Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026@joq - TikTok

Shtetet e Bashkuara duket se janë pranë një vendimi kritik: një goditje ushtarake ndaj Iranit mund të ndodhë brenda pak ditësh. Objektivat e mundshme...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Shtetet e Bashkuara duket se janë pranë një vendimi kritik: një goditje ushtarake ndaj Iranit mund të ndodhë brenda pak ditësh. Objektivat e mundshme janë të parashikueshme, që nga bazat ushtarake e raketat balistike, deri te programi bërthamor. Por ajo që mbetet e paqartë është pasoja reale e një sulmi të tillë. Nëse Presidenti Donald Trump vendos të urdhërojë sulmin, analistët ngrenë 7 skenarë që mund të ndryshojnë gjithë Lindjen e Mesme: 1. Rrëzimi dhe kaosi: SHBA kryen goditje precize me shpresën se regjimi do të rrëzohet. Por historia në Irak dhe Libi tregon se rrëzimi i një pushteti shpesh hap vite të tëra kaosi në vend të stabilitetit. 2. Moderimi me forcë: Një mundësi ku Republika Islamike mbijeton, por detyrohet të ndalojë mbështetjen për grupet militante dhe të frenojë programin bërthamor. Skeptikët e shohin këtë si të vështirë, duke njohur natyrën sfiduese të Teheranit. 3. Diktatura ushtarake: Vendi mund të mos shkojë drejt demokracisë, por të kalojë nën një qeverisje të ashpër të Gardës Revolucionare (IRGC), e cila kontrollon aparatin e sigurisë. 4. Zinxhiri i hakmarrjes: Një kundërpërgjigje iraniane mund të përfshijë goditje ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik, si Bahreini apo Katari, dhe sulme ndaj Izraelit apo Jordanisë, duke ndezur gjithë rajonin. 5. Bllokimi i Hormuzit: Nëse Irani minon këtë ngushticë, një pjesë e madhe e naftës botërore bllokohet. Pasojat? Rritje e menjëhershme e çmimeve dhe goditje e rëndë për ekonominë globale. 6. Sulmet “Swarm”: Përmes shumë dronëve dhe mjeteve të shpejta, Irani mund të tentojë të fundosë një anije luftarake amerikane. Ky skenar do të ishte poshtërim për SHBA-në dhe do të niste një luftë të hapur. 7. “Siriizimi” i Iranit: Skenari më i frikshëm ku një shtet me 93 milionë banorë zhytet në luftë civile, duke sjellë katastrofë humanitare dhe valë refugjatësh drejt Europës. Në fund, pyetja që mbetet: a ekziston një plan për “ditën pas”? Rreziku më i madh është që një goditje e nisur për arsye politike të hapë një konflikt pa fund dhe të paparashikueshëm.

26.7K views


💾

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një nga dosjet më të mëdha të dokumenteve të lidhura me skandalin e Jeffrey Epstein, duke hedhur në dritë një volum...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një nga dosjet më të mëdha të dokumenteve të lidhura me skandalin e Jeffrey Epstein, duke hedhur në dritë një volum rekord materialesh që pritet të ndezë edhe një herë debatet globale për rrjetin e tij të kontakteve, mbrojtjet e mundshme dhe heshtjen e gjatë që e rrethoi këtë çështje. Publikimi vjen pas miratimit të një ligji vitin e kaluar që kërkon më shumë transparencë mbi dosjet e Epstein dhe çfarë ka mbetur e pazbardhur. Sipas të dhënave të bëra publike, në total janë publikuar rreth 3 milionë faqe dokumente, 180 mijë foto dhe rreth 2 mijë video, ku përfshihen materiale që lidhen me periudhën e burgimit të Epstein, raportime psikologjike, detaje rreth vdekjes së tij në paraburgim, si edhe prova dhe dosje hetimore që përfshijnë bashkëpunëtorë të tij, mes tyre edhe Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim seksual. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se në këto dosje gjenden edhe komunikime elektronike mes Epstein dhe figurave të njohura të profilit të lartë, disa prej të cilave datojnë prej më shumë se një dekade, pikërisht në një periudhë kur ai tashmë kishte pasur probleme serioze ligjore për abuzime ndaj të miturve. Kjo ngre pyetjen kryesore që po shtrohet sot në opinionin publik: si është e mundur që kaq shumë emra të rëndësishëm shfaqen në komunikime, ndërsa rrjeti i tij vazhdoi të funksiononte për vite? Në dokumentet e publikuara përmendet edhe Princi Andrew i Britanisë, ku disa email-e tregojnë shkëmbime mes tij dhe Epstein për darka private në Buckingham Palace dhe plane për t’u prezantuar me një grua ruse. Në një foto të përfshirë në dosje, princi shfaqet në një pozicion të pazakontë mbi një grua, megjithatë dokumentet nuk bashkëngjisin prova të ndonjë krimi dhe Andrew ka mohuar çdo keqbërje. Po ashtu, në dosje shfaqet edhe emri i Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew, e cila në një email të vitit 2009 i drejtohej Epstein si “shoku im i shquar dhe special”, duke sugjeruar takime dhe ide biznesi. Një tjetër emër që del në dokumente është Richard Branson, themeluesi i Virgin Group, ku përmenden shkëmbime mes tij dhe Epstein. Në një nga komunikimet, Branson shprehet se do donte ta vizitonte “sa herë të ishte në zonë”, ndërsa përmendet edhe një shaka për “haremin”, term që kompania e tij e ka sqaruar se i referohej disa kolegeve të ekipit dhe jo ndonjë nënkuptimi tjetër. Në dosje përmendet edhe Lord Peter Mandelson, ku email-e të vitit 2009 sugjerojnë se Epstein i kishte dërguar 10 mijë paund bashkëshortit të Mandelson, Reinaldo Avila da Silva, së bashku me një kërkesë për ndihmë financiare. Mandelson ka pranuar se e njihte Epstein dhe është shprehur se kishte “rënë pre e gënjeshtrave të tij”, por ka mohuar çdo përfshirje në veprime të paligjshme. Emri i Elon Musk shfaqet në disa email-e të viteve 2012 dhe 2013, ku ai shfaqet kurioz për “festat më të egra në ishullin” e Epstein dhe diskutojnë mundësinë e një udhëtimi. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që Musk ka shkuar në ishull apo ka kryer shkelje, ndërsa ai vetë ka thënë se mesazhet mund të keqinterpretohen dhe ka dënuar publikisht krimet e Epstein. Në dosje dalin edhe pretendime që lidhen me Bill Gates, përfshirë një email të supozuar që flet për pasoja nga “seks me gra ruse”. Zëdhënësi i Gates e ka quajtur këtë pretendim “absurd dhe të rremë”, duke theksuar se dokumentet në fakt nxjerrin më shumë në pah frustrimin e Epstein që nuk kishte arritur të krijonte një miqësi të ngushtë me Gates. Ndërkohë, dokumentet përmbajnë edhe një sërë referencash për Donald Trump, i cili përmendet qindra herë. Në dosje përmendet edhe një listë e FBI-së me akuza të pazbuluara të mbledhura nga thirrje në një qendër tipsesh, por shumica e tyre mbeten të pabazuara dhe të pa verifikuara. Deri më tani, asnjë provë e drejtpërdrejtë nuk tregon se Trump është i përfshirë në krimet seksuale të Epstein, ndërsa zyrtarët këmbëngulin se pretendimet ndaj tij nuk janë të provuara dhe do të ishin përdorur tashmë nëse do kishin bazë.

14.3K views


💾

Një fenomen i rrallë atmosferik, i quajtur “paraselene”, u shfaq mbi Moskë dhe zonat përreth. Ky efekt optik ndodh kur drita e Hënës përçohet dhe shpë...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Një fenomen i rrallë atmosferik, i quajtur “paraselene”, u shfaq mbi Moskë dhe zonat përreth. Ky efekt optik ndodh kur drita e Hënës përçohet dhe shpërndahet nga kristalet e akullit në atmosferë, duke krijuar iluzionin e dy ose më shumë “Hënave” në qiell. Nuk është Hëna reale që ndahet, është thjesht drita që reflektohet te kristalet e ngrira lart në ajër, sikur të shihje një ose disa pasqyrime të Hënës anash saj. Rezultati? Një pamje mbresëlënëse dhe e çuditshme në qiell, si dy ose më shumë Hëna njëkohësisht. Fenomene si ky janë të rralla, por ndodhin kur atmosfera ka kristale të rrafshuara akulli dhe Hëna është në një pozicion të favorshëm për reflektim optik. Në pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, shihet qartë ky iluzion i pazakontë, që ka habitur mijëra njerëz.

70.7K views


💾

Një tjetër alarm serioz po ngrihet mbi sistemin e shëndetësisë, këtë herë te çmimet e rimbursimit të barnave. Ajo që duhej të ishte një procedurë norm...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Një tjetër alarm serioz po ngrihet mbi sistemin e shëndetësisë, këtë herë te çmimet e rimbursimit të barnave. Ajo që duhej të ishte një procedurë normale teknike dhe transparente, po shfaqet si një proces i errët, i paqartë dhe me elementë të fortë dyshimi për manipulim. Sipas denoncimeve dhe të dhënave që po qarkullojnë, ndryshimet e fundit në çmimet e rimbursimit janë bërë pa një proces real konsultimi dhe pa sqarime publike mbi metodologjinë. Dhe kjo, në një fushë ku çdo shifër e ndryshuar prek drejtpërdrejt xhepin e shtetit dhe të qytetarëve. Pa konsultim, pa transparencë, po kush vendosi? Një nga problemet kryesore është se procesi thuhet se është zhvilluar pa konsultim të mirëfilltë me kompanitë farmaceutike, të cilat janë palë direkte në këtë sistem. -A ka pasur takime zyrtare? -A ka pasur proces dëgjimor? -A është dokumentuar ndonjë sugjerim? -A është publikuar metodologjia? Për momentin, përgjigjet mungojnë. Dhe kur mungojnë përgjigjet, dyshimi bëhet i pashmangshëm. Vendimi u publikua të shtunën, rastësi apo taktikë? Një detaj që nuk mund të anashkalohet është se ndryshimi i çmimeve është publikuar ditën e shtunë, në një kohë kur administrata funksionon me ritëm minimal dhe reagimi publik është më i ulët. Kjo ngre automatikisht një pyetje që çdo qytetar e bën vetë: Pse u publikua në një ditë “të vdekur”? A punon Ministria e Shëndetësisë të shtunave? Apo vendimi ishte gati prej kohësh dhe u zgjodh qëllimisht një ditë e tillë për ta kaluar pa zhurmë? Kjo nuk është thjesht formale. Në shumë raste, publikimi i vendimeve të debatueshme në fundjavë është një teknikë e njohur për të ulur reagimin dhe shmangur presionin publik, raporton Pamfleti. Rritje nga 3% deri në 4000%: kjo s’është reformë, është alarm Pika më tronditëse është vetë rezultati i përllogaritjes. Sipas të dhënave, rritjet e çmimeve të rimbursimit variojnë nga 3% deri në 4000%. Një rritje 3% mund të jetë korrigjim. Një rritje 10-20% mund të jetë e diskutueshme, por e shpjegueshme. Por 4000%? Kjo nuk është “përmirësim sistemi”. Nuk është “reformë”. Nuk është “gabim teknik”. Është abuzim i pastër financiar, ose së paku kështu duket, derisa Ministria të japë prova për të kundërtën. Kush përfiton nga këto shifra? Kur disa produkte rriten pak, e disa të tjerë “fluturojnë” në shifra marramendëse, lind dyshimi më i madh: -A kemi të bëjmë me trajtim selektiv? -Dhe këtu pyetjet që duhen bërë publikisht janë të drejtpërdrejta: -Cilat produkte kanë marrë rritjet ekstreme dhe pse pikërisht ato? -Cilat kompani janë përfituesit kryesorë? -A ka lidhje politike apo klienteliste me këto kompani? -Kush e ka hartuar formulën e përllogaritjes dhe mbi çfarë baze reale ekonomike? -A është kontrolluar procesi nga ndonjë institucion i pavarur? Nëse do ishte një rritje e përgjithshme e barabartë, do flisnim për inflacion, treg, kosto importi. Por kur diferenca shkon nga 3% në 4000%, nuk është më ekonomi, është trajtim preferencial. Kush e paguan në fund? Qytetari. Ky nuk është debat mes Ministrisë dhe kompanive. Ky është debat për paratë publike. Sepse rritjet e rimbursimit prekin: -fondin e rimbursimit -buxhetin e shtetit -barnat në treg (mund të krijohen mungesa) -dhe mbi të gjitha qytetarët, të cilët ose do paguajnë më shumë, ose do përballen me mungesa medikamentesh Ministria duhet të dalë me dokumente, jo me fraza Nëse Ministria pretendon se kjo është “përllogaritje fantastike”, atëherë ka një detyrim minimal publik: -të publikojë metodologjinë -listën e plotë të produkteve të prekura -listën e plotë të kompanive përfituese -arsyetimin për rritjet ekstreme -dhe emrat e zyrtarëve që kanë firmosur vendimmarrjen Pa këto, çdo deklaratë mbetet fjalë boshe, ndërsa dyshimi për një aferë të rëndë financiare vetëm sa rritet. Sepse kur çmimet rriten deri në 4000%, nuk jemi më te “teknikalitetet”. Jemi te pyetja e madhe: kush po pasurohet me shëndetin e njerëzve?!

13.7K views


💾

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në vetëm 30...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në vetëm 30% të pjesës së parë të lotit të parë të projektit. Sipas të dhënave zyrtare, loti i parë ka një gjatësi prej 4.85 kilometrash dhe përbën rreth 16.7% të gjithë distancës totale të rrugës. Kjo do të thotë se, pas 18 muajsh punë, është përfunduar realisht rreth 4.3% e gjithë rrugës. Me këto ritme, projekti parashikohet të përfundojë në vitin 2059, gjatë mandatit të 13-të qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Një pritje modeste, vetëm 33 vjet larg, për një nga akset që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin mes Kombinatit, Ndroqit dhe zonës së Plepave.

43.2K views


💾

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga Prokuroria e Durrësit, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim kanë dhunua...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga Prokuroria e Durrësit, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim kanë dhunuar një çift dhe i kanë dëmtuar automjetin pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 30 janar 2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla. Pas një konflikti të çastit, shtetasi A. Z., 44 vjeç, në bashkëpunim me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe. Po ashtu, autorët kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasit S. Z. dhe V. R., të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, dhe vijon puna për kapjen e tyre.

56.9K views


💾

Ajo që nisi si një skemë e heshtur në vitin 2017, do të kthehej në një nga mashtrimet më të sofistikuara në historinë e industrisë muzikore. Për pot...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Ajo që nisi si një skemë e heshtur në vitin 2017, do të kthehej në një nga mashtrimet më të sofistikuara në historinë e industrisë muzikore. Për pothuajse shtatë vite me radhë, një burrë nga Karolina e Veriut arriti të mbante të fshehur një "fabrikë" dëgjimesh false, duke mposhtur algoritmet e gjigantëve si Spotify, Apple Music dhe Amazon Music. Arkitekti i "muzikës fantazmë" Bëhet fjalë për Michael Smith, 52-vjeç, nga Cornelius, North Carolina. Sipas prokurorëve amerikanë, Smith nuk ishte thjesht një mashtrues i zakonshëm; ai ishte arkitekti i një sistemi aq të sofistikuar, saqë funksionoi për një kohë të gjatë pa lënë gjurmë, duke i siguruar atij mbi 10 milionë dollarë në të ardhura nga "royalties". Skema: Si u ndërtua perandoria e bot-eve? Sipas aktakuzës federale të bërë publike në shtator 2024 nga Zyra e Prokurorit të SHBA në New York, Smith kishte krijuar një mekanizëm perfekt që operonte në katër shtylla kryesore: Ushtria e llogarive false: Ai krijoi mijëra llogari në platformat streaming duke përdorur email-e të blera dhe emra fiktivë. Dëgjuesit që nuk flenë kurrë: Përdori bot-e automatike (programe kompjuterike) që ishin të programuara të dëgjonin muzikë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Prodhimi industrial me AI: Për të shmangur dyshimet se po dëgjonte të njëjtën këngë miliona herë, ai bashkëpunoi me kompani të Inteligjencës Artificiale për të prodhuar qindra mijëra këngë "pa vlerë", të cilat shërbenin vetëm si mjet për të gjeneruar klikime. Strategjia e "shpërndarjes së hollë": Kjo ishte pika ku Smith shkëlqeu në mashtrim. Në vend që të kërkonte 10 milionë klikime për një këngë të vetme (gjë që do të ndizte alarmet e sigurisë), ai i shpërndau dëgjimet në mijëra këngë të ndryshme. Logjika e tij ishte e thjeshtë por gjeniale: 10,000 këngë me nga 1,000 klikime secila janë pothuajse të padukshme për sistemet anti-fraud, por në fund të muajit, shuma e parave është e njëjtë. Shifrat tronditëse të Departamentit të Drejtësisë Gjatë viteve që sistemi qëndroi aktiv, shifrat që gjeneronte kjo "fabrikë" ishin marramendëse: -661,440 dëgjime në ditë të gjeneruara nga bot-et -1.2 milionë dollarë në vit fitime të pastra -Miliarda dëgjime totale që u vodhën nga fondi i përbashkët që u takonte artistëve realë Fundi i lojës dhe alarmi për industrinë Pas vitesh të tëra operimi në hije, hetimet federale arritën të zbërthenin rrjetin e Smith. Sot, ai përballet me akuza të rënda që mund t'i kushtojnë dekada pas hekurave: -Komplot për mashtrim elektronik (deri 20 vite burg) -Mashtrim elektronik (deri 20 vite burg) -Komplot për pastrim parash (deri 20 vite burg) Ky rast nuk është thjesht një histori krimi, por një kambanë alarmi për epokën e re dixhitale. Ai dëshmon se si Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për të "hakuar" ekonominë e vëmendjes. Nëse një person i vetëm arriti të përfitonte 10 milionë dollarë, pyetja që mundon sot industrinë e muzikës, YouTube-in dhe rrjetet sociale është: Sa "Michael Smith" të tjerë janë ende aty jashtë, duke vjedhur klikime në heshtje?

36.9K views


💾

Një çift nga Florida ka ngritur padi ndaj një klinike fertiliteti, duke pretenduar se përmes fertilizimit “in vitro” u ka lindur një fëmijë që nuk ësh...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Një çift nga Florida ka ngritur padi ndaj një klinike fertiliteti, duke pretenduar se përmes fertilizimit “in vitro” u ka lindur një fëmijë që nuk është biologjikisht i lidhur me asnjërin prej tyre. Sipas Daily Mail, Tiffany Scor dhe Steven Mills iu drejtuan klinikës “IVF Life” rreth pesë vite më parë për të realizuar ëndrrën për t’u bërë prindër. Procedura u krye në prill dhe nëntë muaj më vonë çifti solli në jetë një vajzë. Dyshimet për një gabim nisën pas lindjes, pasi të dy prindërit janë të bardhë, ndërsa foshnja kishte pamje që nuk përputhej me etninë e tyre. Testet gjenetike konfirmuan më pas se fëmija nuk ishte biologjikisht i tyre. Më 22 janar, çifti depozitoi padinë, duke deklaruar se kishin tentuar vazhdimisht të kontaktonin klinikën, por pa marrë përgjigje. Avokati i tyre, Jack Scarola, tha se ata janë të lidhur emocionalisht me vajzën dhe e duan atë, por shqetësohen se në çdo moment prindërit biologjikë mund të paraqiten dhe ta kërkojnë fëmijën. Sipas padisë, ekziston dyshimi se një nga tre embrionet e tyre të ngrira mund të jetë implantuar gabimisht te një paciente tjetër. Çifti kërkon që klinika të njoftojë të gjithë pacientët që kishin embrione të ruajtura një vit para lindjes së vajzës, si dhe të mbulojë kostot e testimeve gjenetike për fëmijët e lindur përmes shërbimeve të saj gjatë pesë viteve të fundit. Në deklarata publike, Scor dhe Mills kanë theksuar se e duan vajzën e tyre dhe shpresojnë ta rrisin atë me sigurinë se nuk do t’u merret, duke shtuar se ndjejnë edhe një “detyrim moral” për të gjetur dhe informuar prindërit biologjikë. Ndërkohë, hetimet ndaj klinikës vijojnë, ndërsa gjykata ka urdhëruar paraqitjen e një plani të plotë për menaxhimin e çështjes, në një kontekst ku më herët janë konstatuar edhe shkelje serioze të standardeve të sigurisë.

146.2K views


💾

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka hedhur në tryezë idenë e krijimit të një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian, duke ar...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka hedhur në tryezë idenë e krijimit të një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian, duke argumentuar se Europa nuk mund të mbështetet më te sistemi aktual i sigurisë. Në një intervistë për gazetën gjermane Tagesspiegel, Fischer deklaroi se garancitë tradicionale të sigurisë nuk janë më të mjaftueshme përballë realiteteve të reja gjeopolitike. “Garancitë e sigurisë amerikane nuk janë më të besueshme nga ky moment. Gjermania pa dyshim ka përgjegjësi për udhëheqjen në Europë, por gjithmonë vetëm së bashku me të tjerët,” u shpreh ai. Fischer theksoi se nuk bëhet fjalë për krijimin e një arme bërthamore kombëtare gjermane, por për një kapacitet të përbashkët të vendeve të Bashkimit Europian, i konceptuar si mjet parandalues dhe mbrojtës për sigurinë e kontinentit. Në një deklaratë që shënon një ndryshim të fortë krahasuar me të kaluarën e tij politike, ish-kryediplomati gjerman tha se sot do të merrte edhe një vendim personal ndryshe: “Nëse do të isha i ri sot, do t’i bashkohesha ushtrisë. Kohët kanë ndryshuar. Jemi të kërcënuar. Duhet të mbrohemi.” Ai shtoi se çarmatimi nuk është më një opsion real, duke nënvizuar se armatimi ushtarak është i domosdoshëm për mbrojtjen e Europës. Sipas Fischer, vetëm përmes forcës dhe parandalimit mund të shmanget një sulm i mundshëm nga një “fqinj i gatshëm për agresion”. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta thoja ndonjëherë këtë. E gjithë karriera ime politike tregonte të kundërtën,” pranoi ai. Propozimi i Fischer vjen në një kohë kur debati mbi autonominë strategjike europiane dhe të ardhmen e NATO-s po bëhet gjithnjë e më i fortë, ndërsa tensionet ndërkombëtare po riformësojnë arkitekturën e sigurisë në Europë.

25.8K views


💾

Izraeli ka kryer të shtunën sulmet ajrore më të rënda prej javësh në Gaza, duke lënë të paktën 27 të vrarë, mes tyre edhe 3 fëmijë, sipas zyrtarëve sh...

By: @joq
1 February 2026 at 11:00

Izraeli ka kryer të shtunën sulmet ajrore më të rënda prej javësh në Gaza, duke lënë të paktën 27 të vrarë, mes tyre edhe 3 fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Raportohet se janë goditur një komisariat policie, shtëpi banimi dhe tenda ku strehoheshin të zhvendosur, në disa zona të Gazës. Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se objektivat ishin komandantë dhe pika të Hamasit si dhe të grupit Xhihadi Islamik, duke thënë se sulmet erdhën pas një shkeljeje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, i arritur në tetor. Hamas reagoi duke thënë se Izraeli e ka shkelur marrëveshjen, por nuk dha detaje nëse anëtarë të tij u goditën. Një nga sulmet më të rënda thuhet se goditi komisariatin Sheikh Radwan në perëndim të qytetit të Gazës, ku sipas burimeve lokale u vranë 10 policë dhe të ndaluar, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për viktima të tjera nën rrënoja. Sulme të tjera goditën dy shtëpi në Gaza City dhe një kamp me tenda në Khan Younis, ku strehoheshin palestinezë të zhvendosur. Në pamje të publikuara nga Gaza shihen ndërtesa të djegura dhe të shkatërruara. Një familjar i 3 fëmijëve të vrarë u shpreh mes lotësh: “Gjetëm tre mbesat e mia në rrugë… çfarë faji kishin ato?” Izraeli tha gjithashtu se sulmet erdhën pas një incidenti të premten, ku sipas tyre 8 persona të armatosur dolën nga një tunel në Rafah. Ushtria izraelite pretendon se 3 u vranë, ndërsa një tjetër u arrestua dhe u cilësua si “komandant i Hamasit”. Hamas nuk ka reaguar për këtë rast. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, mbi 500 persona janë vrarë që prej armëpushimit, shumica civilë. Ndërkohë, autoritetet izraelite thonë se militantët palestinezë kanë vrarë 4 ushtarë izraelitë. Armëpushimi është vënë në pikëpyetje disa herë nga incidente të tilla, ndërsa SHBA po shtyn palët drejt fazave të tjera të marrëveshjes, ku përfshihen çështje të vështira si çarmatimi i Hamasit, tërheqja izraelite dhe vendosja e një force ndërkombëtare paqeruajtëse.

9596 views


💾

Yesterday — 31 January 2026@joq - TikTok

Shqipëria ka shënuar një rekord historik në vitin 2025, pasi për herë të parë numri i mjeteve rrugore në qarkullim ka kaluar shifrën 1 milion. Të dhën...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Shqipëria ka shënuar një rekord historik në vitin 2025, pasi për herë të parë numri i mjeteve rrugore në qarkullim ka kaluar shifrën 1 milion. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në fund të vitit 2025 në vend qarkullonin gjithsej 1.048.092 mjete, nga të cilat 847 mijë ishin autovetura. Sipas statistikave, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,1% dhe automjetet për transport të përzier me 5,8%. Rritja reflekton zgjerimin e ndjeshëm të flotës së automjeteve në vend gjatë viteve të fundit. Tirana mban peshën më të madhe të mjeteve në qarkullim, me 34,7% të totalit kombëtar, e ndjekur nga Durrësi me 13,6%. Në krahun tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi rezultojnë qarqet me numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%. Vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2025 janë regjistruar për herë të parë 24.854 mjete, ku 81,2% e tyre ishin autovetura. Edhe në regjistrimet e reja, qarku i Tiranës kryeson me 40,3% të totalit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve është rritur me 9,3%, ndërsa regjistrimet e reja kanë shënuar një rritje prej 8,5%. Sa i përket markave, Volkswagen kryeson listën e automjeteve të regjistruara për herë të parë me 18,6%, i ndjekur nga Mercedes Benz me 17,5%. Rritja e flotës së automjeteve ka ndikuar edhe në raportin e makinave për banorë. Sipas INSTAT, në Shqipëri tashmë ka 358 automjete për 1.000 banorë, nga më pak se 200 që ishte disa vite më parë. Megjithatë, ky nivel mbetet nën mesataren europiane prej rreth 550 autovetura për 1.000 banorë dhe ndër më të ulëtit në Europë, duke kaluar vetëm Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

58.3K views


💾

Kur bëhet fjalë për tenderat e shtetit, duket se fituesit dihen ende pa nisur gara. Rasti më i fundit vjen nga AKEP (ish-ERT), institucioni që drejtoh...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Kur bëhet fjalë për tenderat e shtetit, duket se fituesit dihen ende pa nisur gara. Rasti më i fundit vjen nga AKEP (ish-ERT), institucioni që drejtohet nga Gentian Sala. Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH për mirëmbajtjen e sistemeve të monitorimit në Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër e Fier. Por, ajo që të lë pa fjalë nuk është shuma, por mënyra se si janë dhënë këto para. Imagjinoni një garë vrapimi ku merr pjesë vetëm një person. Kush del i pari? Sigurisht, ai që është i vetëm! Kështu ka ndodhur edhe me kompaninë BNT ELECTRONICS në pronësi të Leonard Terpos dhe familjes Bojdani. Dokumentet tregojnë se në këtë tender nuk ka pasur asnjë rival. Kompania ka hyrë e vetme, nuk është shqetësuar nga askush dhe ka marrë në xhep miliona lekë nga taksat tona. Dyshimet për një fitues të paracaktuar shtohen kur sheh llogaritë. Shteti kishte vendosur në dispozicion rreth 202 milionë lekë të vjetra, dhe kompania "fituese" ka kërkuar rreth 200 milionë të vjetra me TVSH. Pra fituesi ka marrë 97% të shumës maksimale. Kur nuk ka rivalë, kompania nuk ka pse e ul çmimin, por kërkon maksimumin e mundshëm, pasi e di që paratë i ka të sigurta. Kuptohet lehtë se ky tender ngre hije të forta dyshimi. Pse nuk morën pjesë kompani të tjera? A ishin kushtet "e qepura" vetëm për një firmë? Dihet se kur nuk ka konkurrencë, nuk ka as kursim dhe as cilësi. Në fund të ditës, janë 200 milionë lekë që dalin nga buxheti i shtetit për një shërbim ku "fituesi" nuk u djersit fare për të mposhtur konkurrencën, sepse thjesht... konkurrenca nuk u lejua ose nuk u duk fare në horizont.

22.9K views


💾

Një vajzë e re ka rënë pre e një vjedhjeje ditën e sotme në qendrën e Tiranës pranë stacionit të autobusëve te Banka Shqipërisë. Në pamje mund të shi...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Një vajzë e re ka rënë pre e një vjedhjeje ditën e sotme në qendrën e Tiranës pranë stacionit të autobusëve te Banka Shqipërisë. Në pamje mund të shihni qartë se si një person, në dukje në moshë, i afrohet dhe i merr celularin nga xhepi. Vajza thekson se celulari përmban të dhëna shumë të rëndësishme për punën e saj dhe bën apel që kushdo që njeh personin ose ka vërejtur ndonjë aktivitet të dyshimtë në zonë të kontaktojë me të në privat ose të njoftojë autoritetet përkatëse. Ajo ka bërë gjithashtu denoncim në polici dhe ofron shpërblim të dyfishtë për çdo person që e ndihmon në rikthimin e telefonit, për vlerën e informacionit të ruajtur brenda tij. Denoncimi i vajzës: Përshëndetje, Sot kam përjetuar një vjedhje dhe e kam kapur momentin në video, ku shihet qartë një person që më afrohet dhe më merr telefonin nga xhepi. Telefoni përmban të dhëna shumë të rëndësishme për punën time. Nëse dikush e njeh këtë person ose ka parë diçka të dyshimtë në zonë ju lutem më kontaktoni në privat ose njoftoni autoritetet përkatëse. Rasti është raportuar në polici. Gjithashtu kam dhe imein e telefonit nese ndonje servis e merr ju lutem do tju paguaj dyfish por ma ktheni per vleren e informacioneve qe ka brenda. Çdo informacion do të ishte shumë i vlefshëm. Faleminderit! Ne qender te stacioni autobuzit te banka shqiperise te capitoli Eshte e qarte qe eshte hajdut profesionist

17.4K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të raportuar një situatë të rrezikshme pranë rrethrrotullimit te ura e Institutit. Ai thotë se një pu...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të raportuar një situatë të rrezikshme pranë rrethrrotullimit te ura e Institutit. Ai thotë se një pusetë e shkatërruar në këtë zonë paraqet kërcënim serioz për automjetet që kalojnë aty. Mbrëmjen e kaluar, për shkak të kësaj pusete ai ka çarë dy gomat e makinës dhe thyer disqet e tyre. Qytetari thekson se situata është veçanërisht e rrezikshme gjatë natës ose në kushte të këqija të motit, kur drejtuesit e mjeteve mund të mos e vërejnë pusetën. Ai u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe i kërkon autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë për të riparuar pusetën dhe për të parandaluar aksidente të tjera. Ky incident nënvizon rëndësinë e mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore dhe rolin e qytetarëve në raportimin e problemeve që mund të rrezikojnë jetën dhe pronën. Denoncimi i qytetarit: Tek rrethi sa kalon uren per tu fut institut. Tken kujdes cunat. Mbrem une cava te dyja gomat edhe disqet

91.7K views


💾

Pas largimit të Qendrës Rinore, duket se Brunilda Mersini nuk ka ndërmend të ndalet. Së fundmi, pre e veprimeve të saj ka rënë Dhoma e Tregtisë në Vlo...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Pas largimit të Qendrës Rinore, duket se Brunilda Mersini nuk ka ndërmend të ndalet. Së fundmi, pre e veprimeve të saj ka rënë Dhoma e Tregtisë në Vlorë, ku ambientet janë mbyllur dhe dera hyrëse është pajisur me bravë të re, pa paralajmërim dhe pa marrë parasysh pagesat e rregullta të qirasë. Kryetarja e Bashkisë duket se ka bërë një “traditë” nga mbylljet e godinave, duke shfaqur një stil qeverisjeje që disa qytetarë e quajnë arbitrar dhe pak të kuptueshëm. Gjatë ditës së sotme, askush nuk ka mundur të hyjë në ambientet e Dhomës së Tregtisë, të cilat sipas planeve do t’i kalojnë Qendrës Kulturore, një tjetër vendim i papritur nga “arsyetimet” e Bashkisë. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Arben Breshani, shprehet i habitur: institucionit të tij i janë shlyer të gjitha detyrimet financiare për qiranë, dhe megjithatë u është refuzuar hyrja. “Pagesa është bërë sipas faturës zyrtare nga vetë bashkia,” tha ai, duke e konsideruar bllokimin fizik të ambienteve si një vendim të nxituar dhe të paarsyeshëm. Nga ana tjetër, Bashkia mbetet në qëndrimin se vendimi është pjesë e riorganizimit të pronave publike, por qytetarët e ndjekin me skepticizëm stilin e vendimeve të Brunilda Mersinit, të cilat po e shndërrojnë administrimin e qytetit në një lojë mbylljesh dhe hapjesh të papritur, me pasoja për institucionet dhe përdoruesit e tyre.

73.4K views


💾

Më 30 janar 2024, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një denoncim tronditës nga një qytetar, i cili raportonte se motra e tij ndodhej në gjendje të r...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Më 30 janar 2024, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një denoncim tronditës nga një qytetar, i cili raportonte se motra e tij ndodhej në gjendje të rëndë në “Spitalin Amerikan II”. Sipas tij, ajo ishte futur në operacion për humbje peshe, pavarësisht se kurohej prej kohësh nga kanceri. Qytetari denoncoi se mjekët e spitalit, me në krye Rezarta Kapaj, e kishin kartelën mjekësore, por nuk e morën parasysh. Vetëm disa orë pas publikimit të denoncimit, lajmi mori një kthesë tragjike. Irida Hasalla, motra e qytetarit, e cila pas operacionit kishte kaluar në vdekje klinike, ndërroi jetë. Sipas familjarëve, ndërhyrja u krye pasi spitali kishte marrë rreth 2000 euro, ndërkohë që gjendja e saj shëndetësore nuk e lejonte një operacion të tillë. Në ambientet e spitalit mbërriti policia dhe trupi u dërgua për autopsi. Ngjarja riktheu edhe një herë akuzat e forta ndaj “Spitalit Amerikan” dhe pronarit të tij, Klodian Allajbeut, për vendosjen e fitimit mbi jetën e pacientëve. Sipas denoncimeve të përsëritura, mjekë dhe drejtues të këtij institucioni privat dyshohet se injorojnë protokollet mjekësore, duke rrezikuar jetë njerëzish vetëm për përfitime financiare. Pavarësisht rëndësisë së rastit dhe reagimit të fortë publik, drejtësia deri më sot nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete. Nuk është bërë e ditur asnjë përgjegjësi penale, as për mjekët e përfshirë dhe as për drejtuesit e spitalit. Një vit më pas, ky rast mbetet një tjetër histori e pazbardhur, ku heshtja e institucioneve shton dyshimet se përballë pushtetit dhe parave, jeta e qytetarëve vazhdon të mbetet pa mbrojtje.

321.7K views


💾

Ish-konkurenti i “Për’puthen”, Hysen Ramaj, 29 vjeç, është ndaluar pasi dyshohet se tregtonte mallra kontrabandë me logo false në një dyqan në rrugën ...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Ish-konkurenti i “Për’puthen”, Hysen Ramaj, 29 vjeç, është ndaluar pasi dyshohet se tregtonte mallra kontrabandë me logo false në një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”, në Tiranë. Në subjekt shiteshin produkte që mbanin marka të njohura ndërkombëtare, pa dokumentacion që vërtetonte origjinën e tyre. Gjatë kontrollit në ambientet e dyqanit janë gjetur veshje, çanta, syze dhe ora, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas të dhënave, 29-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për mallrat dhe dyshohet se nuk lëshonte kuponë tatimorë për shitjen e tyre. Në lidhje me këtë rast, Hysen Ramaj është arrestuar, ndërsa materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

397.9K views


💾

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në Cuneese, në rrugën që lidh Savigliano me Vottignasco, Itali. Dy të rinj me origjinë shqip...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në Cuneese, në rrugën që lidh Savigliano me Vottignasco, Itali. Dy të rinj me origjinë shqiptare kanë humbur jetën pasi automjeti, një “Jeep Avengers”, në të cilin udhëtonin së bashku me një person të tretë, shoferi, që mbeti i plagosur rëndë, u përplas frontalisht me një kamion. Në kamion ndodheshin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët gjithashtu mbetën të lënduar dhe u transportuan në spitalet e Savigliano dhe Cuneo. Dy viktimat, Blendi Syla, 22-vjeç me origjinë nga Mamurrasi dhe Robert Daçi, 21-vjeç me origjinë nga Burreli, u nxorën pa jetë nga kabina e automjetit nga personeli i emergjencës 118 dhe zjarrfikësit. Trupat e tyre ndodhen në morg në pritje të kryerjes së procedurave dhe ekspertizave për transportin në Shqipëri, ku do të prehen pranë të afërmve të tyre. Ndërkohë shoferi i mjetit ku ata udhëtonin ndodhet jashtë rrezikut për jetën ashtu si edhe pasagjerja dhe shoferi i kamionit të aksidentuar. Rruga ku ndodhi aksidenti mbeti e mbyllur për një kohë të gjatë për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe hetimet e autoriteteve, që po punojnë për të rikonstruktuar dinamikën e ngjarjes

204.3K views


💾

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të rikthejë portretin e tij në Facebook, duke mbyllur zyrtarisht kapitullin 9-mujor të yllit me 5 cepa, i cili u për...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të rikthejë portretin e tij në Facebook, duke mbyllur zyrtarisht kapitullin 9-mujor të yllit me 5 cepa, i cili u përdor gjatë fushatës në zgjedhjet paralamentare si simbol i integrimit europian. Me sa duket, pasi votat u numëruan, ylli e kreu misionin dhe u la mënjanë, ashtu si shumë premtime që kanë nevojë për pushim pas zgjedhjeve. Në foton e re, Rama shfaqet i rrethuar nga lapsa me ngjyra, me dorën e shkarravitur. Çfarë është shkruar aty? Plane? Ide? Si të rrjepim më shumë xhepat e popullit shqiptar? Si t’i largojmë shqiptarët? Duket si i lodhur, sikur po mendon thellë për të ardhmen e vendit ose thjesht po kërkon ngjyrën e duhur për të mbuluar kritikat e radhës. Ka shumë lapsa me ngjyra në tavolinën e Ramës. Me cilën ngjyrë po vizatohet sot Shqipëria? Dhe kush e sheh vizatimin final, qytetarët apo vetëm autori? Fotoja flet qartë, kur realiteti bëhet i vështirë, është më e lehtë ta skicosh sesa ta rregullosh. E ndërsa kryeministri mban peshën e kokës së tij me mendje piktori, po peshën e halleve të popullit kush po e mban?

18.6K views


💾

Moska ka përjetuar këtë muaj reshjet më të mëdha të borës në mbi 200 vite. Sipas meteorologëve të Universitetit Shtetëror të Moskës, në disa zona të k...

By: @joq
1 February 2026 at 07:00

Moska ka përjetuar këtë muaj reshjet më të mëdha të borës në mbi 200 vite. Sipas meteorologëve të Universitetit Shtetëror të Moskës, në disa zona të kryeqytetit shtresa e borës ka arritur deri në 60 centimetra, duke e bërë shumë të vështirë lëvizjen e qytetarëve. Pamjet me njerëz që ecin me vështirësi në rrugë dhe trotuare të mbuluara nga bora janë shpërndarë gjerësisht në media. Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullim: trenat janë vonuar dhe makinat kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra në trafik. Deri më 29 janar, janë regjistruar rreth 92 mm reshje, shifra më e lartë e shënuar në 203 vitet e fundit. Sipas specialistëve, kjo situatë u shkaktua nga stuhi të forta, temperatura deri në –20 °C dhe masa ajrore të ftohta që përfshinë zonën e Moskës. Ndërkohë, edhe rajoni i Kamçatkës në Lindjen e Largët të Rusisë u përfshi nga stuhi të fuqishme bore, duke shpallur gjendjen e emergjencës. Në disa qytete, bora ka mbuluar ndërtesat deri në katin e dytë, ndërsa qytetarët janë detyruar të hapin rrugë mes dëborës së trashë. Këto ngjarje tregojnë vështirësitë e mëdha që reshjet ekstreme të borës po sjellin për jetën e përditshme në Rusi.

42.6K views


💾

❌
❌