Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 January 2026@voxnews.al - TikTok

Në vijimësi kemi denoncuar tendera të paracaktuar dhe tepër formal që iu jepen firmave të caktuara. Kemi denoncuar sesi këto firma kanë bërë një “lojë...

5 January 2026 at 07:00

Në vijimësi kemi denoncuar tendera të paracaktuar dhe tepër formal që iu jepen firmave të caktuara. Kemi denoncuar sesi këto firma kanë bërë një “lojë” me institucionet shtetërore, ku një procedurë e fiton X firmë dhe tjetrën Y kompani. Nëpërmjet dokumenteve kemi faktuar, madje kemi parashikuar sesi tenderi i majmë do të fitohej nga filan shoqëri, në marrëveshje tepër të dyshimtë me operatorin tjetër apo edhe me institucionin që vetëm sa ia përshtat letrat. Disa javë më parë, VoxNews denoncoi se Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, po u jep me rotacion GTS-së dhe MESSER-it tenderat e oksigjenit spitalor. Një biznes me “ajrin”, i cili ka qenë tepër fitimprurës gjatë dhe pas pandemisë COVID 19, ku vetë ministria e Shëndetësisë apo Spitalet Universitarë, Rajonalë apo Lokalë, tenderuan dhjetëra miliona euro. Fillimisht redaksia jonë parashikoi se këto tendera ishin të destinuara të shkonin te këto dy firma. Më pas, sërish nëpërmjet dokumenteve të reja dhe të vjetra, VoxNews denoncoi se pikërisht tenderat e oksigjenit spitalor shkuan sërish për GTS-së dhe MESSER. Madje, këto firma arritën të realizonin një skemë të përpiktë, ku në të gjitha procedurat, futeshin të dyja në “garë”, por në një spital e fitonte njëra dhe në tjetrin, tjetra. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

200 views


💾

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli për mediat nga protesta e zhvilluar para Kryeministrisë ditën e sotme. Lapaj theksoi se vendi ka ...

5 January 2026 at 07:00

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli për mediat nga protesta e zhvilluar para Kryeministrisë ditën e sotme. Lapaj theksoi se vendi ka nevojë për një qeveri tranzitore në mënyrë që më pas të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai propozoi që në këtë qeveri të vendosen emra pa lidhje politike, duke sugjeruar dy emra si Tritan Kalo dhe Përparim Kabo. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

666 views


💾

Duke aluduar se sa ndikim do të ketë kjo letër, avokatja e ftuar në studio u prenoncua edhe mbi aspektin ligjor të Mirit. “Secili ka të drejtën që mar...

5 January 2026 at 07:00

Duke aluduar se sa ndikim do të ketë kjo letër, avokatja e ftuar në studio u prenoncua edhe mbi aspektin ligjor të Mirit. “Secili ka të drejtën që martesën ta refuzojë. Madje nuk ka nevojë as për arsye. Mund ta zgjidhin me vullnet të tyre. Ata janë bashkë, Miri dhe bashkëshortja. Miri ka interes të marrë një vajzë të re, inteligjente të shkolluar”, tha avokatja Nexhi Beqiri. Sakaq gjatë bisedës, Françeska shtoi se bashkëshortja e Mirit ka komentuar në një prej videove ku ky i fundit shfaqet me Selin. “Miri më i miri”, u shpreh Françeska se ishte komenti. @voxnewsalbania

1629 views


💾

Yesterday — 4 January 2026@voxnews.al - TikTok

Teksa dobësimi i monedhës europiane euro ka patur vetëm rënie të lirë në tregun valutor shqiptar, Banka e Shqipërisë do të tërheqë më shumë valutë nga...

5 January 2026 at 07:00

Teksa dobësimi i monedhës europiane euro ka patur vetëm rënie të lirë në tregun valutor shqiptar, Banka e Shqipërisë do të tërheqë më shumë valutë nga tregu gjatë këtij viti. Sipas kalendarit të ndërhyrjeve në tregun valutor, në vitin 2026 parashikohet të blihen 330 deri në 450 milionë euro, gati 100 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

630 views


💾

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndarë detaje dramatike mbi atë që ai e përshkruan si një operacion të drejtpërdrejtë për kapjen e...

5 January 2026 at 07:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndarë detaje dramatike mbi atë që ai e përshkruan si një operacion të drejtpërdrejtë për kapjen e presidentit venezuelas Nicolás Maduro — një rrëfim që, sipas vetë Trumpit, “dukej më shumë si një serial televiziv, se sa si realitet”. Sipas Trump, Maduro ndodhej në një rezidencë të fortifikuar, të pajisur me dyer çeliku dhe një hapësirë sigurie të ndërtuar tërësisht me materiale rezistente, e menduar për t’i rezistuar ndërhyrjeve të dhunshme. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

891 views


💾

I ulur dhe i prangosur, me një kostum të bardhë (ndoshta pizhama), i rrethuar nga ushtarë amerikanë brenda një avioni. Kështu shfaqet ish?lideri venez...

5 January 2026 at 07:00

I ulur dhe i prangosur, me një kostum të bardhë (ndoshta pizhama), i rrethuar nga ushtarë amerikanë brenda një avioni. Kështu shfaqet ish?lideri venezuelian, Nicolás Maduro, në fotografinë e parë të realizuar pas kapjes së tij nga forcat speciale amerikane. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

575 views


💾

Before yesterday@voxnews.al - TikTok

Gjatë dekadës së fundit, numri i konflikteve të armatosura aktive është rritur ndjeshëm. Shumë prej tyre kanë qenë jashtëzakonisht vdekjeprurëse. Por ...

5 January 2026 at 07:00

Gjatë dekadës së fundit, numri i konflikteve të armatosura aktive është rritur ndjeshëm. Shumë prej tyre kanë qenë jashtëzakonisht vdekjeprurëse. Por disa konflikte të tjera kanë mbetur ende nën pragun e dhunës — megjithatë, nëse do të shpërthenin hapur, do të përmbysnin rajonet përkatëse dhe rendin botëror. Kina kundër Tajvanit A do të përpiqet Xi Jinping të lërë gjurmë në histori? Udhëheqësit kinezë kanë ndjekur luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ndoshta kanë nxjerrë mësime të zymta mbi vështirësitë e pushtimit ushtarak. Por pabarazia e madhe në kapacitetet ushtarake mes Kinës dhe Tajvanit do të thotë se Pekini mund të tundohet të veprojë nëse mbështetja amerikane për ishullin duket se dobësohet, ose nëse kostoja ekonomike e një sulmi bie. Për momentin, një bllokadë duket më e mundshme sesa një pushtim, edhe pse edhe ajo mbart rreziqe të mëdha, përfshirë ndërhyrjen ushtarake dhe hakmarrjen ekonomike nga SHBA-ja dhe aleatët e saj. #voxnews #media #news @voxnews.al

1940 views


💾

Situata në aksin kombëtar Prrenjas–Elbasan vijon të jetë kritike dhe alarmante edhe në orët e vona të kësaj të premteje, duke u kthyer në një nga epis...

5 January 2026 at 05:00

Situata në aksin kombëtar Prrenjas–Elbasan vijon të jetë kritike dhe alarmante edhe në orët e vona të kësaj të premteje, duke u kthyer në një nga episodet më të rënda të bllokimit rrugor jo vetëm të viteve të fundit, por të të gjitha kohëve. Mijëra automjete kanë mbetur të paralizuara për dhjetëra kilometra, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë janë izoluar në kushte tejet të vështira, përballë temperaturave nën zero dhe mungesës totale të lëvizjes. Sipas informacioneve të konfirmuara nga terreni, bllokimi masiv edhe pas orës 20.00 shtrihet nga Ura e Bushtricës në Qukës, në territorin e Bashkisë Prrenjas, deri në zonën e Fushë Labinotit në Elbasan. Ky segment jetik i rrugës kombëtare është shndërruar në një “korridor të ngrirë”, me radhë të gjata automjetesh, kaos të plotë dhe drejtues mjetesh që presin prej orësh pa asnjë orientim apo zgjidhje. Drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët raportojnë vështirësi ekstreme, mungesë ndihme dhe pasiguri të vazhdueshme, ndërsa qëndrimi për një kohë të gjatë në automjete, pa ngrohje të mjaftueshme dhe pa akses në shërbime bazë, po e përkeqëson edhe më tej situatën. Qarkullimi është i paralizuar që prej orëve të para të mëngjesit, pa asnjë sinjal real për përmirësim. Sipas të dhënave paraprake, situata u rëndua ndjeshëm nga mbizotërimi i motit të keq, i shoqëruar me ngrica dhe reshje, por edhe nga mungesa e gadishmërisë dhe e papërgjegjshmërisë së firmave të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve. Në segmentet problematike, akulli në rrugë ka krijuar kushte tepër të rrezikshme për qarkullimin, duke sjellë bllokim total dhe rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve. Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është mungesa e reagimit zyrtar. Deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim publik mbi shkaqet konkrete të bllokimit, as mbi masat që po merren për normalizimin e trafikut. Çuditërisht, edhe pse situata përshkruhet nga qytetarët si katastrofike dhe e paprecedentë, autoritetet kompetente nuk kanë ndërhyrë në kohë, as nuk kanë informuar drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët për gjendjen reale të aksit. Qytetarët e bllokuar shprehen të revoltuar dhe të shqetësuar për sigurinë, shëndetin dhe mungesën e informacionit, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për pastrimin e rrugës, shpërndarjen e mjeteve ndihmëse dhe orientimin e trafikut. Sipas tyre, kjo situatë përfaqëson një dështim serioz të menaxhimit të emergjencave dimërore, në një nga akset më të rëndësishme që lidh lindjen me qendrën e vendit. Ndërkohë, bllokimi në aksin Prrenjas–Elbasan vijon, ndërsa mijëra qytetarë mbeten të izoluar në rrugë, në pritje të një reagimi që ende mungon. #voxnews #media #news @voxnews.al

383 views


💾

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillim...

5 January 2026 at 05:00

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie, njëra prej të cilave pezullimi iu rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, duket se vijon pa asnjë ndroje punën, me vendime tepër të rëndësishme. Dy ish-vartësit e saj, të akuzuar me të njëjtën dosje, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të hetuar edhe ata me masë sigurie arrest shtëpie, janë liruar nga detyra në fund të muajit dhjetor 2025, për t’u zëvendësuar po nga dy vartës të tjerë besnik të Ballukut. Në postin e drejtorit të ARRSH-së u emeërua Ami Kozeli, i cili mbante detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës. Disa ditë pas kësaj vendimarrje, Kozeli tashmë në postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor, me bekimin dhe urdhrin e drejtpërdrejtë të Ballukut, ka hapur me shpejtësi plot 4 tendera, kryesisht për kantiere që janë në punim e sipër, ndërkohë që do të duan po të tjera miliona për t’u përfunduar. Më shumë sesa vijimi i punës sikur mos të kishte ndodhur asnjë gjë, hapja e tenderëve duket një “sfidë” e hapur për vetë Prokurorinë e Posaçme, e cila deri më tani duket e pafuqishme për ta ndaluar Ballukun që të futet në zyrë, megjithëse një dosje voluminoze shkoi në Kuvend, me qëllim që t’i heqej imuniteti, për t’i hapur rrugën masave shtrënguese. #voxnews #media #news @voxnews.al

771 views


💾

Një qytetar raporton për Vox News se, kompleksi i banimit “Kika 2”, i ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, prej rreth një ore është pa ene...

5 January 2026 at 05:00

Një qytetar raporton për Vox News se, kompleksi i banimit “Kika 2”, i ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, prej rreth një ore është pa energji elektrike. Sipas OSHEE, ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e një defekti në disa kabina të kompleksit, (ka rënë fideri) ndërsa ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Ndërprerja në një ditë feste dhe gjithashtu me temperatura të ulëta, e bën energjinë elektrike të domosdoshme për ngrohje dhe kryerjen e nevojave bazë të familjeve që banojnë në këtë kompleks. OSHEE bën me dije se situata po ndiqet dhe energjia pritet të rikthehet sapo të përfundojnë ndërhyrjet teknike. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

412 views


💾

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vësh...

5 January 2026 at 05:00

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Sipas një njoftimi zyrtar nga Prefekti i Qarkut Shkodër, disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore. Problemet janë evidentuar në aksin nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje drejt qytetit të Koplikut. Aktualisht, mbi 200 mjete po përpiqen të lëvizin drejt Koplikut, ndërsa reshjet e breshërit dhe dëborës të alternuara me ngrica e kanë bërë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm. Ndërhyrja në terren nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese ka rivendosur lëvizjen, duke garantuar koordinimin e vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e qytetarëve. Prefektura e Qarkut Shkodër ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes strukturave përgjegjëse për normalizimin e qarkullimit. Në këtë kuadër, qytetarëve u është kërkuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë. Për çdo emergjencë, banorët mund të kontaktojnë menjëherë Policinë e Shtetit ose shërbimet e emergjencave. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

444 views


💾

Vendi ynë është përfshirë prej ditës së sotme nga reshjet e shiut, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Sipas Institutit të Gjeosh...

5 January 2026 at 05:00

Vendi ynë është përfshirë prej ditës së sotme nga reshjet e shiut, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, përveç shiut, në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore. IGJEO paralajmëron gjithashtu për përmbytje në qarqet e Vlorës dhe Kukësit. #voxnews #media #news @voxnews.al

465 views


💾

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konfl...

5 January 2026 at 05:00

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt fizik, me pasoja serioze për njërin prej tyre. Sipas burimeve të Veriu.info, reperi Finem së bashku me një grup shokësh, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj këngëtarit Butrint Imeri. Si pasojë e dhunes, Imeri raportohet se ka pësuar lëndime të konsiderueshme. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë një hoteli në Prishtinë, në rrethana që ende mbeten të paqarta. Burimet bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore, Imeri ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është paraqitur për trajtim në QKUK, ku ka marrë asistencën e nevojshme. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga vetë këngëtarët e përfshirë në këtë incident, ndërsa as motivet e konfliktit nuk janë bërë ende publike. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ku fansat shprehin shqetësim për gjendjen shëndetësore të Butrintit dhe kërkojnë sqarime të plota për atë që ka ndodhur. Në përpjekje për të konfirmuar zyrtarisht rastin, Veriu.info ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për Prishtinë, Agron Borovci. Ky i fundit ka deklaruar se aktualisht nuk ka informacion të detajuar mbi ngjarjen, pasi ndodhet në pushim, por ka premtuar se do të përpiqet të sigurojë të dhëna shtesë. #voxnews #media #news #finem #butrintimeri @voxnews.al

729 views


💾

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dhënë detaje të plota mbi amnistinë penale të fundvitit, duke sqaruar kategoritë përfituese dhe kriteret ...

4 January 2026 at 04:00

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dhënë detaje të plota mbi amnistinë penale të fundvitit, duke sqaruar kategoritë përfituese dhe kriteret mbi të cilat është ndërtuar kjo nismë. Ministri Lamallari theksoi për Euronews Albania se përzgjedhja e kategorive është bërë me kujdes, me qëllim që të mos cenohet siguria publike, por njëkohësisht të ndiqet një qasje humane dhe e drejtë ndaj personave me rrezikshmëri të ulët shoqërore. “Kriteri që ka udhëhequr këtë amnisti ka qenë rrezikshmëria e ulët shoqërore”, u shpreh Lamallari. Sipas tij, për burrat përfitojnë ata që janë të dënuar me vendim të formës së prerë deri në tre vite burg, ose ata me dënime mbi tre vite, por që kanë tre vite ose më pak të mbetura për të shlyer, për sa kohë nuk janë dënuar për vepra të përjashtuara nga amnistia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sa i përket grave, përfitojnë ato të dënuara deri në katër vite burg, si dhe ato me dënime më të gjata, por që kanë deri në katër vite të mbetura pa vuajtur. Po ashtu, përfituese janë edhe gratë e dënuara mbi moshën 50 vjeç në momentin e hyrjes në fuqi të amnistisë, si dhe burrat e dënuar mbi moshën 60 vjeç. Një kategori e veçantë, sipas ministrit, janë edhe të miturit. “Kemi treguar një akt humanizmi për një kategori shumë vulnerabël. Të gjithë personat nën moshën 18 vjeç do të lirohen, duke përjashtuar veprat me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, tha Lamallari. Ndërkohë, sipas Euronews, i cili ka siguruar pjesë nga drafti paraprak i amnistisë penale, sipas të cilit pritet që rreth 380 të dënuar të lirohen menjëherë, ndërsa afro 1.300 persona të tjerë të përfitojnë ulje të dënimit. Drafti parashikon përfitime për: burra të dënuar deri në 3 vite burg ose me deri në 3 vite dënim të mbetur; gra të dënuara deri në 4 vite burg ose me deri në 4 vite dënim të mbetur; gra të dënuara mbi 50 vjeç; burra të dënuar mbi 60 vjeç. Sipas parashikimeve, efektet e kësaj amnistie pritet të hyjnë në fuqi në fund të muajit janar ose në fillim të shkurtit, pas përfundimit të diskutimeve dhe votimit në Kuvend. #voxnews #media #news @voxnews.al

165 views


💾

Forcat e sigurisë në Iran kanë nisur të qëllojnë me mitraloz ndaj protestuesve, ndërsa trazirat po përshkallëzohen në qytete të ndryshme. Në Marvdasht...

4 January 2026 at 04:00

Forcat e sigurisë në Iran kanë nisur të qëllojnë me mitraloz ndaj protestuesve, ndërsa trazirat po përshkallëzohen në qytete të ndryshme. Në Marvdasht, raportohet se të shtënat po vinin nga çatitë e një shkolle dhe një banke, ndërsa mediat iraniane flasin për viktima. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku dëgjohen breshëri mitralozësh, ndërsa helikopterë patrullojnë mbi qytet dhe interneti është ndërprerë pjesërisht, duke vështirësuar komunikimin dhe raportimin e ngjarjeve. Protestat në mbarë vendin po radikalizohen me shpejtësi. Deri më 3 janar, demonstratat dhe trazirat janë përhapur në të paktën 18 provinca, ndërsa përplasjet e armatosura raportohen gjithnjë e më shpesh në Fars, Lorestan, Chaharmahal dhe Bakhtiari. Në qytetin Azna, protestuesit sulmuan një stacion policie, ku tre persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën. Aktualisht, qendrat e rezistencës ndodhen kryesisht në qytete më të vogla, por tensionet vazhdojnë të rriten. Protestat nisën më 28 dhjetor në Teheran, pas rënies së rialit dhe rritjes së inflacionit në 52%, duke përkeqësuar gjendjen ekonomike të qytetarëve. Sipas agjencisë Reuters, këto janë protestat më të mëdha në Iran në tre vitet e fundit, që nga demonstratat e vitit 2022, të shkaktuara nga vrasja e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit. Nga ana tjetër, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit që po përballen me shtypje brutale nga forcat e sigurisë në Iran. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, ai shkroi: “Jemi të armatosur, të pajisur me armë dhe gati për të filluar”, por nuk dha detaje të mëtejshme. Një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u përgjigj duke thënë se Trump duhet të jetë “i kujdesshëm” nëse ai ndërhyn, duke paralajmëruar për kaos të mundshëm në të gjithë Lindjen e Mesme. Të paktën tetë persona raportohet se janë vrarë në Iran. Në postimin e së premtes në Truth Social, Trump shkroi: “Nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestuesit paqësorë, gjë që është zakon i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndihmojnë.” Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk specifikoi se çfarë masash mund të ndërmarrë Uashingtoni kundër autoriteteve iraniane. Në qershor, SHBA-të kryen sulme kundër centraleve bërthamore të Iranit me urdhër të Trump. Zyrtarët amerikanë më vonë argumentuan se sulmet kishin penguar ndjeshëm perspektivën e Teheranit për të ndërtuar një armë bërthamore - një pretendim i kundërshtuar nga Irani. Në shenjë hakmarrjeje, Irani nisi një sulm me raketa ndaj një baze të madhe ushtarake amerikane në Katar . Protestat kanë qenë më të përhapurat që nga një kryengritje në vitin 2022 e shkaktuar nga vdekja gjatë paraburgimit e Mahsa Amini, një grua e re e akuzuar nga policia e moralit se nuk e mbante siç duhet vellon, por ato nuk kanë qenë në të njëjtën shkallë. Presidenti Masoud Pezeshkian ka thënë se do t'i dëgjojë "kërkesat legjitime" të protestuesve. Por Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Mohammad Movahedi-Azad, paralajmëroi se çdo përpjekje për të krijuar paqëndrueshmëri do të përballet me një "përgjigje vendimtare". #voxnews #media #news @voxnews.al

210 views


💾

Dhjetori ishte një “arenë” përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, madje pati bllokime të foltores, hedh...

4 January 2026 at 04:00

Dhjetori ishte një “arenë” përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, madje pati bllokime të foltores, hedhje fllakadanësh, përplasje deri në fizike mes deputetëve, ministrave apo me punonjës të Gardës së Repiblikës. Miratimi i buxhetit dhe betimi i Avokatit të Popullit solli gjithë këtë rrëmujë, e cila duket se nuk i ka bërë fare përshtypje kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili si një korçar i vërtetë e ka pasur mendjen te festat, drekat, darkat apo koktejlet. Nikon e kemi parë me kitarë në dorë duke luajtur muzikë, kryesisht serenata korçare, të shoqëruara nga ushqim dhe pije të mira, duhan dhe atmosferë festash, të cilat më së shumti ndihen në Korçë. Dhe, duke tentuar që t’a bëjë edhe Kuvendin një “Korçë të vogël”, ai ka futur frymën e ahengut, ushqimit dhe pijeve, për punonjësit apo edhe ata që i takon. Salla e Kuvendit duket se do të kthehet në një “buzuk”, ku s’do të mungojnë gjithë të mirat e renditura më sipër. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur në ditët e fundit të vitit 2025 një tender në kuadrin e atmosferës së festave të Vitit të Ri. Objekti i procedurës ka qenë “shërbime për dreka, darka, pritje e koktejle”. Fondi limit i akorduar ka qenë plot 10.000.000 lekë, ose nëse do e konvertojmë në euro, mbi 100 mijë euro. Një shumë e konsiderushme, duke qenë se në atë muaj, Kuvendi ziente nga sherret e tymnajat, aq sa pati edhe përplasje fizike. Por, asnjë s’i ka bërë përshtypje Nikos, i cili vendos të bëjë tenderin e radhës për “shërbime pritjeje”. Duket se fjala e popullit “qentë le të lehin, karvani ecën para” ka gjetur vend për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, i cili as nuk e ka vënë ujin në zjarr për çka po ndodh me opozitën. #voxnews #media #news @voxnews.al

193 views


💾

❌
❌