Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 February 2026@joq - TikTok

Një histori e pazakontë që po qarkullon në rrjet ka tronditur dhe njëkohësisht ka bërë për të qeshur mijëra përdorues online. Sipas postimeve virale n...

By: @joq
12 February 2026 at 09:00

Një histori e pazakontë që po qarkullon në rrjet ka tronditur dhe njëkohësisht ka bërë për të qeshur mijëra përdorues online. Sipas postimeve virale në rrjetet sociale, një burrë në Tajlandë pretendon se ka shitur testikujt e tij për të financuar modifikime luksoze në makinën e tij. Ai thuhet se ka deklaruar se vlera “e zakonshme e tregut” për një akt të tillë është rreth 1 milion dollarë, por sipas tij, ka arritur ta negociojë çmimin deri në 2.7 milionë dollarë (rreth 3.6 milionë dollarë singaporianë), për shkak të asaj që e ka përshkruar si “madhësi e pazakontë”. Historia u përhap me shpejtësi në platforma të ndryshme, duke mbledhur mijëra komente. Shumë përdorues reaguan me humor, duke pyetur se çfarë lloj supermakine apo modifikimesh ekstreme mund të justifikonin një vendim kaq drastik. Të tjerë e hodhën poshtë si sajesë për klikime dhe ndërveprim. Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet tajlandeze apo institucione të besueshme mjekësore lidhur me një rast të tillë. Në shumicën e vendeve, përfshirë Tajlandën dhe Singaporin, shitja komerciale e organeve njerëzore është e ndaluar me ligj dhe dënohet rëndë. Ekspertët mjekësorë prej kohësh paralajmërojnë për rreziqet serioze shëndetësore që lidhen me ndërhyrje të tilla, përfshirë komplikacione hormonale dhe pasoja afatgjata për shëndetin riprodhues. Nëse pretendimi do të ishte i vërtetë, ai do të ngrinte pikëpyetje të mëdha mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen ligjore. Megjithatë, në mungesë të burimeve të verifikuara, historia mbetet në kufijtë e legjendave urbane të internetit. Një gjë është e sigurt: në epokën e rrjeteve sociale, mjafton një pretendim ekstrem për të pushtuar botën brenda pak orësh, sidomos kur përfshihen miliona dollarë dhe makina luksoze.

1135 views


💾

Tragjedia e Aurora Tilës, vajzës 13-vjeçare me origjinë shqiptare që humbi jetën në Piacenza të Italisë, vijon të mbetet një plagë e hapur që refuzon ...

By: @joq
12 February 2026 at 09:00

Tragjedia e Aurora Tilës, vajzës 13-vjeçare me origjinë shqiptare që humbi jetën në Piacenza të Italisë, vijon të mbetet një plagë e hapur që refuzon të mbyllet. Ngjarja e rëndë e vitit 2024, ku adoleshentja u hodh nga ballkoni i katit të shtatë prej ish-të dashurit të saj vetëm 15 vjeç, ka marrë tashmë një përmasë edhe më tronditëse pas dëshmive të fundit të nënës së saj, Morena Corbellini. Kjo e fundit, në një intervistë rrëqethëse për mediat italiane, ka lëshuar një alarm që ka vënë në lëvizje mbarë opinionin publik: autori i krimit makabër jo vetëm që nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, por thuhet se mburret brenda mureve të burgut për aktin që ka kryer. Morena Corbellini ka rrëfyer se drejtësia, megjithëse e dënoi autorin me 17 vite burg për vrasje të rënduar dhe përndjekje, mbetet e pamjaftueshme përballë humbjes së një jete kaq të re. Sipas saj, ky dënim i shkurtuar për shkak të gjykimit të përshpejtuar nuk shërben si një mjet edukimi apo reflektimi për vrasësin, por përkundrazi, ushqen arrogancën e tij. Nëna e Aurorës thekson se ligjet italiane tregohen mjaft të buta kur bëhet fjalë për të miturit, duke harruar se kur një i ri normalizon vrasjen dhe e sheh atë si një triumf, rreziku që ai të përsërisë krimin është praktikisht i garantuar. Humbja e Aurorës nuk ishte një aksident, por kulmi i një kalvari të gjatë dhune psikologjike dhe përndjekjeje që nxënësja e shkollës "Colombini" pësonte prej kohësh. Kjo tragjedi ka nxjerrë në pah një fenomen të frikshëm: normalizimin e dhunës ndaj grave që në moshat më të reja. Morena shpjegon se dhuna nuk është më vetëm një problem i burrave të moshës së mesme, por një krizë e thellë që po prek adoleshentët, të cilët e shohin agresionin si mjetin e vetëm për të ushtruar kontroll mbi tjetrin. Në mes të kësaj dhimbjeje të pashërueshme, Morena Corbellini ka gjetur forcën për të ngritur shoqatën “La Luce di Aurora” (Drita e Aurorës). Përmes kësaj nisme, ajo synon të thyejë heshtjen dhe të ndëshkojë indiferencën shoqërore, duke u fokusuar në edukimin dhe parandalimin e dhunës në shkolla dhe komunitete. Ajo bën thirrje që institucionet dhe shoqëria të veprojnë me shpejtësi dhe forcë, pasi çdo vonesë në ndryshimin e ligjeve dhe mentalitetit përkthehet në më shumë jetë të humbura. Për nënën e Aurorës, beteja nuk është më vetëm për vajzën e saj që nuk jeton më, por për çdo vajzë tjetër që mund të gjendet në kurthin e një "dashurie" vdekjeprurëse.

4881 views


💾

Ajo që nisi si një projekt inovator i inteligjencës artificiale, është kthyer tashmë në një betejë të fortë ligjore që ka përfshirë njërën prej aktore...

By: @joq
12 February 2026 at 09:00

Ajo që nisi si një projekt inovator i inteligjencës artificiale, është kthyer tashmë në një betejë të fortë ligjore që ka përfshirë njërën prej aktoreve më të njohura shqiptare dhe institucionet më të larta të shtetit. Aktorja Anila Bisha ka dorëzuar zyrtarisht një padi në Gjykatën Administrative, duke vënë përballë ligjit Këshillin e Ministrave, kompaninë "Apel" dhe AKSHI-n. Shkaku? Përdorimi i imazhit të saj për krijimin e "ministres" virtuale, Diella. Në padinë e saj, aktorja 57-vjeçare kërkon marrjen e një mase sigurimi të menjëhershme: ndalimin e përdorimit të imazhit të saj deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Argumenti kryesor i Bishës lidhet me tejkalimin e kontratës. Sipas dokumentacionit, aktorja kishte dhënë leje që imazhi i saj të përdorej si asistente virtuale në platformën e-Albania deri më 31 dhjetor 2025. Mirëpo, shndërrimi i këtij avatari në një "Ministre të Prokurimeve Publike", një post politik i prezantuar me bujë nga kryeministri Edi Rama, nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes fillestare. Dyshimet dhe pakënaqësitë e para aktorja i kishte lënë të kuptoheshin edhe gjatë një interviste në një emision. Edhe pse fillimisht e mori me sportivitet "emërimin" e saj si ministre virtuale, Bisha theksoi se pagesa që kishte marrë ishte vetëm për shërbimet e e-Albanias dhe jo për rolin e ri politik që iu dha avatarit të saj. Gjatë rrëfimit të saj, aktorja tregoi për punën voluminoze që i ishte dashur për të "ngjallur" Diellën, duke regjistruar orë të tëra tekstesh dhe duke kaluar procese të lodhshme teknike për të sinkronizuar zërin dhe lëvizjet e gojës. Megjithatë, ajo që nisi si një bashkëpunim korrekt me AKSHI-n, duket se u kris kur imazhi i saj u përdor si pjesë e kabinetit të ri në Asamblenë e Partisë Socialiste. Kujtojmë se ministrja "Diella" u prezantua më 11 shtator si një risi që do të revolucionarizonte administratën. Kryeministri Rama madje shkoi më tej, duke deklaruar se Diella do të zhvillonte edhe "fëmijët" e saj virtualë, të cilët do të synonin të zëvendësonin rolin e 83 deputetëve të mazhorancës në komunikim. Tashmë, fati i "ministres" më të përfolur varet nga vendimi i Gjykatës Administrative. Nëse gjykata pranon kërkesën e Anila Bishës, qeverisë do t'i duhet të "shkarkojë" përkohësisht ministren e saj digjitale, duke krijuar një precedent unik në Shqipëri mbi të drejtën e autorit dhe mbrojtjen e imazhit në epokën e inteligjencës artificiale.

2741 views


💾

Varka e qeverisë shqiptare po lëkundet në mënyrë të rrezikshme dhe këtë herë goditja vjen nga një prej aleatëve më strategjikë të mjedisit të biznesit...

By: @joq
12 February 2026 at 09:00

Varka e qeverisë shqiptare po lëkundet në mënyrë të rrezikshme dhe këtë herë goditja vjen nga një prej aleatëve më strategjikë të mjedisit të biznesit në vend. Përmes një deklarate zyrtare që mbart një peshë të pazakontë, Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) ka hedhur akuza të forta për "mykjen" nga korrupsioni të tenderave në sektorin e Teknologjisë së Informacionit. Sipas këtij institucioni, proceset e prokurimit publik janë deformuar deri në atë pikë sa po penalizojnë kompanitë më prestigjioze, përfshirë ato që gëzojnë besimin e vetë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqetësimi i AmCham nuk është thjesht një alarm rutinë, por një denoncim i drejtpërdrejtë i mungesës së konkurrencës së ndershme. Dhoma nënvizon se përfaqëson një numër të madh kompanish në fushën e TIK-ut, të cilat zbatojnë standarde të larta sigurie dhe janë të certifikuara ndërkombëtarisht. Megjithatë, këto kompani raportojnë se dyert e tenderave publikë në Shqipëri mbeten të mbyllura për to, për shkak të kritereve që cenojnë garën dhe favorizojnë korrupsionin. Kjo situatë, sipas AmCham, jo vetëm që shpërdoron fondet publike, por rrit ndjeshëm rrezikun për mbrojtjen e të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë. Deklarata vjen si një thirrje urgjente për Qeverinë që të marrë masa korrigjuese të menjëhershme. Dhoma Amerikane thekson nevojën për një funksionim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të platformës e-Albania, e cila është jetike për aktivitetin e biznesit. Kritika e tyre tregon se sistemi aktual i prokurimeve jo vetëm që është i korruptuar, por po kthehet në një pengesë për sigurinë kombëtare kibernetike dhe mirëfunksionimin e ekonomisë. Ky reagim i ashpër i Dhomës Amerikane nuk vjen në vakum. Ai pason aksionin e fundit të SPAK, i cili çoi në pranga drejtoreshën e përgjithshme të AKSHI-t dhe disa biznesmenë, nën akuzën e rëndë të krijimit të një organizate kriminale. Për vëzhguesit politikë, kjo është hera e parë që AmCham del me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë dhe të ashpër publikisht. Ky konsiderohet si një sinjal i qartë se qeveria po humbet mbështetjen e fundit të mbetur, duke u lënë vetëm përballë skandaleve që po shpërthejnë radhazi në zemrën e administratës së saj digjitale.

1360 views


💾

Një tjetër tender me hije të forta dyshimi mbi korrupsionin dhe klientelizmin ka shpërthyer në zemër të institucioneve shqiptare. Operatori i Blerjeve...

By: @joq
12 February 2026 at 09:00

Një tjetër tender me hije të forta dyshimi mbi korrupsionin dhe klientelizmin ka shpërthyer në zemër të institucioneve shqiptare. Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Arlinda Pogajt, i ka dorëzuar një kontratë me vlerë rreth 1.6 milionë euro me TVSH kompanisë "Mektrin Motors", e cila njihet për lidhjet e saj të ngushta familjare me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako. Objekti i tenderit me numër reference REF-67990-11-06-2025 ishte "Blerje autoambulanca për shërbimin e urgjencës për QKUM". Me një fond limit prej rreth 1.4 miliardë lekësh të vjetra (pa TVSH), procedura e hapur duket se ka pasur një fitues të paracaktuar. Duke studiuar dokumentacionin e tenderit, rezulton se të paktën dy kompani të tjera kanë paraqitur oferta me shifra dukshëm më të ulëta sesa "Mektrin Motors". Megjithatë, këto oferta nuk janë marrë në konsideratë nga Linda e Pogajve, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi kriteret e përzgjedhjes dhe dëmtimin e buxhetit të shtetit për favorizime politike. Historia e kompanisë fituese është po aq e errët sa edhe vetë procedura. "Mektrin Motors" (ish-Blu Auto) u themelua nga Landi Shahini, bashkëshorti i Emiriana Sakos. Në vitin 2008, mediat kanë raportuar se Shahini ka qenë nën hetim në Itali për trafik droge dhe kontrabandë makinash. Sapo dosja mbërriti në Shqipëri, ai i kaloi aksionet përmes një shitjeje fiktive prej vetëm 2.3 milionë lekësh te vëllai i tij, Edmond Shahini, duke ndryshuar edhe emrin e subjektit. Nga një servis i thjeshtë makinash, suksesi i "Mektrin Motors" në prokurimet publike lulëzoi paralelisht me ngjitjen e Emiriana Sakos në hierarkinë e Partisë Socialiste dhe pushtetin lokal në Durrës. Deri më sot, kjo kompani dhe rrjeti i lidhur me të rezulton të ketë përthithur rreth 9 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Skema duket e qartë: kontratat fitohen për makina me qira apo mjete transporti për institucione shtetërore dhe bashki, shpesh duke përdorur emra të të afërmve për të mbuluar konfliktin e interesit. Ky rast i fundit me autoambulancat e QKUM-së përforcon akuzat se institucionet e blerjeve të përqendruara po shërbejnë si "bankomate" për klanet pranë pushtetit, duke injoruar ofertat më ekonomike dhe duke ricikluar emra me të shkuar problematike në menaxhimin e fondeve publike.

1566 views


💾

Një 22-vjeçar shqiptar, Kelmend Tershalla, është dënuar nga gjykata britanike me 25 muaj burg për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai u a...

By: @joq
12 February 2026 at 09:00

Një 22-vjeçar shqiptar, Kelmend Tershalla, është dënuar nga gjykata britanike me 25 muaj burg për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai u arrestua vitin e kaluar në High Wycombe, Buckinghamshire, pasi policia ndaloi makinën e tij dhe gjeti kokainë të ndarë në gjashtë doza, kanabis të paketuar në 31 kavanoza dhe pesë paketime me cigare elektronike kanabisi. Në makinën e tij u sekuestruan gjithashtu 319 paund dhe një telefon celular, ku hetimet treguan se ai po organizonte furnizimin me drogë për përdoruesit. Gjatë gjykimit, Tershalla pranoi posedimin e drogave të klasit A dhe B me qëllim furnizimi, si dhe posedimin e pronës kriminale. Ai u shpreh i penduar, ndërsa mbrojtësi i tij theksoi se roli i tij në trafikun e drogës ishte i kufizuar dhe të ardhurat financiare jo të konsiderueshme. Megjithatë, gjykata vuri në dukje se imazhet e kapura në telefon tregonin arrogancë dhe shfaqje të pasurisë, duke përfshirë para, armë dhe orë të shtrenjta. Gjyqtari, duke marrë parasysh që ishte dënimi i tij i parë, i dha 25 muaj burg dhe paralajmëroi se një shkelje e ngjashme në të ardhmen do të kishte pasoja më të rënda. Tershalla u shfaq përpara gjykatës përmes lidhjes video nga burgu HMP Bullingdon, ndërsa autoritetet britanike theksuan rëndësinë e luftës kundër shpërndarjes së drogës në komunitet.

134.5K views


💾

Një qytetar ka denoncuar një vjedhje të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Laprakës, ku i është marrë çanta e dorës me dokumente shumë të rëndësishme...

By: @joq
12 February 2026 at 09:00

Një qytetar ka denoncuar një vjedhje të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Laprakës, ku i është marrë çanta e dorës me dokumente shumë të rëndësishme brenda. Autori i dyshuar i ngjan personazhit të njohur “Clevioli”, duke i shtuar një dimension qesharak, por edhe të pakëndshëm. Në çantë ndodheshin pasaporta, karta bankare dhe dokumente zyrtare gjermane, të cilat janë të domosdoshme për qytetarin që të kthehet pranë familjes në Gjermani. Humbja e tyre e ka lënë të pamundur udhëtimin dhe përballimin e çështjeve të tij personale. Qytetari ka publikuar fotografinë e hajdutit dhe ofron një shpërblim prej 1,000 eurosh për këdo që mund ta identifikojë me emër dhe mbiemër. Ai bën thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndihmojnë në kapjen e personit që ka kryer këtë akt të papranueshëm. Kushdo që ka informacion mund të kontaktojë në numrin: +355 68 921 4260.

125.8K views


💾

Banorët e Kallmetit thonë se rruga e tyre ishte lënë pas dore nga Bashkia Lezhë me kryetar Pjerin Ndreu, ndërsa gjendja ishte shumë e keqe. Situata u ...

By: @joq
12 February 2026 at 09:00

Banorët e Kallmetit thonë se rruga e tyre ishte lënë pas dore nga Bashkia Lezhë me kryetar Pjerin Ndreu, ndërsa gjendja ishte shumë e keqe. Situata u përkeqësua deri sa dy vëllezër së bashku me një banor tjetër të rrugës vendosën ta rregullojnë vetë, duke treguar se institucioni nuk ka ndërhyrë për të zgjidhur problemin. Banorët kërkojnë që Bashkia të japë llogari për investimet e bëra dhe të marrin masa për përmirësimin e infrastrukturës. "Përshëndetje JOQ! Banorët e Kallmetit janë lënë pas dore nga Pjerin Ndreu. U çuan dy vëllezër së bashku me një banor tjetër të asaj rruge dhe e rregulluan vetë situatën. Çfarë do të thotë kjo? Mos vallë Bashkia nuk e publikon sepse nuk i intereson, apo mendojnë se populli nuk e kupton se çfarë investimi është bërë? Ju faleminderit nëse mund ta publikoni, dhe ju lutem anonim, sepse kemi frikë se na rrezikohet puna", shkruan banori.

30K views


💾

Ne rubrikën “Si sot” kujtojmë edhe 106 vjetorin e Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë. Qyteti ka ndryshuar rrënjësisht që nga 1920-a, duke u shndërruar...

By: @joq
12 February 2026 at 09:00

Ne rubrikën “Si sot” kujtojmë edhe 106 vjetorin e Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë. Qyteti ka ndryshuar rrënjësisht që nga 1920-a, duke u shndërruar nga një vend i vogël me pak mijëra banorë në një metropol të ngarkuar me mbi një milion njerëz. Por ndërsa kullat dhe ndërtimet e larta janë bërë simbol i zhvillimit, banorët përballen me sfida të përditshme, rrugë të mbipopulluara, trafik të pandalshëm dhe mungesë të hapësirave publike. Lagjet e reja janë mbushur me apartamente dhe pallate, por shërbimet themelore për komunitetin mungojnë. Fëmijët nuk kanë çerdhe apo shkolla të mjaftueshme, qendrat shëndetësore nuk i përmbushin nevojat e popullsisë, dhe hapësirat publike janë të pakta. Banorët kontribuojnë me taksa dhe pagesa të ndryshme, por investimet nuk kanë shkuar aty ku duhet, duke krijuar një qytet ku infrastruktura sociale nuk i përmbahet rritjes së tij. Në këtë përvjetor, Tirana duhet të reflektojë mbi të ardhmen e saj. Nuk mjafton të ndërtohen kulla dhe të rritet betonizimi qyteti duhet të planifikohet për njerëzit, transport publik funksional, shkolla dhe qendra shëndetësore të qasshme, hapësira të gjelbra dhe qytete që funksionojnë. Pas 106 vitesh, sfida nuk është më të ndërtohet kryeqyteti i shtetit, por një qytet i vërtetë, i jetueshëm për çdo banor. Si mendoni ju, a mund të bëhet Tirana një qytet funksional për banorët, apo do të vazhdojë të rritet vetëm me kulla pa shërbime?

6546 views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Rruga e fshatit Podgorie, në rrethin e Korçës, bashkia Maliq, ndodhet në një gjendje shumë të rëndë, duke krijuar vështirësi serioze për banorët e zon...

By: @joq
11 February 2026 at 17:00

Rruga e fshatit Podgorie, në rrethin e Korçës, bashkia Maliq, ndodhet në një gjendje shumë të rëndë, duke krijuar vështirësi serioze për banorët e zonës. Dëmtimet e shumta në infrastrukturë e bëjnë pothuajse të pamundur qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve, sidomos gjatë kushteve të këqija atmosferike. Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e ndërhyrjes nga bashkia Maliq me kryetar Gëzim Topçiun dhe kërkojnë që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt. Ata theksojnë se kjo rrugë është jetike për lëvizjen e përditshme dhe për lidhjen e fshatit me zonat përreth. “Përshëndetje JOQ! Dua të publikoj një ankesë për një rrugë në fshatin Podgorie, rrethi i Korçës, bashkia Maliq, e cila është në gjendje shumë të rëndë”, shkruan banori.

24.3K views


💾

Eduart Biba, është 45-vjeçari që ditën e djeshme ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak gjatë drejtimit të automjetit në autostradën “Tiranë–Durrës”...

By: @joq
11 February 2026 at 17:00

Eduart Biba, është 45-vjeçari që ditën e djeshme ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak gjatë drejtimit të automjetit në autostradën “Tiranë–Durrës”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Biba ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të problemit shëndetësor dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. 45-vjeçari me origjinë nga Kodër Rrësheni, ishte Oficer i Policisë me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve në Durrësit, qytet ku jetonte prej disa kohësh me familjen, ndërsa më parë ka punuar edhe në Policinë e Lezhës dhe te Mirditës. Familjarët, miqtë dhe kolegët janë tronditur nga ky lajm tragjik dhe ndarje e parakohshme nga jeta e 45-vjeçarit.

38.4K views


💾

Dy persona kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme në Tiranë, në dy ngjarje të ndara. Një burrë ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërs...

By: @joq
11 February 2026 at 17:00

Dy persona kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme në Tiranë, në dy ngjarje të ndara. Një burrë ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa një grua ka vdekur pasi është mbytur gjatë konsumimit të ushqimit në një restorant. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte automjetin në autostradën “Tiranë–Durrës”. Si pasojë, ai ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Policia po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

26.2K views


💾

Banorët e zonës pranë Amfiteatrit të Durrësit kanë dalë sot në protestë paqësore kundër shembjes së banesave të tyre. Si shenjë kundërshtimi, ata kanë...

By: @joq
11 February 2026 at 17:00

Banorët e zonës pranë Amfiteatrit të Durrësit kanë dalë sot në protestë paqësore kundër shembjes së banesave të tyre. Si shenjë kundërshtimi, ata kanë bllokuar përkohësisht rrugën e qarkullimit të automjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur forca policore me furgon, të cilat kanë ndërhyrë për të liruar rrugën dhe kanë larguar protestuesit. Banorët shprehen se kryetarja e Bashkisë së Durrësit nuk ka dalë për t’u përballur me ta, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për dialog dhe transparencë mbi vendimin për shembjet. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve dhe marrjen e masave të menjëhershme. Mesazhi i qytetarit: Ne Durres do shembin shtepiat tek amfiteatri dhe banoret po protestojne ne menyre paqesore, ndalen ne rrugen e makinave, erdhen furgoni i policise dhe i hoqi Sic e shikoni eshte dhe nje djal i paralizuar, patjeter qe kryetarja e bashkise nuk e ka nxjerr fytyren dhe pas thirrjeve te vazhdueshme per ballafaqim, ju lutem raportojeni

10.9K views


💾

120 punonjës të kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, dolën në protestë paraditen e sotme, për shkak se prej 7 muajsh nuk kanë...

By: @joq
11 February 2026 at 17:00

120 punonjës të kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, dolën në protestë paraditen e sotme, për shkak se prej 7 muajsh nuk kanë marrë pagat. Situata ka prekur rreth 120 punonjës, të cilët thonë se po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Sipas protestuesve, numri i punonjësve ka rënë nga 380 në vetëm 120, si pasojë e shkurtimeve të vazhdueshme, ndërsa kjo është protesta e katërt brenda shtatë muajve. Ata theksojnë se pavarësisht se vijojnë punën normalisht, nuk kanë asnjë garanci financiare dhe janë zhytur në borxhe e kredi. Punonjësit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, duke shtuar se premtimet e marra deri tani kanë qenë të kota. Ata paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë paralelisht me punën, deri në shlyerjen e pagave të prapambetura dhe sigurimin e të ardhmes së punësimit.

10.7K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke bërë një thirrje publike për kryetarin Artur Bushi, për ndërhyrje urgjente për rrugën e fshatit Drita...

By: @joq
10 February 2026 at 15:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke bërë një thirrje publike për kryetarin Artur Bushi, për ndërhyrje urgjente për rrugën e fshatit Dritas, Tapizë. Sipas qytetarit, rruga është vetëm 200 metra, por gjendja e saj është e mjerueshme, me gropa dhe pellgje uji dhe askush nuk ka marrë masa për ta shtruar ose rregulluar. “Po lëmë rrogën e muajit duke e shpenzuar për riparime të makinës, për shkak të dëmeve nga kjo rrugë,” deklaron qytetari, duke e cilësuar situatën si një skandal që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ai thotë se bashkë qytetarët përballen çdo ditë me rrezikun e aksidenteve për shkak të gropave dhe sipërfaqes së dëmtuar të rrugës. Qytetari apelon që bashkia të marrë masa urgjente për rikonstruksionin e rrugës, duke shpresuar që një ndërhyrje e shpejtë do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve dhe do të shmangë shpenzimet e panevojshme për riparime të automjeteve.

2278 views


💾

Një tjetër rrezik i hapur për qytetarët po injorohet në autostradën Thuman–Laç. Pranë zonës ku ndodhet një pikë karburanti, rruga është çarë dhe është...

By: @joq
10 February 2026 at 15:00

Një tjetër rrezik i hapur për qytetarët po injorohet në autostradën Thuman–Laç. Pranë zonës ku ndodhet një pikë karburanti, rruga është çarë dhe është krijuar një gropë e madhe, e cila çdo ditë po dëmton automjete dhe po vë seriozisht në rrezik drejtuesit e mjeteve. Sipas denoncimit të qytetarit, vetëm mbrëmjen e kaluar mbi 10 makina kanë pësuar dëmtime në goma, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin, sikur të mos kalonte askush në këtë aks kombëtar. Në një rrugë ku qarkullojnë qindra automjete çdo orë, mungon çdo lloj sinjalizimi, duke e kthyer këtë gropë në një kurth të padukshëm, sidomos gjatë natës ku fushëpamja është e dobët. Pyetja është e thjeshtë: A duhet të humbasë dikush jetën që të ndërhyhet? Qytetari paralajmëron se kjo situatë nuk është më thjesht neglizhencë, por papërgjegjshmëri kriminale, pasi rreziku është i përditshëm dhe i dukshëm. Denoncimi publikohet për të ngritur alarmin publik, në një kohë kur institucionet përgjegjëse duket se presin aksidentin fatal për të lëvizur.

5984 views


💾

Një banor nga zona e Shkozës ka denoncuar për JOQ gjendjen e rënduar të një rruge, e cila prej rreth një muaji është shembur dhe është kthyer në rrezi...

By: @joq
10 February 2026 at 15:00

Një banor nga zona e Shkozës ka denoncuar për JOQ gjendjen e rënduar të një rruge, e cila prej rreth një muaji është shembur dhe është kthyer në rrezik serioz për kalimtarët. Sipas tij, situata ka krijuar frikë te banorët, të cilët druhen se mund të bien poshtë gjatë kalimit, për shkak të mungesës së sigurisë. Banori shprehet se, megjithëse problemi është i njohur prej kohësh, institucionet shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë për riparimin e rrugës. Për të shmangur aksidentet, banorët janë detyruar të vendosin vetë disa gurë dhe shirit sinjalizues, ndërsa apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për zgjidhjen e situatës. “Përshëndetje JOQ nga Shkoza! Ka 1 muaj që është shembur rruga dhe është bërë shumë e rrezikshme. Kemi frikë të kalojmë, sepse rrezikojmë të biem poshtë. Vetëm këta gurë dhe shiritin i kemi vendosur ne si banorë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë”, shkruan banori.

5847 views


💾

Arbitri amator gjerman Pascal Kaiser u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, më shumë se një javë pas propozimi...

By: @joq
10 February 2026 at 15:00

Arbitri amator gjerman Pascal Kaiser u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, më shumë se një javë pas propozimit publik për martesë ndaj partnerit të tij. Sipas L’Équipe, Kaiser ishte bërë i njohur gjerësisht pasi i propozoi martesë të dashurit të tij, Moritz, në stadiumin “RheinEnergie” të Këlnit, gjatë pushimit të ndeshjes së Bundesligës kundër Wolfsburgut, e cila u mbyll me rezultatin 1-0, përpara rreth 50 mijë tifozëve. Propozimi, i transmetuar edhe në televizion, u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u përshëndet gjerësisht si një akt kundër homofobisë, por njëkohësisht shkaktoi reagime të forta në Gjermani. Një ditë para sulmit, Kaiser kishte marrë kërcënime të drejtpërdrejta, ku përmendej edhe vendbanimi i tij. Ai njoftoi policinë, por sipas tij, autoritetet i thanë se nuk kishte rrezik të menjëhershëm. Vetëm rreth 20 minuta pas kësaj përgjigjeje, Kaiser doli në kopshtin e shtëpisë për të pirë një cigare, ku u përball me tre burra që e sulmuan dhunshëm. Ai e lidh drejtpërdrejt sulmin me propozimin publik, duke deklaruar se ishte vënë në shënjestër për shkak të këtij akti. Si pasojë e agresionit, arbitri pësoi një dëmtim në syrin e djathtë.

67.9K views


💾

❌
❌