Normal view

Received — 1 August 2026 @voxnews.al - TikTok

Një tërmet i fortë ka goditur qytetin e Napolit në Itali, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme materiale. Lëkundja kryesore u regjistrua në orën 1...

2 August 2026 at 04:00

Një tërmet i fortë ka goditur qytetin e Napolit në Itali, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme materiale. Lëkundja kryesore u regjistrua në orën 19:46 dhe sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), pati magnitudë 4.7, e konsideruar më e forta e 40 viteve të fundit. Epiqendra e tërmetit u lokalizua në zonën e Campi Flegrei, rreth 6 kilometra larg Napolit. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë qytetin dhe në komunat përreth. Më pas, rreth orës 22:00, u regjistrua edhe një tjetër tërmet me magnitudë 3.8. Lëkundjet shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve të trenave dhe metrosë, si edhe dëmtime të lehta në disa ndërtesa. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

7110 views


💾

Popuj në kërkim të Besës… Ka qytete që hyjnë në histori për monumentet e tyre dhe ka të tjerë që hyjnë në histori sepse bëhen dëshmitarë të dramës nje...

2 August 2026 at 04:00

Popuj në kërkim të Besës… Ka qytete që hyjnë në histori për monumentet e tyre dhe ka të tjerë që hyjnë në histori sepse bëhen dëshmitarë të dramës njerëzore. Ceuta i përket kësaj kategorie të dytë. E vendosur në brigjet veriore të Afrikës, aty ku ujërat e Mesdheut takojnë Oqeanin Atlantik, Ceuta është një qytet i vogël me rrugë të qeta, mure shekullore, fortifikime madhështore dhe gjire me ujëra të kristaltë. Nga kodrat e saj pamja duket se përqafon njëherazi dy kontinente; në ditë të kthjellët një sy i patrazuar dallon se Europa dhe Afrika mund të preken me dorë. Paradoksi i Ceutës është se bukuria e saj është shpërbërë, le ta quajmë kështu metaforikisht, nga pesha e historisë. Sepse pozicioni i saj e ka kthyer qytetin në një nga kufijtë më të ndërlikuar të botës. Gjeografikisht ajo është në Afrikë, politikisht i përket Spanjës dhe që këtej Bashkimit Evropian. Është një qytet ku gjeografia sfidon politikën dhe ku politika përcakton fatet e mijëra njerëzve. Për ata që jetojnë në anën tjetër të gardhit, Ceuta nuk është thjesht një qytet. Ajo është drita që ndizet në horizont pas netëve të gjata të varfërisë. Është porta drejt një jete që imagjinohet të jetë më e drejtë, më e sigurt dhe më dinjitoze. Shumë prej këtyre emigrantëve nuk kërkojnë luks; ata kërkojnë punë, arsim, siguri dhe mundësi për t’u ndier të dobishëm. Kur këto mungojnë në vendlindje, deti nuk duket më pengesë, por rruga e vetme. Sepse valët e emigrimit nuk lindin nga dëshira për të braktisur atdheun. Ato lindin kur shpresa venitet. Askush nuk largohet me lehtësi nga shtëpia, nga gjuha, nga kujtimet dhe varret e të parëve. Njeriu largohet vetëm kur bindet se e ardhmja nuk e pret më aty ku ka lindur. Në këtë kuptim, emigracioni është shpesh referendumi më i dhimbshëm që një popull zhvillon ndaj kushteve të jetës së vet. Prandaj, edhe kur dëgjojmë se qeveritë fajësojnë rrjetet kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, duhet të kujtojmë se trafikantët nuk krijojnë dëshpërimin; ata vetëm e shfrytëzojnë atë. @voxnews.al

42.1K views


💾

Gazetari Adriatik Doçi ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Në ...

2 August 2026 at 04:00

Gazetari Adriatik Doçi ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Në kallëzimin e datës 30 korrik 2026, Doçi kërkon që SPAK të verifikojë Shehajn për veprat e dyshuara penale të deklarimit të rremë ose fshehjes së pasurisë, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Akuzat e ngritura në dokument përbëjnë pretendime të kallëzuesit dhe ende nuk janë provuar nga organet e drejtësisë. Kallëzimi mbështetet në analizën e deklaratave të pasurisë së Shehajt për periudhën 2021–2025, si dhe në dokumente kadastrale, tregtare dhe financiare që lidhen kryesisht me pasuritë dhe veprimtarinë e tij ekonomike në Itali. Në qendër të kallëzimit është një vilë në Forte dei Marmi. Sipas dokumentit, në deklaratën e pasurisë të vitit 2021, prona është pasqyruar me sipërfaqe 251 metra katrorë dhe vlerë 2.9 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 është deklaruar e shitur për 15 milionë euro. Doçi pretendon se në deklaratat periodike nuk rezulton i individualizuar një investim prej rreth 4 milionë eurosh, i përmendur publikisht si shpjegim për rindërtimin, zgjerimin dhe rritjen e vlerës së pronës. Sipas tij, dokumentacioni kadastral italian tregon se vila ka sipërfaqe totale 459 metra katrorë, ndryshe nga sipërfaqja prej 251 metrash katrorë e pasqyruar në formularët e deklarimit. Një tjetër element i ngritur në kallëzim lidhet me pronësinë e vilës. Sipas dokumenteve italiane të cituara nga Doçi, Shehaj rezulton se është bërë sërish pronar i saj më 7 korrik 2026, më pak se dhjetë muaj pasi kishte deklaruar shitjen për 15 milionë euro. Kallëzuesi kërkon që të verifikohen kontrata e shitjes, ajo e riblerjes, identiteti i palës tjetër, çmimet reale dhe mënyra e kryerjes së pagesave. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

22.5K views


💾

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se do duhet të kthehet edhe një herë Bordi i Transparencës, pas rritjes së fundit që i është bërë naftës në vendi...

2 August 2026 at 04:00

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se do duhet të kthehet edhe një herë Bordi i Transparencës, pas rritjes së fundit që i është bërë naftës në vendin tonë, duke shkruar në 214 lekë për litër. Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se rritja është e qëllimshme dhe se sezoni turistik mund të marrë një goditje kolosale, duke i kthyer destinacionet turistike në vende qëndrimi dhe jo vende të vizitueshme. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

16K views


💾

Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Pas kësaj ka reaguar edhe SPAK, i cili përmes një reagim...

2 August 2026 at 04:00

Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Pas kësaj ka reaguar edhe SPAK, i cili përmes një reagimi zyrtar bëri me dije se Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi. Ish-numri 2 i qeverisë është thirrur gjithashtu për t’u pyetur lidhur me akuzat, si edhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale “Në përgjigje të kërkesave tuaja, znj. Belinda Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi, objekt hetimi; për t’u pyetur lidhur me akuzat, si edhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale”, thuhet në reagimin e SPAK. Ish- zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

5770 views


💾

Qeveria do të rikthejë në shtet shërbimin e kontrollit bazë të popullsisë dhe atë të ofrimit të dializës duke iu dhënë fund kështu edhe dy konçesionev...

2 August 2026 at 04:00

Qeveria do të rikthejë në shtet shërbimin e kontrollit bazë të popullsisë dhe atë të ofrimit të dializës duke iu dhënë fund kështu edhe dy konçesioneve të tjera në sektorin e shëndetësisë. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se kontratat e dy koncesioneve përfundojnë respektivisht në shtator dhe nëntor të këtij viti dhe nuk do të rinovohen më. “Shërbimi i check-up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti,” tha ministrja. Dy kontratat koncesionare patën një faturë totale prej rreth 17.2 miliardë lekësh ose 182 milionë euro me kursin aktual, për periudhën 10 vjeçare të jetëgjatësisë së tyre. Përkatësisht kompania e koncesionit të Check Up u pagua 8.76 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ndërsa ajo e dializës rreth 8.5 miliardë lekë për dhjetë vitet e kohëzgjatjes së tyre. Më parë qeveria vendosi të rikthejë në shtet edhe një tjetër shërbim të konçesionuar në sistemin shëndetësor, atë të sterilizimit. Ky koncesion u kushtoi shqiptarëve mbi 150 milionë euro i vetëm dhe sipas hetimeve të SPAK ka qenë një proçedurë korruptive. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

24.6K views


💾

Kryeministri Edi Rama thotë se në Shqipëri kanë nisur të prodhohen 14 automjete të reja zjarrfikëse nga kompania TIMAK. Ai tha se synimi është krijimi...

2 August 2026 at 04:00

Kryeministri Edi Rama thotë se në Shqipëri kanë nisur të prodhohen 14 automjete të reja zjarrfikëse nga kompania TIMAK. Ai tha se synimi është krijimi i një flote të unifikuar, që do të plotësojë nevojat e vendit sipas standardeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian. "Katërmbëdhjetë zjarrfikëse të reja po prodhohen sot, që flasim, nga TIMAK. Katërmbëdhjetë zjarrfikëse ne nuk i kemi bërë dot bashkë në 14 vjet, në të njëjtën kohë. Atëherë kur e morëm Shqipërinë pa zjarrfikëse. Ndërkohë që, sot kemi një flotë zjarrfikësesh jo të vogël, por krejt të pamjaftueshme dhe, në vend se edhe këtu të shkojmë lart e poshtë e të bëjmë një tender sot, dy tendera nesër dhe t'i marrim ca të kuqe, ca vishnje, ca portokalli sipas tenderit të radhës, ne do të ndërtojmë një flotë zjarrfikësish që do të jetë njësoj si flota e ushtrisë, e cila sapo ka nisur të marrë formën e vet përfundimtare. Do t'i kemi të gjitha zjarrfikëset që i duhen Republikës së Shqipërisë sipas standardeve të një vendi të NATO-s dhe të një vendi të Bashkimit Europian, për frymë, për territor, për kilometër", tha Rama. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

7053 views


💾

❌