Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, përmendet në dosjet që lidhen me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Sipas dokumenteve, emri i Djukanovic shfaqet në një sërë mesazhesh që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak. Në një prej këtyre komunikimeve, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”. Në vijim të bisedës, Epstein i përgjigjet: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”, ndërsa Lajçak thekson se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”. Gjatë këtyre shkëmbimeve, Epstein i ka dërguar Lajçakut edhe një link nga New York Times, shoqëruar me një fotografi të Kotorrit, të cilës Lajçak i është përgjigjur: “Të thashë që Mali i Zi ishte i shkëlqyer”. Po ashtu, Epstein e ka pyetur Lajçakun nëse Djukanovic mbante postin e presidentit apo të kryeministrit në atë kohë, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ai ishte president. Sipas burimeve, një pjesë e këtyre mesazheve janë shkëmbyer në gusht 2018, ndërsa të tjera më 21 shtator të po atij viti. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Nis në Gjykatën e Posaçme seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj është i pranishëm në gjykatë, ndërsa ka si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni. Ndërsa të pranishëm janë edhe dy prokurorët, Ols Dado dhe Altin Dumani. Veliaj e ka paraqitur kërkesën për zëvendësim mase me argumentin se nuk ka rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykatë. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Mbi tre milionë dokumente të dosjes së Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara Në dokumentet e publikuar së fundmit, të skandalit të autorit të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein doli në pah edhe emri i politikanit dhe ish-të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Mesazhet e publikuara të vitit 2018, flisnin për një marrëdhënie më personale nga sa kishte pranuar më parë Lajçak. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë. Personat e arrestuar janë: -Gloris Nezaj, 39 vjeç Rezarto Rumi, 48 vjeç -Kelvin Caushi, 49 vjeç -Ardjan Caushi, 45 vjeç Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në Podkastin e tij ‘Flasim’ për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Rama tha se kjo zhvendosje e një drejtorie vendore në qendër nuk është as e para dhe nuk do të jetë as e fundit. Shefi i Ekzekutivit shtoi se shërbimet kadastrale sot merren online përmes platformës E-Albania dhe nuk është nevoja për t’u paraqitur fizikisht pranë zyrave. “Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Edhe njëherë tjetër u ngatërrua qëllimisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një shërbim primitiv me sportele dhe radhë në një model shërbimesh online. Përmes platformës E-Albania ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale nuk ka nevojë për paraqitje fizike në zyra. Të gjitha aplikohen dhe ndiqen online edhe nga Amerika. E gjithë kjo zhurmë lidhet me një mendësi që duhet përmbysur. Ky nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen”, tha mes të tjerash Rama. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Dokumentet e fundit të zbuluara që lidhen me Jeffrey Epstein tregojnë se Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, shkëmbeu emaile me Epstein në dy raste të ndara gjatë viteve 2012 dhe 2013 për të bërë plane për një vizitë në ishullin e tij. Në një nga emailet, Musk duket se shkruan: “Probably just Talulah and me” (“Ndoshta vij vetëm unë dhe Talulah”), duke iu referuar ish-gruas së tij, aktoren britanike Talulah Riley. Ai më pas pyet: “Çfarë dite/nate do të jetë party më i çmendur në ishullin tuaj?” Epstein i përgjigjet duke thënë se “raporti në ishullin e tij mund ta bëjë Talulah të ndjehet e parehatshme”, por Musk përgjigjet se “raporti nuk është problem për Talulah”. Megjithatë, duket se Musk nuk vizitoi kurrë ishullin për shkak të asaj që ai e quajti në një email “çështje logjistike”. Në rrjetin X, Musk deklaroi se kishte pasur shumë pak korrespondencë me Epstein dhe kishte refuzuar ftesa të përsëritura për të vizituar ishullin ose për të udhëtuar me avionin e tij, të njohur si “Lolita Express”. #voxnews #media #news #epstein #elonmusk
Nga Federico Rampini – Corriere della Sera A po bën Irani që të ketë një përplasje indirekte mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës? Po bën shumë pak dhe shumë vonë. Kjo është një nga kritikat kryesore që i drejtohen Donald Trumpit për politikën e tij ndaj Iranit. Një president që zakonisht kritikohet për sjellje arrogante dhe kërcënuese, sot akuzohet për të kundërtën: se u premtoi mbështetje protestuesve iranianë, por ndihma amerikane nuk erdhi kurrë në kohën e duhur. Ndërkohë, nën një represion të paparë për egërsi dhe vendosmëri, iranianët që dolën në protesta janë vrarë me mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra. Regjimi ka shtypur me gjak çdo shenjë rebelimi. Megjithatë, kundërpërgjigjja amerikane, nëse do të ndodhë, po ecën me ritëm të ngadaltë. Kjo ka një arsye të fortë: Irani ka arritur të rindërtojë një arsenal konvencional shumë të fuqishëm, me mijëra raketa dhe dronë. SHBA-të kanë disa baza ushtarake në Lindjen e Mesme, por këto baza janë njëkohësisht edhe objektiva të mundshme për hakmarrjen iraniane. Pikërisht për këtë arsye, Uashingtoni vendosi të zhvendosë nga Indo-Paqësori në Lindjen e Mesme aeroplanmbajtësen USS Lincoln, së bashku me flotën e saj shoqëruese. Ky grup detar ka sisteme të avancuara mbrojtëse që mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga sulmet iraniane. Por udhëtimi i gjatë i kësaj armade ka ngadalësuar çdo vendim ushtarak. Për të kuptuar sesi Irani arriti të rindërtojë kaq shpejt arsenalin e tij, duhet ndjekur pista që të çon në Pekin. Më 21 qershor 2025, kur SHBA-të goditën objektet e programit bërthamor iranian, Kina dhe Rusia treguan pafuqinë e tyre: qëndruan pasive dhe nuk arritën ta ndihmonin aleatin e tyre strategjik. Këtë herë, Xi Jinping duket i vendosur të mos e përsërisë atë poshtërim. Kjo sidomos, sepse pastrimet e fundit në udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, shkarkimi i shumë gjeneralëve, kanë dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e ushtrisë kineze. Ndërsa Xi po rindërton autoritetin ushtarak brenda vendit, ai kërkon edhe sukses jashtë kufijve. Ndihma për Iranin është pjesë e kësaj sfide globale kundër SHBA-së. Këtu lind paradoksi iranian që sot udhëzon llogaritjet e Uashingtonit, Tel Avivit dhe aleatëve arabë të Amerikës (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katari). Pas masakrave ndaj popullsisë së vet, Irani është politikisht më i dobët se më parë, por nga ana ushtarake mbetet mjaftueshëm i rrezikshëm për ta bërë çdo sulm një aventurë me pasoja serioze. Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Republika Islamike po kalon një fazë dobësie të brendshme shumë të rrallë, ndoshta më të rëndën që nga revolucioni i vitit 1979. Protestat e muajve të fundit nuk kanë qenë vetëm shpërthime në qytete të mëdha apo mes elitave të arsimuara. Ato kanë përfshirë edhe zona që regjimi i konsideronte të sigurta dhe besnike ndaj Udhëheqësit Suprem. Kjo ka goditur drejtpërdrejt mitin e regjimit se gëzon mbështetje popullore. Krizës politike i shtohet edhe ajo ekonomike. Sanksionet, keqmenaxhimi, korrupsioni, izolimi financiar dhe shpenzimet gjeopolitike kanë varfëruar shoqërinë. Irani nuk ka uri masive, por është një vend i lodhur, i zhgënjyer dhe i zemëruar. Një popullsi e re dhe e arsimuar sheh se pritshmëritë e saj po shkatërrohen. Regjimi ka gjithnjë e më pak mundësi të ofrojë qetësi sociale dhe gjithnjë e më shumë mbështetet te dhuna. #voxnews #media #news
Tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit u inaugurua me bujë para zgjedhjeve parlamentare në mungesë të një akti kolaudimi, duke ngritur dyshime për sigurinë e tij dhe zbatimin e ligjit me veprat publike. Në 13 mars të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli me mburrje se “lufta me malin” ishte fituar dhe se tuneli i Murrizit, pjesë e aksit të njohur si Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën, do të hapej për kalim normal. “Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel u mblodh e gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr,” deklaroi Rama. Të nesërmen, më 14 mars, tuneli u hap për qarkullim me ceremoni dhe muzikë. Por ende pa kaluar 10 muaj, përdoruesit e rrugës filluan të dyshonin nëse tuneli kishte qenë vërtet gati për hapje. Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, e cila e përdor vazhdimisht tunelin e Murrizit për t’u kthyer në shtëpi nga Tirana, tha se në një nga udhëtimet vëreu plasaritje dhe tavanin që pikonte. E shqetësuar për sigurinë, Vata filmoi krisjet dhe bëri publike pamjet. Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga deputetja Vata, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH i konfirmoi përmes një shkrese drejtuar Kuvendit në fillim të janarit se pjesa në fjalë e rrugës së Arbrit ishte ende pa kolaudim, duke ngritur një valë të re alarmi. “…Ju informojmë se “Tuneli i Murrizit”, pjesë e “segmentit nr. 3″ të territorit të “Rrugës së Arbrit”, është segment që nuk është dorëzuar ende pranë ARRSH-së për ndjekjen e procedurave të kolaudimit”, thuhet në shkresën e ARRSH drejtuar Vatës. Vata i tha BIRN se mbeti e skandalizuar nga ky fakt. “Kryeministri bashkë me zonjën Balluku e kanë inauguruar me daulle dhe festë edhe pse nuk është i kolauduar”, tha ajo, duke shtuar se inaugurimi ishte bërë për fushatë dhe se ishte ende e pasqaruar për sigurinë e tunelit. Sipas inxhinierit Xhevahir Ngjeqari, hapja e tunelit pa aktin e kolaudimit përbën një shkelje të rëndë të ligjit. “Tuneli nuk duhej të ishte hapur pa kolaudim. Edhe një kotec pulash nuk hapet pa kolaudim, sepse ka të bëjë me sigurinë”, tha Ngjeqari. Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli këmbënguli për BIRN se tuneli ishte i sigurt, pavarësisht mungesës së aktit të kolaudimit. “Absolutisht po. Nuk ka asnjë problem (të sigurisë)”, tha Kozeli, i cili nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte një shkresë apo vendimmarrje që garantonte sigurinë e tunelit. Një përfaqësues i kompanisë koncesionare “Gjoka 87” i tha BIRN se defektet vinin për shkak të punimeve në tunelin paralel të sigurisë, pa e vënë në diskutim sigurinë e tunelit. Por ai pranoi në njëfarë mënyre se hapja kishte qenë e parakohshme. “Kishte presion nga njerëzit për hapjen e tunelit”, tha ai, duke shtuar: “ne jemi më të qetë të punojmë me tunel të mbyllur”. #voxnews #media #news
Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që kërkoi të shtunën në Kuvendin e partisë. Kundër dorëheqjes së Abdixhikut janë deklaruar 164 anëtarë, ndërsa pro dorëheqjes janë deklaruar 136 anëtarë. Brenda LDK-së pati ndarje qëndrimesh: disa anëtarë kishin shprehur publikisht mbështetje për Abdixhikun, ndërsa të tjerë kishin kërkuar largimin e tij nga posti. Mes tyre ishte edhe Hykmete Bajrami, e cila kishte dhënë dorëheqje nga posti e nënkryetares së partisë. Ndërsa, Abdixhiku e ka cilësuar Kuvendin e partisë si akt përgjegjësie politike dhe ballafaqimi me rezultatin zgjedhor, duke theksuar se vendimmarrja për fatin e LDK-së duhet të kthehet tek delegatët dhe jo të zhvillohet në studio televizive apo në rrjete sociale. Ai deklaroi se këtë Kuvend e ka thirrur vetë, pa pritur presione apo ultimatume, për të përballur hapur anëtarësinë me realitetin politik dhe me nevojën për reflektim të brendshëm. Abdixhiku mori mbi vete përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve dhe theksoi se vendimmarrja për të ardhmen e partisë nuk i takon individëve apo zhurmës publike, por vetëm Kuvendit të LDK-së. Abdixhiku i ofroi dorëheqjen Kuvendit të partisë të shtunën. Ish-kryeministri Avdullah Hoti shprehu gatishmëri për ta udhëhequr LDK-në, por Kuvendi i kësaj partie mori vendim që Abdixhiku të vazhdojë në krye të saj. #voxnews #media #news
Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skandal të rëndë me çmimet e rimbursimit të barnave, ku procedura e përllogaritjes jo vetëm që është e paqartë, por ngre dyshime serioze për manipulim dhe favorizim të kompanive të caktuara. Së pari, procesi është zhvilluar pa asnjë konsultim real me kompanitë farmaceutike, të cilat janë palë direkte në sistemin e rimbursimit. Ministria nuk ka marrë përsipër asnjë nga kërkesat e tyre dhe nuk ka ofruar transparencë mbi metodologjinë e përdorur për llogaritjen e çmimeve. Së dyti, ndryshimi i çmimeve është publikuar ditën e shtunë, një ditë kur administrata shtetërore nuk funksionon normalisht. Kjo ngre një pyetje elementare: A punon Ministria e Shëndetësisë të shtunën, apo vendimet janë marrë më herët dhe janë shpallur qëllimisht në një ditë të vdekur për të shmangur reagimet? Ky detaj nuk është formal. Është një teknikë klasike për të kaluar vendime të diskutueshme pa debat publik dhe pa kundërshtime të menjëhershme. Por skandali më i madh qëndron te vetë përllogaritja e çmimeve të rimbursimit. Ministria është mburrur publikisht se ka bërë një “përllogaritje fantastike”, ndërkohë që shifrat tregojnë të kundërtën. Rritjet e çmimeve variojnë nga 3% deri në 4000%. Një rritje deri në 4000% nuk është reformë. Nuk është korrektim. Nuk është as gabim teknik. Është abuzim i pastër financiar. Kjo ngre disa pyetje thelbësore, të cilat Ministria nuk i ka dhënë ende përgjigje: - Pse disa produkte kanë rritje minimale, ndërsa të tjerat shpërthejnë në shifra marramendëse? - Cilat kompani përfitojnë nga këto rritje ekstreme? - A është kjo një skemë preferenciale e ndërtuar për të favorizuar disa operatorë të lidhur me pushtetin? - Kush e ka hartuar formulën e përllogaritjes dhe mbi çfarë bazash reale ekonomike? Nëse rritja e çmimeve do të ishte uniforme dhe e justifikuar nga tregu, inflacioni apo kostot reale, do të kishim një debat normal. Por kur diferencat shkojnë nga 3% në 4000%, kemi të bëjmë me trajtim selektiv dhe të qëllimshëm. Ky skandal nuk prek vetëm kompanitë farmaceutike. Ai prek drejtpërdrejt buxhetin e shtetit, fondin e rimbursimit dhe në fund qytetarin, i cili ose do të paguajë më shumë, ose do të përballet me mungesë barnash. Ministria e Shëndetësisë ka detyrim ligjor dhe moral të bëjë transparente: - metodologjinë e përllogaritjes, - listën e plotë të produkteve dhe kompanive përfituese, - arsyetimin për rritjet ekstreme, - dhe emrat e zyrtarëve që kanë firmosur këtë vendimmarrje. Pa këto, çdo “përllogaritje fantastike” mbetet vetëm një fasadë për një aferë të rëndë financiare, që kërkon hetim të menjëhershëm administrativ dhe penal. Ky nuk është thjesht një gabim teknik. Është një alarm për kapjen e sistemit të rimbursimit në favor të interesave të ngushta dhe në dëm të interesit publik./Pamfleti #voxnews #media #news
Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik dhe Kompleksit “Fari”. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka apo jo për persona të lënduar. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat punuan për normalizimin e trafikut dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sakaq, pritet njoftim zyrtar nga policia. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Një ditë do të zgjohesh dhe nuk do të kesh më kohë për të bërë gjërat që ke dashur gjithmonë. Beje tani. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Arktiku, dikur simbol i distancës dhe akullit, po bëhet me shpejtësi një nga pikat kryesore gjeopolitike në botë. Gadishulli rus Kola, i vendosur brenda Rrethit Arktik dhe afër kufirit me Norvegjinë, tani është shtëpia e një prej arsenaleve më të mëdha bërthamore në planet. Arktiku është rruga më e shkurtër për raketat ndërkontinentale, të cilat, në rast të një konflikti, mund të arrijnë qytetet kryesore amerikane nga Rusia në më pak se 20 minuta. Për shkak të vendndodhjes së saj strategjike, hapësirat e gjera të Arktikut po përmenden gjithnjë e më shumë si vija e frontit të ardhshëm të rivalitetit midis aleatëve perëndimorë dhe boshtit ruso-kinez. Shtetet e Bashkuara mbajnë një sistem të avancuar paralajmërimi të hershëm për sulme të mundshme me raketa nga Rusia në bazën Pituffik në Groenlandë, ndërsa baza shërben gjithashtu si një qendër e rëndësishme logjistike për forcat amerikane dhe të NATO-s. Vija e parë e mbrojtjes Në të njëjtën kohë, Kina po forcon me shpejtësi praninë e saj ushtarake në veriun e largët. Anijet luftarake kineze kanë patrulluar ujërat pranë Alaskës për vite me radhë, dhe në vitin 2022, SHBA-të regjistruan praninë e një flote të përbashkët ruso-kineze vetëm 160 kilometra larg territorit amerikan. Pse NATO po përgatitet për luftë në Arktik Midis tyre ishte edhe shkatërruesi kinez Nanchang, i pajisur me dhjetëra raketa lundrimi dhe hipersonike. Zyrtarët norvegjezë po paralajmërojnë hapur se Arktiku nuk është më periferi, por qendra e mbrojtjes kolektive. “Kjo është linja e parë e mbrojtjes së atdheut (e NATO-s), jo vetëm për SHBA-në, por edhe për Londrën, Parisin, Berlinin dhe të gjithë Aleancën”, tha së fundmi ministri norvegjez Tore Sandvik sipas Financial Times. Fjalët e tij vijnë në një kohë kur NATO është gjithnjë e më serioze në lidhje me nevojën për një angazhim më të fortë në veri. Edhe pse pas Luftës së Ftohtë, pothuajse të gjitha shtetet e Arktikut ulën praninë e tyre ushtarake në rajon, me ardhjen e Vladimir Putin, Rusia e ka përqendruar përsëri vëmendjen fuqishëm në Arktik. Sot, ajo kontrollon rreth gjysmën e masës tokësore dhe ujore të Arktikut dhe ka më shumë se 40 objekte ushtarake përgjatë bregdetit. Rolin kryesor e luan Flota Veriore e Rusisë, e bazuar në Gadishullin Kola, e cila operon shumicën e nëndetëseve bërthamore të Rusisë. E ardhmja varet nga veriu i epërm Për NATO-n, të ashtuquajturat kalime strategjike – hendeku GIUK midis Groenlandës, Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe Hendeku i Ariut midis arkipelagut norvegjez të Svalbardit dhe Rusisë kontinentale – janë me rëndësi të veçantë. Norvegjia pretendon se monitoron zonën me një kombinim satelitësh, avionësh zbulimi, nëndetësesh dhe dronësh, me qëllim pengimin, jo përshkallëzimin, e konfliktit. Pse NATO po përgatitet për luftë në Arktik Zyrtarët më të lartë ushtarakë të NATO-s thonë se Arktiku nuk është më vetëm një çështje sigurie, por edhe e ekonomisë, mjedisit dhe ligjit ndërkombëtar. “Misioni ynë është të ruajmë stabilitetin, lirinë e lundrimit dhe të parandalojmë që ligji i të fortit të zëvendësojë rregullat ndërkombëtare”, paralajmëroi Admirali Giuseppe Cavo Dragone, duke theksuar se e ardhmja e Aleancës është e lidhur pazgjidhshmërisht me atë që ndodh në veriun e epërm. #voxnews #media #news
Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ka propozuar krijimin e një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian, duke argumentuar se Europa nuk mund të mbështetet më në sistemin e sigurisë ekzistues. Në një intervistë për gazetën Tagesspiegel, Fischer tha: “Garancitë e sigurisë amerikane nuk janë më të besueshme nga ky moment. Gjermania pa dyshim ka përgjegjësi për udhëheqjen në Europë, por gjithmonë vetëm së bashku me të tjerët”. Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një bombë bërthamore gjermane, por për një armë bërthamore të përbashkët të vendeve të Bashkimit Europian, si një masë për të siguruar mbrojtjen e kontinentit në një klimë globale gjithnjë e më të paqëndrueshme. Fischer tha gjithashtu se nëse do të ishte i ri sot, do t’i bashkohej ushtrisë: "Kohët kanë ndryshuar. Jemi të kërcënuar. Duhet të mbrohemi”. Ai thekson gjithashtu se çarmatimi nuk është më një opsion. Armatimi ushtarak është i domosdoshëm për mbrojtjen e Europës. Vetëm përmes forcës dhe parandalimit mund të pengohet një sulm: vetëm kështu mund të ndalohet një “fqinj i gatshëm për agresion” nga një sulm i mundshëm. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta thoja ndonjëherë këtë. E gjithë karriera ime politike tregonte të kundërtën.” Propozimi i Fischer vjen në një kohë debati të intensifikuar mbi autonominë strategjike europiane dhe të ardhmen e NATO-s, ndërsa tensionet ndërkombëtare po rriten. #voxnews #media #news
Një kriter për punë të ngjashme gjatë 3 viteve të fundit, sa 40 % e fondit limit prej 2.6 milionë euro, ka përjashtuar të gjitha firmat shqiptare nga tenderi i fotografimit ajror. Skema e Dritan Agollit, kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka qenë perfekte, duke larguar nga gara të gjitha kompanitë vendase. Kriteret i janë përshtatur totalisht firmës turke, e cila në fund u shpall fituese, por vetëm pas përjashtimit të të gjitha kompanive në garë. Duket se, sa herë që turqit futen në garë në ndonjë tender në Shqipëri, fituesi dihet. Njëjtë siç ka ndodhur me tenderin e majmë të Tunelit të Llogarasë apo edhe me Aeroportin e Vlorës, dy vepra të rëndësisë së veçantë, të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, për abuzime të rënda. Për Tunelin ka akuzë konkrete, madje edhe ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që vijojnë hetimet për Aeroportin. Ndërkohë, VoxNews ka hulumtuar dokumentet e tenderit të fotografimit ajror, pas dështimit për ngritjen e dy satelitëve, teksa të dhënat flasin se e gjithë procedura ka qenë e paracaktuar. Agolli i FSHZH-së ka krijuar një skemë të mirëfilltë, duke ia përshtatur dokumentet vetëm turqve, ndërsa të gjitha kompanitë e tjera u skualifikuan. Një tjetër dosje e denjë për Prokurorinë e Posaçme, pasi e gjithë procedura ka qenë e paracaktuar, me dokumente standarde që iu përshtatën vetëm një kompanie, asaj fituese! Ditët e fundit është finalizuar tenderi për ndërhyrje pë përditësimin e sistemit kombëtar të të dhënave gjeohapësinore. Bëhet fjalë për fotografimin ajror, dixhital të territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe prodhimi i imazheve ajrore. Fondi limit ka qenë 260 milionë lekë, ose rreth 2.6 milionë euro, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh. Ofertë ka dhënë kompania “Mescio?lu Mühendislik ve Mü?avirlik A.?”, një kompani turke, me një vlerë prej 221 milionë lekë. Kompania Sintegra me verë 233 milionë, HP-Surveying me vlerë 209 milionë dhe Top Geo nga Beogradi me vlerë 220 milionë. Ndërkohë, në garë kanë qenë edhe dy kompani shqiptare, Gjeokonsult & Co me vlerë 231 milionë lekë dhe “Alb-Matrix Group” me vlerë 228 milionë lekë. Në garë ka pasur kompani që ofruan më pak ose më shumë sesa firma fituese turke. Por, pavarësisht ofertave apo vlerave, ajo që vjen erë në gjithë këtë histori është arsyeja e skualifikimit të kompanive në garë. Firma “HP-Surveying” u skualifikua për shkak të përvojës së suksesshme në realizimin e shërbimeve të ngjashme. Nuk ka “...dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në vlerën jo më të vogël se 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës”. E njëjta arsye skualifikimi edhe për kompaninë serbe “Top Geo”. Në garë kanë qenë dy kompani shqiptare, “Gjeokonsult & Co” dhe “Alb Matrix Group”. Të dyja u skualifikuan për shkak të “përvojës së suksesshme në realizimin e shërbimeve të ngjashme”. Të dyja nuk paraqitën dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në vlerën jo më të vogël se 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës”. Një skemë e mirëfilltë e Tan Agollit, apo të atyre që e urdhëruan FSHZH-në të hap tenderin, duke qenë se gjatë 3 viteve të fundit, në Shqipëri s’është hapur asnjë tender i ngjashëm. Ku t’a gjenin përvojën e ngjashme këto kompani? VoxNews ka mësuar se procedura e ngjashme ka qenë pothuajse 8 viteve më parë, ajo e fotografimit të qyteteve Tiranë dhe Durrës. Më pas, 0 lekë të akorduara për fotografimin ajror. Agolli ka pasur dijeni të plotë se asnjë kompani shqiptare, megjithëse i plotësojnë të gjitha kriteret e tjera me pajisje, personel e aparate të mirëfillta, nuk do t’a plotësonte këtë kriter. #voxnews #media #news
Deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dëshmojnë për një tension në rritje në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke pretenduar ekzistencën e një “aleance ushtarake” mes Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës, Vuçiç po e përdor këtë narrativë si një katalizator për të justifikuar një proces intensiv dhe të paprecedentë të militarizimit të Serbisë. Gjatë raportimit mbi gjendjen e ushtrisë për vitin 2025, Vuçiç shprehu një shqetësim “të thellë” për formimin e këtyre aleancave në fqinjësi, duke vënë në dukje se “aftësitë mbrojtëse të Serbisë janë rritur në mënyrë dramatike për t’iu përgjigjur këtij realiteti të ri”. Si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kësaj situate, ai njoftoi se “shërbimi i detyrueshëm ushtarak prej 75 ditësh pritet të fillojë në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit të ardhshëm, me procesin e regjistrimit që nis që në vjeshtë”. Ky hap shënon një kthesë radikale në politikat e mbrojtjes, duke synuar forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe nxitjen e një fryme patriotizmi që konsiderohet jetike për shoqërinë serbe. Shifrat e bëra publike janë tregues i një gare të hapur armatimi, ku Serbia po shpenzon rreth 2.65 për qind të PBB-së për sistemin e sigurisë, me mbi 54 për qind të kësaj shume që shkon direkt për investime në teknologji dhe pajisje moderne. Fokusimi kryesor ka qenë në mbrojtjen kundërajrore dhe aviacionin, duke blerë sisteme që rrisin ndjeshëm fuqinë e zjarrit. Ky militarizim nuk mund të shihet jashtë kornizës së riafrimit me Rusinë dhe reformave të viteve të fundit. Me gjithë presionin ndërkombëtar, Beogradi ka ruajtur kanalet e furnizimit me pajisje ushtarake ruse, duke u pozicionuar si një forcë e armatosur rëndë në mes të vendeve të NATO-s. Përmes blerjeve strategjike të dronëve, raketave dhe mjeteve të blinduara, Serbia po kërkon të projektojë forcë në rajon. Ndërsa Beogradi pretendon se këto veprime janë thjesht mbrojtëse për të parandaluar ndonjë agresion të mundshëm, retorika për “paktet” fqinje dhe rritja e ethshme e arsenalit ushtarak po rrisin pasigurinë në Ballkan, duke e kthyer rajonin sërish në një skenë të llogarive të rrezikshme gjeopolitike. #voxnews #media #news
Teksa ushtria amerikane pret vetëm urdhrin, presidenti Donald Trump ende beson tek negociatat me Iranin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se për të, do të ishte fantastike nëse SHBA-ve nuk do i duhej që të kryenin një sulm kundër qeverisë së Teheranit. “Kemi shumë anije tepër të mëdha dhe shumë të fuqishme që lundrojnë drejt Iranit tani. Dhe do të ishte shumë mirë nëse nuk do të na duhej t’i përdornim. Iranianëve u thashë dy gjëra. Së pari, jo armë bërthamore. Dhe së dyti, ndaloni së vrari protestuesit, por ata po i vrasin me mijëra. Unë ndalova 837 varje dy javë më pare. Askush nuk ka bërë diçka të tillë”, tha Trump. Zyrtarët amerikanë thonë se Trump po shqyrton opsionet e tij, por nuk ka vendosur nëse do ta sulmojë Iranin. Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, ka bërë me dije se ushtria është në gatishmëri të plotë për të zbatuar çdo urdhër. “Kur thatë ju, zoti President, ‘ne po sigurojmë kufirin’, ushtria ishte krenare të bënte pjesën e saj përkrah Departamentit të Sigurisë së Brendshme. E njëjta gjë edhe me Iranin tani, duke u siguruar që ata t’i kenë të gjitha opsionet për të bërë një marrëveshje. Ata nuk duhet të kenë aftësi bërthamore. Ne do të jemi të përgatitur të ofrojmë gjithçka që ky president pret nga Departamenti i Luftës”, u shpreh ai. Trump ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhyjë nëse Irani vazhdon të vrasë protestuesit, por demonstratat në të gjithë vendin për shkak të privimeve ekonomike dhe shtypjes politike janë zbehur që atëherë. Presidenti ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë nëse Teherani rifillon programin e tij bërthamor pas sulmeve ajrore të qershorit nga forcat izraelite dhe amerikane në sajtet kryesore bërthamore. #voxnews #media #news
Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë. Pjesa më e madhe e tyre ruhet në SHBA. A mund të bëhet problem për shkak të Donald Trump? Në kohë krize, shumë investojnë në ar. Si bankat qendrore ashtu edhe qeveritë mbajnë ar si rezerva. Gjermania, për shembull, ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë, me një total prej rreth 3,550 tonësh. Këto janë të dhënat e Bankës Qendrore Gjermane (Deutsche Bundesbank) për fundin e vitit 2024. Nga kjo, 1,710 tonë ruhen në Frankfurt. Pjesa tjetër ndodhet jashtë vendit. Konkretisht: 405 tonë në Bankën e Anglisë në Londër dhe 1,236 tonë në Bankën e Rezervës Federale (Fed) në Nju Jork. Kjo do të thotë se më shumë se një e treta e rezervave të arit të Gjermanisë, 37 përqind për të qenë të saktë, ndodhen në SHBA. Trump ushtron presion mbi Bankën Qendrore Ari është konsideruar i sigurt atje për vite me radhë, ndër të tjera, sepse bankat qendrore janë përgjithësisht të pavarura dhe ka besim të madh të ndërsjellë midis tyre. Por Presidenti i SHBA-së Donald Trump po përpiqet ta ndryshojë këtë. Në muajt e fundit, ai ka ndërmarrë gjithnjë e më shumë sulme që synojnë minimin e pavarësisë së Fed, pra të bankave qendrore të SHBA-së. Kohët e fundit ai kërcënoi të shkarkonte kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të rinovimit të ndërtesave të Rezervës Federale. Vetë Powell e sheh këtë vetëm si një justifikim për të ushtruar presion. Trump është përpjekur tashmë të shkarkojë Kryetaren e Rezervës Federale, Lisa Cook. Çështja është aktualisht në Gjykatën Supreme. Për muaj të tërë, Trump ka ushtruar presion mbi Kryetarin e Rezervës Federale, Powell, që të ulë normat kryesore të interesit më shpejt dhe më gjerësisht. E gjithë kjo shpesh shoqërohet me postime ofenduese në platformën e tij Truth Social. “Sa më shumë presion politik të ekspozohen bankat qendrore – dhe kjo është ajo që po shohim tani në SHBA – aq më e vështirë është të ruhet ky themel besimi”, thotë eksperti i arit Wolfgang Wrzesniok-Roßbach i Fragold në Frankfurt. “Ne duhet të vëzhgojmë nga afër se si Trump do të vazhdojë ta trajtojë Rezervën Federale dhe sa e pavarur do të jetë ajo në të ardhmen”, shton ai. “Amerika nuk është më e parashikueshme” Ruajtja e arit në SHBA mund të bëhet kështu një problem potencial për Gjermaninë. Pra, a duhet të kemi frikë për sigurinë e këtyre rezervave të arit? “Rezervat e arit janë aktualisht të sigurta në SHBA. Por nesër Qeveria amerikane mund të thotë papritur: ‘Ne po mbajmë rezervat e arit si kolateral'”, thotë Wrzesniok-Roßbach. Faktori i rrezikut me Donald Trumpin është i lartë. “SHBA-të nuk janë një partner i besueshëm për BE-në për momentin”, tha për Reuters Achim Wambach, President i Qendrës për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW). Nën administratën Trump, ari gjerman nuk është më i sigurt në SHBA, sipas Stefan Riße, strateg i tregjeve të kapitalit në ACATIS Investment. “Nën Donald Trump, Amerika nuk është më e parashikueshme. Ne thjesht shohim se ai e ka Evropën, dhe veçanërisht Gjermaninë, në mëshirën e tij.” Nuk ka besueshmëri, thotë Riße: “Nëse shohim se çfarë po ndodh në Groenlandë, duhet të pyesim veten nëse rregullat e vjetra vlejnë ende për administratën Trump.” A duhet të kthehet ari në Gjermani? Gjithnjë e më shumë ekspertë po mbështesin kthimin e arit nga Nju Jorku në Gjermani. Kjo do ta bënte atë më të pavarur dhe fleksibël. “Mundësitë dhe rreziqet sigurisht që favorizojnë zhvendosjen e rezervave të arit në Gjermani”, thotë Riße. Nëse ari do të ishte në Gjermani, në fakt nuk do të kishte asnjë rrezik. Për sa kohë që është në SHBA, ekziston një rrezik. Deri më tani, ky rrezik konsiderohej aq i vogël sa përpjekja për ta sjellë arin përsëri në Gjermani dukej shumë e madhe. #voxnews #media #news