Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e telefonit të tij, një ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur mbrëmjen e d...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e telefonit të tij, një ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:23 në Kamëz, në Rrugën "Nju Jorku", pranë lidhjes me Rrugën "Berisha". Sipas denoncuesit, autori është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe shfaqet në pamje vetëm pak sekonda pas ngjarjes. "Përshëndetje JOQ. Doja të denoncoja një rast të ndodhur dje në orën 20:23 në Kamëz. Më është vjedhur telefoni te Rruga 'Nju Jorku', që del te Rruga 'Berisha'. Personi në video më mirë ta kthejë para se t'i hapë punë vetes, sepse e kanë kapur edhe kamerat. Personi shfaqet pas pak sekondash me tuta blu dhe triko të bardhë.", shkruan qytetari. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet ambienti i një biznesi, ndërsa në sfond lëviz personi që përputhet me përshkrimin e dhënë nga denoncuesi. Sipas tij, kamerat kanë dokumentuar lëvizjet e autorit menjëherë pas vjedhjes. Qytetari shpreson që publikimi i pamjeve të ndihmojë në identifikimin e personit dhe rikuperimin e telefonit të vjedhur. Nëse e njihni personin që shfaqet në video ose keni informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, kontaktoni Policinë e Shtetit ose redaksinë e JOQ Albania. Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për zbardhjen e këtij rasti.
23.5K views