. Château d’Auteuil ndodhet në Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit dhe pranë aeroportit Beauvais. Sipas të dhënave historike franceze, pjesët më të vjetra të saj datojnë nga fundi i shekullit XVI, ndërsa ndërtesa mori pamjen aktuale gjatë shekullit XIX. Rezidenca është ndërtuar në stilin Louis XIII, me fasada karakteristike prej tullash të kuqe dhe çati prej pllakash të holla guri natyror. Ajo është e rrethuar nga hendeqe dhe parku përreth, ndërsa fasadat dhe çatitë janë të mbrojtura si monument historik nga shteti francez. Historia e saj shtrihet në më shumë se katër shekuj. Kështjella e parë u shkatërrua në fund të shekullit XVI, por u rindërtua mbi të njëjtat themele dhe mori pamjen aktuale. Në faqen zyrtare thuhet se restaurimi i saj vazhdon prej më shumë se dy dekadash. “Që nga viti 2003, 70 për qind e 35 ambienteve janë restauruar duke respektuar historinë dhe duke shtuar komoditetin e ditëve të sotme”, ndërsa autorët e prezantimit shtojnë se kështjella “bëhet çdo ditë e më e bukur”. @voxnews.al

4247 views


💾

Raporti mjeko-ligjor ka konfirmuar se 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi mbeti i vdekur nga një plumb i vetëm në anën e djathtë të qafës. Plumbi, ish...

3 August 2026 at 04:00

Raporti mjeko-ligjor ka konfirmuar se 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi mbeti i vdekur nga një plumb i vetëm në anën e djathtë të qafës. Plumbi, ishte një prej atyre që u qëlluan nga një armë gjysmëautomatike Beretta të kalibrit 6,75 dhe i shkaktoi dëmtime shumë të rënda në shtyllën kurrizore duke prekur më pas palcën në rruazat C2 dhe C3. Si pasojë u ndërprenë rrugët nervore, duke shkaktuar paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme, të cilat sollën vdekjen e 25-vjeçarit natën e 14 shkurtit në bulevardin della Repubblica në Montecalvoli. Dokumenti, paraqet rezultatet e autopsisë së kryer më 13 mars nga specialisti, i cili, pasi kishte konfirmuar vdekjen e Muharremit ditën e vrasjes, ishte ngarkuar me kryerjen e ekzaminimit të mëtejshëm të trupit nga prokurori zëvendësues i Prokurorisë së Pizës, Fabio Pelosi, i cili drejton hetimet. I dyshuari për vrasjen I dyshuari si autor i vrasjes është Renato Xyke, 20 vjeç, gjithashtu shqiptar nga Santa Maria a Monte (i mbrojtur nga avokati Giuseppe Carvelli). Ai ndodhet në burg që prej ditës së atentatit vdekjeprurës dhe mbahet në Arezzo, ku u kap teksa ishte në arrati me familjen, duke drejtuar të njëjtin automjet Range Rover Evoque, nga i cili ai nuk e ka mohuar se kishte qëlluar në drejtim të Muharremit. Ky i fundit ndodhej në sediljen e pasagjerit në bordin e një Fiat Doblò të bardhë, ku u gjet pa shenja jete. Kulmi tragjik i një përplasjeje që kishte zgjatur gjatë gjithë mbrëmjes dhe që, sipas hetuesve, mund të kishte nisur shumë kohë më parë. Disa orë para të shtënave, mes të dyshuarit si autor i vrasjes dhe viktimës, së bashku me grupet përkatëse, kishte pasur një konflikt të dhunshëm, i cili shpërtheu brenda një klubi në Capanne të Montopolit dhe më pas vazhdoi në parking. Më pas, mes dy palëve dyshohet se pati kontakte telefonike, deri në atë që rezultoi të ishte një takim i vërtetë vdekjeprurës në bulevardin della Repubblica. Vrasja e viktimës mendohet se ka ndodhur në orën 05:25, rreth gjysmë ore para të shtënave. Plumbi vdekjeprurës, i gjetur në trupin e 25-vjeçarit, ndodhej jo shumë larg pikës së hyrjes, pasi kishte shpuar xhaketën e zezë që mbante viktima. Koka e plumbit ishte pozicionuar në pjesën anësore dhe të pasme, në raport me rruazën e dytë të qafës. Muharremi u godit edhe nga një plumb tjetër, i cili e preku tangent mes parakrahut dhe kyçit të dorës së djathtë. Një plagë që mjeku ligjor e konsideron të parëndësishme në raport me shkakun e vdekjes së viktimës. @voxnewsalbania

40.5K views


💾

Në muajt e parë të vitit, Shqipëria kishte energji për të shitur. Në verë, po paguan 41.5 milionë euro për ta importuar të paktën deri tani. Kjo kthes...

3 August 2026 at 04:00

Në muajt e parë të vitit, Shqipëria kishte energji për të shitur. Në verë, po paguan 41.5 milionë euro për ta importuar të paktën deri tani. Kjo kthesë nuk është e pazakontë. Ajo është përsëritur ndër vite, pasi varësia e prodhimit vendas të energjisë nga reshjet dhe prurjet hidrike mbetet e lartë. Këtë herë po ndodh ndërsa kërkesa për energji po rritet nga temperaturat e larta dhe fluksi turistik. Në të njëjtën kohë, stuhitë dhe breshëri kanë dëmtuar prodhimin bujqësor, ndërsa çmimet e perimeve u rritën me 8.5% në qershor, pikërisht në kulmin e sezonit vendas. Emëruesi i përbashkët është një mot më i nxehtë dhe më i paqëndrueshëm. El Niño është pjesë e këtij sfondi, por jo një shpjegim i vetëm për çdo valë të nxehti, stuhi apo rritje çmimesh. “El Niño ndikon në klimën globale, por ndikimi i tij në Mesdhe dhe në Shqipëri nuk është i drejtpërdrejtë”, thotë Anira Gjoni, eksperte në Departamentin e Meteorologjisë në Institutin e Gjeoshkencave. Sipas saj, kushtet meteorologjike në vend përcaktohen kryesisht nga sistemet atmosferike që zhvillohen mbi Atlantik, Mesdhe dhe Europë, si dhe nga qarkullimi rajonal i masave ajrore. Këto sisteme mund ta përforcojnë, ta ndryshojnë ose ta zbusin sinjalin e lidhur me El Niño-n. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

13.5K views


💾

Edhe qytetarët e Belshit protestuan sot kunder Reformës Territoriale e cila parashikon bashkimin me Elbasanin. Me pankartat “Rilindja e donte Belshin ...

3 August 2026 at 04:00

Edhe qytetarët e Belshit protestuan sot kunder Reformës Territoriale e cila parashikon bashkimin me Elbasanin. Me pankartat “Rilindja e donte Belshin Kryeqytet, ju po e asimiloni” qytetarët kërkuan qëndrimin e bashkisë. Ata bënë thirrje bashkimit pa parti politike në mbrojtje të vlerave dhe identitetit të zonës. Edhe në Belsh nisi mbledhja e firmave për peticion kundër Territoriales. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

9485 views


💾

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës që i ndryshoi masën e sigurisë nga paraburgim në “arrest...

3 August 2026 at 04:00

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës që i ndryshoi masën e sigurisë nga paraburgim në “arrest në shtëpie”, pas 25 muajsh qëndrimi në qeli. Përmes një deklarate të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj e cilëson qëndrimin në paraburgim si të pajustifikuar, pasi sipas tij afatet ligjore kishin përfunduar. Beqaj shkruan se ndaj tij nuk ka ende një vendim dënimi dhe se vijon të jetë nën hetim nga SPAK, andaj pretendon se gjatë gjithë procedimeve penale nuk është gjetur asnjë provë për paligjshmëri të pasurisë së tij. Ish-ministri shton po ashtu se tashmë do të ndjekë proceset gjyqësore pranë familjes, duke paralajmëruar edhe një përballje të re me kreun e PD, Sali Berishën, të cilin e fton të dëshmojë në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

11.8K views


💾

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion i mundshëm për të kaluar vitet e pensionit. Forbes e ka përfshirë vendin tonë në li...

3 August 2026 at 04:00

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion i mundshëm për të kaluar vitet e pensionit. Forbes e ka përfshirë vendin tonë në listën e 96 vendeve të rekomanduara për pensionistët që duan të jetojnë jashtë SHBA-së në vitin 2026. Në një listë të publikuar nga Forbes, ku janë analizuar 24 shtete dhe 96 destinacione konkrete, Shqipëria është përzgjedhur mes vendeve që mund t’u ofrojnë pensionistëve amerikanë një alternativë më të përballueshme për jetesën jashtë vendit. Sipas Forbes, vlerësimi është bazuar në disa faktorë, përfshirë komoditetet dhe cilësinë e jetës, kostot e jetesës, sistemin shëndetësor, rrezikun klimatik dhe mënyrën se sa mikpritëse janë destinacionet ndaj pensionistëve amerikanë. Në rastin e Shqipërisë, Forbes veçon si destinacione kryesore Tiranën, Durrësin, Sarandën dhe Vlorën. Një prej avantazheve kryesore të Shqipërisë, sipas përshkrimit të Forbes, është kostoja e jetesës, e cila konsiderohet shumë më e ulët se mesatarja në SHBA. Kjo e bën vendin veçanërisht interesant për pensionistët amerikanë që kërkojnë të ulin shpenzimet, pa hequr dorë nga klima mesdhetare dhe aksesi në qytete, bregdet dhe shërbime. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

6497 views


💾

Bilanci i të lënduarve nga tërmeti me magnitudë 4.7 që goditi mbrëmjen e kaluar zonën e Campi Flegrei, pranë Napolit, ka shkuar në 21 persona, dy prej...

3 August 2026 at 04:00

Bilanci i të lënduarve nga tërmeti me magnitudë 4.7 që goditi mbrëmjen e kaluar zonën e Campi Flegrei, pranë Napolit, ka shkuar në 21 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Lëkundja, e regjistruar në orën 19:46, konsiderohet më e forta në 40 vitet e fundit për këtë zonë vullkanike dhe është shoqëruar me një seri pasgoditjesh. Sizmografët kanë regjistruar të paktën 30 lëkundje të tjera me intensitet të ndryshëm, duke mbajtur banorët në ankth. Tërmeti ka shkaktuar shembje dhe dëmtime të shumta në ndërtesa, ndërsa 22 familje janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, pasi ato janë shpallur të pabanueshme. Shumë banorë të tjerë kanë zgjedhur të kalojnë natën jashtë, nga frika e lëkundjeve të reja. Dëmet më të mëdha janë raportuar në Pozzuoli, ku një pjesë e murit të një ndërtese në Via Pergolesi është shembur. Gurë të mëdhenj prej shtufi janë shkëputur nga godina dhe kanë rënë mbi disa automjete të parkuara, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

26K views


💾

A është tregu imobiliar shqiptar në një flluskë, apo rritja e çmimeve mbështetet ende nga faktorë ekonomikë? Një perspektivë investimi e bazuar në të ...

3 August 2026 at 04:00

A është tregu imobiliar shqiptar në një flluskë, apo rritja e çmimeve mbështetet ende nga faktorë ekonomikë? Një perspektivë investimi e bazuar në të dhëna nga Banka e Shqipërisë, INSTAT, Fondi Monetar Kombëtar dhe Banka Botërore Tregu i pasurive të paluajtshme është mesatarisht i mbivlerësuar, por nuk paraqet karakteristikat e një flluske klasike të financuar nga kreditimi. Ky konkluzion arrihet nga analiza, e bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, INSTAT, Fondit Kombëtar Monetar dhe Bankës Botërore. Ndryshe nga tregjet që u përmbysën pas vitit 2008, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk është mbështetur kryesisht mbi borxh të tepruar familjar apo një ekspozim të pakontrolluar të sektorit bankar. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #newsc @voxnews.al

3940 views


💾

❌