❌

Normal view

Nga Ylli Manjani Shikoni, proporcionaliteti është një parim themelor në sjelljen e çdo institucioni publik përballë individit, si mbajtës i lirive dh...

17 October 2026 at 00:01

Nga Ylli Manjani Shikoni, proporcionaliteti është një parim themelor në sjelljen e çdo institucioni publik përballë individit, si mbajtës i lirive dhe të drejtave themelore. Nuk ka asnjë diskutim që dhuna policore ndaj një demonstrimi paqësor është e paligjshme dhe joproporcionale. Por, me të njëjtën logjikë ama, edhe përdorimi i forcës policore përballë dhunës së individëve është jo vetëm i ligjshëm, por edhe i domosdoshëm, për aq sa kërkohet për ta ndaluar atë. Llogjika e proporcionalitetit kërkohet edhe në përdorimin e forcës përballë dhunës, por edhe në raport me kryerjen e detyrës publike. Në një shoqëri të organizuar në shtet, monopolin e përdorimit të ligjshëm të forcës e ka pikërisht shteti. Ky monopol nuk i është dhënë rastësisht. I është dhënë për të shmangur talionin, atë logjikën primitive të reagimit sy për sy e dhëmb për dhëmb. Atë që sot e quajmë vetëgjyqësi. Pra, shteti ekziston edhe që individët të mos detyrohen të mbrohen vetë nga dhuna e të tjerëve. Tani, nëse shohim realitetin tonë të sotëm, policia shqiptare është ende larg një përgjigjeje efektive dhe proporcionale ndaj dhunës. Megjithse thotë se e dinte se çdo ndodhte, u gjet e papërgatitur. Shihni statistikat e të plagosurve dhe kuptoni se kemi më shumë policë të dmtuar se dhunues. Pra policia u gjet e papërgatitir në mënyrë ulëritëse. Po të ishte ndryshe, nuk do të shihnim kaq lehtësisht policë që goditen, prona që shkatërrohen dhe individë të dhunshëm që vazhdojnë veprimet e tyre. Policia jonë, që ka harruar të bëjë tenderin eshkopinjve të gomës, skafandrave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse, po performon keq në përmbushjen e detyrës për të mbrojtur rendin, pronën dhe vetë efektivët e saj. Pra mund ta akuzosh si të paorganizuar për këto gjëra, por jo që po ushtron dhunë eksesive. Përballë këtij realiteti dëgjojmë vazhdimisht thirrjen: policia duhet të jetë proporcionale! Po proporcionale me çfarë?! Me dhunën që ushtrohet ndaj saj? Me shkatërrimin e pasurisë publike? Me grabitjen apo dëmtimin e pronës private?! Proporcionaliteti nuk është privilegj i dhunuesit për të mos u penguar. Është detyrimi i shtetit për të përdorur forcën e nevojshme, pa e tejkaluar atë. Në fakt, edhe mosveprimi i policisë mund të jetë joproporcional me detyrën e saj. Sepse një polici që nuk mbron dot as veten, si mund të garantojë mbrojtjen e qytetarëve?! Tani, nëse policia nuk duhet të përdorë gaz lotsjellës sepse shkakton shqetësime, ujë me presion sepse lagen njerëzit, shkop gome sepse dhemb, apo forcë fizike sepse mund të shkaktojë dëmtime, më falni, por për çfarë policie po flasim?! Për polici edukate morale?! Natyrisht, asnjë prej këtyre mjeteve nuk mund të përdoret pa nevojë apo jashtë kufijve të ligjit. Aq më pak arma e zjarrit, përdorimi i së cilës u nënshtrohet kushteve jashtëzakonisht të rrepta. Megjithse sa më takon kam qenë e jam dakord në këtë pikë me rezënne Sali Berishës, që arma është dhënë për tu përdorur. Madje Berisha thoshte dikur se ishte gati ta përdorte edhe vetë për të mbrojtur zyrën e tij. Jam në një mendje me të edhe sot. Por, përtej debatit mbi përdorimin e armëve të zjarrit, mjetet e forcës ekzistojnë pikërisht për situatat kur dhuna nuk ndalet me fjalë. Forca e ligjshme e policisë nuk është e barabartë me dhunën e paligjshme të individit. Ngatërrimi i tyre është një absurditet juridik dhe logjik. Ka edhe diçka tjetër. Mosbindja civile është një formë kundërshtimi që mund të jetë paqësore. Por kur ajo zëvendësohet nga sulmet ndaj njerëzve, policisë dhe pronës, nuk është më thjesht mosbindje civile. Ajo është një ftesë e hapurnpër përplasje civile. Nëse shteti nuk e ndalon këtë dhunë, krijon kushtet që përplasja politike të shndërrohet në përplasje fizike gjithnjë e më të rëndë. #voxnews #media #news #yllimanjani

313 views


💾

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë sërish mbrëmjen e sotme për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Pa...

17 October 2026 at 00:01

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë sërish mbrëmjen e sotme për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Pas ndërhyrjes së forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivëve “Shqiponja”, bulevardi është liruar nga protestuesit, ndërsa pjesa më e madhe e turmës është përqendruar në zonën e Parkut Rinia. Një pjesë e protestuesve kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë lëvizjes në kryeqytet, disa prej tyre kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, për të bllokuar lëvizjen e autoboteve. Koshat në flakë janë raportuar pranë Sheshit Skënderbej, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar tensione dhe vështirësi në qarkullim. #voxnews #media #news @voxnews.al

902 views


💾

Një qytetar amerikan, Philip Gilpin Jr., thotë se është ndaluar nga njerëz të maskuar në sheshin “Skënderbej” dhe është marrë në pyetje. Ai shprehet s...

17 October 2026 at 00:01

Një qytetar amerikan, Philip Gilpin Jr., thotë se është ndaluar nga njerëz të maskuar në sheshin “Skënderbej” dhe është marrë në pyetje. Ai shprehet se ka njoftuar Ambasadën amerikane dhe është në kontakt me përfaqësues të Kongresit amrikan. Denoncimi Kam folur me Ambasadën amerikane dhe jam në kontakt me përfaqësuesit e mi në Kongresin amerikan, në Uashington. ⸻ Drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Quhem Philip Gilpin Jr. dhe jam shtetas amerikan që ndodhem në Shqipëri. Sot në mëngjes, rreth orës 11:00, po kthehesha në apartamentin tim pranë qendrës së qytetit, pasi kisha takuar një agjent imobiliar për të parë disa ambiente të mundshme për zyra. Ndërsa po kaloja përmes sheshit kryesor, hasa një grup prej pesë adoleshentësh që po bisedonin. Përshëndeta me dorë njërin prej tyre dhe nisëm të flisnim. «Përshëndetje, si je?», një bisedë krejt e zakonshme. Rreth tri minuta më vonë, një grup prej afro dhjetë burrash, pa shenja identifikuese, të veshur të gjithë me të zeza dhe të pajisur me shkopinj gome, u turrën drejt nesh, na kapën fizikisht dhe na ndaluan të gjithëve. Adoleshentët i morën dhe i larguan, ndërsa mua më mbajtën për të më marrë në pyetje dy «oficerë». Njëri prej tyre më kapi nga kyçi i dorës, më mori telefonin dhe filloi të kontrollonte përmbajtjen e tij. Tjetri më kërkoi dokumentin e identifikimit. I thashë se jam amerikan, nga Bostoni, dhe i tregova patentën time amerikane. Ata fotografuan patentën dhe më bënë edhe mua një fotografi. Pas rreth dhjetë minutash përpjekjesh për të më frikësuar, më lanë të lirë. Vlen gjithashtu të theksoj se isha dëshmitar i tri incidenteve të tjera, ku grupe të vogla njerëzish që silleshin si banda dhunuesish patrullonin nëpër shesh dhe ndalonin çdo të ri që u dilte përpara. Të gjitha këto ndodhën brenda një periudhe prej vetëm 15 minutash, ndërsa po ecja në këmbë. #voxnews #media #news

823 views


💾

Pas teorive konspirative që qarkulluan gjatë ditës për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një s...

17 October 2026 at 00:01

Pas teorive konspirative që qarkulluan gjatë ditës për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një sqarimr, duke bërë të ditur se nuk ka asnjë ndryshim në programin e fluturimeve me Izraelin. Sipas aeroportit, fluturimet nga dhe drejt Tel Avivit po kryhen sipas orareve të planifikuara, pa shtim apo reduktim të frekuencave. “Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit”, thuhet në njoftim. Aeroporti sqaron se dy fluturimet e ditës së sotme janë pjesë e programit veror, i cili vijon deri në fund të tetorit. Gjatë këtij sezoni, tri kompani ajrore operojnë në këtë linjë me një mesatare prej 22 deri në 24 fluturimesh në javë. Ndërsa për sezonin dimëror 2026–2027, kompania ajrore EL AL ka planifikuar dy fluturime në javë. Aeroporti thekson gjithashtu se kompanitë që operojnë në këto linja bashkëpunojnë me operatorë turistikë, të cilët prej kohësh sjellin turistë në Shqipëri. Për informacion mbi oraret dhe statusin e fluturimeve, pasagjerëve u kërkohet të konsultojnë faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe kanalet zyrtare të kompanive ajrore. Reagimi vjen pasi ditën e sotme në rrjete sociale shpërthyen teori konspirative për një shtim të pazakontë të fluturimeve nga Izraeli këtë të premte, ndërkohë që në kryeqytet mbahet protesta kundër qeverisë. #voxnews #media #news #israel #albania @voxnews.al

3363 views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve që të bashkohen nesër në sheshet e Tiranës, n...

17 October 2026 at 00:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve që të bashkohen nesër në sheshet e Tiranës, në protestat kundër qeverisë. Gjatë një konference për mediat, të mbajtur sot, Berisha e cilësoi ditën e nesërme si të veçantë dhe vendimtare për të rinjtë shqiptarë. Ai u bëri apel prindërve, qytetarëve dhe diasporës që të mbështesin studentët dhe gjimnazistët në atë që e quajti një betejë epike. Kreu i PD-së akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve, duke u shprehur se prej datës 13 tetor qindra të rinj janë keqtrajtuar, ndaluar dhe arrestuar. Berisha ngriti akuza edhe për përdorimin e gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe mjeteve të tjera gjatë përballjeve mes policisë dhe protestuesve. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në mbështetje të të rinjve, ndërsa i cilësoi veprimet e policisë si akte barbare. #voxnews #media #news #saliberisha @voxnews.al

3753 views


💾

Kryeministri Edi Rama, shpesh herë, në përgjigjie të protestuesve, ka përmendur faktin se atë e kanë votuar dhe ka 82 mandat. Por Elisa Spiropali thot...

17 October 2026 at 00:01

Kryeministri Edi Rama, shpesh herë, në përgjigjie të protestuesve, ka përmendur faktin se atë e kanë votuar dhe ka 82 mandat. Por Elisa Spiropali thotë në letrën e saj për Ramën, se 82 mandatet nuk janë justifikim. Ajo kërkon nga Rama t’i hapë rrugë ndryshimit. “Ajo që po ndodh nuk është vetëm një përplasje në rrugë. Është një tronditje e besimit, tretje e legjitimitetit, dhe një paralajmërim se mënyra e qeverisjes duhet të ndryshojë. Mos e shih këtë protestë vetëm si një kërcënim për pushtetin. Shihe si një mundësi për të kuptuar se çfarë po ndodh me vendin dhe me njerëzit që qeveris. Nëse do të mbrosh atë që është ndërtuar, duhet të jesh i pari që hap rrugën për ndryshim. Pushteti nuk rrëzohet gjithmonë nga kundërshtarët. Shpesh rrëzohet nga paaftësia për të kuptuar kohën. Historia i ka ndëshkuar ata që kanë menduar se një shumicë parlamentare mund ta zëvendësojë besimin e qytetarëve. 82 mandatet nuk janë mandat për të mos dhënë llogari. Janë përgjegjësi për të qeverisur edhe për ata që nuk na kanë votuar. Njerëzit nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë që shteti të mos jetë i fortë vetëm me të dobëtit. Pushtetet të jenë të ndara dhe të përgjegjshme. Kërkojnë që administrata të mos përdoret për presion, që punësimi të mos varet nga lidhjet, që favoret të mos shpërndahen me lidhje preferenciale, dhe që drejtësia të mos vijë vetëm pasi dëmi është bërë. Kërkojnë që monopolet të luftohen dhe jeta të jetë e përballueshme dhe njerëzore. Një qytetar që humbet vendin e punës apo nuk promovohet sepse nuk pranon të bëhet pjesë e asnjë pazari, nuk është statistikë. Një biznes që mbyllet sepse nuk ka lidhje me pushtetin nuk është thjesht një humbës në treg. Një familje që pret vite për drejtësi nuk është një dosje. Një familje punëtore që nuk përballon dot jetën, nuk është përjashtim. Janë njerëz që, pak nga pak, humbin besimin se shteti është i tyre. Nuk mund të mbrohet një kastë e privilegjuar në emër të mbrojtjes së qeverisjes. Nuk mund të mbrohen të plotfuqishmit që përdorin pushtetin për të shkelur mbi njerëzit, pronën, biznesin dhe parimet. Përgjegjësia ligjore nuk e përjashton përgjegjësinë politike”, shkruan ajo. #voxnews #media #news #elisaspiropali #edirama

5583 views


💾

Deputetja Elisa Spiropali i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, lidhur me protestën e studentëve dhe tensionet e ditëve të fundit n...

17 October 2026 at 00:01

Deputetja Elisa Spiropali i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, lidhur me protestën e studentëve dhe tensionet e ditëve të fundit në Tiranë. Spiropali i bën thirrje kreut të qeverisë të përballet drejtpërdrejt me qytetarët dhe të marrë përgjegjësi politike, duke theksuar se shumica parlamentare nuk e zëvendëson besimin e tyre. #voxnews #media #news #edirama #elisaspiropali @voxnews.al

9696 views


💾

Received — 15 October 2026 ⏭ @voxnews.al - TikTok

Për të rrëzuar qeverinë, po djegin qytetin. Për të ndëshkuar pushtetin, po shkatërrojnë pronën e njerëzve të zakonshëm. Dhe këtë e quajnë protestë. Di...

16 October 2026 at 19:01

Për të rrëzuar qeverinë, po djegin qytetin. Për të ndëshkuar pushtetin, po shkatërrojnë pronën e njerëzve të zakonshëm. Dhe këtë e quajnë protestë. Digjen koshat, shkulen semaforët, sulmohen institucionet dhe u vihet flaka bizneseve. Më kujtohet batuta e famshme e filmit: “Po me urën ç’patën?” Po me semaforët ç’patën? Po me kioskat? Mos fshihet Rama brenda ndonjë dyqani, mes arkës dhe banakut? Zemërimi ndaj qeverisë mund të jetë i ligjshëm. Por asnjë zemërim nuk të jep të drejtën t’i vësh zjarrin pronës së tjetrit. Protesta është e drejtë, vandalizmi është krim. Kush i ngatërron, nuk po lufton pushtetin, por po terrorizon qytetarin. Bizneset nuk janë zyra të qeverisë. Janë djersa e njerëzve që kanë kursyer me vite për të siguruar bukën e familjes. Një kioskë në hyrje të Rrugës së Durrësit e kishte ngritur një burrë i moshuar, me paratë e mbledhura gjatë gjithë jetës. Nuk kishte marrë tendera, nuk kishte ndërtuar kulla. Kishte ngritur një kioskë, sa për të ushqyer familjen. Sot ia vunë flakën. Plaku me flokë të thinjur e shikonte kioskën duke u djegur dhe qante si fëmijë. Mu mbushën sytë me lot. Ai nuk po qante për Ramën apo Berishën. Po qante për jetën e tij, që po i bëhej hi para syve. Lutej të vinte policia. Por nuk kishte asnjë polic aty pranë. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaronte se forcat e rendit po mbronin qytetarët dhe bizneset. Drejtor, ku ishte kjo mbrojtje? Te mikrofoni juaj apo te kioska që digjej? Policia nuk mund të parandalojë çdo akt dhune, por duhet të shpjegojë çfarë bëri për ta ndalur. Nëse nuk kishte forca të mjaftueshme, pse? Nëse ndërhyrja ishte e pamundur, përse? Nëse kishte neglizhencë, kush mban përgjegjësi? Deklaratat nuk shuajnë flakët dhe as nuk i kthejnë qytetarit kursimet e jetës. Por përgjegjësia e policisë nuk e shfajëson vandalin. Përkundrazi, protestuesit që sulmojnë biznese e shkatërrojnë qytetin nuk mund të fshihen pas zemërimit popullor. Kush hedh gurë mbi policinë, djeg pronën apo sulmon një dyqan, duhet të mbajë përgjegjësi individuale. Nuk është hero sepse mban një flamur opozitar dhe nuk bëhet revolucionar sepse shkul një semafor. Qeveria mund të vazhdojë punën, liderët mund të largohen me makinat e tyre, ndërsa qyteti mbetet me dëmet dhe njerëzit me humbjet. Plaku i kioskës nuk do të marrë asnjë kompensim nga brohoritjet e protestuesve. As do ta ushqejë familjen me parullat e tyre. Dhe këtu është mashtrimi i madh: thonë se po luftojnë për popullin, ndërsa djegin pronën e popullit. Thonë se kërkojnë drejtësi, ndërsa ia mohojnë atë një qytetari që nuk u ka bërë asgjë. Nëse kjo është luftë kundër qeverisë, pse faturën duhet ta paguajë një plak që nuk ka as pushtet, as faj? Policia duhet të përgjigjet për mbrojtjen që nuk u garantua. Vandalët duhet të përgjigjen për shkatërrimin që shkaktuan. Dhe organizatorët e protestës duhet të distancohen qartë nga dhuna, jo ta përdorin si sfond për spektaklin e tyre politik. Në mbrojtjen e godinës së qeverisë, policia ishte në gatishmëri dhe nuk i lejoi protestuesit ta preknin. Por unë do të parapëlqeja t’i vinin zjarrin kësaj godine, se sa kioskës së plakut të thinjur. Me fjalë të tjera, policia duhej të ishte rreshtuar para asaj kioske dhe kioskave të tjera, dyqaneve, bankave, apo çdo lloj biznesi. Natyrisht nuk jam që të digjen institucionet, as e qeverisë, as e ministrive. Thjeshtë ishte metaforë parapëlqimi im. Sepse një protestë nuk matet me numrin e gurëve që hidhen, por me forcën e kërkesave që parashtron. Kur shkatërron qytetin në emër të shpëtimit të tij, nuk je çlirues. Je bërë pjesë e problemit. Në flakët, që kanë përfshirë kryeqytetin dhe qytetet e tjera, kryeministri nuk mund t’i ngjajë Neronit, që i binte lirës, kur Roma u dogj. Duhet një reflektim urgjent i tij. Dhe në fund mbetet batuta e filmit, më aktuale se kurrë: “Po me urën ç’patën?” Po me kioskën e plakut ç’patën? #voxnews #media #news

29 views


💾

Ndërkohë që Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka drejtuar një letër presidentit Bajram Begaj, kryeministr...

16 October 2026 at 19:01

Ndërkohë që Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka drejtuar një letër presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon masa institucionale në mbrojtje të pronës private dhe publike, rendit dhe sigurisë në Shqipëri. Duke shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar, AKB kërkon nga institucionet shqiptare që “të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës private e publike”. AKB kërkon gjithashtu koordinim mes institucioneve përgjegjëse, hapjen e kanaleve të dialogut institucional dhe politik, si dhe shqyrtimin e mekanizmave kushtetues e ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore. #voxnews #media #news @voxnews.al

3084 views


💾

Është përshkallëzuar në orët e mbrëmjes protesta e të rinjve në Tiranë. Përplasje të forta po zhvillohen mes protestuesve dhe forcave të policisë, nga...

16 October 2026 at 19:01

Është përshkallëzuar në orët e mbrëmjes protesta e të rinjve në Tiranë. Përplasje të forta po zhvillohen mes protestuesve dhe forcave të policisë, nga Ura mbi Lanë deri te Ministria e Brendshme. Gjatë mbrëmjes janë fikur dritat në bulevard, ndërsa protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të efektivëve. Disa prej tyre kanë shkulur pllakat e gurit nga trotuaret për t’i përdorur në përplasjet me policinë. Situata është tensionuar edhe më tej pas zjarrit që përfshiu një kioskë të mbyllur pranë lulishtes së “Vëllezërve Frashëri”. Flakët janë përhapur edhe te pemët përreth, ndërsa tymi ka mbuluar zonën e bulevardit. Përplasjet rifilluan me breshëri fishekzjarrësh dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa segmente të kryeqytetit. #voxnews #media #news @voxnews.al

148 views


💾

Sipërmarrësi Eglent Bici ka denoncuar atë që e quajti “shkatërrim dhe vjedhje” të biznesit të tij, gjatë protestave në Tiranë. Sipas tij, “të protesto...

16 October 2026 at 19:01

Sipërmarrësi Eglent Bici ka denoncuar atë që e quajti “shkatërrim dhe vjedhje” të biznesit të tij, gjatë protestave në Tiranë. Sipas tij, “të protestosh është e drejtë dhe mbështes protestën dhe studentët, por asnjë kauzë nuk të jep të drejtën të hysh në pronën time, të shkatërrosh punën time dhe të rrezikosh njerëzit që mund të ndodhen brenda”. #voxnews #media #news @voxnews.al

8664 views


💾

Fluksi i lartë i pacientëve pas protestave në kryeqytet ka nxjerrë në pah mungesën e kapaciteteve në Spitalin Universitar të Traumës, një prej institu...

16 October 2026 at 19:01

Fluksi i lartë i pacientëve pas protestave në kryeqytet ka nxjerrë në pah mungesën e kapaciteteve në Spitalin Universitar të Traumës, një prej institucioneve më të rëndësishme për trajtimin e rasteve të rënda në vend. Sipas burimeve të Vox News, rikonstruksioni i sallave të operacionit ka kufizuar mundësitë për ndërhyrjet e planifikuara, veçanërisht ato ortopedike. Ndërsa urgjenca duhet të përballojë rastet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pacientët e tjerë rrezikojnë të përballen me pritje të gjata dhe shtyrje të operacioneve. Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si janë organizuar shërbimet gjatë rikonstruksionit dhe nëse kapacitetet e mbetura janë të mjaftueshme për të përballuar nevojat e pacientëve. Problemi nuk lidhet vetëm me fluksin e krijuar nga protestat. Kjo situatë po nxjerr në pah një problem më të thellë të kapaciteteve spitalore, i cili kërkon përgjigje konkrete nga drejtoria e institucionit dhe Ministria e Shëndetësisë. A mban përgjegjësi drejtoresha e Spitalit të Traumës, Edlira Bode, për mënyrën se si është menaxhuar kjo situatë? Dhe kush garanton që pacientët që presin për një operacion të mos mbeten në hije sa herë që urgjenca përballet me flukse të larta? Protestat mund të jenë shkaku i fluksit të menjëhershëm, por mungesa e kapaciteteve dhe pritja e pacientëve kërkojnë një shpjegim që shkon përtej tyre. #voxnews #media #news

2530 views


💾

❌