Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026@joq - TikTok

Durrësi u përfshi sot nga përmbytjet pas vetëm 5 minutash shiu të rrëmbyeshëm, duke paralizuar qytetin dhe duke shkaktuar panik tek kalimtarët. Rrugët...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Durrësi u përfshi sot nga përmbytjet pas vetëm 5 minutash shiu të rrëmbyeshëm, duke paralizuar qytetin dhe duke shkaktuar panik tek kalimtarët. Rrugët kryesore u mbuluan nga uji, dhe qytetarët u detyruan të fusin këmbët në qese të zeza mbeturinash për të kaluar rrugën, pasi Bashkia e Durrësit nuk ka marrë asnjë masë pas përmbytjeve të para një muaji, kur shumë banorë pësuan dëme materiale dhe u regjistrua edhe një viktimë. Në ngjarjen tragjike të mëparshme, Astrit Hysenaj, 54 vjeç, u gjet i pajetë në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak në Plepa. Ai ishte shpallur i humbur më 6 janar, ndërsa më 8 janar trupi i tij u gjet, dyshohet i marrë nga rrjedha e ujit gjatë përmbytjeve. Astrit Hysenaj punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe familjarët e tij kanë mohuar deklaratat e kryebashkiakes Emirjana Sako që pretendonin se ai nuk ishte në detyrë atë ditë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e tij si dhe për shpërdorim detyre dhe vdekje nga pakujdesia. Shumë banorë kanë theksuar mungesën e masave parandaluese nga Bashkia e Durrësit pas përmbytjeve të para, duke theksuar se situata e sotme tregon pamundësinë e qytetit për të përballuar reshjet e dendura, edhe pse ato ishin paralajmëruar nga meteorologët.

1471 views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ku një kamion është përplasur me një makinë. Përplasja ka qenë e fortë,...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ku një kamion është përplasur me një makinë. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të dukshme në automjet, i cili ka rezultuar i ndarë më dysh. Për momentin nuk dihet numri i personave që udhëtonin në automjetet e aksidentuara dhe paraprakisht infromohet se dy persona janë plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të evituar bllokimin e trafikut.

15.7K views


💾

Një qytetar ka dërguar një mesazh dhe një video në redaksinë e JOQ, duke denoncuar sjelljen e rrezikshme të disa shoferëve në rrugët e Tiranës. Në vid...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Një qytetar ka dërguar një mesazh dhe një video në redaksinë e JOQ, duke denoncuar sjelljen e rrezikshme të disa shoferëve në rrugët e Tiranës. Në video duket një makinë që i del papritur përpara, një situatë që mund të shkaktojë aksidente serioze. Ngjarja më e fundit sipas qytetarit ndodhi te mbikalimi i Rinasit, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Ai tregon se shoferët që frenojnë papritur dhe dalin si “fantazma” po rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në trafik dhe fenomeni po përsëritet shpesh. "Përshëndetje si jeni JOQ? Ka dhe nga këta shoferet qe dalin si fantazma dhe frenojnë për të shkaktuar aksident. Mbrëmë te mbikalimi I rinasit. Faleminderit!", shkruan qytetari. Qytetari i bën thirrje autoriteteve dhe policisë rrugore që të shtojnë kontrollet dhe të ndërmarrin masa ndaj shoferëve të pakujdesshëm.

2053 views


💾

Kryeministri Edi Rama duket se ka një talent të veçantë për të kthyer kritikët në bashkëpunëtorë të tij, pas thuajse 1 muaji spekulimesh, ish-deputeti...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Kryeministri Edi Rama duket se ka një talent të veçantë për të kthyer kritikët në bashkëpunëtorë të tij, pas thuajse 1 muaji spekulimesh, ish-deputeti demokrat Dash Sula është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm, ndërkohë që Shkëlqim Hajdari zhvendoset në postin e prefektit të Tiranës. Ironikisht, Sula vetë mohoi çdo kontakt me mazhorancën kur u publikuan lajmet në janar, duke hedhur poshtë zërat dhe duke theksuar se nuk kishte biseduar për këtë detyrë. Por Rama duket se e ka “blerë” ajkën e opozitës në stilin e tij tipik, duke e bërë ish-deputetin demokrat një funksionar të rëndësishëm në vend të kritikës. Emërimi i Sulës vjen në një kohë kur mazhoranca po përpiqet të konsolidojë kontrollin mbi institucionet kyçe, dhe duket se asnjë meritokraci apo transparencë nuk ka ndikuar në vendim. Një ish-kritik i PD-së shndërrohet papritur në një mbështetës të pushtetit të Ramës, duke treguar sesi politika shqiptare shpesh e blen opozitën më lehtë se sa do të pritej. Nga ana tjetër, largimi i Hajdarit dhe zëvendësimi me Sulën përforcon idenë se institucionet e shtetit shndërrohen në monedhë shkëmbimi politik. Rama duket se ka vendosur të bëjë atë që di më mirë, të shndërrojë kritikët e dikurshëm në mbështetës të tij, duke rikrijuar një sistem ku kufiri mes shtetit dhe partisë bëhet gjithnjë e më i paqartë. Ironia më e madhe? Një demokrat që dikur denonconte mazhorancën tani mban çelësat e një institucioni të rëndësishëm të kontrollit shtetëror.

8076 views


💾

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka mbyllur hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka mbyllur hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas një ndërhyrjeje dentare në klinikën “Splendent” rreth 3 vite më parë. Hetimi ka identifikuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore gjatë ndërhyrjes dhe anestezisë, të cilat janë shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë i vdekjes së fëmijës. Shtatë persona janë dërguar në gjyq, duke përfshirë stomatologët Roland Xhaxho, Ina Xhaxho, Marta Gina si dhe mjekët e pediatrisë dhe ekspertët mjekoligjorë për shkelje të protokolleve dhe mashtrim ndaj prindërve. Hetimi zbuloi se ndërhyrja dentare ishte më e gjerë se sa duhej për një fëmijë 3-vjeçar dhe zgjati rreth 5 orë, duke rritur rreziqet e anestezisë dhe infeksioneve. Prindërit e të miturit ishin mashtruar me pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që autopsia tregoi se 6 prej tyre nuk ishin mbushur. StomatologëtIna Xhaxho dhe Marta Gina, akuzohen për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” dhe ushtrim të paligjshëm të aktivitetit, ndërsa hetimi konfirmoi shkelje të protokolleve edhe nga mjekët e spitalit dhe ekspertët e I.M.L.-së. Ekspertët italianë dhe hetimet mjekoligjore konkluduan se shoku septik i rëndë, i shkaktuar gjatë procedurës dentare dhe anestezisë, ishte shkaku kryesor i vdekjes së Brian Spahiut. Prokuroria vlerëson se mosveprimet dhe veprimet e papërshtatshme të të pandehurve gjatë ndërhyrjes dhe trajtimit pas saj lidhen drejtpërdrejt me humbjen tragjike të jetës së fëmijës, duke nxjerrë në pah përgjegjësinë penale të tyre.

8163 views


💾

Norvegjia ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Thorbjorn Jagland, nën dyshimin për korrupsion në lidhje me kontaktet e tij me financieri amerikan...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Norvegjia ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Thorbjorn Jagland, nën dyshimin për korrupsion në lidhje me kontaktet e tij me financieri amerikan dhe shkelësin seksual Jeffrey Epstein. Agjencia norvegjeze kundër korrupsionit, Okokrim, i kërkoi Ministrisë së Jashtme të heqë imunitetin që Jagland kishte si ish-diplomat, për të mundësuar hetimin. Shefi i Okokrim, Pal Lonseth, tha se fokusi i hetimit do të jetë nëse Jagland ka marrë dhurata ose favore për shkak të pozicioneve të tij publike. Jagland përmendet disa herë në dokumentet e publikuara nga autoritetet amerikane për Epstein. Në një email dërguar Epstein më 25 maj 2012, Jagland shkruante për udhëtimet e tij në Tiranë, Jordani, Palestinë dhe Izrael, duke përmendur edhe kontakte të tjera me personalitete të huaja, mes të cilave Barbara Daniels dhe Bill Richardson. Mesazhet nxjerrin në pah lidhje të vazhdueshme dhe shpenzime luksoze gjatë vizitave të tij jashtë vendit. Në një email drejtuar Epstein në 25 maj të 2012-ës, Jagland shkroi: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), ka vajza të jashtëzakonshme.” "Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Do të kthehem të enjten....Nëse nuk e keni telefonuar ende Barbara Daniels, "ju lutem më njoftoni"... Bill Richardson do të donte të telefonate", shkruhet ndër të tjera në mesazh. Jagland shërbeu si kryeministër i Norvegjisë nga 1996 deri në 1997, si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga 2009 deri në 2019, dhe kryesoi Komitetin Norvegjez të Nobelit nga 2009 deri në 2015. Hetimi i ri pritet të hedhë më shumë dritë mbi rolin e tij dhe lidhjet e mundshme me skandalin ndërkombëtar të Epstein.

3972 views


💾

Banorët e fshatit Senisht, në Njësinë Administrative Gorë, Bashkia Maliq, janë të bllokuar prej dy muajsh për shkak të gjendjes së rrugës. Ata njoftoj...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Banorët e fshatit Senisht, në Njësinë Administrative Gorë, Bashkia Maliq, janë të bllokuar prej dy muajsh për shkak të gjendjes së rrugës. Ata njoftojnë se Bashkia Maliq nuk ka ndërmarrë ende asnjë masë për të rregulluar problemin, ndërsa banorët përballen me vështirësi shëndetësore dhe rezervat e zahrireve të bakteve po u mbarojnë. Banorët i bëjnë bashkisë Maliq me kryetar Gëzim Topçiun, që të ndërhyjë sa më parë për përmirësimin e rrugës, duke theksuar se situata është e rëndë dhe po u krijon probleme të mëdha në jetën e përditshme. Ata shprehin shqetësimin e tyre dhe kërkojnë ndihmë të menjëhershme, duke nënvizuar rëndësinë e ndërhyrjes së Bashkisë për komunitetin e tyre. "Përshëndetje JOQ! Jam një banor i fshatit Senisht, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq. Kemi 2 muaj të bllokuar dhe Bashkia Maliq nuk ka marrë asnjë masë. Kemi probleme shëndetësore dhe zahriret e bakteve po na mbarojnë. Ju lutemi të na ndihmoni për rrugën, se kemi problem shumë të madh. Me respekt për ju, Senisht, Gorë", shkruan banori.

4425 views


💾

Rrjolli po jeton prej ditësh nën presionin e një force që nuk njeh dialog dhe nuk njeh kufij: pushtetin e oligarkut Bashkim Ulaj. Banorët kanë dalë në...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Rrjolli po jeton prej ditësh nën presionin e një force që nuk njeh dialog dhe nuk njeh kufij: pushtetin e oligarkut Bashkim Ulaj. Banorët kanë dalë në protestë jo për kapriço, por për të mbrojtur tokën e tyre, ndërsa përballë tyre qëndron një biznes i madh që sillet si pronar absolut i territorit dhe i shtetit njëkohësisht. Edhe sot, pavarësisht motit të keq, banorët nuk janë tërhequr. Ata kanë zgjedhur të përballen me policinë dhe me punëtorët e Ulajt, sepse alternativa tjetër do të ishte heshtja dhe dorëzimi. Dhe heshtja është pikërisht ajo që oligarkët kërkojnë: një terren bosh, pa zë, pa kundërshtim, pa njerëz. Bashkim Ulaj nuk po ndërton thjesht një projekt. Ai po imponon një model ku paraja shkel mbi pronën, ku investimi shoqërohet me polici dhe ku qytetari trajtohet si pengesë. Kur punimet vazhdojnë mes përplasjeve dhe tensionit, përgjegjësia nuk është e banorëve, por e atij që ka zgjedhur forcën në vend të zgjidhjes. Pamjet nga Rrjolli janë një akuzë e hapur ndaj këtij modeli grabitqar: banorë që mbrojnë tokën e tyre me trup, përballë një oligarku që lëviz i mbrojtur nga uniforma blu dhe nga vetë shteti. Bashkim Ulaj mund të ketë para, ndikim dhe lidhje me pushtetin, por nuk ka të drejtë morale të kalojë mbi njerëzit. Rrjolli po e thotë qartë: Shqipëria nuk është pronë e oligarkëve. Kjo nuk është më thjesht një protestë. Është një përballje mes qytetarëve dhe një sistemi që mbron të fortin dhe shtyp të dobëtin.

3054 views


💾

Bitcoin, kriptomonedha më e njohur në botë, ka pësuar sërish një rënie të ndjeshme, duke thelluar humbjet pas një jave të vështirë për tregjet financi...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Bitcoin, kriptomonedha më e njohur në botë, ka pësuar sërish një rënie të ndjeshme, duke thelluar humbjet pas një jave të vështirë për tregjet financiare. Të premten në mëngjes, çmimi i saj ra me gati 14 për qind, duke u tregtuar rreth 62 900 dollarë. Kjo rënie vjen pas një serie humbjesh që nisën fundjavën e kaluar, kur Bitcoin zbriti nën nivelin e 80 000 dollarëve. Pas zhvlerësimit të fundit, kriptomonedha ka humbur rreth një të tretën e vlerës së saj që nga fillimi i vitit, duke konfirmuar edhe një herë luhatjet e forta që e karakterizojnë. Bitcoin kishte shënuar rritje të fortë në fund të vitit 2024, pasi rizgjedhja e Presidentit të SHBA, Donald Trump, krijoi pritshmëri për një qasje më miqësore rregullatore ndaj kriptomonedhave. Në dhjetor të atij viti, ajo arriti për herë të parë nivelin e 100 000 dollarëve. Megjithatë, që prej tetorit, kur shënoi një rekord historik mbi 127 000 dollarë, tregu ka hyrë në një trend rënës, i ndikuar nga pasiguritë gjeopolitike dhe rregullatore. Një projektligj për rregullimin e aseteve digjitale, i mbështetur nga Trump, ka mbetur i bllokuar në Senatin amerikan për shkak të përplasjeve mes bankave dhe kompanive të kriptomonedhave. Rënia e Bitcoin vjen në një kohë kur edhe tregjet globale të aksioneve dhe mallrave po përjetojnë presion. Indekset kryesore në SHBA dhe Azi kanë shënuar humbje, ndërsa edhe metalet e çmuara, përfshirë arin dhe argjendin, kanë vijuar rënien e çmimeve, duke reflektuar një klimë të përgjithshme pasigurie në tregjet financiare.

23.6K views


💾

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Toskanë, Itali, ku katër anëtarë të familjes shqiptare Kola humbën jetën nga helmimi me monoksid karboni në sh...

By: @joq
6 February 2026 at 22:00

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Toskanë, Itali, ku katër anëtarë të familjes shqiptare Kola humbën jetën nga helmimi me monoksid karboni në shtëpinë e tyre në Via Galgani 186, në Porcari të Luccës.  Alarmi u dha të mërkurën në mbrëmje nga Hajdar Kola, 22 vjeç, i cili telefonoi urgjencën sepse motra e tij Xhesika, 15 vjeçe, ishte pa ndjenja. Gjatë telefonatës, edhe prindërit Arti 48 vjeç dhe Jonida Kola 43 vjeçe u rrëzuan, ndërsa djali nuk arriti ta përfundonte thirrjen. Ambulanca nuk arriti menjëherë në shtëpi sepse adresa u dha gabim, pasi familjarët ishin tashmë të helmuar nga gazi, i cili nuk ka erë dhe nuk ndihet. Forcat e shpëtimit hynë në banesë rreth orës 21:45, gati dy orë më vonë, dhe i gjetën të katër pa jetë në dhomën e vajzës Xhesika. Edhe disa shpëtimtarë dhe xhaxhai i tyre, Durim Kola, u ndjenë keq dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Familja Kola jetonte në Itali prej pesë vitesh dhe ishte zhvendosur në këtë shtëpi vetëm pesë muaj më parë. Bojleri i banesës dyshohet se ka lëshuar monoksid karboni për shkak të një defekti ose instalimi të gabuar. Prokuroria e Luccës ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e tragjedisë, ndërsa komuniteti shqiptar dhe shkolla e Xhesikës janë tronditur thellë nga kjo humbje e madhe.

68K views


💾

Yesterday — 5 February 2026@joq - TikTok

Banorët e zonës historike të Durrësit dolën sërish në protestë përpara Bashkisë së qytetit, duke kundërshtuar vlerën e shpronësimeve që parashikohen n...

By: @joq
6 February 2026 at 12:00

Banorët e zonës historike të Durrësit dolën sërish në protestë përpara Bashkisë së qytetit, duke kundërshtuar vlerën e shpronësimeve që parashikohen në kuadër të projektit “TID Durrës”. Duke i kërkuar kryebashkiakes Sako të japë dorëheqjen, banorët kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të procedurave që prekin 74 familje, duke e cilësuar projektin si të padrejtë dhe me elementë korrupsioni. Gjatë tubimit në sheshin qendror, protestuesit akuzuan deputetët socialistë që kanë mbështetur projektin, duke theksuar se asnjë prej tyre nuk ka zhvilluar takime me familjet që rrezikojnë të humbasin banesat dhe bizneset. Banorët shprehën indinjatën për mungesën e dialogut dhe transparencës nga institucionet. Në të njëjtën kohë, qytetarë të tjerë durrsakë firmosën një peticion në mbështetje të familjeve të prekura, duke kundërshtuar shpronësimet me vlera që i konsiderojnë shumë të ulëta. Protestat, që vijojnë prej më shumë se një muaji, synojnë pezullimin e projektit “TID Durrës” dhe rishikimin e vendimeve që prekin zonën historike të qytetit. Projekti TID synon të ndryshojë qendrën historike të qytetit.

4994 views


💾

Një incident është raportuar gjatë protestës së banorëve në Rrjoll të Velipojës kundër ndërtimit të një resorti “Blue-Borgo” të Bashkim Ulajt që po nd...

By: @joq
6 February 2026 at 12:00

Një incident është raportuar gjatë protestës së banorëve në Rrjoll të Velipojës kundër ndërtimit të një resorti “Blue-Borgo” të Bashkim Ulajt që po ndërtohet në tokën e banorëve të zonës. Sipas pamjeve dhe dëshmive të shpërndara në rrjetet sociale, një person me veshje civile është parë duke bërtitur dhe duke ushtruar dhunë fizike ndaj protestuesve. Qytetarët pretendojnë se personi në fjalë është identifikuar si Armand Muça. Armand Muça ka shërbyer më herët si pjesë e stafit të sigurisë së kryeministrit Edi Rama, çka ilustrohet edhe nga fotografi të publikuara online. Pamjet e shpërndara kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa protestuesit kërkojnë sqarime për praninë dhe veprimet e tij gjatë protestës, duke theksuar se ai nuk mbante asnjë shenjë identifikuese zyrtare. Muça është përmendur edhe më parë në situata tensioni me qytetarë, veçanërisht pas emërimit të tij si shef i Rendit në Elbasan. Banorë të zonave të ndryshme, përfshirë Labinot-Fushën dhe Bradasheshin, kanë deklaruar se ai ka qenë i përfshirë në përplasje fizike gjatë protestave, duke e përshkruar si agresiv. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet për këto pretendime.

778 views


💾

Personat në foto janë Arti Kola, 48 vjeç, (kryefamiljar) bashkëshortja e tij Jonida Kola, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 23 vjeç, dhe X...

By: @joq
6 February 2026 at 12:00

Personat në foto janë Arti Kola, 48 vjeç, (kryefamiljar) bashkëshortja e tij Jonida Kola, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 23 vjeç, dhe Xhesika Kola, 15 vjeçe. Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën mbrëmjen e kaluar në qytetin e Lucca-s, në Itali, si pasojë e asfiksimit nga gazi brenda banesës së tyre, në një ngjarje që ka tronditur komunitetin shqiptar dhe opinionin publik. Sipas mediave italiane, familja sapo kishte shtruar darkën kur dyshohet se një sasi gazi ka rrjedhur nga kaldaja e ngrohjes, duke shkaktuar helmimin fatal. Alarmin e ka dhënë vëllai i Arti Kolës, i cili pasi nuk mori përgjigje pas disa trokitjesh në derë, njoftoi karabinierët. Ata hynë me forcë në banesën trekatëshe dhe u përballën me skenën dramatike, ku katër trupat e pajetë ndodheshin përtokë. Si pasojë e ekspozimit ndaj gazit, edhe xhaxhai i fëmijëve humbi ndjenjat dhe u transportua me urgjencë në spital. Mësohet se Arti Kola punonte në një fabrikë, bashkëshortja e tij ishte shtëpiake, ndërsa djali i madh ishte elektricist dhe vajza studente. Banesa ishte blerë rreth tre vite më parë dhe ishte restauruar pjesërisht nga vetë kryefamiljari. Prokuroria italiane ka urdhëruar sekuestrimin e shtëpisë, ndërsa autoritetet, në bashkëpunim me zjarrfikësit, po hetojnë nëse kaldaja ishte e regjistruar, e instaluar sipas rregullave dhe e kontrolluar në mënyrë periodike.

5637 views


💾

Pasi protestuan për 3 ditë në Rrjoll të Velipojës, banorët janë paraqitur sërish në dyert e SPAK, duke kërkuar ndalimin e punimeve për ndërtimin e res...

By: @joq
6 February 2026 at 12:00

Pasi protestuan për 3 ditë në Rrjoll të Velipojës, banorët janë paraqitur sërish në dyert e SPAK, duke kërkuar ndalimin e punimeve për ndërtimin e resortit luksoz “Blue-Borgo”. Ata pretendojnë se ky investim po realizohet në tokat e tyre të trashëguara dhe se dokumentet e pronësisë janë falsifikuar, ndaj kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe ndërprerje të punimeve. Banorët kundërshtojnë projektin e biznesmenit Bashkim Ulaj, botues pranë familjes Berisha dhe vëllezërve të tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj, duke e akuzuar se po ndërton në tokat e tyre të trashëguara. Kjo është hera e dytë që ata shkojnë në SPAK, pasi më 25 mars të vitit të kaluar depozituan një kallzim penal për firmën ndërtuese dhe për personat që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat e pronave në Baks-Rrjoll. Protestat e banorëve kanë sjellë tensione me policinë, ku një i moshuar protestues humbi ndjenjat gjatë përplasjes, ndërsa efektivët nuk ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Resorti “Blue-Borgo” ka marrë statusin special si “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje” më 31 dhjetor 2024 dhe parashikon ndërtimin e vilave dhe hoteleve luksoze në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në kufi mes Ranës së Hedhun dhe Baks-Rrjoll. Leja e ndërtimit u firmos më 15 janar 2025 nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por banorët akuzojnë se institucioni dhe privatët po përdorin dhunë për të shtypur kundërshtimin e tyre.

22K views


💾

Arti Kola, 48 vjeç, Jonida Kola, 43 vjeçe, Hajdar Kola, 22 vjeç, dhe Xhesika Kola, 15 vjeçe, janë identifikuar si katër anëtarët e familjes shqiptare ...

By: @joq
6 February 2026 at 12:00

Arti Kola, 48 vjeç, Jonida Kola, 43 vjeçe, Hajdar Kola, 22 vjeç, dhe Xhesika Kola, 15 vjeçe, janë identifikuar si katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali si pasojë e rrjedhjes së monoksidit të karbonit në banesën e tyre. Emrat u bënë publikë nga Kryetari i komunës së Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shprehu trishtimin e komunitetit dhe i bëri thirrje bashkësisë të qëndrojë pranë të afërmve në këtë moment zie. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth kohës së darkës, ndërsa familja kishte bërë gati tryezën për të ngrënë pa e ditur se po përballej me një rrezik fatal. Alarmin e dha vëllai i kryefamiljarit, i cili, pasi nuk arriti të kontaktonte me ta, njoftoi karabinierët. Në mbërritje, policia u detyrua të hapë derën me forcë dhe gjeti katër anëtarët e familjes të pajetë në dysheme. Gjatë ndërhyrjes, një familjar tjetër humbi ndjenjat për shkak të ekspozimit ndaj monoksidit, por u shpëtua falë reagimit të shpejtë të karabinierëve dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Cisanellos, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Një ngjarje e rëndë që rikthen në vëmendje rrezikun e gazit të padukshëm dhe nevojën për masa parandaluese më të forta në banesa, veçanërisht për familjet që jetojnë larg vendit të origjinës dhe përballen me kushte të vështira.

111.2K views


💾

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Vatikanin si skenë për të kërkuar udhëzim në rrugën e së mirës, në një moment kur politikat e ndjekura prej vitesh n...

By: @joq
6 February 2026 at 12:00

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Vatikanin si skenë për të kërkuar udhëzim në rrugën e së mirës, në një moment kur politikat e ndjekura prej vitesh në vend kanë lënë mjaft qytetarë duke u përpjekur të gjejnë vetë se ku ndodhet kjo rrugë. Lutjet marrin një peshë tjetër kur artikulohen nga një drejtues politik, politikat e të cilit prej vitesh janë në qendër të debateve për drejtësinë sociale, emigracionin masiv dhe mënyrën e qeverisjes. Në praktikë, “rruga e së mirës” është shoqëruar me koncesione pa garë, partneritete publike private të dyshimta dhe reforma që qytetarët i kanë ndjerë më shumë në xhep sesa në rritje të mirëqenies, socialistë që vjedhin taksat e popullit, rrugë të lëna rrugëve, familje me ekonomi të dobët. Ndërsa në fjalimet e tij Shqipëria paraqitet si prioritet absolut sa lutet dhe për të, Rama lutet dhe për ata që i largoi vetë nga Shqipëria. Dashuria për Shqipërinë shprehet bukur me fjalë, por matet realisht me vendime dhe për to, qytetarët vazhdojnë të presin që “rruga e së mirës” të mos mbetet vetëm një slogan. Kryeministër, politika matet me vendime konkrete dhe për to, as lutja më e sinqertë nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë përpara qytetarëve.

28.6K views


💾

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të një familjeje, që dyshohet se është me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën si pasojë e...

By: @joq
6 February 2026 at 12:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të një familjeje, që dyshohet se është me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën si pasojë e helmimit me monoksid karboni. Tragjedia u shënua mbrëmjen e së mërkurës në Rughi, një qytet në provincën e Luccës, ku familja u gjet e pajetë brenda banesës së saj. Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët e tyre, 22 dhe 15 vjeç. Sipas medias italiane Corriere della Sera, vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi në shtëpi pasi nuk po merrte përgjigje nga familjarët, u transportua në gjendje kritike në spitalin Cisanello në Piza. Gjithashtu, dy efektivë policie që ndërhynë në vendngjarje u helmuan lehtë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e emergjencës, ambulancat dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke hyrë në banesë për të shpëtuar persona të mundshëm të mbijetuar. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të shpërthimit të monoksidit të karbonit, ndërsa ngjarja ka tronditur thellë komunitetin lokal.

18.8K views


💾

Një fenomen i çuditshëm në inbox: një djalë që bën “bujari” me lekët e të fejuarës, duke i bërë dhurata një vajze tjetër. Vajza në foto, sapo e mori v...

By: @joq
6 February 2026 at 12:00

Një fenomen i çuditshëm në inbox: një djalë që bën “bujari” me lekët e të fejuarës, duke i bërë dhurata një vajze tjetër. Vajza në foto, sapo e mori vesh, mori arushin dhe e hodhi në plehra. Karma apo minimumi që meritonte?

2821 views


💾

Një zhvillim që la pa fjalë disa aktivistë LGBT: Jeffrey Epstein diskutoi me biologë amerikanë në vitin 2018 për shtyrjen e ideologjisë transgjinore t...

By: @joq
6 February 2026 at 12:00

Një zhvillim që la pa fjalë disa aktivistë LGBT: Jeffrey Epstein diskutoi me biologë amerikanë në vitin 2018 për shtyrjen e ideologjisë transgjinore te të miturit për “kastrimin”, vite përpara se transgjinorizmi të glorifikohej gjerësisht në media. —————— Është shumë e thjeshtë do të bëj dallimin mashkull-në-femër me femër-në-mashkull. Me kontroll më të madh molekular mbi zhvillimin, ne po bëhemi gjithnjë e më të aftë të prodhojmë fenotipe të reja burra më femërorë, duke bllokuar receptorët e testosteronit (ose kastrimin) dhe, në të njëjtën kohë, duke rritur prodhimin e estrogjenit e para bllokon tiparet mashkullore, e dyta inkurajon tiparet femërore. Gra më mashkullore dozë e rëndë testosteroni efekte të jashtme të pabesueshme, burra shumë me mjekër, nuk do ta merrje kurrë me mend se kishin një kockë femërore në trupin e tyre. Lloji i parë — mashkull → femër është 4 herë më i shpeshtë sesa femër → mashkull. I pari është tërheqës ai është një grua me një [censuruar], kështu që nëse fantazia jote është të [censuruar] një [censuruar] të një burri, përndryshe je plotësisht heteroseksual, do të ishte shumë më mirë nëse pjesa tjetër e organizmit është femër, atëherë merr më të mirën e të dy botëve. Shumë gra transseksuale janë shumë tërheqëse dhe fitojnë lehtësisht para, gjë që nga ana tjetër, sipas tyre, promovon prostitucionin e tyre pasi duhet të paguajnë tarifa të larta për injeksione çdo javë, por ato janë seksualisht të lumtura pasi të kesh arritur burrërinë, edhe kastrimi nuk e pengon ndjesinë e orgazmës. Në kontrast me versionet e varfra femër në mashkull, ato janë të palumtura dhe të vetmuara janë burra me [censuruar], më e keqja e të dy botëve. Nëse të pëlqejnë burrat mashkullorë me erë, ti do atë [censuruar] të fortë që vjen me shfaqjen nuk do një nga strukturat më komplekse dhe të ndryshueshme të natyrës, [censuruar] që është një shije e fituar dhe jo me nje burrë. Ka qindra video dhe faqe interneti të Trans femër; nuk kam parë kurrë një mashkull. Meqë ra fjala, tani po e shtyjmë ndërhyrjen më herët kështu që vëren se djali yt 3-vjeçar ka prirje trans, kështu që tani ndërhyn me hormone do të isha i frikësuar ta bëja këtë por kush e di?

4114 views


💾

❌
❌