Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 February 2026@voxnews.al - TikTok

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e qeverisë Kurti 3, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim. Më herët Albin Kurti prezantoi emrat e kabi...

12 February 2026 at 01:00

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e qeverisë Kurti 3, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim. Më herët Albin Kurti prezantoi emrat e kabinetit të ri ku gjithsej do të jenë 19 ministri, 4 më shumë se në mandatin e kaluar. Pas miratimit me 66 vota pro, ministrat e rinj të qeverisë së Kosovës kanë bërë betimin para Kuvendit. Pas kësaj, kryeparlamentarja e emëruar sot Albulena Haxhiu e konsideroi seancën e jashtëzakonshme të mbyllur. Ish-kreu i Kuvendit Glauk Konjufca do të jetë zv.kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm dhe Diasporës. Kurti ka premtuar se në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje. “Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishojmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, ka premtuar Kurti. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

95 views


💾

Në vitin 2021, Sokol Parllaku, një mik i afërt i Daniel Shimës krijon kompaninë “Premium Glass”. I njëjti person, prej vitit 2015 zotëronte edhe kompa...

12 February 2026 at 01:00

Në vitin 2021, Sokol Parllaku, një mik i afërt i Daniel Shimës krijon kompaninë “Premium Glass”. I njëjti person, prej vitit 2015 zotëronte edhe kompaninë tjetër “Alu Glass”. Të dyja me fushë operimi në tregtinë e xhamave, prodhimin e dyerve, dritareve alumini etj. Deri këtu, gjithçka duket krejt normale. Por, nëna e Daniel Shimës, Merita, futet si aksionere me 60 % të kuotave në kompaninë “Premium Glass”. Pra, zonja Shima nuk hyn si aksionere e thjeshte, por si kontrolluese e paketës dërrmuese të aksioneve. Ajo ka vendimmarrjen në kompani për gjithçka. Merita Shima, bleu edhe 40 % të aksioneve në kompaninë e themeluar nga Parllaku për vetëm 40 mijë lekë të reja, duke u bërë pronare e vetme. Për një kompani të re, pa aktivitet, me kapital 100 mijë lekë, kjo në dukje ngjason diçka në përputhje me tregun. Por, “Premium Glass” dhe kompania tjetër “Alu Glass” e themeluar nga miku i Daniel Shimës, kishin nisur një fushatë të gjerë blerje trojesh. Këto lëvizje ishin pasuar me zhvillimin e pronave me ndërtime. Pra, zonja Shima që dikur punonte si rrobaqepëse, kishte blerë një kompani që tashmë zotëronte prona me vlerë miliona euro për vetëm 40 mijë lekë. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

159 views


💾

Albin Kurti, kryeministri i propozuar për legjislaturën e re, ka paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, duke preza...

12 February 2026 at 01:00

Albin Kurti, kryeministri i propozuar për legjislaturën e re, ka paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, duke prezantuar emrat e ministrave për votimin e qeverisë së re nga parlamenti. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

82 views


💾

Dosja AKSHI, është një gropë e madhe e përvetësimit të parave publike e cila zgjerohet në disa drejtime nëse ndjekim paratë. Teksa shtylla e parë e in...

12 February 2026 at 01:00

Dosja AKSHI, është një gropë e madhe e përvetësimit të parave publike e cila zgjerohet në disa drejtime nëse ndjekim paratë. Teksa shtylla e parë e institucionit, drejtuesja Mirlinda Karçanaj u trondit nga SPAK, në këtë investigim ne do të fokusohemi tek shtylla e dytë që ka firmosuar tendera dhjetëra milionë euro. Një i ri 35-vjeçar të cilit i shkëlqeu ylli i detyrës në administratë. Aty ku paguhej rreth 100 mijë lekë të reja në muaj, por doli nga andej si milioner në euro. Fjala është për ish-nëndrejtorin e AKSHI-t Daniel Shima. Një personazh misterioz emri i të cilit u bë mjaft i njohur në 20 gusht të vitit 2025. Aso kohe, ai u denoncua i zhdukur nga e dashura e tij Enkeleda Hysa. Kjo e fundit, mori një mesazh nga Danieli që e informonte se u arrestua. Por, pasi telefonoi policinë, mori përgjigjen se nuk ishte shoqëruar asnjë person me atë emër. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

631 views


💾

Qeveria ka reaguar pas kallëzimit që aktorja Anila Bisha ka depozituar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon pezullimin e ministres së Shte...

12 February 2026 at 01:00

Qeveria ka reaguar pas kallëzimit që aktorja Anila Bisha ka depozituar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon pezullimin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella. Ka qenë drejtoresha e Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, e cila ka bërë të ditur qëndrimin e palës tjetër në këtë proces. Hasa është shprehur se qeveria e sheh këtë si një të drejtë ligjore të ushtruar nga Bisha, por e konsiderojnë pretendimin e ngritur nga ajo si të pabazë. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

837 views


💾

Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt, u trajtuan edhe çështje që lidhen me borxhet dhe m...

12 February 2026 at 01:00

Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt, u trajtuan edhe çështje që lidhen me borxhet dhe marrëveshjet financiare të të akuzuarve. Para trupit gjykues doli Naim Murseli, teksa gjatë shqyrtimit u përmend edhe një parakontratë për një borxh prej 100 mijë eurosh mes tij dhe biznesmenit Behgjet Pacolli. Lidhur me këtë “borxh” ka reaguar edhe vetë biznesmeni Pacolli, i cili ka treguar dhe mënyrat se si Murseli ia ktheu një pjesë të borxhit. Ai ka bërë me dije se nga shuma prej 100 mijë euro, familja i kishte kthyer 12 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër ishte kompensuar përmes punëve që Naim Murseli kishte kryer për kompani dhe organizata që lidhen me grupin Mabetex, Fondacionin BP dhe disa platforma në rrjetet sociale. Sipas tij, këto angazhime kishin të bënin kryesisht me mirëmbajtjen e faqeve të internetit. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

10.2K views


💾

Një agjenci që kontrollon dhe realizon projektet e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, qindra milionë euro, pak duar që i kontrollojnë… Prokuro...

12 February 2026 at 01:00

Një agjenci që kontrollon dhe realizon projektet e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, qindra milionë euro, pak duar që i kontrollojnë… Prokuroria e Posaçme tronditi Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit me firmosjen e urdhërarresteve për drejtuesit e saj dhe disa biznesmenë, një dosje që nuk mbaron me kaq… Çfarë fshihet në pjesën e padukshme të ajsbergut, skema e madhe e njerëzve të heshtur që përfituan shuma marramendëse… Një investigim nga Inside Story që zbulon njerëzit hije, lidhjet e tyre dhe transaksionet miliona euro me burim korrupsionin… Një agjenci që kontrollon dhe realizon projektet e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, qindra milionë euro, pak duar që i kontrollojnë… Prokuroria e Posaçme tronditi Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit me firmosjen e urdhërarresteve për drejtuesit e saj dhe disa biznesmenë, një dosje që nuk mbaron me kaq… Çfarë fshihet në pjesën e padukshme të ajsbergut, skema e madhe e njerëzve të heshtur që përfituan shuma marramendëse… Një investigim nga Inside Story që zbulon njerëzit hije, lidhjet e tyre dhe transaksionet miliona euro me burim korrupsionin… Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2170 views


💾

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e ka cilësuar dhunën gjatë protestës së opozitës si të mirëmenduar dhe me skenar të planifikuar. By...

12 February 2026 at 01:00

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e ka cilësuar dhunën gjatë protestës së opozitës si të mirëmenduar dhe me skenar të planifikuar. Bylykbashi tha se protestat janë një e drejtë legjitime, por nuk duhet të kalojnë në nivele të tilla dhune. Ajo theksoi se situata ishte e vështirë për forcat e rendit, të cilat u përballën me akte të dhunshme. “Protesta ishte një situatë e vështirë, krijuar për forcat e rendit që janë aty në krye të detyrës dhe detyrohen të përballen me akte të dhunshme. Prononcimet e bëra sot nga lideri i opozitës shkojnë në të njëjtën qasje, duke e shfaqur dhunën si pjesë të protestës. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2111 views


💾

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-krye...

12 February 2026 at 01:00

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-kryetarëve, të zbuluar ose nga kompania humbëse në garë ose nga auditimet e KLSH. Më i fundit ndaj të cilit SPAK zyrtarizoi akuzën është ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Golek Guci, ish-nënkryetarja Edmonda Harizi, që së bashku me dy të pandehur të tjerë do të përballen me Gjykatën Antikorrupsion për shkeljet gjatë tenderimit për ujësjellësin që furnizon me ujë tetë fshatra dhe Memaliajn. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1087 views


💾

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare si dhe është konstituar Kuvendi i Kosovës. Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kun...

12 February 2026 at 01:00

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare si dhe është konstituar Kuvendi i Kosovës. Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kundër dhe 8 abstenuan. Sot e marr këtë detyrë më vetëdije të plotë me peshën kushtetuese që e mban. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë”, tha Haxhiu në fjalën e mbajtur në Kuvend. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2326 views


💾

Before yesterday@voxnews.al - TikTok

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, priti më 9 shkurt, kryeministrin Edi Rama në një darkë pune në Bruksel. Ata diskutuan për hapat që do ...

11 February 2026 at 21:00

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, priti më 9 shkurt, kryeministrin Edi Rama në një darkë pune në Bruksel. Ata diskutuan për hapat që do të ndërmerren në vijim sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

695 views


💾

Problemet e shumta fizike mund ta detyrojnë Etrit Berishën që të varë këpucët në gozhdë para kohe. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka treguar në n...

11 February 2026 at 21:00

Problemet e shumta fizike mund ta detyrojnë Etrit Berishën që të varë këpucët në gozhdë para kohe. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka treguar në një intervistë për mediat suedeze kalvarin e gjatë të dhimbjeve në shpinë. Aktualisht pjesë e Haken në kampionatin suedez, 37-vjeçari e ka të paqartë të ardhmen e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet, apo edhe të vendosë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur. “Vitin e kaluar nuk e dëgjova trupin tim dhe merrja çdo ditë medikamente sepse kishte shumë ndeshje. Bari artificial është shumë problem për shpinën. Do të shkoj në Norvegji për të bërë një kontroll. Mundet që të largohem. Për momentin nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë”, tha Berisha. Etrit Berisha mbajti fanellën e Kombëtares shqiptare për 81 ndeshje, nga viti 2012 deri në vitin 2024, ku ishte një nga liderët e ekipit kuqezi dhe pjesëmarrës në dy kampionatet Europianë të vitit 2016 dhe 2024. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2530 views


💾

Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mb...

11 February 2026 at 21:00

Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mbeti shtatzënë si pasojë e abuzimit. Arrestimi u krye nga policia e Lombardisë në përputhje me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Prokuroria. Incidenti doli në pah pasi fëmija u dërgua në urgjencë nga nëna e saj për dhimbje të forta barku. Testet mjekësore konfirmuan shtatzëninë, duke nxitur raportime dhe nisjen e një hetimi, shkruajnë mediat. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1847 views


💾

Ministrja e Jashtme Spiropali ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK në gjyqin që po zhvillohet në Hagë. Ajo...

10 February 2026 at 19:00

Ministrja e Jashtme Spiropali ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK në gjyqin që po zhvillohet në Hagë. Ajo thekson se kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Më tej në reagim vërhete se kërkesa e prokurorisë ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb. Më tej ministrja e Jashtme shton se edhe sot e kësaj dite shumë krime ndaj civilëve në Kosovë mbeten pa përgjegjësi penale. Spiropali bën thirrje për drejtësi ndërkombëtare të paanshme, e balancuar dhe bazuar në prova të pakontestueshme. Gjithashtu ajo thekson që procesi gjyqësor të mos dëmtojë historinë, dinjitetin dhe kujtesën e luftës çlirimtare dhe vendimi të jetë i drejtë, i bazuar në prova dhe standardet më të larta të drejtësisë. Në fund Spiropali shpreh angazhimin e Shqipërisë për të ndjekur procesin dhe për të mbrojtur shtetin e së drejtës, drejtësinë ndërkombëtare dhe dinjitetin e luftës çlirimtare të Kosovës. Reagimi i Spiropalit “Po ndjekim me shqetësim të thellë zhvillimet e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Prokuroria paraqiti propozimin e dënimeve ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Kjo situatë ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb. Edhe sot, shumë nga krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile të Kosovës mbeten të patrajtuara dhe pa përgjegjësi të plotë penale. Kjo pabarazi në ndjekjen e drejtësisë rrezikon të krijojë ndjesinë e standardeve të dyfishta dhe të cenojë besimin e publikut në drejtësinë ndërkombëtare. Ne besojmë se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme, e balancuar dhe e mbështetur në prova të pakontestueshme, pa krijuar perceptimin e trajtimeve selektive ndaj palëve të përfshira në konflikt. Drejtësia që perceptohet si e njëanshme rrezikon të dëmtojë besimin publik dhe të lërë plagë të reja në një rajon që ka nevojë për pajtim të qëndrueshëm. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje çlirimtare që gëzoi mbështetjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare në përballje me një regjim që ushtroi dhunë sistematike, spastrim etnik dhe krime të dokumentuara gjerësisht ndaj popullsisë civile. Çdo proces gjyqësor që trajton individë të asaj lufte duhet të ruajë me kujdes dallimin thelbësor midis përgjegjësisë individuale penale dhe karakterit historik të luftës për liri. Gjykata ka sot një përgjegjësi të veçantë për të garantuar që procesi të mos lejojë që gjuha dhe qasja e Prokurorisë të prekin padrejtësisht luftën çlirimtare, historinë e pavarësisë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për liri. Vetëm një vendim i drejtë, i bazuar në prova dhe në standardet më të larta të drejtësisë, mund të largojë hijen e rëndë që këto qëndrime kanë hedhur mbi kujtesën historike të një lufte të drejtë. Shqipëria riafirmon se drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin, jo për të krijuar narrativa që rishkruajnë historinë ose relativizojnë përgjegjësitë e njohura ndërkombëtarisht për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. #voxnews #media #news

123 views


💾

❌
❌