Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026@voxnews.al - TikTok

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri 2026. Meta shkruan se 2026 le të jetë viti i përkushti...

1 January 2026 at 17:00

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri 2026. Meta shkruan se 2026 le të jetë viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë. #voxnews #media #news @voxnews.al

161 views


💾

Paul Dallison dhe Giulia Poloni - Politico Faleminderit për asgjë, 2025. Ishte një vit në të cilin shumica prej nesh do të donte të ishte ose Suni Wil...

1 January 2026 at 17:00

Paul Dallison dhe Giulia Poloni - Politico Faleminderit për asgjë, 2025. Ishte një vit në të cilin shumica prej nesh do të donte të ishte ose Suni Williams, ose Butch Wilmore. Williams dhe Wilmore ishin astronautë që duhej të qëndronin në hapësirë rreth 10 ditë, por përfunduan duke ndenjur gati 10 muaj, duke mos u kthyer në Tokë deri në mars të këtij viti dhe duke humbur pothuajse tre muaj nga ky mjerim. “Mirë se u kthyet, djema. Ka lajme të mira dhe lajme të këqija: lajmi i mirë është se jeni kthyer shëndoshë e mirë; lajmi i keq është se Kamala Harris nuk i fitoi zgjedhjet.” Fituesi i zgjedhjeve, Donald Trump, sigurisht që dominoi axhendën e lajmeve në të njëjtën mënyrë siç do ta dominonte një ari sektorin e mjaltit po ta lije të lirë në një supermarket. Ai vendosi tarifa të menduara me nxitim mbi gjithçka dhe këdo, përfshirë ishuj të pabanuar pranë Antarktidës. Dhe u grind në mënyrë spektakolare me Elon Musk-un, i cili, si Lazari, fluturoi shumë afër diellit të ndritshëm. Në Europë, ka qenë një vit i çuditshëm. #voxnews #media #news @voxnews.al

185 views


💾

Viti 2025 u mbyll pa sjellë lehtësimin që shumëkush shpresonte pas një 2024 të lodhshëm në skenën ndërkombëtare. Përkundrazi, këto dymbëdhjetë muaj sh...

1 January 2026 at 17:00

Viti 2025 u mbyll pa sjellë lehtësimin që shumëkush shpresonte pas një 2024 të lodhshëm në skenën ndërkombëtare. Përkundrazi, këto dymbëdhjetë muaj shënuan përkeqësim të bashkëpunimit global, rritje të konflikteve dhe një zbehje më të dukshme të rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ndryshe nga viti i kaluar, kur Lojërat Olimpike në Paris shërbyen si simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar, 2025 ofroi pak arsye për optimizëm. Shumë nga këto zhvillime pritet të vazhdojnë të ndikojnë politikën globale edhe në vitin 2026. #voxnews #media #news #lajme ajme @voxnews.al

137 views


💾

Avokati Arben Llangozi, në një postim në Facebook, deklaron se ish-drejtori i ARRSH dhe KESH, Ergys Verdho, ka fshehur miliona pasuri në Greqi në emër...

1 January 2026 at 17:00

Avokati Arben Llangozi, në një postim në Facebook, deklaron se ish-drejtori i ARRSH dhe KESH, Ergys Verdho, ka fshehur miliona pasuri në Greqi në emër të vëllait, Andrea Verdho. Avokati i bën thirrje ILDKPKI-së dhe SPAK-ut që të verifikojnë deklarimet e pasurisë të Ergys Verdhos, burimin e fondeve dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të interesit publik. #voxnews #media #news @voxnews.al

293 views


💾

Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare mbesa e JFK, gazetarja Tatiana Schlossberg. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja e saj këtë të martë. Tat...

1 January 2026 at 17:00

Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare mbesa e JFK, gazetarja Tatiana Schlossberg. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja e saj këtë të martë. Tatiana Schlossberg, mbesa e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, humbi betejën me një sëmundje të rëndë vetëm një muaj pasi bëri publik diagnostikimin e saj. Kush ishte Tatiana Schlossberg? Tatiana nuk ishte thjesht pasardhëse e një prej familjeve më të famshme në botë, por një gazetare dhe autore e vlerësuar. Ajo ka punuar si gazetare e mjedisit dhe klimës për “New York Times”. Në vitin 2019 publikoi librin “Inconspicuous Consumption”, ku fliste për ndikimin tonë në mjedis. Tatiana u diagnostikua me leuçemi akute pak kohë pasi solli në jetë vajzën e saj në vitin 2024. Në një ese prekëse të titulluar “Beteja me gjakun tim”, botuar së fundmi në “The New Yorker”, ajo tregoi vështirësitë e trajtimeve mjekësore. Në shkrimin e saj të fundit, ajo ndau dhimbjen si nënë: “Mendimi im i parë ishte se fëmijët e mi nuk do të më mbajnë mend. Për vajzën nuk arrita ta kujdesesha dot plotësisht, as t’i ndërroja pelenat apo ta ushqeja, për shkak të rrezikut nga infeksionet pas transplantit”. Përtej dhimbjes personale, Tatiana përdori zërin e saj deri në fund për të kritikuar politikat shëndetësore. Ajo doli hapur kundër kushëririt të saj, Robert F. Kennedy Jr. (Sekretar i Shëndetësisë), duke e akuzuar atë për shkurtimin e fondeve në kërkimet shkencore kundër kancerit dhe vaksinave mRNA. Sipas saj, vendimet e tij po rrezikonin mjekimet që shpëtojnë jetë, përfshirë edhe barnat që ajo vetë kishte përdorur gjatë mjekimit. Tatiana la pas bashkëshortin e saj, George Moran, dhe dy fëmijë të vegjël. #voxnews #media #news @voxnews.al

988 views


💾

Eksperti Tomi Kallanxhi në një lidhje në News 24 ka bërë një analizë të personazheve më të klikuar nga shqiptarët në 12 muajt e vitit. Sipas tij, krye...

1 January 2026 at 17:00

Eksperti Tomi Kallanxhi në një lidhje në News 24 ka bërë një analizë të personazheve më të klikuar nga shqiptarët në 12 muajt e vitit. Sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste është lideri më i klikuar i vitit. Pas tij në renditje, ndryshe nga sa mund të pritet është Prokuroria e Posaçme. Ndërsa i treti në radhë është kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Tomi Kallanxhi ka zbuluar më tej se një nga personazhet emri i të cilës është trending dhe është kërkuar më shumë nga shqiptarët është deputetja rishtaz në Kuvend, Zegjine Çaushaj. #voxnews #media #news #edirama #saliberisha @voxnews.al

542 views


💾

Before yesterday@voxnews.al - TikTok

Një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e Gjermanisë ka ndodhur në bankën e kursimeve në Gelsenkirchen. Autorë të panjohur hynë me forcë në mbi 3,20...

1 January 2026 at 17:00

Një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e Gjermanisë ka ndodhur në bankën e kursimeve në Gelsenkirchen. Autorë të panjohur hynë me forcë në mbi 3,200 kasaforta, duke vjedhur para, ar dhe sende me vlerë që vlerësohen rreth 30 milionë euro. Më shumë se 2,500 klientë u prekën nga kjo grabitje. Detaje nga grabitja e shekullit në Gjermani, si hajdutët vodhën Kjo foto tregon vrimën e hapur nga një grup hajdutësh që arritën të hynin brenda një banke në qytetin gjerman të Gelsenkirchen. Ata përdorën një makineri të madhe shpimi për të depërtuar brenda dhomës së kasafortës së bankës nga e cila policia tha se morën 30 milionë euro në para të gatshme dhe sende me vlerë. Një zëdhënës i policisë gjermane tha se autorët kishin vepruar në mënyrë shumë profesionale sipas një plani të detajuar mirë të ngjashëm si nëpër filma. Gjatë grabitjes në bankën e kursimeve, hajdutët arritën të hapin më shumë se 3 mijë kasaforta që përmbanin para, ar dhe bizhuteri. Policia u njoftua vetëm pas aktivizimit të një alarmi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas hetuesve, grabitësit kishin shfrytëzuar ditët e qeta të Krishtlindjeve për të realizuar planin duke hyrë nëpërmjet një garazhi. Dëshmitarët panë disa burra që mbanin çanta të mëdha dhe që më pas u larguan me një “Audi” të zi. Detaje nga grabitja e shekullit në Gjermani, si hajdutët vodhën Për momentin nuk ka asnjë të ndaluar. Ngjarja ka shkaktuar zemërim te qytetarët të cilët janë mbledhur përpara bankës të shqetësuar për kursimet e tyre. Banka tha se janë prekur kasafortat e 95% të klientëve dhe se sigurimi mbulon deri në 10 mijë 300 euro për kasafortë. #voxnews #media #news #germany #lajme @voxnews.al

458 views


💾

Qeveria ka miratuar sot vendimin për dhënien e një mbështetjeje financiare të menjëhershme për shtresat më në nevojë, si dhe skemën e re të kompensimi...

1 January 2026 at 17:00

Qeveria ka miratuar sot vendimin për dhënien e një mbështetjeje financiare të menjëhershme për shtresat më në nevojë, si dhe skemën e re të kompensimit mujor për pensionet e ulëta dhe kategoritë e veçanta. Vendimi, i cili hyn në fuqi për efektet financiare të vitit 2025, ndahet në dy kolona kryesore: bonusin e fundvitit (mbështetje financiare) dhe kompensimet e përhershme mujore të të ardhurave. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

343 views


💾

E rëndë në Pogradec! 12-vjeçarja rezulton shtatzënë, arrestohet i moshuari Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Piskupat të Pogradecit. Nj...

1 January 2026 at 17:00

E rëndë në Pogradec! 12-vjeçarja rezulton shtatzënë, arrestohet i moshuari Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Piskupat të Pogradecit. Një 12-vjeçare ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe, pas një vizite në spitalin e Korçës. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar. Ky i fundit mendohet se kishte njohje familjare me familjen e të miturës. Rasti ishte evidentuar pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Aty u konfirmua edhe shtatzënia. Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij. Sakaq, Policia ka bërë të mundur arrestimin e të moshuarit. Ai dyshohet se ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen. Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike. Aktualisht nga efektivët e policisë së Korçës po kryhen veprimet hetimore. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

344 views


💾

Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm këtë të martë Donald Hoxhën, një prej personave të akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e ish-efektivit të K...

1 January 2026 at 17:00

Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm këtë të martë Donald Hoxhën, një prej personave të akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e ish-efektivit të Krimeve, Roland Rexhepi, i njohur si “Doda”. Për ekzekutimin e ish-efektivit të antidrogës janë arrestuar deri tani katër persona: Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar nga Gjermania në janar 2022, si dhe Donald Hoxha. Në kërkim rezulton G.B. Të pestë dyshohet se në bashkëpunim kanë ekzekutuar ish-oficerin e krimeve. Prokuroria pritet të ankimojë pafajësinë e dhënë ndaj Donald Hoxhës, i cili akuzohej për vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim. Vrasja e ish-policit ‘Doda’ është një nga ngjarjet më të bujshme që ka shënuar një valë vrasjesh në Elbasan gjatë dy dekadave të fundit. Si u vra Roland Rexhepi Ekzekutimi i Roland Rexhepit u realizua mëngjesin e 23 korrikut 2009. Ai mbeti i vdekur në vend, pasi ndaj tij u qëllua me breshëri nga dy armë automatike, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autorët ishin të maskuar, por provat e ADN-së të siguruara nga një motor, bishta cigaresh dhe një kapuç ndihmuan në identifikimin e autorëve. Edhe pse dy të dënuarit nuk kanë pranuar kurrë krimin, krahasimi i ADN-së bëri të mundur identifikimin e tyre. Në rastin e Florind Shabanit, provat ADN u siguruan nga autoritetet gjermane, pasi ai ishte i dënuar në Gjermani për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare krahasuan ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani. Pas ngjarjes, një atentat tjetër ndodhi dy vite më vonë, kur në qendër të Elbasanit u vra biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit. Ai u ekzekutua më 30 dhjetor 2011, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë treguan një person që largohet duke çaluar, pasi biznesmeni kishte kundërpërgjigjur me armë, por humbi jetën pak momente më vonë. #voxnews #media #news #lajme #vox @voxnews.al

394 views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se viti 2025 është viti në të cilin u vodhën më shumë se kurrë nga qeveria “Rama”. Në konferencën ...

31 December 2025 at 23:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se viti 2025 është viti në të cilin u vodhën më shumë se kurrë nga qeveria “Rama”. Në konferencën e fundit për këtë vit, Berisha tha se qeveria jo vetëm vodhi taksat e qytetarëve, por ka shkatërruar demokracinë në vend. “Viti 2025 ishte një vit, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite, më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre. Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës”. Berisha tha kryeministri Rama po provokon qytetarët duke mbrojtur Belinda Ballukun. “Në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij dhe janë vjedhur nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie e partisë së krimit” Ramën e akuzon se ka përdorur AKSHI-n për të përvetësuar shuma të mëdha parash. “Afera e AKSHI-t është afera më multidimensionale që ka shpërthyer ndonjëherë. Te kryebanditi Ergys Agasi, koordinatori privat i Edi Ramës, faleshin ministra, janë të regjistruar, zyrtarët më të lartë të shtetit, disa gjykatës, disa skapistë dhe të tjerë”. Kryedemokrati thotë se nëpërmjet AKSHI-t Rama ka ushtruar ndikim edhe në kadastrat e vendit. “Edi Rama, prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli. Dhe për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Edi Rama ka përdorur jo vetëm urdhrin ndaj atyre punonjësve, por Edi Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh që kanë për detyrë kontrollin në emër të shtetit shqiptar. Çka tregon se Rumi i vërtetë i kadastrës është Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij”. Nga selia blu, Berisha bëri edhe një premtim, duke u zotuar se PD do ta mbajë gjatë vitit 2026: “Rrëzimin e këtij regjimi, qeverinë teknike, zgjedhje të reja”. Ashtu siç e nisi konferencën e fundit për këtë vit që po lëmë pas, Berisha e mbylli me një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama: “Prite zemërimin e popullit shqiptar”. #voxnews #media #news #saliberisha #partiademokratike @voxnews.al

152 views


💾

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore deklaroi se ky është me shumë gjasë fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta ed...

31 December 2025 at 23:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore deklaroi se ky është me shumë gjasë fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta edhe fjalimi i fundit vjetor në postin e presidentit të republikës. “Ky është sigurisht fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta fjalimi i fundit vjetor si president i republikës. Është shumë e mundur që të jetë e fundit”, tha Vuçiç, duke lënë të hapur mundësinë e shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme në 2026. Kujtojmë se ai ka plotësuar kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej disa muajsh nëpër sheshe, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri që po vjen, 2026. Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve donin të krijonin, si në Ukrainë, revolucionin e quajtur “Maidan”, duke e futur vendin në kaos me pushtimin e ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare. Sipas presidentit, ata do të kishin pasur sukses nëse nuk do të kishte pasur rezistencë popullore. “E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë. U organizuan më shumë se 25,000 tubime të paligjshme. Ata bllokuan trafikun dhe u përpoqën që të kishte viktima. Kjo është arsyeja pse them se ata donin të krijonin një Maidan, duke krijuar kaos. Zgjedhjet nuk fitohen me gënjeshtra, por me punë të vërtetë, duke luftuar për qytetarët e Serbisë, duke luftuar për popullin”, tha ai pak ditë më parë. #voxnews #media #lajme #serbia #aleksandarvucic @voxnews.al

167 views


💾

Policia e Tiranës ndaloi pak ditë më parë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dh...

31 December 2025 at 23:00

Policia e Tiranës ndaloi pak ditë më parë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio. Tomori ka një vilë 3 katëshe në këtë zonë dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin. Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë. Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit. Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

308 views


💾

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur pasditen e sotme. Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe nj...

31 December 2025 at 23:00

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur pasditen e sotme. Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”. Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen. Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh. Mjeti tip “Benz” pasi është përplasur, ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës. Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi, edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjës, për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

167 views


💾

Prokuroria kërkoi 16 vite burgim për Donald Hoxhën. Hoxha i dyshuar për akuzën e vrasjes me paramendim. Hoxha akuzohet në rolin e ndihmësit në vrasjen...

31 December 2025 at 23:00

Prokuroria kërkoi 16 vite burgim për Donald Hoxhën. Hoxha i dyshuar për akuzën e vrasjes me paramendim. Hoxha akuzohet në rolin e ndihmësit në vrasjen e Roland Rexhepit i njohur si "Doda". Donald Hoxha u ekstradua nga Britania e Madhe. Prokuroria e Elbasanit u shpreh se do të ankimojmë vendimin. Donald Hoxha 34-vjeç është arrestuar në Londër. 34-vjeçari rezulton i akuzuar për vrasje me paramendim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”. Donald Hoxha, i akuzuar si një nga personat e përfshirë në rolin e ndihmësit në vrasjen e ish-oficerit të Antidrogës, Roland Rexhepit, i njohur ndryshe si “Doda” në vitin 2009 është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Elbasanit. Vendimi u mor këtë të martë, në një kohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 16 vite burgim, për akuzën e vrasjes me paramendim të ish-oficerit të Antidrogës. Më herët për vrasjen e Dodës, janë dënuar Florind Shabani, Armand Llakaj, Marjus Tafaj, Florin Shabani, Armand Llaka dhe Marjus Tafaj. Ndërsa Gëzim Balla vijon të jetë në kërkim. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

273 views


💾

Kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti edhe zgjedhjet në Kosovë, që u mbajtën më 28 dhjetor dhe nxorën fituese vetëvendosjen e Albin Kurtit. Duke iu r...

31 December 2025 at 23:00

Kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti edhe zgjedhjet në Kosovë, që u mbajtën më 28 dhjetor dhe nxorën fituese vetëvendosjen e Albin Kurtit. Duke iu referuar edhe reagimeve zyrtare nga SHBA-të nëpërmjet DASH-it, ai nënvizoi se Uashingtoni zyrtar uron vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme dhe jo ato që bëjnë farsa, duke nënkuptuar zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri dhe mungesën e një urimi nga Amerika për kryeministrin Rama. “Thjesht zgjedhjet ishin jo të lira. Është shpjeguar nga Departamenti i Shtetit, nga zëdhënësi se qeveria e SHBA-së uron vetëm zgjedhje të lira. Uron vetëm zgjedhje të lira. Kosova zhvilloi zgjedhje model. Dy herë brenda 10 muajve. Qytetarët e Kosovës u thirrën dhe dy herë brenda 10 muajve dhanë verdiktin e tyre”, tha Berisha mes të tjerash. Teksa më tej shtoi shpjegimin se SHBA-të bëjnë urime vetëm kur zgjedhjet janë të lira, duke vënë në dukje mungesën e një urimi këtë vit, ndryshe nga çfarë ndodhi më 2021. “Kurse Edi Rama nuk mund të urohej, siç ndodhi në vitin 2021 sepse qeveria e SHBA-së ka shpallur si princip; do urojmë vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme. Fituesit e zgjedhjeve të ndershme, jo farsave pra. Nuk kanë të bëjnë me farsa”, tha kreu i selisë blu. #voxnews #media #news #saliberisha #lajme @voxnews.al

219 views


💾

Kompania që qëndron pas ChatGPT, OpenAI, ka shpallur një vend vakant me pagë vjetore prej 555 mijë dollarësh, i shoqëruar me një përshkrim detyre që, ...

30 December 2025 at 21:00

Kompania që qëndron pas ChatGPT, OpenAI, ka shpallur një vend vakant me pagë vjetore prej 555 mijë dollarësh, i shoqëruar me një përshkrim detyre që, sipas vëzhguesve do ta vinte në vështirësi edhe një “gjeni”. Pozicioni, i quajtur “drejtor i përgatitjes” (head of preparedness), konsiderohet jashtëzakonisht sfidues, pasi personi i përzgjedhur do të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për mbrojtjen nga rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale gjithnjë e më të fuqishme, përfshirë ndikimet në shëndetin mendor të njerëzve, sigurinë kibernetike dhe rrezikun e përdorimit për armë biologjike. Sfidat shtohen edhe nga frika e disa ekspertëve se sistemet e avancuara të inteligjencës artificiale mund të arrijnë të trajnohen vetë dhe potencialisht të veprojnë në mënyra që bien ndesh me interesat njerëzore. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

0 views


💾

Moska akuzon forcat ukrainase se kanë kryer një sulm me afro 100 dronë ndaj rezidencës së presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit. Akuz...

30 December 2025 at 21:00

Moska akuzon forcat ukrainase se kanë kryer një sulm me afro 100 dronë ndaj rezidencës së presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit. Akuza u mohua menjëherë nga presidenca e Ukrainës. “Janë vetëm gënjeshtra”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pak minuta më vonë, duke theksuar se një sulm i tillë do të mund të trondiste seriozisht negociatat që janë aktualisht në zhvillim për konfliktin. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska do të rishikojë pozicionin e saj negociues, duke e cilësuar situatën si “kalimin përfundimtar të regjimit të Kievit drejt një politike të terrorizmit shtetëror”. Lavrov shtoi se “objektivat dhe afatet kohore” të një përgjigjeje ruse tashmë janë përcaktuar, por theksoi se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga procesi negociues i lidhur me planin e paqes. Nga ana tjetër, akuza ndaj Moskës erdhën edhe nga një ministër i qeverisë ukrainase, i cili i bëri thirrje botës të dënojë këtë që e quajti një “pretendim të rremë” për një sulm ukrainas ndaj rezidencës së Putinit. “Rusia synon të krijojë një justifikim të rremë për sulme të tjera ndaj Ukrainës”, shtoi ai. Rezidenca e Putinit që pretendohet se ishte në shënjestër të sulmit ndodhet pranë liqenit Valdai, afër fshatit Dolgiye Borody, brenda një parku kombëtar, dhe konsiderohet një rezidencë luksoze. Edhe pse rezidenca zyrtare e presidentit rus është Kremlini, Putin zotëron disa vila të tjera nëpër Rusi, përfshirë edhe atë në Novo-Ogaryovo, në periferi të Moskës, e cila ishte shënjestër e një sulmi ukrainas në vitin 2023. Por ajo ishte një fazë tjetër e luftës. #voxnews #media #lajme #putin #russia @voxnews.al

58 views


💾

Partia Demokratike mbylli protestën e saj të përjavshme para kryeministrisë për këtë vit, por paralajmëroi se edhe 2026-a do të nisë me të njëjtin akt...

30 December 2025 at 21:00

Partia Demokratike mbylli protestën e saj të përjavshme para kryeministrisë për këtë vit, por paralajmëroi se edhe 2026-a do të nisë me të njëjtin aktivitet: protestat. Kreu i demokratëve, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë foltores përpara godinës së qeverisë tha se opozita është më e fuqishme se kurrë aktualisht dhe se shqiptarët duan largimin e Ramës nga pushteti. “Mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për t’u ndarë me këtë të keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj se opozita është sot më e fuqishme se kurrë”, tha Berisha. Ai mori si shembull Kosovën dhe zgjedhjet e fundit që u zhvilluan duke theksuar se është krenari për çdo shqiptar. “Krenari e madhe, por edhe shpresë. Një shtet që shpall pavarësinë pak vite më parë, një shtet ku shqiptarët njëlloj si në Shqipëri janë shumicë, por një shtet që ecën me hapa gjigande drejt BE-së. Një shtet që studiuesit kanë gjetur se është vetëm 16 vite larg të qeverisjes së standardeve europiane. Kosova zhvillon zgjedhje, Kosova çdo krizë e zgjidh në përputhje me ligjin. Kryeministri i Kosovës nuk mban koordinator krimi”, tha ai duke akuzuar nga ana tjetër kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama. Sa i përket protestës së qytetarëve të Vlorës për ujin, Berisha e konsideroi një “ndëshkim qeveritar” dhe shtoi se ndodh në të gjithë Shqipërinë. “5 ditë pa ujë ishin. Qytetarët e Vlorës, dje, ia zunë kafshatën e mbrëmjes gala në fyt dhe i përzunë hajdutët nga salla ku festonin. Sot të rinjtë e Vlorës dhe qytetarët mbushën sheshin dhe bëjnë përgjegjëse qeverinë dhe Ramën për situatën e tyre dramatike”, tha Berisha. Berisha kritikon edhe problematikat më të gjera të vendit: mungesën e infrastrukturës dhe korrupsionin që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve. Ai përmendi raste të tjera në Shqipëri ku qytetarët duhet të përballen me barriera të padrejta dhe shpenzime shtesë, duke përmendur qytetet Has, Tropojë, Kukës, Elbasan, dhe duke i lidhur këto probleme me vjedhjen e parave publike. Berisha theksoi fuqinë e idealeve mbi çdo armë dhe rëndësinë e qëndresës qytetare: “Se ata që qëndrojnë për ideale janë të pamposhtur dhe fitojnë. Këtij regjimi çdo ditë dhe orë që kalon, ky regjim është në shkërmoqje, në kalbëzim dhe rënie.” #voxnews #media #lajme #saliberisha #edirama @voxnews.al

98 views


💾

Partia Demokratike ka zhvilluar ‘Foltoren’ e radhës para godinës së Kryeministrisë pasditen e sotme. Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së t...

30 December 2025 at 21:00

Partia Demokratike ka zhvilluar ‘Foltoren’ e radhës para godinës së Kryeministrisë pasditen e sotme. Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së tij para të pranishmëve se protestuesit e opozitës nuk do të largohen nga sheshi, pa larguar më parë qeverinë Rama. Berisha hodhi gjithashtu akuza të rënda ndaj qeverisë për lidhje me krimin, teksa tha se Ergys Agasi, i akuzuar për pengmarrje nga SPAK, rrahu me grushta ish-ministrin Ulsi Manja, duke i thënë sipas tij, se e kishte porosi nga ‘Kapoja’. “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur që qëndroni në lartësinë e idealeve tuaja. Idealeve më fisnike të njeriut. Idealeve të lirisë. Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Të dashur miq, një vajzë para meje, para jush, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër. Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja. Në të gjithë gjuhën, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrat e tij, i thoshte se më ka urdhëruar Kapoja. Pra, nuk janë më zyrtarë, por këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë dhe e pashembullt jo vetëm në Shqipëri, por u garantoj dhe as në Europë dhe botë ndoshta”, tha Berisha. #voxnews #media #lajme #saliberisha #partiademokratike @voxnews.al

130 views


💾

❌
❌