Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026@joq - TikTok

Rreth 10% e baballarëve të rinj përjetojnë depresion pas ardhjes në jetë të një fëmije. Faktorët që e nxisin përfshijnë mungesën e gjumit, stresin, pr...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Rreth 10% e baballarëve të rinj përjetojnë depresion pas ardhjes në jetë të një fëmije. Faktorët që e nxisin përfshijnë mungesën e gjumit, stresin, presionin financiar, ndryshimet në marrëdhënie dhe ndjenjat e fajit. Meshkujt kanë më pak gjasa të kërkojnë ndihmë dhe shpesh nuk e njohin depresionin, duke e justifikuar atë si lodhje apo nervozizëm. Kjo gjendje mund të ndikojë edhe te fëmijët, duke dobësuar lidhjen prind–fëmijë dhe duke rritur rrezikun për probleme të sjelljes dhe zhvillimit. Nëse gjendja e rënduar emocionale zgjat më shumë se disa javë, është e rëndësishme të kërkohet ndihmë profesionale, pasi trajtimi i hershëm e bën rikuperimin më të lehtë. Është e rëndësishme që baballarët të dinë se depresioni pas lindjes së një fëmije është “legjitim” edhe te meshkujt. Dhe se sa për nënat e reja, është vetëm një periudhë që pasi të kalojë, do të mbetet një kujtim i keq.

1256 views


💾

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga banorët e fshatit Matohasanaj në Tepelenë, të cilët raportojnë se pas përmbytjeve të fundit nuk ka pa...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga banorët e fshatit Matohasanaj në Tepelenë, të cilët raportojnë se pas përmbytjeve të fundit nuk ka pasur asnjë ndihmë nga bashkia apo nga emergjencat civile. "Përshëndetje JOQ, si jeni? Desha të bëja një denoncim. Në fshatin Matohasanaj të Tepelenës nuk ka patur asnjë ndihmë nga bashkia apo emergjenca civile pas përmbytjeve. Kemi dalë vetë si banorë në krye të detyrës", shkruan banori. Sipas tyre, pavarësisht situatës së krijuar, institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar, duke i lënë banorët të përballen të vetëm me pasojat e përmbytjeve. Në mungesë të çdo mbështetjeje, vetë banorët kanë dalë në terren për të pastruar rrugët dhe për të rikthyer minimalisht qarkullimin, duke punuar me mjete rrethanore.

27.1K views


💾

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga banorët e Tapizës, të cilët ngrenë shqetësimin për gjendjen e rrezikshme të telave elektrikë dhe ndri...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga banorët e Tapizës, të cilët ngrenë shqetësimin për gjendjen e rrezikshme të telave elektrikë dhe ndriçimit në zonë. Sipas tyre, telat janë të varur dhe të dëmtuar, duke përbërë një rrezik serioz për këdo që kalon aty, veçanërisht për fëmijët dhe nxënësit që çdo ditë shkojnë drejt shkollës. Banorët shprehen se situata është denoncuar disa herë pranë institucioneve përkatëse, por deri më tani as Bashkia e Tiranës dhe as OSHEE nuk kanë marrë masa për të zgjidhur problemin. Pavarësisht rrezikut të dukshëm, mungesa e reagimit ka lënë zonën të pambrojtur, ndërsa frika për një aksident të rëndë është gjithnjë e pranishme. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, përpara se kjo situatë të përfundojë në një ngjarje tragjike. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve që të mos e neglizhojnë më këtë problem, pasi bëhet fjalë për sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

25.7K views


💾

Banorët e zonës së Plazhit në Durrës raportojnë mungesë uji që prej tre ditësh, një situatë shqetësuese, veçanërisht në dimër. Qytetarët shprehen se ...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Banorët e zonës së Plazhit në Durrës raportojnë mungesë uji që prej tre ditësh, një situatë shqetësuese, veçanërisht në dimër. Qytetarët shprehen se dimri është i vështirë pa ujë pasi kanë edhe fëmijë të vegjël që duhen larë dhe çuar në shkollë. Ata thonë se qyteti bregdetar s’mund të presë turistë në këtë gjendje pasi vetë vendasit po detyrohen të marrin ujë kanalesh për higjienën e banjove në banesat e tyre. Banorët kanë bërë disa ankesa te Ujësjellës por deri më tani nuk kanë asnjë shpjegim për shkaqet e ndërprerjes dhe kohëzgjatjen e rikthimit të furnizimit. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje Joq! Kemi 3 dite pothuajse qe svjen uji ne plazh. Vende vende ka probleme se di pse .kemi femije te vegjel .Nuk e di cfare po ndodh me qytetin tone te bukur te Durresit, qe do presim turista

16.5K views


💾

Banorët e fshatit Kodër Lumë në Kukës ankohen për gjendjen shumë të keqe të rrugës, e cila ndodhet vetëm pak minuta larg qytetit. Prej vitesh rruga ës...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Banorët e fshatit Kodër Lumë në Kukës ankohen për gjendjen shumë të keqe të rrugës, e cila ndodhet vetëm pak minuta larg qytetit. Prej vitesh rruga është e dëmtuar dhe e vështirë për t’u kaluar, duke shkaktuar probleme për makinat dhe vështirësi për banorët, sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë apo në raste urgjente. Sipas banorëve, megjithëse janë ankuar disa herë, kryebashkiaku Albert Halilaj nuk ka marrë asnjë masë për ta rregulluar rrugën. Ata thonë se janë lënë pas dore dhe kërkojnë ndërhyrje sa më shpejtë. "Përshëndetje JOQ Albania! Jam një banor i fshatit Kodër-Lumë, Kukës. Kjo rrugë ndodhet vetëm 3 minuta larg qytetit dhe prej shumë vitesh është në këtë gjendje, ndërsa shteti nuk i ka hedhur asnjëherë sytë. Pavarësisht se jemi ankuar disa herë te bashkia me kryetar Albert Halilajn, ankesat tona nuk janë marrë asnjëherë parasysh. Rruga është bërë e pakalueshme dhe automjetet hasin shumë probleme. Është e pamundur të çosh fëmijët në shkollë apo të përballosh ndonjë rast urgjent. Në këtë zonë ndodhet edhe një pikë bllokimi makinash që përdoret nga vetë shteti, por megjithatë askujt nuk i intereson të ndërhyjë për rregullimin e rrugës. Do të isha shumë mirënjohës nëse do ta publikonit këtë ankesë. Faleminderit."-shkruan banori.

24.2K views


💾

Në zonën e Freskut, pranë Thesarit, në rrugën “Muhamed Deliu”, është shfaqur një rrëshqitje dherash që paraqet rrezik serioz për pallatet e ndërtuara ...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Në zonën e Freskut, pranë Thesarit, në rrugën “Muhamed Deliu”, është shfaqur një rrëshqitje dherash që paraqet rrezik serioz për pallatet e ndërtuara në pjesën e sipërme të kodrës. Situata është e dukshme dhe shqetësuese për banorët e zonës, të cilët kanë frikë për sigurinë e banesave dhe kalimtarëve. Kjo gjendje vazhdon prej rreth një jave, ndërsa deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse, as për stabilizimin e terrenit dhe as për pastrimin e rrugës nga dherat e rëna. "Përshëndetje JOQ! Ndodhemi në zonën e Freskut, afër Thesarit, te rruga Muhamed Deliu. Ka rrëshqitje dherash. Siç dallohet, ekziston rrezik për pallatet që ndodhen lart në kodër. Kjo gjendje vazhdon prej një jave dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë, as për pastrimin e rrugës", shkruan banori.

31.9K views


💾

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i zemëruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut, zëvendëskryeministre dhe...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i zemëruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. Ai e ka quajtur vendimin “të paparë dhe të padëgjuar” dhe akuzoi gjykatën se po “merr peng qeverinë”, duke e paraqitur pezullimin si një sulm ndaj tij dhe ekzekutivit. Reagimi i tij i ashpër bie ndesh me imazhin që ka kultivuar si mbështetës i reformës në drejtësi. Gjykata Kushtetuese ka zbatuar ligjin dhe ka respektuar procedurat, duke garantuar që qeveria të funksionojë në mënyrë transparente dhe të ndershme. Pezullimi i Ballukut është një masë ligjore për të siguruar korrektësinë e tenderave dhe respektimin e parimeve të drejtësisë. Duket se Rama po përpiqet të delegjitimojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të paraqesë çdo kontroll mbi qeverinë si sulm personal. Vendimi i gjykatës nuk është arbitrar, por një mënyrë për të mbrojtur drejtësinë dhe për të siguruar që institucionet të veprojnë të pavarura nga presioni politik.

8691 views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e Laprakës, ku dy të rinj kanë humbur kontrollin e mjetit me të cilin lëviznin dhe janë përplasur me b...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e Laprakës, ku dy të rinj kanë humbur kontrollin e mjetit me të cilin lëviznin dhe janë përplasur me barrierat metalike të rrugës. Një qytetar që ishte dëshmitar i këtij aksidenti, që për fat të mirë s’pati pasoja tragjike, thotë se dy të rinjtë ishin në gjendje të dehur dhe kaluan semaforët e kuq me shpejtësi skëterrë. Si qytetar, ai u ka dhënë ndihmën e parë duke njoftuar menjëherë edhe ambulancën pasi njëri prej tyre ishte dëmtuar rëndë. Por ai u bën thirrje të rinjve që mos të konsumojnë alkool kur janë në timon dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe shpejtësinë pasi nuk rrezikojnë vetëm veten e tyre por edhe të tjerët. Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi gjendjen e të lënduarve, ndërsa rruga mbetet një pikë shqetësimi për shpejtësinë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Mesazhi i qytetarit: Pershendetje! Nje aksident i frikshem ka ndodhur mbreme ne laprak! Dy te rinj ne gjendje te dehur me shpejtesi mbi 200 km ne ore duke i kaluar semaforet me te kuq e humben kontrollin dhe shkaktuan kete aksident! U perplasen para syve te mi,kam ndaluar i dhash ndihmen e pare njoftova ambulancen sepse njeri prej tyre u demtua me shume. Doja vetem ti thoja te rinjeve te lutem mos konsumoni alkol dhe ti jepni makines Do na marrin qaf neve dhe veten

24.2K views


💾

Sheshi i importit në Portin e Durrësit është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e mjeteve për shkak të mbingarkesës së madhe. Ata thonë se...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Sheshi i importit në Portin e Durrësit është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e mjeteve për shkak të mbingarkesës së madhe. Ata thonë se hapësira e kufizuar nuk përballon fluksin e mjeteve, duke bërë që qindra kamionë të qëndrojnë në radhë për orë të tëra në pritje të përpunimit të dokumentacionit dhe hyrjes në port. Drejtuesit e mjeteve shprehen se vonesat janë të shpeshta dhe se kushtet e pritjes janë të vështira. Sipas tyre, situata është pasojë e mungesës së zgjerimit të portit dhe e kapaciteteve të pamjaftueshme për të përballuar volumin në rritje të importeve. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për të lehtësuar trafikun dhe për të përmirësuar kushtet e punës për transportuesit. Denoncimi i qytetarit: Përshëndetje po e pat të arsyeshme publikojeni anonim Sheshi importit të mallrave Në port dmth aty hyjn kamionat që vijn

23.7K views


💾

Në varrezat e fshatit Zvërnec, në Vlorë, disa pemë janë shkulur nga rrënjët dhe kanë rënë mbi varre, duke shkaktuar dëme. Ngjarja është konstatuar nga...

By: @joq
8 February 2026 at 17:00

Në varrezat e fshatit Zvërnec, në Vlorë, disa pemë janë shkulur nga rrënjët dhe kanë rënë mbi varre, duke shkaktuar dëme. Ngjarja është konstatuar nga banorët, ndërsa deri më tani nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të pemëve. Sipas banorëve të zonës, pemët e rrëzuara kanë dëmtuar pllaka varresh dhe struktura të tjera përreth, duke krijuar shqetësim. Pamja e krijuar në varreza është cilësuar si e papranueshme, pasi bëhet fjalë për një vend me rëndësi të veçantë shpirtërore për komunitetin. Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përkatëse dhe të Bashkisë së Vlorës për pastrimin e zonës dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. Ata theksojnë nevojën për mirëmbajtje të rregullt, në mënyrë që të shmangen situata të ngjashme në të ardhmen.

22.7K views


💾

Yesterday — 7 February 2026@joq - TikTok

Në filmin e Disney-t të vitit 1940, Pinokio, disa djem shkojnë në “Ishullin e Kënaqësisë”, ku u premtohet argëtim i pafund pa rregulla dhe pa prindër....

By: @joq
8 February 2026 at 13:00

Në filmin e Disney-t të vitit 1940, Pinokio, disa djem shkojnë në “Ishullin e Kënaqësisë”, ku u premtohet argëtim i pafund pa rregulla dhe pa prindër. Aty tymosin, pinë, luajnë bixhoz dhe bëjnë çfarë duan. Por ishulli është një kurth: djemtë shndërrohen në gomarë dhe shiten për punë të rëndë, ndërsa një burrë përfiton nga vuajtjet e tyre. Tema e filmit është humbja e pafajësisë dhe shfrytëzimi i të rinjve. Ishulli privat i Jeffrey Epstein-it, “Little Saint James”, përshkruhet si vend ku njerëzit e fuqishëm bënin festa me vajza të mitura, pa rregulla dhe me trafikim të fëmijëve. Paralelizmi është tronditës, tundimi, kurthi, shfrytëzimi i të rinjve dhe një person i fshehur që kontrollon gjithçka. Filmi erdhi shumë vite para se krimet e Epstein-it të bëheshin publike. A është rastësi? Apo thjesht tregonte një histori të ngjashme që njerëzit do ta pranonin më vonë? Kur një përrallë për fëmijë paralajmëron një ishull të rrezikshëm që shkatërron fëmijët… dhe jeta reale e kopjon atë, historia nuk është më thjesht një përrallë. This is a disclaimer for Instagram/Facebook. This publication is an informative report on real-life events. While the content may be considered sensitive by certain viewers, it is not intended to encourage, promote, or glorify harm in any form. As an independent media platform, we share this information solely for the purpose of transparency and public awareness.

9427 views


💾

Një banor nga zona e Fushë-Krujës ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që të çon drejt fshatit Dritas, pas kalimit të urës së Tapizës. Sipas tij,...

By: @joq
8 February 2026 at 13:00

Një banor nga zona e Fushë-Krujës ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që të çon drejt fshatit Dritas, pas kalimit të urës së Tapizës. Sipas tij, segmenti rrugor është prej kohësh në gjendje të keqe, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve. Banori shprehet se ka bërë disa denoncime më herët, por pa asnjë reagim apo ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Ai i bën thirrje autoriteteve të marrin masa sa më parë për riparimin e rrugës, pasi situata aktuale po kthehet në një problem serioz për komunitetin. “Përshëndetje JOQ, si jeni? Kam denoncuar shumë herë, por nuk ka asnjë rezultat. Rruga që të çon për fshatin Dritas, në zonën e Fushë Krujes, pas kalimit të urës së Tapizës, është në gjendje të keqe. Ju lutem, postojeni!”-shkruan banori.

12.9K views


💾

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke lënë çështjen në duart e Kuvendit. Ta...

By: @joq
8 February 2026 at 13:00

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke lënë çështjen në duart e Kuvendit. Tashmë vendimi do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve, ku pritet të diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit dhe mundësinë e arrestimit të ministres. Këshilli i Mandateve ka zhvilluar vetëm një mbledhje më 19 dhjetor, pa marrë vendim, ndërsa një mbledhje tjetër më 28 janar u shty, pasi socialistët kërkuan të prisnin vendimin e Kushtetueses. Javën e ardhshme pritet që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të thërrasë një mbledhje të re për të diskutuar çështjen. Pas përfundimit të mbledhjes, Këshilli ka dy javë kohë për të përgatitur raportin dhe rekomandimin për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut. Tani mbetet për t’u parë nëse procedura do të ndjekë të njëjtin model si rasti i ish-ministrës Xhaçka, ku Kuvendi abstenuan në seancë për çështjen e mandatit.

5969 views


💾

Shokët dhe miqtë e shkollës i dhanë lamtumirën Xhesika Kolës, 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jo...

By: @joq
8 February 2026 at 13:00

Shokët dhe miqtë e shkollës i dhanë lamtumirën Xhesika Kolës, 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllanë Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni mbrëmjen e së mërkurës. “Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona! Na mungon tashmë. Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh”, u shprehën nxënësit e prekur nga kjo tragjedi. Xhesika ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit, ndërsa drejtuesja e institucionit, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor për të shprehur ngushëllimet e saj. Nxënësit, të mbështetur nga një psikologe e aktivizuar nga vetë shkolla, organizuan homazhe spontane për 15-vjeçaren, duke u mbledhur së bashku me prindërit për të nderuar kujtimin e saj. Ngjarja ka tronditur edhe familjen e gjerë. Durim Kola, vëllai i Artit, i cili hyri në shtëpi bashkë me karabinierët për të shpëtuar familjen, u shtrua në spital për thithje monoksidi dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por i tronditur thellësisht. Prokuroria e Luccas ka urdhëruar autopsinë e trupave, ndërsa banesa mbetet nën sekuestro, dhe hetimet teknike vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes së monoksidit, pa persona të regjistruar për momentin si të dyshuar.

3853 views


💾

Një 11-vjeçar italian u bë protagonist i një historie që rrëmbeu zemrat e të gjithëve! Më 27 janar ai u detyrua të ecte 6 kilometra në borë dhe temper...

By: @joq
8 February 2026 at 13:00

Një 11-vjeçar italian u bë protagonist i një historie që rrëmbeu zemrat e të gjithëve! Më 27 janar ai u detyrua të ecte 6 kilometra në borë dhe temperaturë të ulët, pasi shoferi i kërkoi biletën e rritur prej 10 eurosh ndërsa udhëtonte në Linjën 30 nga Cortina në Calalzo. Djali ishte i ftohtë dhe i lagur, por sot ka një fund të lumtur! Ai luajti një rol kryesor në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Milano-Cortina, duke ngritur flamurin italian në stadiumin San Siro. Gjatë ceremonisë, 11-vjeçari qëndroi pranë sportistëve të famshëm të stafeta 4×10 të Torinos 2006, duke përshëndetur me buzëqeshje audiencën që ndiqte ngjarjen nga çdo cep i botës. Nëna e tij tha se djali ishte “shumë i lumtur” për ftesën dhe mundësinë të jetë pjesë e këtij momenti historik. Sipas mediave italiane, familja e djalit ka bërë paqe me shoferin e autobusit, Salvatore Russotto, i cili kërkoi falje menjëherë. Pas incidentit, autoritetet vendore hoqën tarifën prej 10 eurosh për banorët e zonës, duke shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.

23.1K views


💾

Banorët e qytetit të Vorës ankohen për mungesë hapësirash parkimi në pallatet e tyre. Një banor i pallatit ku parkojnë automjetet e familjarëve thotë ...

By: @joq
8 February 2026 at 13:00

Banorët e qytetit të Vorës ankohen për mungesë hapësirash parkimi në pallatet e tyre. Një banor i pallatit ku parkojnë automjetet e familjarëve thotë se persona që nuk jetojnë aty përdorin parkimin për të bërë biznes, duke zënë nga 3-4 vende secili dhe duke e bërë të vështirë parkimin për banorët e vërtetë. Ai thekson se hapësirat janë të copëtuara dhe jo funksionale, duke bërë që familjarët që vijnë nga puna të mos gjejnë ku të parkojnë. Banori i bën thirrje Bashkisë së Vorës me kryetar Blerim Sherën, që të ndërhyjë dhe të marrë masa për të liruar hapësirat e parkimit dhe për të garantuar që vendet të përdoren nga ata që jetojnë në pallat. Ai pyet gjithashtu pse duhet të marrin gjoba në rrugë, duke pasur parkimin e pallatit të tyre të bllokuar nga persona të tjerë. "Përshëndetje JOQ! Jam një banor i qytetit të Vorës dhe kam një ankesë për Bashkinë e Vorës, sepse në parkimin e pallatit tonë njerëz që sjetojnë fare këtu bëjnë biznes nga hiçi, pa asnjë të drejtë, dhe na zënë nga 3-4 vende parkimi. Pak se na e kanë lënë parkimin si Kabul copë- copë, po na zënë edhe vendet. Jemi familjarë, vijmë nga puna dhe s’ka ku të parkojmë. Pse të marrim gjoba në rrugë, duke pas parkimin e pallatit?I bëj thirrje Bashkisë së Vorës të marrë masa, të lirojnë hapësirat. Faleminderit!"-shkruan banori.

20.1K views


💾

Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero në Itali, ndërroi jetë më 22 dhjetor në Shqipëri pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin...

By: @joq
8 February 2026 at 13:00

Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero në Itali, ndërroi jetë më 22 dhjetor në Shqipëri pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut. Pas viteve të tëra dietash të pasuksesshme, Ferro kishte vendosur të ndiqte një zgjidhje afatgjatë për humbjen e peshës dhe i ishte drejtuar një klinike private në Milano, e cila i sugjeroi një operacion në Tiranë, ku çmimi ishte më i ulët se në Itali. Operacioni u planifikua për 18 dhjetor në një klinikë partnere të asaj milaneze, pavarësisht se pacienti vuante nga diabeti tip II dhe pesha e tij ishte 108 kilogramë. Sipas familjes, analiza dhe procedurat standarde para-operative nuk u respektuan, ndërsa udhëzimi i vetëm ishte që pacienti të mos ushqehej që nga mbrëmja e një dite më parë. Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor së bashku me bashkëshorten e tij dhe u operua ditën pasuese. Më 22 dhjetor, ai paraqiti probleme me frymëmarrjen dhe zemra e tij pushoi së rrahuri. Prokuroria e Padovës ka regjistruar në listën e të dyshuarve mjekun kirurg Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Të hënën në Padova pritet të kryhet autopsia e trupit të Massimos nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli. Familja e tij, përmes avokatëve Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti, kërkon të sqarohet shkaku i vdekjes. “Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye më në shtëpi,” shprehen bashkëshortja Romina dhe fëmijët.

14.2K views


💾

Banori i fshatit Gjuras në Komunën Bulqizë denoncon gjendjen e rëndë të rrugës lokale si në mesjetë. Ai i bën thirrje kryetares së bashkisë, Festime M...

By: @joq
8 February 2026 at 13:00

Banori i fshatit Gjuras në Komunën Bulqizë denoncon gjendjen e rëndë të rrugës lokale si në mesjetë. Ai i bën thirrje kryetares së bashkisë, Festime Mjeshtri, që të ndërmarrë masa sa më parë, pasi rruga e pa kalueshme po krijon probleme dhe rrezikon sigurinë e banorëve. Banori shprehet se bashkia dhe kryetari i komunës nuk kanë hedhur asnjë kamion zhavorr për mirëmbajtjen e saj. Sipas denoncimit të tij, bashkia Bulqizë shfaq aktivitet vetëm gjatë periudhave të votimeve, duke kërkuar vota, por duke lënë pa zgjidhur problemet reale të fshatit. Banori i bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë urgjentisht për të përmirësuar rrugën dhe për të siguruar qarkullimin e sigurt për banorët e zonës. "Përshëndetje, JOQ! Të lutem, postoje këtë video këtu në Shupenzë, komuna Bulqizë! Siç shihet rruga është skandal. Ke frikë të kesh një hall dhe një problem, sepse rruga është si në mesjetë. Kryetari i komunës nuk hedh një kamion zhavorr në fshatin Gjuras. Bashkia Bulqizë me kryetare Festime Mjeshtrin vjen vetëm kur janë votimet, kërkojnë ndonjë votë, por nuk bëjnë asgjë për fshatin. I them Festimes, sa më parë të marr masa", shkruan banori.

10.9K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Durrësi u përfshi sot nga përmbytjet pas vetëm 5 minutash shiu të rrëmbyeshëm, duke paralizuar qytetin dhe duke shkaktuar panik tek kalimtarët. Rrugët...

By: @joq
7 February 2026 at 12:00

Durrësi u përfshi sot nga përmbytjet pas vetëm 5 minutash shiu të rrëmbyeshëm, duke paralizuar qytetin dhe duke shkaktuar panik tek kalimtarët. Rrugët kryesore u mbuluan nga uji, dhe qytetarët u detyruan të fusin këmbët në qese të zeza mbeturinash për të kaluar rrugën, pasi Bashkia e Durrësit nuk ka marrë asnjë masë pas përmbytjeve të para një muaji, kur shumë banorë pësuan dëme materiale dhe u regjistrua edhe një viktimë. Në ngjarjen tragjike të mëparshme, Astrit Hysenaj, 54 vjeç, u gjet i pajetë në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak në Plepa. Ai ishte shpallur i humbur më 6 janar, ndërsa më 8 janar trupi i tij u gjet, dyshohet i marrë nga rrjedha e ujit gjatë përmbytjeve. Astrit Hysenaj punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe familjarët e tij kanë mohuar deklaratat e kryebashkiakes Emirjana Sako që pretendonin se ai nuk ishte në detyrë atë ditë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e tij si dhe për shpërdorim detyre dhe vdekje nga pakujdesia. Shumë banorë kanë theksuar mungesën e masave parandaluese nga Bashkia e Durrësit pas përmbytjeve të para, duke theksuar se situata e sotme tregon pamundësinë e qytetit për të përballuar reshjet e dendura, edhe pse ato ishin paralajmëruar nga meteorologët.

1471 views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ku një kamion është përplasur me një makinë. Përplasja ka qenë e fortë,...

By: @joq
7 February 2026 at 12:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ku një kamion është përplasur me një makinë. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të dukshme në automjet, i cili ka rezultuar i ndarë më dysh. Për momentin nuk dihet numri i personave që udhëtonin në automjetet e aksidentuara dhe paraprakisht infromohet se dy persona janë plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të evituar bllokimin e trafikut.

15.7K views


💾

❌
❌