Pajisjet mjekësore të sekuestruara në spitalin privat International Medicare, në hetim nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal, do të vihen në përdorim nga QSUT-ja dhe spitalet rajonale publike. Pas miratimit nga prokurori i çështjes, Risena Xhaja, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, i vë këto pajisje në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim për t’u shpërndarë më tej sipas nevojave të spitaleve apo qendrave shëndetësore. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Me Nicolás Maduro-n, por edhe bashkëshorten e tij, tashmë në duart e drejtësisë amerikane, Venezuela veproi me shpejtësi për të mbushur vakumin në majën e pushtetit, duke ia besuar detyrën e presidentes ish-zëvendëspresidentes dhe krahut të djathtë të Maduro-s, Delcy Rodríguez. Zgjidhja ishte ajo që parashikonin institucionet e vendit, të lodhura prej dekadash nga sundimi i gjatë i Maduro-s dhe më herët i Hugo Chávez-it. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbajti të martën një fjalim para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, ku deklaroi se shumica e njerëzve që e respektojnë e thërrasin atë “Zoti President”. Gjatë fjalimit, Trump iu referua një shembulli që përfshinte presidentin francez Emmanuel Macron. Presidenti amerikan pretendoi se kishte biseduar me homologun e tij francez lidhur me koston e barnave me recetë, duke pohuar se SHBA-të po paguanin “14 herë më shumë” se vendet e tjera për të njëjtin ilaç për dobësim, Ozempic. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme kanë shkaktuar një situatë mjaft problematike. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit. Autoritetet kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm. Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se autoritetet kalimtare në Venezuelë do t’i furnizojnë SHBA-të me 30 deri në 50 milionë fuçi naftë me cilësi të lartë, pa iu nënshtruar sanksioneve. Në një postim në rrjetin e tij social Truth, Trump tha se nafta do të shitet me çmimin e tregut dhe se të ardhurat nga kjo marrëveshje do të menaxhohen prej tij personalisht, me qëllim që të përdoren “në dobi të popullit venezuelian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz kur nuk janë të regjistruar, nuk mirëmbahen dhe nuk inspektohen sipas ligjit. Për këtë arsye, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka dalë me një apel publik, duke kujtuar se siguria e ashensorëve nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor. Sipas ISHMT-së, kuadri ligjor në fuqi për sigurinë e ashensorëve dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa parashikon qartë përgjegjësitë e personave që administrojnë këto pajisje. Administratorët apo shoqëritë administruese janë përgjegjës për regjistrimin e çdo ashensori pranë ISHMT-së, për sigurimin e një kontrate të vlefshme mirëmbajtjeje me subjekte të kualifikuara, si dhe për kryerjen e inspektimeve periodike teknike sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore. Legjislacioni shqiptar, i harmonizuar me standardet europiane, kërkon që ashensorët të jenë të sigurt gjatë gjithë ciklit të përdorimit të tyre. Për ashensorët në ndërtesa banimi dhe në bashkëpronësi, inspektimet periodike duhet të kryhen të paktën një herë në vit, ndërsa për ashensorët që përdoren në ambiente pune, kontrollet teknike janë më të shpeshta. Pa këto inspektime dhe pa dokumentacionin përkatës, përdorimi i ashensorit konsiderohet i paligjshëm dhe potencialisht i rrezikshëm. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, do të japë intervistën e katërt ditën e enjte në orën 20:45 'Çim Peka Live'. Mësohet se Ahmetaj do të bëjë disa denoncime të forta lidhur me qeverinë ku bënte pjesë deri pak vitesh. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
Prokuroria e Beratit i përcolli SPAK-ut tre telefona të Arben Isufaj njohur ndryshe si Ben Qimja, për të cilët i kërkohet prokurorisë së posaçme të kryhet ekspertimi. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se referuar burimeve, telefonat u gjetën në banesën e Isufaj pas kontrolleve për shkak të hetimeve që e dyshojnë atë për kanosje të gjyqtarit. Ndërkohë SPAK ka kërkuar më tepër kohë për t’i ekspertuar aparatet telefonikë dhe për këtë arsye afatet e hetimit ku përmendet se gjyqtari Vladimir Cjapi dyshohet se u kanos në shkurt të 2025. Bashkë me gjyqtarin që më herët ka qenë mik me Isufaj në atë kohë policia mori në ruajtje edhe një noter i cili në këtë rast është edhe denoncuesi./TCH #voxnews #media #news @voxnews.al
“Na duhet Groenlanda për sigurinë ndërkombëtare. Na duhet. Me patjetër”. Presidenti amerikan Donald Trump riktheu kërcënimet ndaj ishullit që i përket Danimarkës. Një ditë pas operacionit që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe pas njoftimit tronditës për dëshirën për të “marrë kontrollin” e Venezuelës, derisa të ketë një tranzicion të rregullt, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për Groenlandën, një deklaratë që ka shkaktuar reagimin e kryeministres daneze, Mette Frederiksen. Rëndësia gjeostrategjike Rajoni i mbuluar me akull po merr gjithnjë e më shumë rëndësi gjeostrategjike. Bëhet fjalë për ishullin më të madh në botë, që për nga shtrirja është katër herë më i madh se Franca, por i mbuluar në 80% nga hapësira të bardha. Ai është kthyer në një element qendror në balancën globale të fuqisë mes shteteve të mëdha, SHBA-ve, Rusisë, Kinës dhe Europës, jo vetëm për burimet e tij minerare, por sidomos për pozicionin gjeopolitik. Që nga marrja e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta bërë Groenlandën amerikane. Para Krishtlindjeve të vitit 2024 ai deklaroi se kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute për sigurinë kombëtare dhe lirinë në botë. Tani ai rikthehet sërish në ofensivë. Reagimi i irrituar i Kopenhagenit, si edhe i kryeqyteteve të tjera europiane, pritet të jetë i menjëhershëm, me Parisin në krye, që ka denoncuar deklaratat, si një formë imperializmi. Çfarë përfaqëson Groenlanda për SHBA-të Groenlanda është një territor autonom, ku drejtësia, politika monetare, politika e jashtme, mbrojtja dhe siguria varen drejtpërdrejt nga Kopenhageni. “Megjithatë, duke qenë se kryeqyteti i saj është më afër New York-ut sesa Kopenhagenit, Groenlanda bën qartësisht pjesë në zonën e interesit të Shteteve të Bashkuara”, ka vënë në dukje historiania Astrid Andersen nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare. Këto vlerësime janë pasqyruar edhe nga disa media ndërkombëtare. “Gjatë luftës, kur Danimarka u pushtua nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara morën kontrollin e Groenlandës. Në një farë kuptimi, ato nuk janë larguar kurrë”, shpjegon studiuesja. #voxnews #media #news @voxnews.al
Një grabitje që të kujton skenat e filmave aksione ka ndodhur sot pasdite në Fushë-Krujë në një pikë karburanti. Mësohet se një i ri që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore. Sipas burimeve policore dyshohet se autori ka kryer të paktën 2 grabitje përgjatë pak orëve. Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Nè afërsi të Tapizës ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës, ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marrë paratë dhe celularin. Pasi ka vjedhur taksistin autori ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët. Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. I riu rezulton i dënuar më parë për mashtrim. #voxnews #media #news @voxnews.al
Me një mesazh të qartë gjeopolitik, Departamenti Amerikan i Shtetit postoi një foto të Donald Trump në rrjetet sociale, të shoqëruar me frazën “Kjo është hemisfera jonë”. Në mbishkrimin e postimit, Departamenti i Shtetit thekson se “kjo është hemisfera jonë” dhe nënvizon se Presidenti Trump “nuk do të lejojë që siguria e Shteteve të Bashkuara të rrezikohet”. Operacioni i Karakasit dhe zgjimi i Doktrinës Monroe Operacioni i Shteteve të Bashkuara në Venezuelë nuk është një incident i izoluar. Është versioni më brutal dhe modern i një doktrine që përshkon pothuajse 2 shekuj të politikës amerikane: “Doktrina Monroe”. Kjo kornizë e ka përcaktuar Amerikën Latine që nga viti 1823 si një zonë me interesa jetësore të SHBA-së dhe me kalimin e kohës, ka evoluar nga një deklaratë mbrojtëse në një mjet zbatimi. #voxnews #media #news #donaldtrump #lajme @voxnews.al
Një udhëzim i brendshëm i BBC-së ka nxitur debate në mediat britanike dhe ndërkombëtare, pasi iu kërkon gazetarëve që të shmangin përdorimin e fjalës “rrëmbim” kur raportojnë për kapjen e presidentit venezuelan Nicolas Maduro dhe të gruas së tij nga forcat speciale amerikane në Venezuelë. Dokumenti, i cilësuar autentik nga kolumnisti i The Guardian, Owen Jones, sugjeron që gazetarët të përdorin termin “captured” (kapur) kur iu referohen burimeve amerikane dhe “seized” (marrë) për përshkrimin e redaksisë, ndërsa “kidnapped” duhet të shmanget rreptësisht. Udhëzimi shihet nga disa komentues si një përpjekje për të ruajtur një ton të kujdesshëm ndaj administratës së Donald Trump dhe qeverisë britanike të Keir Starmer, e cila nuk ka dënuar ndërhyrjen amerikane në Venezuelë. Vendimi ka ngjallur shqetësime mbi pavarësinë e mediave dhe etikën gazetareske, duke vënë në diskutim linjat e raportimit për operacionet ushtarake dhe veprimet jashtë ligjit ndërkombëtar. Kjo situatë ndodh në një moment delikat, pasi Donald Trump ka paditur BBC-në për një dokumentar të vitit 2024, ku pretendon se një fjalim i tij është manipuluar për ta paraqitur si nxitje ndaj sulmit të Kapitolit. Ky kontekst ligjor dhe politik ka shtuar tensionet mbi mënyrën se si mediat raportojnë ngjarjet që lidhen me udhëheqës të huaj dhe ndërhyrje ushtarake. #voxnews #media #news @voxnews.al
Me 303 miliardë fuçi, sipas Institutit Energjitik të Londrës, Venezuela është mbajtësja më e madhe e rezervave të naftës në botë (17% e totalit global), krahasuar me 240 miliardë të Arabisë Saudite, shkruan La Repubblica. A mjaftojnë për të justifikuar një ndërhyrje që shkund gjithë baraspeshën botërore? Historia tregon se gjigantët amerikanë të naftës janë përpjekur ta shfrytëzojnë këtë pasuri që në 1914 kur u shpua pusi i parë i naftës, Mene Grande në liqenin Maracaibo dhe nxiti kërkimin për arin e zi që përmendi Trump në një konferencë gjatë së shtunës duke thënë se “kompanitë amerikane do të dynden” dhe sqaroi se “SHBA-të do të udhëheqin vendin gjatë tranzicionit.” Venezuela s’ka vetëm naftë, prodhon edhe gaz me Eni për furnizim vendas dhe tani grupi italian mund të zgjerojë biznesin në bashkëpunim me amerikanët. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar protestën, përpara Kryeministrisë. Lapaj ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të protestojnë kundër regjimit, të dënojnë korrupsionin dhe vjedhjet e kryeministrit Rama dhe ministrave… “Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket Republika si pronë private. Ramës po themi që ka vjedhur republikën bashkë me kolegët. Nuk e them unë e thotë gjykata. Një muaj rresht është thyer ndonjë lule këtu nga ne, ndonjë xham, po kur bëjmë proteste ne nuk duhet të lejohemi… Unë mendoj që në këtë vend ka shumë për të protestuar…Kauza është që këta nuk mund të na tallin. Nuk mund të na vjedhin dhe të na dalin në mbrëmje gala dhe ndërkohë problemi janë ata që reagojnë…”, tha ai. Lapaj ka pretenduar se ka zbuluar një skandal në administratë ku sipas tij, mijëra njerëz që përfitojnë pagën e shtetit, pa shkuar në punë. “Patronazhistët ta dinë se nuk më ndikojnë fare. Ka mijëra persona që hanë meze tek lokali i lagjes pa shkuar në punë dhe marrin rrogën. Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe marrin pagën. Shiko çfarë marifeti kanë bërë. Paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë future në punë. Ka njerëz që jetojnë në New York dhe marrin rrogën në Ujësjellës, marrin rrogën në ushtri. Ai jeton në Gjermani e Amerikë. Si mos t’i them unë këto gjëra? Është tradhëti ndaj atdheut”, tha Lapaj. #voxnews #media #news #adriatiklapaj @voxnews.al
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka deklaruar sot se do të ishte i gatshëm të “marrë armët” për të mbrojtur vendin e tij. Reagimi vjen pas kërcënimeve të Donald Trump për veprime ushtarake ndaj qeverisë kolumbiane dhe akuzave se Petro është i përfshirë në trafikun e drogës drejt SHBA-ve. Në një postim në rrjetet sociale, Petro tha se nuk do t’i përgjigjej drejtpërdrejt Trumpit derisa të ishte i sigurt se deklaratat ishin përkthyer saktë, duke mohuar se është zgjedhur në mënyrë të paligjshme apo se është trafikant droge. Ai shtoi se kishte bërë betim të mos prekte armë, por shtoi se për atdheun, do të ishte i gatshëm ta bënte këtë. Ndërsa Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, përdori tone më të buta se homologu kolumbian. Ajo deklaroi se nuk e konsideron të mundshme një ndërhyrje të SHBA-së në vendin e saj, duke përsëritur kundërshtimin ndaj arrestimit të Nicolás Maduro. Ajo theksoi se Meksika është e hapur për bashkëpunim kundër trafikut të drogës. Sheinbaum nënvizoi se ky bashkëpunim nuk do të thotë nënshtrim apo pranim të ndërhyrjeve të huaja. #voxnews #media #news @voxnews.al
Partia Demokratike, përmes një kërkese, ka kërkuar që ditën e martë, 6 janar 2026 në orën 11.00, të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve, që t’i hapet rrugë arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Mësohet se deputetët demokratët do të paraqiten nesër në kryesinë e Kuvendit, por mazhoranca do të refuzojë të paraqitet. Kjo është hera e katërt që demokratët e këtij këshilli kërkojnë heqjen e imunitetit për Ballukun. Kujtojmë se mbledhja e 19 dhjetorit 2025, pas 5 orësh debat, u mbyll pa u rënë dakord për datën e mbledhjes së radhës, ku do të diskutohet për kërkesën për heqjen e imunitetit, pasi të gjithë anëtarët e këshillit dhe pala e akuzuar të jenë njohur me materialin voluminoz me prova dhe argumenta që janë depozituar nga prokurori i çështjes. Avokati i Balluku, i pranishëm në mbledhje, kërkoi 3 javë kohë për t’u njohur me materialin e ardhur nga SPAK-u, dhe mazhoranca, me argumentin se mbrojtjes i duhet dhënë kohë për t’u përgatitur, por të pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankimimin e kryeministrit për konfliktin e kompetencave me strukturën e posaçme, vendosën që mbledhjet të mblidhen pas 22 janarit. Hetimet ndaj Ballukut lidhen me disa procedura infrastrukturore. Ajo është e pandehur për shkelje në tenderin për Tunelin e Llogarasë dhe është nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe. Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është organi parlamentar që shqyrton kërkesat e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë me mandat parlamentar. Procedura përfshin dëgjesa, raportim dhe më pas votim në seancë plenare. #voxnews #media #news @voxnews.al
Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin e Gjendjes së Trazirës së Jashtme, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë të kapin “çdo person të përfshirë në promovimin ose mbështetjen” e sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër vendit të Amerikës së Jugut. Dokumenti, që sipas CNN mban datën 3 janar, është nënshkruar nga presidenti tashmë i rrëzuar Nicolás Maduro, i cili u kap atë mëngjes nga forcat ushtarake amerikane dhe aktualisht ndodhet i burgosur në New York. “Agjencitë e policisë kombëtare, shtetërore dhe komunale duhet menjëherë të ndërmarrin kërkimin dhe kapjen në gjithë territorin kombëtar të çdo personi të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Republikës (…) me synim ndjekjen e tyre penale”, thuhet në tekstin e dekretit, i miratuar nga presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez. Dekreti ishte përgatitur dhe shpallur në fund të shtatorit, javë pas nisjes së dislokimit të flotës amerikane në Karaibe, por përmbajtja e tij ishte e panjohur, duke u përditësuar me ngjarjet e fundjavës. Masa ka fuqinë e ligjit dhe do të mbetet në fuqi për 90 ditë, me mundësi zgjatjeje edhe për 90 ditë të tjera. #voxnews #media #news @voxnews.al