Europa po përballet me një rritje të ndjeshme shqetësimi për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, teksa dallimet mes figurave kyçe të administratës amerikane po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Sipas një raportimi të Politico-s, diplomatët evropianë e shohin Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si një figurë “solide” dhe relativisht të besueshme, ndërsa zëvendës presidenti JD Vance perceptohet gjerësisht si një faktor destabilizues dhe armiqësor ndaj Europës. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Sipas burimeve të raportuara nga llogaria X në gjuhën perse të ministrisë së Jashtme izraelite, Erfan Soltani, i riu iranian që u bë simbol i protestave në Iran, “u vra brutalisht ndërsa ishte në paraburgim të Republikës Islamike”, shkruan Rainews. I arrestuar gjatë një demonstrate me akuzën e propagandimit kundër sistemit islamik dhe veprimit kundër sigurisë kombëtare, ai u dërgua në burg në Karaj, jashtë Teheranit. Prokurorët iranianë kishin mohuar dënimin me vdekje në një deklaratë të raportuar nga televizioni shtetëror. Por që nga mbrëmja e djeshme, në mediat sociale është përhapur lajmi se Soltani është vrarë në të vërtetë. Një i afërm i ngushtë i të riut zbuloi vrasjen e Erfan Soltanit në burgun e Karaj. Informacioni u nda më pas në një postim në Instagram nga Sholeh Pakravan, nëna e Reyhaneh Jabbari, një grua e ekzekutuar në vitin 2014 për vrasjen e përdhunuesit të saj. Aktualisht nuk është e qartë nëse gruaja ndodhet aktualisht në Iran apo jashtë vendit. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Shqipëria po përballet me braktisje masive, veçanërisht në qytetet e vogla periferike, një pjesë e të cilave madje rrezikojnë të zhduken fare. Qeveria nuk e shikon këtë fare si problem dhe i ka rënë shkurt duke u justifikuar se kjo është një tendencë rajonale, e pandalshme. Por a është më të vërtetë vetëm kjo, apo është keqqeverisja që i largon njerëzit. Merrni Tropojën. Udhëtimi drejt Bajram Currit dhe Valbonës po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Sot, rruga e vetme reale mbetet Rruga e Kombit përmes Kosovës, duke kaluar dy kufij dhe dy dogana – një udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Epoka e përgjakshme e familjes Kadyrov në Çeçeni mund të jetë duke shkuar drejt fundit. Ramzan Kadyrov, 49 vjeç, lideri autoritar i republikës çeçene dhe një nga aleatët më brutalë të Vladimir Putin-it, ndodhet në gjendje shëndetësore të rëndë. Prej kohësh ai vuan nga insuficiencë renale dhe, sipas burimeve ukrainase, gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm që prej dhjetorit. Situata komplikohet edhe më shumë nga fakti se djali i tij 18-vjeçar, Adam Kadyrov, i konsideruar trashëgimtari i regjimit dhe tashmë i emëruar ministër i Brendshëm, ndodhet në terapi intensive pas një aksidenti shumë të rëndë automobilistik. Sipas disa zërave, ai është transportuar me urgjencë në Moskë. Nervozizmi në Kremlin është në nivele të larta, pasi suksesi dinastik i regjimit totalitar çeçen është tani në pikëpyetje. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të diele, një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e tij në zonën e Kombinatit në Tiranë. Berisha ka theksuar se demokratët janë në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Krerët e kishave kristiane në Jeruzalem kanë lëshuar një paralajmërim të fortë kundër asaj që e quajnë ndërhyrje e jashtme që kërcënon unitetin dhe të ardhmen e krishterimit në Tokën e Shenjtë. Në një deklaratë të përbashkët, Patriarkët dhe krerët e kishave shprehën shqetësimin për përhapjen e ideologjive dëmtuese si “Sionizmi Kristian”, duke akuzuar aktorë politikë në Izrael dhe jashtë tij se po nxisin axhenda që dëmtojnë besimtarët vendas. Sipas tyre, këto lëvizje po përdoren për të mbështetur zgjerimin e kolonive izraelite dhe konfiskimin e tokave, duke dobësuar kështu praninë historike të krishterë në Lindjen e Mesme. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi operacionin e fundjavës, ku u godit një grup kriminal në fushën e mashtrimit të qytetarëve italian dhe europian, përmes call center-ave, duke u paraqitur si kompani për investime në kriptomonedha të ndryshme. Aktivitetin mashtrues, e drejtonin 3 vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërsa 6 të arrestuait janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim sqarohet se gjatë hetimeve është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Të shtunën, më 3 janar në mëngjes, në tea room-in e Mar-a-Lago-s, klubit floridian të Donald Trumpit, Marco Rubio qëndron në heshtje pranë presidentit, përballë gazetarëve. Hedh vështrimin djathtas e majtas, duke u lëkundur nga një këmbë te tjetra duke e fshehur me zor emocionin. Sekretari amerikan i Shtetit po sheh të realizohet ëndrra e jetës së tij: rënia e diktatorit venezuelian Nicolás Maduro, i rrëmbyer gjatë natës dhe i transferuar në Nju Jork për t’u gjykuar për trafik droge. Sepse, duke ndjekur drejtpërdrejt operacionin, Rubio nuk e ka përfytyruar thjeshtë Venezuelën duke rënë në kthetrat e Shteteve të Bashkuara. Përtej, ai ka parë se po vinte radha e Kubës, aleates historike të Karakasit. “Po të jetoja në Havanë dhe të isha në qeveri, do të isha së paku i shqetësuar”, tha më pas diplomati me një buzëqeshje që tregonte kënaqësinë e atij që ka vënë në lëvizje një mekanizëm të pakthyeshëm. Ky grusht force spektakolar mban firmën e tij. Është hakmarrja e tij personale: ajo e fëmijës së të mërguarve kubanë ndaj regjimeve komuniste të kontinentit, por edhe hakmarrja e skifterit neokonservator kundër krahut izolacionist të administratës Trump. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve europiane në lidhje me Groenlandën, duke e cilësuar këtë qasje si plotësisht të gabuar. Reagimi i Starmer vjen pas deklaratave të përsëritura nga Shtëpia e Bardhë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një sërë opsionesh për të rritur ndikimin e tyre mbi Groenlandën, përfshirë tarifat tregtare, blerjen e territorit apo edhe skenarë ekstremë të përdorimit të forcës. Në këtë kontekst, Sir Keir Starmer deklaroi qartë se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar është i palëkundur. “Groenlanda është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është çështje e banorëve të ishullit dhe danezëve. Siguria në Arktik është e rëndësishme për të gjithë NATO-n dhe aleatët duhet të veprojnë së bashku për t’iu përgjigjur kërcënimit rus. Vendosja e tarifave ndaj aleatëve për shkak të sigurisë kolektive është plotësisht e gabuar”, tha Starmer. Reagime të forta kanë ardhur edhe nga liderë të tjerë europianë. Kryeministri suedez Ulf Kristersson deklaroi se Suedia nuk do të lejojë të shantazhohet dhe se vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtë të vendosin për çështjet e tyre. Ai theksoi se kjo është një çështje e Bashkimit Europian dhe se Suedia po zhvillon diskutime intensive me vendet e tjera të BE-së, si Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar për një përgjigje të përbashkët. Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se Franca mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, duke i quajtur kërcënimet me tarifa si të papranueshme. Ai paralajmëroi se Europa do të reagojë në mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar, nëse këto masa konfirmohen.
A ka pasur apo jo bashkëpunim mes Elvis Shkambi dhe xhaxhait të tij për të vrarë gjyqtarin e apelit Astrit Kalaja? Për të vërtetuar këtë dyshim ndaj dy të arrestuarve nën hetim për vrasje të funksionarit të drejtësisë në bashkëpunim, prokuroria ka dërguar dy aparate telefoni që ishin në përdorim të Elvis dhe Gjon Shkambit në burg nga dita e krimit në një sallë gjykate. Dy prokurorët e çështjes siç bëjnë me dije burime të sigurta të Top Channel kanë kërkuar kodin e telefonit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi dhe xhaxhait të tij, por asnjëri prej tyre nuk e ka vendosur në dispozicion. Në këto kushte është kërkuar ekspertizë nga policia shkencore për të zbërthyer komunikimet në të dy aparatet, për të këqyrur bisedat mes nipit dhe xhaxhait dhe personave të tjerë, çka do të provojë rolin e Gjon Shkëmbit nëse ka pasur apo jo rol shtytës ose bashkëpunues ditën kur udhëtuan drejt Tiranës për procesin civil mbi pronësinë. Megjithëse Gjon Shkambi nga 6 tetori kërkon lirinë në mënyrë të përsëritur me pretendimin se nuk dinte asgjë për planet e nipit, gjykatat e kanë lënë në burg. Gjoni shprehet se kur nipi qëlloi për vdekje gjyqtarin që sapo kishte shpallur vendimin kundër, ai i tha nipit: Na fike. Ndërsa kërkesa e fundit për liri e Gjon Shkëmbit u shty për tu shqyrtuar në datën 27 janar. Provat e deritanishme tregojnë se 30=vjeçari kishte hyrë edhe herë tjetër gjatë procesit i armatosur dhe pa u vënë re, një situatë kjo e përsëritur edhe ditën e ngjarjes. Vrasësi nuk është ankuar për masën e burgut në gjykatë por ka dëshmuar para hetuesve se ndjeu urrejtje për vendimin sipas tij të padrejtë ndaj dhe qëlloi me armë ndaj gjyqtarit që e vrau në sallë dhe dy të tjerëve që ishin palë të cilët i la të plagosur. Prokuroria po shikon edhe pjesën e dëshmisë ku Elvis Shkambi thotë se për proceset e tejzgjatura ishte ankuar edhe pranë Inspektoriatit të lartë të drejtësisë dhe disa institucioneve të tjera Pas vrasjes së Astrit Kalasë, u vu në diskutim siguria e gjykatave dhe prokurorive. Por me gjithë deklaratat, ende çështja mbetet e pazgjidhur. #voxnews #media #lajme #news
Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq në minutën e fundit nga urdhri për të sulmuar Iranin, siç raporton gazeta “Wall Street Journal”. Edhe pse Pentagoni ishte në gatishmëri të plotë për të goditur të mërkurën, presidenti amerikan “shtypi frenat” pas paralajmërimeve se një sulm i shkallës së gjerë nuk do të garantonte rënien e regjimit, por mund të ndizte një luftë të pakontrollueshme rajonale. Vendimtar në këtë prapakthesë ishte edhe lobimi i ethshëm i Izraelit dhe vendeve arabe, të cilët i druheshin një hakmarrjeje direkte në territoret e tyre. Në terren, bilanci i shtypjes së protestave ka marrë përmasa masakre, duke kapërcyer tashmë shifrën e 3 mijë e 400 të vrarëve. Makthi i familjarëve vazhdon edhe pas vdekjes, pasi autoritetet akuzohen se po kërkojnë shuma deri në 7 mijë dollarë si “shërbim” për dorëzimin e trupave. Shumë prindër të dëshpëruar po detyrohen të braktisin trupat e fëmijëve të tyre në morgje, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat marramendëse që u vendos shteti për varrosjen. #voxnews #media #lajme #donaldtrump
Në mbyllje të protestës të thirrur nga kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Mbështetësit e Lapajt fillimisht kanë hedhur miell para Kryeministrisë dhe ndaj Policisë, për të simbolizuar se pushteti i kryeministrit Edi Rama është i kapur nga droga. Më pas ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe Policisë, ku nuk kanë munguar as shoqërimet e demonstruesve në Komisariat. Lapaj tha se mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolikë për drogën dhe kartelet që mbështet qeveria dhe që Shqipëria u penalizua duke u futur në mes të 75 vendeve që iu anuluan vizat e emigrimit, punësimit dhe lotaria amerikane. #voxnews #media #edirama #adriatiklapaj #protest
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Radio Televizionit Publik Shqiptar. UGSH thotë se do të dalë të hënën me një qëndrim zyrtar ndaj projektit apo propozimit te Kryeministrit duke qenë kategorikisht kundër mbylljes se medias publike në Republikën e Shqipërisë. Sakaq, UGSh ka publikuar edhe një peticion të punonjësve të RTSH që i kërkojnë politikës që t’i rikthejë autonominë reale të medias publike shqiptare dhe në këtë mënyrë, ta ringrejnë vetë nga brenda këtë institucion. #voxnews #media #news #edirama
Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, ku disa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar tubimit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama është në luftë me qytetarët. Kjo pasi sipas Lapajt, qeveria Rama ka mbjellë frikë, varfëri dhe drogë. Ai shtoi se shteti në Shqipëri është vënë në shërbim të grupeve kriminale. Teksa kërkoi largimin e gjithë klasës politike shqiptare, Lapaj shtoi se duhet një aleancë e gjerë kombëtare e ndërkombëtare për të rrëzuar qeverinë Rama. “Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kanë kapur shtetin. Përkundrazi, kur droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria mbizotëron, korrupsioni mbizotëron, keqqeverisja mbizotëron, sepse shteti vendoset në shërbim të krimit dhe kjo duhet luftuar. Droga, qoftë e bardhë apo e kuqe, prodhon vuajtje për kombet, prandaj ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës, meritojnë një luftë të madhe të një aleancë ndërkombëtare kundër tyre. Kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria që mbolli drogë, varfëri dhe frikë, ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Një pjesë e policëve janë zgjatim i krimit. Sot jemi këtu për të dëshmuar se ne nuk kemi frikë. Mbrëmjen e 4 janarit pasi arrestoi djemtë dhe vajzat më të zellshëm të kësaj proteste, duke më gjetur vetëm në shesh, më dërguan vetëm në shesh dhe pastaj më dërgonin njerëz duke më thënë ‘tërhiqu, sepse nuk e vazhdon dot gjatë kështu’. Por vazhduam dhe do të vazhdojmë. Ne ose do të heqim këtë klasë politike, ose do të largohemi të gjithë. Nuk ka rrugë të mesme”, tha mes të tjerash Lapaj. #voxnews #media #news
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e quajti presidentin e SHBA-së, Donald Trump, “kriminel” për mbështetjen e protestave në Iran dhe e fajësoi për mijëra viktima, duke pranuar se janë vrarë mijëra njerëz. Në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, Khamenei tha se protestat kishin shkaktuar disa mijëra të vdekur. Kjo është hera e parë që një udhëheqës iranian jep një indikacion të shkallës së viktimave, nga vala e protestave që filloi më 28 dhjetor dhe u shoqërua me një shtypje të ashpër dhe të përgjakshme. “Në këtë kryengritje, presidenti i SHBA-së bëri deklarata personale, inkurajoi njerëzit që të vepronin dhe tha se ‘Ne ju mbështesim, ne ju mbështesim ushtarakisht’, u shpreh Khamenei, i cili ka fjalën përfundimtare për të gjitha çështjet e shtetit. Ai përsëriti akuza se SHBA-ja kërkon dominim mbi burimet ekonomike dhe politike të Iranit. “Ne e konsiderojmë presidentin e SHBA-së një kriminel, për shkak të viktimave dhe dëmeve, për shkak të akuzave ndaj popullit iranian”, shtoi ai. Ai i përshkroi protestuesit si “ushtarë këmbësorie” të Shteteve të Bashkuara dhe tha se ata kishin shkatërruar xhami dhe qendra arsimore. “Duke i bërë dëm njerëzve, ata vranë disa mijëra prej tyre”, tha ai. Komentet e Khameneit vijnë një ditë pasi Trump kishte marrë pasur ton më të zbutur, duke thënë se Irani anuloi varjen e mbi 800 personave dhe shtoi se respekton shumë faktin që ata anuluan ekzekutimet. Ai nuk sqaroi me kë kishte biseduar në Iran për të konfirmuar nëse vrasjet ishin anuluar. Deklaratat e Trump ishin një shenjë se mund të tërhiqej nga një sulm ushtarak. Ditët e fundit, Trump u kishte thënë protestuesve iranianë se “ndihma po vjen” dhe se administrata e tij do të vepronte në përputhje me rrethanat, nëse vrasjet e protestuesve do të vazhdonin ose nëse autoritetet iraniane do të ekzekutonin protestuesit e arrestuar. Në fjalimin e tij, Khamenei tha se kryengritësit ishin të armatosur me armë të të importuara nga jashtë, pa përmendur ndonjë vend të veçantë. “Ne nuk planifikojmë, nuk çojmë vendin drejt luftës. Por nuk lirojmë as shkelësit e brendshëm; më keq se shkelësit e brendshëm, ka shkelës ndërkombëtarë. Nuk i lëmë as ata”, tha ai dhe u bëri thirrje zyrtarëve të ndjekin çështjet përkatëse. Irani ka rikthyer një qetësi në vend, pas shtypjes së ashpër të protestave që filluan më 28 dhjetor, për shkak të ekonomisë së rënduar të vendit. Shtypja nga regjimi ka lënë të paktën 3,090 persona të vrarë, sipas Agjencisë së Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me bazë në SHBA, duke tejkaluar çdo valë tjetër protestash ose trazirash në Iran në dekada dhe duke kujtuar kaosin e kaluar me revolucionin e vitit 1979. Agjencia ka qenë e saktë gjatë viteve të demonstratave, duke u mbështetur në një rrjet aktivistësh brenda Iranit, që konfirmon të gjitha viktimat e raportuara. AP nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Zyrtarët iranianë kanë akuzuar përsëri SHBA-në dhe Izraelin për nxitjen e trazirave në vend. Të premten, presidenti iranian Masoud Pezeshkian, në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për ndërhyrje në trazira. Nuk ka pasur shenja protestash për disa ditë në Teheran, ku aktiviteti tregtar dhe jeta e rrugës janë rikthyer në dukje normale, dhe mediat shtetërore iraniane nuk kanë raportuar për ndonjë trazirë të re. Gjatë trazirave, autoritetet bllokuan të gjithë aksesin në internet më 8 janar. Të shtunën, dërgimi i mesazheve dhe shërbimet shumë të kufizuara të internetit filluan të funksionojnë sërish përkohësisht në disa pjesë të Iranit. Mesazhet me tekst filluan të funksionojnë gjatë natës, ndërsa përdoruesit mund të qasen në faqet lokale përmes një shërbimi të brendshëm të internetit. Disa raportuan gjithashtu akses të kufizuar në internetin ndërkombëtar përmes përdorimit të një VPN-je. #voxnews #media #news #donaldtrump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të shtunën premtoi të vendosë një valë tarifash në rritje ndaj aleatëve europianë, derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump njoftoi se një tarifë fillestare prej 10% që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Holandën dhe Finlandën. Ai shtoi se këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të vazhdojnë derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e Groenlandës nga SHBA-ja. Deklarata e Trump erdhi në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike janë tensionuar për shkak të çështjeve tregtare dhe politikave të sigurisë. Groenlanda, një territor autonom i Danimarkës, ka tërhequr vëmendjen e administratës amerikane, për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe burimeve natyrore. Sipas ekspertëve, kërkesa e Trump për të blerë Groenlandën është unike dhe e paparë në historinë bashkëkohore diplomatike. Megjithatë, autoritetet daneze dhe vetë popullsia e Groenlandës kanë shprehur dyshime dhe refuzime të qarta ndaj një blerjeje të mundshme. Kryeministrja daneze ka theksuar se Groenlanda nuk është në shitje dhe se çështjet e saj janë të brendshme dhe autonome. Analistët politikë theksojnë se politika e Trump për tarifat mund të ketë ndikime serioze ekonomike, duke rritur çmimet e produkteve europiane në SHBA dhe duke tensionuar marrëdhëniet me aleatët historikë. Sidoqoftë, presidenti ka bërë të qartë se strategjia e tij e tregtisë është pjesë e një vizioni më të gjerë për të rritur fuqinë ekonomike amerikane dhe për të negociuar marrëveshje më të favorshme. Vendimi për të vendosur tarifa ndaj vendeve si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe mund të ketë pasoja edhe në nivel global, duke prekur tregtinë ndërkombëtare dhe stabilitetin ekonomik të Evropës. Analistët paralajmërojnë se tensionet tregtare mund të shkaktojnë përgjigje reciproke nga vendet e prekura, duke rritur pasigurinë për eksportuesit amerikanë dhe për ekonominë globale. Ndërkohë, Groenlanda mbetet një territor i pasur me minerale dhe burime natyrore, përfshirë minerale të rralla dhe burime energjetike, që mund të kenë rëndësi strategjike për SHBA-të në një epokë të rritjes së rivaliteteve gjeopolitike në Arktik. Çështja ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e mediave dhe opinionit publik amerikan, duke hapur debat për legjitimitetin dhe mundësitë e blerjes. #voxnews #media #news #donaldtrump
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një iniciativë ndërkombëtare e ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Në postimin e tij, Rama shprehet se ndihet tepër i nderuar nga ftesa personale e Trump dhe e konsideron këtë një hap të rëndësishëm për vendin në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, Shqipëria përfaqësohet si anëtar themelues, duke ngjitur sipas “një tjetër majë të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë”, dhe kjo pasqyron edhe rritjen e ndikimit të vendit në arenën ndërkombëtare. Rama thekson gjithashtu se kjo ftesë është një reflektim i marrëdhënieve të thella të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë forcuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. “Shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në bordin e paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë. Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të. Thank you, Mr. President. God bless Albania and the United States”, shkruan Rama. #voxnews #media #news #edirama #donaldtrump
Kina ka kaluar në kundërsulm dhe projektohet në “oborrin e shtëpisë” së Shteteve të Bashkuara. Pas tronditjes nga kapja e Nicolás Maduro, që rrezikon të komprometojë shumë interesa të Pekinit në Venezuelë, Xi Jinping priti me të gjitha nderimet Mark Carney-n. Kjo është vizita e parë në Kinë pas më shumë se tetë vitesh nga një kryeministër i Kanadasë, e shtyrë të afrohet me Pekinin nga agresiviteti tregtar dhe politik i Donald Trump-it. “Pas Groenlandës, do t’i vijë radha Kanadasë”, shkruajnë mediat kineze, të cilat e shohin vendimin e Otavës për t’i dhënë fund viteve të gjata të ftohtësisë si një “model” për të gjitha vendet e tjera perëndimore të “bullizuara” nga Shtëpia e Bardhë. Jo rastësisht, Xi shmangu krejtësisht marrëdhëniet e trazuara të së kaluarës së afërt: arrestimi në Vancouver i Meng Wanzhou-t, vajza e pronarit të Huawei, kishte nisur një seri hakmarrjesh nga Pekini. Në vitin 2024, Justin Trudeau kishte vendosur tarifa shumë të larta mbi një gamë të gjerë produktesh kineze. “Të krijojmë së bashku një partneritet strategjik”, i tha Xi Carney-t, një propozim edhe më domethënës duke qenë se i drejtohet fqinjit kryesor të SHBA-ve. Kryeministri kanadez u përgjigj duke shpresuar për një “epokë të re” në marrëdhëniet me Pekinin, shkruan La Stampa. Vizita dukej se ishte thjesht për të rihapur dialogun, por prodhoi menjëherë rezultate konkrete. Kanadaja do të importojë rreth 50 mijë makina elektrike kineze, duke ulur tarifat 100% të vendosura nga Trudeau në nivelin preferencial prej 6.1%. Në këmbim, Pekini do të ulë tarifat mbi canola-n kanadeze (një lloj vaji bimor) në 15% dhe do të eliminojë ato mbi bizelet, karavidhet dhe gaforret. Kina do të lejojë gjithashtu hyrjen pa vizë për qytetarët kanadezë. Jo vetëm kaq. U nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi për energjinë, që hap rrugën për një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve të naftës dhe gazit. Për Kanadanë, kjo nënkupton tërheqje kapitalesh dhe reduktim të varësisë pothuajse ekskluzive nga tregu amerikan. Për Kinën, është gjithashtu një sinjal politik. Duke marrë kontrollin e naftës venezueliane, ku Pekini është importuesi kryesor, Trump synonte të fitonte një armë të re negociuese në përplasjen e tij me Xi-në. Duke afruar Kanadanë, Kina duket se vë në pikëpyetje edhe efektivitetin e Doktrinës së re Monroe. Diskutimi shtrihet edhe më në veri. “E drejta dhe liria e të gjitha vendeve për të zhvilluar aktivitete në Arktik duhet të respektohen plotësisht”, përsërit prej javësh qeveria kineze në përgjigje të synimeve të Trump mbi Groenlandën. Pekini synon burimet natyrore: jo vetëm rezervat e gazit, por edhe mineralet e rralla si uraniumi, zinku, nikeli, grafiti dhe palladiumi, të gjitha të dobishme për aplikime në zhvillimin teknologjik, kapitull themelor i përplasjes mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Prania mes Groenlandës (ku ka shfaqur interes për të financuar infrastrukturë si porte dhe aeroporte) dhe arkipelagëve si Svalbard në Norvegji është e konsoliduar. Midis viteve 2012 dhe 2021, Kina ka investuar 89.4 miliardë dollarë në rajonin arktik. Ambiciet janë të forta, duke qenë se me shkrirjen e akullnajave zhvillimi i Rrugës së Mëndafshit Polar është ndër objektivat strategjikë të Xi-së. #voxnews #media #news