Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026@voxnews.al - TikTok

Kushtet e motit gjatë natës së të enjtes kanë qenë relativisht të qeta në zonat malore të Bashkisë Elbasan, ku nuk raportohen bllokime nga dëbora, pav...

9 January 2026 at 22:00

Kushtet e motit gjatë natës së të enjtes kanë qenë relativisht të qeta në zonat malore të Bashkisë Elbasan, ku nuk raportohen bllokime nga dëbora, pavarësisht se në disa zona trashësia e saj ka kaluar 30 centimetra. Strukturat përgjegjëse kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen hapur të akseve rrugore. Ndërkohë, problematika janë evidentuar në disa zona të Bashkisë Gramsh, ku si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike. Ekipet janë në terren për rikthimin e furnizimit, ndërsa situata mbetet nën monitorim. Në territorin e Bashkisë Elbasan, aktualisht ka prani dëbore në fshatrat e njësive administrative Gjinar, Gracen, Labinot Mal, Zavalinë dhe Funar. Ndërkohë, problematika janë evidentuar në disa zona të Bashkisë Gramsh, ku si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike. Ekipet janë në terren për rikthimin e furnizimit, ndërsa situata mbetet nën monitorim. Në territorin e Bashkisë Elbasan, aktualisht ka prani dëbore në fshatrat e njësive administrative Gjinar, Gracen, Labinot Mal, Zavalinë dhe Funar. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

23 views


💾

Mbrëmjen e djeshme, ish-zv.kryeminitri Arben Ahmetaj në Syri TV denoncoi, projektin ‘Smart City’. Projekti që parashikon instalimin e mijëra kamerave ...

9 January 2026 at 22:00

Mbrëmjen e djeshme, ish-zv.kryeminitri Arben Ahmetaj në Syri TV denoncoi, projektin ‘Smart City’. Projekti që parashikon instalimin e mijëra kamerave të sigurisë në të gjithë vendin. Ahmetaj u shpreh se me vizitën e një ish-ministri të Brendshëm, është zgjedhur një kompani “X”, por pa përmendur emrin e ish-anëtarit të qeverisë. VoxNews ka mësuar se ish-ministri i Brendshëm është Taulant Balla, sot kreu i grupit parlamentar socialist. Siç e dëshmon edhe fotoja e mëposhtme ish-ministri Balla me datë 23/04/2024 firmosi gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Abu Dhabi, marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY nës disa qytete të Shqipërisë Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

28 views


💾

Zjarri te tregu ‘5 Maji’,është riaktivizuar sërish këtë të premte. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Deri më ...

9 January 2026 at 22:00

Zjarri te tregu ‘5 Maji’,është riaktivizuar sërish këtë të premte. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Deri më tani të paktën 50 subjekte që ushtronin veprimtari tregtare në kapanonin ku nisën flakët, janë djegur plotësisht. Por, fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

26 views


💾

Një tjetër dosje e bujshme po bëhet gati për në SPAK, ku si në çdo ndërtim të veprave të mëdha publike, s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe me Aeropor...

9 January 2026 at 22:00

Një tjetër dosje e bujshme po bëhet gati për në SPAK, ku si në çdo ndërtim të veprave të mëdha publike, s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, një aset mjaft strategjik i Shqipërisë, operimi i të cilit do të sillte një zhvillim për jugun e Shqipërisë. Veprimet e fundit të firmave ndërtuese, të cilat fituan në “tavolinë” një koncesion të majmë nga qeveria, kanë sjellë dyshime të mëdha për gjithë funksionimin, ku vepra mund të bjerë edhe në “duart e gabuara”. Të dhënat e hulumtuara nga VoxNews flasin se koncesioni iu dha fillimisht firmës së biznesmenit kontrovers Behgjet Pacolli dhe një firmë turke, e lidhur drejtpërdrejt me ndërtuesit e Tunelit të Llogarasë. Më pas, turqit largohen duke ia kaluar me letra aksionet Pacollit. Por, më shumë sesa ndërrimi i duarve, bien “shumë erë” veprimet e Mabco Constructions, i cili pasi kishte firmosur marrjen e një kredie të majme në BKT, merr një tjetër kredi, kësaj herë shumë herë më të lartë se ajo e para. Në të dyja rastet, kolateral janë lënë aksionet në Aeroportin e Vlorës, një aset mjaft strategjik për Shqipërinë. Por nëse pronarët e BKT-së dihen që janë turq dhe kanë lidhje të forta me vendin tonë, a dihen pronarët e bankës në Luksemburg ku Pacolli mori kredinë e dytë? Lëvizje të dyshimta që padyshim meritojnë një hetim të plotë dhe të thelluar, pasi bëhet fjalë për një vepër të rëndësisë së veçantë, ku “pronar” është padyshim shteti shqiptar. Këto marrëveshje janë bërë në dëm të interesave të vetë shtetit shqiptar, pasi nëse nuk paguhet kredia dhe grindjet e aksionerëve vijojnë, kush e merr Aeroportin?! Grindjet e brendshme mes Ademit dhe Pacollit kanë shkuar në dyert e gjykatës, prokurorisë dhe vetë SPAK-ut. Kallëzimet dhe deponimet e tyre ndaj njëri-tjetrit kanë qenë kontradiktore, teksa organet ligjzbatuese kanë filluar të mbledhin të dhëna për transaksionet e dyshimta, kryesisht të Mabco-s. VoxNews ka raportuar edhe më herët për emërimet e shkarkimet e administratorëve të VIA-s, ku pasi Pacolli largoi njerëzit e Ademit, ky i fundit iu drejtua Gjykatës së Tiranës dhe arriti të sigurojë një vendim gjykatë, i cili i lejonte që të bllokonte dhe të mos tjetërsoheshin 49 % të aksioneve, kundrejt 51 % të Pacollit. Në datën 30 dhjetor 2025, përmbaruesi provat Euglent Osmanaj depozitoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit një dosje, brenda së cilës ishte vendimi i Gjykatës së Tiranës, ku është urdhëruar “pezullimi i së drejtës së votës së ortakut, shoqëria ‘Mabco Constructions SA’, për çdo vendim që lidhet me tjetërsimin e 47% të kuotave në Shoqërinë ‘Vlora International Airport-VIA, në favor të të tretëve, deri në përfundim të këtij gjykimi”. #voxnews #media #lajme #vlora #begjetpacolli @voxnews.al

188 views


💾

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se do të vijë në Shqipëri ditën kur Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër. Gjatë intervistës në Syri Tv...

9 January 2026 at 22:00

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se do të vijë në Shqipëri ditën kur Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër. Gjatë intervistës në Syri Tv, Ahmetaj ka zbuluar edhe një bisedë me ish-ministrin Jashtëm, Ditmir Bushati. Sipas Ahmetajt, Bushati e ka kritikuar pse u bë zëvendëskryeministër pasi Edi Rama është i padenjë të drejtojë dhe se ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

268 views


💾

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po tenton që të shtojë benefitet e “baballarëve të kombit”, të cilët pas rrogës që iu shkon më shumë se 5 mijë euro...

9 January 2026 at 22:00

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po tenton që të shtojë benefitet e “baballarëve të kombit”, të cilët pas rrogës që iu shkon më shumë se 5 mijë euro, tashmë kanë luksin e drekave, darkave, koktejleve, apo edhe të udhëtimeve që s’do të kenë kurrfarë ndalese. Duke qenë se, 83 ulëse janë për deputetët e PS-së, të cilat kanë një shumicë të frikshme, Peleshi tashmë po mendon më shumë për t’i kënaqur dhe jo për t’i bërë të aftë të punojnë, duke bërë dhe miratuar ligje të mira, që prekin mbarë shqiptarët. Duket se tempulli i demokracisë në këtë legjislaturë do të jetë në shërbim të mazhorancës, pasi numrat e opozitës në atë Kuvend as nuk ngrenë peshë. Disa ditë më parë, Peleshi hapi tenderin me vlerë 100 mijë euro, por asnjë prej deputetëve të opozitës as nuk denjoi të bënte ndonjë reagim. Ndoshta presin ndonjë kafshatë apo ndonjë gotë nga Peleshi. Tashmë, Kuvendi hap një tjetër tender, me vlerë disafish më shumë, ku pasi kanë ngrënë e pirë, deputetët kanë nevojë edhe për udhëtime! Normalisht, edhe pas këtij tenderi, asnjë prej deputetëve të PD-së s’do të ketë guximin që t’a denoncojnë, sërish në ndonjë shpresë për të kapur ndonjë biletë apo akomodim falas në Europë apo në vendet e tjera të botës. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, objekti i procedurës së prokurimit është “bileta për udhëtime ndërkombëtare”. Fondi limit është 45.000.000 lekë, ose mbi 450 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, por jo për arkat e buxhetit të shtetit, që i janë vënë në shërbim të vetë ministrave, deputetëve apo edhe drejtorëve. Mandati i katërt ka sjellë këtë situatë, ku askush nuk reagon, madje askujt s’i bëjnë më përshtypje këto shpenzime. Gjithçka duket normale, pasi në një kohë që s’ka asnjë politikë për çiftet e reja, pensionet apo ndihmën ekonomike, vjen një tender i tillë. Normalisht, Kuvendi apo ata deputetë duhet të mendojnë një politikë që të mbajnë në Shqipëri çiftet e reja, lehtësi në strehim apo pagesa për fëmijët. Madje, duhet të mendojë urgjentisht për pensionet tepër të ulta, të cilat janë në kufijtë e mbijetesës. Duhet të mendojnë për shërbime, pasi spitalet po lëngojnë prej vitesh, ku shqiptarët e thjeshtë e kanë të “ndaluar” të sëmurën, pasi deputetët, familjarët e tyre, ministrat apo drejtorët e mëdhenj, kurohen jashtë vendit. Për gjithë këto, e shumë të tjera, duhet të mendojnë këta “baballarë të Kombit” dhe jo për mënyrën ku do të udhëtojnë, në çfarë hoteli do qëndrojnë apo në çfarë restoranti do të shkojnë. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

197 views


💾

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë, tha se vatra e zjarrit në tregun e rrobave te “5 Maji” është drejt shuarjes. Ai deklaroi se zjarrf...

9 January 2026 at 22:00

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë, tha se vatra e zjarrit në tregun e rrobave te “5 Maji” është drejt shuarjes. Ai deklaroi se zjarrfikësit janë duke bërë një punë heroike në terren. Goxhaj tha se kapanonet në flakë kanë rroba dhe objekte plastike që kanë përhapur zjarrin. Nuk dihet ende nëse ka bombula gazi brenda. Sakaq, Goxhaj shtoi se zjarrfikësit janë drejt izolimit të plotë të vatrës së zjarrit. Shkëlqim Goxhaj: Këto kapanone dhe biznese janë të sigurta. Zjarri është lokalizuar vetëm te objekti që ra në fillim. Ishte ora e parë. Që ne luftuam me të gjithë forcat janë vetë materialet dhe çatia që përcillte zjarrin. Kaluam pastaj në izolimin e vatrës së zjarrit vetëm në këtë objekt. Duke rrethuar objektin me forca nga shërbimi i Tiranës Kamzës Vorës dhe Elbasanit. Kemi ndihmë nga policia e shtetit dhe bashkiake. Duke ditur materialet brenda komplet rroba dhe pajisje plastike kemi kaluar në planin e dytë me izolimin e objektit që të mos përhapet. Dyqanet janë të ndryshme nuk kemi arritur të dallojmë se çfarë ka brenda. Ka sasi të madhe rroba dhe plastike. Për detaje do shikojmë në hollësi. Jemi në momentin që është drejt fundi vatra e zjarrit. Nuk ka informacione që ka ardhur ndihmë nga ushtria. Ekspertizën do e bëjnë policia dhe punonjësit tanë. #voxnews #media #news @voxnews.al

102 views


💾

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë. Fillimisht flakët dogjën një kapanon dhe më p...

9 January 2026 at 22:00

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë. Fillimisht flakët dogjën një kapanon dhe më pas u përhapën masivisht. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Dhjetëra forca zjarrfikëse nga Tirana, Elbasani, Vora dhe ushtria janë sinjalizuar për të vendosur flakët nën kontroll. Situata mbetet e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe materialeve lehtësisht të djegshme dhe kabujve elektrikë. Energjia elektrike në zonë është ndërprerë për sigurinë e banorëve. Zjarrfikëset dhe policia janë në vendngjarje, në përpjekje për të vendosur zjarret nën kontroll. Ka dyshime se pranë flakëve ka bombola gazi, pasi përdoren për ngrohje nga tregtarët. Prandaj, perimetri nga ana e policisë është zgjeruar. #voxnews #media #news @voxnews.al

134 views


💾

Blerja e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara do të ishte, në thelb, “një operacion i madh imobiliar”. Këtë ide Donald Trump e ka përsëritur disa herë ...

9 January 2026 at 22:00

Blerja e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara do të ishte, në thelb, “një operacion i madh imobiliar”. Këtë ide Donald Trump e ka përsëritur disa herë që prej vitit 2019, kur për herë të parë hodhi publikisht hipotezën e blerjes së ishullit të madh arktik nga Danimarka. Tani që presidenti amerikan duket më i vendosur se kurrë për të paraqitur një ofertë ndaj pronarit aktual, lind natyrshëm pyetja: sa vlen Groenlanda? Një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është qasja historike. Shtetet e Bashkuara kanë tentuar edhe më parë ta blejnë ishullin. Pas blerjes së Alaskës nga Rusia për 7,2 milionë dollarë, në vitin 1868 sekretari amerikan i Shtetit, William H. Seward, shqyrtoi mundësinë e blerjes së Groenlandës dhe Islandës për 5,5 milionë dollarë, por pa paraqitur kurrë një ofertë formale. Një propozim zyrtar u bë në vitin 1946 nga presidenti Harry Truman, i cili i ofroi Danimarkës 100 milionë dollarë në shufra ari për ta bindur të shiste territorin. Oferta u refuzua. Sipas vlerësimeve të think tank-ut konservator American Action Forum, kjo shumë do të ishte sot e barasvlershme me rreth 1,6 miliardë dollarë. Megjithatë, nëse shuma përllogaritet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të SHBA-së në vitin 1946 dhe atë të vitit 2025, rezulton se Trump do të duhej të ofronte rreth 12,9 miliardë dollarë për të barazuar propozimin e Trumanit. Që nga viti 1946, megjithatë, ekonomia globale ka ndryshuar ndjeshëm. Prandaj, një “çmim” i mundshëm i Groenlandës do të duhej të merrte parasysh vlerën e saj për ekonominë amerikane dhe botërore. Vlerësohet se ishulli përmban burime minerare me një vlerë totale prej rreth 4.400 miliardë dollarësh: afërsisht 1.700 miliardë dollarë naftë dhe gaz, nxjerrja e të cilave aktualisht është e ndaluar për arsye mjedisore si dhe 2.700 miliardë dollarë minerale të tjera, përfshirë tokat e rralla me rëndësi strategjike. Megjithatë, shfrytëzimi i këtyre rezervave është jashtëzakonisht i vështirë për shkak të klimës së ashpër, mungesës së fuqisë punëtore dhe infrastrukturës së pamjaftueshme. Më pak se 2% e territorit të Groenlandës është aktualisht i mbuluar nga licenca eksplorimi minerar. Për këtë arsye, American Action Forum vlerëson se vlera aktuale e burimeve realisht të shfrytëzueshme është rreth 186 miliardë dollarë. Kjo shifër, megjithatë, nuk merr parasysh mundësinë që Shtetet e Bashkuara, në rast pronësie, të shtonin ndjeshëm aktivitetin minerar dhe naftë-nxjerrës, në frymën e sloganit “Drill, baby, drill”. #voxnews #media #news @voxnews.al

166 views


💾

Yesterday — 8 January 2026@voxnews.al - TikTok

Dy banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Mateo dhe Flori, janë përfshirë diten e sotme në një debat mjaft të fortë. Me shaka Flori nisi të thosht...

9 January 2026 at 11:00

Dy banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Mateo dhe Flori, janë përfshirë diten e sotme në një debat mjaft të fortë. Me shaka Flori nisi të thoshte se do të shesim ambientin e palestrës ku punon Mateo, dhe përshëndeti edhe pronarin Banori u duk se e mërziti kjo gjë dhe menjëherë ngriti zërin, duke i thënë që të mos e përmend më. Mateo shton se do t’ia shpjegojë në një moment tjetër arsyen, mirepo Flori nuk ndaloi duke e vijuar me tej. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

190 views


💾

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbërit, ku një mjet borëpastrues është përplasur me 3 automjete. Sipas informacio...

9 January 2026 at 11:00

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbërit, ku një mjet borëpastrues është përplasur me 3 automjete. Sipas informacioneve paraprake, teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit, në anën e Klosit, mjeti borëpastrues ka goditur një automjet tip “Volkwagen” që po lëvizte në drejtim të Tiranës. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

71 views


💾

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues në Prokurorinë e Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve. Fjala e Brahos në lidhje me objektivat...

9 January 2026 at 11:00

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues në Prokurorinë e Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve. Fjala e Brahos në lidhje me objektivat që ai ka për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër, ku i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuëse. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

52 views


💾

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Minneapolis të SHBA-ve, ku një oficer i Shërbimit për Kontrollin e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar p...

9 January 2026 at 11:00

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Minneapolis të SHBA-ve, ku një oficer i Shërbimit për Kontrollin e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar për vdekje një grua 37-vjeçare. Rrethanat e vrasjes së gruas janë ende të paqarta. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se gruaja u përpoq të shtypte oficerët e ICE me makinën e saj. Një video e incidentit u publikua nga “New York Post” dhe po bën xhiron e mediave sociale. Aty duken agjentët e ICE që i afrohen një makine “Honda Pilot” dhe urdhërojnë shoferin të dalë nga automjeti pasi i bllokuan rrugën. Një nga agjentët përpiqet të hapë derën. Drejtuesja tenton fillimisht të ecë mbrapsht dhe më pas përpiqet të niset përpara, por një agjent tjetër i ka dalë para. Agjenti shmang makinën, kthehet dhe qëllon drejt shoferes. Makina e saj të përplaset më pas me një automjet të bardhë të parkuar aty pranë në anë të rrugës. Pas të shtënave, një grua bërtet vazhdimisht: “Jo! Jo! Çfarë dreqin…? Çfarë dreqin… bëtë? Ju jeni kriminelë të dreqit!” Sipas Shefit të Policisë Brian O’Hara, gruaja ishte në makinën e saj duke bllokuar trafikun në Portland Street. Një oficer federal iu afrua, por “ajo tentoi të largohej”. Ai tha se të paktën dy të shtëna u qëlluan. Hetimi po kryhet nga FBI dhe Byroja e Hetimeve Penale e Minesotës, shtoi ai. Kryebashkiaku Jacob Frey u tha gazetarëve se ishte “i frikësuar” nga veprime të tilla nga oficerët e ICE-së në qytet. “Ata po shkatërrojnë familjet, po shkaktojnë kaos në rrugët tona”, – shtoi ai. Ai tha se nevojitet një hetim, por nuk është i sigurt se si do të vendoset drejtësia. Ai shtoi se sipas mendimit të tij, personi që u vra nuk po përpiqej të “godiste askënd”. Kryebashkiaku akuzoi autoritetet federale se “po përpiqen ta portretizojnë këtë si një akt vetëmbrojtës” duke shtuar se e kishte parë videon e incidentit. “Ky ishte një agjent që përdori pushtetin e tij në mënyrë të pamatur, duke shkaktuar vdekjen e dikujt”, – tha ai. Kryebashkiaku Frey bëri thirrje për unitet dhe kërkoi që qytetarët të mos provokohen nga veprimet e administratës Trump. Ai theksoi se prania e agjentëve të ICE po shkakton kaos dhe humbje jete dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë “trimëri, dashuri dhe mëshirë”. Administrata Trump ka dërguar 2 000 agjentë federalë shtesë në Minneapolis javët e fundit në përgjigje të akuzave për mashtrime me ndihmat sociale në këtë shtet. Vendosja, e cila filloi të dielën, është një nga më të mëdhatë e personelit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një qytet amerikan në vitet e fundit. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

1354 views


💾

Në nëntor të vitit 2024, pas sinjalizimit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, prokuroria e Tiranës, u vunë në lëvizje duke zbuluar një rrjet të s...

9 January 2026 at 11:00

Në nëntor të vitit 2024, pas sinjalizimit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, prokuroria e Tiranës, u vunë në lëvizje duke zbuluar një rrjet të sofistikuar që qarkullonin shuma të mëdha parash të dyshimta përmes kriptovalutave. Kompani si Cryptoexchange.al, Mr.Crypto.al, tmt.al, USDTirana dhe Usdt_albania qarkulluan transaksione kriptomonedhash kundrejt valutave, kryesisht në cash. Ato operonin duke reklamuar përmes rrjeteve sociale Instagram, Facebook, TikTok dhe Telegram. Këto subjekte nuk ishin thjesht profile online, por një ekonomi hije dixhitale, ku çdo transaksion ishte i fshehtë dhe jashtë çdo kontrolli ligjor. Profilet përdornin kanale të ndryshme për të arritur klientët, duke krijuar një imazh të besueshëm, por krejt i paligjshëm. “Të gjitha këto lënë gjurmë online, janë të kërkueshme, dhe nëse institucionet marrin të drejtën me vendim gjykate mund të marrin të dhëna nga këto kompani. Ti thonë që më jepni të dhëna për këtë person në këto biseda që janë bërë, me një urdhër gjykate janë të gatshme të bashkëpunojnë”, u shpreh Dorian Kane, ekspert Kripto. “Të gjitha këto lënë gjurmë online, janë të kërkueshme, dhe nëse institucionet marrin të drejtën me vendim gjykate mund të marrin të dhëna nga këto kompani. Ti thonë që më jepni të dhëna për këtë person në këto biseda që janë bërë, me një urdhër gjykate janë të gatshme të bashkëpunojnë”, u shpreh avokati, Dritan Jahaj. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

3831 views


💾

Gazeta belge, “Niewsblad” i ka kushtuar vëmendje shqiptarit Franc Çopja, të cilin e ka konsideruar si një “figurë kyçe e mafies shqiptare të drogës”. ...

9 January 2026 at 11:00

Gazeta belge, “Niewsblad” i ka kushtuar vëmendje shqiptarit Franc Çopja, të cilin e ka konsideruar si një “figurë kyçe e mafies shqiptare të drogës”. 33-vjeçari do të dalë të enjten para gjykatës së bashku me 8 persona të tjerë për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje me armë në mes të ditës në Molenbeek të Brukselit. Viktima 38 vjeç u qëllua më 27 nëntor 2020 teksa ndodhej si pasagjer në një automjet. Ai arriti të largohej fillimisht, por u ndoq në këmbë nga dy persona të maskuar, të cilët e ekzekutuan. Autorët qëlluan të paktën 17 herë, nga të cilat 11 plumba goditën trupin e Spahiut. “Ardit Spahiu nuk ishte i panjohur për botën e krimit. Ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe në vitin 2010 u arrestua nën dyshimin për përfshirje në një vrasje në qytetin e tij të lindjes, Elbasan. Spahiu i përkiste klanit “Alibej”, i cili prej vitesh ishte në konflikt me klanin rival “Çopja”, thuhet në shkrim. Sipas medias belge, pas vjedhjes së 49 kilogramëve kokainë nga një apartament i klanit “Çopja” në Londër, dhuna mes dy grupeve kriminale u përshkallëzua. “Dosja është e mbushur me vrasje me pagesë të kryera nga të dyja palët. Vrasja e Ardit Spahiut, i cili në vitin 2019 u arratis në Belgjikë nga frika për jetën e tij, konsiderohet si një vazhdim i konfliktit mes këtyre dy klaneve”, thuhet në shkrim. Hetimi për vrasjen e Spahiut mori hov pas dekriptimit të platformës SKY ECC. Në fund u identifikuan 9 të dyshuar, përfshirë Franc (Gergelyn) Çopja, figurë kyçe e klanit “Çopja”. Sipas policisë federale, ai dhe vëllezërit e tij vepronin nga Dubai dhe merreshin me trafik kokaine mes Amerikës së Jugut dhe Evropës. “Gergely (Çopja) është krimineli i parë i drogës që është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Belgjikë. Ai ndodhet në paraburgim në Belgjikë që nga fundi i vitit 2023 dhe dyshohet se ka dhënë urdhrin për vrasjen e Ardit Spahiut. Juria e procesit u përzgjodh të hënën. Të enjten procesi nis zyrtarisht me leximin e aktakuzës, e cila përbëhet nga plot 204 faqe”, thuhet në shkrim. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

593 views


💾

InsideStory, ka siguruar për herë të parë materiale nga dosja kripto e Çopjave që zbulon nivelet e reja të lundrimit të bandave shqiptare. gjithçka ni...

9 January 2026 at 11:00

InsideStory, ka siguruar për herë të parë materiale nga dosja kripto e Çopjave që zbulon nivelet e reja të lundrimit të bandave shqiptare. gjithçka nisi pas një informacioni nga autoritetet spanjolle. Një grusht kartmonedhash pesë euroshe, ndezi një hetim të shtrirë në mbarë Evropën deri në Shqipëri duke zbuluar një rrjet të tërë pastrimi. Sipas të dhënave zyrtare të Europol, në vitin 2021, gjatë një kontrolli në banesë të lidhur me një hetim për trafik kokaine, u sekuestruan cash, disa kartëmonedha 5-euroshe që kishin shënime me dorë. Ato jepnin informacione mbi personat që koordinonin dhe lehtësonin aspektin financiar të trafikut. Guardia Civil spanjolle kuptoi që ajo që kishte në dorë ishte një “faturë dore” e një rrjeti global që lëvizte miliona euro nga trafiku i drogës përmes një sistemi financiar paralel, të padukshëm për bankat, por të lexueshëm për ata që dinin të interpretonin kodin dixhital të botës së krimit. “Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pasja në vëmendje e parasë dixhitale është hapi domosdoshëm që ky sektor të mos mbulohet me vellon e pastrimit të parave dhe e një sektori të errët. Kriptovaluta jo domosdoshmërisht është një sektor i errët”, u shpreh Nadia Elbasani, pedagoge. “SPAK ka vendosur sekuestro mbi asete dixhitale, që kanë qenë në bitcoin apo kriptomonedha të tjera, kjo falë edhe bashkëpunimit me organet ligjzbatuese të huaja. Por gjithmonë vetëm në momentet që është realizuar exchange. Pra kemi atë palën e tretë që është exchange, i cili vetëm në këtë rast bëhet identifikimi i personit që dërgon, dhe personit që pret", u shpreh avokati, Dritan Jahaj. Pas sekuestrimit të atyre kartëmonedhave, autoritetet spanjolle njoftuan Europol-in. Ajo që u zbulua më pas ishte shumë më e madhe: rrjeti kishte degëzime në Dubai, Holandë dhe Shqipëri. Në këtë fazë, në lojë hyn SPAK. Duke bashkëpunuar me Europol, hetuesit shqiptarë nisën të gjurmonin transaksione dixhitale që kalonin nëpër “wallet”-e të enkriptuara. Çdo monedhë virtuale mbartte historinë e një rruge të errët financiare. Nga trafiku i kokainës e deri te investimet në vila dhe biznese në dukje të ligjshme në vendin tonë. “Në një rast të tillë duhet të jetë e domosdoshme që subjektit që i është sekuestruar dhe po hetohet nga organi i prokurorisë për pastrim të produktit të veprës penale do duhet që ai të konfirmojë që ai është përdoruesi i atij portofoli, të japi të dhënat e tij, të tregojë transaksionet që realisht ai ka kryer dhe ka përfituar të ardhura nga ky wallet që ai menaxhon dhe gjëja kryesore është që të identifikojë burimin kryesorë pra momentin fillestar që ai ka investuar në blerjen e këtyre kriptomonedhave”, u shpreh avokati, Dritan Jahaj “Deri tani ka pasur një rezultat shumë të mirë në gjurmimin e portofoleve, që kanë bërë transaksione të fshehta, me qëllim për të fshur para apo për të fshehur investimet e tyre, që kanë në kriptomonedha. Por, gjithmonë është mënyra se në një pikë në një momet duhet të lidhet protofoli dixhital që është i paidentifikuar me personin.” u shpreh Dorian Kane, ekspert i Kripto. #voxnews #media #news @voxnews.al

570 views


💾

Dikur, krimi i organizuar i pastronte paratë me metoda të drejtpërdrejta: valixhe me euro që kalonin kufijtë, apartamente luksoze ku ruheshin milionat...

9 January 2026 at 11:00

Dikur, krimi i organizuar i pastronte paratë me metoda të drejtpërdrejta: valixhe me euro që kalonin kufijtë, apartamente luksoze ku ruheshin milionat, ndërtime të shumta për t’i bërë të dukshme si të ligjshme. Një ekonomi e gjallë, fizike, ku çdo hap lë gjurmë, por edhe rrezikun e vet. Sot, gjithçka ka ndryshuar..... Metodat e vjetra janë bërë të ngadalta për një botë ku teknologjia udhëheq gjithçka. Paratë nuk kalojnë më nëpër dogana, nuk rrëmbehen në rrugë. Mjafton një laptop, një lidhje interneti dhe një klikim. Paratë zhduken në rrjete virtuale, kalojnë kufijtë pa lënë gjurmë, dhe transformohen në kriptomonedha. “Grupet kriminale e kanë zhvilluar veten e tyre, kanë kaluar metodat të ndryshme të pastrimit të parave, nga metodat tradicionale në metodat e reja. Dhe organizatat shtetërore duhet të jenë në të njëjtën valë zhvillimi, për të bërë të mundur që të shikojnë se kush janë dritaret e reja, të cilat ndjek krimi për ti fshehur paratë e pista” “Referuar faktit që pastrimit të produktit të veprës penale nga grupet kriminale, sigurisht që sjell gjithmonë risi, patjetër që ai do orientohet edhe në risit e teknologjisë, duke ju referuar mënyrës se si paraja dixhitale, është zhvilluar vitet e fundit, është një sfidë më vete për organet ligjzbatuese të cilat duhet të marin në kontroll pastrimin e produkteve të veprës penale", u shpreh ish prokurori, Eugen Beci. Një “wallet” në Tiranë mund të kontrollojë miliona euro që duken të pastra, por origjina e tyre mbetet kriminale. Ky është evolucioni i pastrimit të parave: nga rrugët dhe ndërtesat, tek laboratorët dixhitalë ku krimi ndërthur teknologjinë, mashtrimin financiar dhe luksin.... “Gjurmimi i kriptove është tmerrësisht i vështirë, por falë bashkëpunimit të ngushtë që ne kemi me Europol, Eurojust, me vende të tilla si Holanda, Belgjika, Spanja, Gjermania, Franca etj, kemi krijuar një skudër të përbashkët jo hetimore por që punojmë në grup, dhe shkëmbejmë informacione me ta për të rejat që prodhon bota e kriptove.” Një sistem ku çdo klikim mund të fshehë një histori të errët, dhe ku gjurmët nuk lihen në kasaforta, por në blockchain. Një botë dixhitale që pak kush e kupton, por që është bërë strehë perfekte për krimin e organizuar. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

967 views


💾

Fiks Fare udhëtoi për të disatën herë në Durrës, në disa nga lagje të cilat janë prej orësh e orësh nën pushtetin e ujit. Historia përsëritet sa herë ...

9 January 2026 at 11:00

Fiks Fare udhëtoi për të disatën herë në Durrës, në disa nga lagje të cilat janë prej orësh e orësh nën pushtetin e ujit. Historia përsëritet sa herë që në vend bie shi i dendur, duke sjellë fryrjen e kanaleve dhe praninë e ujërave të shiut, por edhe të zeza, në banesat e qindra mijëra familjeve. Dy përmbytjet e fundit të Durrësit, të ndodhura në janar 2025 dhe janar 2026, duket se janë një fatkeqësi me përgjegjës sa natyrën aq edhe njerëzit, veçanërisht shtetarët. Natyra s’të fal nëse ndërton në kënetë, afër shtretërve të lumenjve apo detit. Njerëzore për shkak se, strukturat shtetërore, të cilat duhet të merrnin masa në kohë dhe në vijimësi, nuk kanë ndërhyrë për të eliminuar këto rreziqe. Skandali thellohet më tej, veçanërisht në Durrës dhe rrethinat e tij, për shkak se vetë shteti ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për të ndërtuar vepra që do t’u bënin ballë përmbytjeve. Realiteti është krejt ndryshe, pasi kamera e emisionit investigativ shkoi ditët e fundit në dhjetëra familje në zonën e ish-Kënetës dhe Spitallës. Grupi i Fiks Fare solli raste të familjeve të përmbytura, teksa banorët as me çizme nuk mund të futen në shtëpi. Një prej tyre thotë se ka 5 vite që përmbytet dhe familja e saj s’ka marrë asnjëherë dëmshpërblim. “Na kanë thënë se do të marrim këtë vit, por s’kam shpresë” thotë e zonja. Ndërkohë, uji ka depërtuar në çdo cep të banesës, teksa të gjitha mobiliet dhe pajisjet ekektroshtëpiake janë nën ujë. E njëjta situatë është në të gjithë zonën, teksa fjalët e banorëve vetëm sa përsëriten e përsëriten dhe asnjëherë s’është marrë ndonjë masë. Fiks Fare ka denoncuar në kohë të ndryshme përballjen e këtyre mijëra banorëve, të cilët në verë jetonin mes aromës së rëndë të ujërave të zeza dhe në dimër nën pushtetin e ujit. Në zonën e Porto Romanos në Durrës u ndërtua një Hidrovor, i cili është vënë në punë. Por, dje dhe sot, e gjithë zona që duhet të “pastrohej” nga kjo vepër, u përmbyt, megjithëse ishin investuar plot 20 milionë euro. Në muajin qershor të vitit 2024, Bashkia e Durrësit e vuri në punë Hidrovorin. U bënë investimet në kanalizime dhe në këtë vepër, por sërish problemi mbeti, pasi banorët e Spitallës dhe ish-Kënetës, jo vetëm që u përmbytën në fillim të 2025-ës, por u përmbytën sërish dje. Fiksi ka hulumtuar dhjetëra dokumente në investigimet e muajit qershor 2024 dhe shkurtit 2025, ku rezulton se nga viti 2021 dhe në vijim, janë hedhur miliona e miliona euro. Fillimisht u hodhën rreth 900 mijë euro për disa kanale, ndërkohë që më vonë u hap tenderi i madh, plot 20 milionë euro. Më pas të tjera miliona për plotësime punimesh, të gjitha për Hidrovorin në Porto Romano. Vitin e kaluar, Bashkia e Durrësit tha për “Fiks Fare” se Hidrovori ishte në fazë testimi. Po sivjet cili ishte problemi?! Vjet thanë se ishin shirat më të mëdha të 10 viteve të fundit, po sivjet? Fiksi e paralajmëroi kur filloi ndërtimi i hidrovorit të ri që Durrësit sërish do të përmbytej. Hidrovori i ri në Porto Romano është ndërtuar në një distancë më të largët se i vjetri. Uji tashmë ka një rrugë më të gjatë për të përshkuar. Madje, edhe kanali që është hapur për të çuar ujin te Hidrovori i ri, duhet të kalojë në më shumë territor. A e kishin marrë parasysh projektuesit, ndërtuesit dhe financuesit e kësaj vepre?! Krahas Durrësit, përmbytje ka pasur edhe në Kavajë. Grupi i Fiks Fare udhëtoi në zonën e Qerretit, në një familje me 5 fëmijë dhe me kryefamiljarin invalid. Kjo familje prej shumë orësh qëndronte nën pushtetin e ujit. E zonja e shtëpisë tregoi se ka telefonuar dhe është ankuar për situatën në Bashkinë e Kavajës. “Telefonova kryetarin dhe nënkryetarin për të marrë zgjidhje, por s’morëm asnjë përgjigje. Ne nuk kemi ku të flemë” thotë ajo. #voxnews #media #news @voxnews.al

1582 views


💾

Situata në lumin Vjosë ka hyrë në një pikë kritike, ndërsa reshjet e dendura dhe prurjet e ujit kanë çuar nivelin e lumit në 8.6 metra. Autoritetet lo...

9 January 2026 at 11:00

Situata në lumin Vjosë ka hyrë në një pikë kritike, ndërsa reshjet e dendura dhe prurjet e ujit kanë çuar nivelin e lumit në 8.6 metra. Autoritetet lokale po monitorojnë me kujdes situatën, ndërkohë që ndërkaq janë evakuuar 13 familje nga zonat më të rrezikuara. Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, tha se situata mbetet e vështirë, por ka shenja stabiliteti për orët në vazhdim. “Situata aktualisht është në pikë kritike, sepse prurjet në Vjosë janë në nivelin 8.6 metra. Por në orët në vazhdim, ne shpresojmë që do të ketë një ulje të sasisë, duke llogaritur që pjesa e jugut, që është pjesa që sjell prurjet e ujit në këtë nivel, ka një stabilitet prurjesh atje. Dhe kjo do të pasqyrohet për 12 orë gati. Kemi zona me rrezik për 6 familje, që nëse do të ketë pikë kritike, do të evakuohen. Aktualisht janë evakuuar 13 familje”. Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, konfirmoi se të gjitha strukturat e policisë dhe të emergjencave civile janë në gatishmëri për të ndërhyrë, nëse situata përkeqësohet. “Edhe strukturat e policisë janë të gjitha në gatishmëri. Ne kemi vënë në dispozicion të gjitha mjetet e policisë. Policia dhe Emergjencat Civile do të ndërhyjnë kur të jetë e nevojshme. Jemi duke e ndjekur dinamikën e situatës dhe sipas situatës, do të merren hapat e duhur”, u shpreh Çela. Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të qëndrojnë të informuar dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë, duke kujtuar se reshjet dhe prurjet e ujit mund të ndryshojnë shpejt, veçanërisht në zonat më pranë lumit. Sipas parashikimeve, prurjet nga zona jugore, që furnizojnë pjesën jugore të lumit, kanë treguar një stabilitet të lehtë, çka mund të ndikojë pozitivisht në uljen graduale të nivelit të ujit gjatë 12 orëve të ardhshme. Megjithatë, situata mbetet e paqëndrueshme dhe strukturat e emergjencave civile dhe policisë do të vazhdojnë monitorimin e përhershëm. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

3310 views


💾

❌
❌