Normal view

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e telefonit të tij, një ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur mbrëmjen e d...

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e telefonit të tij, një ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:23 në Kamëz, në Rrugën "Nju Jorku", pranë lidhjes me Rrugën "Berisha". Sipas denoncuesit, autori është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe shfaqet në pamje vetëm pak sekonda pas ngjarjes. "Përshëndetje JOQ. Doja të denoncoja një rast të ndodhur dje në orën 20:23 në Kamëz. Më është vjedhur telefoni te Rruga 'Nju Jorku', që del te Rruga 'Berisha'. Personi në video më mirë ta kthejë para se t'i hapë punë vetes, sepse e kanë kapur edhe kamerat. Personi shfaqet pas pak sekondash me tuta blu dhe triko të bardhë.", shkruan qytetari. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet ambienti i një biznesi, ndërsa në sfond lëviz personi që përputhet me përshkrimin e dhënë nga denoncuesi. Sipas tij, kamerat kanë dokumentuar lëvizjet e autorit menjëherë pas vjedhjes. Qytetari shpreson që publikimi i pamjeve të ndihmojë në identifikimin e personit dhe rikuperimin e telefonit të vjedhur. Nëse e njihni personin që shfaqet në video ose keni informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, kontaktoni Policinë e Shtetit ose redaksinë e JOQ Albania. Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për zbardhjen e këtij rasti.

23.5K views


💾

Natën e mirë! Banori i fshatit Drenie denoncon: "Fshati Drenie, Bashkia Patos. Flakët janë përhapur nga zonat përreth dhe po përfshijnë edhe fshatin t...

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Natën e mirë! Banori i fshatit Drenie denoncon: "Fshati Drenie, Bashkia Patos. Flakët janë përhapur nga zonat përreth dhe po përfshijnë edhe fshatin tonë, duke rrezikuar banesat. Ndërkohë, askush nuk është paraqitur për të parë përmasat e zjarrit dhe për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së tij."

11K views


💾

Fenomeni i fishekzjarreve që shpërthejnë në mes të natës vazhdon të kthehet në një makth për qytetarët, ndërsa autoritetet vijojnë të mos marrin masa....

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Fenomeni i fishekzjarreve që shpërthejnë në mes të natës vazhdon të kthehet në një makth për qytetarët, ndërsa autoritetet vijojnë të mos marrin masa. Pavarësisht se tregtimi dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj, denoncimet në redaksinë e JOQ Albania janë bërë të përnatshme. Këtë herë, dy qytetare nga Durrësi kanë ngritur të njëjtin shqetësim, duke denoncuar se fishekzjarret hidhen çdo natë rreth mesnatës, duke u prishur qetësinë banorëve dhe duke trembur fëmijët e vegjël, kafshët shtëpiake dhe të moshuarit. Njëra prej qytetareve shkruan: "Çdo natë është i njëjti muhabet. I tmerruan fëmijët e vegjël, qentë edhe macet. Po na bëjnë me zemër me këto fishekzjarre. Situata është bërë anormale. Në Durrës vazhduan me minuta të tëra, sa në një moment menduam se kishte ndonjë shpërthim." Ndërsa një tjetër qytetare, nga Lagjja 17, tregon se fishekzjarret zgjatën për rreth gjysmë ore. "Shih çfarë bëhet në orën 12 të natës, në Lagjen 17. Ma tromaksën kalamajtë. Gjysmë ore zgjatën. A ka njeri t'i ndalojë këto kafshë? Çdo natë e njëjta gjë." Nuk është hera e parë që JOQ Albania publikon denoncime për këtë fenomen. Prej muajsh, qytetarë nga Durrësi, Tirana dhe qytete të tjera raportojnë të njëjtin problem, ndërsa shpërthimet e fishekzjarreve në orët e vona janë kthyer në një rutinë të papranueshme. Pyetja që shtrojnë qytetarët është e thjeshtë: nëse fishekzjarret janë të ndaluara të tregtohen dhe të përdoren pa kriter, atëherë ku furnizohen personat që i hedhin pothuajse çdo natë? Kush i shet dhe pse nuk ushtrohen kontrolle për të ndalur këtë fenomen? Ndërsa banorët humbin qetësinë, fëmijët zgjohen të frikësuar dhe kafshët traumatizohen nga zhurmat e forta, institucionet vijojnë të mos japin asnjë zgjidhje për një problem që është kthyer në përditshmëri. Qytetarët kërkojnë kontrolle serioze dhe masa konkrete, që netët të mos vazhdojnë të shndërrohen në një "terror akustik".

104.9K views


💾

Një qytetare nga Korça i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar, sipas saj, mungesën e kujdesit mjekësor dhe neglizhencën me të cilë...

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Një qytetare nga Korça i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar, sipas saj, mungesën e kujdesit mjekësor dhe neglizhencën me të cilën është përballur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa ndodhej në një gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas saj, ishte paraqitur në spital me të vjella, temperaturë dhe tension të lartë. Qytetarja shpjegon se ka kryer më herët një operacion për heqjen totale të tiroides, gjatë të cilit i janë dëmtuar edhe gjëndrat paratiroide, çka e detyron të ndjekë një terapi të përhershme me Letrox 100 mg, Rocaltrol dhe Calcid Denk. Ajo tregon se në rastet kur nuk arrin të marrë ilaçin Calcid Denk, organizmi i saj kalon në krizë tetanie, një gjendje që, sipas saj, shkakton ngurtësim të muskujve dhe pamundësi për të lëvizur apo folur, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme me medikament në rrugë intravenoze. "Kam qëndruar një orë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës dhe asnjë mjek nuk më përfillte. Askush nuk vinte të më shikonte. U detyrova të telefonoja mjeken endokrinologe që më ndjek, e cila më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.", shprehet qytetarja. Sipas saj, edhe kur u paraqit mjekja e urgjencës dhe ajo i shpjegoi historikun e saj mjekësor dhe rrezikun që paraqiste gjendja, përgjigjja që mori ishte zhgënjyese. "Më tha: 'I ke mpirje nervore'. Unë ia shpjegova çfarë sëmundjeje kam dhe pse ndodhesha në atë gjendje, por nuk mora trajtimin që prisja." Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja ngre gjithashtu shqetësime edhe për kushtet higjieno-sanitare në ambientet e urgjencës, ku, sipas saj, qeset me mbeturina hidhen pranë ambienteve të mjekëve dhe pacientëve. Qytetarja kërkon që rasti i saj të shërbejë si një alarm për institucionet përgjegjëse, në mënyrë që pacientët me sëmundje kronike dhe gjendje urgjente të marrin trajtimin e nevojshëm pa vonesa dhe me seriozitetin që kërkon profesioni mjekësor. JOQ Albania publikon denoncimin e qytetares dhe mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim zyrtar nga Spitali Rajonal i Korçës dhe autoritetet shëndetësore lidhur me pretendimet e ngritura.

27.7K views


💾

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Roskovec, ku një 69-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa ishte...

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Roskovec, ku një 69-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa ishte dëshmitar i një konflikti ku ishte përfshirë djali i tij. Viktima është identifikuar si Baftjar Vrapi, banues në Roskovec. Ai u transportua pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se nuk ka qenë pjesë e sherrit. Sipas Policisë, 69-vjeçari ndodhej në vendngjarje kur djali i tij u përfshi në një konflikt të çastit me një shtetas tjetër. Dyshohet se tronditja e fortë emocionale gjatë ngjarjes i ka shkaktuar arrest kardiak, duke i marrë jetën. Burime nga hetimet paraprake bëjnë me dije se konflikti mes dy personave dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta, të lidhura me prerjen e druve. Debati më pas ka degraduar në përplasje, ndërsa i moshuari, që po ndiqte situatën, është ndjerë keq dhe është rrëzuar. Pavarësisht përpjekjeve për t'i dhënë ndihmë mjekësore, 69-vjeçari nuk ka mundur të shpëtohet. Pas ngjarjes, djali i viktimës dhe personi tjetër i përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

41.2K views


💾

Në një lëvizje surprizë që ka lënë pa punë influencerët shqiptarë, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari postoi një foto nga një lokal në bregdet, ku...

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Në një lëvizje surprizë që ka lënë pa punë influencerët shqiptarë, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari postoi një foto nga një lokal në bregdet, ku në qendër të vëmendjes nuk ishin as Skënder Hita e as Vangjel Tavo. Nuk dihet nëse zyrtarët e lartë janë shndërruar në zyrtarë-influencerë apo thjesht po përpiqen të përshtaten me gjeneratën e re, por një gjë është e sigurt... kjo foto e ministrit të Brendshëm me qytetarët famsa është bërë virale më shpejt se çdo operacion anti-drogë. Dhe pastaj vini në dyshim se pse Policia e Shtetit nuk arreston zbrazësit e TT nëpër jahtet e Palasës... përgjigjen e ka dhënë vetë ministri... janë shumë të tënë duke zgjedhur filtrin e fotos që do postojnë në socials... Fama është e vështirë për t'u menaxhuar... E kur menduam se periudhës së propagandës së Veliajt me foto në rrjetet sociale me çdo qënie që frymon i erdhi fundi, nuk të lënë radhë kolegët që shtohen si kërpudha...

2991 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e Kalasë së Himarës, duke ngritur shqetësimin se një prej monumenteve ...

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e Kalasë së Himarës, duke ngritur shqetësimin se një prej monumenteve më të rëndësishme historike të jugut të vendit po degradohet nga mungesa e mirëmbajtjes, pavarësisht se vizitorët paguajnë biletë hyrjeje. Sipas denoncuesit, ai dhe familjarët e tij paguan 3,000 lekë të vjetra për person për të hyrë në kala, por brenda u përballën me një realitet krejt ndryshe nga ai që prisnin. "Përshëndetje JOQ! Vizituam Kalanë e Himarës. Përpara se të futeshim paguam 3,000 lekë të vjetra për person, por kur hymë brenda nuk po kuptoja pse i paguam dhe ku shkojnë lekët që turistët paguajnë. Ishte plot me turistë, por barishtet kishin mbytur kalanë, të gërvishtnin e të bënin gjak kur kaloje. Muret në disa vende ishin rrezik të të zinin poshtë, sepse po shembeshin.", shkruan qytetari. Në fotot dhe videon e mbërritura në redaksi duken qartë barërat dhe ferrat që kanë pushtuar shtigjet, muret me çarje të thella, dhoma të rrënuara dhe kisha e vjetër brenda kalasë, e cila, sipas qytetarit, po degradon çdo ditë e më shumë. Ai shprehet se është e pakuptueshme që një monument i vizituar nga qindra turistë çdo ditë të jetë lënë në këtë gjendje. "Trashëgimia kulturore e Himarës, që vizitohej nga qindra turistë në ditë, po rrafshohet nga mosmirëmbajtja dhe mungesa e restaurimit. Shumë shpejt muret e saj do të bëhen gërmadha, ashtu siç është bërë tashmë një pjesë e mirë e saj." Qytetari ngre gjithashtu pikëpyetje mbi destinacionin e të ardhurave që mblidhen nga biletat e hyrjes, duke kërkuar më shumë transparencë dhe investime konkrete për ruajtjen e monumentit. "Jeni faqe që keni shumë shikueshmëri dhe mbase bëheni zëri ynë. Ata që marrin lekët, një Zot e di ku i çojnë. Nuk po shkojnë për mirëmbajtjen, ndërsa trashëgimia e vendit tonë po rrafshohet." Banorët dhe vizitorët kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe institucioneve përgjegjëse për restaurimin, pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kalasë së Himarës, në mënyrë që një nga pasuritë historike më të rëndësishme të vendit të mos degradojë më tej.

18.9K views


💾

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për aktivitetin e Fish City në Sarandë. Këtë herë janë banorë dhe biznese pranë portit që ...

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për aktivitetin e Fish City në Sarandë. Këtë herë janë banorë dhe biznese pranë portit që ankohen se zhurma e peshkarexhave dhe aktiviteti i përpunimit të peshkut po u kthen sezonin turistik në makth. Sipas tyre, motori i peshkarexhave ndizet që në orët e para të mëngjesit, ndërsa shkarkimi dhe përpunimi i peshkut vazhdon për orë të tëra, duke krijuar ndotje akustike në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Në denoncimin e dërguar në JOQ Albania thuhet: "Aktiviteti zhvillohet që në orët e para të mëngjesit dhe shpesh vazhdon për periudha të gjata, duke shkaktuar ndotje akustike që cenon qetësinë e banorëve dhe bizneseve përreth." Sipas qytetarëve, pasojat nuk po i vuajnë vetëm ata, por edhe turizmi. "Është shqetësim shumë i madh në këtë muaj gusht. Njerëzit po na ikin nga hotelet nga zhurma e vazhdueshme." Më e fortë është akuza që ata ngrenë për vetë destinacionin e portit. "Ky port na u prezantua si port jahtesh, ndërsa sot është kthyer në bazë të peshkarexhave të Fish City. Në vend të jahteve dhe turizmit, dëgjojmë motorë që në agim dhe përballemi me aktivitet industrial në mes të sezonit." Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar nëse aktiviteti respekton normat për ndotjen akustike dhe kushtet e funksionimit, duke theksuar se nuk mund të sakrifikohet qetësia e banorëve dhe e turistëve në favor të një aktiviteti privat. Ky është vetëm denoncimi i radhës që mbërrin në redaksinë e JOQ Albania për aktivitetet e Fish City. Prej vitesh, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë ngritur shqetësime për ndikimin e bizneseve të lidhura me Gjergj Lucën, ndërsa tani edhe në zemër të sezonit turistik, zërat e revoltës po vijnë nga Saranda.

45.5K views


💾

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 6...

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 68-të radhazi protestën kundër klasës politike. Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, protestuesit po marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohen thirrjet "Ju erdhi fundi!", që kanë shoqëruar nisjen e marshimit të kësaj mbrëmjeje. Prej 68 ditësh pa asnjë ndërprerje, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në qendër të Tiranës, duke e kthyer këtë në një nga lëvizjet qytetare më të gjata dhe më të qëndrueshme të viteve të fundit. Organizatorët theksojnë se vazhdimësia e protestës është dëshmi e vendosmërisë së qytetarëve për të mos u tërhequr deri në arritjen e objektivave të tyre. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, si dhe reforma të thella politike.

16.3K views


💾

Ish-efektivi i policisë e njëkohësisht miku i ngushtë i ish-drejtuesit të PSH Ilir Prodës, Uljan Shpataraku është shpallur në kërkim nga autoritetet n...

By: @joq
8 August 2026 at 08:00

Ish-efektivi i policisë e njëkohësisht miku i ngushtë i ish-drejtuesit të PSH Ilir Prodës, Uljan Shpataraku është shpallur në kërkim nga autoritetet në Himarë, pas një konflikti të dhunshëm verbal me stafin e një hoteli në Dhërmi. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve të tij në zonë, ku situata ka degjeneruar për shkak të pakënaqësive me shërbimin. Administratori i hotelit dhe një prej kamerierëve kanë bërë kallëzim penal në Komisariatin e Himarës, duke deklaruar se ish-zyrtari i ka kanosur me jetë gjatë debatit. Pas denoncimit, strukturat vendore nisën procedurat dhe shpallën Shpatarakun në kërkim. Ky incident vjen në një kohë kur Shpataraku është i përfshirë në beteja të tjera ligjore me institucionet, pasi më herët ai ka paditur Policinë e Shtetit në gjykatë për të kërkuar rikthimin e tij në detyrë.

9451 views


💾

❌