Normal view

Sot, më 12 gusht 2026, qielli do të dhurojë një nga fenomenet astronomike më të veçanta të vitit. Eklipsi do të jetë total në disa zona të Evropës, pë...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

Sot, më 12 gusht 2026, qielli do të dhurojë një nga fenomenet astronomike më të veçanta të vitit. Eklipsi do të jetë total në disa zona të Evropës, përfshirë pjesë të Spanjës dhe Islandës, ndërsa në Shqipëri do të shihet si eklips i pjesshëm. Fenomeni pritet të jetë i dukshëm në vendin tonë në minutat para perëndimit të Diellit, afërsisht nga ora 19:29 deri rreth 19:47, në varësi të zonës. Sipas të dhënave të publikuara në rrjet, pamjen më të fortë pritet ta ketë Shkodra, ku mbulimi maksimal llogaritet rreth 15.65% në orën 19:43. Në Kukës pritet rreth 12.2% në 19:41, në Lezhë rreth 12.1% në 19:41, ndërsa në Durrës 11.8% rreth orës 19:42. Në Tiranë kulmi pritet rreth orës 19:41, me mbulim rreth 9.83%. Më në jug fenomeni do të jetë më i dobët: Fier rreth 8.2%, Elbasan 7.45%, Vlorë 7.42%, Gjirokastër 3.02% dhe Korçë 2.49%. Edhe të dhënat astronomike të Timeanddate vendosin maksimumin në Tiranë rreth orës 19:41 dhe në Durrës rreth 19:42. Qytetarët që duan ta ndjekin eklipsin duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos e shikojnë Diellin drejtpërdrejt me sy të lirë. NASA rekomandon përdorimin e syzeve të posaçme për eklips, që plotësojnë standardin ISO 12312-2, pasi syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme. Po ashtu, kamerat, dylbitë apo teleskopët duhet të kenë filtra të posaçëm diellorë.

491 views


💾

Një video nga një dasmë po qarkullon në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve për momentin e veçantë të një nëne. Në pamje, ajo shihe...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

Një video nga një dasmë po qarkullon në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve për momentin e veçantë të një nëne. Në pamje, ajo shihet duke kërcyer dhe festuar mes të ftuarve, teksa shpreh gëzimin për fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj. Në një moment, nëna vendos të shpërndajë pensionin e saj për orkestrën që po luan në dasmë. “S’kam më lekë…”, dëgjohet teksa thotë, ndërsa vijon të kërcejë dhe të shijojë atmosferën festive. Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke sjellë reagime të shumta nga përdoruesit. Momenti është komentuar si një dëshmi e dashurisë dhe gëzimit të një nëne për familjen e saj, e cila duket se ka vendosur ta shijojë pa kursyer emocionet këtë ditë të veçantë.

9830 views


💾

Qindra mijëra turistë po udhëtojnë drejt Evropës për të përjetuar eklipsin e parë total diellor të dukshëm nga kontinenti në këtë shekull. Fluksi i ma...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

Qindra mijëra turistë po udhëtojnë drejt Evropës për të përjetuar eklipsin e parë total diellor të dukshëm nga kontinenti në këtë shekull. Fluksi i madh i vizitorëve ka ndikuar ndjeshëm edhe në çmimet e akomodimit, veçanërisht në qytetet dhe zonat që ndodhen përgjatë trajektores së eklipsit. Një ndër destinacionet ku rritja e çmimeve ka qenë më e theksuar është Reykjaviku. Kryeqyteti islandez është një nga vendet e pakta ku eklipsi total mund të vëzhgohet para perëndimit të diellit të mërkurën. Të dhënat e grupit të udhëtimeve dhe mikpritjes Lighthouse Intelligence tregojnë se një dhomë hoteli në Reykjavik është rezervuar mesatarisht për 793 dollarë, ose rreth 587 paund, për natën e eklipsit. Kjo shifër është 98% më e lartë se çmimi mesatar për të njëjtën ditë një vit më parë. Spanja pret qindra mijëra vizitorë Spanja pritet të jetë një nga vendet që do të përfitojë më shumë nga fluksi i turistëve, pasi disa prej zonave të saj ofrojnë kushte të favorshme për të parë eklipsin total. Ministria spanjolle e Financave ka vlerësuar se rreth 460 mijë turistë të huaj mund të mbërrijnë në vend posaçërisht për këtë fenomen astronomik. Në A Coruña, në veriperëndim të vendit, çmimi mesatar i një dhome hoteli është rritur me 135% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në rreth 451 dollarë. Edhe Majorka ka regjistruar një rritje të ndjeshme. Aty çmimet janë rritur me 24%, duke shkuar në rreth 448 dollarë për një dhomë, ndërsa eklipsi pritet të jetë i dukshëm pranë horizontit në momentin e perëndimit të diellit. Rritje të çmimeve janë shënuar gjithashtu në Santiago de Compostela dhe Bilbao, përkatësisht me 34% dhe 67%. Ndërkohë, hotelet dhe akomodimet në qytetet e vogla dhe fshatrat përgjatë rrugës së eklipsit janë rezervuar prej muajsh. Interesi i madh ka bërë që edhe hapësirat e improvizuara të vëzhgimit të ngritura nga banorët vendas të tërheqin vizitorë të shumtë. Disa turistë amerikanë raportohet se kanë përdorur edhe platformat e shkëmbimit të shtëpive për të siguruar një vendqëndrim në Castilla y León, një prej rajoneve më të favorshme të Spanjës për ndjekjen e eklipsit. 1.5 milionë udhëtime shtesë dhe rreziku i zjarreve Numri i madh i vizitorëve ka ngritur shqetësime të tjera për autoritetet spanjolle, veçanërisht për rrezikun e zjarreve në pyje. Policia parashikon rreth 1.5 milionë udhëtime shtesë me automjete gjatë ditës së mërkurë. Kushtet e thata rrisin rrezikun që edhe një shkëndijë e vogël të shkaktojë zjarre, ndërsa trafiku i rënduar mund të vështirësojë ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës, sidomos në zonat rurale. Për menaxhimin e fluksit të jashtëzakonshëm të turistëve dhe garantimin e sigurisë, autoritetet spanjolle kanë përgatitur një operacion të gjerë, në të cilin pritet të angazhohen rreth 35 mijë efektivë policie.

14.3K views


💾

Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari që u aksidentua rëndë paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë. Sipas informacioneve, ai u përpl...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari që u aksidentua rëndë paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë. Sipas informacioneve, ai u përplas nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Vocka u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku iu dha trajtim i specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 65-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme lidhur me ngjarjen.

7334 views


💾

Mbrëmjen e kaluar një skenë e pazakontë ndodhi në Lushnje. Në një koncert në qytet, dhunuesi i kafshëve Tan Gjyla u pa duke dhënë shfaqje hot. Lushnja...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

Mbrëmjen e kaluar një skenë e pazakontë ndodhi në Lushnje. Në një koncert në qytet, dhunuesi i kafshëve Tan Gjyla u pa duke dhënë shfaqje hot. Lushnjari teksa po kërcente nisi të zhvishej në sy të qytetarëve të cilët ishin të grupmoshave të ndryshme. Menjëherë pas këtij veprimi, në skenë u ngjit policia dhe një qytetar i veshur si praktikues i fesë islame, i cili pak para koncertit kishte shkrepur një foto me kryebashkiaken e Lushnjes, Eriselda Sefa. Tan Gjyla u arrestua në vitin 2023 pasi JOQ denoncoi një video të publikuar nga ai, ku shihej se si qëllonte me çekan një kalë.

5415 views


💾

“Dallohej qartazi që ishte dhunuar”. Dy vite më parë, kjo ishte dëshmia e fortë e Jonida Progës, motrës së 42-vjeçarit Egli Proga, e cila në orët pas ...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

“Dallohej qartazi që ishte dhunuar”. Dy vite më parë, kjo ishte dëshmia e fortë e Jonida Progës, motrës së 42-vjeçarit Egli Proga, e cila në orët pas vdekjes së të vëllait kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si Policia e trajtoi fillimisht rastin. Në  gusht 2024, vdekja e Eglit në Pogradec u raportua fillimisht si një rrëzim aksidental, ndërsa familjarët këmbëngulën se ai ishte dhunuar. Raportimet e JOQ Albania, denoncimet e familjarëve dhe reagimi publik vunë në pikëpyetje versionin fillestar të ngjarjes. Ndërsa institucionet flisnin për një person që ishte rrëzuar në rrugë, dëshmitë dhe informacionet e publikuara në media sollën në vëmendje pretendimin se Proga ishte dhunuar nga Denis Meçe, nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës. Presioni publik bëri që hetimi të merrte një tjetër drejtim dhe çështja të trajtohej si një ngjarje e rëndë penale, duke u fokusuar te dhuna ndaj 42-vjeçarit. Sot, më 12 gusht 2026, janë bërë dy vite nga vdekja tragjike e Eglit, babait të dy fëmijëve, ndërsa dëshmia e motrës së tij mbetet një nga momentet e forta të atyre ditëve. Jonida Proga kërkoi që të hetohej çdo detaj, çdo dëshmitar dhe çdo përgjegjësi, duke akuzuar institucionet për vonesa në reagimin e tyre. Ajo që në orët e para u paraqit si një “aksident”, u shndërrua në një çështje të rëndë penale që tronditi opinionin publik.

12.8K views


💾

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi Komisionin Evropian pas reagimit të tij ndaj deklaratës për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së lumit Ib...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi Komisionin Evropian pas reagimit të tij ndaj deklaratës për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, duke pretenduar se BE-ja reagon menjëherë për çështje që lidhen me Kosovën, ndërsa hesht ndaj mosformimit të Bashkësisë së Komunave Serbe dhe trajtimit të serbëve në Kosovë. Sipas Vuçiç, normalizimi i marrëdhënieve mund të arrihet vetëm përmes respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara. Vuçiç tha se ndryshimi i rrjedhës së Ibrit është ende në fazë fillestare dhe se për këtë nevojiten ekspertë dhe një grup pune. Ai bëri të ditur gjithashtu se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilović, ka komunikuar me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, për këtë çështje. Sipas presidentit serb, biseda ishte ndër më të vështirat mes dy zyrtarëve deri më tani. Ndërkohë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, deklaroi se deklaratat për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër nuk kontribuojnë në synimin për vendosjen e marrëdhënieve normale mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi se normalizimi mund të arrihet vetëm përmes dialogut, qëndrimin të cilin Vuçiç e kundërshtoi duke akuzuar Prishtinën se nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit.

9561 views


💾

Një tjetër situatë e rrezikshme është regjistruar në aksin Hotolisht–Librazhd, ku gurë dhe masive shkëmbore janë shkëputur nga mali dhe kanë përfundua...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

Një tjetër situatë e rrezikshme është regjistruar në aksin Hotolisht–Librazhd, ku gurë dhe masive shkëmbore janë shkëputur nga mali dhe kanë përfunduar në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë situatën në aks, ku drejtuesit kanë dalë jashtë mjeteve të tyre. Shqetësimi është veçanërisht i madh për shkak se rënia e gurëve në këtë segment nuk është një fenomen i ri. Më 4 korrik, një gur i shkëputur nga mali në fshatin Hotolisht goditi një automjet, duke i marrë jetën drejtuesit 42-vjeçar. Edhe më 23 qershor, një tjetër rrëshqitje gurësh në aksin Hotolisht–Librazhd bllokoi qarkullimin për rreth një orë, deri në pastrimin e rrugës. Rëniet e përsëritura të gurëve e kthejnë këtë segment në një burim të vazhdueshëm rreziku për drejtuesit dhe pasagjerët, veçanërisht në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Pamjet publikohen nga JOQ Albania për të sensibilizuar autoritetet dhe për të kërkuar ndërhyrje konkrete për garantimin e sigurisë në këtë aks, përpara se një tjetër rënie shkëmbinjsh të përfundojë me pasoja tragjike.

72.9K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një tabakino në Kamëz, ku sipas tij mbahen dhe shiten produkte të skaduara. Den...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një tabakino në Kamëz, ku sipas tij mbahen dhe shiten produkte të skaduara. Denoncuesi pretendon se gjatë një blerjeje në këtë biznes, rreth orës 13:00–14:00, ka konstatuar disa produkte me data skadence të kaluar, të cilat vijonin të qëndronin në raftet e dyqanit. “Jo një, po të gjitha. Shikoni datat, që kur kanë skaduar këto dhe ata akoma i mbajnë aty”, shprehet qytetari, duke kërkuar publikimin e pamjeve si provë. Ai ankohet gjithashtu për sjelljen e punonjëses, të cilën e përshkruan si të pasjellshme, dhe pretendon se nuk i është dhënë kupon tatimor për blerjen. JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e qytetarit, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga biznesi dhe institucioneve përgjegjëse për kontrollin e produkteve ushqimore dhe respektimin e detyrimeve fiskale.

71.6K views


💾

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare e zonës së Xhamllikut në Tiranë, e cila pretendon se prej kohësh përb...

By: @joq
13 August 2026 at 11:00

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare e zonës së Xhamllikut në Tiranë, e cila pretendon se prej kohësh përballet me ngacmime verbale nga një burrë që qëndron në trotuar pranë banesës së saj. Sipas qytetares, sa herë që ajo kalon në trotuar për të shkuar drejt pallatit, burri në fjalë ulet në një karrige dhe nis t'i drejtohet me shprehje me nënkuptime dhe fjalor banal. “Sa herë kaloj te trotuari për të hyrë te pallati del ky dhe flet me kunja. Është hera e tretë që më foli sot”, shprehet ajo në komunikimin me redaksinë. Qytetarja thotë se situata është përsëritur në mënyrë të vazhdueshme dhe se ka ruajtur në telefon foto e video nga rastet e ndryshme. “Nuk është normale që ai të më flasë në atë mënyrë dhe me atë fjalor në mes të trotuarit”, shprehet ajo. Denoncuesja ka dërguar edhe një video ku shihet një debat verbal mes saj dhe burrit, ndërsa gjatë përplasjes verbale ai bën një gjest të pahijshëm duke prekur me duar pjesën intime të trupit. Pamjet janë pjesë e materialeve të dërguara nga qytetarja në redaksi. Pas episodit, qytetarja ka vendosur t'i drejtohet edhe bashkëshortes së burrit, duke i treguar shqetësimin që, sipas saj, i shkaktohet sa herë kalon në atë zonë. Në bisedën mes tyre, bashkëshortja e burrit pranon se ka dijeni për situatën dhe thotë se ka folur me të. “Kam qenë vetëm unë duke kaluar në trotuar dhe ai ka folur... Nuk është normale që ai të më flasë në atë mënyrë dhe me atë fjalor në mes të trotuarit.” “Unë i kam folur atij, kam bërë llafe me të për ty”, shprehet gruaja e personit në fjalë. Denoncuesja pretendon gjithashtu se sjellja është përsëritur disa herë dhe se ndihet e bezdisur dhe e shqetësuar sa herë kalon pranë tij. Ajo kërkon që rasti të bëhet publik, pasi, sipas saj, pavarësisht përpjekjeve për të biseduar me familjarët e personit, sjellja ka vijuar. Pamjet dhe dëshmia e qytetares ngrejnë pikëpyetje mbi situatën e krijuar në hapësirën publike dhe mbi shqetësimin që mund t'u shkaktohet qytetarëve nga sjellje të tilla. JOQ Albania publikon denoncimin bazuar në dëshminë dhe materialet e dërguara nga qytetarja. Pretendimet e saj lidhur me përsëritjen e sjelljes i takojnë palës denoncuese.

21.8K views


💾

❌