Normal view

Qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa pasur nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra. Vendimi është marrë nga autoritetet maro...

By: @joq
15 August 2026 at 11:01

Qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa pasur nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra. Vendimi është marrë nga autoritetet marokene dhe do të hyjë në fuqi më 15 gusht 2026, duke i dhënë fund regjimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë që vizitojnë vendin për periudha të shkurtra. Heqja e vizave pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet e shqiptarëve drejt Marokut, qoftë për qëllime turistike apo vizita të shkurtra. Njoftimi për vendimin i është përcjellë palës shqiptare nga Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar për Shqipërinë me seli në Romë. Kështu, duke nisur nga 15 gushti, shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Marokut pa procedurat e aplikimit për vizë për qëndrime afatshkurtra.

22.9K views


💾

Pushteti vendor po përdor paratë e qytetarëve si letra bixhozi. Në prag të reformës territoriale dhe zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, bashkitë e vendi...

By: @joq
15 August 2026 at 11:01

Pushteti vendor po përdor paratë e qytetarëve si letra bixhozi. Në prag të reformës territoriale dhe zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, bashkitë e vendit kanë hedhur në treg një lumë tenderësh, por paratë e investimeve nuk duken askund në terren. Shifrat e gjashtëmujorit të parë të 2026-ës janë dëshmia më e qartë e paaftësisë dhe e abuzimit me fondet publike pasi mbi 79% e projekteve të buxhetuara kanë ngelur vetëm në letër. Pushteti vendor po shpenzon më shumë para se kurrë, por terreni mbetet bosh. Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet e bashkive në gjashtëmujorin e parë të 2026-ës arritën në 422 miliardë lekë (15.3% më shumë se vjet). Vetëm në qershor u derdhën 87 miliardë lekë, 20% më shumë se qershori i kaluar dhe 4% mbi planifikimin e muajit. Kjo etje për shpenzime pasqyrohet qartë edhe te tenderët. Open Procurement Albania raporton se bashkitë shpallën 1,877 tenderë me një fond limit prej 249 miliardë lekësh. Këtu shfaqet një paradoks i frikshëm! Megjithëse numri i procedurave ra me 35 tenderë krahasuar me vitin 2025, fondi limit u rrit me plot 79.2% (ose 110 miliardë lekë më shumë se 139 miliardët e vitit të kaluar). Por, pavarësisht kësaj vale marramendëse parash të vëna në lëvizje në letër, realizimi në praktikë është një dështim kolosal. Nga një buxhet operativ prej 548 miliardë lekësh, bashkitë kanë investuar realisht vetëm 79 miliardë lekë. Kjo përkthehet në një normë realizimi prej vetëm 14.4%, një distancë e humbur krahasuar me ritmin teorik prej 50% që do t'i korrespondonte gjysmës së vitit. ARTIKULLI I PLOTË NË STORY

6676 views


💾

Në zemër të Alpeve zvicerane, në Lungern të kantonit Obwalden, po ndërtohet një kompleks i sigurisë së lartë i projektuar për ruajtjen e pasurive të k...

By: @joq
15 August 2026 at 11:01

Në zemër të Alpeve zvicerane, në Lungern të kantonit Obwalden, po ndërtohet një kompleks i sigurisë së lartë i projektuar për ruajtjen e pasurive të klientëve ultra të pasur. Objekti po ndërtohet thellë në shkëmbinjtë e masivit të Brüni dhe pritet të jetë funksional gjatë vitit të ardhshëm. Projekti parashikon rreth 20 dhoma nëntokësore, të konceptuara për ruajtjen e aseteve me vlerë të madhe dhe me një nivel sigurie të krahasueshëm me atë të Bankës Kombëtare Zvicerane. Vendndodhja brenda malit synon të ofrojë mbrojtje të lartë dhe izolim, duke e kthyer objektin në një alternativë të pazakontë ndaj kasafortave tradicionale. Zvicra, e njohur prej dekadash për sektorin financiar dhe menaxhimin e pasurisë, mund të pasurojë kështu ofertën e saj për klientët më të pasur të botës. Me përfundimin e punimeve, Lungern pritet të bëhet shtëpia e një prej objekteve më të veçanta të sigurisë private në vend, një “kasafortë gjigante” e fshehur në thellësi të Alpeve.

5634 views


💾

Familjarët e 80-vjeçares Mude Kazia kanë bërë një apel të ndjerë për ndihmë, pasi prej ditës së djeshme nuk kanë mundur të gjejnë nënën e tyre. Sipas ...

By: @joq
15 August 2026 at 11:01

Familjarët e 80-vjeçares Mude Kazia kanë bërë një apel të ndjerë për ndihmë, pasi prej ditës së djeshme nuk kanë mundur të gjejnë nënën e tyre. Sipas tyre, nëna Mude është larguar nga banesa rreth orës 15:00 dhe nuk është kthyer më. Denoncimi është bërë pranë policisë, ndërsa familja vijon kërkimet me shpresën për ta gjetur sa më shpejt. Ajo është parë për herë të fundit pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e saj dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të njoftojnë menjëherë nëse e kanë parë apo e hasin diku. Kushdo që ka informacion për Mude Kazian, mund të kontaktojë familjarët në numrin 068 253 1933. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për kthimin e saj pranë familjes.

9113 views


💾

Tregu i hidrokarbureve në vendin tonë vazhdon të përballet me mungesë stabiliteti, duke shënuar një tjetër rritje të ndjeshme të kostove për konsumato...

By: @joq
15 August 2026 at 11:01

Tregu i hidrokarbureve në vendin tonë vazhdon të përballet me mungesë stabiliteti, duke shënuar një tjetër rritje të ndjeshme të kostove për konsumatorët. Sipas vëzhgimeve në pikat e shitjes me pakicë, vlera e naftës ka pësuar një rritje të fortë prej 16 lekësh, duke kapërcyer nga 199 lekë që ishte së fundmi, në plot 215 lekë për litër. Ky rikthim në nivelet e larta vjen pas një tendence të mëparshme rënieje. Qeveria e justifikon çmimin kacafiu me rritjen e çmimeve në bursat ndërkombëtare që po reflektohet menjëherë në tregun vendas, duke sjellë luhatje të shpeshta në tabelat e karburanteve në Shqipëri. Kujtojmë se përballë një situate të ngjashme me luhatje ekstreme të çmimeve gjatë periudhës mars-qershor, në vend u ngrit dhe operoi Bordi i Transparencës. Ky mekanizëm shtetëror mori përsipër të përcaktonte kufirin maksimal të çmimeve të shitjes së karburanteve për të mbajtur nën kontroll tregun.

4144 views


💾

Lega Serie A ka nisur një betejë ndaj Tring Sport, platformës shqiptare që transmeton ligjërisht kampionatin italian në Shqipëri, por që rezulton e ak...

By: @joq
15 August 2026 at 11:01

Lega Serie A ka nisur një betejë ndaj Tring Sport, platformës shqiptare që transmeton ligjërisht kampionatin italian në Shqipëri, por që rezulton e aksesueshme edhe nga Italia. Tring, e themeluar në vitin 2004, ka një marrëveshje me Lega Serie A për të drejtat e transmetimit në Shqipëri, me një vlerë që raportohet rreth 4 milionë euro. Platforma ofron gjithashtu Champions League, Bundesliga, NBA, MotoGP dhe një sërë kompeticionesh të tjera sportive, me një kosto prej rreth 250 eurosh në vit. Por pikërisht këtu nis problemi për italianët. Sinjali i Tring nuk bllokohet jashtë Shqipërisë dhe, sipas mediave italiane, platforma mund të aksesohet nga Italia edhe pa VPN. Për shkak të çmimit dukshëm më të ulët, kjo krijon një problem me të drejtat televizive të shitura për territorin italian. Sipas FCInterNews, Lega Serie A i ka dërguar Tring letrat e para të kundërshtimit, me synimin që sinjali i platformës shqiptare të mos jetë më i aksesueshëm nga Italia deri më 22 gusht, ditën e nisjes së kampionatit.

8574 views


💾

Në fillim të korrikut, çmimi mesatar i apartamenteve me qira në Tiranë arriti në 721 euro në muaj, duke e bërë strehimin gjithnjë e më të vështirë për...

By: @joq
15 August 2026 at 11:01

Në fillim të korrikut, çmimi mesatar i apartamenteve me qira në Tiranë arriti në 721 euro në muaj, duke e bërë strehimin gjithnjë e më të vështirë për familjet e shtresës së mesme. Sipas të dhënave të transaksioneve të qirave të agjencisë CPM, një individ duhet të shpenzojë rreth 77% të pagës mesatare mujore bruto ose 97% të të ardhurave neto vetëm për qiranë. Përballë kostove të larta të ushqimeve, transportit, energjisë dhe shpenzimeve të tjera, shumë familje të reja po zgjedhin të largohen nga Tirana dhe të vendosen në qytete më të përballueshme. Ekspertja e tregut të pasurive të paluajtshme, Stela Dhami nga Colliers International Albania, thotë se Elbasani dhe Durrësi janë ndër alternativat kryesore për familjet që vazhdojnë të punojnë në kryeqytet. Sipas Dhamit, qiratë në Elbasan janë rreth 30–40% më të ulëta se në Tiranë, ndërsa Durrësi ka çmime më të larta për shkak të turizmit dhe kërkesës së madhe. Ajo vlerëson se kostoja e banimit po ndryshon hartën e zgjedhjeve të strehimit, ndërsa transporti dhe trafiku mbeten sfida për ata që udhëtojnë çdo ditë drejt Tiranës. Megjithatë, për shumë familje, kursimi nga qiraja më e ulët po e bën këtë kompromis gjithnjë e më të pranueshëm.

3590 views


💾

Një vatër e re zjarri me përmasa të mëdha është raportuar pak minuta më parë në Malin e Dajtit. Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë ...

By: @joq
15 August 2026 at 11:01

Një vatër e re zjarri me përmasa të mëdha është raportuar pak minuta më parë në Malin e Dajtit. Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë flakët që kanë përfshirë një pjesë të malit gjatë orëve të natës, ndërsa intensiteti i tyre duket qartë nga larg. Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nuk ka të dhëna të konfirmuara nëse flakët rrezikojnë zonat e banuara. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndërhyrje nga shërbimet zjarrfikëse për vënien nën kontroll të situatës. JOQ Albania publikon pamjet e mbërritura në redaksi për të sjellë në vëmendje të autoriteteve situatën e krijuar në Malin e Dajtit.

41.1K views


💾

Një tabakino në zonën e Freskut, në Tiranë, është bërë objekt i një vjedhjeje gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Pamjet e kamerave ...

By: @joq
15 August 2026 at 11:01

Një tabakino në zonën e Freskut, në Tiranë, është bërë objekt i një vjedhjeje gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Pamjet e kamerave të sigurisë, të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, tregojnë momentin kur një person hyn me forcë në ambientet e tabakinos. Sipas pronarit të biznesit, i riu ka marrë një shumë prej rreth 250 mijë lekësh. Në pamjet e kamerave shihet personi brenda ambientit, ndërsa veprimet e tij janë regjistruar nga sistemi i sigurisë së tabakinos. Pronari thotë se rastin e ka denoncuar në polici, por deri tani, sipas tij, nuk ka pasur rezultat dhe personi i dyshuar nuk është kapur. Për këtë arsye, ai ka vendosur të publikojë pamjet me shpresën se dikush mund ta njohë personin dhe të ndihmojë në identifikimin e tij. “Nëse e njeh dikush, ju lutem na njoftoni”, është apeli i pronarit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, ndërsa mbetet për t'u parë nëse pamjet e kamerave do t'u shërbejnë autoriteteve për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. JOQ Albania publikon pamjet në funksion të denoncimit të qytetarit dhe sensibilizimit për rastin.

21.8K views


💾

❌