Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026@voxnews.al - TikTok

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë të enjten në mbrëmje. Witkoff kishte deklaruar një ditë më...

23 January 2026 at 01:00

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë të enjten në mbrëmje. Witkoff kishte deklaruar një ditë më parë se ai, së bashku me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, do të udhëtonin drejt kryeqytetit të Rusisë me kërkesë të presidentit rus Vladimir Putin, për bisedime që synojnë përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Ata kanë takuar Putin kanë nisur takimin në Kremlin. Ndërkohë, më herët të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me Donald Trump në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Pas këtij takimi, Zelensky deklaroi se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë finalizuar, duke i përshkruar ato si të përfunduara. Megjithatë, territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia mbeten një nga pikat më problematike të negociatave. Zelensky u shpreh para gazetarëve në Davos se gjithçka lidhet me pjesën lindore të vendit. “Gjithçka lidhet me tokën”, tha ai. Sipas pritshmërive, Witkoff do t’i paraqesë Putinit versionin më të fundit të një plani paqeje të mbështetur nga SHBA-ja, detajet e të cilit u zbuluan për herë të parë në media në nëntor të vitit 2025. Plani fillestar me 28 pika konsiderohej gjerësisht si i favorshëm për interesat e Rusisë në luftë dhe më pas u raportua se zyrtarë të Kremlinit kishin ndihmuar në hartimin e tij, me Witkoff që këshillonte mbi mënyrën e prezantimit të planit të Trump. Sipas mediave shtetërore ruse, në takimin mes Putinit dhe Witkoff janë të pranishëm edhe Yuri Ushakov, këshilltari më i lartë i Putinit për politikën e jashtme, si dhe Kirill Dmitriev, negociatori rus. Të dy këta zyrtarë janë përmendur më herët si figura që kanë marrë këshilla nga Witkoff për të siguruar mbështetjen e presidentit amerikan. Edhe pse detajet e planit të paqes të Trumpit nuk janë bërë ende publike, burime diplomatike bëjnë të ditur se dokumenti ka pësuar ndryshime të rëndësishme, pas konsultimeve me negociatorët ukrainas, si dhe me aleatët evropianë dhe të NATO-s. #voxnews #media #russia #ukraine

734 views


💾

Në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, të mërkurën, presidenti Trump qortoi aleatët evropianë dhe ripohoi ambiciet e tij për të marrë Gr...

23 January 2026 at 01:00

Në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, të mërkurën, presidenti Trump qortoi aleatët evropianë dhe ripohoi ambiciet e tij për të marrë Groenlandën. Trump gjithashtu shtrembëroi historinë e Groenlandës, sulmoi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe përsëriti pretendime të rreme tashmë të njohura mbi ekonominë dhe bilancin e tij personal. Ja një verifikim faktesh të kryera nga Financial Time. ÇFARË U THA “Pas luftës, ne ia dhamë Groenlandën përsëri Danimarkës. Sa budallenj që ishim që e bëmë këtë? Por e bëmë. Ia dhamë përsëri”. Ky pretendim është i gabuar. Trump me shumë gjasë i referohej një pakti mbrojtës të periudhës së Luftës së Dytë Botërore mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës. Por ajo marrëveshje nuk i dha SHBA-ve sovranitet apo kontroll mbi Groenlandën. Në vitin 1941, pas pushtimit nazist të Danimarkës, ambasadori danez në Uashington nënshkroi marrëveshjen, duke i dhënë SHBA-ve të drejta për baza ushtarake në Groenlandë, në këmbim të mbrojtjes së ishullit. Steven Press, profesor historie në Universitetin Stanford, kërkimet e të cilit fokusohen te sovraniteti evropian, tha se pakti ishte “ligjërisht i lëkundur, sepse nuk përfshinte shtetin danez përtej ambasadorit në SHBA, i cili në thelb vepronte si një qeveri në mërgim”. Mikkel Runge Olesen, studiues në Institutin Danez për Studime Ndërkombëtare në Kopenhagë, pranoi se edhe pse ambasadori në thelb “veproi i pavarur”, kishte një kufi të qartë për atë që ai kishte rënë dakord. “Por sigurisht që ai nuk ia dorëzoi ishujt”, shtoi Olesen. “Ai dha vetëm të drejta për baza”. Pakti përmban disa referenca për sovranitetin e Danimarkës mbi Groenlandën, duke e quajtur mbretërinë “atdheu amë” i ishullit. Një pasazh thotë: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ripohon njohjen dhe respektin e saj për sovranitetin e Mbretërisë së Danimarkës mbi Groenlandën”. Nëse SHBA-të do të kishin vendosur ta merrnin Groenlandën me forcë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, “Danimarka nuk do të kishte mundur të bënte asgjë për ta ndalur”, tha Olesen. “Por nuk do të kishte asnjë bazë ligjore për këtë”, shtoi ai. Press tha se deklarata e Trump do të ishte më e saktë “nëse besojmë se sovraniteti ka të bëjë kryesisht me forcën e pastër, më shumë sesa me traktate apo pëlqimin popullor”. Por ai theksoi se “përtej logjikës së forcës brutale, SHBA-të nuk kishin asnjë autoritet për ta ‘mbajtur’ apo për të pretenduar sovranitet mbi Groenlandën”. Në vitin 1951, pasi administrata Truman u përpoq pa sukses ta blinte Groenlandën, SHBA-të njohën sërish sovranitetin danez mbi ishullin në një marrëveshje ushtarake që i lejonte të vazhdonte ndërtimin e bazave atje. “Sovraniteti danez ka qenë dhe mbetet baza ligjore për praninë ushtarake amerikane”, tha Press. “Është sovraniteti i Danimarkës që i jep SHBA-ve të drejta ushtarake atje”. #voxnews #media #news #donaldtrump

2961 views


💾

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe tashmë po zhvillon një vizitë në Kryeministri. Ajo është pritur...

23 January 2026 at 01:00

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe tashmë po zhvillon një vizitë në Kryeministri. Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama. Ivanka Trump erdhi në Tiranë pas një qëndrimi dyditor në Vlorë, ku është shoqëruar nga grupe të ndryshme arkitektësh, të cilët kanë vizituar qytetin dhe zonat përreth së bashku me të. Vizita e saj lidhet drejtpërdrejt me investime strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri, ku janë diskutuar mënyrat e realizimit të projekteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ka përfituar statusin e investitorit strategjik vitin e kaluar, pas prezantimit të projektit të tij turistik në ishullin e Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, territor që më parë është përdorur si bazë ushtarake. Vlera e investimit parashikohet të arrijë në rreth 1.4 miliardë euro. Projekti parashikon ndërtimin e një marine turistike, strukturash akomoduese elitare, rezidencash me standarde të larta, si edhe zonash gastronomike dhe hapësirash rekreative me shërbime të dedikuara për turistët. #voxnews #news #ivankatrump #donaldtrump #edirama

1330 views


💾

Sekreti i një suksesi pothuajse shekullor është të mos biesh në sy. Në Castel San Pietro, një qytet me rreth dy mijë banorë në Kantonin Ticino të Zvic...

23 January 2026 at 01:00

Sekreti i një suksesi pothuajse shekullor është të mos biesh në sy. Në Castel San Pietro, një qytet me rreth dy mijë banorë në Kantonin Ticino të Zvicrës, një ndërtesë industriale e vogël dhe e thjeshtë fsheh pas pamjes anonime tonelata ari. Pas një gardhi dhe një vije të lehtë me tela me gjemba, ndodhet një nga qendrat më të rëndësishme të industrisë globale të arit, rafineria MKS PAMP. Çdo vit, në korridoret e kësaj fabrike kalojnë sasi të mëdha metali të çmuar. MKS PAMP është një nga gjashtë rafineritë zvicerane që kanë një rol kyç, marrin arin bruto nga minierat e gjithë botës dhe e shndërrojnë në ar të pastër dhe të shkëlqyeshëm, të njohur në formën e tij finale nga tregjet dhe konsumatorët, shkruan La Republicca. Aktiviteti është intensifikuar ndjeshëm në javët e fundit, teksa çmimi i arit ka arritur pothuajse çdo ditë nivele rekord, i shtyrë nga tensionet gjeopolitike. Nga kjo rafineri del ari i destinuar për industrinë e bizhuterive, por edhe për banka dhe banka qendrore. Këtu prodhohen gjithashtu lingotat e famshme të arit. Një lingot standard, që peshon mbi 12 kilogramë, ka një vlerë prej rreth 1.5 milionë eurosh. Vetëm 21 lingota të vendosura mbi një paletë kapin vlerën e më shumë se 31 milionë eurove, një pasuri e jashtëzakonshme e përmbledhur në një hapësirë minimale. Në fabrikë punojnë rreth 300 persona në tre turne, gjashtë ditë në javë. “Këtu përpunojmë kryesisht ar, argjend dhe metale të grupit të platinit”, shpjegon drejtori menaxhues i impiantit, Phaedon Stamatopoulos. Lënda e parë vjen si nga minierat, në formën e metalit gjysmë të përpunuar, ashtu edhe nga burime dytësore, përfshirë banka, kompani tregtare dhe materiale të ricikluara nga industria e bizhuterive. Procesi i rafinimit nis nga blloqe prej 150 kilogramësh, të cilat përmes shkrirjes dhe trajtimeve kimike e elektrike shndërrohen në ar pothuajse të pastër. Në fund, ari merr forma të ndryshme, nga lingotat mikroskopike prej një grami, me vlerë rreth 150 euro, deri te lingoti standard. Industria e përpunimit të arit është jetike për ekonominë zvicerane. Në vitin 2024, pothuajse një e treta e eksporteve të Zvicrës përbëhej nga ari dhe metalet e çmuara, më shumë se industria farmaceutike dhe katër herë më shumë se industria e orëve. Rreth 25 përqind e arit botëror kalon çdo vit përmes Zvicrës. Rritja e fortë e çmimit të arit ka zgjeruar edhe bazën e investitorëve. Nga një aset i qëndrueshëm dhe mbrojtës, ari është kthyer në një mundësi fitimi me shifra dyshifrore, duke tërhequr gjithnjë e më shumë investitorë të vegjël. Përmes platformës Gold Avenue, e lidhur me MKS PAMP, çdokush mund të blejë edhe një gram ar, ta ruajë në kasafortë ose ta marrë në shtëpi. Transaksionet janë rritur me 80 përqind vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa 40 përqind e tyre vijnë nga investitorë italianë. Aktualisht, kompania administron rreth 650 milionë euro pasuri në ar për llogari të klientëve të saj, një e treta e të cilëve janë qytetarë italianë. Pas ndërtesave të padukshme dhe të sigurta të luginave zvicerane, ari vazhdon të mbetet një nga asetet më të fuqishme dhe më të kërkuara në botë. #voxnews #news #media

2474 views


💾

Tensionet mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, dhe drejtuesit të Ryanair, Michael O’Leary, kanë shpërthyer për shkak të një konflikti mbi mundë...

23 January 2026 at 01:00

Tensionet mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, dhe drejtuesit të Ryanair, Michael O’Leary, kanë shpërthyer për shkak të një konflikti mbi mundësinë e instalimit të terminaleve Starlink në avionët e kompanisë. Në një intervistë, O’Leary u shpreh: “Mos i kushtoni asnjë vëmendje Elon Musk. Ai është një idiot, dhe nuk kupton asgjë nga fluturimet dhe rezistenca aerodinamike. Antena do të na kushtonte 250 milionë dollarë në vit vetëm për penalitete karburanti. Pasagjerët tanë nuk do ta paguanin atë”. Reagimi i Musk nuk vonoi. Ai në platformën X e quajti O’Leary “plotësisht idiot”. Më pas, llogaria zyrtare e Ryanair në X ironizoi duke pyetur Musk nëse ka “nevojë për Wi-Fi” pas një ndërprerjeje shërbimi. Në përgjigje, Musk hapi një sondazh mbi mundësinë e blerjes së Ryanair. Megjithatë, një operacion i tillë nuk do të ishte i lehtë dhe ndoshta do të kushtonte më shumë se blerja e Twitter. Vlera e Ryanair llogaritet rreth 20 miliardë euro, dhe një ofertë armiqësore do të përfshinte një shtesë prej 30-50 për qind mbi këtë vlerë. Për më tepër, rregullat e Bashkimit Europian kërkojnë që kompanitë ajrore europiane të jenë të kontrolluara të paktën 50 për qind nga individë dhe entitete brenda BE-së. #voxnews #news #media #elonmusk

1004 views


💾

Është zhvilluar sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Gjyqi i radhës...

23 January 2026 at 01:00

Është zhvilluar sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Gjyqi i radhës do të mbahet më datë 29 janar. Derisa çështja të kalojë për gjykim, seancat do të mbahen çdo të enjte në orën 10:00. Për seancën ka reaguar nga qelia edhe ish-presidenti Ilir Meta. Fillimisht ai bën një sqarim, duke thënë se seanca nuk është shtyrë, por se seanca paraprake filloi pas insistimit të tij. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Meta thotë se “prokurorët më në fund kuptuar dallimin mes METE-s Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës”. Gjithashtu Meta i ka bërë thirrje ministritë të Drejtësisë të mos bëhet pengesë për të dhënë intervista, pasi SPAK u kanë dhënë leje gazetarëve. “Seanca paraprake filloi. Prokurorët më në fund kuptuar dallimin mes METE-s Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës I ftoj të gjitha mediat të jenë korrekte dhe të mos shpërndajnë dizinformacione, sikur gjoja seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë për javën tjetër. JO! Më në fund seanca paraprake u zhvillua edhe pse mungonte një nga të bashkëpandehurit dhe avokatët e tij. Ishte insistimi im që kjo seancë më në fund të fillonte dhe e falenderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim. Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024. U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t'i ndërprerë prokurorët, por për t'i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës. Afera e CEZ-DIA, ku shteti shqiptar ka fitim se ka humbur rreth 1.1 milion euro por ka fituar mbi 4 milion euro. Arritja më e madhe është se prokurorët pas 8 vitesh hetime kuptuan më në fund dallimin midis METE- (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës sepse vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta. Kishte dhe plot arritje të tjera, por këto mund t'i sqarojnë avokatët. Kështu që SEANCA NUK U SHTY, SEANCA FILLOI. Edhe prokurorët e kuptuan që METE nuk është Meta. Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë. Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojra për shtyrje seancash. Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga "Palloshi i gjatë" do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që ILIR META ËSHTË E VËRTETA. Sidoqoftë dua t'i falenderoj prokurorët e SPAK që u kanë dhënë leje gazetarëve për të më intervistuar dhe e ftoj Ministrin e Drejtësisë të mos bëhet më pengesë sepse jo vetëm Navalny dhe Khodorkovsky kanë dhënë intervista në burgjet e Rusisë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm politikanë të paraburgosur dhe të burgosur, por edhe të dënuar me burgim të përjetshëm kanë dhënë intervista televizive sepse çdo qytetar, sidomos çdo politikan, ka jo vetëm të drejta por edhe detyrë t'i përgjigjet çdo gazetari dhe media në interes të opinionit publik dhe të llogaridhënies”, shkruan Meta në rrjetet sociale. Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. #voxnews #media #news #ilirmeta

4760 views


💾

Banka Raiffeisen në Tiranë fshehu paratë e Bankers Petroleum përmes një manovre tinëzare me qëllim që qeveria dhe kreditorët e tjerë privatë të mos mb...

23 January 2026 at 01:00

Banka Raiffeisen në Tiranë fshehu paratë e Bankers Petroleum përmes një manovre tinëzare me qëllim që qeveria dhe kreditorët e tjerë privatë të mos mblidhnin dot detyrimet e papaguara të kompanisë kineze. Skandali i rëndë, i cili tashmë është edhe pjesë e dosjes së SPAK, bën bashkëpunëtore edhe një nga bankat më të mëdha në vend, në skemën kriminale të ngritur në këmbë nga drejtuesit kinezë të Bankers Petroleum për të zhdukur paratë e naftës shqiptare duke lënë pas malin me borxhe. Për shkak të borxheve të mëdha, Bankers Petroleum praktikisht nuk mund të përdorte dot asnjë llogari për të bërë pagesa në Shqipëri, pasi paratë do të sekuestroheshin menjëherë si nga tatimet apo dhe nga subjektet e tjera, ndaj të cilave Bankers ka detyrime të papaguara. #voxnews #media #news

5213 views


💾

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me anë të një reagimi për mediat ka mohuar zërat se ndaj institucioneve publike ka patur sulm kibernetik....

23 January 2026 at 01:00

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me anë të një reagimi për mediat ka mohuar zërat se ndaj institucioneve publike ka patur sulm kibernetik. Sipas AKSK pavarësisht disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale apo media lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit, nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cënuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore. AKSK, në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet publike dhe strukturat përgjegjëse, monitoron në mënyrë të pandërprerë hapësirën kibernetike dhe ka në funksion mekanizmat e nevojshëm për identifikimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike. #voxnews #media #news

1976 views


💾

Në Davos po diskutohet për të ardhmen e Groenlandës dhe të botës, por në fjalimin e tij të gjatë, Donald Trump gjeti kohë të komentojë edhe pamjen e r...

23 January 2026 at 01:00

Në Davos po diskutohet për të ardhmen e Groenlandës dhe të botës, por në fjalimin e tij të gjatë, Donald Trump gjeti kohë të komentojë edhe pamjen e re të presidentit francez, Emmanuel Macron. “E dëgjova dje teksa fliste me ato syzet e bukura të diellit. Çfarë ka ndodhur? E pashë duke u shtirur si i fortë”, tha Trump. Syzet që Macron mban prej rreth një jave, për shkak të një hemorragjie nënkonjuktivale, një shqetësim jo serioz shëndetësor kanë tërhequr vëmendje të madhe publike. Kjo vëmendje ka qenë e favorshme për sipërmarrësin italian Stefano Fulchir, pronar i kompanisë iVision Tech, e cila në vitin 2023 bleu shtëpinë franceze të syzeve Henry Jullien. Kjo kompani prodhon në Lons-le-Saunier (rajoni Jura) modelin Pacific S01, me çmim 659 euro. #voxnews #media #news #emanuelmacron

6176 views


💾

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të formulës së qumështit të foshnjeve “NAN 1 OPTIPRO” 800 g. Në njoftimin e AKU-së bëhe...

23 January 2026 at 01:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të formulës së qumështit të foshnjeve “NAN 1 OPTIPRO” 800 g. Në njoftimin e AKU-së bëhet e ditur se ky vendim u mor pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë. “Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije: Të dhëna përkatëse të produktit NAN 1 OPTIPRO 800 g, L 51230346AE, 30/05/2027”, njofton AKU. Pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë AKU ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës. Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt. #voxnews #media #news

1958 views


💾

Yesterday — 22 January 2026@voxnews.al - TikTok

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar kornizën e marrëveshjes për Groenlandën si një marrëveshje “afatgjatë” dhe me kohëzgja...

22 January 2026 at 23:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar kornizën e marrëveshjes për Groenlandën si një marrëveshje “afatgjatë” dhe me kohëzgjatje të pacaktuar, pa dhënë detaje konkrete mbi përmbajtjen e saj. Në një intervistë për CNBC, Trump tha se marrëveshja është “paksa e ndërlikuar”, duke shtuar se sqarimet do të jepen “hap pas hapi”. Në një tjetër moment të intervistës, ai theksoi se bëhet fjalë për një marrëveshje që do të zgjasë “përgjithmonë”, duke u shprehur: “Është përjetë”. Sipas Trump, marrëveshja është e tillë që “të gjithë janë të kënaqur” dhe përmbush kërkesat e tij lidhur me kontrollin dhe interesat strategjike të SHBA-së në Groenlandë. Pak më vonë, presidenti amerikan sqaroi se korniza e arritur me NATO-n për uljen e tensioneve rreth Groenlandës përfshin të drejta shfrytëzimi të burimeve minerare për Shtetet e Bashkuara, si edhe pjesëmarrje në sistemin mbrojtës “Golden Dome”. “Ata do të jenë pjesë e Golden Dome dhe e të drejtave mbi mineralet dhe ne gjithashtu”, deklaroi Trump për CNBC. NATO: Siguria në Arktik do të garantohet përmes veprimit të përbashkët Nga ana e saj, NATO ka bërë të ditur se aleatët do të punojnë së bashku për garantimin e sigurisë në Rajonin Arktik. Një zëdhënës i Aleancës deklaroi të mërkurën se diskutimet mes vendeve anëtare për kornizën e përmendur nga Trump do të fokusohen në sigurinë e Arktikut përmes veprimit kolektiv, veçanërisht nga shtatë vendet anëtare që ndodhen në këtë rajon. Po ashtu, u theksua se negociatat mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara do të vijojnë, me synimin për të garantuar që Rusia dhe Kina të mos sigurojnë kurrë një prani ekonomike apo ushtarake në Groenlandë. Pas javësh retorike të ashpër, e cila rrezikoi të shkaktonte përçarjen më të thellë në marrëdhëniet transatlantike të dekadave të fundit, Donald Trump u tërhoq papritur të mërkurën nga kërcënimet për vendosjen e tarifave doganore si mjet presioni për marrjen e Groenlandës, duke deklaruar se tashmë po kristalizohet një marrëveshje për t’i dhënë fund përplasjes. #voxnews #media #news #donaldtrump

3452 views


💾

Takimi mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama ka përfunduar. Pas takimit, dyshja ka qëndruar pak momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, ...

22 January 2026 at 23:00

Takimi mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama ka përfunduar. Pas takimit, dyshja ka qëndruar pak momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër dhe më pas janë nisur në drejtim të Orikumit. Ivanka Trump mbërriti bashku paraditen e kësaj të mërkure në Vlorë, ndërsa Kryeministri Rama mbërri mbasdite, i shoqëruar nën masa të shumta sigurie. #voxnews #media #news #edirama #ivankatrump @voxnews.al

4452 views


💾

Zbardhet projektligji që do të kalojë ditën e nesërme në Kuvend për miratim nga 140 ligjvënësit e Republikës lidhur me angazhimin e Shqipërisë, të për...

22 January 2026 at 23:00

Zbardhet projektligji që do të kalojë ditën e nesërme në Kuvend për miratim nga 140 ligjvënësit e Republikës lidhur me angazhimin e Shqipërisë, të përfaqësuar nga Edi Rama në Bordin e Paqes. Ishte një ftesë e dërguar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump që ftoi Shqipërinë, për tu bërë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare me statusin si anëtar themelues, ku një ndër qëllimet kryesore, është funksionojë si qeveri tranzitore pasi përfundimit të luftës në Rripin e Gazës. Misioni i Bordit të Paqes është ushtrimi i ndikimit për vendosjen e themeleve të paqes, stabilitetit dhe rindërtimit në territore të prekura nga konflikti, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së tij themeluese. Karta e Bodrit të Paqes garanton sovranitetin e të gjithë shteteve anëtare dhe se mandati është 3-vjeçar. Nga kjo e fundit përjashtohen ato shtete që do të kontribuojnë në shumën 1 miliardë dollaë brenda vitit të parë nga anëtarësimi. Vetë kryeministri Edi Rama e ka mohuar pagesën e kësaj shume për t'i siguruar Shqipërisë zgjatje të qëndrimit në Bord. #voxnews #media #news #donaldtrump #edirama

3409 views


💾

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa ...

22 January 2026 at 23:00

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen. Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira. Më herët një tjetër aksident u shënua në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, pranë lagjes SMT, ku një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, dhe është përmbysur më pas në mes të rrugës. #voxnews #media #news @voxnews.al

2878 views


💾

Në kryeqytetin austriak, në njërën nga degët e shumta të Bankës Raiffeisen atje, është hapur një llogari bankare. Zotëruesi i llogarisë është kompania...

22 January 2026 at 23:00

Në kryeqytetin austriak, në njërën nga degët e shumta të Bankës Raiffeisen atje, është hapur një llogari bankare. Zotëruesi i llogarisë është kompania Bankers Petroleum Albania. Ndonëse në pamje të parë ky duket si një veprim normal, që bizneset bëjnë në veprimtarinë e tyre të përditshme, kjo llogari është qendra e një aktiviteti të madh kriminal, i ngritur qëllimisht për të zhdukur miliardat e naftës së Patos Marinzës duke lënë në Shqipëri gropat e mëdha të borxheve dhe taksave të papaguara. E gjitha kjo bëhet me bekimin e autoriteteve shqiptare dhe thelbi i skemës kriminale është i thjeshtë. Bankers Petroleum arkëton miliarda euro nga shitja e naftës që nxjerr në Marinzë, por në Shqipëri nuk vjen asnjë qindarkë. Të gjitha paratë shkojnë në llogarinë e Austrisë dhe prej aty treten duke i pamundësuar qeverisë shqiptare dhe kreditorëve të tjerë të ekzekutojnë borxhet që Bankers nuk paguan. #voxnews #media #news @voxnews.al

6853 views


💾

Pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave, janë publikuar vendimet e miratuara. Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjis...

22 January 2026 at 23:00

Pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave, janë publikuar vendimet e miratuara. Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në korrik 2025 rekomandoi shkarkimin e tij nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN). Raporti i KLSH-së lidhej me përmbytjen e ndodhur në janar 2025 në zonën e Bunecit, në Himarë, pas dëmtimit të strukturës së basenit të presionit të Hidrocentralit Sasaj, i njohur ndryshe si “hidrocentrali i dy Vasilëve”. Sipas auditimit, koncesionari nuk kishte respektuar kushtet teknike të kontratës dhe detyrimet ligjore, ndërsa AKBN akuzohej për mungesë monitorimi dhe kontrolli ndaj shkeljeve të përsëritura. KLSH theksonte se neglizhenca në verifikimin e sigurisë së veprave përbërëse të hidrocentralit solli pasoja të rënda për mjedisin dhe komunitetin lokal, përfshirë dëme në banesa, biznese dhe infrastrukturë. #voxnews #media #news

3850 views


💾

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Durrës, Emiljan Jani dhe zëvendësimin e tij. Në vend të Janit është...

22 January 2026 at 23:00

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Durrës, Emiljan Jani dhe zëvendësimin e tij. Në vend të Janit është emëruar nga ekzekutivi në mbledhjen e sotme, Adrian Gurra dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë pas kalimit në Fletoren Zyrtare. Njoftimi: V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. #voxnews #media #news

977 views


💾

Presidenti i SHBA Donald Trump sërish ka ngatërruar emrat e shteteve, e këtë herë Groenlandën me Islandën. Gjatë fjalimit të tij në Davos, ai ngatërro...

22 January 2026 at 23:00

Presidenti i SHBA Donald Trump sërish ka ngatërruar emrat e shteteve, e këtë herë Groenlandën me Islandën. Gjatë fjalimit të tij në Davos, ai ngatërroi 14 herë Groenlandën, duke iu referuar ishullit, por emrin ia thoshte ‘Islanda’. “Ata nuk na mbështesin në Islandë, mund t’ju them këtë. Dua të them, tregu ynë i aksioneve pati rënien e parë dje për shkak të Islandës. Pra, Islanda na ka kushtuar shumë para”, tha presidenti amerikan, në një fragment nga fjalimi i tij duke iu referuar Groenlandës. Donald Trump i ka bërë vazhdimisht thirrje Danimarkës që t’ia lëshojë Grenlandën Shteteve të Bashkuara dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të fituar kontrollin e ishullit në të kaluarën. Megjithatë, në fjalimin e tij në Davos, ai tha se “nuk do të përdorte forcë”. Kujtojmë se më herët Trump ngatërronte Armeninë me Shqipërinë, teksa fliste për armëpushimin e ndërmjetësuar nga veta ai mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. #voxnews #media #news #donaldtrump

15.5K views


💾

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019. Po ashtu GJKKO ka publikuar n...

22 January 2026 at 23:00

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019. Po ashtu GJKKO ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vendimet e marra ditën e sotme, ku bie në sy se trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg. Erlis Duka, u shpall i pafajshëm për vrasjen Malkos, edhe për të gjitha episodet e tjera për armëmbajtje, ndërsa u vendos heqje e masës se sigurimit, duke u liruar totalisht nga akuzat. Po ashtu, GJKKO dënoi me 25 vite burg Fatmir Hysenin, i njohur me nofkën ‘Doça’, i njëjti dënim dhe për Aleksandër Manxhakun. Oltian Loga u dënua me 25 vite burg. Më herët për këtë vrasje u dënua Blendi Teta dhe Ilir Selmani. Santjago Malko u ekzekutua në gusht të 2019, pasi grupi kriminal dështoi të vriste Ervis Martinaj, që e konsideronte si kundërshtar të përbetuar. Leonard Duka dhe Ervis Martinaj u përplasën për lojërat e fatit. #voxnews #media #news @voxnews.al

4113 views


💾

❌
❌