Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025@voxnews.al - TikTok

Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje nga jeta e Armir Shahinit, Miri,...

23 December 2025 at 01:00

Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje nga jeta e Armir Shahinit, Miri, i cili është banor i Big Brother Vip 5. Landi ndau për publikun bisedat me Mirin, para se të futej në shtëpinë më të famshme në shtëpi, ndërsa shtoi se është duke e ndjekur vazhdimisht dhe madje ka bërë abonimin e Digitalb për të parë mikun e tij. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3178 views


💾

Partia Demokratike, ka bërë ditën e sotme një kërkesë në Parlament, që ditën e martë, më 23 dhjetor të mblidhet Këshilli i Mandateve për çështjen “Bal...

23 December 2025 at 01:00

Partia Demokratike, ka bërë ditën e sotme një kërkesë në Parlament, që ditën e martë, më 23 dhjetor të mblidhet Këshilli i Mandateve për çështjen “Balluku”. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili shprehu kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve të martën, ora 11:00. Mbledhja e të premtes, pas 5 orësh debat, u mbyll pa u rënë dakord për datën e mbledhjes së radhës, ku do të diskutohet për kërkesën për heqjen e imunitetit, pasi të gjithë anëtarët e këshillit dhe pala e akuzuar të jenë njohur me materialin voluminoz me prova dhe argumenta që janë depozituar nga prokurori i çështjes. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1457 views


💾

Administrata Trump po tërheq gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe poste të tjera të larta në ambasadë, ndërsa po përpiqet të riform...

23 December 2025 at 01:00

Administrata Trump po tërheq gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe poste të tjera të larta në ambasadë, ndërsa po përpiqet të riformësojë qëndrimin diplomatik të SHBA-së jashtë vendit me personel që konsiderohet se mbështet plotësisht prioritetet “Amerika e Para” të Presidentit Donald Trump, shkruajnë mediat e huaja. Shefat e misioneve në të paktën 29 vende u informuan javën e kaluar se mandatet e tyre do të përfundonin në janar, sipas dy zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, të cilët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar lëvizjet e brendshme të personelit. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

542 views


💾

Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, një inspektor, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë ...

23 December 2025 at 01:00

Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, një inspektor, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike. Forcat e IMT dhe Policisë Bashkiake janë dhunuar nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapësirës publike. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2444 views


💾

Një ditë pas plagosjes së dyfishtë me armë zjarri në qytetin e Kukësit, janë vetëdorëzuar në Polici këtë të hënë, dy vëllezërit e akuzuar për ngjarjen...

23 December 2025 at 01:00

Një ditë pas plagosjes së dyfishtë me armë zjarri në qytetin e Kukësit, janë vetëdorëzuar në Polici këtë të hënë, dy vëllezërit e akuzuar për ngjarjen, të cilët ishin shpallur në kërkim. Policia bën me dije se dy vëllezërit u vetëdorëzuan nga pamundësia për t’u larguar, për shkak të kontrolleve të shumta. “Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar. Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.”, bën me dije Policia. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

293 views


💾

Before yesterday@voxnews.al - TikTok

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’. Pronari i një shkolle private në Tiranë, Lulzim Masha, rrëfen me detaje mo...

23 December 2025 at 01:00

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’. Pronari i një shkolle private në Tiranë, Lulzim Masha, rrëfen me detaje momentet e tmerrit kur i shpëtoi atentatit të armatosur në mes të qytetit. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

21.6K views


💾

Po mbahet sot seanca në Apelin e Posaçëm, pasi Belinda Balluku i është drejtuar për të hequr masat e vendosura nga GJKKO ndaj saj. Në seancë, Balluku ...

23 December 2025 at 01:00

Po mbahet sot seanca në Apelin e Posaçëm, pasi Belinda Balluku i është drejtuar për të hequr masat e vendosura nga GJKKO ndaj saj. Në seancë, Balluku nuk ka marrë pjesë, por është përfaqësuar nga dy avokatët e saj, mes tyre motra e zv.kryeministres. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

5853 views


💾

"Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun". Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit kreu demokrat Sali Berisha. S...

22 December 2025 at 13:00

"Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun". Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit kreu demokrat Sali Berisha. Sipas tij kryeministri ishte në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij “Balluku nuk vjen në parlament ndonëse duhet të informojë shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është më në fund siç njoftova edhe 3 ditë më parë se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij mes Lindës e Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë lindën dhe të lëshojnë Belindën”. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

4080 views


💾

Tensione të forta janë regjistruar në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozitarët kanë vendosur që të bllokojnë këtë seancë. Deputetët e PD-së kanë zënë ven...

22 December 2025 at 13:00

Tensione të forta janë regjistruar në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozitarët kanë vendosur që të bllokojnë këtë seancë. Deputetët e PD-së kanë zënë vendet e ministrave, në një kohë kur kryetari i Kuvendit Niko Peleshit është duke vijuar me rendin e ditës. Ai ka thërritur Endrit Shabanin që të kryejë betimin e tij. Pavarësisht thirrjeve të opozitarëve “Turp, turp, dil përjashta”, Shabani është betuar si Avokati i Popullit me “bekimin” dhe duartrokitjet e socialistëve. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3516 views


💾

Klevis Balliu "sakaton" deputeten e PD, tenton të hipë mbi tavolinë por bie mbi Albana Vokshin Klevis Balliu "sakaton" deputeten e PD, tenton të hipë...

22 December 2025 at 13:00

Klevis Balliu "sakaton" deputeten e PD, tenton të hipë mbi tavolinë por bie mbi Albana Vokshin Klevis Balliu "sakaton" deputeten e PD, tenton të hipë mbi tavolinë por bie mbi Albana Vokshin Një situatë e pazakontë është krijuar sot në Kuvend, ku deputetë të Partisë Demokratike tentuan të ulen në vendet e ministrave. Gjatë tensioneve, Klevis Balliu tentoi të kalonte mbi tavolina, por rrëshqiti dhe ra mbi deputeten Albana Vokshi. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

329 views


💾

Një shofer kamioni shqiptar rreth 60 vjeç, vdiq këtë mbrëmje në Spitalin Cattinara në Trieste të Italisë. Viktima ndodhej në Trieste për punë sipas au...

22 December 2025 at 13:00

Një shofer kamioni shqiptar rreth 60 vjeç, vdiq këtë mbrëmje në Spitalin Cattinara në Trieste të Italisë. Viktima ndodhej në Trieste për punë sipas autoriteteve të vendit fqinj, por identiteti i tij ende nuk është bërë publik. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

12.5K views


💾

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S. G, dhe 15-vjeçari R....

19 December 2025 at 10:00

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S. G, dhe 15-vjeçari R. H (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’. Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës. Tch raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

39K views


💾

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet në SPAK ditën e nesërme në orën 10:00 për ngjarjet e 21 janarit 2011. Ka qenë vetëm Meta, i cil...

19 December 2025 at 10:00

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet në SPAK ditën e nesërme në orën 10:00 për ngjarjet e 21 janarit 2011. Ka qenë vetëm Meta, i cili javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

6773 views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, ku zëvendës kryeministrja komunikon me Evis Ber...

19 December 2025 at 10:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, ku zëvendës kryeministrja komunikon me Evis Berberin për supervizimin e Unazës së Madhe. Në këto biseda diskutohet mbi hapjen e kontratave të supervizionit, kohëzgjatjen e tyre trevjeçare, si dhe mbi ndikimin financiar dhe vendimmarrjen për hapjen ose jo të proceseve të reja. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

28.7K views


💾

Një tjetër sherr mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Sarandë Sipas uniformave blu, një 13-vjeçar d...

19 December 2025 at 10:00

Një tjetër sherr mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Sarandë Sipas uniformave blu, një 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç. Sakaq mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

587 views


💾

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë. Por ndryshe nga vitet e tjerë, ky vit e gjen atë prapa hekurave. Ka...

19 December 2025 at 10:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë. Por ndryshe nga vitet e tjerë, ky vit e gjen atë prapa hekurave. Ka qenë kryetarja në detyrë, Anuela Ristani e cila ka zgjedhur t’i bëjë një urim të veçantë. Në rrjetet sociale, Ristani ka publikuar një foto të dhjetë viteve, kur Veliaj ka festuar ditëlindjen e tij të 36 në ambientet e Bashkisë së Tiranës me stafin e tij. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

21.2K views


💾

❌
❌