Normal view

Received — 12 August 2026 @voxnews.al - TikTok

Situata nga zjarret në vend vijon të mbetet problematike edhe sot në 12 gusht, me 25 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej të cilave ja...

13 August 2026 at 11:01

Situata nga zjarret në vend vijon të mbetet problematike edhe sot në 12 gusht, me 25 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej të cilave janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra efektivë dhe mjete tokësore e ajrore. Forcat e Armatosura kanë në terren 167 efektivë, tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Një nga vatrat më të mëdha vijon të jetë në Gurë-Lurë të Dibrës, ku zjarri është afruar pranë disa banesave. Për mbrojtjen e komunitetit në këtë zonë janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura, dy helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Operacione për shuarjen e zjarreve po zhvillohen edhe në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie, Krujë, Nëmërçkë dhe malin Dhëmbel. Aktiviteti i flakëve vijon edhe në malin e Moravës në Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyje pishe. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në shumicën e zonave aktive aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat. Forcat në terren po përqendrohen në izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve. Operacionet tokësore dhe ajrore do të vijojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive. Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatë e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale. Nga Forcat e Armatosura, aktualisht po operojnë në terren 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Në Dajt vijon puna me forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore, ndërsa në Priskë e Madhe po operojnë 4 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat. Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit të vatrës, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 7 automjete zjarrfikëse, 30 efektivë të MZSH-së, forca policore, pyjore dhe vullnetarë, të mbështetur nga 2 avionë “Air Tractor”. Sot operacioni vijon edhe me 30 efektivë të FA-së. Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze pritet mbështetja e 58 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve, ndërsa në Krastë–Halil kanë operuar 58 efektivë ushtarakë me 6 mjete, krahas forcave të ADZM-së dhe strukturave vendore. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Nëmerçkë vijon puna me forcat e MZSH-së, bashkisë dhe 25 efektivë të FA-së, ndërsa në malin Dhëmbel operojnë forcat zjarrfikëse të Përmetit dhe në mbështetje po angazhohen 30 efektivë ushtarakë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat. Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, po zhvillohet një nga operacionet më të rëndësishme, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, ADZM-së, vullnetarëve, 50 efektivëve të FA-së, 2 helikopterëve dhe 2 avionëve “Air Tractor”. Për shkak të afërsisë së zjarrit me disa banesa, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për mbrojtjen e komunitetit. Aktive mbetet edhe vatra në malin e Moravës, bashkia Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyll pishe. Në terren po punojnë forcat e MZSH-së Devoll dhe Korçë, së bashku me shërbimin pyjor, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Operacionet vijojnë me kapacitete të shtuara tokësore dhe ajrore, me fokus mbrojtjen e zonave të banuara, kufizimin e përhapjes dhe neutralizimin e plotë të vatrave aktive. #voxnews #media #news

1386 views


💾

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zyko, ngjarje e rëndë që ...

13 August 2026 at 11:01

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zyko, ngjarje e rëndë që tronditi qytetin e Korçës më 8 gusht. Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të mërkurë në kushte të rrepta sigurie. Prokurorja Artenida Toska kërkoi masën “arrest me burg” për Sterjon, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Korçës. Në ambientet përreth gjykatës u vendosën forca të shumta policie, ndërsa institucioni u rrethua për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes. Në seancë nuk është paraqitur asnjë familjar, as nga familja e viktimës Joan Zyko dhe as nga familja e autorit të dyshuar. Joan Zyko, 20 vjeç, u qëllua me armë zjarri pasditen e 8 gushtit në lagjen nr. 14 të Korçës. Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimet, mes Zykos dhe Kristjan Sterjos kishte pasur një konflikt të mëparshëm. Në dëshminë e tij para hetuesve, Sterjo ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke deklaruar se konflikti kishte nisur rreth dy javë më parë. Sipas tij, ditën e ngjarjes pati fillimisht një përplasje fizike mes dy të rinjve, pas së cilës ai u largua dhe shkoi në banesë. Sterjo ka deklaruar se më pas ka marrë një armë zjarri që e kishte fshehur dhe është rikthyer në zonën ku ndodhej Zyko. Sipas dëshmisë së tij, ai e ka ndjekur 20-vjeçarin dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij. Pas ngjarjes, Sterjo u largua nga vendi i krimit dhe për disa orë qëndroi në arrati. Policia e Korçës arriti ta lokalizojë dhe ta arrestojë rreth mesnatës së 9 gushtit, pranë zonës së Mitropolisë. Gjatë veprimeve hetimore janë administruar prova materiale dhe janë sekuestruar sende që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Sterjo po hetohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Korçës, Kristjan Sterjo do të qëndrojë në paraburgim gjatë vijimit të hetimeve. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes vijojnë. #voxnews #media #news

1238 views


💾

Diana Marcela Troncos u nxor e gjallë nga rrënojat në Cali, Kolumbi, pasi qëndroi e bllokuar për 29 orë pas tërmetit. Ekipet e shpëtimit punuan për rr...

13 August 2026 at 11:01

Diana Marcela Troncos u nxor e gjallë nga rrënojat në Cali, Kolumbi, pasi qëndroi e bllokuar për 29 orë pas tërmetit. Ekipet e shpëtimit punuan për rreth tre orë për ta nxjerrë të sigurt, në një operacion emocionues mes rrënojave. #voxnews #media #news

1615 views


💾

Bimët e duhura të shtëpisë mund të bëjnë më shumë sesa thjesht ta zbukurojnë dhomën e gjumit. Disa prej tyre mund të krijojnë një ambient më të qetë d...

13 August 2026 at 11:01

Bimët e duhura të shtëpisë mund të bëjnë më shumë sesa thjesht ta zbukurojnë dhomën e gjumit. Disa prej tyre mund të krijojnë një ambient më të qetë dhe relaksues, duke e bërë më të lehtë çlodhjen para gjumit. Bimë si livandoja dhe jasemini njihen për aromat e tyre relaksuese, ndërsa sansevieria dhe aloe vera përdorin një lloj fotosinteze që u lejon të marrin dioksid karboni edhe gjatë natës. #plants #nature #voxnews #media #news @voxnews.al

1253 views


💾

Mbërrin në gjykatë Kristian Sterjo, 20-vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr.14 në Korç...

13 August 2026 at 11:01

Mbërrin në gjykatë Kristian Sterjo, 20-vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr.14 në Korçë. Sterjo, ndaj të cilit do të zhvillohet në gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë, është sjellë nën masa të shtuara sigurie. I riu akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Si ndodhi ngjarja Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 8 gushtit në Korçë, ku 20-vjeçari Joan Zuko u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij. Sipas raportimeve, Zuko dhe Sterjo njiheshin prej vitesh dhe ishin shokë fëmijërie. Pas krimit, Sterjo u largua nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim. Policia e arrestoi disa orë më vonë, ndërsa arma e dyshuar e krimit u gjet e fshehur në zonën e njohur si “Fusha e Druve”. Sipas dëshmisë së dhënë nga Sterjo gjatë hetimeve, konflikti mes dy të rinjve kishte nisur për shkak të një vajze. Ai ka pretenduar se i kishte kërkuar Zukos të mos e ngacmonte shoqen e tij dhe se ditën e ngjarjes, pas një përplasjeje mes tyre, kishte shkuar në banesë, kishte marrë armën dhe ishte drejtuar për në lagjen ku banonte Zuko. Këto janë pretendime të përfshira në dëshminë e të dyshuarit dhe mbeten objekt i hetimit. Në dëshminë e tij, Sterjo ka deklaruar gjithashtu se pas të shtënës është larguar drejt “Fushës së Druve”, ku ka fshehur armën, dhe më pas është larguar nga zona. Joan Zuko kishte qenë më herët pjesë e akademisë së futbollit të Skënderbeut, ndërsa më pas ishte bërë tifoz i klubit korçar. Ndërkohë, mediat kanë raportuar se Sterjo ishte arrestuar edhe më parë për plagosje me thikë. #voxnews #media #news

1994 views


💾

Eklipsi total i Diellit këtë të mërkurë po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhët...

13 August 2026 at 11:01

Eklipsi total i Diellit këtë të mërkurë po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës për të ndjekur nga afër momentin kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke krijuar një pamje që zgjat vetëm pak minuta. #voxnews #media #news @voxnews.al

9544 views


💾

Pas një nate kritike për banorët e fshatit Drenie të Patosit, ku flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave, situata këtë mëngjes paraqitet...

13 August 2026 at 11:01

Pas një nate kritike për banorët e fshatit Drenie të Patosit, ku flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave, situata këtë mëngjes paraqitet nën kontroll. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, por aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat. Rreth 30 forca zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Ndërkohë, vijon prej pesë ditësh beteja me zjarrin në zonën mbi lagjen Abaze në Krujë, pranë vendit të quajtur Kroi i Madh. Vatra mbetet aktive dhe për shuarjen e saj po ndërhyjnë dy helikopterë, forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme nga toka dhe ajri, zjarri në Krujë është riaktivizuar disa herë pasi është menduar se ishte shuar plotësisht. Trashësia e madhe e humusit në këtë zonë ka favorizuar ruajtjen e prushit në brendësi të tokës, duke bërë që flakët të rishfaqen. #voxnews #media #news @voxnews.al

1405 views


💾

Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, por ky përmirësim zbehet ndjeshëm ...

13 August 2026 at 11:01

Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, por ky përmirësim zbehet ndjeshëm sapo në llogari futet kostoja e jetesës. Dy mënyrat e matjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë japin sot dy pamje të ndryshme të pozicionit ekonomik të Shqipërisë. Në treguesin nominal, të shprehur në dollarë amerikanë, Shqipëria është ngjitur në vendin e tretë në rajon, pas Serbisë dhe Malit të Zi, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtare (FMN), Serbia kishte të ardhurat për frymë më të lartat në rajon, me 15.3 mijë dollarë, duke ia kaluar Malit të Zi, që u rendit i dyti, me 14.7 mijë dollarë. Në vend të tretë është ngjitur Shqipëria, që dikur ishte e parafundit në Europë dhe rajon, dhe linte pas vetëm Kosovën. Shqipëria në 2025-n arrit në nivelin e 11.2 mijë dollarë të ardhura për frymë, duke ia kaluar Maqedonisë së Veriut (10.5 mijë dollarë) dhe Bosnjë Hercegovinës (9.6 mijë dollarë). Në fund vijon të mbetet Kosova, me 7.9 mijë dollarë. (shiko grafikun: Të ardhurat për frymë -USD). Por renditja ndryshon kur të ardhurat korrigjohen sipas fuqisë blerëse, pra kur matet se sa mallra dhe shërbime mund të blihen realisht me këto të ardhura në secilin vend. PPP (barazia e fuqisë blerëse) mat sa mallra dhe shërbime mund të blihen realisht me të ardhurat në një vend, duke korrigjuar diferencat e çmimeve mes shteteve dhe llogaritet me dollarë ndërkombëtare. Në këtë rast, Shqipëria zbret në vendin e katërt në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, madje me diferencë të lartë me këtë të fundit. Sipas të dhënave të FMN-së, në vend të parë për të ardhurat për frymë e ruan vendin e parë Mali i Zi (34.4 mijë dollarë ndërkombëtare), e ndjekur nga Serbia (32.7 mijë). Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, që ndonëse ka zbritur një pozicion poshtë Shqipëria ka fuqi blerëse shumë më të lartë (29.7 mijë dollarë ndërkombëtarë), përkundrejt Shqipërisë që e ka këtë tregues shumë më të ulët (23.4 mijë), e ndjekur nga Bosnja (22.9 mijë) dhe Kosova (20.4 mijë). Të tre vendet e fundit, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova kanë fuqi blerëse në nivele të ngjashme, me shumë diferencë nga Mali i ZI, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, siç tregohet qartë nga grafiku: Të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse (USD ndërkombëtarë). Diferenca midis dy grafikëve është në fakt një nga treguesit më të qartë të problemit që ekonomia shqiptare ka krijuar gjatë viteve të fundit: të ardhurat në vlerë monetare janë rritur, por një pjesë e madhe e përfitimit është gërryer nga rritja e fortë e çmimeve. Ky është dhe një tregues indirekt i pabarazisë në të ardhura që ka shkaktuar modeli ekonomik vendas, ku rritja e orientuar kryesisht nga ndërtimi, ka krijuar iluzion se ekonomia është rritur, teksa ka pasuruar vetëm një pjesë të vogël të popullsisë. Modeli i viteve të fundit, i mbështetur ndjeshëm te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ka rritur vlerën nominale të ekonomisë dhe ka krijuar perceptimin e një përmirësimi të shpejtë të mirëqenies. Por përfitimet nuk janë shpërndarë njëtrajtshëm, ndërsa për një pjesë të madhe të familjeve, shtrenjtimi i ushqimeve, banesave dhe shërbimeve ka kufizuar rritjen reale të fuqisë blerëse dhe mirwqenies. Për rrjedhojë, Shqipëria mund të jetë ngjitur në renditjen e të ardhurave për frymë, pa pasur të njëjtin përmirësim në standardin real të jetesës. #voxnews #media #news

2135 views


💾

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi dy ditë më parë Kolumbinë. Në një deklaratë për shtyp Ministri...

13 August 2026 at 11:01

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi dy ditë më parë Kolumbinë. Në një deklaratë për shtyp Ministria shprehet se është në kontakt me autoritetet dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Kolumbi. Deri më tani Ministria shprehet se nuk ka shqiptarë të plagosur apo të vdekur. #voxnews #media #news @voxnews.al

509 views


💾

Received — 11 August 2026 @voxnews.al - TikTok

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuric, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me lumin Ibër dhe zhvillimet në veri të Ko...

12 August 2026 at 09:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuric, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me lumin Ibër dhe zhvillimet në veri të Kosovës, duke e akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për “shkatërrim sistematik” të pronave të serbëve. Në një reagim të gjatë në rrjetin social X, Gjuric e cilëson diskutimin mbi lumin Ibër si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga ajo që ai e konsideron si “realitetin konkret” në terren. Ministri i Jashtëm serb argumenton se Shqipëria nuk ka statusin e një shteti breglumor të Ibrit dhe se çështjet që lidhen me këtë rrjedhë ujore duhet të trajtohen nga palët drejtpërdrejt të interesuara. Gjuric rikthen gjithashtu në vëmendje qëndrimin e Beogradit për Kosovën, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë, të drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai kërkon nga Tirana që mbështetja për komunitetin serb në Kosovë të shoqërohet me veprime konkrete. Në fund të reagimit, ministri serb i sugjeron Ramës dhe ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferid Hoxha, që të lënë pas “diplomacinë përmes altoparlantëve” dhe të fokusohen në bashkëpunimin konkret mes shqiptarëve dhe serbëve. #voxnews #media #news @voxnews.al

1663 views


💾

Në territorin e vendit janë raportuar 25 vatra zjarri, pjesa më e madhe e të cilave janë shuar. Aktualisht, pesë vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa ...

12 August 2026 at 09:01

Në territorin e vendit janë raportuar 25 vatra zjarri, pjesa më e madhe e të cilave janë shuar. Aktualisht, pesë vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa një zonë mbahet në monitorim. Në terren janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale. Në mbështetje të tyre kanë vepruar edhe 158 efektivë të Forcave të Armatosura, me 10 mjete dhe katër helikopterë të Forcës Ajrore. Në Mallakastër, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar plotësisht, ndërsa në Drenie është evidentuar një riaktivizim në thellësi të pyllit. Situata vijon të monitorohet edhe në Krujë, ku forcat operacionale po punojnë në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Priskë të Madhe në Tiranë po vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarret në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë janë shuar plotësisht, ndërsa Dajti vijon të mbahet në monitorim. #voxnews #media #news @voxnews.al

1687 views


💾

Për ngjarjen e djeshme të konstatimit të një objekti 5 kate pa leje në Himarë, ka reaguar sot dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. AMP ka ndaluar dy p...

12 August 2026 at 09:01

Për ngjarjen e djeshme të konstatimit të një objekti 5 kate pa leje në Himarë, ka reaguar sot dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. AMP ka ndaluar dy punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për “Shpërdorim të detyrës”. Bëhet fjalë për një hetim që ka vënë nën përgjegjësi penale zinxhirin komandues të strukturave të Policisë në Komisariatin e Himarës, lidhur me mënyrën sesi është lejuar e trajtuar ndërtimi i objektit shumëkatësh pa leje. Sipas AMP-së, pas ndërhyrjes së IKMT-së dhe shembjes së objektit, hetimet janë zgjeruar edhe mbi veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë, që kanë pasur dijeni ose përgjegjësi institucionale për situatën. Kështu, në kuadër të hetimeve është ndaluar Emiljano Prenga, aktualisht me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë, i cili më herët ka mbajtur të njëjtën detyrë në Komisariatin e Policisë Himarë. Gjithashtu është ndaluar Klodian Petani, me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, i cili më parë ka shërbyer në të njëjtin pozicion në Komisariatin e Policisë Himarë. Në kërkim është shpallur Ferit Merkaj, aktualisht Shef i Seksionit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, ndërsa në kërkim është shpallur edhe Redin Çaushaj, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë. Dy prej punonjësve të shpallur fillimisht në kërkim janë paraqitur më pas janë ndaluar, ndërsa dy të tjerët nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse, pavarësisht njoftimeve. #voxnews #media #news @voxnews.al

1511 views


💾

Është një situatë humori të veçantë kjo e jona. Një paradoks që vetëm Shqipëria di ta prodhojë kaq bukur. Ne kemi vite që ikim në Itali. Për punë, për...

12 August 2026 at 09:01

Është një situatë humori të veçantë kjo e jona. Një paradoks që vetëm Shqipëria di ta prodhojë kaq bukur. Ne kemi vite që ikim në Itali. Për punë, për qejf, për halle shëndeti. Ikim atje dhe lëmë lesh në kantieret e ndërtimit, në restorante, në hotele, në bujqësi, në kujdesin për të moshuarit. Madje, kur sëmuremi, shkojmë edhe për të lënë lesh nëpër klinikat e spitaleve italiane. Lëmë lesh si në kuptimin financiar ashtu edhe në kuptimit kimiko-mjekësor. Ndërkohë, italianët kanë filluar të vijnë tek ne për të mbjellë lesh. Dhe jo vetëm italianët. Shqipëria prej vitesh është bërë një lloj supermarketi i turizmit mjekësor. Ne mbjellim flokë, rregullojmë dhëmbë, bëjmë ndërhyrje estetike. Klinikat private janë plot me të huaj që vijnë të marrin shërbime mjekësore më lirë, më shpejt dhe, në jo pak raste, me standard të kënaqshëm. Në rrugët e Tiranës sheh plot italianë me kokë të fashuar postmbjellje. Pra, nga njëra anë kemi një mjekësi që po i shërben gjithnjë e më shumë dynjasë. Nga ana tjetër, shqiptari vazhdon të marrë avionin për të shkuar në Itali, Turqi, Greqi apo Gjermani kur puna bëhet serioze. Këtu fillon paradoksi. Sepse statistikisht nuk mund të thuash se mjekësia shqiptare ka dështuar. Përkundrazi. Nëse të huajt vijnë këtu të mbjellin flokët dhe të rregullojnë dhëmbët, do të thotë se kemi mjekë, klinika, pajisje, investime dhe një treg dhe shërbim që funksionon. Pyetja është tjetër është pse kemi mjekësi për flokët e italianit, por shqiptari shkon në Itali kur i duhet të trajtojë kancerin? Pse dimë të mbjellim flokë, por jo gjithmonë të garantojmë trajtimin e sëmundjeve të rënda dhe jo vetëm? Pse dimë t’i bëjmë një të huaji një buzëqeshje perfekte, ndërsa shqiptari duhet të zgërdhihet jashtë vendit për një trajtim që mund t’i shpëtojë jetën? Sigurisht, kjo nuk është vetëm çështje mjekësh. Është çështje sistemi, investimesh, teknologjie, organizimi, financimi dhe prioritetesh. Nejse, po të heqim pak seriozitetin në mendim, pamja nga jashtë është komike. Ne shkojmë në Itali për të shpëtuar dhëmbët dhe jetën. Italianët vijnë në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët dhe flokët. Ne atje lëmë lesh. Ata këtu mbjellin lesh. Bilanci tregëtar jek e jek… Dhe kjo na vendos përballë një pyetjeje që është më shumë se një shaka. Sepse nëse një sistem shëndetësor është aq i mirë sa të tërheqë pacientë të huaj, duhet të jetë në gjendje t’u japë të njëjtën siguri edhe pacientëve të vet. Përndryshe kemi arritur një model të çuditshëm: mjekësi për eksport dhe shëndetësi për import. Flokët i mbjellim këtu. Dhëmbët i rregullojmë këtu. Por kur puna bëhet për jetën, marrim rrugën për në Perëndim. Dhe kështu, pas gjithë kësaj historie, nuk di nëse duhet ta quajmë sukses, dështim, turizëm mjekësor apo paradoks. Shit e lër lesh. Punë leshi dmth… #voxnews #media #news

3025 views


💾

Pauline Roquette - France 24/ Eklipset tregojnë se si ka ndryshuar marrëdhënia e njerëzimit me dijen. Në lashtësi, errësimi i papritur i Diellit shihe...

12 August 2026 at 09:01

Pauline Roquette - France 24/ Eklipset tregojnë se si ka ndryshuar marrëdhënia e njerëzimit me dijen. Në lashtësi, errësimi i papritur i Diellit shihej si një ogur i keq dhe shkaktonte frikë. Sot, eklipset janë kthyer në një mundësi të rëndësishme për shkencëtarët për të studiuar Diellin, Tokën, kafshët dhe edhe reagimet e njerëzve. Një nga dëshmitë më të hershme të vëzhgimit të një eklipsi është një pllakë balte e zbuluar në qytetin e Ugarit, në Sirinë e sotme, që daton rreth vitit 1223 para Krishtit. Në qytetërimet e lashta, zhdukja e Diellit në mes të ditës shkaktonte habi dhe frikë. Në Kinën e lashtë besohej se një dragua po hante Diellin për shkak të sjelljes së keqe të njerëzve. Banorët u binin daulleve për të trembur dragoin dhe për të rikthyer dritën. Edhe inkasit në Amerikën e Jugut e shihnin eklipsin si shenjë të zemërimit të perëndisë së Diellit. Udhëheqësit përpiqeshin të kuptonin shkakun dhe ta qetësonin atë përmes ritualeve dhe sakrificave. Një eklips diellor i vitit 648 para Krishtit, i parë mbi ishullin grek Paros, frymëzoi edhe poetin Archilochus, i cili e përshkroi errësimin e mesditës si një ngjarje që tregonte se çdo gjë ishte e mundur. Por përtej miteve dhe besimeve, eklipset ndihmuan që njerëzit të kuptonin më mirë lëvizjen e trupave qiellorë. Me kalimin e shekujve, roli shkencor i eklipseve u bë gjithnjë e më i rëndësishëm. Në vitin 1868, gjatë një eklipsi, shkencëtarët zbuluan heliumin në spektrin e Diellit, përpara se ky element të identifikohej në Tokë. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte eklipsi i 29 majit 1919. Vëzhgimet e bëra nga Brazili deri në Afrikën Lindore ndihmuan në konfirmimin e teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Albert Einstein, duke matur devijimin e dritës së yjeve nga graviteti i Diellit. Sot, edhe pse satelitët e vëzhgojnë Diellin vazhdimisht, eklipset vazhdojnë të jenë të vlefshme për shkencëtarët. Ato krijojnë kushte të rralla që nuk mund të përsëriten lehtësisht me pajisje artificiale. Çfarë studiojnë shkencëtarët gjatë eklipsit? Një nga objektivat kryesore është studimi i koronës diellore, shtresa e jashtme e atmosferës së Diellit. Shkencëtarët përdorin pajisje të quajtura koronografë, të cilat krijojnë një lloj eklipsi artificial duke mbuluar pjesën qendrore të Diellit. Megjithatë, sipas astrofizikanëve, Hëna mbetet shumë më efektive në mbulimin e diskut diellor. Kjo është e rëndësishme sepse aktiviteti i Diellit ndikon në magnetosferën dhe jonosferën e Tokës, si dhe në kushtet që ndikojnë te satelitët, astronautët dhe fluturimet ajrore. Një nga misteret që shkencëtarët po përpiqen të zgjidhin është temperatura shumë e lartë e koronës diellore. Ajo arrin rreth 1.5 milionë Kelvin, ndërsa sipërfaqja e Diellit ka një temperaturë prej rreth 5 800 Kelvin. Studimi i këtyre dukurive mund të ndihmojë gjithashtu në kuptimin më të mirë të yjeve të tjerë dhe të sistemeve ku ndodhen planetet jashtë Sistemit Diellor. #voxnews #media #news

1830 views


💾

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parashikon më pak vaksina për fëmijët. Po ashtu rekomandohet që të ndahen në...

12 August 2026 at 09:01

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parashikon më pak vaksina për fëmijët. Po ashtu rekomandohet që të ndahen në tre doza të veçanta individuale, vaksinat kundër shytave, fruthit dhe rubeolës (MMR). “Dekada më parë, fëmijët merrnin vetëm një pjesë të vogël të vaksinave që kërkohen sot”, tha Trump të hënën. “Në ato kohë, njerëzit ishin shumë më të shëndetshëm dhe, natyrisht, nivelet e larta të autizmit që vërehen sot nuk ekzistonin.” Administrata Trump ka mbështetur prej kohësh lidhjen e pretenduar mes vaksinave dhe autizmit. Megjithatë studime të shumta kanë gjetur se nuk ka asnjë lidhje mes vaksinës MMR dhe autizmit. Duke folur në Zyrën Ovale, Trump tha se administrata e tij “po njeh rekomandimet standarde të arta për vaksinat e fëmijërisë për vetëm 11 vaksinime kryesore kundër sëmundjeve më serioze dhe të rrezikshme”. “Po i zvogëlojmë. Nuk është vetëm se po bëni më pak vaksina, ose injeksione, siç thonë, por po i bëni ato në një seri vizitash te mjeku”, tha Trump. #voxnews #media #news @voxnews.al

1942 views


💾

Ka shkuar në 132 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë, ndërsa regjistrohen më shumë se 570...

12 August 2026 at 09:01

Ka shkuar në 132 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë, ndërsa regjistrohen më shumë se 570 të plagosur. Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet, pasi dyshohet se ka më shumë të bllokuar nën ndërtesat e shembura, ndërsa vendi ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë një nga tërmetet më të mëdha në vite goditi në orën 07:34 në një thellësi prej 103 km në provincën Chocó, tha shërbimi gjeologjik i vendit. Ai u ndje në një zonë të madhe, që shtrihej për qindra milje në të gjithë Kolumbinë perëndimore. Shumë nga vdekjet janë përqendruar në qytetin e Pereira-s, në rajonin e kultivimit të kafesë në Kolumbi, me qytetet përreth dhe rajonin e Valle del Cauca që janë goditur gjithashtu rëndë. Ekipet e ndihmës së shpejtë po nxitojnë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Midis strukturave të shembura ishin edhe seksionet pediatrike dhe neonatale të një spitali në Cali. Qeveria ka shpallur një katastrofë kombëtare dhe ka dërguar ushtarë në zonë. Rreth 55 km nga epiqendra e tërmetit, qyteti i Pereirës pësoi disa nga dëmet më të mëdha, ku bashkia që ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave. Videot e publikuara nga CNN tregojnë momentet kur disa ndërtesa në qytetin kolumbian të Pereirës u shembën gjatë tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.4 ballë që goditi kombin e Amerikës së Jugut të hënën. Pesë kryeqytete në të gjithë vendin janë në alarm të kuq, 86 ndërtesa janë shembur dhe shtatë aeroporte kanë pezulluar operacionet, sipas Shoqatës Kolumbiane të Kryeqyteteve. Të paktën 188 persona rezultojnë të zhdukur në Cali, tha kryetari i bashkisë së qytetit. Gjashtëmbëdhjetë persona u evakuuan nga një sistem teleferiku ajror në Pereira pasi qëndruan të bllokuar për gjashtë orë, tha zyra e kryetarit të bashkisë së qytetit. Epiqendra e tërmetit ishte pranë fshatit San José del Palmar, në provincën Chocó, por kryebashkiaku lokal León Fabio Marín Moncada tha se mrekullisht nuk kishte pasur vdekje apo lëndime, pavarësisht se rrugët hyrëse dhe dalëse ishin dëmtuar. Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja po i jep Kolumbisë 15.5 milionë dollarë për strehim, ushqim, mbrojtje dhe vlerësime të tërmeteve. Ambasada në Bogota tha se SHBA-të gjithashtu po “ndihmojnë në mënyrë aktive” turistët amerikanë. Tërmeti goditi të ashtuquajturin bosht kafeje të Kolumbisë, një rajon malor, i gjelbër dhe me rëndësi kulturore që ndihmon në fuqizimin e ekonomisë së Kolumbisë. Zona ishte vendi i një tërmeti tjetër në vitin 1999 që vrau gati 1,200 njerëz. #voxnews #media #news

3798 views


💾

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të ardhura nga Beogradi në lidhje me Kosovën dhe lumin Ibër dhe përfshirjen e Shqipër...

12 August 2026 at 09:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të ardhura nga Beogradi në lidhje me Kosovën dhe lumin Ibër dhe përfshirjen e Shqipërisë në debat. Në një postim të gjatë në X, Rama thekson se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë dhe se mbështetja e Tiranës për Kosovën nuk ka nevojë për narrativën e një “Shqipërie të Madhe”. Sipas kryeministrit, Kosova është një shtet më vete dhe shqiptarët e Kosovës janë qytetarë të Republikës së Kosovës, me institucionet dhe të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen. Rama i drejtohet drejtpërdrejt edhe narrativës së Beogradit për statusin e Kosovës, duke deklaruar se “Serbia e humbi Kosovën”, ndërsa shton se përsëritja e të kundërtës nuk e ndryshon realitetin territorial. “Territori i Republikës së Kosovës nuk është territor serb dhe burimet natyrore që ndodhen në të nuk janë burime të Republikës së Serbisë”, shprehet ai. Rama argumenton se lumi Ibër duhet trajtuar si një sistem ujor ndërkufitar. Ai pranon se Serbia është e lirë të menaxhojë burimet që ndodhen brenda juridiksionit të saj, por thekson se pasojat e mundshme për një shtet tjetër nuk mund të ndalen në kufirin shtetëror. “Kjo është pikërisht arsyeja pse ekziston e drejta ndërkombëtare e ujërave”, shkruan Rama, "lumenjtë kanë zakonin e bezdisshëm të ndjekin gjeografinë dhe jo argumentet diplomatike”. Kryeministri shqiptar thotë gjithashtu se të drejtat, siguria, prona, gjuha dhe trashëgimia kulturore e komunitetit serb në Kosovë duhet të mbrohen. Rama thekson se Shqipëria dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë dhe një rajon të integruar në Bashkimin Europian, ku, sipas tij, duhet të përfshihet edhe Serbia. "Por fqinjësia e mirë nuk mund të nënkuptojë që fqinjët e Serbisë të pranojnë versionin e Serbisë për historinë”, shkruan Rama. "Ballkani ka paguar tashmë një çmim shumë të lartë, në gjak dhe në kohë të humbur". #voxnews #media #news

7390 views


💾

Oqeanet e botës kanë shënuar në korrik temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, duke dhënë një tjetër sinjal alarmi për ndryshimet klimati...

12 August 2026 at 09:01

Oqeanet e botës kanë shënuar në korrik temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, duke dhënë një tjetër sinjal alarmi për ndryshimet klimatike. Sipas shërbimit europian të monitorimit të klimës, Copernicus, temperatura mesatare e sipërfaqes së deteve, jashtë zonave polare, arriti në 20.96 gradë Celsius. Rekordi i mëparshëm për muajin korrik ishte 20.89 gradë, i vendosur në vitin 2023. Një faktor që po e shtyn më tej temperaturën është edhe El Nino, fenomeni natyror në Paqësor, i cili pritet të forcohet gjatë muajve të ardhshëm. I kombinuar me ngrohjen globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, ai mund të sjellë temperatura edhe më ekstreme. Edhe Europa po përballet me pasoja të forta. Temperaturat e detit arritën rekorde përgjatë Atlantikut dhe Mesdheut Perëndimor, duke shkaktuar valë të fuqishme të të nxehtit detar. Ndërkohë, Europa Perëndimore përjetoi qershorin dhe korrikun më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa thatësira dhe temperaturat e larta favorizuan zjarre masive në Francë, Spanjë, Gjermani dhe vende të tjera. Shkencëtarët paralajmërojnë se ujërat më të ngrohta thithin më pak dioksid karboni, ndërsa ndryshojnë ekosistemet detare dhe prishin zinxhirët ushqimorë. Sipas ekspertëve, moti që dikur konsiderohej ekstrem po shndërrohet gjithnjë e më shumë në “normalitetin e ri” klimatik. #voxnews #media #news @voxnews.al

3220 views


💾

❌