Dy banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Mateo dhe Flori, janë përfshirë diten e sotme në një debat mjaft të fortë. Me shaka Flori nisi të thoshte se do të shesim ambientin e palestrës ku punon Mateo, dhe përshëndeti edhe pronarin Banori u duk se e mërziti kjo gjë dhe menjëherë ngriti zërin, duke i thënë që të mos e përmend më. Mateo shton se do t’ia shpjegojë në një moment tjetër arsyen, mirepo Flori nuk ndaloi duke e vijuar me tej. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbërit, ku një mjet borëpastrues është përplasur me 3 automjete. Sipas informacioneve paraprake, teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit, në anën e Klosit, mjeti borëpastrues ka goditur një automjet tip “Volkwagen” që po lëvizte në drejtim të Tiranës. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues në Prokurorinë e Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve. Fjala e Brahos në lidhje me objektivat që ai ka për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër, ku i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuëse. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Minneapolis të SHBA-ve, ku një oficer i Shërbimit për Kontrollin e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar për vdekje një grua 37-vjeçare. Rrethanat e vrasjes së gruas janë ende të paqarta. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se gruaja u përpoq të shtypte oficerët e ICE me makinën e saj. Një video e incidentit u publikua nga “New York Post” dhe po bën xhiron e mediave sociale. Aty duken agjentët e ICE që i afrohen një makine “Honda Pilot” dhe urdhërojnë shoferin të dalë nga automjeti pasi i bllokuan rrugën. Një nga agjentët përpiqet të hapë derën. Drejtuesja tenton fillimisht të ecë mbrapsht dhe më pas përpiqet të niset përpara, por një agjent tjetër i ka dalë para. Agjenti shmang makinën, kthehet dhe qëllon drejt shoferes. Makina e saj të përplaset më pas me një automjet të bardhë të parkuar aty pranë në anë të rrugës. Pas të shtënave, një grua bërtet vazhdimisht: “Jo! Jo! Çfarë dreqin…? Çfarë dreqin… bëtë? Ju jeni kriminelë të dreqit!” Sipas Shefit të Policisë Brian O’Hara, gruaja ishte në makinën e saj duke bllokuar trafikun në Portland Street. Një oficer federal iu afrua, por “ajo tentoi të largohej”. Ai tha se të paktën dy të shtëna u qëlluan. Hetimi po kryhet nga FBI dhe Byroja e Hetimeve Penale e Minesotës, shtoi ai. Kryebashkiaku Jacob Frey u tha gazetarëve se ishte “i frikësuar” nga veprime të tilla nga oficerët e ICE-së në qytet. “Ata po shkatërrojnë familjet, po shkaktojnë kaos në rrugët tona”, – shtoi ai. Ai tha se nevojitet një hetim, por nuk është i sigurt se si do të vendoset drejtësia. Ai shtoi se sipas mendimit të tij, personi që u vra nuk po përpiqej të “godiste askënd”. Kryebashkiaku akuzoi autoritetet federale se “po përpiqen ta portretizojnë këtë si një akt vetëmbrojtës” duke shtuar se e kishte parë videon e incidentit. “Ky ishte një agjent që përdori pushtetin e tij në mënyrë të pamatur, duke shkaktuar vdekjen e dikujt”, – tha ai. Kryebashkiaku Frey bëri thirrje për unitet dhe kërkoi që qytetarët të mos provokohen nga veprimet e administratës Trump. Ai theksoi se prania e agjentëve të ICE po shkakton kaos dhe humbje jete dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë “trimëri, dashuri dhe mëshirë”. Administrata Trump ka dërguar 2 000 agjentë federalë shtesë në Minneapolis javët e fundit në përgjigje të akuzave për mashtrime me ndihmat sociale në këtë shtet. Vendosja, e cila filloi të dielën, është një nga më të mëdhatë e personelit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një qytet amerikan në vitet e fundit. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al
Në nëntor të vitit 2024, pas sinjalizimit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, prokuroria e Tiranës, u vunë në lëvizje duke zbuluar një rrjet të sofistikuar që qarkullonin shuma të mëdha parash të dyshimta përmes kriptovalutave. Kompani si Cryptoexchange.al, Mr.Crypto.al, tmt.al, USDTirana dhe Usdt_albania qarkulluan transaksione kriptomonedhash kundrejt valutave, kryesisht në cash. Ato operonin duke reklamuar përmes rrjeteve sociale Instagram, Facebook, TikTok dhe Telegram. Këto subjekte nuk ishin thjesht profile online, por një ekonomi hije dixhitale, ku çdo transaksion ishte i fshehtë dhe jashtë çdo kontrolli ligjor. Profilet përdornin kanale të ndryshme për të arritur klientët, duke krijuar një imazh të besueshëm, por krejt i paligjshëm. “Të gjitha këto lënë gjurmë online, janë të kërkueshme, dhe nëse institucionet marrin të drejtën me vendim gjykate mund të marrin të dhëna nga këto kompani. Ti thonë që më jepni të dhëna për këtë person në këto biseda që janë bërë, me një urdhër gjykate janë të gatshme të bashkëpunojnë”, u shpreh Dorian Kane, ekspert Kripto. “Të gjitha këto lënë gjurmë online, janë të kërkueshme, dhe nëse institucionet marrin të drejtën me vendim gjykate mund të marrin të dhëna nga këto kompani. Ti thonë që më jepni të dhëna për këtë person në këto biseda që janë bërë, me një urdhër gjykate janë të gatshme të bashkëpunojnë”, u shpreh avokati, Dritan Jahaj. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al
Gazeta belge, “Niewsblad” i ka kushtuar vëmendje shqiptarit Franc Çopja, të cilin e ka konsideruar si një “figurë kyçe e mafies shqiptare të drogës”. 33-vjeçari do të dalë të enjten para gjykatës së bashku me 8 persona të tjerë për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje me armë në mes të ditës në Molenbeek të Brukselit. Viktima 38 vjeç u qëllua më 27 nëntor 2020 teksa ndodhej si pasagjer në një automjet. Ai arriti të largohej fillimisht, por u ndoq në këmbë nga dy persona të maskuar, të cilët e ekzekutuan. Autorët qëlluan të paktën 17 herë, nga të cilat 11 plumba goditën trupin e Spahiut. “Ardit Spahiu nuk ishte i panjohur për botën e krimit. Ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe në vitin 2010 u arrestua nën dyshimin për përfshirje në një vrasje në qytetin e tij të lindjes, Elbasan. Spahiu i përkiste klanit “Alibej”, i cili prej vitesh ishte në konflikt me klanin rival “Çopja”, thuhet në shkrim. Sipas medias belge, pas vjedhjes së 49 kilogramëve kokainë nga një apartament i klanit “Çopja” në Londër, dhuna mes dy grupeve kriminale u përshkallëzua. “Dosja është e mbushur me vrasje me pagesë të kryera nga të dyja palët. Vrasja e Ardit Spahiut, i cili në vitin 2019 u arratis në Belgjikë nga frika për jetën e tij, konsiderohet si një vazhdim i konfliktit mes këtyre dy klaneve”, thuhet në shkrim. Hetimi për vrasjen e Spahiut mori hov pas dekriptimit të platformës SKY ECC. Në fund u identifikuan 9 të dyshuar, përfshirë Franc (Gergelyn) Çopja, figurë kyçe e klanit “Çopja”. Sipas policisë federale, ai dhe vëllezërit e tij vepronin nga Dubai dhe merreshin me trafik kokaine mes Amerikës së Jugut dhe Evropës. “Gergely (Çopja) është krimineli i parë i drogës që është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Belgjikë. Ai ndodhet në paraburgim në Belgjikë që nga fundi i vitit 2023 dhe dyshohet se ka dhënë urdhrin për vrasjen e Ardit Spahiut. Juria e procesit u përzgjodh të hënën. Të enjten procesi nis zyrtarisht me leximin e aktakuzës, e cila përbëhet nga plot 204 faqe”, thuhet në shkrim. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al
InsideStory, ka siguruar për herë të parë materiale nga dosja kripto e Çopjave që zbulon nivelet e reja të lundrimit të bandave shqiptare. gjithçka nisi pas një informacioni nga autoritetet spanjolle. Një grusht kartmonedhash pesë euroshe, ndezi një hetim të shtrirë në mbarë Evropën deri në Shqipëri duke zbuluar një rrjet të tërë pastrimi. Sipas të dhënave zyrtare të Europol, në vitin 2021, gjatë një kontrolli në banesë të lidhur me një hetim për trafik kokaine, u sekuestruan cash, disa kartëmonedha 5-euroshe që kishin shënime me dorë. Ato jepnin informacione mbi personat që koordinonin dhe lehtësonin aspektin financiar të trafikut. Guardia Civil spanjolle kuptoi që ajo që kishte në dorë ishte një “faturë dore” e një rrjeti global që lëvizte miliona euro nga trafiku i drogës përmes një sistemi financiar paralel, të padukshëm për bankat, por të lexueshëm për ata që dinin të interpretonin kodin dixhital të botës së krimit. “Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pasja në vëmendje e parasë dixhitale është hapi domosdoshëm që ky sektor të mos mbulohet me vellon e pastrimit të parave dhe e një sektori të errët. Kriptovaluta jo domosdoshmërisht është një sektor i errët”, u shpreh Nadia Elbasani, pedagoge. “SPAK ka vendosur sekuestro mbi asete dixhitale, që kanë qenë në bitcoin apo kriptomonedha të tjera, kjo falë edhe bashkëpunimit me organet ligjzbatuese të huaja. Por gjithmonë vetëm në momentet që është realizuar exchange. Pra kemi atë palën e tretë që është exchange, i cili vetëm në këtë rast bëhet identifikimi i personit që dërgon, dhe personit që pret", u shpreh avokati, Dritan Jahaj. Pas sekuestrimit të atyre kartëmonedhave, autoritetet spanjolle njoftuan Europol-in. Ajo që u zbulua më pas ishte shumë më e madhe: rrjeti kishte degëzime në Dubai, Holandë dhe Shqipëri. Në këtë fazë, në lojë hyn SPAK. Duke bashkëpunuar me Europol, hetuesit shqiptarë nisën të gjurmonin transaksione dixhitale që kalonin nëpër “wallet”-e të enkriptuara. Çdo monedhë virtuale mbartte historinë e një rruge të errët financiare. Nga trafiku i kokainës e deri te investimet në vila dhe biznese në dukje të ligjshme në vendin tonë. “Në një rast të tillë duhet të jetë e domosdoshme që subjektit që i është sekuestruar dhe po hetohet nga organi i prokurorisë për pastrim të produktit të veprës penale do duhet që ai të konfirmojë që ai është përdoruesi i atij portofoli, të japi të dhënat e tij, të tregojë transaksionet që realisht ai ka kryer dhe ka përfituar të ardhura nga ky wallet që ai menaxhon dhe gjëja kryesore është që të identifikojë burimin kryesorë pra momentin fillestar që ai ka investuar në blerjen e këtyre kriptomonedhave”, u shpreh avokati, Dritan Jahaj “Deri tani ka pasur një rezultat shumë të mirë në gjurmimin e portofoleve, që kanë bërë transaksione të fshehta, me qëllim për të fshur para apo për të fshehur investimet e tyre, që kanë në kriptomonedha. Por, gjithmonë është mënyra se në një pikë në një momet duhet të lidhet protofoli dixhital që është i paidentifikuar me personin.” u shpreh Dorian Kane, ekspert i Kripto. #voxnews #media #news @voxnews.al
Dikur, krimi i organizuar i pastronte paratë me metoda të drejtpërdrejta: valixhe me euro që kalonin kufijtë, apartamente luksoze ku ruheshin milionat, ndërtime të shumta për t’i bërë të dukshme si të ligjshme. Një ekonomi e gjallë, fizike, ku çdo hap lë gjurmë, por edhe rrezikun e vet. Sot, gjithçka ka ndryshuar..... Metodat e vjetra janë bërë të ngadalta për një botë ku teknologjia udhëheq gjithçka. Paratë nuk kalojnë më nëpër dogana, nuk rrëmbehen në rrugë. Mjafton një laptop, një lidhje interneti dhe një klikim. Paratë zhduken në rrjete virtuale, kalojnë kufijtë pa lënë gjurmë, dhe transformohen në kriptomonedha. “Grupet kriminale e kanë zhvilluar veten e tyre, kanë kaluar metodat të ndryshme të pastrimit të parave, nga metodat tradicionale në metodat e reja. Dhe organizatat shtetërore duhet të jenë në të njëjtën valë zhvillimi, për të bërë të mundur që të shikojnë se kush janë dritaret e reja, të cilat ndjek krimi për ti fshehur paratë e pista” “Referuar faktit që pastrimit të produktit të veprës penale nga grupet kriminale, sigurisht që sjell gjithmonë risi, patjetër që ai do orientohet edhe në risit e teknologjisë, duke ju referuar mënyrës se si paraja dixhitale, është zhvilluar vitet e fundit, është një sfidë më vete për organet ligjzbatuese të cilat duhet të marin në kontroll pastrimin e produkteve të veprës penale", u shpreh ish prokurori, Eugen Beci. Një “wallet” në Tiranë mund të kontrollojë miliona euro që duken të pastra, por origjina e tyre mbetet kriminale. Ky është evolucioni i pastrimit të parave: nga rrugët dhe ndërtesat, tek laboratorët dixhitalë ku krimi ndërthur teknologjinë, mashtrimin financiar dhe luksin.... “Gjurmimi i kriptove është tmerrësisht i vështirë, por falë bashkëpunimit të ngushtë që ne kemi me Europol, Eurojust, me vende të tilla si Holanda, Belgjika, Spanja, Gjermania, Franca etj, kemi krijuar një skudër të përbashkët jo hetimore por që punojmë në grup, dhe shkëmbejmë informacione me ta për të rejat që prodhon bota e kriptove.” Një sistem ku çdo klikim mund të fshehë një histori të errët, dhe ku gjurmët nuk lihen në kasaforta, por në blockchain. Një botë dixhitale që pak kush e kupton, por që është bërë strehë perfekte për krimin e organizuar. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al
Fiks Fare udhëtoi për të disatën herë në Durrës, në disa nga lagje të cilat janë prej orësh e orësh nën pushtetin e ujit. Historia përsëritet sa herë që në vend bie shi i dendur, duke sjellë fryrjen e kanaleve dhe praninë e ujërave të shiut, por edhe të zeza, në banesat e qindra mijëra familjeve. Dy përmbytjet e fundit të Durrësit, të ndodhura në janar 2025 dhe janar 2026, duket se janë një fatkeqësi me përgjegjës sa natyrën aq edhe njerëzit, veçanërisht shtetarët. Natyra s’të fal nëse ndërton në kënetë, afër shtretërve të lumenjve apo detit. Njerëzore për shkak se, strukturat shtetërore, të cilat duhet të merrnin masa në kohë dhe në vijimësi, nuk kanë ndërhyrë për të eliminuar këto rreziqe. Skandali thellohet më tej, veçanërisht në Durrës dhe rrethinat e tij, për shkak se vetë shteti ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për të ndërtuar vepra që do t’u bënin ballë përmbytjeve. Realiteti është krejt ndryshe, pasi kamera e emisionit investigativ shkoi ditët e fundit në dhjetëra familje në zonën e ish-Kënetës dhe Spitallës. Grupi i Fiks Fare solli raste të familjeve të përmbytura, teksa banorët as me çizme nuk mund të futen në shtëpi. Një prej tyre thotë se ka 5 vite që përmbytet dhe familja e saj s’ka marrë asnjëherë dëmshpërblim. “Na kanë thënë se do të marrim këtë vit, por s’kam shpresë” thotë e zonja. Ndërkohë, uji ka depërtuar në çdo cep të banesës, teksa të gjitha mobiliet dhe pajisjet ekektroshtëpiake janë nën ujë. E njëjta situatë është në të gjithë zonën, teksa fjalët e banorëve vetëm sa përsëriten e përsëriten dhe asnjëherë s’është marrë ndonjë masë. Fiks Fare ka denoncuar në kohë të ndryshme përballjen e këtyre mijëra banorëve, të cilët në verë jetonin mes aromës së rëndë të ujërave të zeza dhe në dimër nën pushtetin e ujit. Në zonën e Porto Romanos në Durrës u ndërtua një Hidrovor, i cili është vënë në punë. Por, dje dhe sot, e gjithë zona që duhet të “pastrohej” nga kjo vepër, u përmbyt, megjithëse ishin investuar plot 20 milionë euro. Në muajin qershor të vitit 2024, Bashkia e Durrësit e vuri në punë Hidrovorin. U bënë investimet në kanalizime dhe në këtë vepër, por sërish problemi mbeti, pasi banorët e Spitallës dhe ish-Kënetës, jo vetëm që u përmbytën në fillim të 2025-ës, por u përmbytën sërish dje. Fiksi ka hulumtuar dhjetëra dokumente në investigimet e muajit qershor 2024 dhe shkurtit 2025, ku rezulton se nga viti 2021 dhe në vijim, janë hedhur miliona e miliona euro. Fillimisht u hodhën rreth 900 mijë euro për disa kanale, ndërkohë që më vonë u hap tenderi i madh, plot 20 milionë euro. Më pas të tjera miliona për plotësime punimesh, të gjitha për Hidrovorin në Porto Romano. Vitin e kaluar, Bashkia e Durrësit tha për “Fiks Fare” se Hidrovori ishte në fazë testimi. Po sivjet cili ishte problemi?! Vjet thanë se ishin shirat më të mëdha të 10 viteve të fundit, po sivjet? Fiksi e paralajmëroi kur filloi ndërtimi i hidrovorit të ri që Durrësit sërish do të përmbytej. Hidrovori i ri në Porto Romano është ndërtuar në një distancë më të largët se i vjetri. Uji tashmë ka një rrugë më të gjatë për të përshkuar. Madje, edhe kanali që është hapur për të çuar ujin te Hidrovori i ri, duhet të kalojë në më shumë territor. A e kishin marrë parasysh projektuesit, ndërtuesit dhe financuesit e kësaj vepre?! Krahas Durrësit, përmbytje ka pasur edhe në Kavajë. Grupi i Fiks Fare udhëtoi në zonën e Qerretit, në një familje me 5 fëmijë dhe me kryefamiljarin invalid. Kjo familje prej shumë orësh qëndronte nën pushtetin e ujit. E zonja e shtëpisë tregoi se ka telefonuar dhe është ankuar për situatën në Bashkinë e Kavajës. “Telefonova kryetarin dhe nënkryetarin për të marrë zgjidhje, por s’morëm asnjë përgjigje. Ne nuk kemi ku të flemë” thotë ajo. #voxnews #media #news @voxnews.al
Situata në lumin Vjosë ka hyrë në një pikë kritike, ndërsa reshjet e dendura dhe prurjet e ujit kanë çuar nivelin e lumit në 8.6 metra. Autoritetet lokale po monitorojnë me kujdes situatën, ndërkohë që ndërkaq janë evakuuar 13 familje nga zonat më të rrezikuara. Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, tha se situata mbetet e vështirë, por ka shenja stabiliteti për orët në vazhdim. “Situata aktualisht është në pikë kritike, sepse prurjet në Vjosë janë në nivelin 8.6 metra. Por në orët në vazhdim, ne shpresojmë që do të ketë një ulje të sasisë, duke llogaritur që pjesa e jugut, që është pjesa që sjell prurjet e ujit në këtë nivel, ka një stabilitet prurjesh atje. Dhe kjo do të pasqyrohet për 12 orë gati. Kemi zona me rrezik për 6 familje, që nëse do të ketë pikë kritike, do të evakuohen. Aktualisht janë evakuuar 13 familje”. Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, konfirmoi se të gjitha strukturat e policisë dhe të emergjencave civile janë në gatishmëri për të ndërhyrë, nëse situata përkeqësohet. “Edhe strukturat e policisë janë të gjitha në gatishmëri. Ne kemi vënë në dispozicion të gjitha mjetet e policisë. Policia dhe Emergjencat Civile do të ndërhyjnë kur të jetë e nevojshme. Jemi duke e ndjekur dinamikën e situatës dhe sipas situatës, do të merren hapat e duhur”, u shpreh Çela. Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të qëndrojnë të informuar dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë, duke kujtuar se reshjet dhe prurjet e ujit mund të ndryshojnë shpejt, veçanërisht në zonat më pranë lumit. Sipas parashikimeve, prurjet nga zona jugore, që furnizojnë pjesën jugore të lumit, kanë treguar një stabilitet të lehtë, çka mund të ndikojë pozitivisht në uljen graduale të nivelit të ujit gjatë 12 orëve të ardhshme. Megjithatë, situata mbetet e paqëndrueshme dhe strukturat e emergjencave civile dhe policisë do të vazhdojnë monitorimin e përhershëm. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al
Pajisjet mjekësore të sekuestruara në spitalin privat International Medicare, në hetim nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal, do të vihen në përdorim nga QSUT-ja dhe spitalet rajonale publike. Pas miratimit nga prokurori i çështjes, Risena Xhaja, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, i vë këto pajisje në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim për t’u shpërndarë më tej sipas nevojave të spitaleve apo qendrave shëndetësore. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Me Nicolás Maduro-n, por edhe bashkëshorten e tij, tashmë në duart e drejtësisë amerikane, Venezuela veproi me shpejtësi për të mbushur vakumin në majën e pushtetit, duke ia besuar detyrën e presidentes ish-zëvendëspresidentes dhe krahut të djathtë të Maduro-s, Delcy Rodríguez. Zgjidhja ishte ajo që parashikonin institucionet e vendit, të lodhura prej dekadash nga sundimi i gjatë i Maduro-s dhe më herët i Hugo Chávez-it. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbajti të martën një fjalim para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, ku deklaroi se shumica e njerëzve që e respektojnë e thërrasin atë “Zoti President”. Gjatë fjalimit, Trump iu referua një shembulli që përfshinte presidentin francez Emmanuel Macron. Presidenti amerikan pretendoi se kishte biseduar me homologun e tij francez lidhur me koston e barnave me recetë, duke pohuar se SHBA-të po paguanin “14 herë më shumë” se vendet e tjera për të njëjtin ilaç për dobësim, Ozempic. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme kanë shkaktuar një situatë mjaft problematike. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit. Autoritetet kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm. Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se autoritetet kalimtare në Venezuelë do t’i furnizojnë SHBA-të me 30 deri në 50 milionë fuçi naftë me cilësi të lartë, pa iu nënshtruar sanksioneve. Në një postim në rrjetin e tij social Truth, Trump tha se nafta do të shitet me çmimin e tregut dhe se të ardhurat nga kjo marrëveshje do të menaxhohen prej tij personalisht, me qëllim që të përdoren “në dobi të popullit venezuelian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz kur nuk janë të regjistruar, nuk mirëmbahen dhe nuk inspektohen sipas ligjit. Për këtë arsye, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka dalë me një apel publik, duke kujtuar se siguria e ashensorëve nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor. Sipas ISHMT-së, kuadri ligjor në fuqi për sigurinë e ashensorëve dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa parashikon qartë përgjegjësitë e personave që administrojnë këto pajisje. Administratorët apo shoqëritë administruese janë përgjegjës për regjistrimin e çdo ashensori pranë ISHMT-së, për sigurimin e një kontrate të vlefshme mirëmbajtjeje me subjekte të kualifikuara, si dhe për kryerjen e inspektimeve periodike teknike sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore. Legjislacioni shqiptar, i harmonizuar me standardet europiane, kërkon që ashensorët të jenë të sigurt gjatë gjithë ciklit të përdorimit të tyre. Për ashensorët në ndërtesa banimi dhe në bashkëpronësi, inspektimet periodike duhet të kryhen të paktën një herë në vit, ndërsa për ashensorët që përdoren në ambiente pune, kontrollet teknike janë më të shpeshta. Pa këto inspektime dhe pa dokumentacionin përkatës, përdorimi i ashensorit konsiderohet i paligjshëm dhe potencialisht i rrezikshëm. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, do të japë intervistën e katërt ditën e enjte në orën 20:45 'Çim Peka Live'. Mësohet se Ahmetaj do të bëjë disa denoncime të forta lidhur me qeverinë ku bënte pjesë deri pak vitesh. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Prokuroria e Beratit i përcolli SPAK-ut tre telefona të Arben Isufaj njohur ndryshe si Ben Qimja, për të cilët i kërkohet prokurorisë së posaçme të kryhet ekspertimi. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se referuar burimeve, telefonat u gjetën në banesën e Isufaj pas kontrolleve për shkak të hetimeve që e dyshojnë atë për kanosje të gjyqtarit. Ndërkohë SPAK ka kërkuar më tepër kohë për t’i ekspertuar aparatet telefonikë dhe për këtë arsye afatet e hetimit ku përmendet se gjyqtari Vladimir Cjapi dyshohet se u kanos në shkurt të 2025. Bashkë me gjyqtarin që më herët ka qenë mik me Isufaj në atë kohë policia mori në ruajtje edhe një noter i cili në këtë rast është edhe denoncuesi./TCH #voxnews #media #news @voxnews.al