Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026@joq - TikTok

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke bërë një thirrje publike për kryetarin Artur Bushi, për ndërhyrje urgjente për rrugën e fshatit Drita...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke bërë një thirrje publike për kryetarin Artur Bushi, për ndërhyrje urgjente për rrugën e fshatit Dritas, Tapizë. Sipas qytetarit, rruga është vetëm 200 metra, por gjendja e saj është e mjerueshme, me gropa dhe pellgje uji dhe askush nuk ka marrë masa për ta shtruar ose rregulluar. “Po lëmë rrogën e muajit duke e shpenzuar për riparime të makinës, për shkak të dëmeve nga kjo rrugë,” deklaron qytetari, duke e cilësuar situatën si një skandal që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ai thotë se bashkë qytetarët përballen çdo ditë me rrezikun e aksidenteve për shkak të gropave dhe sipërfaqes së dëmtuar të rrugës. Qytetari apelon që bashkia të marrë masa urgjente për rikonstruksionin e rrugës, duke shpresuar që një ndërhyrje e shpejtë do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve dhe do të shmangë shpenzimet e panevojshme për riparime të automjeteve.

2278 views


💾

Një tjetër rrezik i hapur për qytetarët po injorohet në autostradën Thuman–Laç. Pranë zonës ku ndodhet një pikë karburanti, rruga është çarë dhe është...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Një tjetër rrezik i hapur për qytetarët po injorohet në autostradën Thuman–Laç. Pranë zonës ku ndodhet një pikë karburanti, rruga është çarë dhe është krijuar një gropë e madhe, e cila çdo ditë po dëmton automjete dhe po vë seriozisht në rrezik drejtuesit e mjeteve. Sipas denoncimit të qytetarit, vetëm mbrëmjen e kaluar mbi 10 makina kanë pësuar dëmtime në goma, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin, sikur të mos kalonte askush në këtë aks kombëtar. Në një rrugë ku qarkullojnë qindra automjete çdo orë, mungon çdo lloj sinjalizimi, duke e kthyer këtë gropë në një kurth të padukshëm, sidomos gjatë natës ku fushëpamja është e dobët. Pyetja është e thjeshtë: A duhet të humbasë dikush jetën që të ndërhyhet? Qytetari paralajmëron se kjo situatë nuk është më thjesht neglizhencë, por papërgjegjshmëri kriminale, pasi rreziku është i përditshëm dhe i dukshëm. Denoncimi publikohet për të ngritur alarmin publik, në një kohë kur institucionet përgjegjëse duket se presin aksidentin fatal për të lëvizur.

5984 views


💾

Një banor nga zona e Shkozës ka denoncuar për JOQ gjendjen e rënduar të një rruge, e cila prej rreth një muaji është shembur dhe është kthyer në rrezi...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Një banor nga zona e Shkozës ka denoncuar për JOQ gjendjen e rënduar të një rruge, e cila prej rreth një muaji është shembur dhe është kthyer në rrezik serioz për kalimtarët. Sipas tij, situata ka krijuar frikë te banorët, të cilët druhen se mund të bien poshtë gjatë kalimit, për shkak të mungesës së sigurisë. Banori shprehet se, megjithëse problemi është i njohur prej kohësh, institucionet shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë për riparimin e rrugës. Për të shmangur aksidentet, banorët janë detyruar të vendosin vetë disa gurë dhe shirit sinjalizues, ndërsa apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për zgjidhjen e situatës. “Përshëndetje JOQ nga Shkoza! Ka 1 muaj që është shembur rruga dhe është bërë shumë e rrezikshme. Kemi frikë të kalojmë, sepse rrezikojmë të biem poshtë. Vetëm këta gurë dhe shiritin i kemi vendosur ne si banorë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë”, shkruan banori.

5847 views


💾

Arbitri amator gjerman Pascal Kaiser u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, më shumë se një javë pas propozimi...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Arbitri amator gjerman Pascal Kaiser u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, më shumë se një javë pas propozimit publik për martesë ndaj partnerit të tij. Sipas L’Équipe, Kaiser ishte bërë i njohur gjerësisht pasi i propozoi martesë të dashurit të tij, Moritz, në stadiumin “RheinEnergie” të Këlnit, gjatë pushimit të ndeshjes së Bundesligës kundër Wolfsburgut, e cila u mbyll me rezultatin 1-0, përpara rreth 50 mijë tifozëve. Propozimi, i transmetuar edhe në televizion, u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u përshëndet gjerësisht si një akt kundër homofobisë, por njëkohësisht shkaktoi reagime të forta në Gjermani. Një ditë para sulmit, Kaiser kishte marrë kërcënime të drejtpërdrejta, ku përmendej edhe vendbanimi i tij. Ai njoftoi policinë, por sipas tij, autoritetet i thanë se nuk kishte rrezik të menjëhershëm. Vetëm rreth 20 minuta pas kësaj përgjigjeje, Kaiser doli në kopshtin e shtëpisë për të pirë një cigare, ku u përball me tre burra që e sulmuan dhunshëm. Ai e lidh drejtpërdrejt sulmin me propozimin publik, duke deklaruar se ishte vënë në shënjestër për shkak të këtij akti. Si pasojë e agresionit, arbitri pësoi një dëmtim në syrin e djathtë.

67.9K views


💾

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh të hënën në mëngjes në prani të kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, e cila ndodhet aktualisht...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh të hënën në mëngjes në prani të kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, e cila ndodhet aktualisht e pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Mbledhja erdhi në një moment tensioni institucional, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu pezullimin e saj, ndërsa Rama u përpoq të mbante të rreshtuar deputetët socialistë pas një qëndrimi të unifikuar. Pas mbledhjes, Rama publikoi në rrjetin social X tre “konkluzione” që, sipas tij, përfaqësojnë qëndrimin e PS. Në thelb, ai kundërshton idenë se funksionet kushtetuese të padelegueshme  nga ministrat deri te Presidenti  mund të pezullohen, duke argumentuar se një veprim i tillë paralizon institucionin dhe jo vetëm individin. Ky qëndrim shihet nga kritikët si një përpjekje e hapur për të mbrojtur Ballukun dhe për të relativizuar efektet e masave ligjore. Rama paralajmëroi gjithashtu se mazhoranca do të angazhohet për “ndërhyrje në legjislacion” për të zgjidhur situatën, duke iu referuar edhe deklaratës së Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij është unanime për problemin, por jo për zgjidhjen. Një hap i tillë ngre pikëpyetje serioze mbi balancën e pushteteve dhe rrezikun e ndryshimeve ligjore të diktuara nga interesa konkrete politike. Në përfundim, kryeministri theksoi se e vetmja palë e “përmbushur” nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, i cili mund të vijojë hetimet pa pengesa, duke shtuar se nuk ka urgjencë për të trajtuar kërkesat e prokurorisë deri në një zgjidhje ligjore. Megjithatë, përtej deklaratave për mbështetje ndaj SPAK-ut dhe pavarësisë së institucioneve, mesazhi politik i Ramës lexohet si një përpjekje për të fituar kohë dhe për të kontrolluar dëmin politik që rasti Balluku i shkakton mazhorancës.

13.2K views


💾

Pas denoncimit të publikuar një ditë më parë për vjedhjen e një steke cigaresh në një market, redaksia e JOQ është kontaktuar nga një tjetër qytetar, ...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Pas denoncimit të publikuar një ditë më parë për vjedhjen e një steke cigaresh në një market, redaksia e JOQ është kontaktuar nga një tjetër qytetar, i cili raporton një rast identik të kryer nga i njëjti person. Sipas këtij denoncimi të dytë, i riu është futur në një dyqan Tabachino, ka marrë një stekë cigaresh dhe është larguar pa paguar, këtë herë pa nxitim dhe me një qetësi që ka ngritur dyshime te pronari i biznesit. Sjellja e tij e ftohtë dhe e sigurt gjatë vjedhjes ka bërë që qytetari të vërë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore ose faktin nëse kemi të bëjmë me një person që e kryen këtë veprim në mënyrë të përsëritur. Dy rastet kanë ngjashmëri të forta në mënyrën e veprimit, çka forcon dyshimet se bëhet fjalë për të njëjtin autor. Në rastin e parë, i riu është afruar pranë kasës, ka kërkuar një stekë cigare Marlboro Gold dhe, sapo e ka marrë nga punonjësi, është larguar me vrap. Në rastin e dytë, vjedhja është kryer më qetë, pa panik, duke shtuar shqetësimin te tregtarët e zonës. Qytetarët kërkojnë që personi përgjegjës të identifikohet dhe të mbajë përgjegjësi, ndërsa u bëhet thirrje institucioneve përkatëse të ndjekin rastin, pasi veprime të tilla po kthehen në fenomen dhe po dëmtojnë bizneset e vogla.

3703 views


💾

Një ngjarje e pazakontë është raportuar nga një qytetar në Vlorë. Ditën e djeshme ai ka filmuar një të moshuar duke hequr pllakat e trotuarit dhe duke...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Një ngjarje e pazakontë është raportuar nga një qytetar në Vlorë. Ditën e djeshme ai ka filmuar një të moshuar duke hequr pllakat e trotuarit dhe duke i marrë me vete me motor. Qytetari, dëshmitar i kësaj ngjarje ka treguar se zotëria në fjalë i hoqi pllakat e trotuarit pa u shqetësuar dhe u largua. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja pse i moshuari i ka hequr pllakat e trotuarit, por ky veprim ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

909 views


💾

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e sotme, të hënën 9 shkurt, në superstradën 613 që lidh Brindisin me Lecce, në territorin e provincës së Bri...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e sotme, të hënën 9 shkurt, në superstradën 613 që lidh Brindisin me Lecce, në territorin e provincës së Brindisit, pranë zonës së Tuturanos, duke shkaktuar panik te udhëtarët dhe ndërprerje të qarkullimit rrugor. Sipas autoriteteve italiane, një grup personash të armatosur rëndë kanë sulmuar një furgon të blinduar që transportonte vlera, i shoqëruar nga një mjet tjetër sigurie. Grabitësit, të veshur me kostume të bardha dhe të zeza dhe me maska në fytyrë, ishin të armatosur me armë automatike të tipit kallashnikov dhe kanë qëlluar me armë zjarri gjatë aksionit. Për të bllokuar mjetin e blinduar, autorët e ngjarjes kanë vendosur tërthorazi në rrugë një kamion, të cilit më pas i kanë vënë flakën, duke bllokuar plotësisht karrexhatën në drejtim të Lecces. Më pas, ata kanë rrethuar furgonin me mjete të tjera dhe kanë përdorur lëndë plasëse për të çarë portën e pasme të blindit, duke shkaktuar një re të dendur tymi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e karabinierisë dhe policisë, ndërsa segmenti i rrugës ku ndodhi grabitja u mbyll përkohësisht për trafikun. Ngjarja është parë nga dhjetëra drejtues mjetesh që ndodheshin në krahun e kundërt të rrugës, i cili për shkak të punimeve funksiononte vetëm me një korsi. Pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të territorit të Squinzanos, në provincën e Lecces. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi vlerën e shumës së grabitur apo për persona të lënduar.

10.1K views


💾

Protesta e banorëve të Velipojës ka vijuar për të shtatën ditë radhazi, këtë herë përpara ambienteve të Prokurorisë së Shkodrës. Banorët e zonës së Rr...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Protesta e banorëve të Velipojës ka vijuar për të shtatën ditë radhazi, këtë herë përpara ambienteve të Prokurorisë së Shkodrës. Banorët e zonës së Rrjollit pretendojnë se po përballen me një grabitje të pronës me prapavijë politike dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të organeve të drejtësisë për të ndalur, sipas tyre, shkeljen e të drejtave pronësore. Ata kanë depozituar një kërkesë zyrtare në Prokurori, duke kërkuar verifikimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë ligjore të dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës. Sipas banorëve, dokumentacioni dëshmon pronësinë e ligjshme dhe çështja duhet të trajtohet me prioritet, pa zvarritje të mëtejshme të procesit. Më 15 janar 2025, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për kompleksin turistik gjigant që do të shtrihet në rreth 146 hektarë, ndërmjet Ranës së Hedhun dhe Velipojës. Ndërkohë, më 31 dhjetor 2024, Bashkim Ulaj botues pranë familjes Berisha së bashku me vëllezërit Astrit dhe Ahmet Ulaj përfituan statusin e veçantë “investitor strategjik” për projektin “Blue-Borgo”, që do të realizohet nga kompania “Aba Blue Borgo” sh.p.k., një nga investimet më të mëdha turistike të planifikuara në vend.

8831 views


💾

Kjo është gjendja aktuale e plazhit të Divjakës, ku vija bregdetare është shndërruar në një landfill mbeturinash në qiell të hapur. Ngado të kthesh k...

By: @joq
9 February 2026 at 15:00

Kjo është gjendja aktuale e plazhit të Divjakës, ku vija bregdetare është shndërruar në një landfill mbeturinash në qiell të hapur. Ngado të kthesh kokën, sytë të zënë vetëm mbetje plastike, qese, shishe dhe mbeturina të shumta, duke e kthyer këtë zonë në një pamje të turpshme. Ndërsa banorët dhe vizitorët përballen çdo ditë me këtë realitet alarmant, Bashkia Divjakë vazhdon të heshtë pasi deri më tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje serioze për pastrimin e zonës, asnjë plan konkret dhe asnjë reagim publik për një problem që po dëmton rëndë mjedisin, shëndetin publik dhe imazhin turistik të Divjakës. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe zgjidhje të menjëhershme, jo premtime boshe.

21.3K views


💾

Yesterday — 8 February 2026@joq - TikTok

Rreth 10% e baballarëve të rinj përjetojnë depresion pas ardhjes në jetë të një fëmije. Faktorët që e nxisin përfshijnë mungesën e gjumit, stresin, pr...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Rreth 10% e baballarëve të rinj përjetojnë depresion pas ardhjes në jetë të një fëmije. Faktorët që e nxisin përfshijnë mungesën e gjumit, stresin, presionin financiar, ndryshimet në marrëdhënie dhe ndjenjat e fajit. Meshkujt kanë më pak gjasa të kërkojnë ndihmë dhe shpesh nuk e njohin depresionin, duke e justifikuar atë si lodhje apo nervozizëm. Kjo gjendje mund të ndikojë edhe te fëmijët, duke dobësuar lidhjen prind–fëmijë dhe duke rritur rrezikun për probleme të sjelljes dhe zhvillimit. Nëse gjendja e rënduar emocionale zgjat më shumë se disa javë, është e rëndësishme të kërkohet ndihmë profesionale, pasi trajtimi i hershëm e bën rikuperimin më të lehtë. Është e rëndësishme që baballarët të dinë se depresioni pas lindjes së një fëmije është “legjitim” edhe te meshkujt. Dhe se sa për nënat e reja, është vetëm një periudhë që pasi të kalojë, do të mbetet një kujtim i keq.

1256 views


💾

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga banorët e fshatit Matohasanaj në Tepelenë, të cilët raportojnë se pas përmbytjeve të fundit nuk ka pa...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga banorët e fshatit Matohasanaj në Tepelenë, të cilët raportojnë se pas përmbytjeve të fundit nuk ka pasur asnjë ndihmë nga bashkia apo nga emergjencat civile. "Përshëndetje JOQ, si jeni? Desha të bëja një denoncim. Në fshatin Matohasanaj të Tepelenës nuk ka patur asnjë ndihmë nga bashkia apo emergjenca civile pas përmbytjeve. Kemi dalë vetë si banorë në krye të detyrës", shkruan banori. Sipas tyre, pavarësisht situatës së krijuar, institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar, duke i lënë banorët të përballen të vetëm me pasojat e përmbytjeve. Në mungesë të çdo mbështetjeje, vetë banorët kanë dalë në terren për të pastruar rrugët dhe për të rikthyer minimalisht qarkullimin, duke punuar me mjete rrethanore.

27.1K views


💾

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga banorët e Tapizës, të cilët ngrenë shqetësimin për gjendjen e rrezikshme të telave elektrikë dhe ndri...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga banorët e Tapizës, të cilët ngrenë shqetësimin për gjendjen e rrezikshme të telave elektrikë dhe ndriçimit në zonë. Sipas tyre, telat janë të varur dhe të dëmtuar, duke përbërë një rrezik serioz për këdo që kalon aty, veçanërisht për fëmijët dhe nxënësit që çdo ditë shkojnë drejt shkollës. Banorët shprehen se situata është denoncuar disa herë pranë institucioneve përkatëse, por deri më tani as Bashkia e Tiranës dhe as OSHEE nuk kanë marrë masa për të zgjidhur problemin. Pavarësisht rrezikut të dukshëm, mungesa e reagimit ka lënë zonën të pambrojtur, ndërsa frika për një aksident të rëndë është gjithnjë e pranishme. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, përpara se kjo situatë të përfundojë në një ngjarje tragjike. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve që të mos e neglizhojnë më këtë problem, pasi bëhet fjalë për sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

25.7K views


💾

Banorët e zonës së Plazhit në Durrës raportojnë mungesë uji që prej tre ditësh, një situatë shqetësuese, veçanërisht në dimër. Qytetarët shprehen se ...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Banorët e zonës së Plazhit në Durrës raportojnë mungesë uji që prej tre ditësh, një situatë shqetësuese, veçanërisht në dimër. Qytetarët shprehen se dimri është i vështirë pa ujë pasi kanë edhe fëmijë të vegjël që duhen larë dhe çuar në shkollë. Ata thonë se qyteti bregdetar s’mund të presë turistë në këtë gjendje pasi vetë vendasit po detyrohen të marrin ujë kanalesh për higjienën e banjove në banesat e tyre. Banorët kanë bërë disa ankesa te Ujësjellës por deri më tani nuk kanë asnjë shpjegim për shkaqet e ndërprerjes dhe kohëzgjatjen e rikthimit të furnizimit. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje Joq! Kemi 3 dite pothuajse qe svjen uji ne plazh. Vende vende ka probleme se di pse .kemi femije te vegjel .Nuk e di cfare po ndodh me qytetin tone te bukur te Durresit, qe do presim turista

16.5K views


💾

Banorët e fshatit Kodër Lumë në Kukës ankohen për gjendjen shumë të keqe të rrugës, e cila ndodhet vetëm pak minuta larg qytetit. Prej vitesh rruga ës...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Banorët e fshatit Kodër Lumë në Kukës ankohen për gjendjen shumë të keqe të rrugës, e cila ndodhet vetëm pak minuta larg qytetit. Prej vitesh rruga është e dëmtuar dhe e vështirë për t’u kaluar, duke shkaktuar probleme për makinat dhe vështirësi për banorët, sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë apo në raste urgjente. Sipas banorëve, megjithëse janë ankuar disa herë, kryebashkiaku Albert Halilaj nuk ka marrë asnjë masë për ta rregulluar rrugën. Ata thonë se janë lënë pas dore dhe kërkojnë ndërhyrje sa më shpejtë. "Përshëndetje JOQ Albania! Jam një banor i fshatit Kodër-Lumë, Kukës. Kjo rrugë ndodhet vetëm 3 minuta larg qytetit dhe prej shumë vitesh është në këtë gjendje, ndërsa shteti nuk i ka hedhur asnjëherë sytë. Pavarësisht se jemi ankuar disa herë te bashkia me kryetar Albert Halilajn, ankesat tona nuk janë marrë asnjëherë parasysh. Rruga është bërë e pakalueshme dhe automjetet hasin shumë probleme. Është e pamundur të çosh fëmijët në shkollë apo të përballosh ndonjë rast urgjent. Në këtë zonë ndodhet edhe një pikë bllokimi makinash që përdoret nga vetë shteti, por megjithatë askujt nuk i intereson të ndërhyjë për rregullimin e rrugës. Do të isha shumë mirënjohës nëse do ta publikonit këtë ankesë. Faleminderit."-shkruan banori.

24.2K views


💾

Në zonën e Freskut, pranë Thesarit, në rrugën “Muhamed Deliu”, është shfaqur një rrëshqitje dherash që paraqet rrezik serioz për pallatet e ndërtuara ...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Në zonën e Freskut, pranë Thesarit, në rrugën “Muhamed Deliu”, është shfaqur një rrëshqitje dherash që paraqet rrezik serioz për pallatet e ndërtuara në pjesën e sipërme të kodrës. Situata është e dukshme dhe shqetësuese për banorët e zonës, të cilët kanë frikë për sigurinë e banesave dhe kalimtarëve. Kjo gjendje vazhdon prej rreth një jave, ndërsa deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse, as për stabilizimin e terrenit dhe as për pastrimin e rrugës nga dherat e rëna. "Përshëndetje JOQ! Ndodhemi në zonën e Freskut, afër Thesarit, te rruga Muhamed Deliu. Ka rrëshqitje dherash. Siç dallohet, ekziston rrezik për pallatet që ndodhen lart në kodër. Kjo gjendje vazhdon prej një jave dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë, as për pastrimin e rrugës", shkruan banori.

31.9K views


💾

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i zemëruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut, zëvendëskryeministre dhe...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i zemëruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. Ai e ka quajtur vendimin “të paparë dhe të padëgjuar” dhe akuzoi gjykatën se po “merr peng qeverinë”, duke e paraqitur pezullimin si një sulm ndaj tij dhe ekzekutivit. Reagimi i tij i ashpër bie ndesh me imazhin që ka kultivuar si mbështetës i reformës në drejtësi. Gjykata Kushtetuese ka zbatuar ligjin dhe ka respektuar procedurat, duke garantuar që qeveria të funksionojë në mënyrë transparente dhe të ndershme. Pezullimi i Ballukut është një masë ligjore për të siguruar korrektësinë e tenderave dhe respektimin e parimeve të drejtësisë. Duket se Rama po përpiqet të delegjitimojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të paraqesë çdo kontroll mbi qeverinë si sulm personal. Vendimi i gjykatës nuk është arbitrar, por një mënyrë për të mbrojtur drejtësinë dhe për të siguruar që institucionet të veprojnë të pavarura nga presioni politik.

8691 views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e Laprakës, ku dy të rinj kanë humbur kontrollin e mjetit me të cilin lëviznin dhe janë përplasur me b...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e Laprakës, ku dy të rinj kanë humbur kontrollin e mjetit me të cilin lëviznin dhe janë përplasur me barrierat metalike të rrugës. Një qytetar që ishte dëshmitar i këtij aksidenti, që për fat të mirë s’pati pasoja tragjike, thotë se dy të rinjtë ishin në gjendje të dehur dhe kaluan semaforët e kuq me shpejtësi skëterrë. Si qytetar, ai u ka dhënë ndihmën e parë duke njoftuar menjëherë edhe ambulancën pasi njëri prej tyre ishte dëmtuar rëndë. Por ai u bën thirrje të rinjve që mos të konsumojnë alkool kur janë në timon dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe shpejtësinë pasi nuk rrezikojnë vetëm veten e tyre por edhe të tjerët. Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi gjendjen e të lënduarve, ndërsa rruga mbetet një pikë shqetësimi për shpejtësinë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Mesazhi i qytetarit: Pershendetje! Nje aksident i frikshem ka ndodhur mbreme ne laprak! Dy te rinj ne gjendje te dehur me shpejtesi mbi 200 km ne ore duke i kaluar semaforet me te kuq e humben kontrollin dhe shkaktuan kete aksident! U perplasen para syve te mi,kam ndaluar i dhash ndihmen e pare njoftova ambulancen sepse njeri prej tyre u demtua me shume. Doja vetem ti thoja te rinjeve te lutem mos konsumoni alkol dhe ti jepni makines Do na marrin qaf neve dhe veten

24.2K views


💾

Sheshi i importit në Portin e Durrësit është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e mjeteve për shkak të mbingarkesës së madhe. Ata thonë se...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Sheshi i importit në Portin e Durrësit është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e mjeteve për shkak të mbingarkesës së madhe. Ata thonë se hapësira e kufizuar nuk përballon fluksin e mjeteve, duke bërë që qindra kamionë të qëndrojnë në radhë për orë të tëra në pritje të përpunimit të dokumentacionit dhe hyrjes në port. Drejtuesit e mjeteve shprehen se vonesat janë të shpeshta dhe se kushtet e pritjes janë të vështira. Sipas tyre, situata është pasojë e mungesës së zgjerimit të portit dhe e kapaciteteve të pamjaftueshme për të përballuar volumin në rritje të importeve. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për të lehtësuar trafikun dhe për të përmirësuar kushtet e punës për transportuesit. Denoncimi i qytetarit: Përshëndetje po e pat të arsyeshme publikojeni anonim Sheshi importit të mallrave Në port dmth aty hyjn kamionat që vijn

23.7K views


💾

Në varrezat e fshatit Zvërnec, në Vlorë, disa pemë janë shkulur nga rrënjët dhe kanë rënë mbi varre, duke shkaktuar dëme. Ngjarja është konstatuar nga...

By: @joq
9 February 2026 at 13:00

Në varrezat e fshatit Zvërnec, në Vlorë, disa pemë janë shkulur nga rrënjët dhe kanë rënë mbi varre, duke shkaktuar dëme. Ngjarja është konstatuar nga banorët, ndërsa deri më tani nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të pemëve. Sipas banorëve të zonës, pemët e rrëzuara kanë dëmtuar pllaka varresh dhe struktura të tjera përreth, duke krijuar shqetësim. Pamja e krijuar në varreza është cilësuar si e papranueshme, pasi bëhet fjalë për një vend me rëndësi të veçantë shpirtërore për komunitetin. Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përkatëse dhe të Bashkisë së Vlorës për pastrimin e zonës dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. Ata theksojnë nevojën për mirëmbajtje të rregullt, në mënyrë që të shmangen situata të ngjashme në të ardhmen.

22.7K views


💾

❌
❌