Normal view

Një banore i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Univers City. Në videon e dërguar në redaksi, banorja hap rubinetat e banj...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një banore i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Univers City. Në videon e dërguar në redaksi, banorja hap rubinetat e banjës, por nuk del asnjë pikë ujë. Ajo tregon se furnizimi bëhet vetëm për dy orë në ditë, nga ora 18:00 deri në 20:00. “Shiko te Univers City. Nuk ka ujë. Tërë ditën. Vjen uji vetëm dy orë në ditë, 6 me 8 mbasdite. Imagjino, gjithë ditën pa ujë”, shprehet ajo. Sipas saj, familjet janë të detyruara të mbushin legenë për të pasur ujë gjatë pjesës tjetër të ditës, ndërsa situata bëhet edhe më e vështirë për familjet me fëmijë të vegjël. “Me fëmijë të vegjël, ujë nuk ka. Detyrohemi të mbushim legenat... nuk ka ujë”, thotë banorja. Ajo tregon gjithashtu se mungesa e ujit ka prekur edhe nevojat më elementare të familjes, duke e bërë të vështirë larjen e rrobave dhe përdorimin normal të banjës. “Rroba nuk lajmë dot, enë nuk lajmë dot, gjithashtu dhe në banjo nuk shkojmë dot gjithë ditën. Turp!” JOQ Albania publikon pamjet për të sjellë shqetësimin e banorëve në vëmendje të strukturave përgjegjëse dhe për të kërkuar marrjen e masave për furnizimin normal me ujë.

2035 views


💾

Në Procedurën e Prokurimit Publik të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për Loti 2: "Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Në Procedurën e Prokurimit Publik të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për Loti 2: "Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë", me numër reference REF-82309-04-16-2026, ngrihen hije të forta dyshimi për një garë të paracaktuar dhe me fitues të paracaktuar. Fondi limit i përcaktuar për këtë procedurë ishte 99,351,968.95 lekë të reja pa TVSH. Në garë kanë marrë pjesë katër operatorë ekonomikë, ku diferenca mes ofertave dhe vendimi për skualifikimin e ofertës më të lirë ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi barazinë në garë: Bashkimi i Operatorëve "Pastrime Silvio" shpk & "RADA OIL INDUSTRY" shpk ka paraqitur ofertën më të ulët ekonomike prej 77,546,126 lekë të reje pa TVSH. Megjithatë, kjo ofertë është skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke i hapur rrugën kompanive me oferta shumë më të larta. Fituesi "FUSHA" shpk, në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha, është shpallur fitues me një vlerë prej 97,906,939 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 MLN euro me TVSH. Diferenca mes ofertës së skualifikuar dhe ofertës fituese është mbi 20 milionë lekë ose rreth 200 mijë euro, një shumë e konsiderueshme që do t'i kursente buxhetit të shtetit nëse gara do të ishte reale. Dyshimet për një tender të paracaktuar përforcohen kur shikohen edhe ofertat e dy operatorëve të tjerë në garë: "REJ" shpk me ofertën 98,540,492.92 lekë. "ALKO IMPEX CONSTRUCTION" shpk me ofertën 99,333,431.89 lekë. Të gjitha kompanitë e mbetura në garë kanë ofertuar shifra shumë të afërta me fondin limit prej 99.3 milionë lekësh. Oferta fituese e kompanisë "FUSHA" shpk është në nivelin e 98.5% të fondit limit, një praktikë që shpesh në prokurimet publike sinjalizon mungesë të konkurrencës reale dhe përkujdesje për të çuar fondet publike afër maksimumit të mundshëm te fituesi i paracaktuar.

2802 views


💾

Një qytetare ka dërguar në JOQ Albania një video nga trafiku i rënduar në Tiranë, ku shfaqet një motorist duke lëvizur mes automjeteve. Duke komentuar...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një qytetare ka dërguar në JOQ Albania një video nga trafiku i rënduar në Tiranë, ku shfaqet një motorist duke lëvizur mes automjeteve. Duke komentuar situatën, qytetarja shprehet e irrituar nga mënyra se si disa drejtues motorësh lëvizin në trafikun e rënduar. “E vetmja gjë që më acaron janë këta që futen kështu në trafik”, dëgjohet të thotë ajo. Pamjet sjellin në vëmendje një situatë të zakonshme në trafikun e kryeqytetit, ku drejtuesit e motorëve shpesh përpiqen të kalojnë mes radhëve të automjeteve. JOQ Albania publikon videon duke sjellë shqetësimin e qytetares dhe situatën e krijuar në trafik.

21.3K views


💾

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare në Prrenjas, e cila pretendon se familjari i saj është dhunuar pas një konflikti...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare në Prrenjas, e cila pretendon se familjari i saj është dhunuar pas një konflikti të krijuar lidhur me kushtet në të cilat, sipas saj, tregtohet mielli në qytet. Denoncuesja ka dërguar video dhe fotografi ku shfaqet miell i vendosur në një automjet, pranë materialeve të tjera që ajo i identifikon si nitrat, duke ngritur shqetësimin për mënyrën e ruajtjes së produkteve, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta. Ajo pretendon se situata vijon prej rreth dy vitesh dhe se për rastin ka bërë disa denoncime pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Sipas saj, edhe gjatë një kontrolli të kryer këtë javë, nuk është marrë ndonjë masë ndaj personit që ajo akuzon se vijon ta tregtojë miellin në kushte të papërshtatshme. “Shikoni si shitet ky mall në 40-45 gradë. Ne sulmohemi kur i shesim në kushte të pranueshme, ndërsa ky zotëri mbrohet”, shprehet denoncuesja në videon e dërguar në redaksi. Përveç shqetësimit për kushtet e tregtimit, qytetarja pretendon se familjari i saj është dhunuar gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e biznesit të tyre. Sipas versionit të saj, gjithçka nisi pasi një klient kishte blerë produkt në biznesin e familjes së saj. Më pas, sipas denoncueses, një person i lidhur me tregtarin tjetër ka hyrë në ambientet e biznesit dhe ka goditur babain e saj, i cili më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit. Denoncuesja ka dërguar gjithashtu pamje që, sipas saj, tregojnë pasojat e incidentit, ndërsa pretendon se babai i saj është përballur edhe më herët me konflikte të ngjashme. Ajo ngre akuza edhe ndaj një inspektori të zonës, duke pretenduar se ky i fundit favorizon personin që ajo denoncon. Madje, qytetarja pretendon se ka bërë denoncim edhe pranë strukturave të posaçme për këtë çështje. Këto janë pretendime të denoncueses dhe nuk përbëjnë fakte të konfirmuara nga autoritetet. JOQ Albania nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur akuzat për favorizim, korrupsion apo shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore. Ajo kërkon që institucionet përkatëse të hetojnë situatën dhe të sqarojnë nëse produktet po ruhen e tregtohen në përputhje me rregullat, si dhe rrethanat e konfliktit dhe dhunës së pretenduar. Në pritje të një reagimi zyrtar nga AKU, Policia e Shtetit apo institucionet e tjera përgjegjëse, po publikojmë shqetësimin e qytetares dhe materialet e dërguara prej saj.

10.9K views


💾

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë për një taksi që, sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar, kryen n...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë për një taksi që, sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar, kryen një manovër të rrezikshme duke i prerë rrugën një automjeti tjetër. Në video duket momenti kur taksia futet në rrugë në mënyrë të papritur, duke detyruar drejtuesin tjetër të përballet me një situatë të rrezikshme. Por shqetësimi i qytetarit shkon përtej këtij rasti. Në rrugët e vendit nuk janë të rralla rastet kur drejtues të taksive neglizhojnë rregullat më bazë të qarkullimit, duke i kthyer automjetet që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve në një burim rreziku. Dhe shqetësimi bëhet edhe më serioz pas ngjarjes tragjike të ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku një taksi doli në trotuar dhe përplasi për vdekje një këmbësor. Një manovër e gabuar mund të zgjasë vetëm disa sekonda, por pasojat mund të jenë të pakthyeshme. Në një kohë kur rrugët janë çdo ditë të mbushura me automjete dhe këmbësorë, respektimi i rregullave nuk mund të jetë zgjedhje. Taksia është një mjet transporti, jo një “leje” për të bërë çfarë të duash në rrugë. Qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga drejtuesit dhe kontrolle reale ndaj kujtdo që rrezikon jetën e të tjerëve.

19K views


💾

Një kontrast i fortë është sjellë në redaksinë e JOQ Albania nga Saranda, mes pamjeve promovuese të qytetit dhe situatës që, sipas qytetarëve, haset n...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një kontrast i fortë është sjellë në redaksinë e JOQ Albania nga Saranda, mes pamjeve promovuese të qytetit dhe situatës që, sipas qytetarëve, haset në terren. Në një postim të tij, kryeministri Edi Rama ka publikuar një pamje ajrore të Sarandës me një anije turistike në gjirin e qytetit, duke e shoqëruar me urimin për një fundjavë të mbarë. Por pamjet e dërguara në redaksi tregojnë një tjetër realitet. Në zonën pranë portit dhe shëtitores, në sipërfaqen e ujit dallohen njolla dhe ndotje përgjatë vijës bregdetare, ndërsa qytetari pretendon se situata shoqërohet edhe me erë të rëndë. “Propaganda e Ramës, ndërkohë Saranda në realitet, ujërat e zeza dhe era e 💩”, shkruan denoncuesi. Pamjet ngrejnë shqetësime për gjendjen e ujërave në një prej zonave më të frekuentuara turistike të vendit, veçanërisht në kulmin e sezonit veror. Pretendimi se bëhet fjalë për ujëra të zeza mbetet për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse, por situata e shfaqur në video kërkon një kontroll dhe sqarim të menjëhershëm. JOQ Albania publikon pamjet me shpresën që strukturat përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të qytetarëve e pushuesve.

13.7K views


💾

Një udhëtim kampingu në malet Altai të Rusisë është kthyer në një tragjedi të rëndë për një çift të ri. Snezhana Korolyova, 29 vjeçe, u sulmua brutali...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një udhëtim kampingu në malet Altai të Rusisë është kthyer në një tragjedi të rëndë për një çift të ri. Snezhana Korolyova, 29 vjeçe, u sulmua brutalisht dhe u vra nga një ari i murrmë në fshatin Artybash, vetëm një ditë pasi i fejuari i saj i kishte propozuar për martesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të natës, kur çifti u zgjua nga zhurmat jashtë çadrës. Kafsha e egër e shqeu çadrën dhe e tërhoqi zvarrë 29-vjeçaren, duke e mbytur dhe më pas e transportoi trupin e saj përtej lumit Biya. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ariu refuzonte ta lëshonte viktimën. Një tjetër kampiste rrëfeu se motra e saj u përball me të njëjtin ari po atë natë, por arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së një shoferi që përdori dritat e makinës për ta trembur kafshën. Trupi i 29-vjeçares u gjet më vonë në një zonë ku ariu e kishte varrosur. Policia dhe rojet e gjuetisë qëlluan në ajër për ta larguar përsëri kafshën, por nuk e ekzekutuan atë, me arsyetimin se në zonën e banuar kishte kufizime ligjore për përdorimin e armëve. Kafsha mbeti në arrati pas sulmit. Pas tragjedisë, në fshatin Artybash u shpall gjendja e alarmit për 10 ditë. Banorët lokalë shprehin shqetësim të madh për praninë e rreth 20 arinjve që enden rregullisht pranë shtëpive të tyre. Sipas shoqatës lokale të gjuetarëve, shkurtimi i sezonit të gjuetisë ka çuar në rritjen e popullsisë së arinjve dhe afrimin e tyre rrezikshëm drejt zonave të banuara.

23.1K views


💾

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin Shkozet-Shijak, pranë Rrashbullit. Vik...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin Shkozet-Shijak, pranë Rrashbullit. Viktima, Vasil Hasani, 41 vjeç dhe baba i tre fëmijëve të mitur, po kthehej në shtëpi nga puna me biçikletë në momentin kur u förplas nga një automjet. Braktisja në rrugë dhe vonesa e ndihmës Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës. Pas përplasjes, shoferi i makinës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë 41-vjeçarit. Hasani ka qëndruar i shtrirë në rrugë për më shumë se katër orë, derisa u gjet rreth orës 06:00 të mëngjesit nga një kalimtar i rastit. Edhe pse u njoftuan menjëherë autoritetet, për babain e tre fëmijëve ishte tepër vonë. Kërkesa e familjes për drejtësi Deri më tani, policia nuk ka arritur të identifikojë shoferin përgjegjës. Ndërkohë, familja e Hasanit i bën thirrje publike autoriteteve që të marrin të gjitha masat për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

43K views


💾

Teksa vendi ynë po mbyll sezonin turistik, një problem i vjetër por gjithnjë e më shqetësues është rikthyer në vëmendje: ndotja e detit nga mbetjet e ...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Teksa vendi ynë po mbyll sezonin turistik, një problem i vjetër por gjithnjë e më shqetësues është rikthyer në vëmendje: ndotja e detit nga mbetjet e naftës. Së fundmi, një rast i rëndë është denoncuar në Himarë, ku deti është shfaqur në gjendje të mjerueshme, i mbuluar nga njolla të mëdha nafte dhe mbetje të rënda hidrokarburesh në çdo cep. Pamjet e regjistruara në terren tregojnë qartësisht një shtresë të dendur nafte në sipërfaqen e detit dhe përgjatë vijës bregdetare. Kjo situatë alarmante ngre shqetësime të mëdha për dëmtimin e ekosistemit detar, kërcënimin e shëndetit të pushuesve dhe goditjen e imazhit të turizmit në këto ditë të fundit të verës. Deri më tani, institucionet kompetente nuk kanë bërë të njohur zyrtarisht burimin e ndotjes, duke lënë vend për dyshime se ajo mund të ketë ardhur nga shkarkimet e paligjshme të mjeteve lundruese në det të hapur. Përballë kësaj ngjarjeje që rrezikon të lërë pasojë afatgjata në mjedis, pushuesit dhe qytetarët e pranishëm në zonë lëshojnë një thirrje urgjente për ndërhyrje të menjëhershme, me qëllim identifikimin e shkakut, pastrimin e vijës bregdetare dhe marrjen e masave të rrepta parandaluese.

94K views


💾

Një banore e lagjes “Loni Dhamo” në Lushnjë i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një dollapi të vendosur në hyrje të pallatit, i c...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një banore e lagjes “Loni Dhamo” në Lushnjë i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një dollapi të vendosur në hyrje të pallatit, i cili, sipas saj, është mbushur me sende të vjetra, papastërti dhe mbeturina. Banorja shprehet se për këtë problem ka bërë më herët edhe një denoncim pranë rajonit, por deri tani nuk është marrë asnjë masë dhe situata vijon të jetë e njëjtë. Ajo thekson se bëhet fjalë për një ambient të përbashkët, ku kalojnë çdo ditë banorët e pallatit, dhe kërkon vetëm pastrimin dhe lirimin e hyrjes. “Shpresojmë që, nëpërmjet publikimit, të reagojë dikush dhe problemi të zgjidhet”, shprehet banorja në denoncimin e saj.

20.2K views


💾

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të Lumit të Tiranës. Në pamjet e dërguara në redaksi, shtrati i lumit shf...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të Lumit të Tiranës. Në pamjet e dërguara në redaksi, shtrati i lumit shfaqet i mbushur me mbeturina të ndryshme, ndërsa mes tyre dallohet edhe një mjet lundrues i braktisur. Denoncuesi thekson se kjo situatë ndodhet shumë pranë kryeqytetit, jo më shumë se 15 minuta larg qendrës së Tiranës. “Nuk besoj të ketë nevojë për koment kjo video. Por nuk është as 15 minuta larg qendrës së Tiranës. Cilësia e videos është e dobët, por kuptohet situata komplet, Lumi i Tiranës”, shkruan qytetari. Pamjet ngrenë shqetësim për ndotjen dhe gjendjen e këtij segmenti të lumit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të ndërhyjnë për pastrimin dhe sistemimin e zonës. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari për të sjellë në vëmendje gjendjen e zonës dhe për të kërkuar reagim nga strukturat përgjegjëse.

2193 views


💾

Në fshatin Ferras të Beratit, jeton ajo që pa diskutim është gruaja më e vjetër në Shqipëri. Qamile Marra ka festuar së fundmi 117-vjetorin e saj të l...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

Në fshatin Ferras të Beratit, jeton ajo që pa diskutim është gruaja më e vjetër në Shqipëri. Qamile Marra ka festuar së fundmi 117-vjetorin e saj të lindjes mes dashurisë dhe kujdesit të familjarëve, të cilët me shaka e me zemër e urojnë të bëhet edhe 200 vjeç. E lindur në një tjetër epokë, nënë Qamilja ka rritur 7 fëmijë, ka punuar gjithë jetën në bujqësi dhe sot gëzon fatin e rrallë të shohë e të jetojë ndër 5 breza të familjes së saj. Ajo që e bën edhe më të jashtëzakonshme historinë e 117-vjeçares është gëzimi i një shëndeti të plotë. Momentalisht, nënë Qamilja nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk merr asnjë lloj ilaçi. Përtej çdo parashikimi për moshën që mban mbi supe, ajo refuzon të rrijë duarkryq. Rutina e saj ditore do të habiste këdo: ngrihet çdo mëngjes, merr fshesën për të fshirë oborrin e shtëpisë private dhe kujdeset me përkushtim për pulat. Sekretet e këtij vitaliteti duket se lidhen me jetesën e shëndetshme, ku ushqimet kryesore që konsumon janë mishi i shpendëve dhe bulmeti i siguruar nga vetë ferma e tyre familjare. Nusja e shtëpisë, Raimja, shprehet se të jetosh dhe të kujdesesh për një vjehrrë 117-vjeçare është sa përgjegjësi, aq edhe një bekim i madh, duke konfirmuar se nënë Qamilja mbetet ende aktive dhe e paepur. Sot, nënë Qamilja jeton nën kujdesin e djalit të saj, Hysenit, dhe nuses së tij, Raimes. Megjithëse edhe vetë Hyseni i ka kaluar të 80-at dhe përballet me moshën e thyer e problemet e veta të shëndetit, përkushtimi i tij ndaj nënës është një dëshmi e rrallë e dashurisë. Megjithatë, përtej gëzimit dhe vitalitetit, familja përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Djali e ka të pamundur të mbulojë të gjitha shpenzimet e jetesës vetëm me një pension minimal prej 9 400 lekësh, ndërsa të dy kujdestarët e saj janë vetë në moshë pensioni. Për këtë arsye, familja dhe vetë 117-vjeçarja i bëjnë një apel publik institucioneve dhe shtetit shqiptar për akordimin e një pensioni special, në mënyrë që gruaja më e vjetër e vendit të garantojë një pleqëri me dinjitet dhe kushtet e nevojshme jetësore.

6089 views


💾

Një qytetare i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Kukës, ku sipas saj banorët prej dy ditësh përballen me mungesë totale t...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

Një qytetare i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Kukës, ku sipas saj banorët prej dy ditësh përballen me mungesë totale të furnizimit. “Kukësi, dy ditë pa ujë. Ju lutem publikojeni, sepse nuk është normale. Kemi dy ditë pa ujë, nuk kemi ujë as për të pirë, as për t’u larë”, shkruan qytetarja. Ajo shprehet veçanërisht e shqetësuar për familjet që kanë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, ndërsa temperaturat e larta e bëjnë situatën edhe më të vështirë. “Jemi me fëmijë të vegjël, me pleq, s’dimë ku të drejtohemi të marrim masa. Temperatura 40 gradë”, thuhet në denoncim. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një rubinet pa ujë, ndërsa banorët kanë mbledhur ujë në shishe plastike për të përballuar nevojat bazë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Kukës dhe strukturave përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me ujë.

12.8K views


💾

Blerim Skoro, një refugjat nga Kosova, luajti një rol vendimtar në parandalimin e komploteve terroriste pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai punoi për Amer...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

Blerim Skoro, një refugjat nga Kosova, luajti një rol vendimtar në parandalimin e komploteve terroriste pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai punoi për Amerikën për gati një dekadë, duke rrezikuar jetën për të infiltruar kampet e Al-Kaedës në Pakistan gjatë operacioneve për gjetjen e Osama bin Ladenit. Pasi përfundoi karrierën e tij si informator në vitin 2010, Skoro pretendon se shërbimet amerikane të inteligjencës i kishin premtuar leje qëndrimi në SHBA. Megjithatë, më 3 gusht të këtij viti, ai u ndalua nga oficerët e Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE), ndërsa kishte shkuar në një takim rutinë biometrik në New Jersey për të rinovuar lejen e punës. 🔗 Klikoni linkun në story/bio për të lexuar historinë e plotë.

10.8K views


💾

“Shëndetësia falas” në letër, miliarda në llogaritë e privatit. Sipas pasqyrave financiare, Spitali Amerikan mbylli vitin 2025 me 554.5 milionë lekë f...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

“Shëndetësia falas” në letër, miliarda në llogaritë e privatit. Sipas pasqyrave financiare, Spitali Amerikan mbylli vitin 2025 me 554.5 milionë lekë fitim neto, nga 85 milionë një vit më parë, një rritje prej rreth 552%. Ndërsa qytetarët përballen me mangësitë e sistemit publik, shëndetësia private vazhdon të lulëzojë. Kush po e paguan realisht faturën e “shëndetësisë falas”?

2521 views


💾

Një banor i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Sarandë. Sipas tij, furnizimi me ujë është shumë i rrallë, pasi uji vjen ve...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

Një banor i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Sarandë. Sipas tij, furnizimi me ujë është shumë i rrallë, pasi uji vjen vetëm një herë në tre ditë dhe nuk arrin të mbushë plotësisht depozitat e banorëve. “Na vjen një herë në 3 ditë edhe nuk mbushen plot depozitat. S’kemi me çfarë të lajmë rrobat”, shprehet qytetari. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një rubinet nga i cili nuk rrjedh ujë, duke ilustruar situatën e denoncuar. Mungesa e ujit, sipas banorit, po vështirëson ndjeshëm jetën e përditshme dhe nevojat bazë të familjeve. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse për të garantuar një furnizim më të rregullt me ujë.

9042 views


💾

Zjarri që ka përfshirë fshatin Gojan i Madh të Pukës vijon prej ditës së djeshme, ndërsa flakët kanë hyrë edhe në zonën e banuar, në lagjen Pepaj. Sit...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

Zjarri që ka përfshirë fshatin Gojan i Madh të Pukës vijon prej ditës së djeshme, ndërsa flakët kanë hyrë edhe në zonën e banuar, në lagjen Pepaj. Situata paraqitet mjaft problematike, pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe ka shkaktuar djegien e katër banesave, duke detyruar edhe evakuimin e banorëve. Por pavarësisht përhapjes së flakëve, një pamje e veçantë ka tërhequr vëmendjen e një banori të zonës: një kryq prej druri të thatë ka mbetur i padëmtuar nga zjarri. Për momentin zona mbetet në rrezik nga përhapja e mëtejshme e flakëve ndërsa banorët janë evakuuar. Mungesa e një helikopteri për ndërhyrje nga ajri e bën edhe më të komplikuar situatën.

9217 views


💾

Një moment ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në rrugët e Tiranës është filmuar ditën e sotme. Një efektiv i Policisë Rrugore është parë duke sh...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

Një moment ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në rrugët e Tiranës është filmuar ditën e sotme. Një efektiv i Policisë Rrugore është parë duke shtyrë me duar një Range Rover, i cili kishte mbetur i bllokuar në mes të rrugës te fabrika e miellit. Efektivi nuk mjaftohet vetëm me orientimin e trafikut, por afrohet te automjeti dhe së bashku me drejtuesin e largon nga rruga, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi. Shkaku i ndalimit të mjetit nuk dihet, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është gatishmëria e policit për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar, pavarësisht temperaturave të larta dhe vapës së fortë. Videoja është dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ka zgjedhur të vlerësojë publikisht efektivin, duke shkruar: “Një respekt për policin e qarkullimit të Tiranës, shefin Jetnor Shira.”

56.7K views


💾

Koncesioni i sterilizimit mund të ketë marrë fund në letra, por në realitet, litarët e thesit kanë mbetur në të njëjtat duar. Ndërsa qytetarët shpreso...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

Koncesioni i sterilizimit mund të ketë marrë fund në letra, por në realitet, litarët e thesit kanë mbetur në të njëjtat duar. Ndërsa qytetarët shpresonin se kthimi i këtij shërbimi në administrim shtetëror do t’i jepte fund "kullotjes" me paratë e taksapaguesve, Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS) e ka nisur aventurën e tij me një skandal që nxjerr zbuluar fasadën e "shtetëzimit". Në një procedurë të mbështjellë me mungesë konkurrence, OSHIS, nën drejtimin e Arisa Canes, i ka dhuruar 1.5 miliardë lekë, ose rreth 1.7 milionë euro, kompanisë “GAMASERVICE”. Tenderi për transportin rezervë të materialeve mjekësore dhe mbetjeve spitalore ka përfunduar në duart e këtij subjekti pa asnjë rival, duke u shpallur fitues me një ofertë sa 96.6% e fondit limit. Kur një kontratë milionëshe jepet pa u ballafaquar asnjë çmim tjetër në treg, transparenca nuk është thjesht e munguar, ajo është e vrarë që në fillim. Por, nuk është mungesa e garës ajo që shkakton më shumë alarm, është vetë emri pas kompanisë fituese. “GAMASERVICE” zotërohet nga Artan Lleshi, një personazh që shfaqet si "hija" e përhershme e koncesionit të sterilizimit. Lleshi nuk është një sipërmarrës i rastësishëm, ai ka qenë në hierarkinë drejtuese të “Sani Service”, kompanisë koncesionare që për vite me radhë thithi miliona euro nga buxheti i shtetit dhe që sot është nën lupën e SPAK. Emri i Artan Lleshit dhe kompanisë së tij nuk janë të panjohur as për prokurorët e posaçëm. Në dosjen hetimore ku janë të pandehur ish-ministri Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, Lleshi shfaqet si një nyje kyçe e transaksioneve financiare mes koncesionarit privat dhe bizneseve të tij gjatë periudhës 2020-2021.

3886 views


💾

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në shtëpi, duket se duhet fillimisht të kujdeset edhe për ...

By: @joq
22 August 2026 at 18:01

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në shtëpi, duket se duhet fillimisht të kujdeset edhe për mënyrën se si i drejtohet kryebashkiakut. Një koment i publikuar në rrjetet sociale ka sjellë një përplasje të pazakontë mes një qytetari dhe kryetarit të Bashkisë Shijak, Elton Arbana. Qytetari, në një prej postimeve të kryebashkiakut, i ka kërkuar një gjë që, në një shoqëri normale, nuk do duhej të ishte aspak e pazakontë: “Na sill ujin te shtëpia, se po lahemi me kazan.” Në vend të një përgjigjeje për problemin e furnizimit me ujë, qytetari mori këtë reagim nga kryebashkiaku: “Flit mirë o miko, se s’je duke fol me ato që je mësuar.” Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Arbana vijon: “Ah, s’ke faj ti mor xhaxh, se e di unë ç’a do ti.” Pra, qytetari kërkon ujë, ndërsa përgjigjja që merr është një leksion mbi mënyrën se si duhet t’i flasë kryebashkiakut. Kaq sa për ta kuptuar prioritetin: uji mund të presë, por protokolli i komunikimit me kryebashkiakun jo. Nëse banorët kanë probleme me furnizimin me ujë, pyetja më e rëndësishme do të ishte kur do të zgjidhet problemi dhe pse qytetarët detyrohen të lahen me kazan. Por në këtë rast, debati duket se mori një drejtim tjetër: nga uji te “fol mirë o miko”. Në rrjetet sociale, mënyra e komunikimit të kryebashkiakut ka ngjallur reagime, pasi qytetari nuk po kërkonte ndonjë privilegj personal, por po ngrinte një shqetësim që lidhet me një nevojë bazike: të ketë ujë në shtëpi. Dhe këtu vjen ironia e gjithë historisë: nëse në Shijak mungon uji, të paktën duket se nuk mungojnë përgjigjet e forta në Facebook. Kryebashkiaku “gangster” i Shijakut mund të ketë zgjedhur stilin e vet të komunikimit, por qytetarët ndoshta do të preferonin diçka shumë më të thjeshtë: ujë nga rubineti, jo replika në komente. Sepse në fund të fundit, një qytetar mund të ketë gabuar në mënyrën se si e ka shkruar komentin, por kjo nuk e ndryshon pyetjen thelbësore: Pse në vitin 2026 ka ende banorë që ankohen se nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi dhe detyrohen të lahen me kazan?

29K views


💾

❌