Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026@voxnews.al - TikTok

Ajo ishte zhdukur që më 22 tetor 2025, pasi ishte parë në qendër të qytetit. Sot, më 15 janar, është gjetur trupi i pa jetë i shqiptares Floresha Pren...

15 January 2026 at 21:00

Ajo ishte zhdukur që më 22 tetor 2025, pasi ishte parë në qendër të qytetit. Sot, më 15 janar, është gjetur trupi i pa jetë i shqiptares Floresha Prengu, 35 vjeçe, banore e Trentos 40 kilometra larg shtëpisë përgjatë lumit Adige. Trupi u njoh nga familjarët, të cilët deri në fund shpresuan për një përfundim tjetër. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

320 views


💾

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime të rëndësishme, përfshirë emërimin e drejtoreshës së re të Përgjit...

15 January 2026 at 21:00

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime të rëndësishme, përfshirë emërimin e drejtoreshës së re të Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Në këtë detyrë është emëruar Marjeta Përlala. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

283 views


💾

“Pres sqarime”, ka deklaruar Donald Trump duke iu referuar takimit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, zëv...

15 January 2026 at 21:00

“Pres sqarime”, ka deklaruar Donald Trump duke iu referuar takimit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, zëvendëspresidentit JD Vance dhe ministrit të Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen, si edhe përfaqësueses së Groenlandës, Vivian Motzfeld. Të dhënat e para mbi ecurinë e bisedimeve janë dhënë nga delegacioni europian gjatë një konference të ngarkuar për shtyp jashtë ambasadës së Danimarkës në Uashington. Sipas Rasmussenit, diskutimi ka qenë “i hapur dhe konstruktiv”, por palët mbeten të ndara sa i përket mënyrës se si mund të garantohet “siguria afatgjatë e Groenlandës”. Nga burime brenda delegacionit, megjithatë, kanë rrjedhur vlerësime më kritike: “takimi shkoi keq”, thuhet, ndërsa toni i Motzfeldit la të kuptohej vështirësia për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1065 views


💾

Tensionet gjeopolitike në Arktik po hyjnë në një fazë të re dhe të paparashikuar. Disa shtete europiane kanë vendosur të dërgojnë trupa ushtarake në G...

15 January 2026 at 21:00

Tensionet gjeopolitike në Arktik po hyjnë në një fazë të re dhe të paparashikuar. Disa shtete europiane kanë vendosur të dërgojnë trupa ushtarake në Groenlandë, në përgjigje të kërkesës së Danimarkës dhe në një klimë gjithnjë e më të acaruar me Shtetet e Bashkuara. Kështu, Suedia, Norvegjia, Gjermania dhe Franca kanë nisur personel ushtarak për të forcuar praninë evropiane në ishullin arktik, raporton La Repubblica. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1548 views


💾

E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit. Ndeshja e fu...

15 January 2026 at 21:00

E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit. Ndeshja e fundit në kampionatin Saudit, ku në një ndeshje përballë Al Bataeh ka tentuar të bëjë diçka për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja por pa sukses. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1203 views


💾

Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është përfshirë indirekt në një incident në Gjilan të Kosovës, ku shoqëruesi i tij është përleshur fizikish...

15 January 2026 at 21:00

Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është përfshirë indirekt në një incident në Gjilan të Kosovës, ku shoqëruesi i tij është përleshur fizikisht me recepsionistin e një hoteli. Sipas mediave kosovare, Marku kishte shkuar në hotel bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, për të siguruar dhoma të lira. Mungesa e dhomave të disponueshme çoi në një përleshje mes Gashit dhe recepsionistit, ku u hodhën dhe rrëzuan disa sende. Jozefin Marku nuk është përfshirë në përleshje, pasi gjatë incidentit dyshohet se ka qenë në veturë me dy shoqërueset femra. Policia e Kosovës po heton ngjarjen. Kujtojmë se Jozi u bë i njohur për publikun përmes formati “Big Brother VIP Albania”, ku në fund të rrugëtimit të tij televiziv kishte pasur një përplasje fizike me këngëtarin kosovar Gjesti. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1697 views


💾

Të shtunën, më 15 janar 2000, rreth mesditës, Zheljko Razhnatoviç (i njohur si Arkani), i shoqëruar nga dy truproja, doli nga ashensori dhe u drejtua ...

15 January 2026 at 21:00

Të shtunën, më 15 janar 2000, rreth mesditës, Zheljko Razhnatoviç (i njohur si Arkani), i shoqëruar nga dy truproja, doli nga ashensori dhe u drejtua për në hollin e Intercontinental në Beograd. Disa sekonda më vonë, Dobrosha Gavriç, një oficer policie me profesion, së bashku me Milan Gjurishiç dhe Dragan Nikoliç kaluan hyrjen e hotelit dhe ecën shpejt drejt Arkanit, siç njihej gjerësisht në të gjithë botën. Kur nxorën armët e tyre të sulmit, paraushtaraku famëkeq serb dhe dy truprojat e tij nuk patën kohë të reagonin dhe u shembën të vdekur. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

225 views


💾

Deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, njoftuan Dhomat e Sp...

15 January 2026 at 21:00

Deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Sipas njoftimit, parashihet që fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar të mbajë deklaratën përmbyllëse më 9 shkurt. Një ditë më pas, radha do të jetë e mbrojtësit të viktimave. Më 11 shkurt, deklaratën përmbyllëse është paraparë të bëjë ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1376 views


💾

Prej tre ditësh në Spitalin Onkologjik të Tiranës nuk kryhen radioterapia për rreth 100 pacientë në ditë, për shkak të prishjes së të dy acceleratorev...

15 January 2026 at 21:00

Prej tre ditësh në Spitalin Onkologjik të Tiranës nuk kryhen radioterapia për rreth 100 pacientë në ditë, për shkak të prishjes së të dy acceleratoreve të vetëm njërin e ka dëmtuar dera e bunkErit, tjetrin problemi i funksionalitetit. Gazetari Osman Stafa raporton se kjo ka ndaluar protokollin e domosdoshëm trajtues për të sëmurët me kancer, duke i lënë pacientët në një pritje të pafundme dhe udhëtime të kota. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

2783 views


💾

Policia ka arrestuar ditën e sotme një43-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte ndërtuar pa leje, një objekt dhe kishte nisur të ...

15 January 2026 at 21:00

Policia ka arrestuar ditën e sotme një43-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte ndërtuar pa leje, një objekt dhe kishte nisur të ndërtonte, gjithashtu pa leje një tjetër. Ai gjithashtu kishte ndotur lumin e Tiranës, pasi shkarkonte aty, mbetjet nga punimet e ndërtimit. Policia po heton më shumë mbi rastin. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

2019 views


💾

Yesterday — 14 January 2026@voxnews.al - TikTok

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “h...

15 January 2026 at 17:37

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra. Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, kompania Lufra tani ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre. Erion Braçe e cilëson këtë si një krizë të paralajmëruar, duke argumentuar se rrënjët e problemit qëndrojnë te politikat fiskale dhe ekonomike të ndjekura nga qeveria Rama. Ai theksoi se skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kundër informalitetit, i ndërmarrë në korrik shërbeu si instrumente për të favorizuar importin dhe fabrikat e mëdha, në dëm të prodhuesve të vegjël dhe blegtorëve vendas. Sipas Braçes, justifikimi i aflatoksinës është një pretekst, ndërsa fabrikat e mëdha do të orientohen drejt lëndës së parë nga importi, i cili favorizohet nga politikat aktuale fiskale dhe kursi i këmbimit valutor. Më tej, Braçe i cilësoi politikëbërësit si “magjistarë të financave publike”, të shkëputur nga realiteti i vështirë i fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë. #voxnews #media #news #erjonbrace

1766 views


💾

Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha se numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2,571. Grupi tha se deri më tani...

15 January 2026 at 17:37

Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha se numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2,571. Grupi tha se deri më tani kishte konfirmuar vdekjen e 2,403 protestuesve, 147 figurave të lidhura me qeverinë, 12 personave nën moshën 18 vjeç dhe nëntë civilëve që nuk ishin midis protestuesve. Një zyrtar iranian tha të martën se rreth 2,000 persona ishin vrarë – hera e parë që autoritetet kanë dhënë një numër total të të vdekurve që nga shtypja e protestave që kanë shpërthyer në të gjithë vendin për më shumë se dy javë. Protestat thuhet se janë përhapur në rreth 180 qytete dhe qyteza dhe 31 provinca në Iran. Fillimisht të nxitura nga rënia e monedhës kombëtare dhe kostoja marramendëse e jetesës, ato shpejt u shndërruan në protesta të hapura politike. Analistët thonë se ato janë një nga sfidat më serioze me të cilat është përballur regjimi teokratik që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Situata u përshkallëzua në mënyrë dramatike të enjten e kaluar, kur autoritetet iu përgjigjën protestave me forcë vdekjeprurëse. Shtypja është shoqëruar me një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit dhe telekomunikacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e pavarur të ngjarjeve. Një organizatë tjetër, Iran Human Rights me seli në Norvegji, tha se kishte konfirmuar vdekjen e të paktën 734 protestuesve. Kërcënimet e reja të Trump pak para varjes së protestuesit të parë Një protestues 26-vjeçar iranian pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që kanë tronditur Iranin , ndërsa Donald Trump u bën thirrje hapur qytetarëve të “vazhdojnë të protestojnë” dhe premton se “ndihma është në rrugë e sipër”, duke provokuar një reagim të fortë diplomatik nga Teherani. Presidenti amerikan, në fakt, kur u pyet në një intervistë me CBS në lidhje me ekzekutimin e Soltanit, paralajmëroi masa shumë të ashpra nëse i riu iranian ekzekutohet. “Ne do të marrim masa shumë të ashpra. Nëse ata bëjnë diçka të tillë, ne do të marrim masa shumë të ashpra”, tha ai, ndërsa kur u pyet të sqaronte se çfarë donte të thoshte, zoti Trump iu referua operacionit të fundit të SHBA-së në Venezuelë dhe vrasjes së udhëheqësit të atëhershëm të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, në vitin 2019. #voxnews #media #news #iran

873 views


💾

Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’. Gaze...

15 January 2026 at 17:37

Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën dije se shkak është bërë publikimi në profilin e Instagramit të tij të një audioregjistrimi ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune. Por kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në Instagram. #voxnews #media #news @voxnews.al

2782 views


💾

Pas largimit këtë të mërkurë nga shtëpia e Big Brother Albania VIP të Ilir Vrenozit, televotimi për të shtunën është anuluar. Në televotim ishin Iliri...

15 January 2026 at 17:37

Pas largimit këtë të mërkurë nga shtëpia e Big Brother Albania VIP të Ilir Vrenozit, televotimi për të shtunën është anuluar. Në televotim ishin Iliri, Agelo, Keijsi dhe Greta. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

5995 views


💾

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh p...

15 January 2026 at 17:37

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh për Kinën sa i përket çështjeve të energjisë. Në një koment për Top News, ambasada e SHBA vlerëson investimin e fundit të bërë nga kompania amerikane Clean VVorld Professional për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat. @voxnewsalbania

20.2K views


💾

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e samitit të Javës së Zhvillimit të Qëdrueshëm në Abu Dhabi së bashku me homologun e tij malazez, Mill...

15 January 2026 at 17:37

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e samitit të Javës së Zhvillimit të Qëdrueshëm në Abu Dhabi së bashku me homologun e tij malazez, Millojko Spajiç. Gjatë intervistës ku foli edhe për ambicien e vendit që brenda vitit 2028 të garantojë sovranitetin në sektorin energjitik, Rama nuk ngurroi as të bënte batuta me moderatorin dhe kryeministrin e Malit të Zi. @voxnewsalbania

7406 views


💾

Gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës, Franc Çopja, i njohur me emrin Franc Gergely, që po zhvillohej në ndërtesën Justitia në Evere, u ndërpre p...

15 January 2026 at 17:37

Gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës, Franc Çopja, i njohur me emrin Franc Gergely, që po zhvillohej në ndërtesën Justitia në Evere, u ndërpre për 24 orë të hënën për shkak të pranisë së pleshtave në sallën e gjyqit. Një nga anëtarët e jurisë vuri re një plesht që i zvarritej të akuzuarit në krah. Pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi të shtyjë seancën “për të marrë masat e nevojshme”. “Kjo po shkon shumë larg,” deklaroi kryetarja e trupit gjykues, Isabelle de Saedeleer, duke iu referuar problemeve të shumta me të cilat përballet sistemi i drejtësisë. “Nuk dua të vë askënd në rrezik, as anëtarët e jurisë, as avokatët, as të pandehurit, askënd,” shtoi ajo, duke justifikuar shtyrjen e seancës. Gjykata u këshilloi të gjithë të përfshirëve që të lajnë rrobat e tyre në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

647 views


💾

❌
❌