Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/solidarizim-per-familjen-e-altin-hiles? Një apel për ndihmë i është drejtuar qytetarëve shqiptarë pas arr...
Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/solidarizim-per-familjen-e-altin-hiles? Një apel për ndihmë i është drejtuar qytetarëve shqiptarë pas arrestimit të Altin Hilës, i cili u ndalua nga policia gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit dhe vijon të mbahet në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Altin Hila u bë i njohur gjatë javëve të fundit pasi mori pjesë për 32 ditë radhazi në protestat qytetare, shpeshherë i shoqëruar edhe nga djali i tij i paralizuar, për të cilin familjarët thonë se ka status invalidi. Pamjet e tij në protestë prekën shumë qytetarë, ndërsa arrestimi i tij ka sjellë reagime dhe solidaritet në rrjetet sociale. Për t'i ardhur në ndihmë familjes, të afërmit kanë hapur një fushatë GoFundMe, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë sipas mundësive. Në apelin e publikuar thuhet: "Në shenjë solidarizimi për atdhedashësin tonë z. Altin Hila, që protestoi për 32 ditë me fëmijën e tij të paralizuar, po bëjmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situatën e tyre familjare." Sipas familjarëve, kush dëshiron të ndihmojë ose të marrë më shumë informacion mund të kontaktojë drejtpërdrejt bashkëshorten e Altin Hilës, Linditën, në numrin e telefonit të publikuar në faqen e fushatës. Ndërkohë, jashtë Komisariatit nr. 3 vijojnë të qëndrojnë prej orësh dhjetëra protestues, të cilët kërkojnë lirimin e të gjithë qytetarëve të ndaluar gjatë protestës së fundit para Kuvendit. JOQ Albania publikon këtë apel me shpresën që çdo qytetar që ka mundësi të japë kontributin e tij për të mbështetur këtë familje në një moment të vështirë.
2416 views