Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026@voxnews.al - TikTok

Historiani dhe analisti politik serb Dragomir An?elkovi? mendon se ndryshimet ligjore në Serbi po i shërbejnë Aleksandar Vuçiçit si mekanizëm negocimi...

4 February 2026 at 18:00

Historiani dhe analisti politik serb Dragomir An?elkovi? mendon se ndryshimet ligjore në Serbi po i shërbejnë Aleksandar Vuçiçit si mekanizëm negocimi në raport me Bashkimin Europian, qytetarët dhe opozitën. Sipas tij, zgjedhjet nuk do të mbahen këtë vit, por vitin e ardhshëm, ndërsa thotë se kreu i shtetit serb ka ndërmend të “propozojë” një qeveri kalimtare. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

0 views


💾

Një familje shqiptare ka nisur një apel publik për ndihmë, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën një burri dhe babai të ri, i cili po përballet me një s...

4 February 2026 at 18:00

Një familje shqiptare ka nisur një apel publik për ndihmë, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën një burri dhe babai të ri, i cili po përballet me një sëmundje shumë të rrallë dhe të rrezikshme të trurit. Ylber Qenani vuan nga një malformacion arteriovenoz (MAV), një formë e komplikuar aneurizme, që në muajin dhjetor i shkaktoi një hemorragji cerebrale të rëndë. Si pasojë, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, duke e lënë me pasoja serioze fizike dhe me vështirësi të mëdha në lëvizje. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

888 views


💾

U vra nga i vëllai prej muzikës së lartë, momenti kur një person shfaqet me thikë pas 22-vjeçares në Itali! Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë,...

4 February 2026 at 18:00

U vra nga i vëllai prej muzikës së lartë, momenti kur një person shfaqet me thikë pas 22-vjeçares në Itali! Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 22-vjeçare u vra me thikë nga vëllai i saj në Napoli. Ylenia Musella humbi jetën pas plagëve që kishte marrë pas një debati që kishte pasur me vëllain e saj, Giuseppe, i cili e goditi motrën e tij me thikë në shpinë. Ai u dorëzua vetë në polici dhe në dëshminë e tij u shpreh se debati lindi pasi Ylenia kishte ngritur shumë zërin e muzikës, duke mos e lënë atë të flinte gjumë. Një video e postuar në llogarinë e TikTok-ut të Ylenias, 22-vjeçarja shihet duke kërcyer nën ritmet e muzikës, por në fund të videos, një person zbret nga shkallët teksa mban diçka në dorë, e cila duket si një thikë. Video është postuar një ditë përpara se të ndodhte vrasja e të resë, me mediat që dyshojnë se në video shfaqet vëllai i saj, duke ngritur aludime se kjo nuk ishte hera e parë që ai e ka kërcënuar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2214 views


💾

“Je reporterja më e keqe, nuk buzëqesh asnjëherë”/ Trump përplaset me gazetaren e CNN-it pas pyetjeve për Epstein! Këmbëngulja e korrespondentes së CN...

4 February 2026 at 18:00

“Je reporterja më e keqe, nuk buzëqesh asnjëherë”/ Trump përplaset me gazetaren e CNN-it pas pyetjeve për Epstein! Këmbëngulja e korrespondentes së CNN-it, Kaitlan Collins për pyetje rreth Jeffrey Epstein gjatë një takimi të presidentit me gazetarë në Zyrën Ovale, e ka nxehur keq Donald Trumpin. Sipas The Guardian, tensioni nisi kur Collins vuri në dukje përpjekjet e Trump për t’i paraqitur gjetjet nga grupi i fundit i dosjeve të Epstein si “problematike vetëm për Demokratët”, duke theksuar se dokumentet nxirrnin në pah edhe lidhje të afërta të financierit me dy aleatë të Trumpit- Elon Musk dhe Howard Lutnick, sekretarin e tij të tregtisë. Presidenti reagoi duke nënkuptuar ekzistencën e një “komploti kundër tij”. Kur ai tentoi ta mbyllte diskutimin duke thënë se “ndoshta është koha që vendi të kalojë në një fazë tjetër”, Collins e pyeti: “Por çfarë do t’u thoshit njerëzve që mendojnë se nuk kanë marrë drejtësi, zoti President?”. “Çfarë thatë?”, reagoi Trump me nervozizëm, e nga këtu, kaloi në sulme personale ndaj Collins, ish-reportere e gazetës konservatore Daily Caller, ndaj së cilës Trump ka shprehur shpesh zemërim gjatë të dy mandateve të tij. “Çfarë do t’u thoshit të mbijetuarve që mendojnë se nuk kanë marrë drejtësi?”, e përsëriti pyetjen Collins. “E dini, ju jeni reporterja më e keqe”, u përgjigj Trump me përçmim. Duke iu drejtuar ligjvënësve republikanë të pranishëm, ai shtoi: “Është një grua e re. Nuk mendoj se të kam parë ndonjëherë të buzëqeshësh”, vazhdoi ai përpara se të kthehej sërish nga Collins. “Të njoh prej dhjetë vjetësh. Nuk parë ndonjëherë një buzëqeshje në fytyrën tënde. Dhe e dini pse nuk buzëqesh? Sepse e ke mjaft të qartë edhe vetë që nuk po thua të vërtetën…”, ishte komenti i tij. Në vitin 2020, Trump u largua në mënyrë demonstrative nga një konferencë për shtyp, kujton The Guardian, pasi Collins refuzoi ta ndihmonte atë t’ia hiqte fjalën një reporteri tjetër, të cilin Trump e kishte ndërprerë për shkak se kishte bërë një pyetje, të cilën ai e përshkroi si “dashakeqe”. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #v#voxnewsm#median#news@voxnews.al

5269 views


💾

Gjykata ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqaraj, që ka ndihmuar vrasësit e Gentjan Bejtjas duke i larguar nga vendi i ngjarjes, pas atenatit. Pas prete...

4 February 2026 at 18:00

Gjykata ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqaraj, që ka ndihmuar vrasësit e Gentjan Bejtjas duke i larguar nga vendi i ngjarjes, pas atenatit. Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Ilir Beqaraj. Kujtojmë se Ilir Beqaraj është arrestuar që në muajin Mars të vitit 2024, i cili u vu në pranga bashkë me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor. Ai ishte zhvendosur në Tiranë, ku jetonte me qira në një vilë luksoze në Lundër, ku nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur edhe dy pistoleta, njëra me leje dhe tjetra pa leje. Zhvendosja në kompleksin luksoz, ku qëndrojnë disa nga eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri, kishte bërë që ai të punësonte Edison Haxhiun, me qëllim për të kryer disa punë të familjes, përfshirë dhe transportimin e fëmijëve të Beqaraj në shkollë. Vrasësit e Gentjan Bejtjas kanë qenë me një automjet “Range Rover”, ku shofer dyshohet se ka qenë Ilir Beqaraj, dhe pas atentatit e dogjën në fshatin Hasan. Prej andej ata janë larguar me një automjet “Golf 7”, e cila përdorej nga Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

11.2K views


💾

Enrik Banushi është larguar nga drejtimi i shoqërisë policore “Illyrian Guard sh.a”, e cila është me kapital 100 % shtetëror. Në vend të tij, drejtimi...

4 February 2026 at 18:00

Enrik Banushi është larguar nga drejtimi i shoqërisë policore “Illyrian Guard sh.a”, e cila është me kapital 100 % shtetëror. Në vend të tij, drejtimin do e marrë Florenc Spaho, ish-drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT. Shoqëria “Illyrian Guard” është e para shoqëri aksionere me kapital 100 % shtetëror, e cila u themelua në vitin 2019 dhe që ofron shërbimet e sigurisë dhe ruajtjes fizike të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë institucionet shtetërore dhe në vazhdimësi dhe të bizneseve apo ndërmarrjeve private. Kryeministri Edi Rama, pak muaj më parë e kritikoi shoqërinë “Illyrian Guard” duke thënë se ishte kthyer në një “jetimore qokash” që humbi misionin e saj fillestar. Ai po ashtu kërkoi një reformë rrënjësore në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe e cilëson Policinë si pjesë të problemit në çështjen e ndërtimeve të paligjshme. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

10K views


💾

Për të tretën ditë me radhë, banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, ...

4 February 2026 at 18:00

Për të tretën ditë me radhë, banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës me bllokim të rrugëve dhe një protestë para dyerve të SPAK. Një nga banorët protestues deklaroi se kundërshtimet do të jenë “të pandalshme” derisa të zgjidhet çështja e pronave, për të cilat ata pretendojnë se po u grabiten për t’i hapur rrugë ndërtimit. Sipas tij, projekti kërcënon rreth 80 banesa. Protestuesi drejtoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e krahasuar Kryeministrin Edi Rama me Enver Hoxhën dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me Themie Thomain. “Ne i kërkojmë shtetit, kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut që ka firmosur,” tha ai, duke akuzuar gjithashtu biznesmenin Bashkim Ulaj dhe një ish-zyrtar të quajtur Fatmir Shpellza si përgjegjës për situatën. Banorët paralajmëruan se do ta përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën kryesore. Gjithashtu, ata bënë thirrje për një protestë të nesërmen para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kërkojnë të priten nga drejtuesit e saj. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

4875 views


💾

Dështon në minutën e fundit gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Kandidatëve që morën pjesë u ka ardhur një email nga komisi...

4 February 2026 at 18:00

Dështon në minutën e fundit gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Kandidatëve që morën pjesë u ka ardhur një email nga komisioni, i cili i njofton se gara është finalizuar pa një fitues. Burime bëjnë me dije për A2CNN një nga kandidatët që është vlerësuar nga komisioni më me shumë pikë, i mungon një nga kriteret ligjore për t'u shpallur fitues, siç është cikli i dytë i arsimit të lartë. Për këtë arsye edhe gara nuk është finalizuar me fitues. Pritet që të hapet garë sërish. Në mesazhin që u ka shkuar kandidatëve thuhet: “Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese. Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar". Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3275 views


💾

Giuseppe Musella, 28-vjeçari i arrestuar nga Prokuroria e Napolit për vrasjen e motrës së tij, Ylenia Musella, 22 vjeç, është dorëzuar në polici dhe k...

4 February 2026 at 18:00

Giuseppe Musella, 28-vjeçari i arrestuar nga Prokuroria e Napolit për vrasjen e motrës së tij, Ylenia Musella, 22 vjeç, është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer se ai qëndron pas krimit tragjik. Ylenia u godit me thikë në shpinë të martën pasdite dhe humbi jetën pak pas mbërritjes në spitalin Villa Betania në Napoli. Ngjarja ka tronditur lagjen Ponticelli, ku Ylenia jetonte vetëm me vëllain e saj, Giuseppe, ndërsa nëna dhe njerku i saj janë aktualisht në burg. Motrën e tij, Ylenia, e cila ishte shumë e lidhur me familjen, e kishte përshkruar në një postim në rrjetet sociale me fjalët: “Ti je gjithçka për mua. U bëre një nënë dhe një baba për mua. Nuk do të doja kurrë të të shihja të vuash, sepse nëse je mirë, edhe unë jam mirë. Edhe nëse zihemi, dashuria ime për ty nuk do të ndryshojë. Ti je gjithçka për mua, je pasuria ime më e çmuar.” Njerku i Ylenias dyshohet të jetë një anëtar i shquar i klanit Casella-Circone, i njohur për aktivitetet e paligjshme që kontrollon në zonë. Për më tepër, hetimet po zbulojnë një pamje të qartë të mosmarrëveshjeve të ashpra dhe tensioneve të vazhdueshme mes motrës dhe vëllait. Në rrjetet sociale, Giuseppe është paraqitur me një gjest që përfshin një armë, duke e përshkruar veten si një figurë të rrezikshme dhe të pakontrolluar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2265 views


💾

Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në skandalin e mbetjeve të rrezikshme që lidhet me kompaninë “Ku...

4 February 2026 at 18:00

Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në skandalin e mbetjeve të rrezikshme që lidhet me kompaninë “Kurum”. Nga këto, 26 janë masa “arrest me burg” dhe 7 masa “arrest shtëpie”. Operacioni për ekzekutimin e masave është shtrirë në 3 qytete, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Mes personave për të cilët janë firmosur këto masa janë drejtues të “Kurum International” dhe kompanisë shqiptare “Sokolaj”, si dhe zyrtarë të doganës e biznesmenë. Masë sigurie është lëshuar edhe për ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollanin e cila është lënë me “arrest shtëpie”, për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore. Hetimet kanë konfirmuar se mbetjet e sekuestruara në 102 kontejnerë kanë rezultuar të rrezikshme, pas analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente. Këto mbetje ishin bllokuar në Portin e Durrësit, pas dyshimeve se po trajtoheshin apo transportoheshin në kundërshtim me ligjin dhe standardet mjedisore. Duke u bazuar në dosjen e Prokurorisë, VoxNews ka zbardhur arsyen se përse janë lëshuar këto masa arresti ndaj “shefave” të Kurum, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kompanive Bajrami N, Sokolaj Shpk dhe doganierët e portit te Durresit. Masat e arrestit për shefat e “Kurum International” Dy administratorë të KURUM, kompanisë turke për prodhimin e hekur-çeliqeve që vepron në Elbasan që prej vitit 2009, janë në masë arresti me burg, Erdal Demir, turku i Kurum International dhe Yusus Sezai, administratori me prokurorë i kompanisë. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1175 views


💾

Yesterday — 3 February 2026@voxnews.al - TikTok

Prokuroria e Parisit njoftoi se zyrat e platformës sociale X, në pronësi të Elon Musk, po bastisen sot si pjesë e një hetimi që nisi në janar 2025. Ba...

4 February 2026 at 13:00

Prokuroria e Parisit njoftoi se zyrat e platformës sociale X, në pronësi të Elon Musk, po bastisen sot si pjesë e një hetimi që nisi në janar 2025. Bastisja po kryhet nga njësia për krime kibernetike e prokurorisë, ndërsa në hetim po merr pjesë edhe Europol. Autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi arsyet e hetimit. Ky aksion vjen ndërsa platforma X ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për çështje ligjore dhe përmbajtjeje online./Reuters Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3115 views


💾

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, po udhëton drejt Uashingtonit për një vizitë me peshë të lartë politike, ku pritet të takohet me presidentin am...

4 February 2026 at 13:00

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, po udhëton drejt Uashingtonit për një vizitë me peshë të lartë politike, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Kjo do të jetë takimi i parë ballë për ballë mes dy liderëve, pas muajsh tensionesh në rritje dhe deklaratash të ashpra publike. Në axhendën e takimit në Shtëpinë e Bardhë, që do të zhvillohet të martën, pritet të dominojnë çështje të ndjeshme si situata në Venezuelë, trafiku i drogës, nafta, siguria rajonale dhe sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge. Edhe pse dy presidentët patën një bisedë telefonike relativisht korrekte pas operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, Petro ka deklaruar më pas se beson se ekziston një “kërcënim real” për ndërhyrje ushtarake kundër Kolumbisë. Nga ana e tij, Donald Trump ka deklaruar më herët se një operacion ushtarak në Kolumbi “tingëllon si një ide e mirë”. Takimi i së martës vjen pas disa muajsh përplasjesh verbale mes dy liderëve. Petro ka kritikuar vazhdimisht sulmet e përsëritura amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor, si edhe politikat e Shtëpisë së Bardhë për emigracionin. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2871 views


💾

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë përpara Kongresi...

4 February 2026 at 13:00

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara në kuadër të hetimit lidhur skandalin Jeffrey Epstein, raporton BBC. Vendimi vjen vetëm pak ditë përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili synonte të përcaktonte nëse çifti Clinton do të mbahej penalisht përgjegjës për shpërfillje të Kongresit, pasi për muaj me radhë kishin refuzuar të paraqiteshin përpara Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

5996 views


💾

34-vjeçari Laert Hasalla, i cili kishte porositur një vrasje që mbeti në tentativë, është dënuar me 25 vite burg. Hasalla ndodhej nën masën e sigurisë...

4 February 2026 at 13:00

34-vjeçari Laert Hasalla, i cili kishte porositur një vrasje që mbeti në tentativë, është dënuar me 25 vite burg. Hasalla ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Dyshohej se ai kishte porositur vrasjen e Marius Hasallës në vitin 2023 për gjakmarrje. Nga hetimet e kryera, rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar 31 vjeçarin Mariglen Matjani, aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës. Nga të shtënat mbeti e plagosur Bajame Sejena, halla e Marius Hasallës, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me të. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3136 views


💾

Muaji Janar i vitit 2025 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, duke vijuar me një seri temperaturash ekstreme globale pavarësisht një ndryshimi...

4 February 2026 at 13:00

Muaji Janar i vitit 2025 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, duke vijuar me një seri temperaturash ekstreme globale pavarësisht një ndryshimi drejt modelit të motit ftohës të La Nina-s. Alarmin për keto fakte e kanë thënë shkencëtarët e Bashkimit Evropian. Janari zgjati me një seri të nxehtësisë së jashtëzakonshme, në të cilën 18 nga 19 muajt e fundit panë një temperaturë mesatare globale prej më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi kohët para-industriale, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Kopernikus i BE-së në një buletin mujor. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3152 views


💾

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë këtë të martë me një vendimmarrje për çështjen “Balluku”. Tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen në D...

4 February 2026 at 13:00

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë këtë të martë me një vendimmarrje për çështjen “Balluku”. Tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen në Dhomë Këshillimi, në një seancë që do të drejtohet nga kryetarja Fiona Papajorgji. Kjo është hera e dytë që trupa e gjyqtarëve mblidhet në dhomë këshillimi për këtë çështje. Në mbledhjen e parë, të martën e kaluar, gjyqtarët nuk arritën në një vendim përfundimtar, duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtim. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2182 views


💾

Komisioni Europian vendosi që të shtyjë zbatimin e plotë të Sistemit të ri të Hyrjes/Daljes në BE për shkak të shqetësimeve në rritje për kaosin e udh...

4 February 2026 at 13:00

Komisioni Europian vendosi që të shtyjë zbatimin e plotë të Sistemit të ri të Hyrjes/Daljes në BE për shkak të shqetësimeve në rritje për kaosin e udhëtimeve verore. Zgjerimi i teknologjisë biometrike nëpër pikat kufitare të zonës Shengen ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit. Kontrollet e reja kufitare në hyrje-daljet e zonës Shengen, të cilat aplikohen edhe për shtetasit shqiptarë, filluan në muajin tetor të vitit 2025. Këto rregulla, që përfshijnë fotografimin e fytyrës, lënien e shenjave të gishtave, si dhe të dhëna mbi pagesën e akomodimit për ditët e qëndrimit në zonën Shengen, po zbatohen gradualisht në aeroportet dhe portet e Evropës së Bashkuar. Zgjerimi i teknologjisë biometrike ka përjetuar tashmë probleme fillestare, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit. Sistemi duhej të bëhej plotësisht funksional në kufijtë e BE-së në muajin pranverë, por kjo tani është shtyrë për në shtator 2026. Në aeroportet ku ky sistem është funksional, udhëtarët e përjashtuar nga viza Shengen nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe vendet e tjera jo-anëtare të BE-së duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre biometrike në kioska të dedikuara. Në disa raste, vonesat kanë rezultuar në humbjen e fluturimeve të pasagjerëve. Për udhëtarët, kjo do të thotë që pasaporta e tyre do të mund të vuloset manualisht në kufij gjatë muajve të ardhshëm. Ky sistem u bë shkaku edhe i grevës disa ditore të kamionistëve në shtetet ballkanike, që bllokuan pikat kufitare dhe transportin e mallrave në hyrje-daljet e zonës Shengen, ku ata janë gjobitur për shkelje të afateve të qëndrimit, që aktualisht është 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore. Ky, për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit, është konsideruar liberalizim i vizave afatshkurtër, por në shumë raste afatet e qëndrimit në zonën Shengen janë shkelur në mënyrë abuzive. Mijëra udhëtarë nuk janë lejuar të hyjnë në zonën Shengen nga shtetet e treta gjatë kësaj periudhe, që sistemi i ri elektronik ka nisur zbatimin, duke llogaritur në kohë reale ditët e qëndrimit dhe tejkalimin e afatit 90-ditor. #voxnews #media #news

10.7K views


💾

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër persona në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e 1 shkurtit 2026 në fshatin Rrilë të Njësisë Administr...

4 February 2026 at 13:00

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër persona në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e 1 shkurtit 2026 në fshatin Rrilë të Njësisë Administrative Shënkoll, ku mbeti i plagosur me armë zjarri pronari i berberhane, 30-vjeçari Sokol Daci. Personat e shpallur në kërkim janë; Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, të tre nga fisi Ndoka. Ndërsa personi tjetër i shpallur në kërkim është Merando Nikulaj, i cili ishte brenda në berberhane. Policia bën me dije se për shkak të hetimeve në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera, ndërsa puna vijon për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera”, njoftoi policia. Shënjestra e atentatit të ndodhur të dielën në mbrëmje në Rrilë të Lezhës, sipas policisë, ka qenë 21-vjeçari Merando Nikulaj. Por plumbat nuk arritën objektivin, por të zotin e berbberhanes. Si pasojë u plagos rëndë pronari i biznesit, 30-vjeçari Sokol Daci, ndërsa dyshohet se një plumb mund të ketë lënduar edhe vetë Nikulajn. Ndërhyrja e një efektivi policie që ndodhej rastësisht në ambient ka parandaluar një tragjedi më të madhe. Ngjarja dyshohet të ketë motive hakmarrjeje. #voxnews #media #news

42.7K views


💾

Në muajin korrik të vitit të kaluar, pajisja e akseleratorëve në Spitalin Onkologjik në QSUT, pësoi dëmtime. Ngjarja u denoncua, por reagimi ishte tep...

4 February 2026 at 13:00

Në muajin korrik të vitit të kaluar, pajisja e akseleratorëve në Spitalin Onkologjik në QSUT, pësoi dëmtime. Ngjarja u denoncua, por reagimi ishte tepër i ngadaltë. Dhe, e gjithë situata erdhi pas një dosjeje voluminoze të Prokurorisë së Tiranës, ku përgjimet nxorën një skemë të mirëfilltë sesi mjekët detyronin dhe pacientët që të shkonin në spitalet private. Madje duke prishur gjithçka në Onkologjik, si aparaturat jetësore. Mosfunksionimi i tyre do të thotë pasoja fatale për pacientët, të cilët nuk marrin mjekimet në kohën e duhur. Gjithashtu, në këto kohëra, ka pasur vazhdimisht mungesa të medikamenteve, sërish ato jetësore, teksa askujt nuk i ka bërë përshtypje, pasi në këtë mënyrë pacientët kanalizoheshin sërish në spitalet private. Por, kriminale në këtë rast është edhe mos reagimi në kohë i drejtorisë së QSUT-së, e cila gjatë kësaj kohe vëmendjen duket se e ka pasur te godinat dhe fasadat e jo te pacientët. Madje, kjo drejtori autorizoi edhe FSHZH-në që të bënte një hotel apo parkim në ambientet e spitalit, kur fare mirë mund të detyronte këtë institucion, ose qeverinë, që të plotësonte me pajisje dhe medikamente pavijonet e spitaleve, të cilat vijojnë të lëngojnë. Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga prishja e aparaturave në Onkologjik, më në fund shteti është kujtuar që të bëjë një tender. VoxNews ka mësuar se Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur procedurën e prokurimit “zëvendësimi i disa pjesëve përbërëse të akseleratorëve linear në PAI-n Onkologjik”. Mësohet se fondi limit i kësaj procedure është 47,563,000 lekë, teksa bëhet fjalë për shërbimet e lidhura me softëaret, instalimi hardware, shërbime instalimi të pajisjeve të radioterapisë, paketa mjekësore apo edhe paketa për industri specifike. Por, përse kaq vonë? Çfarë i pengoi drejtuesit e QSUT-së t’i kërkonin qeverisë shtesë fondi? Apo edhe një fond të posaçëm për këto pajisje jetësore? Mediat kanë raportuar në verën e vitit të kaluar se pajisja e rrezatimit, akseleratori linear, ndodhej jashtë funksioni. Në atë kohë, QSUT-ja e pranoi se akseleratori ka pësuar defekt më 27 qershor. Shpeshherë kjo pajisje nuk punon, por edhe kur vihet në punë, sërish ka probleme të vazhdueshme. Mësohet se në Onkologjik ka dy akseleratorë. Në të njëjtën kohë me hapjen e procedurës për të blerë pajisje, Operatori i Blerjeve të Përqendruara do të hapë së shpejti tenderin me objekt “blerje barna për mbulimin e nevojave të shtuara për disa barna në shërbimin Onkologjik, Hematologji etj, pranë QSUNT, me afat 24 muaj”. Mësohet se vlera është 92,757,572 lekë, ose nëse do e konvertojmë në euro rreth 960 mijë euro. Kërkohen artikuj dhe produkte farmaceutike. Janë ato barna që kanë qenë në mungesë të vazhdueshme, ato të cilat rekomandoheshin nga mjekët e Onkologjikut, por nuk ishin në farmacinë e QSUT-së, por ndodheshin në farmacitë private rreth e qark spitalit. Megjithatë, dy procedurat e vonuara tashmë janë shpallur në regjistrin e parashikimeve, ku sërish nuk dihet se kur do të bëhen, sa afat do të ketë apo dhe detaje të tjera. Këto vonesa janë tejet kriminale, pasi pacientët e atij spitali nuk mund të presin për javë apo muaj për pajisje dhe medikamente, por ato duhet të ishin bërë me kohë! #voxnews #media #news

2698 views


💾

❌
❌