Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026@voxnews.al - TikTok

ICE (Immigration and Customs Enforcement) u krijua si përgjigje ndaj terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, por me rikthimin e Donald Trump në ...

11 January 2026 at 16:00

ICE (Immigration and Customs Enforcement) u krijua si përgjigje ndaj terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, por me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, agjentët federalë të imigracionit janë kthyer në mbrojtësit e tij personalë, të armatosur deri në dhëmbë dhe mirë të paguar, të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta ndjekur. ICE konsiderohet tani si një “milici trumpiane”, e përbërë edhe nga individë me të kaluar të dyshimtë, shpesh me arsim të pamjaftueshëm dhe trajnim të përshpejtuar, por me paga më të larta se ato të mësuesve, dhe me kompetenca të plota. Edhe pse pamjet video të vrasjes së një gruaje në Minneapolis tregonin një realitet tjetër, Trump mbrojti agjentin, duke thënë se viktima kishte “sulmuar me dhunë dhe brutalitet” dhe se agjenti ishte detyruar të mbrohej. “Duket një mrekulli që ai është ende gjallë, por po rikuperohet në spital”, shtoi presidenti. Në të vërtetë, një video e xhiruar menjëherë pas ngjarjes tregon agjentin duke kaluar rrugën dhe duke udhëzuar kolegët të largojnë njerëzit nga zona. Sipas kritikëve, shtrimi në spital shpesh përdoret nga forcat e rendit për të lehtësuar përgjegjësinë e atyre që janë të përfshirë në abuzime. Mbrojtja e Trump ndaj agjentit duket të ketë motiv politik: të tregojë publikisht se agjentët e ICE do të mbrohen gjithmonë për çdo veprim në emër të tij. #voxnews #media #news @voxnews.al

488 views


💾

Europa po përjeton një valë të fortë acari, e cila, edhe pse nuk arrin temperaturat ekstremisht të ulëta të regjistruara dje në Salla Naruska të Lapla...

11 January 2026 at 16:00

Europa po përjeton një valë të fortë acari, e cila, edhe pse nuk arrin temperaturat ekstremisht të ulëta të regjistruara dje në Salla Naruska të Laplandës finlandeze (-42,3°C), ka sjellë të ftohtë të rëndë edhe në Itali: -23,1°C në Rrafshnaltën e Asiagos dhe -9,3°C në Prato. Corriere della Sera shkruan se kjo valë acari ka prekur kryesisht zonat verilindore të kontinentit, duke u shtrirë gjithashtu në Italinë veriore, ndërsa në Siçili majat më të larta të Madonies janë mbuluar nga bora. Sipas meteorologëve, temperaturat aktuale janë rreth 15 gradë nën mesataren sezonale, ndërsa kulmi i të ftohtit pritet gjatë natës mes së dielës dhe së hënës. Parashikimet flasin për temperatura minimale “arktike” në shumë zona alpine dhe veriore të Italisë, me vlera që në disa raste zbresin deri në -25°C. Një i ftohtë i acartë po shënohet edhe në Rrafshin e Padanës, si dhe në pjesë të Toskanës, Umbrias dhe Apenineve qendrore, ku termometri ka zbritur disa gradë nën zero. Moti i ftohtë shtrihet deri në Kalabri, ku janë regjistruar temperatura negative. #voxnews #media #news @voxnews.al

277 views


💾

Një tjetër aferë është gati të shpërthejë, e denjë për një skenar të filmave hollivudianë, ku një drejtuese e një institucioni të rëndësishëm, kopsiti...

11 January 2026 at 16:00

Një tjetër aferë është gati të shpërthejë, e denjë për një skenar të filmave hollivudianë, ku një drejtuese e një institucioni të rëndësishëm, kopsiti letrat për të bërë fiktivisht një park të madh, duke u lejuar dhjetëra firmave një parajsë fiskale për të mos paguar taksa. Në krye të kësaj skeme qëndron as më pak e as më shumë por Elira Kokona, drejtoreshë e Korporatës së Investimeve Shqiptare, ajo e cila po zhvat pronat publike për t’ia dhënë oligarkëve. Por, kësaj herë organizatorët e kanë shfrenuar fantazinë, pasi me një të rënë të lapsit, kanë krijuar në shkurt të vitit 2025 një shoqëri shtetërore, pa pasur fizikisht një godinë. Jo vetëm kaq, por në këtë godinë, kanë regjistruar plot 46 biznese që nuk paguajnë taksa, madje kanë benefite të tjera të larta, pavarësisht se të njëjta kompani vijojnë të zhvasin qindra miliona euro tendera nga institucionet shtetërore. Deri dje kemi lexuar dhe dëgjuar se disa nga kompanitë shqiptare regjistroheshin në vendet e njohura si parajsa fiskale, me qëllim zhvendosjen dhe pastrimin e parave. Por, përse t’i transferojmë kur fare mirë mund të kemi parajsën tonë të vogël? VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente ku rezulton se në krye të skemës qendron Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila mori në shfrytëzim një sipërfaqe të madhe pronë në zonën e Xhafzotajt në Durrës, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës. #voxnews #media #news @voxnews.al

160 views


💾

Ankaraja po negocion hyrjen në paktin e sigurisë që parashikon reagim të përbashkët ndaj çdo agresioni Turqia po synon t’i bashkohet një marrëveshjeje...

11 January 2026 at 16:00

Ankaraja po negocion hyrjen në paktin e sigurisë që parashikon reagim të përbashkët ndaj çdo agresioni Turqia po synon t’i bashkohet një marrëveshjeje mbrojtjeje të nënshkruar mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, duke krijuar potencialisht një bosht të ri sigurie me ndikim në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, raporton Bloomberg, duke cituar burime me dijeni për çështjen. Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në shtator mes Riadit dhe Islamabadit, parashikon që çdo agresion ndaj njërit prej vendeve anëtare të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, një formulë e ngjashme me nenin 5 të NATO-s. Sipas burimeve, bisedimet për përfshirjen e Turqisë janë në një fazë të avancuar dhe arritja e një marrëveshjeje konsiderohet e mundshme. #voxnews #media #news @voxnews.al

244 views


💾

Segmenti rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth” do të mbetet i bllokuar gjatë natës për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës, si pasojë e kush...

11 January 2026 at 16:00

Segmenti rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth” do të mbetet i bllokuar gjatë natës për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës, si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike. “Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor ‘Bogë – Qafë Thore – Theth’, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes. Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes”, bëhet me dije në një njoftim nga Policia e Shtetit. Më tej, sqarohet se kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe gjithmonë në shoqërim të mjeteve borëpastruese dhe shërbimeve policore. #voxnews #media #news @voxnews.al

275 views


💾

Protestat masive që kanë shpërthyer në Iran për shkak të krizës ekonomike po përballen me një shtypje të dhunshme nga autoritetet. Sipas Human Rights ...

11 January 2026 at 16:00

Protestat masive që kanë shpërthyer në Iran për shkak të krizës ekonomike po përballen me një shtypje të dhunshme nga autoritetet. Sipas Human Rights Activists News Agency (Hrana), e cila konsiderohet burim i besueshëm, numri i viktimave ka arritur në 65, ndërsa janë arrestuar 2 mijë e 311 persona. Shumica e të vrarëve janë raportuar jashtë Teheranit, në provincat Chaharmahal dhe Bakhtiari, Ilam, Kermanshah dhe Fars. Raportet ndërkombëtare flasin për një situatë edhe më dramatike. Një mjek i cituar nga revista Time ka deklaruar se vetëm në Teheran janë vrarë 217 protestues, bazuar në të dhënat e gjashtë spitaleve të kryeqytetit. #voxnews #media #news @voxnews.al

234 views


💾

Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. Presight Al Ltd Albania Branch u regjistr...

11 January 2026 at 16:00

Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. Presight Al Ltd Albania Branch u regjistrua në Qendrën kombëtare të Biznesit tre javë më parë me objektivin e vetëm për të realizuar kontratën e majme, e cila ngarkon qytetarët shqiptarë me një barrë 140 milionë dollarë. "Fushëveprimi i aktivitetit të Degës do të përfshijë të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit të qytetit inteligjent në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: furnizimin me pajisje dhe programe kompjuterike harduer dhe softuer, shërbimet e instalimit dhe zbatimit, dhe shërbimet e mbështetjes dhe mirëmbajtjes," thuhet në ekstraktin e kompanisë. #voxnews #media #news @voxnews.al

274 views


💾

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet! *** Mero Baze i ka rënë në kokë definicionit të krizës së sotme në ...

11 January 2026 at 16:00

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet! *** Mero Baze i ka rënë në kokë definicionit të krizës së sotme në vend. Po, ashtu është, e vetmja krizë është ajo ndërmjet pushtetit të drejtësisë me pushtetin politik në vend. Në të vërtetë kriza nuk ka ardhur pse drejtësia heton, gjykon e dënon, por sepse në emër të hetimit, gjykimit e dënimit ka shtuar dozën e abuzimit. Nga ana tjetër pushteti politik i kompleksuar ideja që shpiku vetë "e pandëshkueshmërisë", i la rrugën e lirë drejtësisë penale të bëjë ç’të dojë edhe në abuzim me kërkesat e procesit të rregullt ligjor. "Punë madhe, le ti bien atij tjetrit.." Megjithëse gjykata e Strasburgut ka goditur, fort madje, proceset e parregullta gjyqsore në këto vite të post reformë, përsëri abuzimi vazhdon. Nocionet bazë mbi mënyrën e marrjes së provës; mbi kontrollet dhe përgjimet; mbi fillimin e ndjekjes penale; mbi garancitë në hetim e gjykim; mbi barazinë e palëve në proçes; mbi respektin e konfidencialitetit e privatësisë; mbi të drejtat e apelit; e deri tek nocionet fillestare të mos heqjes së lirisë pa provë, apo të njohjes së personave me akuzat e materialet që e shoqërojnë atë, kanë MARRË GODITJE të RËNDA. #voxnews #media #news @voxnews.al

251 views


💾

Yesterday — 10 January 2026@voxnews.al - TikTok

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish ashpër gazetarit Blendi Fevziu për i cili akuzoi kabinetin qeveritar për udhëtime private jashtë vendi...

11 January 2026 at 14:00

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish ashpër gazetarit Blendi Fevziu për i cili akuzoi kabinetin qeveritar për udhëtime private jashtë vendit gjatë fundjavave, ndërkohë që në media shfaqen pamje të regjistruara inspektimesh. Rama në një postim të radhës, shkruan se gazetari Fevziu paska gënjyer dhe nuk ka publikuar asnjë fakt që tregon se ministrat gjatë të shtunave e të dielave janë nëpër udhëtime dhe publikojnë infektime sikur janë në punë. Kryeministri thotë se ajo ishte një shpifje dhe se gazetari duhej t’i kërkonte ndjesë publikut për gënjeshtrën me 7 bishta. Rama ndalet edhe tek përmbytjet dhe çështja Balluku. #voxnews #media #news @voxnews.al

41 views


💾

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari, Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjerë ra në në një përruar në Klos. Së b...

11 January 2026 at 14:00

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari, Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjerë ra në në një përruar në Klos. Së bashku me 30-vjeçarin ishte edhe 24-vjeçari Andi Llosha, ky i fundit drejtues i mjetit. Por siç sqaroi policia, Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 24-vjeçarin Llosha, pasi ai është largua nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmë Karajt në brendësi të automjetit. #voxnews #media #news @voxnews.al

106 views


💾

Një shqiptar rreth të njëzetave rrezikon 36 muaj burg për trafikimin e 21,5 kilogramëve kanabis në Belgjikë. Sipas avokatit të tij, i riu e kishte kry...

11 January 2026 at 14:00

Një shqiptar rreth të njëzetave rrezikon 36 muaj burg për trafikimin e 21,5 kilogramëve kanabis në Belgjikë. Sipas avokatit të tij, i riu e kishte kryer transportin për shkak të vështirësive financiare. Personi 25-vjeçar kishte mbërritur më 30 shtator me një fluturim nga kryeqyteti tajlandez, Bangkoku. Gjatë kontrollit të valixhes së tij, dogana belge gjeti 21,5 kilogramë kanabis, pas së cilës ai u privua menjëherë nga liria. #voxnews #media #news @voxnews.al

32 views


💾

Ditën e djeshme një rast skandaloz u raportua në bashkinë Mat ku unaza e qytetit e inauguruar 6 muaj më parë pësoi shembje në 4 vende të ndryshme duke...

11 January 2026 at 14:00

Ditën e djeshme një rast skandaloz u raportua në bashkinë Mat ku unaza e qytetit e inauguruar 6 muaj më parë pësoi shembje në 4 vende të ndryshme duke e pamundësuar qarkullimin në këtë aks rrugor dhe duke vënë në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve. Ky projekt infrastrukturor i financuar nga ARRSH, u ndërtua nga kompania ULZA sh.p.k e Ndue Shpanit. Pas shembjes një video e këtij të fundit teksa shfaqet me nipin e tij Eldorin Shpanin, administratorin e bashkisë Mat, është bërë virale në rrjetet sociale. #voxnews #media #news @voxnews.al

44 views


💾

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i djegë makinën e ish partnerit. Bw shkruan se bëhet fjalë për 43-vjeçaren...

11 January 2026 at 14:00

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i djegë makinën e ish partnerit. Bw shkruan se bëhet fjalë për 43-vjeçaren, Alma Bime. #voxnews #media #news @voxnews.al

33 views


💾

Astrit Hysenaj, 54 vjeç, në ditën e tretë të përmbytjeve në Durrës, ishte nisur për në punë, por u gjet i pajetë në një kanal kullues, në zonën e ish-...

11 January 2026 at 14:00

Astrit Hysenaj, 54 vjeç, në ditën e tretë të përmbytjeve në Durrës, ishte nisur për në punë, por u gjet i pajetë në një kanal kullues, në zonën e ish-repartit ushtarak pranë Plepave. Familjarët po i japin lamtumirën e fundit mes dyshimeve të forta se ai e humbi jetën në krye të detyrës, duke pastruar kanalet, ndryshe nga çfarë pretendon Bashkia e Durrësit se në momentin kur e ka marrë rrjedha e ujit nuk ka qenë në punë. Klediana Bërsheni, mbesa e 54-vjeçarit rrëfen se daja ka dalë si çdo ditë tjetër për të shkuar në punë në orën 05:00 të mëngjesit, pavarësisht insistimit të familjes që mos të shkonte për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq. #voxnews #media #news @voxnews.al

96 views


💾

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish ashpër gazetarit Blendi Fevziu për i cili akuzoi kabinetin qeveritar për udhëtime private jashtë vendi...

11 January 2026 at 14:00

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish ashpër gazetarit Blendi Fevziu për i cili akuzoi kabinetin qeveritar për udhëtime private jashtë vendit gjatë fundjavave, ndërkohë që në media shfaqen pamje të regjistruara inspektimesh. Rama në një postim të radhës, shkruan se gazetari Fevziu paska gënjyer dhe nuk ka publikuar asnjë fakt që tregon se ministrat gjatë të shtunave e të dielave janë nëpër udhëtime dhe publikojnë infektime sikur janë në punë. #voxnews #media #news #edirama #blendifevziu @voxnews.al

92 views


💾

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”, ku një automjet u gjet në rrjedhën e një përroi. Blutë...

11 January 2026 at 14:00

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”, ku një automjet u gjet në rrjedhën e një përroi. Blutë sqarojnë se në automjet kanë qenë dy persona, drejtuesi 24-vjeçar Andi Llosha dhe pasagjeri 30-vjeçar Jurgen Karaj. Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 24-vjeçarin Llosha, pasi si është largua nga vendngjarja dhe nuk i dha ndihmë Karajt në brendësi të automjetit. Gjithashtu Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndëra vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Karaj. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. #voxnews #media #news @voxnews.al

82 views


💾

❌
❌