Normal view

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell një tjetër version lidhur me konfliktin e regjistruar në Sarandë, ku u përfshi shefi i Krimeve,...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell një tjetër version lidhur me konfliktin e regjistruar në Sarandë, ku u përfshi shefi i Krimeve, Mateo Bakalli. Sipas personit që ka dërguar pamjet, ngjarja ka nisur brenda një lokali, ku shefi i Krimeve dyshohet se ka ngacmuar një vajzë. Pas këtij episodi, badigardët e lokalit e kanë nxjerrë atë jashtë ambienteve. Sipas këtij versioni, pikërisht jashtë lokalit ka nisur konflikti fizik dhe më pas në situatë janë përfshirë edhe efektivë të tjerë të policisë. Në videon e siguruar nga JOQ, shihet një person duke u goditur me grushte, ndërsa pranë tij ndodhet një tjetër i prangosur. Sipas qytetarit, në pamje janë shefi i Krimeve dhe një efektiv i forcave “Shqiponja”, të cilët shfaqen duke goditur badigardin. Ky version ndryshon ndjeshëm nga informacioni fillestar i bërë publik, sipas të cilit shefi i Krimeve ishte personi i dhunuar gjatë një konflikti me disa persona. Pamjet e siguruara nga redaksia ngrenë pikëpyetje mbi dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si ka nisur përplasja. Pretendimi se konflikti ka nisur pas ngacmimit të një vajze është pjesë e dëshmisë së personit që ka dërguar videon dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht. Hetimet pritet të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.

22.6K views


💾

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ku objektiv ka qenë banesa e Ylli Zallës. Si...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ku objektiv ka qenë banesa e Ylli Zallës. Sipas informacioneve paraprake, lënda e dyshuar plasëse është vendosur në derën e banesës, duke shkaktuar dëme materiale. Nga shpërthimi ka marrë flakë edhe automjeti në pronësi të Zallës, i cili ishte parkuar pranë banesës dhe është djegur. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetuesit po mbledhin prova dhe po verifikojnë rrethanat në të cilat është kryer sulmi. Policia po heton për të zbardhur edhe motivet e mundshme të ngjarjes. Ylli Zalla ndodhet në arrati dhe është një person i kërkuar nga autoritetet. Në qershor të këtij viti, një operacion i Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me forcat speciale RENEA, u zhvillua në fshatin Zallë për kapjen e 49-vjeçarit, por operacioni përfundoi pa arrestimin e tij.

18.5K views


💾

Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar në orët e para të mëngjesit pas një konflikti fizik me disa persona. Sipas informacioneve par...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar në orët e para të mëngjesit pas një konflikti fizik me disa persona. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur mes Bakallit dhe disa personave të tjerë dhe më pas ka përshkallëzuar në dhunë fizike. Pas ngjarjes ku u dhunua shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, avokati Arben Llangozi ka reaguar publikisht duke ngritur një sërë akuzash dhe pikëpyetjesh mbi mënyrën se si funksionon Komisariati i Policisë në Sarandë. Llangozi e nis reagimin me pyetjen “Kush është ‘padrinoja’ i Sarandës?” dhe pretendon se qytetarë të ndryshëm janë shoqëruar në komisariat pa motiv, duke u vendosur nën presion. Në reagimin e tij, avokati përmend drejtuesin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda, duke pretenduar se autoriteti policor mund të jetë përdorur për interesa private, presion apo konflikte të ndryshme. Llangozi thekson se policia duhet të veprojë vetëm brenda kufijve të ligjit dhe se uniforma dhe autoriteti shtetëror nuk mund të përdoren për të frikësuar apo shantazhuar qytetarët. Ai kërkon që këto pretendime të verifikohen nga institucionet përgjegjëse. Avokati i drejton pyetjet e tij ndaj Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Prokurorisë dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar të sqarohet se kush kontrollon strukturat policore kur ndaj tyre ngrihen akuza të tilla.

5538 views


💾

Situata është tensionuar gjatë natës në kufirin mes Marokut dhe Ceutës, enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut, ku qindra migrantë kanë tentuar t’i af...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

Situata është tensionuar gjatë natës në kufirin mes Marokut dhe Ceutës, enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut, ku qindra migrantë kanë tentuar t’i afrohen kufirit dhe të kalojnë ilegalisht në territorin spanjoll. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, autoritetet marokene kanë ndërhyrë për të ndaluar grupet që po lëviznin drejt zonës kufitare. Operacioni i sigurisë është zhvilluar me forca të shumta policore, ndërsa janë përdorur edhe mjete ajrore për monitorimin e lëvizjeve pranë kufirit. Raportimet flasin për rreth 300 persona të bllokuar nga autoritetet marokene gjatë përpjekjeve për t’iu afruar Ceutës. Një pjesë e tyre janë larguar nga zona me autobusë, ndërsa disa persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë organizuar ose nxitur përpjekjet për kalim të paligjshëm. Përpjekja e fundit ka rikthyer vëmendjen te situata e brishtë në kufirin e Ceutës, një nga pikat më të ndjeshme të emigracionit drejt territorit të Bashkimit Europian. Autoritetet spanjolle dhe marokene kanë shtuar kontrollet përgjatë kufirit, ndërsa forcat e sigurisë vijojnë të monitorojnë situatën për të parandaluar grumbullime të tjera dhe tentativa për kalim. Ceuta, së bashku me Melillën, përbën një nga dy territoret spanjolle në Afrikën e Veriut dhe prej vitesh është një nga pikat kryesore ku migrantët tentojnë të hyjnë në territorin e BE-së nga Afrika.

14.5K views


💾

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, një resort, përgjatë rrugës Sarandë–Syri i Kaltër. Flakët kanë përf...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, një resort, përgjatë rrugës Sarandë–Syri i Kaltër. Flakët kanë përfshirë të gjithë resortin, duke e shkrumbuar thuajse plotësisht. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa përmasat e dëmeve materiale janë të konsiderueshme. Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes dhe origjinën e flakëve. Resorti ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe konsiderohej një prej investimeve të rëndësishme turistike në zonën e Mesopotamit, duke u kthyer në një pikë të njohur përgjatë aksit që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër. Zjarri në resortin e Sarandës vjen në një mëngjes të shoqëruar nga një tjetër incident i rëndë, ai në një hotel në Lungomaren e Vlorës. Nga zjarri në Vlorë janë lënduar 6 persona, 5 prej të cilëve janë transportuar për trajtim në Tiranë, ndërsa dy prej tyre raportohen me djegie të rënda. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e të dyja ngjarjeve.

65.4K views


💾

Luan Salihu, 21 vjeç, ia doli t’u shpëtonte flakëve që përfshinë hotelin në Lungomaren e Vlorës duke u hedhur nga ballkoni i dhomës së tij në katin e ...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

Luan Salihu, 21 vjeç, ia doli t’u shpëtonte flakëve që përfshinë hotelin në Lungomaren e Vlorës duke u hedhur nga ballkoni i dhomës së tij në katin e dytë. I riu nga Lipjani ndodhej në gjumë bashkë me të fejuarën, e cila e zgjoi pasi dëgjoi zhurma dhe kuptoi se diçka nuk shkonte. Para tyre u shfaq një skenë paniku, me tym që kishte mbushur korridorin dhe flakë që kishin mbërritur në pjesën e ballkonit. “Jam nga Lipjani. Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë”, rrëfen 21-vjeçari. Ai tregon se nuk pësoi djegie, ndërsa gjatë hedhjes u dëmtua në këmbë pasi ra mbi një cep hekuri. Në gjendje të mirë shëndetësore është edhe e fejuara e tij. Salihu tregon se gjatë momentit të arratisjes nga hoteli ka parë edhe persona të tjerë që përpiqeshin të shpëtonin nga flakët, mes tyre një familje me një fëmijë të vogël dhe një burrë. “Ishte dita e dytë në hotel”, thotë i riu nga Lipjani, duke përshkruar momentet e frikshme që përjetoi gjatë zjarrit.

126.5K views


💾

Lihtenshtejni ka ndryshuar rregullat e trashëgimisë së fronit, duke i hapur rrugën grave për t’u ngjitur në fron. Njoftimi u bë në Ditën Kombëtare të ...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

Lihtenshtejni ka ndryshuar rregullat e trashëgimisë së fronit, duke i hapur rrugën grave për t’u ngjitur në fron. Njoftimi u bë në Ditën Kombëtare të principatës, e cila ka një popullsi prej rreth 44 mijë banorësh. Sundimtari aktual, Princi Hans-Adam II, është në krye të familjes princërore që prej vitit 1989, ndërsa ndryshimi i ri nuk prek linjën aktuale të trashëgimisë, pasi trashëgimtari i fronit mbetet djali i tij i madh, Princi i Kurorës Alois. Sipas Shtëpisë së Lihtenshtejnit, rendi i trashëgimisë do të kalojë nga parimi i trashëgimisë mashkullore në trashëgiminë absolute sipas rendit të lindjes. Kjo do të thotë se në të ardhmen fëmija i parë, pavarësisht nëse është djalë apo vajzë, do të ketë përparësi në trashëgiminë e fronit dhe mund të bëhet princ ose princeshë e Lihtenshtejnit. Ndryshimi do të zbatohet vetëm për pasardhësit e katër fëmijëve të Princit të Kurorës Alois dhe bashkëshortes së tij, Princeshës së Kurorës Sophie. Alois ka kryer pjesën më të madhe të detyrave zyrtare të familjes princërore gjatë dy dekadave të fundit. “Me këtë ndryshim të ligjit, duam të sigurojmë që si Principata e Lihtenshtejnit, ashtu edhe Shtëpia Princërore, të udhëhiqen nga personi që është përgatitur më së miri për këtë përgjegjësi”, deklaroi Alois. Lihtenshtejni është një shtet i vogël pa dalje në det, i vendosur mes Zvicrës dhe Austrisë, ndërsa sundimtari i tij ka kompetenca të konsiderueshme politike, ndryshe nga shumë monarkë të tjerë evropianë. Ndryshimi i rregullave synon që trashëgimia të përcaktohet nga rendi i lindjes dhe jo më nga gjinia e pasardhësit.

3276 views


💾

Një pushues nga Polonia ka rrëfyer momentet e panikut gjatë zjarrit që përfshiu hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës. Ai tregon se gjithçka ndodhi ...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

Një pushues nga Polonia ka rrëfyer momentet e panikut gjatë zjarrit që përfshiu hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës. Ai tregon se gjithçka ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur pushuesit u zgjuan pasi nuhatën një erë të çuditshme dhe dëgjuan të bërtitura brenda godinës. “U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, tregon pushuesi, duke përshkruar momentet e frikshme kur ai dhe të tjerë u përpoqën të shpëtonin nga flakët dhe tymi. Zjarri përfshiu godinën në Lungomare, ku ndodhej edhe hoteli, ndërsa disa prej pushuesve u detyruan të dilnin nga dritaret për t’i shpëtuar rrezikut. Si pasojë e ngjarjes, 7 persona u transportuan në Spitalin e Vlorës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

17.1K views


💾

JOQ ka siguruar pamjet e dërguara nga një qytetar, ku shihen momentet e panikut gjatë zjarrit që përfshiu hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës këtë...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

JOQ ka siguruar pamjet e dërguara nga një qytetar, ku shihen momentet e panikut gjatë zjarrit që përfshiu hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës këtë mëngjes. Në video duket tymi i dendur që del nga godina, ndërsa pushuesit përpiqen të largohen nga hoteli dhe të shpëtojnë nga flakët. Në pamje shihen disa prej pushuesve teksa dalin në ballkone dhe, të gjendur përballë tymit dhe zjarrit, kalojnë bordurat mbrojtëse dhe hidhen poshtë. Pamjet tregojnë momentet e frikshme të evakuimit, ndërsa personat përpiqen të shpëtojnë në çdo mënyrë të mundshme. Zjarri ka shkaktuar disa të plagosur, ndërsa 7 persona janë transportuar në Spitalin e Vlorës. Tre prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa katër të tjerë ndodhen në sallën e operacionit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

79K views


💾

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhej edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flak...

By: @joq
17 August 2026 at 14:01

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhej edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flakët nisën në lokalin në katin e parë, ndërsa dy frigoriferë të vendosur në hyrje të lokalit dyshohet se pësuan defekt në qarkun elektrik dhe mund të kenë shkaktuar zjarrin. Flakët u përhapën më pas në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit. Në vendngjarje mbërritën menjëherë Policia dhe shërbimet zjarrfikëse, ndërsa godina u evakuua për shkak të rrezikut. Pavarësisht ndërhyrjes, e gjithë godina është dëmtuar rëndë dhe është shkrumbuar thuajse plotësisht. Si pasojë e zjarrit dhe tymit të dendur, 7 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Vlorës. Tre prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa katër të tjerë ndodhen në sallën e operacionit. Gjashtë prej të dëmtuarve janë shtetas të Kosovës, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni. Në godinë ndodheshin gjithashtu turistë të huaj nga Polonia dhe Ukraina. Për t’u shpëtuar flakëve, disa prej personave kanë dalë nga dritaret dhe janë detyruar të hidhen prej tyre, ndërsa një pjesë e të evakuuarve kanë dalë nga godina përmes rrugëve të tjera të mundshme të shpëtimit. Pas lokalizimit të flakëve, shërbimet e Policisë dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. Dyshimet e para lidhen me një defekt elektrik në dy frigoriferët në hyrje të lokalit, por shkaku përfundimtar do të përcaktohet nga hetimi. Autoritetet po vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar edhe shkalla e plotë e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri.

19.5K views


💾

Ura e Rubikut në Mirditë, që lidh qytetin me disa fshatra përreth dhe me Rrugën e Kombit, është kthyer në një problem serioz për banorët. Struktura e ...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Ura e Rubikut në Mirditë, që lidh qytetin me disa fshatra përreth dhe me Rrugën e Kombit, është kthyer në një problem serioz për banorët. Struktura e urës mbi lumin Fan paraqet dëmtime të dukshme, ndërsa këmbët mbajtëse kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa pika, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e saj. Banorët shprehen se gjendja e urës është përkeqësuar ndër vite për shkak të mungesës së ndërhyrjeve dhe mirëmbajtjes. E ndërtuar në vitet 1986–1987, ajo sot paraqet shenja të dukshme amortizimi, ndërsa dëmtimet e strukturës janë bërë më të dallueshme edhe për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Fan. Ura është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pas konstatimit të dëmtimeve, ARRSH i ka kërkuar Bashkisë Mirditë hapjen e unazës verilindore të Rubikut, në mënyrë që të krijohet mundësia për mbylljen e urës dhe kryerjen e rikonstruksionit. Pavarësisht dakordësimit mes institucioneve, deri tani punimet për hapjen e unazës nuk kanë nisur. Ndërkohë, ura vijon të përdoret çdo ditë nga banorët dhe drejtuesit e automjeteve. Për qytetin e Rubikut dhe fshatrat përreth, kjo nuk është thjesht një urë, por një lidhje jetike me Rrugën e Kombit. Çdo përkeqësim i mëtejshëm i gjendjes së saj rrezikon të sjellë pasoja të drejtpërdrejta për lëvizjen e banorëve dhe sigurinë e tyre.

6155 views


💾

Një lajm i trishtë ka tronditur familjarët dhe të afërmit e Arlend Prend Gjonit, i njohur si Ledi, i cili është ndarë nga jeta në moshën vetëm 35-vjeç...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një lajm i trishtë ka tronditur familjarët dhe të afërmit e Arlend Prend Gjonit, i njohur si Ledi, i cili është ndarë nga jeta në moshën vetëm 35-vjeçare. Sipas njoftimit të familjes, ai ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.Arlend Gjoni, me origjinë nga Berisha e Pukës, kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në biznes dhe sipërmarrje, fillimisht si emigrant dhe më pas duke investuar në ide, teknologji dhe inovacion.Vitet e fundit ai ishte zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte bashkëthemelues i Prepaire Labs, një kompani e angazhuar në zhvillimin e teknologjive në fushën e bioteknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ndër projektet e saj është edhe GenetiQ Digital Twin, një teknologji që synon të ndërthurë të dhëna gjenetike, metabolike, klinike, imazherike dhe biometrike për të ndihmuar në identifikimin e hershëm të rreziqeve shëndetësore dhe personalizimin e trajtimeve.Të afërmit e përshkruajnë Arlendin si një njeri me vizion dhe ambicie të mëdha, i cili pavarësisht moshës së re kishte arritur të investonte në projekte me synimin për të sjellë risi në fushën e teknologjisë dhe shëndetësisë.Pritja e të ndjerit do të bëhet pranë shtëpisë funerale “Alba 2000”, në rrugën e Durrësit, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet të dielën, më 16 gusht, në orën 13:00, pranë varrezave të Prushit, Kombinat, Tiranë.Ngushëllime familjes Gjoni dhe të afërmve për këtë humbje të parakohshme.

29.4K views


💾

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në pikën turistike “Uji i Zi”, një prej bukurive natyrore të Këlcyrës. Sipas raportimit, në këtë zonë...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në pikën turistike “Uji i Zi”, një prej bukurive natyrore të Këlcyrës. Sipas raportimit, në këtë zonë janë vendosur tuba dhe kabllo të varura, përmes të cilave dyshohet se merret ujë në drejtim të një lokali për përdorim në lavazh. Kjo ndërhyrje ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë pikë turistike, pasi sipas tyre dëmton rëndë pamjen dhe natyrën e këtij destinacioni. Pyetjet që ngrihen janë të shumta: Kush e ka lejuar këtë ndërhyrje? A është i ligjshëm shfrytëzimi i ujit në këtë mënyrë dhe a janë marrë lejet përkatëse? Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të verifikojnë sa më parë situatën dhe, nëse konstatohen shkelje, të marrin masat e nevojshme. Denoncimi i qytetarit: Në pikën turistike Uji i Zi, një nga bukuritë e Këlcyrës, janë vendosur tuba dhe kabllo të varura për të marrë ujë drejt një lokali për lavazh. Kjo është e papranueshme dhe prish rëndë pamjen e këtij vendi të mrekullueshëm. Kush e ka lejuar këtë? A është i ligjshëm shfrytëzimi i ujit në këtë mënyrë? Institucionet përgjegjëse duhet të verifikojnë menjëherë situatën dhe të marrin masa. Uji i Zi duhet mbrojtur, jo shëmtuar! Shume turista jane shqetesuar per kete problem

26.7K views


💾

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore vetëm një ditë para dasmës së tyre sekrete. Çifti u martua në n...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore vetëm një ditë para dasmës së tyre sekrete. Çifti u martua në një ceremoni intime në rezidencën e tyre luksoze në Quinta da Marinha, në Cascais, ku morën pjesë vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre. As nëna e Ronaldos, Dolores, nuk ishte e pranishme në këtë moment të veçantë. Sipas certifikatës së martesës, Ronaldo dhe Georgina kanë zgjedhur një “regjim të ndarjes së pasurisë”. Kjo do të thotë se, në rast divorci, secili do të ruajë pasurinë e tij individuale dhe Georgina nuk do të përfitojë automatikisht gjysmën e pasurisë së Ronaldos. Megjithatë, sipas raportimeve, marrëveshja parashikon që Georgina të marrë rreth 100 mijë euro në muaj në rast ndarjeje, me synimin për të garantuar sigurinë e saj dhe të fëmijëve. Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është pasuria e paluajtshme. Pretendohet se një rezidencë luksoze në zonën prestigjioze La Finca të Madridit, me vlerë rreth 5 milionë paund, është regjistruar në emër të Georginës. Ndërkohë, pasuria e Ronaldos vlerësohet në rreth 1.2 miliardë euro, duke e bërë marrëveshjen financiare të çiftit një nga detajet më të komentuara të martesës së tyre.

21.5K views


💾

Një studim i ri ndërkombëtar sjell një zbulim interesant mbi ndryshimet mes trurit të grave dhe burrave. Testet e kryera gjatë rizgjimit nga anestezia...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një studim i ri ndërkombëtar sjell një zbulim interesant mbi ndryshimet mes trurit të grave dhe burrave. Testet e kryera gjatë rizgjimit nga anestezia me ketaminë treguan se truri i femrës mund të shfaqë plasticitet më të lartë, pra një aftësi më të madhe për të ndryshuar, për t’u përshtatur dhe për të rimodeluar lidhjet mes qelizave nervore. Në qendër të këtij zbulimi janë qelizat imunitare të trurit, të cilat sipas studiuesve nga Austria dhe Seattle luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si truri reagon ndaj ketaminës. Nën efektin e kësaj substance, dallimet mes dy gjinive bëhen më të dukshme, duke sugjeruar se truri femëror mund të ketë një mekanizëm më fleksibël përshtatjeje në situata të caktuara. Sipas autorëve, kjo veçori mund të jetë formësuar gjatë evolucionit për t’iu përgjigjur kërkesave të mëdha sociale dhe emocionale, përfshirë kujdesin ndaj fëmijëve, kërkimin e ushqimit dhe koordinimin e aktiviteteve në grup.

6490 views


💾

Një grup punëtorësh ndërtimi kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm gjatë rinovimit të një banese në Sint-Gillis-Dendermonde, në Flandrën Lindore të ...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një grup punëtorësh ndërtimi kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm gjatë rinovimit të një banese në Sint-Gillis-Dendermonde, në Flandrën Lindore të Belgjikës. Ata kanë gjetur një sasi të madhe ari, me vlerë të përllogaritur rreth 9 milionë euro, të fshehur në një arkë të murosur në një nga muret e bodrumit. Thesari u zbulua rastësisht në fillim të kësaj jave, teksa punëtorët po shponin muret për të vendosur tubacione të reja të ujërave të zeza. Brenda arkës ndodheshin më shumë se 40 shufra ari dhe të paktën 4 mijë monedha, sipas raportimeve të mediave belge. Mes punëtorëve ishte edhe një 18-vjeçar që po punonte gjatë pushimeve verore. Ai tregoi se në fillim nuk e kuptuan se çfarë kishin gjetur. “Reagimi ynë i parë ishte mosbesimi dhe habia. Në fillim mendova se ishin monedha 1-euroshe. Por më pas pamë edhe një copë ari dhe kuptuam se bëhej fjalë për diçka shumë më të madhe”, tha i riu për transmetuesin publik belg VRT. Pas zbulimit, punëtorët njoftuan menjëherë porositësin e punimeve dhe policinë. Autoritetet e kanë zhvendosur arin në një vend të sigurt, ndërsa ka nisur hetimi për të përcaktuar origjinën e thesarit dhe pronarin e tij ligjor. Prona aktualisht është në pronësi të CAW Oost-Vlaanderen, një organizatë që ofron shërbime dhe mbështetje sociale në rajon. Sipas të dhënave të para, ndërtesa ka qenë e banuar nga një prodhues birre që prej rreth vitit 1900. Drejtori i përgjithshëm i organizatës e cilësoi zbulimin si një ngjarje të jashtëzakonshme. “Është një përvojë që ndodh një herë në jetë”, deklaroi ai. Megjithatë, për momentin mbetet e paqartë se kujt i përket ari. Prokuroria belge ka nisur verifikimet për të zbardhur historinë e thesarit dhe për të përcaktuar nëse ekziston një pronar ose trashëgimtar i ligjshëm. Nëse në fund CAW Oost-Vlaanderen shpallet pronare e arit, organizata ka bërë të ditur se të ardhurat do të përdoren për krijimin e vendeve shtesë të strehimit për personat e pastrehë në provincë, ku sipas saj ka një mungesë të madhe të kapaciteteve të tilla.

24.9K views


💾

Një aksident rrugor është regjistruar rreth sot në hyrje të rrugës “Onhezmi” në Sarandë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimi...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një aksident rrugor është regjistruar rreth sot në hyrje të rrugës “Onhezmi” në Sarandë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me kazanët e mbeturinave në anë të rrugës dhe më pas me dy pemë. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjet dhe në objektet e prekura. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve kanë prerë dhe larguar dy pemët e dëmtuara, me qëllim shmangien e rrezikut për kalimtarët dhe automjetet e tjera.

12.5K views


💾

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi të premten, më 14 gusht, zonën detare pranë ishullit Flores në Indonezi. Lëkundjet u regjistruan në orën...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi të premten, më 14 gusht, zonën detare pranë ishullit Flores në Indonezi. Lëkundjet u regjistruan në orën 21:58, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, ndërsa epiqendra u lokalizua 68 kilometra nga qyteti Ende, në provincën Nusa Tenggara Lindore. Dhjetëra ndërtesa në zonat bregdetare u shkatërruan ose pësuan dëmtime. Bilanci i viktimave u rrit gjatë natës dhe, sipas raportimeve, të paktën 20 persona kanë humbur jetën. Zëdhënësi i agjencisë indoneziane për menaxhimin e katastrofave deklaroi se autoritetet po mbledhin të dhënat për të përcaktuar numrin përfundimtar të viktimave dhe shkallën e dëmeve. Operacionet e vlerësimit dhe kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura. Pas tërmetit u dha alarmi për cunami dhe autoritetet u bënë thirrje banorëve të largoheshin menjëherë nga bregdeti. Komunitetet përgjatë bregut verior të Floresit dhe zonave jugore u këshilluan të zhvendoseshin të paktën dy kilometra në brendësi ose në zona kodrinore mbi 10 metra lartësi. Rreth pesë orë më vonë, alarmi për cunami u anulua nga autoritetet.

6505 views


💾

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 la goditur të shtunën lindjen e Indonezisë, duke shkaktuar të paktën 20 viktima, disa të plagosur dhe dëme të m...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 la goditur të shtunën lindjen e Indonezisë, duke shkaktuar të paktën 20 viktima, disa të plagosur dhe dëme të mëdha në ndërtesa e banesa. Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet veriore të ishullit Flores, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë në pjesën më të madhe të ishullit, ndërsa në disa zona u raportuan ndërtesa të shembura dhe dëmtime të shumta. Autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami, i cili u hoq më vonë pasi nuk u konstatuan ndryshime të rrezikshme të nivelit të detit. Megjithatë, në disa zona u regjistruan valë cunami me lartësi nën një metër. Rreth 2 mijë banorë u evakuuan në rajonin e Nagekeos, ndërsa banorët u drejtuan drejt kodrave dhe zonave më të larta nga frika e lëkundjeve të tjera. Pas tërmetit kryesor janë regjistruar dhjetëra pasgoditje, përfshirë një me magnitudë 6.1. Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për persona të bllokuar nën rrënoja. Në disa zona, operacionet janë vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut, ndërprerjet e energjisë dhe problemet me komunikimet. Indonezia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet dhe aktiviteti vullkanik, pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë tektonik dhe vullkanik.

38.1K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të treguar situatën e hapësirave publike dhe private në një prej plazheve të Korfuzit, Greqi...

By: @joq
16 August 2026 at 13:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të treguar situatën e hapësirave publike dhe private në një prej plazheve të Korfuzit, Greqi. Në videon e dërguar, qytetari tregon me kamerë pjesët e bregdetit, duke evidentuar hapësirat publike dhe private. “Plazhi publik, plazh privat, plazh publik, privat, pastaj ke publik. Deri në fund është publik”, shprehet ai, ndërsa vijon të tregojë zonat përgjatë bregut. Sipas tij, në këtë zonë ka më shumë hapësira publike sesa private në plazh, duke e paraqitur situatën si një kontrast me problematikat që shpesh raportohen për aksesin në hapësirat publike bregdetare. “Nga Shqipëria, ndodhemi në Korfuz këtu”, thotë qytetari në fund të videos. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara për të treguar situatën e evidentuar nga qytetari gjatë qëndrimit të tij në Korfuz.

19.9K views


💾

❌