Normal view

Ura e Rubikut në Mirditë, që lidh qytetin me disa fshatra përreth dhe me Rrugën e Kombit, është kthyer në një problem serioz për banorët. Struktura e ...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Ura e Rubikut në Mirditë, që lidh qytetin me disa fshatra përreth dhe me Rrugën e Kombit, është kthyer në një problem serioz për banorët. Struktura e urës mbi lumin Fan paraqet dëmtime të dukshme, ndërsa këmbët mbajtëse kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa pika, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e saj. Banorët shprehen se gjendja e urës është përkeqësuar ndër vite për shkak të mungesës së ndërhyrjeve dhe mirëmbajtjes. E ndërtuar në vitet 1986–1987, ajo sot paraqet shenja të dukshme amortizimi, ndërsa dëmtimet e strukturës janë bërë më të dallueshme edhe për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Fan. Ura është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pas konstatimit të dëmtimeve, ARRSH i ka kërkuar Bashkisë Mirditë hapjen e unazës verilindore të Rubikut, në mënyrë që të krijohet mundësia për mbylljen e urës dhe kryerjen e rikonstruksionit. Pavarësisht dakordësimit mes institucioneve, deri tani punimet për hapjen e unazës nuk kanë nisur. Ndërkohë, ura vijon të përdoret çdo ditë nga banorët dhe drejtuesit e automjeteve. Për qytetin e Rubikut dhe fshatrat përreth, kjo nuk është thjesht një urë, por një lidhje jetike me Rrugën e Kombit. Çdo përkeqësim i mëtejshëm i gjendjes së saj rrezikon të sjellë pasoja të drejtpërdrejta për lëvizjen e banorëve dhe sigurinë e tyre.

6155 views


💾

Një lajm i trishtë ka tronditur familjarët dhe të afërmit e Arlend Prend Gjonit, i njohur si Ledi, i cili është ndarë nga jeta në moshën vetëm 35-vjeç...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një lajm i trishtë ka tronditur familjarët dhe të afërmit e Arlend Prend Gjonit, i njohur si Ledi, i cili është ndarë nga jeta në moshën vetëm 35-vjeçare. Sipas njoftimit të familjes, ai ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.Arlend Gjoni, me origjinë nga Berisha e Pukës, kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në biznes dhe sipërmarrje, fillimisht si emigrant dhe më pas duke investuar në ide, teknologji dhe inovacion.Vitet e fundit ai ishte zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte bashkëthemelues i Prepaire Labs, një kompani e angazhuar në zhvillimin e teknologjive në fushën e bioteknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ndër projektet e saj është edhe GenetiQ Digital Twin, një teknologji që synon të ndërthurë të dhëna gjenetike, metabolike, klinike, imazherike dhe biometrike për të ndihmuar në identifikimin e hershëm të rreziqeve shëndetësore dhe personalizimin e trajtimeve.Të afërmit e përshkruajnë Arlendin si një njeri me vizion dhe ambicie të mëdha, i cili pavarësisht moshës së re kishte arritur të investonte në projekte me synimin për të sjellë risi në fushën e teknologjisë dhe shëndetësisë.Pritja e të ndjerit do të bëhet pranë shtëpisë funerale “Alba 2000”, në rrugën e Durrësit, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet të dielën, më 16 gusht, në orën 13:00, pranë varrezave të Prushit, Kombinat, Tiranë.Ngushëllime familjes Gjoni dhe të afërmve për këtë humbje të parakohshme.

29.4K views


💾

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në pikën turistike “Uji i Zi”, një prej bukurive natyrore të Këlcyrës. Sipas raportimit, në këtë zonë...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në pikën turistike “Uji i Zi”, një prej bukurive natyrore të Këlcyrës. Sipas raportimit, në këtë zonë janë vendosur tuba dhe kabllo të varura, përmes të cilave dyshohet se merret ujë në drejtim të një lokali për përdorim në lavazh. Kjo ndërhyrje ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë pikë turistike, pasi sipas tyre dëmton rëndë pamjen dhe natyrën e këtij destinacioni. Pyetjet që ngrihen janë të shumta: Kush e ka lejuar këtë ndërhyrje? A është i ligjshëm shfrytëzimi i ujit në këtë mënyrë dhe a janë marrë lejet përkatëse? Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të verifikojnë sa më parë situatën dhe, nëse konstatohen shkelje, të marrin masat e nevojshme. Denoncimi i qytetarit: Në pikën turistike Uji i Zi, një nga bukuritë e Këlcyrës, janë vendosur tuba dhe kabllo të varura për të marrë ujë drejt një lokali për lavazh. Kjo është e papranueshme dhe prish rëndë pamjen e këtij vendi të mrekullueshëm. Kush e ka lejuar këtë? A është i ligjshëm shfrytëzimi i ujit në këtë mënyrë? Institucionet përgjegjëse duhet të verifikojnë menjëherë situatën dhe të marrin masa. Uji i Zi duhet mbrojtur, jo shëmtuar! Shume turista jane shqetesuar per kete problem

26.7K views


💾

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore vetëm një ditë para dasmës së tyre sekrete. Çifti u martua në n...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore vetëm një ditë para dasmës së tyre sekrete. Çifti u martua në një ceremoni intime në rezidencën e tyre luksoze në Quinta da Marinha, në Cascais, ku morën pjesë vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre. As nëna e Ronaldos, Dolores, nuk ishte e pranishme në këtë moment të veçantë. Sipas certifikatës së martesës, Ronaldo dhe Georgina kanë zgjedhur një “regjim të ndarjes së pasurisë”. Kjo do të thotë se, në rast divorci, secili do të ruajë pasurinë e tij individuale dhe Georgina nuk do të përfitojë automatikisht gjysmën e pasurisë së Ronaldos. Megjithatë, sipas raportimeve, marrëveshja parashikon që Georgina të marrë rreth 100 mijë euro në muaj në rast ndarjeje, me synimin për të garantuar sigurinë e saj dhe të fëmijëve. Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është pasuria e paluajtshme. Pretendohet se një rezidencë luksoze në zonën prestigjioze La Finca të Madridit, me vlerë rreth 5 milionë paund, është regjistruar në emër të Georginës. Ndërkohë, pasuria e Ronaldos vlerësohet në rreth 1.2 miliardë euro, duke e bërë marrëveshjen financiare të çiftit një nga detajet më të komentuara të martesës së tyre.

21.5K views


💾

Një studim i ri ndërkombëtar sjell një zbulim interesant mbi ndryshimet mes trurit të grave dhe burrave. Testet e kryera gjatë rizgjimit nga anestezia...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një studim i ri ndërkombëtar sjell një zbulim interesant mbi ndryshimet mes trurit të grave dhe burrave. Testet e kryera gjatë rizgjimit nga anestezia me ketaminë treguan se truri i femrës mund të shfaqë plasticitet më të lartë, pra një aftësi më të madhe për të ndryshuar, për t’u përshtatur dhe për të rimodeluar lidhjet mes qelizave nervore. Në qendër të këtij zbulimi janë qelizat imunitare të trurit, të cilat sipas studiuesve nga Austria dhe Seattle luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si truri reagon ndaj ketaminës. Nën efektin e kësaj substance, dallimet mes dy gjinive bëhen më të dukshme, duke sugjeruar se truri femëror mund të ketë një mekanizëm më fleksibël përshtatjeje në situata të caktuara. Sipas autorëve, kjo veçori mund të jetë formësuar gjatë evolucionit për t’iu përgjigjur kërkesave të mëdha sociale dhe emocionale, përfshirë kujdesin ndaj fëmijëve, kërkimin e ushqimit dhe koordinimin e aktiviteteve në grup.

6490 views


💾

Një grup punëtorësh ndërtimi kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm gjatë rinovimit të një banese në Sint-Gillis-Dendermonde, në Flandrën Lindore të ...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një grup punëtorësh ndërtimi kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm gjatë rinovimit të një banese në Sint-Gillis-Dendermonde, në Flandrën Lindore të Belgjikës. Ata kanë gjetur një sasi të madhe ari, me vlerë të përllogaritur rreth 9 milionë euro, të fshehur në një arkë të murosur në një nga muret e bodrumit. Thesari u zbulua rastësisht në fillim të kësaj jave, teksa punëtorët po shponin muret për të vendosur tubacione të reja të ujërave të zeza. Brenda arkës ndodheshin më shumë se 40 shufra ari dhe të paktën 4 mijë monedha, sipas raportimeve të mediave belge. Mes punëtorëve ishte edhe një 18-vjeçar që po punonte gjatë pushimeve verore. Ai tregoi se në fillim nuk e kuptuan se çfarë kishin gjetur. “Reagimi ynë i parë ishte mosbesimi dhe habia. Në fillim mendova se ishin monedha 1-euroshe. Por më pas pamë edhe një copë ari dhe kuptuam se bëhej fjalë për diçka shumë më të madhe”, tha i riu për transmetuesin publik belg VRT. Pas zbulimit, punëtorët njoftuan menjëherë porositësin e punimeve dhe policinë. Autoritetet e kanë zhvendosur arin në një vend të sigurt, ndërsa ka nisur hetimi për të përcaktuar origjinën e thesarit dhe pronarin e tij ligjor. Prona aktualisht është në pronësi të CAW Oost-Vlaanderen, një organizatë që ofron shërbime dhe mbështetje sociale në rajon. Sipas të dhënave të para, ndërtesa ka qenë e banuar nga një prodhues birre që prej rreth vitit 1900. Drejtori i përgjithshëm i organizatës e cilësoi zbulimin si një ngjarje të jashtëzakonshme. “Është një përvojë që ndodh një herë në jetë”, deklaroi ai. Megjithatë, për momentin mbetet e paqartë se kujt i përket ari. Prokuroria belge ka nisur verifikimet për të zbardhur historinë e thesarit dhe për të përcaktuar nëse ekziston një pronar ose trashëgimtar i ligjshëm. Nëse në fund CAW Oost-Vlaanderen shpallet pronare e arit, organizata ka bërë të ditur se të ardhurat do të përdoren për krijimin e vendeve shtesë të strehimit për personat e pastrehë në provincë, ku sipas saj ka një mungesë të madhe të kapaciteteve të tilla.

24.9K views


💾

Një aksident rrugor është regjistruar rreth sot në hyrje të rrugës “Onhezmi” në Sarandë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimi...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një aksident rrugor është regjistruar rreth sot në hyrje të rrugës “Onhezmi” në Sarandë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me kazanët e mbeturinave në anë të rrugës dhe më pas me dy pemë. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjet dhe në objektet e prekura. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve kanë prerë dhe larguar dy pemët e dëmtuara, me qëllim shmangien e rrezikut për kalimtarët dhe automjetet e tjera.

12.5K views


💾

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi të premten, më 14 gusht, zonën detare pranë ishullit Flores në Indonezi. Lëkundjet u regjistruan në orën...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi të premten, më 14 gusht, zonën detare pranë ishullit Flores në Indonezi. Lëkundjet u regjistruan në orën 21:58, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, ndërsa epiqendra u lokalizua 68 kilometra nga qyteti Ende, në provincën Nusa Tenggara Lindore. Dhjetëra ndërtesa në zonat bregdetare u shkatërruan ose pësuan dëmtime. Bilanci i viktimave u rrit gjatë natës dhe, sipas raportimeve, të paktën 20 persona kanë humbur jetën. Zëdhënësi i agjencisë indoneziane për menaxhimin e katastrofave deklaroi se autoritetet po mbledhin të dhënat për të përcaktuar numrin përfundimtar të viktimave dhe shkallën e dëmeve. Operacionet e vlerësimit dhe kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura. Pas tërmetit u dha alarmi për cunami dhe autoritetet u bënë thirrje banorëve të largoheshin menjëherë nga bregdeti. Komunitetet përgjatë bregut verior të Floresit dhe zonave jugore u këshilluan të zhvendoseshin të paktën dy kilometra në brendësi ose në zona kodrinore mbi 10 metra lartësi. Rreth pesë orë më vonë, alarmi për cunami u anulua nga autoritetet.

6505 views


💾

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 la goditur të shtunën lindjen e Indonezisë, duke shkaktuar të paktën 20 viktima, disa të plagosur dhe dëme të m...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 la goditur të shtunën lindjen e Indonezisë, duke shkaktuar të paktën 20 viktima, disa të plagosur dhe dëme të mëdha në ndërtesa e banesa. Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet veriore të ishullit Flores, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë në pjesën më të madhe të ishullit, ndërsa në disa zona u raportuan ndërtesa të shembura dhe dëmtime të shumta. Autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami, i cili u hoq më vonë pasi nuk u konstatuan ndryshime të rrezikshme të nivelit të detit. Megjithatë, në disa zona u regjistruan valë cunami me lartësi nën një metër. Rreth 2 mijë banorë u evakuuan në rajonin e Nagekeos, ndërsa banorët u drejtuan drejt kodrave dhe zonave më të larta nga frika e lëkundjeve të tjera. Pas tërmetit kryesor janë regjistruar dhjetëra pasgoditje, përfshirë një me magnitudë 6.1. Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për persona të bllokuar nën rrënoja. Në disa zona, operacionet janë vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut, ndërprerjet e energjisë dhe problemet me komunikimet. Indonezia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet dhe aktiviteti vullkanik, pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë tektonik dhe vullkanik.

38.1K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të treguar situatën e hapësirave publike dhe private në një prej plazheve të Korfuzit, Greqi...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të treguar situatën e hapësirave publike dhe private në një prej plazheve të Korfuzit, Greqi. Në videon e dërguar, qytetari tregon me kamerë pjesët e bregdetit, duke evidentuar hapësirat publike dhe private. “Plazhi publik, plazh privat, plazh publik, privat, pastaj ke publik. Deri në fund është publik”, shprehet ai, ndërsa vijon të tregojë zonat përgjatë bregut. Sipas tij, në këtë zonë ka më shumë hapësira publike sesa private në plazh, duke e paraqitur situatën si një kontrast me problematikat që shpesh raportohen për aksesin në hapësirat publike bregdetare. “Nga Shqipëria, ndodhemi në Korfuz këtu”, thotë qytetari në fund të videos. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara për të treguar situatën e evidentuar nga qytetari gjatë qëndrimit të tij në Korfuz.

19.9K views


💾

❌