Normal view

Një lajm i rëndë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, vetëm një ditë pasi publikuam denoncimin tronditës për një pacient që, sipas pretendimeve të...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Një lajm i rëndë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, vetëm një ditë pasi publikuam denoncimin tronditës për një pacient që, sipas pretendimeve të qytetarëve, u nxor nga spitali dhe u la në rrugë nga ambulanca. Personi që denoncoi rastin na konfirmoi se pacienti ka ndërruar jetë, ndërsa pretendon se ai ndërroi jetë pikërisht në vendin ku ishte lënë nga ambulanca, pranë Portit të Ri të Peshkimit në zonën e Vollgës në Durrës, aty ku kishte punuar më parë. Sipas denoncuesit, shkaku i vdekjes ka qenë plasja e tëmthit, por ai ngre pikëpyetje të rënda mbi mënyrën se si është trajtuar pacienti nga strukturat shëndetësore. "Lidhur me rastin e zotërisë për të cilin ju informova mbrëmë, mësohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e plasjes së tëmthit. Mirëpo, shkelja më e rëndë dhe më e pafalshme procedurale lidhet me mënyrën se si spitali ka menaxhuar situatën. Si ka mundësi që spitali e ka nxjerrë dhe lejuar largimin e një pacienti në gjendje të tillë shumë të rëndë shëndetësore, pa pasur asnjë miratim apo firmë nga pjesëtarët e familjes? Qytetari është transportuar deri në Portin e Durrësit me ambulancë. Kjo përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të rregulloreve në fuqi, pasi shërbimi i ambulancës ka për detyrë marrjen dhe dërgimin e pacientit në spital për ndihmë mjekësore dhe jo transportimin e pacientëve të nxjerrë nga spitali në kushte të tilla. Ju lutem shumë ta ndiqni dhe ta bëni publik këtë rast me përparësi, me qëllim që të kërkohet llogari nga përgjegjësit dhe të vihet drejtësi për jetën e humbur." Pas publikimit të lajmit të djeshëm, JOQ Albania kontaktoi denoncuesin për të verifikuar informacionin e ri. Ai këmbëngul se bëhet fjalë për një informacion të sigurt dhe se vendi ku pacienti ndërroi jetë është i mbuluar nga kamerat e sigurisë së Portit të Ri të Peshkimit. Ajo që e bën edhe më tronditës këtë rast është fakti se, deri në këto momente, Spitali Rajonal i Durrësit, Urgjenca Kombëtare dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë reagim publik, as pas denoncimit të publikuar një ditë më parë dhe as pas njoftimit për vdekjen e pacientit. Nëse pretendimet e ngritura nga denoncuesi rezultojnë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një ngjarje jashtëzakonisht të rëndë, e cila kërkon zbardhje të plotë. Duhet të sqarohet nëse pacienti është nxjerrë nga spitali sipas procedurave, kush ka marrë vendimin për largimin e tij, nëse ka pasur miratim nga familjarët dhe mbi ç'bazë ambulanca e ka transportuar në një zonë publike, në vend që t'i garantohej kujdesi i nevojshëm shëndetësor. JOQ Albania i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, Spitalit Rajonal të Durrësit, Urgjencës Kombëtare dhe Prokurorisë të nisin menjëherë një hetim të plotë administrativ dhe, nëse ka elementë të shkeljeve ligjore, edhe penal, për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të përcaktuar përgjegjësit. Nëse një qytetar është lënë pa kujdes në një gjendje kritike dhe ka humbur jetën pak orë më vonë, opinioni publik meriton përgjigje të qarta. Heshtja e institucioneve nuk mund të jetë përgjigjja për një rast kaq të rëndë.

60.8K views


💾

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar atë që e cilëson një situatë të papranueshme që po përsëritet çdo ...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar atë që e cilëson një situatë të papranueshme që po përsëritet çdo natë në lagjen ku banon, për shkak të zhurmave, muzikës me volum të lartë dhe sjelljeve të papërshtatshme të disa turistëve dhe drejtuesve të automjeteve. Së bashku me denoncimin, ajo ka dërguar edhe një video, ku shihet një grup të rinjsh të huaj duke kërcyer dhe festuar mes pallateve gjatë orëve të vona të natës. Në një moment, njëra prej vajzave hipën mbi një automjet të parkuar dhe nis të kërcejë mbi të, ndërsa muzika vazhdon me volum të lartë. Sipas qytetares, banorët janë të detyruar të përballen pothuajse çdo natë me zhurma deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa pretendon se mungojnë patrullimet dhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit. "Përshëndetje JOQ! Jam një qytetare nga Durrësi dhe dua t'ju adresoj një shqetësim. Jemi një lagje familjare, por kemi edhe bllokun e restoranteve dhe apartamente që jepen me qira ditore. Përveçse lagjen na e ka pushtuar 'turizmi elitar' i kryeministrit, po hasemi me probleme të mëdha gjatë netëve, ku grupe turistësh dalin e ulërasin në mes të pallateve, ndezin muzikën nga makinat deri në orët e para të mëngjesit dhe Policia e Shtetit nuk ka as patrullim, as reagon për këto raste. Lagjja është shndërruar në pistë garash pas orës 12 dhe zhurma është e padurueshme. Banorët dalin, u flasin, por nuk ka asnjë reagim. Kam edhe një video ku një shërbim taksi shqiptar po shqetëson banorët." Qytetarja thekson se nuk është kundër turizmit apo vizitorëve të huaj, por kërkon respekt për banorët që jetojnë në zonë dhe ndërhyrje nga autoritetet për të garantuar qetësinë publike gjatë natës. Ajo u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, që të shtojnë patrullimet dhe të marrin masa ndaj rasteve të ndotjes akustike dhe sjelljeve që shqetësojnë komunitetin, në mënyrë që sezoni turistik të mos kthehet në një burim stresi për banorët.

37.3K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim nga Hasi, ku ngre shqetësimin për gjendjen e rënduar të një rruge, e cila pas re...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim nga Hasi, ku ngre shqetësimin për gjendjen e rënduar të një rruge, e cila pas reshjeve është kthyer në një rrjedhë uji dhe balte, duke u bërë thuajse e pakalueshme. Në videon e mbërritur në redaksi shihet segmenti i dëmtuar i rrugës, ku uji dhe balta kanë mbuluar të gjithë sipërfaqen, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe mjeteve. Sipas qytetarit, problemi nuk është i ri dhe situata është lënë pas dore prej kohësh, ndërsa çdo reshje e përkeqëson edhe më shumë gjendjen e infrastrukturës. Banori i bën thirrje publike kryetarit të Bashkisë Has, Miftar Dauti, që të ndërhyjë sa më parë për rikonstruksionin e rrugës dhe zgjidhjen e problemit. "Rruga është kthyer në lumë. Nuk mund të kalojmë normalisht sa herë bie shi. Kërkojmë që Bashkia Has të marrë masa dhe të mos na lërë më në këtë gjendje," shprehet qytetari. Banorët thonë se përveç vështirësive në qarkullim, gjendja e rrugës rrezikon edhe sigurinë e tyre, sidomos gjatë motit të keq. JOQ Albania publikon shqetësimin e qytetarëve dhe pret një reagim nga Bashkia Has lidhur me masat që do të merren për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.

27.6K views


💾

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për të 59-ën ...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për të 59-ën ditë radhazi protestën kundër klasës politike. Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë në bulevardet e kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohen thirrjet "Ju erdhi fundi!" dhe "Shqipëria kërkon revolucion!". Edhe në ditën e 59-të, protestuesit ritheksuan vendosmërinë për të mos u tërhequr, duke deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Vazhdimësia e protestës prej gati dy muajsh është cilësuar nga organizatorët si dëshmi e këmbënguljes dhe rezistencës së qytetarëve. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, si dhe reforma të thella politike. Marshimi pritet të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit gjatë gjithë mbrëmjes, i shoqëruar nga thirrjet dhe sloganet e protestuesve.

28K views


💾

Një shqetësim për ndërhyrjet në një prej bukurive natyrore të zonës së Vlorës është ngritur nga qytetarët përmes një videoje të mbërritur në redaksinë...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Një shqetësim për ndërhyrjet në një prej bukurive natyrore të zonës së Vlorës është ngritur nga qytetarët përmes një videoje të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Bëhet fjalë për Ujëvarën e Rasalit në Velçë, Vlorë, një zonë natyrore e njohur për bukurinë e saj, ku sipas denoncimit është bërë ndërhyrje me beton pranë burimit të ujit. Në pamjet e publikuara shihet një strukturë prej betoni e ndërtuar pranë ujëvarës, e cila sipas qytetarëve ka ndryshuar pamjen natyrore të zonës dhe ka dëmtuar karakterin e saj të paprekur. “Ujëvara e Rasalit, Velçë, Vlorë — tani me ‘përmirësime’! Kishim një ujëvarë që s’e ka bërë dora e njeriut, por natyra për mijëra vjet. Në vend që ta ruanim, i hodhëm beton sipër”, thuhet në mesazhin e qytetarit. Sipas tij, zona nuk kishte nevojë për ndërtime, por për mbrojtje dhe mirëmbajtje të kujdesshme, në mënyrë që të ruhej si një pasuri natyrore. “Ku ka gur, vër beton. Ku ka ujë, vër beton. Ku ka bukuri, prishe me çimento”, shkruan qytetari, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si është ndërhyrë në këtë hapësirë. Denoncuesi kërkon që Ujëvara e Rasalit të mbrohet si zonë natyrore dhe që ndërhyrjet ekzistuese të rishikohen për të ruajtur karakterin origjinal të saj. JOQ Albania publikon shqetësimin e qytetarëve dhe mbetet në pritje të një reagimi nga institucionet përgjegjëse për ndërhyrjet e kryera në këtë zonë.

17.4K views


💾

Një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Albcontrol, i drejtuar nga Dritan Isaku, ngre dyshime të forta për mënyrën se si është organizuar gara, për ni...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Albcontrol, i drejtuar nga Dritan Isaku, ngre dyshime të forta për mënyrën se si është organizuar gara, për nivelin real të konkurrencës dhe sidomos për diferencën pothuajse të padukshme mes fondit limit dhe ofertës fituese. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mbulimin e shpenzimeve për kontrollin mjekësor për Kontrollorët e Trafikut Ajror”, një shërbim për të cilin Albcontrol kishte vendosur në dispozicion fondin limit prej 6,666,667 lekësh të reja pa TVSH ose gati 80 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga dokumentet e procedurës rezulton se fituese është shpallur kompania SALUS TIRANA sh.a., me një ofertë prej 6,666,666.65 lekësh të reja pa TVSH. Diferenca mes fondit limit dhe vlerës fituese është vetëm 0.35 lekë, ose 35 qindarka. Praktikisht, Albcontrol ka përdorur pothuajse të gjithë fondin e parashikuar, duke realizuar një “kursim” aq të vogël sa nuk ka asnjë peshë reale ekonomike. Në përqindje, ulja është rreth 0.000005%, çka tregon se kontrata është dhënë thuajse në kufirin maksimal të shumës së vendosur në dispozicion. Pikëpyetjet shtohen edhe më tej për shkak të llojit të procedurës së përdorur. Sipas të dhënave të tenderit, Albcontrol ka zgjedhur formulën “me negocim, pa njoftim”, duke mos zhvilluar një garë të hapur ku institucione të tjera shëndetësore mund të paraqisnin oferta dhe të konkurronin për çmimin. Në procedurë rezulton se ka marrë pjesë vetëm SALUS, i cila ishte njëkohësisht operatori i vetëm dhe fituesi i kontratës. Në dokumentin për përzgjedhjen e fituesit thuhet se kriteri ka qenë oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim. Megjithatë, kur në procedurë paraqitet vetëm një ofertues, është e vështirë të flitet për një krahasim real çmimesh. Nuk ka një ofertë të dytë më të lartë ose më të ulët, nuk ka konkurrencë mes operatorëve dhe nuk ka një garë që mund të sillte uljen e kostos për institucionin publik. Në këtë rast, oferta prej 6,666,666.65 lekësh është thjesht 35 qindarka poshtë fondit limit, një përputhje që kërkon shpjegim të detajuar nga autoriteti kontraktues. Kompania SALUS mban NIPT-in K82311006T dhe në dokumentet e paraqitura administratori figuron Rition Margariti. Sipas të dhënave të pronësisë të pasqyruara në materialet e publikuara, Olti Peçini zotëron 80.26% të aksioneve të shoqërisë, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes Anastas Peçinit, Sidney Stock dhe Franco Stock. Pra, kompania e kontrolluar në shumicë nga Olti Peçini ka përfituar kontratën e Albcontrol-it në një procedurë pa njoftim, me vetëm një ofertues dhe me një çmim që prek pothuajse deri në qindarkën e fundit fondin limit. Kjo situatë ngre disa pyetje që Albcontrol dhe drejtori i saj, Dritan Isaku, duhet t’i sqarojnë publikisht. Si është përllogaritur fondi limit prej 6,666,667 lekësh? Mbi cilat oferta tregu ose të dhëna krahasuese është mbështetur kjo shumë? Sa operatorë ekonomikë janë kontaktuar përpara se të vendosej përdorimi i negocimit pa njoftim? Pse nuk u zhvillua një procedurë e hapur ku mund të konkurronin edhe spitale apo klinika të tjera private? Dhe mbi të gjitha, si ndodhi që oferta e vetme të ishte vetëm 35 qindarka më e ulët se fondi maksimal i parashikuar? Përdorimi i procedurës me negocim pa njoftim nuk përbën automatikisht shkelje ligjore, por në një rast të tillë institucioni ka detyrimin të bëjë transparencë të plotë mbi arsyetimin, nevojën urgjente ose kushtet specifike që e kanë çuar drejt kësaj forme prokurimi. Kur mungon gara, kur paraqitet vetëm një kompani dhe kur oferta fituese është praktikisht identike me fondin limit, dyshimet për një procedurë të paracaktuar ose për mungesë reale negocimi bëhen të pashmangshme.

4642 views


💾

Një tjetër tender me hije të forta dyshimi për paracaktim fituesi dhe fryrje kostosh është finalizuar nga Bashkia Himarë. Bëhet fjalë për procedurën e...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Një tjetër tender me hije të forta dyshimi për paracaktim fituesi dhe fryrje kostosh është finalizuar nga Bashkia Himarë. Bëhet fjalë për procedurën e hapur me objekt "Rikonstruksioni i rrugës Milto Kallushi, Loti II" me numër reference REF-89449-06-10-2026 dhe fond limit 104,166,667.00 lekë të reja pa TVSH. Sipas dokumenteve zyrtare, fituese e këtij tenderi është shpallur bashkimi i operatorëve "START CO" SHPK me administrator Ardenis Qëndro dhe ortakë Shupo & Anila Qëndro, në bashkëpunim me "ViaNex" SHPK në pronësi të Verë Gegës. Oferta e tyre fituese kap vlerën e 99,833,256.55 lekëve të reja pa TVSH, një shifër pothuajse identike me fondin limit. Cila janë dyshimet kryesore për këtë tender: Skualifikimi i ofertave dukshëm më të ulëta: Në procedurë kanë marrë pjesë disa kompani me oferta dukshëm më ekonomike se ajo e fituesit: Bashkimi i operatorëve "BIBA-X" SHPK & "PE – VLA – KU" SHPK ka dhënë një ofertë prej 87,300,290 lekësh të reja pa TVSH. Operatori "T & XH" SHPK ka ofertuar 73,930,454.25 lekë të reja pa TVSH. Pavarësisht këtyre diferencave të mëdha në lekë që do t'i kursenin buxhetit të shtetit, ofertat më të ulëta janë skualifikuar për t'i hapur rrugën ofertës që i afrohet maksimumit të fondit limit. Oferta "fiktive" 0 lekë: Në listën e pjesëmarrësve figuron edhe operatori "RAFIN COMPANY" SHPK me ofertë 0zero lekë. Kjo praktikë përdoret shpesh në tenderat e dyshimtë si "numër kalues" për të plotësuar fiktivisht numrin e pjesëmarrësve në sistem. Oferta fituese kap tavanin e fondit limit: Sipas skemave të njohura me tenderët publikë, fituesi "START CO & ViaNex" shpallet me një ofertë prej rreth 1 miliardë lekësh të vjetra, duke e lënë diferencën me fondin limit minimaliste, çka ngre pikëpyetje të mëdha mbi barazinë në garë dhe eficiencën e përdorimit të fondeve publike nga Bashkia Himarë.

8447 views


💾

Një tjetër mekanizëm abuzimi dhe vjedhjeje e pastër me fondet publike është konsumuar te Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group ...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Një tjetër mekanizëm abuzimi dhe vjedhjeje e pastër me fondet publike është konsumuar te Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group sh.a) i cili është në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Përmes një farse të mirëmenduar prokurimi, plot 2.1 miliardë lekë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë i janë falur një bashkimi operatorësh, në atë që ngjan me një fitues të paracaktuar pa asnjë garë reale. Dokumentet zyrtare të tenderit me reference REF-86664-05-22-2026 dhe objekt "Upgrade dhe Mirëmbajtje e sistemeve softuerike, procesimit dhe Data Center në Primary Site, BCC Site dhe DR Site", zbulojnë se si 170,533,589.00 Lekë të reja pa TVSH të fondit limit janë zhvatur deri në qindarkën e fundit. "Gara" e inskenuar: Ofertat e rreme dhe skualifikimet formale Për të mbuluar abuzimin dhe për të krijuar iluzionin e një gare, në sistem janë futur kompani që shërbyen thjesht si dekor: Fituesi i paracaktuar: Bashkimi i Operatoreve "Albital-Canon" sh.p.k. mori tenderin me një ofertë prej 166,781,000 Lekë të reja pa TVSH. Oferta e tyre kap shifrën skandaloze prej 97.8% të fondit limit, duke mos i kursyer shtetit as edhe një ulje minimale reale. Mbulimi fiktiv: Operatorët e njohur "SOFT & SOLUTION" sh.p.k. dhe "iCom" sh.p.k. kanë hyrë në procedurë vetëm për të plotësuar numrin, duke dorëzuar vlerë 0 lekë pra pa ofertë ekonomike. Kjo skemë flagrante tregon qartë se si kompanitë janë përdorur si "numra" për të legjitimuar grabitjen e radhës. Oferta "hije": Operatori tjetër, "Introvus Solutions" sh.p.k., ka paraqitur një ofertë prej 169,209,000 Lekë, po ashtu ngjitur me tavanin e fondit limit, për të kompletuar teatrin e manipulimit. Kush qëndron pas përfituesve të tenderit? Ndarja e parave publike është bërë me përpikmëri mes një rrjeti kompanish të lidhura. Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB): "ALBITAL – CANON" sh.p.k. (NIPT: J91524502R) – me administrator Mikel Llazo, zotërohet nga Servet Kasa (50%), Mikel Llazo (25%) dhe Rolinda Llazo (25%). "Axians Albania" sh.p.k. (NIPT: K52207006Q) – subjekti mbështetës me 89% të peshës në këtë bashkim (ish "S & T ALBANIA"), me administrator Kleanthi Prifti, zotërohet 100% nga kompania e huaj VINCI Energies CEE ICT GmbH. "ATOM" sh.p.k. (NIPT: L22203042N) – subjekti tjetër me 11% të pjesëmarrjes, me administrator Luan Basha, zotërohet nga ortakët me pjesë të barabarta: Luan Basha (50%) dhe Armand Agolli (50%). Kjo procedurë abuzive dhe shkelje e hapur e barazisë në tenderat publikë demonstron se si paratë e energjisë që u vilen qytetarëve me fatura të kripura, përfundojnë në xhepat e oligarkëve të IT-së përmes tenderave të kurdisur pa garë.

4822 views


💾

Biznesmeni Ermal Beqiri i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t mendoi se qielli francez do të ishte streha e tij e qetë, por vendosi të fl...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Biznesmeni Ermal Beqiri i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t mendoi se qielli francez do të ishte streha e tij e qetë, por vendosi të fluturonte aq ulët sa t’u kujtonte efektivëve francezë se jo çdo gjë që lëviz ngadalë në horizont është lejlek. Në një kohë që akuzohet se ka përfituar tenderë mbi 1.1 milion euro përmes kompanisë së tij “Soft & Solution” ku, sipas hetimeve, i kishte kaluar shijet e luksit edhe te një jaht i markës Predator 50 Skyfall me vlerë rreth 1 milion euro i regjistruar në emër të punonjëses së tij Xhenila Tamizi. Për ta çuar aventurën në një nivel tjetër, ai zgjodhi qiellin, por policia franceze, e habitur nga ky stil fluturimi që i ngjante më shumë një xhiroje me makinë pa patentë nëpër re, i doli në krah për t’i kërkuar llogari. Dhe kështu, mes një kontrolli në bordin e mjetit fluturues dhe një verifikimi të shpejtë në sistem, u zbulua se “kapiteni i guximshëm” ishte klienti më i kërkuar i drejtësisë shqiptare, duke e mbyllur përfundimisht karrierën e pilotit amator për t’i bërë vend takimit me prangat dhe ekstradimit të paralajmëruar.

31.5K views


💾

Një i ri ka zgjedhur t’i drejtohet publikisht kryeministrit Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku kundërshton deklaratat e t...

By: @joq
30 July 2026 at 01:00

Një i ri ka zgjedhur t’i drejtohet publikisht kryeministrit Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku kundërshton deklaratat e tij të përsëritura lidhur me "kontratën me 800 mijë shqiptarë". Në video, Ardesian Binjakaj kundërshton idenë se një kryeministër ka detyrime vetëm ndaj qytetarëve që e kanë votuar, duke theksuar se mandati i fituar në zgjedhje e bën atë kryeministër të të gjithë shqiptarëve. "Zoti kryeministër, 800 mijë vota ju bënë kryeministër të Shqipërisë, jo vetëm të votuesve tuaj. Vota është mekanizmi me të cilin ju zgjidheni, jo vetëm lista e njerëzve të cilëve keni detyrim t'u shërbeni. Taksat në Shqipëri nuk mblidhen sipas fletës së votimit. Nëna e një opozitari pret në të njëjtën radhë në spital si nëna e një socialisti. Shteti nuk i ndan qytetarët sipas bindjeve politike, sepse një kryeministër që përfaqëson vetëm votuesit e vet, nuk është një kryeministër, është thjesht një kryetar partie me buxhetin e një shteti", shprehet ai ndër të tjera. Edhe në përshkrimin e videos, i riu vijon të njëjtin mesazh, duke theksuar se demokracia nuk matet vetëm në ditën e zgjedhjeve. "Demokracia nuk matet vetëm ditën e votimit. Ajo provohet çdo ditë, në mënyrën se si ushtrohet pushteti. Vota të jep mandatin për të qeverisur, por përgjegjësinë për t'u shërbyer të gjithëve. Sepse shteti nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe të dorës së dytë. Pushteti është i përkohshëm. Përfaqësimi është detyrim." Videoja vjen si reagim ndaj deklaratave të përsëritura të kryeministrit Rama, i cili, duke komentuar protestat kundër qeverisë, ka deklaruar se nuk ka "kontratë" me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij, por me rreth 800 mijë shqiptarët që i kanë dhënë votën në zgjedhje. Në një prej reagimeve të tij, Rama është shprehur se nuk ka ndërmend të prishë "kontratën me 800 mijë shqiptarë", duke theksuar se mandati i tij buron nga vota e atyre që e kanë zgjedhur dhe se protestuesit janë të lirë të kërkojnë dorëheqjen e tij deri në vitin 2029. I riu sfidon narrativën e përsëritur të Edi Ramës për "kontratën me 800 mijë shqiptarë", duke vënë në pikëpyetje një qasje që, sipas tij, përjashton pjesën tjetër të qytetarëve.

26.5K views


💾

❌