Normal view

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe, në zonën e Farkës në Tiranë, pranë xhamisë, ku një kamion me rimorkio, që trans...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe, në zonën e Farkës në Tiranë, pranë xhamisë, ku një kamion me rimorkio, që transportonte një fadromë, është përmbysur në rrugë. Sipas informacioneve paraprake të mbërritura në redaksinë e JOQ, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri prej tyre ka marrë dëmtime në shpatull, ndërsa tjetri në fytyrë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një qytetar që ka dërguar pamjet në redaksi jep edhe një version paraprak mbi mënyrën se si mund të ketë ndodhur aksidenti. Sipas tij, fadroma që transportohej në rimorkio mund të ketë ndikuar në shpërndarjen e peshës së mjetit, duke e ç’ekuilibruar atë, veçanërisht në një pjesë të rrugës ku ka pjerrësi. “E pashë nga larg, kur u afrova autori iku, s’e di a nga frika apo s’e di. Por ka pas fadromën në rimorkio dhe e ka marrë pesha para dhe e ka ç’ekuilibruar. Është rrëzuar se vjen si dishezë aty”, shprehet qytetari. Për shkak të përmbysjes së mjetit, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar ndjeshëm. Policia Rrugore ka ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe ka devijuar lëvizjen e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të TEG-ut, Elbasanit dhe zonave që lidhen me mbikalimin e Farkës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe forcat e Policisë, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit. Deri në një njoftim zyrtar të Policisë së Tiranës, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

88.3K views


💾

Geni, një 30-vjeçar nga Mirdita, i cili pas 10 vitesh emigrim në Angli është kthyer në Shqipëri, ka ndarë me JOQ Albania vështirësitë që ka hasur në k...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Geni, një 30-vjeçar nga Mirdita, i cili pas 10 vitesh emigrim në Angli është kthyer në Shqipëri, ka ndarë me JOQ Albania vështirësitë që ka hasur në kërkim të një partnereje për martesë. I zhgënjyer nga dy përvojat me lushnjaren dhe dibranen, i riu kërkon mendimin e ndjekësve se si duhet të veprojë më tej, duke e mbyllur se ka frikë se do të mbetet beqar pa i çuar nuse nënës në shtëpi. Halli i Genit: Përshëndetje JOQ! Jam Geni, një djalë emigrant. Pas 10 vitesh në Angli u ktheva në vendlindje, në Mirditë. Jam 30 vjeç. Më në fund u bëra mbarë të gjeja një nuse shqiptare, pa ndasi krahinore. Në qershor njoha në një pub në Tiranë një vajzë nga Lushnja. Pas flirtit nisëm të takoheshim dhe pyetjet e para ishin: Çfarë makine ke? Sa lekë ke kursyer? A do të jetosh me prindërit apo do të jetosh në Tiranë? Direkt donte martesë, pa u njohur mirë dhe pa shkëmbyer disa takime. Më preu gjunjët dhe e ndërpreva njohjen. Në gusht, në Velipojë, u njoha me një dibrane. E vëmendshme për pastërtinë, me shkollë, por edhe ajo më vuri kushte. Kërkonte që unë të kthehesha në Shqipëri, të jetoja në Tiranë, të hapja një biznes ose të punoja në ndërtim dhe të mos kisha rrjete sociale, pra t’i mbyllja. Për prindërit më tha se nuk e kishte problem, por donte që shtëpia jonë të kishte dhoma për ne, fëmijët dhe prindërit e mi, që të mos e bezdisnin as atë dhe as fëmijët. Kjo dibranja nisi të më kërkonte edhe llogari se ku i kisha çuar paratë e emigrimit. Më mërziti shumë edhe kjo vajzë, edhe pse ishte zemërmirë. Si ka mundësi, JOQ, të gjitha vajzat shqiptare qenkan bërë një prerje? O shok, ngela beqar! Publikojeni si hall, kërkoj mendim se çfarë të bëj, se ngela pa i çuar nuse mamit në shtëpi.

26.1K views


💾

Në rrugën e Kapshticës janë realizuar murale të veçanta kushtuar disa prej figurave më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare. Në këto pik...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Në rrugën e Kapshticës janë realizuar murale të veçanta kushtuar disa prej figurave më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare. Në këto piktura shfaqen Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, Naum Dhimitër Naçi, Çerçiz Topulli, Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Haxhi Tasim i Çamërisë, duke sjellë në hapësirën publike portretet e personaliteteve që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për arsimin, gjuhën dhe çështjen kombëtare shqiptare. Këto vepra artistike janë realizuar nga artisti dhe atdhetari Bledar Çakalli, i cili përmes artit ka zgjedhur të përcjellë mesazhe historike dhe patriotike. Në muralet dallohen veçanërisht figurat e motrave Qiriazi, pionieret e arsimit shqip, si edhe Naum Dhimitër Naçi, i njohur për kontributin e tij si mësues i gjuhës shqipe. Krahas tyre, muralet nderojnë edhe figura të tjera të shquara të historisë shqiptare. Muralet në rrugën e Kapshticës përbëjnë një ndërthurje mes artit dhe historisë, duke e kthyer një hapësirë të zakonshme publike në një galeri të hapur në kujtim të personaliteteve kombëtare. Përmes këtyre portreteve, historia shqiptare bëhet më e pranishme në jetën e përditshme dhe brezat e rinj kanë mundësinë të njihen me figurat që kanë lënë gjurmë në rrugëtimin e vendit.

13.9K views


💾

Një aksident është shënuar sot në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte në vijat e...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Një aksident është shënuar sot në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte në vijat e bardha. Nga përplasja, i moshuari ka përfunduar në trotuar dhe ka mbetur i plagosur. I plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku sipas burimeve zyrtare të Policisë ka marrë fraktura të shumta në gjymtyrë. Fatmirësisht, gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vijon verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, sipas burimeve nga vendngjarja, autoambulanca është vonuar rreth 25 minuta për të mbërritur në vendin e aksidentit. Vonesa e shërbimit të urgjencës ka ngritur shqetësim, ndërsa priten të dhëna të tjera mbi shkaqet e aksidentit dhe ndërhyrjen e shërbimeve në vendngjarje. Informacion shtesë i përditësuar nga policia, ora 12: 44: Shtetasi F. D., 66 vjeç, i cili u përplas nga taksia, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

45.1K views


💾

Pavarësisht famës, pasurisë dhe vëmendjes së jashtëzakonshme që i shoqëron në çdo hap, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez vendosën që një nga mo...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Pavarësisht famës, pasurisë dhe vëmendjes së jashtëzakonshme që i shoqëron në çdo hap, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez vendosën që një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre ta përjetonin në mënyrën më intime të mundshme. Çifti zgjodhi të martohej në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre, në praninë e vetëm fëmijëve. Pa ceremoni madhështore, pa turma të ftuarish dhe pa nevojën për të impresionuar askënd. Georgina ka treguar për “Vogue” arsyen e veçantë pas këtij vendimi. Për ta, dhoma e ndenjes nuk ishte thjesht një hapësirë e shtëpisë, por vendi ku familja jeton përditshmërinë e saj. “Zgjodhëm dhomën e ndenjes ku hamë mëngjes, drekë dhe darkë, ku jetojmë përditshmërinë tonë”, ka rrëfyer Georgina. Ajo ka shtuar se dëshira e saj është që, pas shumë vitesh, fëmijët të rikthehen te ai moment me një kujtim të ngrohtë: “Pas 30 vitesh dua që fëmijët tanë të mendojnë: diçka e bukur ndodhi këtu, në këtë tavolinë, prindërit tanë shkëmbyen betimet e martesës.” Një zgjedhje që, në një kohë kur dasmat e personazheve të famshëm shpesh shndërrohen në spektakle luksoze, vjen si një mesazh i thjeshtë: për Ronaldon dhe Georginën, rëndësi kishte familja dhe jo madhështia e ceremonisë. Në fund, nuk kishte nevojë për një ambient luksoz apo qindra të ftuar. Mjaftonte shtëpia e tyre, fëmijët dhe tavolina rreth së cilës familja mblidhet çdo ditë. Ndonjëherë, momentet më të mëdha të jetës nuk kanë nevojë për një skenë të madhe. ❤️

10K views


💾

Më 17 gusht 2022 raportuam për një tender të Bashkisë Tiranë për Përditësimin e Sistemit Telefonik dhe Modernizimin e Shërbimeve të Komunikimit, me nu...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Më 17 gusht 2022 raportuam për një tender të Bashkisë Tiranë për Përditësimin e Sistemit Telefonik dhe Modernizimin e Shërbimeve të Komunikimit, me numër reference REF-35653-07-06-2022. Dokumentet e prokurimit tregojnë se në garë morën pjesë tre operatorë: SYNAPSE ATS, bashkimi ADVANCED BUSINESS SOLUTIONS-ABS me INFORMATION BUSINESS SYSTEMS-IBS dhe COMMUNICATION PROGRESS. Fitues u shpall kjo e fundit, me ofertë 12,783,500 lekë pa TVSH dhe vlerë kontrate 13,294,469 lekë me TVSH, ndërsa kontrata u lidh më 7 shtator 2022. Afati parashikonte dy muaj për implementimin dhe 24 muaj mirëmbajtje. Në atë kohë, shkrimi ngrinte pikëpyetje mbi koston e tenderit dhe arsyetimin ekonomik të investimit, duke e lidhur atë me nevojën për modernizimin e komunikimit të Bashkisë dhe pajisjen e 115 përdoruesve. Por një verifikim i sotëm i dokumenteve zyrtare sjell edhe një korrigjim të rëndësishëm: fondi limit i publikuar në dokumentet e tenderit rezulton 13,294,469 lekë pa TVSH, ndërsa jo 160 milionë lekë të vjetra me TVSH siç u raportua në shkrimin e vitit 2022. Po ashtu, oferta fituese ishte më e ulët se oferta e SYNAPSE ATS prej 13,075,000 lekësh pa TVSH? Jo dokumenti i njoftimit të fituesit tregon se kjo ofertë ishte e dyta vetëm nëse krahasimi bëhet me operatorët e kualifikuar dhe kriteret e tenderit; dy ofertuesit e tjerë u skualifikuan për mosplotësim të kritereve të dokumentacionit dhe kushteve të procedurës. Katër vite më pas, nga verifikimi i burimeve publike të disponueshme nuk rezulton një hetim i posaçëm i bërë publik nga SPAK për këtë tender konkret.

7400 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë për të bërë një thirrje pas humbjes së një portofoli dje, pranë Big Market në Spitallë të Durrësit. Sipas tij, ...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë për të bërë një thirrje pas humbjes së një portofoli dje, pranë Big Market në Spitallë të Durrësit. Sipas tij, në pamjet filmike duken qartë personat që e kanë gjetur portofolin, si edhe targa e automjetit me të cilin ata janë larguar. Familja kërkon që personat që e kanë gjetur portofolin t’i kthejnë dokumentet dhe kartat, duke theksuar se paratë nuk i kërkojnë. Apeli i tyre është që portofoli dhe dokumentet të dorëzohen, pasi janë të nevojshme për personin që i ka humbur. Denoncim: Përshëndetje JOQ. Na ka humbur një portofol dje te Big Market në Spitallë të Durrësit. Në video shikohen qartë personat që e kanë gjetur, si edhe targa e makinës. Ju lutemi, nëpërmjet jush, t’u bëjmë thirrje që të na kthejnë kartat dhe dokumentet. Paratë nuk i duam.

34.4K views


💾

Ylli Zalla është arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni të zhvilluar në Krujë. Sipas Ministrisë së Brendshme, operacioni i koduar “Fundi...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Ylli Zalla është arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni të zhvilluar në Krujë. Sipas Ministrisë së Brendshme, operacioni i koduar “Fundi i Arratisë” u finalizua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të Tiranës dhe Komisariati i Policisë Krujë. Zalla ishte shpallur në kërkim pas zbulimit të një arsenali armësh më 20 shkurt të këtij viti dhe dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit. Një ditë para arrestimit, banesa e tij ishte sulmuar me tritol, ndërsa si pasojë e shpërthimit ishte shkrumbuar edhe automjeti i tij tip “Benz”. Zalla konsiderohej person shumë i kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa prej kohësh i shmangej drejtësisë. Arrestimi i tij është cilësuar nga Policia e Shtetit si finalizim me sukses i operacionit “Fundi i Arratisë”, ndërsa hetimet pritet të vijojnë për të zbardhur rolin e tij në ngjarjet për të cilat është vënë në kërkim.

26.6K views


💾

Aleksandri, një i ri shqiptar i është drejtuar redaksisë me një kërkesë për të përcjellë një mesazh për ish-partneren e tij, Anisën, me të cilën thotë...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Aleksandri, një i ri shqiptar i është drejtuar redaksisë me një kërkesë për të përcjellë një mesazh për ish-partneren e tij, Anisën, me të cilën thotë se nuk ka pasur kontakt prej rreth një viti e gjysmë. Duke shkruar nga Islanda, ai shpreson që mesazhi i tij të arrijë tek ajo dhe të mundësojë një rikthim të kontaktit mes tyre. Në mesazhin e tij, i riu i kërkon falje Anisës për çdo fjalë të keqe që mund t’i ketë thënë dhe për çdo moment kur e ka lënduar. Ai shprehet se është penduar për të kaluarën dhe se mungesa e saj ka qenë e madhe gjatë kësaj periudhe pa komunikim. Mesazhi Përshëndetje, JOQ Albania. Jam Aleksandri, doja të bëja një thirrje për ish-in tim, quhet Anisa, dhe doja t’ia dërgoja këtë mesazh nga Islanda. Kisha dëshirë që ajo ta shikonte këtë mesazh që kam shkruar. I kërkoj falje për çdo fjalë të keqe që i kam thënë dhe për çdo fjalë që e ka bërë të ndihet e lënduar. Po bëhet gati një vit e gjysmë që nuk kam më kontakt me Anisën dhe do të doja shumë që ajo të rikthehej, sepse më mungon shumë. Do të jepja edhe shpirtin për të.

8353 views


💾

Një qytetar nga Ksamili ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në zonë, duke pretenduar se prej rreth një muaji e gjysmë furnizimi nga rrjeti është t...

By: @joq
18 August 2026 at 16:01

Një qytetar nga Ksamili ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në zonë, duke pretenduar se prej rreth një muaji e gjysmë furnizimi nga rrjeti është thuajse i papërfillshëm. Sipas tij, nga rrjeti vijnë vetëm rreth 10 litra ujë, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për banorët dhe bizneset në këtë periudhë të sezonit turistik. Qytetari, i cili menaxhon një hotel, thotë se deri tani ka shpenzuar rreth 2 milionë lekë për autobote, ndërsa vetëm për shtëpinë ku banon ka harxhuar rreth 200 mijë lekë. Ai e cilëson situatën skandaloze, duke theksuar se Bistrica ndodhet shumë pranë zonës, dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë. Denoncim: Kjo është situata e ujit në Ksamil. Kaq ujë vjen nga rrjeti. Jemi me fat po të bëjmë 10 litra ujë në total. Kemi rreth një muaj e gjysmë pa ujë. Menaxhoj një hotel dhe kemi harxhuar rreth 2 milionë lekë për autobotet deri tani. Vetëm në shtëpinë ku banoj kemi harxhuar 200 mijë lekë. Është skandaloze, duke pasur Bistricën fare pranë. Ju lutem, postojeni anonim.

7984 views


💾

❌