Një “Hënë e Gjakut” do të shfaqet më 3 mars, me një fazë të plotë të kuqe që do të zgjasë 58 minuta. Kohëzgjatja e gjatë e eklipsit do ta bëjë të dukshëm ndryshimin e ngjyrës dhe lëvizjen e hijes së Tokës. Një fenomen i ngjashëm nuk pritet të ndodhë sërish deri në vitin 2028. #voxnews #media #news #moon #bloodmoon @voxnews.al
Ministria e Jashtme shprehet se është në ndjekje të situatës në vendet e prekura nga konflikti i fundit dhe do të njoftojnë qytetarët shqiptarë për çdo përditësim Ministria e Jashtme e Shqipërisë me anë të një komunikate për mediet sot në 4 mars, ka dhënë një këshillë të rëndësishme për shqiptarët që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë që të udhëtojnë nga shteti iranian drejt Shqipërisë përmes Turqisë apo pikave kufitare. MEPJ iu bën thirrje të gjithë këtyre qytetarëve, që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara. “Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit”, thuhet në njoftim. Në fund të njoftimit, Ministria e Jashtme shprehet se është në ndjekje të situatës në vendet e prekura nga konflikti i fundit dhe do të njoftojnë qytetarët shqiptarë për çdo problematikë. Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat: +90 (534) 080 37 65 +90 (549) 561 19 85 *Si dhe përmes Email:* embassy.ankara@mfa.gov.al #voxnews #media #news
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti ka propozuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, për president të Kosovës, si dhe u ka bërë thirrje partive të tjera të propozojnë kandidatin e tyre. Konjufca është kandidati i vetëm i propozuar deri më tani, teksa po afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se për të thirrur një seancë për zgjedhjen e presidentit, nevojiten të paktën dy kandidatë në garë. “Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë që nuk kanë siguruar 30 nënshkrime për garën për president, unë nuk mund të thërrasë seancën për zgjedhjen e presidentit”, tha Haxhiu. Ajo shtoi se kemi edhe “30 orë kohë” deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Duke propozuar Konjufcën, LVV-ja tha në Facebook se si subjekt politik “është i bindur se në vendin tonë ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, rreth të cilëve do të mund të ndërtohej një pajtueshmëri për të ecur përpara”. “Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme”, tha partia në pushtet. I menjëhershëm ishte reagimi i partive opozitare. Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) tha në Facebook se “qasja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e këtij konsensusi”. Sipas LDK-së, për shkak të qasjes “së papërgjegjshme politike të VV-së, vendi po shkon drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikon të dërgohet në edhe një palë zgjedhje të reja”. Nga Partia Demokatike e Kosovës (PDK), deputetja Vlora Çitaku tha se “tashmë është e qartë: Albin Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total”. Çitaku shkroi në Facebook se “në kohën kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, ai me vetëdije po e shtyn vendin drejt një krize të re politike”. Burime brenda PDK-së thanë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e kësaj partie nuk shkojnë fare në seancë “derisa ka kandidatë partiakë pa marrëveshje politike”. Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati më 4 prill, ndërsa sipas Kushtetutës, presidenti i ri duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. #voxnews #media #news
Giuseppe Sarcina – Corriere della Sera Në takimin e djeshëm të Aleancës në Bruksel, përfaqësuesi i SHBA-së, Scott Oudkirk, kërkoi mbështetjen e partnerëve. Turqia dhe Spanja ishin qartësisht kundër, megjithëse për arsye të ndryshme. Të gjitha vendet e tjera nuk ekspozohen. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë të gatshme të mbrojnë vetëm interesat e tyre në Gjirin Persik. Për disa orë, qeveria turke u kap plotësisht në befasi. Askush në Ankara nuk priste të ishte midis objektivave të përgjigjes iraniane ndaj sulmit SHBA-Izrael. Më vonë ditën e sotme, të mërkurën, më 4 mars, shërbimet e inteligjencës turke përcaktuan se raketa, e kapur dhe e rrëzuar në hapësirën ajrore turke, në fakt ishte drejtuar për në Qipro. Habia e turqve është e lehtë për t’u shpjeguar. Dje, të martën, më 3 mars, Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi që bashkon ambasadorët ose përfaqësues të tjerë të 32 anëtarëve të Aleancës, u takua në Bruksel. Turqia dhe Spanja ishin të vetmet shtete që u distancuan qartë nga sulmi i nisur nga Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu. Vendi i udhëhequr nga Pedro Sánchez theksoi shkeljen e së drejtës ndërkombëtare; vendi i udhëhequr nga Rexhep Tajip Erdogan vuri në dukje se ishte më i ekspozuari ndaj përshkallëzimit të konfliktit. Në anën tjetër të spektrit politik, u dalluan Holanda dhe Shqipëria: të vetmet që mbështetën pa rezerva Uashingtonin dhe Tel Avivin. Megjithatë, shumica e vendeve, përfshirë Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë, kanë miratuar një qëndrim të ndërmjetëm. Ata nuk i dënuan në mënyrë të qartë sulmet amerikane, por më tepër hakmarrjen pa dallim të Iranit. Më e rëndësishmja, grupi i madh mbështeti deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte: NATO nuk do të përfshihet në konfliktin e Lindjes së Mesme. Megjithatë, francezët dhe britanikët deklarojnë se janë të përgatitur për të mbrojtur vetëm interesat e tyre në Gjirin Persik. Megjithatë, duke hapur takimin, Scott Oudkirk, zëvendëskryetari i delegacionit amerikan, shpjegoi fillimisht objektivat ushtarake të luftës. Ndër të tjera, ato përfshinin shkatërrimin e aftësive raketore dhe laboratorëve bërthamorë të Iranit. Oudkirk më pas i nxiti aleatët të bashkëpunonin me SHBA-në, duke ofruar "mjete dhe armë konvencionale". Sipas diplomatit amerikan, ky do të ishte një "shembull i qartë i NATO-s 3.0", që është, me pak fjalë, një version i ri i Aleancës që do të funksiononte në këtë mënyrë: Europianët blejnë armë nga industria amerikane ose kontribuojnë në operacionet e udhëhequra nga SHBA-ja, në këmbim të mbrojtjes totale./Përgatiti Vox News #voxnews #media #news
Izraeli kishte planifikuar fillimisht të niste operacionin ushtarak kundër Iranit në verën e vitit 2026, por zhvillimet e fundit e detyruan ta përshpejtonte planin dhe ta niste operacionin në fund të shkurtit, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz. Sipas tij, një sërë faktorësh ndikuan në ndryshimin e planit, përfshirë protestat e fundit në Iran, qëndrimin e presidentit amerikan dhe mundësinë për të koordinuar një operacion të përbashkët. “Çfarë ndodhi brenda Iranit, qëndrimi i presidentit të SHBA-ve dhe mundësitë për një operacion të përbashkët krijuan nevojën që gjithçka të përshpejtohej dhe të silleshte në shkurt”, tha Katz në një deklaratë. Ministri izraelit i bëri komentet gjatë një vizite me zyrtarë të lartë të inteligjencës së ushtrisë izraelite (IDF). Ai shtoi se pas operacionit të “suksesshëm” gjatë luftës 12-ditore në qershor 2025, ishte bërë e qartë se Izraeli duhej të përgatitej për një konflikt të ri. “Edhe atëherë thashë dhe ishte e qartë: ne nuk po luftojmë luftën e fundit, duhet të përgatitemi për luftën e ardhshme”, deklaroi Katz. #voxnews #media #news
SHBA-të thonë se kanë “goditur ose fundosur në fund të oqeanit më shumë se 20 anije” nga Irani. Përditësimi nga Komanda Qendrore e SHBA-ve, një nënseksion i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, vjen menjëherë pasi sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian me një torpedo. Autoritetet e Sri Lankës thonë se 32 persona janë shpëtuar dhe një zyrtar i ka thënë BBC-së se trupat e 80 personave janë gjetur në bordin e Iris Dena. #voxnews #media #news
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e theksoi edhe një herë kundërshtimin e tij ndaj sulmit mbi Iranin nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke paralajmëruar se konflikti rrezikon të shkaktojë një katastrofë të madhe globale. Sanchez reagoi pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Madridin për shkak të qëndrimit të tij mbi konfliktin dhe refuzimit për të lejuar avionët amerikanë të përdorin bazat detare dhe ajrore të operuara së bashku në jug të Spanjës për ofensivën kundër Teheranit. “Nuk do të bëhemi bashkëfajtorë në diçka që është e dëmshme për botën, as në kundërshtim me vlerat dhe interesat tona, thjesht për të shmangur hakmarrjen e dikujt”, tha Sanchez në një fjalim televiziv drejtuar kombit. Sanchez, një nga kritikët më të zëshëm të Trumpit dhe të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se qeveritë ekzistojnë për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe sulmoi udhëheqësit që “përdorin mjegullën e luftës për të fshehur dështimet e tyre” në vend. “Kështu fillojnë katastrofat e mëdha të njerëzimit… Nuk mund të luani ruletë ruse me fatin e miliona njerëzve”, u shpreh ai. Tensionet mes dy aleatëve të NATO-s janë rritur pasi Sánchez i cilësoi bombardimet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit si të pamatura dhe të paligjshme, ndërsa shumica e vendeve të tjera europiane kanë shmangur kritikat e drejtpërdrejta. Izraeli gjithashtu ka kritikuar Sanchez-in, duke e akuzuar se “qëndron me tiranët” në Iran dhe Palestinë. Spanja deri tani ka shmangur përfshirjen në operacione mbrojtëse, ndërkohë që Britania, Franca dhe Greqia kanë dërguar armatime në Qipro, e cila u godit nga një dron të hënën, dhe kryeministri britanik Keir Starmer autorizoi përdorimin e bazave britanike për goditje mbrojtëse ndaj Teheranit. Sanchez theksoi se bota nuk mund t’i zgjidhë problemet me konflikte dhe bomba. “Qëndrimi i qeverisë spanjolle mund të përmblidhet në katër fjalë: ‘Jo luftës’,” tha ai, duke shtuar se ky qëndrim nuk është naiv, por koherent. Ai përmendi pasojat negative të luftës në Irak, nga rritja e terrorizmit xhihadist deri te rritja e çmimeve të energjisë, për të argumentuar se pasojat e sulmit ndaj Iranit janë po aq të paqarta dhe se ai nuk do të çojë drejt një rendi ndërkombëtar më të drejtë. #voxnews #media #news
Mjekja neurologe, Olta Ramaj, u shpreh në emisionin “Shqipëria Live” me moderatoren Sidorela Gjoni se te shqiptarët kohët e fundit ka një rritje të interesimit për shëndetin mendor, por nuk ka njohje të thella për këto patologji. Lidhur me momentin e duhur se kur duhet të drejtohemi te mjeku specialist për patologji të tilla, ajo thotë se ka një shtyrje nga pacientët. Mjekja Ramaj thotë se njihet pak depresioni nga shqiptarët. Më tej, ajo thotë se patologji të tilla kërkojnë shumë durim nga pacientët deri në momentin që mjekimet apo terapitë të japin efektin e duhur.
Një konflikt brenda IKMT-së ka trazuar ujërat e institucionit, teksa dy titullarët Afrim Qendro dhe Dashnor Sula kanë marrë masa provizore duke i pezulluar dy “sherrxhinjtë”, deri në sqarimin e të gjithë situatës nga organet ligjzbatuese. Në konflikt u përfshi drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta dhe Klesti Çela, drejtori i Mjedisit. Aktualisht, në kërkim është shpallur Çela, bashkë me 3 persona të tjerë. Sipas Policisë së Tiranës, e gjithë ngjarja ndodhi brenda ambienteve të institucionit të IKMT-së, teksa mësohet se drejtori i Mjedisit, është edhe kunati i biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për dosjen AKSHI, duke i dhënë jehonë akoma më të madhe. Por, në çdo episod kur dy persona konfliktohen, “viktimë” mbetet i treti! Një informacion i pa konfirmuar ka dalë nga IKMT-ja, duke u pasqyruar në disa media, sipas së cilit bashkë me Çelën dhe Metën është pezulluar Edvin Bixha, këshilltar pranë kryeinspektorit të IKMT-së. Duket se, për të larguar vëmendjen nga personazhet e lartpërmendur, mjaft të aluduar për veprime apo lidhje miqësie, është tentuar që “viktimë” të mbetet edhe Bixha. Redaksia e Vox News ka kontaktuar me zotin Bixha, duke e pyetur për rrethanat e të gjithë episodit dhe nëse ka qenë i përfshirë. Pa dhënë shumë detaje, Bixha tha se është larguar prej gati 2 javësh nga IKMT-ja, me dorëheqje. Madje, redaksia e Vox News ka siguruar edhe një urdhër, të datës 23 shkurt 2026, për largimin nga funksioni i këshilltarit të Edvin Bixhës. Dokumenti është zyrtar, ka një numër 78, teksa kryeinspektori i ri i IKMT-së, Afrim Qendro, e ka firmosur dhe urdhëron “largimin e z. Edvin Bixha dhe marrëdhëniet administrative dhe ato financiare i ndërpriten më datë 23 shkurt 2026”. Tani, si mund të ketë lidhje ky person me ngjarjen në fjalë, teksa ai është larguar prej ditësh nga institucioni? Urdhri është i prerë, pasi asnjë veprim i Bixhës nuk ka ndikuar në ngjarjen në fjalë. Në fakt, në gjithë këtë histori, personat përgjegjës janë pikërisht zyrtarët dhe ata që nuk e parandaluan. Nga titullarët, te personat e përfshirë apo edhe veprimet e mangëta në sqarimin e të gjithë situatës. Si mund të fusësh një person të tretë në gjithë këtë histori, që ka ndodhur ditët e fundit, me një ish punonjës që është larguar prej javësh nga institucioni. Dokumenti është tepër i qartë, teksa edhe organet ligjzbatuese e kanë mjaft të qartë të gjithë ngjarjen, pasi institucioni ka kamera dhe atje duken të gjitha veprimet. Nëse kanë ose jo dëshirë për t’a zbardhur kjo mbetet për t’u parë, teksa përfshirja e një të treti, është shumë bërë me dashakeqësi. #voxnews #media #news
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar si kandidat për president ish-kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në një deklaratë të bërë publike këtë të mërkurë, subjekti fitues i zgjedhjeve thekson se, "pas të gjitha përpjekjeve për të arritur një marrëveshje me opozitën, do të propozojë për kreun e shtetit deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës së Kosovës". Sipas deklaratës, "zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, të cilat erdhën pas një bllokade mbi dhjetëmujore, prodhuan rezultatin më të qartë në historinë e Kosovës së pasluftës”, duke e cilësuar votën qytetare si një mesazh kundër bllokimit institucional dhe në favor të themelimit të institucioneve. Vetëvendosje thekson se, në përputhje me këtë rezultat, pa vonesë janë konstituuar Kuvendi dhe Qeveria, ndërsa procesi i radhës mbetet zgjedhja e presidentit. Për këtë pozitë kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në sallë. Vetëvendosje bën të ditur se ka propozuar ofrimin e një kandidati konsensual dhe se ka ftuar disa herë në takim subjektet më të mëdha opozitare për të gjetur emra të përbashkët. Megjithatë, sipas saj, nga opozita nuk ka pasur asnjë propozim konkret, ndërsa janë refuzuar edhe ofertat me emra të caktuar. “Subjekti ynë politik është i bindur se në vendin tonë ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, rreth të cilëve do të mund të ndërtohej një pajtueshmëri për të ecur përpara. Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme”, thuhet në deklaratë. "Në të njëjtën kohë, i ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar. Jemi të bindur se kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara", vijon deklarata. #voxnews #media #news
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i hapur për të mbështetur grupe iraniane të gatshme të marrin armët për të rrëzuar regjimin në Teheran, raportoi të martën The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë. Sipas burimeve të gazetës, Trump ka zhvilluar të dielën një bisedë me liderë kurdë në Iran dhe po angazhohet në mënyrë të vazhdueshme me figura të tjera rajonale që, sipas raportimit, mund të përfitojnë nga dobësimi i regjimit iranian. Media Axios ishte e para që raportoi për telefonatën e Trump me liderët kurdë. Sipas raportimit, forcat kurde kanë prani të konsiderueshme përgjatë kufirit mes Irakut dhe Iranit. Bombardimet izraelite ndaj pozicioneve në Iranin perëndimor kanë nxitur spekulime se synimi mund të jetë krijimi i hapësirës për një avancim të mundshëm kurd. Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt një plan të tillë. “Presidenti Trump ka folur me shumë partnerë rajonalë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pa komentuar mbi qëllimet konkrete të presidentit. #voxnews #media #news
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ka anuluar ndërtimin e resortit me 5 yje në Divjakë, një tender i denoncuar nga Vox News disa muaj më parë. Duket se projekti ka pasur kundërshtitë edhe në zyrat e vetë shtetit, pasi në dokumentet dhe fotot e publikuara nga redaksia jonë vetëm si investim shtetëror nuk dukej, por si një hotel luksoz, i cili pritej të menaxhohej nga disa persona që qëndronin pas Agollit. Megjithëse emri i projektit ishte "ferma e dijes dhe ullishtes", në realitet ndërtimi parashikonte dhoma luksoze hoteli, restorant dhe pishinë. Çfarë ferme do ndërtohej me gjithë këtë luks? Kujt do t'i shërbente gjithë ky investim me vlerë disa miliona euro? Banorëve të zonës, fermerëve apo biznesmenëve të tjerë?! Ditët e fundit, disa javë pas investigimit të publikuar, Agolli ka bërë prapaktheu. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka anuluar me shpejtësi tenderin e hapur në muajin gusht të vitit të kaluar. Objekti i procedurës ka qenë "ndërtimi i infrastrukturës së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Divjakë". Ndërkohë që Fondi shkruante se me 4.6 milionë euro do të ndërtohej "ferma e dijes dhe agroturizmit të ullishteve, Divjakë”. "Arsyet e anulimit janë për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar", thuhet në dokumente. Më tej jep edhe një informacion shtesë. "Për shkak të pamundësisë financiare të bashkisë për realizimin e procesit të shpronësimit, FSHZH nuk mund të vijojë me ecurinë e mëtejshme të procesit të prokurimit për finalizimin e kontratës dhe zbatimin e projektit", përfundon dokumenti. Por, a nuk e kishte parashikuar më parë këtë proces?! Më shumë se tërheqja e Bashkisë së Divjakës, ajo që vjen erë në gjithë këtë proces ishte investimi. Si mund të bësh një resort të tillë me lekët e shtetit, të taksave, për një grup personash? Disa javë më parë, redaksia jonë denoncoi këtë projekt, tashmë të anuluar në Divjakë. "Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është kthyer në një biznesmen të mirëfilltë, megjithëse me turizëm merret djali dhe bashkëshortja e tij. Tashmë në krye të një institucioni shtetëror, ai ka bërë një mori ndërtesash, brenda të cilave ka bërë bare, restorante apo hotele", ishte denoncimi, që vijonte se Fondi Shqiptar i Zhvillimit kishte hapur një tender me një vlerë të madhe për hotelin në fjalë. Vox News hulumtoi dokumente dhe foto se në një kodër në Divjakë do të ndërtohej një godinë të madhe dykatëshe, me punime guri dhe druri. Fotot e projektit më shumë ngjasojnë me një resort luksoz, sesa me një fermë. Resorti do të ketë dhoma hoteli, restorante, bare apo edhe pishinë. “Ndërtesa kryesore, e dizajnuar me kujdes për të ndërthurur estetikën moderne me elementet natyrore, qëndron në harmoni të plotë me peizazhin përreth”, shkruan projektuesi. Sipas saj, ullishtat e gjelbërta shtrihen në të gjithë zonën, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe edukative. “Pishina e integruar dhe tarracat e gjelbëruara shtojnë një prekje të qëndrueshme dhe luksoze, duke bërë këtë fermë një destinacion unik agro-turistik”, thuhej në dokumente. Ky masterplan dhe projekt teknik ishte financuar nga Bashkia e Divjakës. #voxnews #media #news
Shefi i sapoemëruar i Mbrojtjes së Iranit, Seyed Majid ibn al-Reza, raportohet se ka humbur jetën në sulme ajrore izraelite, vetëm dy ditë pas lajmeve për vrasjen e paraardhësit të tij, Amir Nasirzadeh. Sulmet janë pjesë e një operacioni të gjerë ushtarak SHBA-Izrael, që sipas raportimeve po shënjestron objekte ushtarake dhe strategjike iraniane. Fushata është përshkruar si një nga më të gjërat në dekadat e fundit. Raporte të mëparshme kanë konfirmuar se edhe ish-komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour, ishte mes viktimave, duke iu referuar burimeve të mediave të huaja. Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi operacionin, të quajtur “Operation Epic Fury”, si një masë parandaluese kundër kërcënimeve që burojnë nga programet bërthamore dhe raketore të Iranit. Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se fushata ushtarake synon të mbështesë popullin iranian “në formësimin e së ardhmes së tij”. Deri tani, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një konfirmim të plotë zyrtar mbi këto raportime, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar dhe në zhvillim. #voxnews #media #news
Zbardhet drafti i Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit. Sipas këtij drafti, koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve do të kufizohet në 5 minuta, ndërsa mbeten 11 Komisione Parlamentare. “I nderuar z.Kryetar, Bazuar në nenin 75, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 117, të Rregullores së Kuvendit, bashkëlidhur kësaj shkrese paraqesim Projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, së bashku me relacionin shoqërues”, thuhet në shkresën dërguar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Projektvendimi: Në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë vijon: Neni 1 Pas nenit a/7, shtohet neni a/8 me përmbajtje si më poshtë: “Neni a/8 Procedura e përshpejtuar e shqyrtimit të projektligjeve që synojnë përafrimin Kuvendi i Republikës së Shqipërisë përfshin menjëherë në programin dhe kalendarin e tij punimeve dhe shqyrton me procedurë të përshpejtuar, projektligjet që synojnë përafrimin e të legjislacionit, marrëveshjet që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe/ose detyrimeve që dalin nga procesi i negociatave të anëtarësimit, me përjashtim të ligjeve të parashikuara në nenin 81, pika 2, të Kushtetutës”. Në nenin 19 bëhen këto ndryshime: 1. Pika 1 ndryshon si më poshtë: Neni 2 “1. Kuvendi miraton në seancë plenare ngritjen e 11 komisioneve të përhershme me emërtesat dhe fushat e përgjegjësisë si më poshtë: – Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. (Çështjet e politikave ekonomike me përqasjen ndaj tregut të përbashkët evropian, Buxhetin e Shtetit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tij, marrëdhëniet e punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtorëve, financat publike, privatizimet dhe sistemin bankar.) – Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. (Kodet dhe ligjet duke garantuar përputhshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre me standardin Europian; organizimin e pushtetit gjyqësor dhe raportimin e tij, administratën e pushtetit gjyqësor; administratën publike, institucionet e pavarura në sistemin e drejtësisë.) – Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. (Çështjet e brendshme, të rendit, organizimin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare e publike, organizimin e Forcave të Armatosura dhe bashkëpunimin ushtarak; çështjet e organizimit dhe funksionimit të pushtetit vendor, emergjencat civile dhe mbrojtja nga fatkeqësitë, shërbimet sekrete.) – Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet. (Çështjet në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikat e zhvillimit të sportit.) – Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. (Çështjet lidhur me politikat shëndetësore, sigurimet shoqërore, familjen, gruan dhe çështjet për mirëqenien sociale.) -Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. (Çështjet në fushën e energjisë, burimeve natyrore dhe biodiversitetit, infrastrukturën, industrinë dhe telekomunikacionin, rregullimin e territorit, tregtinë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet për zhvillimin e qëndrueshëm.) – Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. (Çështjet në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, çështjet lidhur me veprimtarinë e mediave audiovizive dhe informimit dhe çështjet për garantimin e lirisë së shprehjes.) #voxnews #media #news
India dhe Evropa po përjetojnë një krizë të thelluar energjetike pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Gjiri, e shkaktuar nga lufta mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit. Kompanitë indiane kanë reduktuar furnizimet për industritë vendase, ndërsa importuesi kryesor i gazit, Petronet LNG Ltd, ka njoftuar GAIL (India) dhe kompani të tjera për ulje të dërgesave. Shkurtimet variojnë nga 10% deri në 30%, duke detyruar korporatat si Indian Oil Corp (IOC) të paralajmërojnë klientët për ndërprerje të furnizimit. India, si blerësi i katërt më i madh në botë i LNG-së, mbështetet kryesisht tek Lindja e Mesme. Katari, prodhuesi më i madh global i LNG-së, pezulloi prodhimin pas një sulmi me dronë ndaj objekteve energjetike në Mesaieed dhe Ras Laffan, duke shpallur “forcë madhore” – një klauzolë që e lironte nga detyrimet kontraktuale për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Çmimet e gazit natyror u rritën me mbi 33%, ndërsa kontrata holandeze TTF, pika referuese e rajonit, shënoi një rritje të fortë pas ndërprerjes së furnizimeve. Indekset evropiane ranë ndjeshëm, duke reflektuar pasigurinë e tregut energjetik. Lufta në Lindjen e Mesme ka prekur edhe Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më kritike të tranzitit energjetik global, duke nxitur rritje të mëtejshme të çmimeve. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e furnizimeve nga Katari, i cili përfaqëson 20% të tregut global të LNG-së, mund të zgjasë krizën energjetike. Kompanitë indiane po përgatiten të hapin tenderë spot për të kompensuar mungesën, megjithëse kostot e transportit dhe sigurimit janë rritur ndjeshëm. Konflikti SHBA-Izrael-Iran pritet të ketë pasoja afatgjata për tregjet globale të energjisë, ndërsa mungesa e një zgjidhjeje diplomatike e bën situatën edhe më të paqartë. #voxnews #media #news
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei u vra pasi spiunë izraelitë hakeruan kamerat e trafikut në Teheran, raporton Sky News. Kamerat ishin një nga disa burime inteligjence që ndihmuan në konfirmimin e vendndodhjes së Ajatollahut të shtunën në mëngjes, sipas dy burimeve të njohura me çështjen. Sipas tyre, kishte gjithashtu një burim njerëzor që raportonte tek amerikanët, megjithëse CIA refuzoi të komentojë. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
SPAK kërkon konfiskimin e mbi 2 milionë euro pasuri në posedim të Jusel Micit dhe Mendim Domit, të akuzuar për veprat penale “mashtrim kompjuterik”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “pastrim parash” dhe “fshehje të ardhurash”. Domi dhe Mici u shkaktuan qytetarëve evropianë një dëm prej 15milionë eurosh nëpërmjet skemave të mashtrimit me Call Center-a. GJKKO i dënoi me 3 vite burgim, por Apeli i Posaçëm e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer dhe njëherë çështjen për gjykim. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Beteja disa vjeçare mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike ka përfunduar me heqjen dorë nga ish-kryetari i PD-së nga mbajtja e të gjitha simboleve dhe logove të kësaj force politike. Së fundmi PD-ja njoftuar se ka marrë kontrollin edhe të faqes së Facebook me 320 mijë ndjekës, të quajtur “Demokratët Euroatlantikë”, faqe e cila më pak ka qenë me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al