Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 February 2026@voxnews.al - TikTok

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” ku po diskutohej gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë...

13 February 2026 at 12:00

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” ku po diskutohej gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kjo temë çoi në një përplasje fizike mes dy të ftuarve, shkrimtarit Albatros Rexhaj dhe analistit Berat Buzhala. Fillimisht replikat mes tyre kanë qenë verbale pasi Buzhala e akuzoi Rexhajn se kishte shkuar në studio “për të prishur debatin”, ndërsa ky i fundit e konsideroi një njeri që vetëm kritikonte Albin Kurtin. Në një moment Buzhala ka marrë shishen e ujit dhe është ngritur nga karrigia duke e shtyrë Rexhajn që ishte u uluar. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

47 views


💾

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” ku po diskutohej gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë...

13 February 2026 at 12:00

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” ku po diskutohej gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kjo temë çoi në një përplasje fizike mes dy të ftuarve, shkrimtarit Albatros Rexhaj dhe analistit Berat Buzhala. Fillimisht replikat mes tyre kanë qenë verbale pasi Buzhala e akuzoi Rexhajn se kishte shkuar në studio “për të prishur debatin”, ndërsa ky i fundit e konsideroi një njeri që vetëm kritikonte Albin Kurtin. Në një moment Buzhala ka marrë shishen e ujit dhe është ngritur nga karrigia duke e shtyrë Rexhajn që ishte u uluar. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

56 views


💾

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës i cili u arrestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge, pritet të mbërrijë sonte në Tiranë nga Belgjika. Ai ë...

13 February 2026 at 12:00

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës i cili u arrestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge, pritet të mbërrijë sonte në Tiranë nga Belgjika. Ai është vëllai i Suel Çelës, i cili vijon të jetë person i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Sipas SPAK, Suel Çela, është identifikuar si drejtuesi i një organizate, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve. Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë ka tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës. Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020. Po ashtu, është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021. Me mbërritjen në Shqipëri, Mario Çela pritet të përballet me procedurat ligjore për akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të këtij hetimi. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

40K views


💾

Kuvendi i Kosovës ka sot votuar një rezolutë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Rezoluta e iniciuar nga PDK mori 90 vota pro, ...

13 February 2026 at 12:00

Kuvendi i Kosovës ka sot votuar një rezolutë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Rezoluta e iniciuar nga PDK mori 90 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Kundër rezolutës votoi vetëm deputeti i LVV-së, Fatos Geci. Lista Serbe nuk ishte e pranishme në sallë. Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pro rezolutës, por kërkoi që të futet edhe një pikë për dhënien e drejtësisë për vrasjet politike. Ishte shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku që bëri kërkesën. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

14.8K views


💾

Ligjvënësit e Kosovës, në seancën e parë të legjislaturës së X-të të Kuvendit, kanë miratuar një rezolutë e cila kërkon angazhim dhe respektim të ligj...

13 February 2026 at 12:00

Ligjvënësit e Kosovës, në seancën e parë të legjislaturës së X-të të Kuvendit, kanë miratuar një rezolutë e cila kërkon angazhim dhe respektim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. Rezoluta u miratua me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votim, pasi kishte propozuar më parë një pikë shtesë që të përfshihej në rezolutë, por kërkesa e tyre nuk u pranua, duke u respektuar versioni paraprakisht i dakorduar i dokumentit. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

4630 views


💾

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, reagoi të enjten ndaj dhunës së shfaqur gjatë protestës së Sali Berishës, duke e konsideruar atë një shenjë të do...

13 February 2026 at 12:00

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, reagoi të enjten ndaj dhunës së shfaqur gjatë protestës së Sali Berishës, duke e konsideruar atë një shenjë të dobësisë së Partisë Demokratike. “E vetmja dhunë autentike lind nga protestat spontane të popullit. Por kur një parti inskenon dhunë, kjo është e papranueshme dhe tregon impotencë. Dhuna përdoret për të fshehur pafuqinë, mungesën e besueshmërisë dhe popullaritetit,” tha Qori në një intervistë për emisionin Studio Live në Report TV. Ai kritikoi edhe qasjen e disa partive, si ajo e Agron Shehajt, të cilat sipas tij ndryshojnë qëndrime nga dita në natë ndaj Berishës. Qori përjashtoi mundësinë e një bashkimi me parti të tjera, duke kundërshtuar “telenovelizimin e politikës” dhe theksuar se shpëtimi nuk vjen nga pazaret mes politikanëve. Ai gjithashtu nuk mbështet idenë e një qeverie teknike, siç kërkohet nga Berisha, por favorizon zgjedhje të parakohshme. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

24 views


💾

Në vitin 2016, shtëpia franceze e modës luksoze Hermès vendosi të tërhiqte nga shitja një artikull që e kishte dhuruar në një ankand bamirësie, pasi d...

13 February 2026 at 12:00

Në vitin 2016, shtëpia franceze e modës luksoze Hermès vendosi të tërhiqte nga shitja një artikull që e kishte dhuruar në një ankand bamirësie, pasi dukej se ishte blerë nga Jeffrey Epstein. Në një email të bërë publik në këtë muaj në dosjet e Epstein, asistenti i Epstein thotë se dikush në platformën e ankandit u kishte thënë atyre se Hermès “nuk ndihej rehat” me Epstein si dhurues dhe se atij do t’i rimbursoheshin paratë. Është një kujtesë se institucionet – dhe njerëzit në krye të tyre – munden, kur të dëshirojnë, të njohin ende një vijë që nuk do ta kalojnë. Asnjë predikim, asnjë njoftim për shtyp: vetëm një akt i qetë i mirëmbajtjes morale që tani lexohet si një mësim mbi higjienën themelore qytetare. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1176 views


💾

Një tjetër sinjal shqetësues për Donald Trump, në pritje të zgjedhjeve të mesmandatit në nëntorin e ardhshëm. Këtë herë, përplasja vjen nga Dhoma e Pë...

13 February 2026 at 12:00

Një tjetër sinjal shqetësues për Donald Trump, në pritje të zgjedhjeve të mesmandatit në nëntorin e ardhshëm. Këtë herë, përplasja vjen nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, e cila ka sfiduar hapur presidentin: gjashtë deputetë republikanë iu bashkuan demokratëve dhe miratuan bllokimin e tarifave (taksave doganore) ndaj Kanadasë. Votat në favor të ndalimit të tarifave të reja ishin 219, ndërsa 211 votuan kundër. Kjo është një goditje e fortë për presidentin, pasi shumica e tij u mund në votim. Kjo tregon se mbështetja ndaj Trump po dobësohet jo vetëm tek votuesit, por edhe brenda vetë Partisë Republikane. Deputetët po reflektojnë pakënaqësinë e elektoratit, e cila është treguar edhe nga disa sondazhe, si Gallup, “approval tracker” i revistës Economist, Reuters/Ipsos dhe Real Clear Politics. Të gjitha këto tregojnë një rënie, pak a shumë të theksuar, të mbështetjes për punën e Shtëpisë së Bardhë. Menjëherë pas votimit, Trump deklaroi se deputetët republikanë që kundërshtojnë politikat e tij për tarifat “do të përballen me pasoja në zgjedhje”, edhe tek “primaret”. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1887 views


💾

Before yesterday@voxnews.al - TikTok

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e qeverisë Kurti 3, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim. Më herët Albin Kurti prezantoi emrat e kabi...

12 February 2026 at 22:00

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e qeverisë Kurti 3, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim. Më herët Albin Kurti prezantoi emrat e kabinetit të ri ku gjithsej do të jenë 19 ministri, 4 më shumë se në mandatin e kaluar. Pas miratimit me 66 vota pro, ministrat e rinj të qeverisë së Kosovës kanë bërë betimin para Kuvendit. Pas kësaj, kryeparlamentarja e emëruar sot Albulena Haxhiu e konsideroi seancën e jashtëzakonshme të mbyllur. Ish-kreu i Kuvendit Glauk Konjufca do të jetë zv.kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm dhe Diasporës. Kurti ka premtuar se në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje. “Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishojmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, ka premtuar Kurti. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

95 views


💾

Në vitin 2021, Sokol Parllaku, një mik i afërt i Daniel Shimës krijon kompaninë “Premium Glass”. I njëjti person, prej vitit 2015 zotëronte edhe kompa...

12 February 2026 at 22:00

Në vitin 2021, Sokol Parllaku, një mik i afërt i Daniel Shimës krijon kompaninë “Premium Glass”. I njëjti person, prej vitit 2015 zotëronte edhe kompaninë tjetër “Alu Glass”. Të dyja me fushë operimi në tregtinë e xhamave, prodhimin e dyerve, dritareve alumini etj. Deri këtu, gjithçka duket krejt normale. Por, nëna e Daniel Shimës, Merita, futet si aksionere me 60 % të kuotave në kompaninë “Premium Glass”. Pra, zonja Shima nuk hyn si aksionere e thjeshte, por si kontrolluese e paketës dërrmuese të aksioneve. Ajo ka vendimmarrjen në kompani për gjithçka. Merita Shima, bleu edhe 40 % të aksioneve në kompaninë e themeluar nga Parllaku për vetëm 40 mijë lekë të reja, duke u bërë pronare e vetme. Për një kompani të re, pa aktivitet, me kapital 100 mijë lekë, kjo në dukje ngjason diçka në përputhje me tregun. Por, “Premium Glass” dhe kompania tjetër “Alu Glass” e themeluar nga miku i Daniel Shimës, kishin nisur një fushatë të gjerë blerje trojesh. Këto lëvizje ishin pasuar me zhvillimin e pronave me ndërtime. Pra, zonja Shima që dikur punonte si rrobaqepëse, kishte blerë një kompani që tashmë zotëronte prona me vlerë miliona euro për vetëm 40 mijë lekë. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

159 views


💾

Albin Kurti, kryeministri i propozuar për legjislaturën e re, ka paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, duke preza...

12 February 2026 at 22:00

Albin Kurti, kryeministri i propozuar për legjislaturën e re, ka paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, duke prezantuar emrat e ministrave për votimin e qeverisë së re nga parlamenti. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

82 views


💾

Dosja AKSHI, është një gropë e madhe e përvetësimit të parave publike e cila zgjerohet në disa drejtime nëse ndjekim paratë. Teksa shtylla e parë e in...

12 February 2026 at 22:00

Dosja AKSHI, është një gropë e madhe e përvetësimit të parave publike e cila zgjerohet në disa drejtime nëse ndjekim paratë. Teksa shtylla e parë e institucionit, drejtuesja Mirlinda Karçanaj u trondit nga SPAK, në këtë investigim ne do të fokusohemi tek shtylla e dytë që ka firmosuar tendera dhjetëra milionë euro. Një i ri 35-vjeçar të cilit i shkëlqeu ylli i detyrës në administratë. Aty ku paguhej rreth 100 mijë lekë të reja në muaj, por doli nga andej si milioner në euro. Fjala është për ish-nëndrejtorin e AKSHI-t Daniel Shima. Një personazh misterioz emri i të cilit u bë mjaft i njohur në 20 gusht të vitit 2025. Aso kohe, ai u denoncua i zhdukur nga e dashura e tij Enkeleda Hysa. Kjo e fundit, mori një mesazh nga Danieli që e informonte se u arrestua. Por, pasi telefonoi policinë, mori përgjigjen se nuk ishte shoqëruar asnjë person me atë emër. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

631 views


💾

Qeveria ka reaguar pas kallëzimit që aktorja Anila Bisha ka depozituar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon pezullimin e ministres së Shte...

12 February 2026 at 22:00

Qeveria ka reaguar pas kallëzimit që aktorja Anila Bisha ka depozituar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon pezullimin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella. Ka qenë drejtoresha e Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, e cila ka bërë të ditur qëndrimin e palës tjetër në këtë proces. Hasa është shprehur se qeveria e sheh këtë si një të drejtë ligjore të ushtruar nga Bisha, por e konsiderojnë pretendimin e ngritur nga ajo si të pabazë. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

837 views


💾

Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt, u trajtuan edhe çështje që lidhen me borxhet dhe m...

12 February 2026 at 22:00

Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt, u trajtuan edhe çështje që lidhen me borxhet dhe marrëveshjet financiare të të akuzuarve. Para trupit gjykues doli Naim Murseli, teksa gjatë shqyrtimit u përmend edhe një parakontratë për një borxh prej 100 mijë eurosh mes tij dhe biznesmenit Behgjet Pacolli. Lidhur me këtë “borxh” ka reaguar edhe vetë biznesmeni Pacolli, i cili ka treguar dhe mënyrat se si Murseli ia ktheu një pjesë të borxhit. Ai ka bërë me dije se nga shuma prej 100 mijë euro, familja i kishte kthyer 12 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër ishte kompensuar përmes punëve që Naim Murseli kishte kryer për kompani dhe organizata që lidhen me grupin Mabetex, Fondacionin BP dhe disa platforma në rrjetet sociale. Sipas tij, këto angazhime kishin të bënin kryesisht me mirëmbajtjen e faqeve të internetit. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

10.2K views


💾

Një agjenci që kontrollon dhe realizon projektet e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, qindra milionë euro, pak duar që i kontrollojnë… Prokuro...

12 February 2026 at 22:00

Një agjenci që kontrollon dhe realizon projektet e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, qindra milionë euro, pak duar që i kontrollojnë… Prokuroria e Posaçme tronditi Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit me firmosjen e urdhërarresteve për drejtuesit e saj dhe disa biznesmenë, një dosje që nuk mbaron me kaq… Çfarë fshihet në pjesën e padukshme të ajsbergut, skema e madhe e njerëzve të heshtur që përfituan shuma marramendëse… Një investigim nga Inside Story që zbulon njerëzit hije, lidhjet e tyre dhe transaksionet miliona euro me burim korrupsionin… Një agjenci që kontrollon dhe realizon projektet e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, qindra milionë euro, pak duar që i kontrollojnë… Prokuroria e Posaçme tronditi Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit me firmosjen e urdhërarresteve për drejtuesit e saj dhe disa biznesmenë, një dosje që nuk mbaron me kaq… Çfarë fshihet në pjesën e padukshme të ajsbergut, skema e madhe e njerëzve të heshtur që përfituan shuma marramendëse… Një investigim nga Inside Story që zbulon njerëzit hije, lidhjet e tyre dhe transaksionet miliona euro me burim korrupsionin… Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2170 views


💾

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e ka cilësuar dhunën gjatë protestës së opozitës si të mirëmenduar dhe me skenar të planifikuar. By...

12 February 2026 at 22:00

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e ka cilësuar dhunën gjatë protestës së opozitës si të mirëmenduar dhe me skenar të planifikuar. Bylykbashi tha se protestat janë një e drejtë legjitime, por nuk duhet të kalojnë në nivele të tilla dhune. Ajo theksoi se situata ishte e vështirë për forcat e rendit, të cilat u përballën me akte të dhunshme. “Protesta ishte një situatë e vështirë, krijuar për forcat e rendit që janë aty në krye të detyrës dhe detyrohen të përballen me akte të dhunshme. Prononcimet e bëra sot nga lideri i opozitës shkojnë në të njëjtën qasje, duke e shfaqur dhunën si pjesë të protestës. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2111 views


💾

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-krye...

12 February 2026 at 22:00

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-kryetarëve, të zbuluar ose nga kompania humbëse në garë ose nga auditimet e KLSH. Më i fundit ndaj të cilit SPAK zyrtarizoi akuzën është ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Golek Guci, ish-nënkryetarja Edmonda Harizi, që së bashku me dy të pandehur të tjerë do të përballen me Gjykatën Antikorrupsion për shkeljet gjatë tenderimit për ujësjellësin që furnizon me ujë tetë fshatra dhe Memaliajn. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1087 views


💾

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare si dhe është konstituar Kuvendi i Kosovës. Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kun...

12 February 2026 at 22:00

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare si dhe është konstituar Kuvendi i Kosovës. Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kundër dhe 8 abstenuan. Sot e marr këtë detyrë më vetëdije të plotë me peshën kushtetuese që e mban. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë”, tha Haxhiu në fjalën e mbajtur në Kuvend. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2326 views


💾

❌
❌