Normal view

Një pushues i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar ndotjen e ujërave në bregdetin e Vlorës, pranë zonës së hoteleve dhe bizneseve....

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Një pushues i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar ndotjen e ujërave në bregdetin e Vlorës, pranë zonës së hoteleve dhe bizneseve. Sipas tij, ujërat e ndotura derdhen vazhdimisht në det, ndërsa situata shoqërohet edhe me një erë të rëndë dhe kundërmim, që sipas pushuesit është i vështirë për t'u përballuar. Në videon e dërguar në redaksi shihet një kanal me ujë të turbullt që rrjedh drejt bregut dhe përfundon në det. Në pamje dallohen gjithashtu mbetje dhe shkumë në sipërfaqen e ujit. “Uji është shumë i ndotur edhe kundërmon. Siç duket, ujërat e zeza derdhen pa pushim”, shprehet pushuesi. Ai shton se edhe uji i detit ka qenë shumë i ndotur, duke ngritur shqetësimin për pushuesit që frekuentojnë këtë pjesë të bregdetit. Nga pamjet nuk mund të konfirmohet nëse bëhet fjalë për ujëra të zeza, ndaj situata kërkon verifikim nga institucionet përgjegjëse. JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e pushuesit, duke kërkuar që autoritetet të verifikojnë burimin e shkarkimit, cilësinë e ujit dhe të marrin masat përkatëse nëse konstatohen shkelje.

10.2K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, ka ndodhur sot në ambientet e një lavazhi. Denoncuesi p...

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, ka ndodhur sot në ambientet e një lavazhi. Denoncuesi pretendon se ka punuar gjatë gjithë ditës në “Lavazho Speciale”, por në fund të orarit pronari nuk i ka dhënë pagesën prej 10 mijë lekësh që, sipas tij, i takonte për ditën e punës. Sipas qytetarit, pas kërkesës për pagesën, pronari e ka fyer dhe i ka thënë të largohet, ndërsa më pas, pretendon ai, e ka goditur me grusht pas shpine. “Punova sot tek ai, më mbajti ditën e punës 10 mijë lekë. Më goditi me boks pas shpine**”, shkruan denoncuesi. Ai thotë se kishte rreth dy vite që punonte pranë këtij subjekti dhe se kjo ishte hera e parë që, sipas tij, përballej me një situatë të tillë. Në videon e dërguar në redaksi shfaqet vetë denoncuesi duke punuar në lavazh, ndërsa pamjet nuk përmbajnë momentin e pretenduar të konfliktit dhe goditjes. Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik, duke pretenduar se krahas mospagesës, është përballur edhe me dhunë fizike. JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga qytetari, ndërsa mbetet e hapur për reagimin dhe versionin e pronarit të subjektit lidhur me pretendimet e ngritura.

27.3K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një manovër tejet të rrezikshme në Rrugën e Kombit, pranë Milotit. Në pamjet e ...

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një manovër tejet të rrezikshme në Rrugën e Kombit, pranë Milotit. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një automjet Mercedes-Benz, me targa AA 602 XJ, që parakalon disa automjete njëherësh duke kaluar mbi dy vija të plota. Sipas denoncuesit, drejtuesi i mjetit ka tejkaluar të gjitha automjetet që ndodheshin përpara, duke hyrë në korsinë e kundërt dhe duke rrezikuar përplasjen me mjetet që vinin përballë. “Në Rrugën e Kombit, Milot, tejkalon kjo veturë në dy vija të plota, rrezikshëm. I ka tejkaluar të gjitha veturat”, shkruan qytetari. Një manovër e tillë, veçanërisht në një segment me lëvizje të shumta automjetesh, mund të sjellë pasoja të rënda për drejtuesit dhe pasagjerët. JOQ Albania publikon pamjet për të sjellë rastin në vëmendje të autoriteteve dhe kërkon që drejtuesi i mjetit të identifikohet dhe të merren masat përkatëse nëse konstatohen shkelje.

21.7K views


💾

Një rast vjedhjeje është regjistruar në mes të ditës në Durrës, ku një i ri i ka marrë celularin një të moshuari nga xhepi i pasëm i pantallonave. Ngj...

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Një rast vjedhjeje është regjistruar në mes të ditës në Durrës, ku një i ri i ka marrë celularin një të moshuari nga xhepi i pasëm i pantallonave. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”. Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, i riu afrohet nga pas dhe, në një moment kur i moshuari nuk është në dijeni, i merr celularin nga xhepi. Pas vjedhjes, ai largohet duke vijuar rrugën qetësisht, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Dyshohet se personi që shfaqet në pamje të jetë shtetas i huaj. Pamjet bëhen publike me shpresën se personi do të identifikohet dhe se autoritetet do të mund të zbardhin sa më shpejt rastin.

12.6K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem të hasur gjatë transportit të një valixheje nga Gjermania drejt Shq...

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem të hasur gjatë transportit të një valixheje nga Gjermania drejt Shqipërisë, përmes agjencisë Pati Travel. Sipas denoncuesit, për transportin e valixhes ka paguar 80 euro, ndërsa kur e ka marrë, ajo ka rezultuar e dëmtuar rëndë. Në fotot e dërguara në redaksi duken disa shpime dhe dëmtime në pjesën e jashtme të valixhes, ndërsa edhe disa prej rrobave që ndodheshin brenda saj janë dëmtuar. Qytetari shprehet i shqetësuar edhe për mënyrën se si është trajtuar ankesa e tij nga agjencia, pasi sipas tij, deri tani nuk i është ofruar një zgjidhje apo kompensim për dëmin. Në komunikimet e dërguara në redaksi, përfaqësues të agjencisë kanë argumentuar se bagazhet mund të hapen dhe kontrollohen gjatë transportit nga autoritetet doganore, ndërsa klienti kërkon të dijë se kush mban përgjegjësi për dëmtimet e konstatuara. “Nesër paguajmë 80€ për transport minimumi që presim është që sendet tona të mbërrijnë në gjendjen në të cilën janë dorëzuar”, shprehet qytetari. Ai thotë se disponon fotografi të valixhes dhe rrobave të dëmtuara, si dhe komunikimet me agjencinë, dhe kërkon që rasti të bëhet publik me shpresën për një reagim dhe zgjidhje. JOQ Albania publikon denoncimin dhe materialet e dërguara nga qytetari, ndërsa mbetet e hapur për një reagim nga Pati Travel lidhur me rastin dhe pretendimet e klientit.

98.5K views


💾

Më 31 korrik 2026, qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama organizuan një ceremoni zyrtare për marrjen në dorëzim të 40 mjeteve të parë taktike të...

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Më 31 korrik 2026, qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama organizuan një ceremoni zyrtare për marrjen në dorëzim të 40 mjeteve të parë taktike të destinuara për Forcat e Armatosura. Këto mjete u promovuan si prodhime tërësisht “Made in Albania” me standarde të NATO-s, nga kompania “Timak Defence”. U paralajmërua gjithashtu synimi që brenda 30 muajve kjo kompani të plotësojë nevojat e ushtrisë dhe se ka pasur interes apo marrëveshje eksporti me vende të ndryshme ndërkombëtare. Kompania “Timak Defence” operon në bashkëpunim përmes një sipërmarrjeje të përbashkët ku pjesë e aksioneve (20%) mbahen nga shoqëria shtetërore “KAYO” (krijuar nga Ministria e Mbrojtjes enkas për partneritetet në fushën e mbrojtjes), ndërsa pjesa tjetër zotërohet nga themeluesit e saj (ku përfshihen Arjeta Puca dhe investitori/ortaku i huaj Ron Yeffet). Kritikët dhe zërat opozitarë në rrjet theksojnë se mjetet nuk janë të dizajnuara apo prodhuara nga nisja e ciklit metalik në Shqipëri, por bëhet fjalë për montim, karroceri, përforcime ushtarake ose superstruktura të vendosura mbi shkakun e bazave të markave të njohura ndërkombëtare si Toyota Land Cruiser apo kamionëve MAN. Termi “Made in Albania” po përdoret në këtë rast për montimin dhe certifikimin e standardeve taktike, e jo për prodhimin e motorrit apo platformës bazë të automjetit. Bëhet fjalë për një lidhje kontrate-porosie nga Ministria e Brendshme (ose institucione në varësi të saj) për pajisjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) me mjete nga e njëjta kompani, çka ngre pikëpyetje në rrjet mbi shpejtësinë e kontraktimit dhe transparencën e procedurave (të cilësuara nga kritikët si “sekrete” apo pa garë të hapur konkurruese). Më datë 6 gusht 2026, vetëm 1 javë pas promovimit që bëri kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka lidhur një kontratë-porosi sekrete me kompaninë “Timak Defence” të izraelitit Ron Yeffet, me objekt: “Blerje makina për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” me vlerë 9.6 MILIONË €.

8830 views


💾

Një breshkë uji është gjetur e ngordhur sot gjatë lundrimit në rrugën detare Karaburun–Vlorë. Sipas personave që e kanë konstatuar, breshka dyshohet s...

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Një breshkë uji është gjetur e ngordhur sot gjatë lundrimit në rrugën detare Karaburun–Vlorë. Sipas personave që e kanë konstatuar, breshka dyshohet se kishte gëlltitur mbetje plastike, konkretisht një qese plasmasi dhe kjo mund t’i ketë shkaktuar ngordhjen. Pas konstatimit të rastit, është njoftuar Policia Kufitare, me shpresën që autoritetet të marrin në dorëzim breshkën dhe të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar më qartë shkakun e ngordhjes. Ngjarja është një tjetër dëshmi e pasojave që mbetjet plastike dhe ndotja e detit mund të kenë mbi jetën detare. Breshkat e ujit shpesh ngatërrojnë qeset plastike me ushqimin, duke i gëlltitur ato dhe duke rrezikuar seriozisht jetën. Rasti ngre edhe një herë nevojën për më shumë kujdes dhe ndërgjegjësim për mbrojtjen e detit dhe gjallesave që jetojnë në të. Shpresohet që autoritetet ta marrin në konsideratë rastin dhe të ndërhyjnë për dokumentimin e tij.

44.9K views


💾

Pak më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e Aldos, një 13-vjeçari i cili prej më shumë se një jave është larguar nga shtëpia. I mituri i cili jeton me ...

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Pak më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e Aldos, një 13-vjeçari i cili prej më shumë se një jave është larguar nga shtëpia. I mituri i cili jeton me mamanë dhe gjyshen është gjetur dhe aktualisht ndodhet në Malin e Tomorrit. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se i mituri shet qirinj pranë thertores ku mbahen bagëtitë e imëta. Një qytetar i cili e njeh pasi janë të dy nga Elbasani, ka komunikuar me të dhe djali i ka treguar se ndodhet me babain aty dhe se kanë edhe kuajt me vete. Por nga komunikimi që JOQ ka patur me dajën e Aldos, i cili ka bërë edhe denoncimin, ai ka treguar se djali nuk e ka babain pasi i ka ndërruar jetë. Ai ka frikë se nipi i tij po shfrytëzohet nga persona të tjerë, pasi qytetarët e kanë parë nën shoqërinë e dy burrave. Për shkak të pamundësisë financiare, ai nuk mund të shkojë tani në malin e Tomorrit për ta marrë, prandaj i bën thirrje Policisë që të ndërhyjë sa më parë. “Ju lutem na ndihmoni, ka gënjyer që ka babain aty. Babai ka ndërruar jetë. Ai ndodhet në Malin e Tomorrit, kemi marrë dy telefonata. Policia të ndërhyjë sa më parë se ne nuk shkojme dot, skemi mundesi financiare. I ka vdekur babai, vetem nenen dhe gjyshen ka. E kanë parë me dy burra, ka gënjjyer nga frika se eshte me babain. Do i kenë bërë presion dhe ka gënjyer. Dërgoni policinë ta marrë.” JOQ ALBANIA i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndërhyjë sa më parë për të verifikuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e 13-vjeçarit për të cilin familjarët kanë bërë denoncim për largimin nga shtëpia.

102.8K views


💾

Një turiste që ka zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet ka ngritur shqetësimin për gjendjen e ujit pranë bregut, duke e cilësuar atë si të ndotur dhe...

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Një turiste që ka zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet ka ngritur shqetësimin për gjendjen e ujit pranë bregut, duke e cilësuar atë si të ndotur dhe me erë të keqe. Ajo ka dërguar edhe pamje nga zona e plazhit, ku uji shfaqet me ngjyrë të errët dhe me mbetje në sipërfaqe. “Është shumë i shëmtuar dhe mban erë të keqe”, shprehet turistja, e cila thotë se nuk e kupton se si njerëzit kanë vijuar të qëndrojnë dhe të festojnë në plazh pavarësisht situatës së krijuar. Pamjet dhe dëshmia e saj ngrenë pikëpyetje për pastërtinë e ujërave pranë bregdetit të Vlorës, veçanërisht në një periudhë kur qyteti është i mbushur me pushues vendas dhe të huaj. Situata pritet të tërheqë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së ujit dhe higjienën e plazheve.

179.5K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për raportuar një situatë të ndodhur sot në Pikën Kufitare të Bllatës. Ai ka treguar se teksa të gjithë p...

By: @joq
24 August 2026 at 20:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për raportuar një situatë të ndodhur sot në Pikën Kufitare të Bllatës. Ai ka treguar se teksa të gjithë prisnin brenda makinave për të kaluar kufirin, një turiste ka zbritur nga makina dhe, e revoltuar nga mbeturinat e hedhura në zonë, ka marrë një thes dhe ka nisur t’i mbledhë vetë. “A nuk ju vjen pak turp shqiptarëve dhe maqedonasve që të dalë një turiste nga makina dhe të fillojë të mbledhë plehrat e doganës? Sot në Bllatë ka marrë thesin dhe po i mbledh vetë mbeturinat”, shkruan qytetari në raportimin e tij. Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave pranë pikave kufitare, një prej vendeve të para që vizitorët shohin kur hyjnë apo dalin nga vendi.

34.7K views


💾

❌