Normal view

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme me kabllot elektrike dhe të internetit në Korçë. Në p...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme me kabllot elektrike dhe të internetit në Korçë. Në pamjet e dërguara në redaksi shihen disa kabllo të shkëputura dhe të varura në mënyrë të çrregullt përgjatë një godine dhe mbi hapësirën ku kalojnë këmbësorët. Sipas qytetarit, kjo situatë vijon prej më shumë se dy javësh, ndërsa deri tani askush nuk ka ndërhyrë për ta zgjidhur problemin. “Ka dy javë e ca për këto tela. Si mund ta bëjmë? Ka dy javë që nuk shihet askush ta marrë përsipër.” Gjendja e kabllove krijon shqetësim për sigurinë e kalimtarëve dhe banorëve të zonës, veçanërisht nëse ato janë nën tension ose mund të shkëputen plotësisht. JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e qytetarit, ndërsa kërkon ndërhyrjen e institucioneve dhe operatorëve përgjegjës për të verifikuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun.

10.5K views


💾

Një automjet ka marrë flakë sot rreth orës 16:38 në lagjen 18, pranë Policisë së Durrësit, në afërsi të Kebab King. Sipas raportimeve paraprake, brend...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një automjet ka marrë flakë sot rreth orës 16:38 në lagjen 18, pranë Policisë së Durrësit, në afërsi të Kebab King. Sipas raportimeve paraprake, brenda automjetit ndodheshin vetëm kartona dhe sende plastike. Mësohet gjithashtu se makina kishte qenë e parkuar në atë zonë prej disa vitesh. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

18.6K views


💾

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, ku një turist është përfshirë në një përplasje fizike me një shtetas s...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, ku një turist është përfshirë në një përplasje fizike me një shtetas shqiptar. Sipas dëshmive paraprake, nuk bëhet fjalë për një sherr të nisur nga ndonjë aksident rrugor, pasi nuk janë konstatuar dëme në automjete. Por papritur, shqiptarët emigrantë nga Italia kanë zbritur nga makina dhe kanë nisur të rrihen me turistin. Në pamje mund të shihni se si shqiptari e përplas në tokë turistin ndërkohë që ai tenton të hipë në makinë. Ngjarja është ndaluar nga kalimtarë të rastit, ndërsa rrethanat dhe shkaku i konfliktit mbeten ende të paqarta. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur konkretisht mes personave të përfshirë.

14.5K views


💾

Pak kohë më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi një video që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, ku një i ri grek shihej duke qëndruar mbi një paddle, i ...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Pak kohë më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi një video që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, ku një i ri grek shihej duke qëndruar mbi një paddle, i ulur në një karrige dhe duke u përpjekur të ruante ekuilibrin pa përfunduar në ujë. Duket se kjo sfidë nuk mbeti vetëm në brigjet e Greqisë. Videoja ka frymëzuar edhe një të ri shqiptar, i cili ka vendosur ta provojë të njëjtën ide. Edhe ai është ulur mbi paddle dhe ka nisur të sfidojë ekuilibrin mbi ujë, duke e kthyer një moment të zakonshëm veror në një aventurë jo pak të veçantë. Nëse shqiptari do të arrijë ta mbajë ekuilibrin apo do të përfundojë në ujë, këtë e tregon më së miri videoja. Por një gjë është e sigurt: sfida duket se tashmë ka kaluar kufirin dhe ka mbërritur edhe në Shqipëri. Mesazhi i qytetarit: LIVE NGA DHERMIU ,I RIU QENDRON I ULUR ME KARRIGE NE PADDLE ! Jo po greku ja shqiptari e pa ju dredh qerpiku

25.3K views


💾

Një qytetar ka denoncuar një vjedhje të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Plazhit, Durrës, duke kërkuar publikimin e rastit për të tërheq...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një qytetar ka denoncuar një vjedhje të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Plazhit, Durrës, duke kërkuar publikimin e rastit për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 03:30–04:10. Personat e dyshuar kanë hyrë në ambientet e dyqanit dhe restorantit të tij pa maskim dhe pa kapuç të pashqetësuar nga kamerat. Denoncuesi thotë se personi ka hyrë brenda duke pirë cigare, ka kontrolluar me kujdes arkën dhe më pas ka marrë paratë që ka gjetur. “Siguria maksimale me kamera ambienti. Ky hyn brenda, kontrollon kasën mirë e mirë dhe merr çfarë gjen”, shprehet qytetari. Ai thotë gjithashtu se personat janë të zonës dhe se mund të jenë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Qytetari shpreh shqetësimin se, pavarësisht denoncimit në polici, nuk po gjen zgjidhje.

68.4K views


💾

Në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit 2026, brigjet e Ksamilit u tronditën nga një krim i rëndë ku mbeti i vrarë me thikë 20-vjeçari portugez, Lui...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit 2026, brigjet e Ksamilit u tronditën nga një krim i rëndë ku mbeti i vrarë me thikë 20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes. Ngjarja ndodhi në zonën e jashtme të një prej lokaleve të njohura në bregdet, "Principote", pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas grupit hetimor, konflikti nisi fillimisht me grushte ku u përfshinë disa prej kamarierëve dhe stafit të sigurisë së lokalit, për t'u përshkallëzuar më pas kur 29-vjeçari Sokrat Vata (i njohur edhe si Sokrat Lipa) e goditi disa herë me mjet prerës (thikë) të riun portugez, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Teksa një vit më parë argëtohej në Jug me turistët e huaj, një vit më vonë Vata vrau njërin prej tyre duke i shkatërruar imazhin Shqipërisë e shqiptarëve... Pas krimit, ai u largua nga vendi i ngjarjes. U lokalizua dhe u arrestua pak orë më vonë nga Policia në Levan të Fierit. Vata u theksua se ishte fshehur brenda bagazhit të një automjeti që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak dhe ku udhëtonte edhe shtetasi tjetër turk Nuh Mahmutoglu, të cilët u vunë në pranga për përkrahje të autorit.

17.1K views


💾

Një event muzikor i mbajtur pak ditë më parë në zonën e Drimadhës, ku ka performuar DJ i njohur turk Mahmut Orhan, ka bërë bashkë në një ambient të pë...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një event muzikor i mbajtur pak ditë më parë në zonën e Drimadhës, ku ka performuar DJ i njohur turk Mahmut Orhan, ka bërë bashkë në një ambient të përbashkët përfaqësues të botës së krimit dhe persona nën hetim. Eventi zgjati nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit te "Moyo". U karakterizua nga një atmosferë garë-shpenzimesh, ku çmimet e rezervimit të tavolinave arritën deri në 6000€, ndërsa faturat e pijeve luksoze si Dom Perignon dhe Cristal kapën shifra dyshifrore mijëra €, kryesisht të paguara në para cash. Në ambientet e eventit u panë biznesmenë, persona nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, eskorta luksi si dhe figura të tjera publike e të skemave të ndryshme financiare. Për shkak të dyshimeve të forta se mund të merrnin pjesë persona në kërkim ose nën hetim penal, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe strukturave policore kanë vëzhguar zhvillimin e eventit. Hetuesit kanë dokumentuar përmes fotografive dhe videove jo vetëm pjesëmarrësit dhe faturat e larta, por edhe mjetet luksoze me të cilat janë transportuar ata, me synim pasurimin e dosjeve hetimore ekzistuese. Ngjarja ka vënë sërish në pah sfidën e hapur të institucioneve të drejtësisë përmes ekspozimit të luksit ekstrem në zonat turistike të vendit gjatë sezonit veror.

65.7K views


💾

Një qytetar shqiptar me nënshtetësi amerikane i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një incident që, sipas dëshmisë së tij, ka nd...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një qytetar shqiptar me nënshtetësi amerikane i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një incident që, sipas dëshmisë së tij, ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të Vlorës. Qytetari tregon se ishte duke lëvizur me biçikletë kur një automjet i Policisë Bashkiake të Vlorës është ndalur në mes të rrugës, duke i prerë rrugën dhe, sipas tij, për pak sa nuk e ka përplasur. Ai pretendon se i ka kërkuar punonjësve të lëviznin automjetin, por situata është përshkallëzuar. Sipas qytetarit, një prej punonjëseve ka dalë nga makina dhe i është drejtuar me një fjalor të rëndë, ndërsa më pas e ka kërcënuar se do ta shoqëronte në polici. Por, sipas dëshmisë së tij, situata ka marrë një tjetër drejtim në momentin kur ai ka nisur t'u kërkojë punonjësve të Policisë Bashkiake të respektojnë ligjin dhe të sqarojë kompetencat që kanë. Qytetari pretendon se pas kësaj punonjësit janë tërhequr dhe automjeti është larguar nga vendi. Rasti ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si sillen punonjësit e institucioneve publike me qytetarët, veçanërisht në një qytet turistik si Vlora, ku sjellja dhe komunikimi i çdo punonjësi që përfaqëson një institucion duhet të jetë në përputhje me etikën dhe përgjegjësinë e detyrës. A është e pranueshme që një punonjës i Policisë Bashkiake, në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët dhe qytetarët, t'i drejtohet një personi me ofendime dhe një fjalor rruge? Uniforma nuk duhet të jetë një mburojë për arrogancën, kërcënimet apo mungesën e etikës. Përkundrazi, ajo duhet të përfaqësojë autoritetin, rregullin dhe respektin ndaj qytetarit.

289.7K views


💾

Jessica Fletcher, nga Fredericton, Kanada, ka gjetur një mënyrë të pazakontë, por shumë prekëse, për t’u siguruar që djali i saj 11-vjeçar, Hunter, të...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Jessica Fletcher, nga Fredericton, Kanada, ka gjetur një mënyrë të pazakontë, por shumë prekëse, për t’u siguruar që djali i saj 11-vjeçar, Hunter, të ketë gjithmonë një mënyrë për të komunikuar me të. Hunter është autik dhe nuk flet. Ai përdor një pajisje AAC, telefonin, gjuhën e shenjave dhe gjestet për të shprehur atë që dëshiron. Por një ditë, teksa Jessica dhe Hunter po hanin në një restorant, pajisja e tij e komunikimit mbeti pa bateri. Jessica tentoi ta ndihmonte duke i vizatuar alfabetin në një letër, por Hunter u frustrua. Më pas, ai e ktheu letrën nga ana tjetër dhe, nga kujtesa, vizatoi vetë një tastierë. Duke përdorur gishtin, ai “shkroi” në tastierën e vizatuar për t’i treguar nënës së tij porosinë. Ky moment i dha Jessicës një ide. Ajo vendosi të bëjë tatuazh një tastierë të plotë në parakrahun e saj të majtë, në mënyrë që Hunter të kishte një alternativë për të komunikuar edhe kur pajisjet elektronike nuk funksiononin. Tatuazhi përfshin shkronja, simbole, një fytyrë të lumtur, një fytyrë të trishtuar dhe një simbol “Të dua”. Momenti më emocionues erdhi kur Hunter përdori për herë të parë tatuazhin dhe mesazhi i tij ishte “Mama”. Jessica më vonë publikoi videon e tatuazhit në Facebook, ku shkroi se do t’i jepte trupit të saj edhe një mijë shenja, nëse kjo do t’i jepte djalit të saj edhe një mënyrë më shumë për të komunikuar. Historia e tyre është një shembull prekës i dashurisë së një nëne dhe i përpjekjes për t’i dhënë fëmijës së saj një zë, pavarësisht pengesave.

19.5K views


💾

David Gjana, 29 vjeç, nga Kukësi, është personi i dytë i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil. Gjana përdor dy ...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

David Gjana, 29 vjeç, nga Kukësi, është personi i dytë i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil. Gjana përdor dy mbiemra, Gjana dhe Heurtevent, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë bashkë me Sokrat Lipan alias Vata nga Hasi, në dhunimin e 20-vjeçarit. Ai rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Bekim Bulicën, pronarin e “Principotes”, i cili është shpallur gjithashtu në kërkim. Gjana akuzohet për “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”. Sipas Policisë, ngjarja ka nisur rreth orës 05:15 të 18 gushtit në ambientet e “Principote” dhe më pas është zhvendosur në plazhin e “Paradise”. Gjatë konfliktit, Sokrat Vata dyshohet se ka goditur disa herë me thikë në trup turistin portugez, ndërsa në të njëjtën kohë David Gjana alias Heurtevent e ka goditur me grushte. Para sulmit me thikë, në përleshje dyshohet se janë përfshirë edhe kamarierët e “Principotes”. Vata u arrestua rreth pesë orë pas krimit në Levan të Fierit, ku ishte fshehur në bagazhin e një automjeti me dy shtetas turq, ndërsa Bekim Bulica vijon të jetë në kërkim. Ngjarja rikthen në vëmendje edhe një tjetër incident të rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Sarandë, ku shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, u dhunua pasi ndërhyri gjatë një konflikti ku po sulmohej një turist i huaj. Sipas të dhënave të bëra publike, efektivi dyshohet se u dhunua nga truprojat e lokalit “Orange”. Ndërkohë, në lidhje me vrasjen në Ksamil, në pranga është edhe efektivi i Policisë në Gjirokastër Miosid Matushaj, i cili akuzohet se nuk ka ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe nuk ka njoftuar autoritetet pas krimit.

62.9K views


💾

❌