Vrasja e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj brenda burgut të Koridallos ka marrë vëmendje të gjerë nga mediat greke. Gazeta greke “Protothema” shkruan se...
Vrasja e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj brenda burgut të Koridallos ka marrë vëmendje të gjerë nga mediat greke. Gazeta greke “Protothema” shkruan se autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shqiptarin brenda krahut të tretë të burgut më të madh të vendit fqinj. Gjithçka, sipas gazetës greke tregon se kjo është një vrasje me pagesë, sipas hetimeve që po kryhet nga Forcat e Sigurisë së Pireut. Viktima ka një të kaluar të rëndë kriminale, ashtu si edhe autori. 49-vjeçari Aliaj ka kryer të paktën 2 vrasje në Shqipëri, për të cilat ishin lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare. E para ndodhi në qytetin e tij të lindjes, në Tepelenë, në vitin 2005, dhe e dyta u krye në Tiranë në maj të vitit 2016 kur ai ekzekutoi Elton Çiçon në zonën e ish-Bllokut. Sipas “Protothema” ai ishte anëtar i një bande të fortë në jug të Shqipërisë të përfshirë në trafikun e drogës. Edhe 28-vjeçari grek ka kryer dy vrasje. E para disa muaj më parë në Agios Panteleimonas, kur qëlloi me gjakftohtësi në kokë një shqiptar, i cili kishte qenë në shënjestër të policisë për grabitje dhe vjedhje me thyerje. E dyta ndodhi këtë të hënë me thikë në burgun Korydallos. “Sipas informacioneve, oficerët e policisë që po merren me çështjen besojnë se kjo është një kontratë vdekjeje kundër 49-vjeçarit, të cilën 28-vjeçari e ka kryer me urdhër të një tjetër krimineli shqiptar, të cilin e ka punësuar për vrasje. Sipas të njëjtave burime, trafiku i drogës në Athinë është fajtori më i mundshëm. Domethënë, kush do të kontrollojë sheshet e kryeqytetit? Viktima ishte liruar nga burgu disa javë më parë dhe ishte kthyer. Ndoshta aty qëndron përgjigjja për vrasjen”, shkruan “Protothema”. #voxnews #media #lajme #news
12.5K views