Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026@joq - TikTok

Një restorant në zonën e plazhit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke u djegur pothuajse plot...

By: @joq
25 January 2026 at 17:00

Një restorant në zonën e plazhit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke u djegur pothuajse plotësisht. Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, zjarri ka përfshirë të gjithë ambientin e lokalit që ndodhet në katin e parë të një ndërtese, ndërsa situata është përkeqësuar për shkak të vështirësisë së mjeteve zjarrfikëse për të aksesuar zonën. Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania shihet tym i dendur që del nga ambientet e brendshme, si edhe momenti kur zjarrfikësja mbërrin në vendngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një verifikim nga autoritetet për të përcaktuar arsyen e incidentit.

36.8K views


💾

Ndonjëherë humori më i mirë vjen nga situatat e thjeshta të përditshmërisë, dhe ky skeç i realizuar në një supermarket është përshkrimi më epik i "sfi...

By: @joq
25 January 2026 at 17:00

Ndonjëherë humori më i mirë vjen nga situatat e thjeshta të përditshmërisë, dhe ky skeç i realizuar në një supermarket është përshkrimi më epik i "sfidave" të jetës në çift. Videoja, e cila është filmuar qëllimisht për të ilustruar marrëdhënien burrë-grua gjatë bërjes së pazarit, po qarkullon në rrjetet sociale duke ngacmuar humorin e mijëra personave. Në këtë skenë komike, shfaqet momenti kur gruaja mbush qesen me mandarina që i ka zgjedhur vetë me dorën e saj. Por "ironia" kulmon kur bashkëshorti, i cili po e filmon të gjithë skenën, nxjerr nga qesja pikërisht ato që ajo sapo futi dhe ia tregon për t'i marrë një konfirmim. Edhe pse bëhet fjalë për zgjedhjet e saj, gruaja i merr mandarinat dhe i hedh mbrapsht në arkë me një siguri të plotë se nuk janë të mira. Ky material është bërë viral si një ilustrim perfekt i situatave ku "logjika" e pazarit dorëzohet përpara dëshirës për të pasur fjalën e fundit, qoftë edhe duke mohuar punën tënde. Po në shtëpinë tuaj, a ndodhin situata të tilla?

24.4K views


💾

Një moment i pazakontë u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, ku një qytetar ndoqi me çadër një efektiv policie, i cili...

By: @joq
25 January 2026 at 17:00

Një moment i pazakontë u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, ku një qytetar ndoqi me çadër një efektiv policie, i cili duket se ikën me vrap. Pamjet tregojnë qytetarin duke e ndjekur disa metra, ndërsa situata në terren ishte e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Incidenti ndodhi në kulmin e tensioneve, pasi protesta u zhvendos nga sheshi përpara Kryeministrisë drejt Parlamentit dhe disa protestues hodhën fishekzjarre, duke u përplasur me forcat e rendit. Për të rivendosur qetësinë, autobotët me ujë dhe njësi të shumta policore u vendosën përpara Parlamentit, duke synuar shpërndarjen e turmës dhe kontrollin e situatës. Atmosfera mbeti e tensionuar, ndërsa qytetari me çadër duket se i dha një nuancë ironike dhe të çuditshme një proteste që tashmë ishte e ndezur.

20.5K views


💾

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar për New York Post se forcat amerikane përdorën një armë të klasifikuar, të cilën ai e q...

By: @joq
25 January 2026 at 17:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar për New York Post se forcat amerikane përdorën një armë të klasifikuar, të cilën ai e quan “Discombobulator”, gjatë një operacioni më 3 janar në Venezuelë që çoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores. Trump tha se kjo pajisje sekrete ishte vendimtare për neutralizimin e mbrojtjes së armikut, duke bërë që pajisjet e tyre të mos funksiononin dhe duke ndihmuar në suksesin e misionit pa humbje jetësh amerikane. Sipas pretendimeve të Trumpit, armët me origjinë ruse dhe kineze të mbrojtësve të Maduros nuk u shpërthyen dhe sistemet e tyre u çaktivizuan gjatë hyrjes së forcave me helikopterë në Karakas. Ai nuk dha detaje teknike për pajisjen, duke thënë se “nuk lejohet të flasë për të”, por konfirmoi përdorimin e saj në operacion. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportuan se disa nga rojet që mbronin Maduros ranë në tokë dhe përjetuan simptoma serioze, përfshirë gjakderdhje nga hunda dhe ndjenja të dhimbshme, ndërsa disa thanë se nuk mund të lëviznin pas efektit të asaj që u përshkrua si një valë shumë e fuqishme zanore. Raportimet thonë gjithashtu se radarët dhe pajisjet e tjera mbrojtëse u fikën papritur, duke krijuar hapësirë për hyrjen e trupave amerikane. Maduro, 63 vjeç, tani mbahet në një burg federal në Brooklyn, duke pritur gjykimin për akuza që lidhen me drogë dhe terrorizëm, ndërsa detyrat e presidentit të përkohshëm të Venezuelës i ushtron ish-zëvendëspresidentja e tij, Delcy Rodríguez. Raportimet për përdorimin e këtij lloji armësh mbeten të pakonfirmuara nga burime të tjera, dhe detajet mbi teknologjinë e përdorur apo efektet e saj sqarohen vetëm nga deklaratat e Trumpit dhe dëshmitarët që citohen në medie.

35.8K views


💾

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha, i cili vrau part...

By: @joq
25 January 2026 at 17:00

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha, i cili vrau partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021. 22-vjeçarja u godit me thikë në mes të rrugës, teksa përpiqej të arratisej dhe të kërkonte ndihmë pranë komisariatit të Hayange, vetëm pak metra larg banesës së saj. Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit. Fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme që karakterizonte sulmin. Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi aktin si “jashtë çdo norme për nga dhuna”. Ai shtoi se Berisha nuk u pengua as nga prania e dëshmitarëve dhe as nga fëmija, duke e goditur viktimën me qëllim për ta dobësuar dhe më pas duke i shkaktuar dhunë poshtëruese mbi trup. Para ngjarjes së rëndë, Berisha ishte i vendosur në arrest shtëpiak me byrzylyk elektronik, pas një dënimi të mëparshëm njëvjeçar për shkelje të rregullave të trafikut. Dënimi i përjetshëm që gjykata la në fuqi është një masë përfundimtare pas aktit të tmerrshëm që tronditi komunitetin lokal.

17.1K views


💾

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë. Viktima ë...

By: @joq
25 January 2026 at 17:00

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë. Viktima është identifikuar si shtetasi Marko Beka, banues në Geel dhe me profesion taksist. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në qendër të fshatit. Sipas mediave belge dhe autoriteteve, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati që ka dalë jashtë kontrollit mes taksistit dhe disa klientëve. Pas incidentit, autorët janë larguar në këmbë dhe vijojnë të jenë në kërkim nga policia. Dëshmitarë okularë kanë parë të shtrirë në tokë 45-vjeçarin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Zona u rrethua për disa orë, ndërsa në vendngjarje mbërritën hetues, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Marko Beka ishte babai i tre fëmijëve, të moshave 5, 11 dhe 17 vjeç, dhe drejtonte një biznes privat taksish në Geel. Bashkëshortja e tij, Izabela, e përshkruan atë si një njeri të qetë, të sjellshëm dhe shumë social, i dashur për komunitetin dhe pa konflikte me askënd. Autoritetet belge bëjnë me dije se asnjë i dyshuar nuk është arrestuar ende, ndërsa apelojnë për informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

173.3K views


💾

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar hapur Kanadanë se do të përballet me tarifa ndëshkuese 100% nëse arrin një marrëves...

By: @joq
25 January 2026 at 17:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar hapur Kanadanë se do të përballet me tarifa ndëshkuese 100% nëse arrin një marrëveshje tregtare me Kinën. Deklarata u bë këtë të shtunë, ndërsa Trump i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit kanadez Mark Carney, duke e cilësuar një marrëveshje të tillë si rrezik serioz për vendin fqinj. Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se Kina do të “gllabëronte plotësisht Kanadanë”, duke shkatërruar bizneset, strukturën sociale dhe mënyrën e jetesës. Ai theksoi se, në rast se Kanadaja firmos një marrëveshje me Pekinin, SHBA do të vendosë menjëherë tarifa 100% për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në tregun amerikan. Trump akuzoi gjithashtu Kinën se synon të përdorë Kanadanë si rrugë alternative për të shmangur tarifat amerikane. Sipas tij, çdo përpjekje për ta shndërruar Kanadanë në një “port shkarkimi” për mallrat kineze drejt SHBA-së do të dështojë dhe do të përballet me masa të ashpra ekonomike. Deklaratat e Trump vijnë pas qëndrimeve të fundit të kryeministrit kanadez, i cili gjatë një vizite në Kinë e cilësoi vendin si një partner të besueshëm dhe të parashikueshëm, ndërsa në Forumin Ekonomik Botëror në Davos inkurajoi liderët evropianë të kërkojnë investime nga ekonomia e dytë më e madhe në botë. Tensionet mes Uashingtonit dhe Otavës janë përshkallëzuar ndjeshëm ditët e fundit. Presidenti amerikan tërhoqi edhe ftesën për Kanadanë që të bashkohej me nismën e tij të Bordit të Paqes, e cila synon zgjidhjen e konflikteve globale. Ky vendim erdhi pas fjalimit të Carney-t në Davos, ku ai kritikoi përdorimin e integrimit ekonomik dhe tarifave si instrumente presioni politik nga fuqitë e mëdha. Përplasja e fundit sinjalizon një ftohje të dukshme të marrëdhënieve mes dy aleatëve tradicionalë, me ekonominë dhe tregtinë në qendër të konfliktit.

12K views


💾

Yesterday — 24 January 2026@joq - TikTok

Pas ciklonit Harry në Itali, meteorologët italianë kanë lëshuar një paralajmërim të ri alarmi për një tjetër fenomen të fuqishëm atmosferik. Sipas met...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

Pas ciklonit Harry në Itali, meteorologët italianë kanë lëshuar një paralajmërim të ri alarmi për një tjetër fenomen të fuqishëm atmosferik. Sipas meteoweb.eu, një mega-ciklon i ri, i quajtur Leoni II, pritet të godasë Italinë gjatë kësaj fundjave, duke përfshirë të gjithë territorin me mot ekstrem. Meteorologët kanë dhënë alarm SOS, pasi sistemi po formohet në det të hapur dhe do të shoqërohet me erëra shumë të forta, stuhi të dhunshme dhe reshje intensive, veçanërisht nga nata e së shtunës drejt së dielës. Në disa zona, shpejtësia e erës pritet të kalojë 100 km/h, ndërsa deti do të jetë shumë i trazuar. Të hënën, më 26 janar, Leoni II pritet të zhvendoset mbi Italinë jugore, duke u fuqizuar më tej për shkak të boshllëkut të presionit të lënë nga cikloni i mëparshëm. Mega-cikloni do të kalojë mbi Apenine dhe do të lëvizë drejt Salentos, në zonën mes Pulias, Shqipërisë dhe Greqisë. E hëna parashikohet të jetë dita më e ftohtë, pasi cikloni do të zhvendoset mbi Detin Jon, duke lejuar depërtimin e ajrit të ftohtë polar detar. Megjithatë, sipas meteorologëve, temperaturat do të jenë nën mesatare, por jo ekstreme. Zonat më të rrezikuara mbeten Sardenja, rajonet bregdetare tirrenike dhe Italia Veriore, ku priten reshje të dendura, stuhi të forta, borë edhe në zona të ulëta në Veri, si dhe dallgë të fuqishme detare.

26.1K views


💾

Shqiptarët e Kosovës mbetën edhe gjatë vitit 2025 grupi kryesor i turistëve që vizituan Shqipërinë, duke konfirmuar rolin vendimtar të ashtuquajturit ...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

Shqiptarët e Kosovës mbetën edhe gjatë vitit 2025 grupi kryesor i turistëve që vizituan Shqipërinë, duke konfirmuar rolin vendimtar të ashtuquajturit “turizëm patriotik” në bilancin e sektorit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT mbi Lëvizjen e Shtetasve, nga gjithsej rreth 12.46 milionë hyrje në vend, 4.66 milionë ishin nga Kosova, ose 37.4 për qind e totalit. Italianët ruajtën pozicionin si grupi i dytë më i rëndësishëm i turistëve, me 1.29 milionë hyrje gjatë vitit 2025. Megjithatë, rritja vjetore ishte vetëm 3.17 për qind krahasuar me 2024-ën, një ngadalësim i ndjeshëm në raport me vitin e kaluar, kur rritja kishte qenë mbi 31 për qind. Turoperatorët pohojnë se gjatë sezonit veror të vitit 2025 u vu re një zbehje e interesit nga turistët italianë, sidomos për Jugun e Shqipërisë. Sipas tyre, shtrenjtimi i çmimeve në disa zona bregdetare bëri që Shqipëria të mos perceptohej më si destinacion “i lirë”, çka solli anulime rezervimesh ose ndryshim destinacionesh. Megjithatë, italianët mbeten të rëndësishëm për turizmin gjithëvjetor, veçanërisht për fundjavat në Tiranë dhe Durrës, si dhe për turizmin kulinar e rural. Operatorët theksojnë se çmimet në restorante dhe përvoja gastronomike vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë konkurruese për këtë treg. Në rënie gjatë 2025-ës ishin edhe turistët polakë, të cilët arritën në 288 mijë hyrje, ose 2.8 për qind të totalit. Sipas operatorëve, kjo rënie nuk lidhet me turizmin e organizuar, i cili vijon të rritet, por me turistët individualë, që pas një periudhe promovimi intensiv, kishin zgjedhur të udhëtonin në mënyrë të pavarur. Po ashtu, shënuan rënie edhe hyrjet nga Turqia dhe Spanja. Ndërkohë, Gjermania dhe Franca rezultojnë tregjet me rritjen më të fortë. Gjatë vitit 2025, hyrjet nga Gjermania u rritën me 17.27 për qind, duke arritur në 452 mijë vizitorë. Ky grup vjen kryesisht përmes tureve kulturore, por edhe gjatë sezonit veror. Edhe Franca shënoi një rritje të ndjeshme prej 25.39 për qind, me 293 mijë hyrje. Operatorët turistikë presin që ky trend të vijojë edhe gjatë këtij viti, madje për herë të parë turistët francezë pritet të vijnë në mënyrë të organizuar me kontrata garancie për sezonin veror. Në rritje ishin edhe turistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 241 mijë hyrje dhe një rritje rreth 8 për qind krahasuar me një vit më parë. Shqipëria vijoi edhe gjatë 2025-ës promovimin në media ndërkombëtare dhe rrjete sociale, por në një intensitet më të ulët krahasuar me tre vitet e mëparshme. Ndërkohë, ekspozimi i problematikave të turizmit në rrjetet sociale, nga mbetjet dhe infrastruktura, te çmimet dhe kafshët e braktisura, ka ndikuar që një pjesë e turistëve të huaj të shfaqin më shumë rezerva. Për vitin 2026, operatorët e turizmit presin vijim të rritjes së vizitorëve, por paralajmërojnë se ngadalësimi i ritmeve nga viti në vit është një sinjal alarmi. Sipas tyre, pa masa urgjente për qëndrueshmëri afatgjatë, rritja sasiore mund të mos përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm të sektorit turistik.

24.5K views


💾

I dyshuari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e sigurisë së lartë Korydallos, në Greqi, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor, duke dek...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

I dyshuari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e sigurisë së lartë Korydallos, në Greqi, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor, duke deklaruar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas mediave greke, 28-vjeçari me shtetësi greke ka pohuar se ndjehej i rrezikuar për jetën dhe ka pretenduar se ishte viktima ai që ishte paguar për ta eliminuar. Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur se, sipas bindjes së tij, nëse nuk do të vepronte i pari, do të ishte vetë viktimë e sulmit. I dyshuari e ka lidhur ngjarjen me një konflikt të mëparshëm dhe me një vrasje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas, duke pretenduar se kjo kishte krijuar një zinxhir hakmarrjeje mes palëve. Nga të dhënat e deritanishme të dosjes hetimore, Jani Aliaj humbi jetën si pasojë e plagosjeve të marra gjatë përplasjes, ndërsa në incident u lëndua edhe një tjetër i burgosur, i cili dyshohet se tentoi të ndërhynte për të ndarë palët. Autoritetet greke bëjnë me dije se 28-vjeçari ka precedentë të rëndë penalë dhe është i përfshirë edhe në hetime për vepra të tjera të rënda. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një sektor të burgut ku nuk kishte kamera sigurie, në një moment kur të burgosurit kishin liri lëvizjeje brenda ambienteve të institucionit. Sipas burimeve zyrtare, para incidentit nuk ishin raportuar konflikte të hapura apo sinjale paralajmëruese mes viktimës dhe autorit të dyshuar, çka ka shtuar pikëpyetjet mbi mënyrën se si situata degradoi deri në një ngjarje fatale. Pas dhënies së dëshmisë, i dyshuari është rikthyer në qelinë e tij dhe pritet të përballet me procesin gjyqësor në Greqi, ku rrezikon dënime të rënda, deri në burgim të përjetshëm. Jani Aliaj ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, krim i ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për ekstradimin e tij, me qëllim që dënimi të vuhej në Shqipëri.

12.6K views


💾

Policia Kombëtare spanjolle dhe Agjencia Tatimore kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke arrestuar tetë persona, disa prej ty...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

Policia Kombëtare spanjolle dhe Agjencia Tatimore kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke arrestuar tetë persona, disa prej tyre në momentin kur po hanin në një restorant në Vigo, pak para se të shkonin të merrnin një ngarkesë prej 200 kilogramësh kokainë të mbërritur nga Amerika e Jugut. Sipas autoriteteve spanjolle, bëhet fjalë për anëtarë të një klani me origjinë shqiptare, të specializuar në trafikun detar të lëndëve narkotike përmes anijeve tregtare me kontejnerë. Operacioni, i koduar “Monterrey”, pengoi importin e parë të kësaj organizate në Galici. Pesë të dyshuarit e parë u arrestuan më 12 janar në Vigo. Dy prej tyre u kapën në një banesë me qira, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa po hanin në një restorant të qytetit, në pritje të momentit për të tërhequr katër pako kokaine me logon “Kia”, të futura në kontejner me metodën e njohur si “grepi i verbër”. Hetuesit i ndiqnin prej vitit 2024. Një javë më vonë, më 20 janar, u arrestuan edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë në zona të ndryshme të Galicisë, si A Coruña, Lugo, Madridi dhe O Salnés. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu rreth 20 mijë euro cash, ndërsa droga e konfiskuar u ekspozua në komisariatin e Vigos. Sipas policisë, drejtuesi i këtij rrjeti ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Brian Colin Charrington, 68-vjeçarit britanik të njohur si “narkosi i Wikipedias”, i cili ndërroi jetë në korrik 2025 në Alicante. Charrington ishte bërë i njohur për publikimin e aktiviteteve dhe arrestimeve të tij në internet dhe konsiderohej një figurë kyçe e trafikut ndërkombëtar të kokainës mes Amerikës Latine dhe Spanjës. Autoritetet spanjolle theksojnë se grupi shqiptar kishte bashkëpunim me organizata galiciene për t’u vendosur në Galici dhe për të përdorur portin e Vigos si pikë të sigurt për nxjerrjen e drogës. Kjo ngarkesë e sekuestruar ishte përpjekja e parë e tyre për të futur kokainë përmes këtij porti. Në total, tetë persona janë arrestuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, ndërsa pesë prej tyre janë lënë në burg. Hetimet, që zgjatën rreth 17 muaj, u drejtuan nga Gjykata e Hetimit nr. 8 e Vigós. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për “profesionistë me degëzime në mbarë botën”, me kontakte në zonat e prodhimit të drogës në Amerikën Latine dhe me kapacitet të lartë financiar për të vepruar në porte strategjike si Vigo, i cili tashmë konsiderohet një nga nyjet kryesore të narkotrafikut detar në Spanjë.

2841 views


💾

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryerja e analizave laboratorike nuk përcaktohet më nga nevoja mjekësore, por nga kufijtë financiarë ...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryerja e analizave laboratorike nuk përcaktohet më nga nevoja mjekësore, por nga kufijtë financiarë të një kontrate koncesionare. Në praktikë, shëndeti i pacientëve është kthyer në një çështje kalendari dhe bilanci mujor. Shërbimi laboratorik në spitalin më të madh publik të vendit ofrohet përmes Partneritetit Publik-Privat koncesionit të laboratorëve dhënë oligarkut të Shëndetësisë Janis Karathanos, i cili parashikon qartë se sapo të arrihet kufiri mujor i shpenzimeve, kompania private nuk ka më detyrim të kryejë analiza rutinë. Burime nga brenda QSUT bëjnë me dije se ky limit arrihet pothuajse rregullisht rreth datës 20 të çdo muaji. Pas kësaj date, pacientët përballen me të njëjtën përgjigje standarde: "Fondi ka mbaruar!". Pasoja është zinxhir... analiza të shtyra, diagnoza të vonuara, trajtime të pezulluara dhe rritje e rrezikut për shëndetin e pacientëve, të cilët detyrohen ose të presin muajin tjetër, ose të drejtohen drejt shërbimeve private, e deri në atë moment mund të kenë ndërruar jetë... Kontrata koncesionare parashikon që kompania të njoftojë institucionin kur shpenzimet arrijnë 50%, 75% dhe 100% të buxhetit. Pas tejkalimit të tavanit, lejohen vetëm analiza urgjente, dhe edhe ato nuk duhet të kalojnë 5% të volumit mujor. Në letër, gjithçka duket e rregulluar. Në praktikë, sistemi shndërrohet në një mekanizëm kufizues për mjekët dhe pacientët. Burime spitalore tregojnë se janë zhvilluar takime ku drejtues shërbimesh janë thirrur për të dhënë shpjegime pse në një repart janë kryer “shumë” analiza dhe në një tjetër “pak”. Në vend që vendimmarrja të mbështetet në nevojat klinike, ajo duket se ndikohet nga llogaritë financiare të koncesionarit. Kjo situatë krijon një precedent të rrezikshëm. Autonomia mjekësore zëvendësohet nga logjika e bilancit, ndërsa QSUT, institucioni që duhet të garantojë shërbim publik shëndetësor, shfaqet më tepër si garant i disiplinës financiare të kontratës sesa si mbrojtës i pacientit. Skema përsëritet çdo muaj, pa përjashtim. Fillimisht analizat kryhen normalisht, më pas vijnë paralajmërimet për tejkalim fondi dhe në fund vendoset bllokada për pacientët jo-urgjentë. Një cikël i njohur, i parashikueshëm dhe i pranuar në heshtje. Në thelb, problemi është i qartë: në këtë sistem, buxheti dikton shëndetin, jo e kundërta. Dhe ndërsa pacientët presin, kontrata vazhdon të zbatohet me përpikmëri. Pyetja që mbetet pa përgjigje është thelbësore: A është QSUT një spital publik në shërbim të qytetarëve, apo një mekanizëm për zbatimin strikt të kufijve financiarë të një koncesioni?

9655 views


💾

Një qytetar nga lagjja Bregu i Lumit, Tiranë ka ngritur shqetësimin për mungesën e theksuar të koshave të plehrave në këtë zonë, duke e cilësuar situa...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

Një qytetar nga lagjja Bregu i Lumit, Tiranë ka ngritur shqetësimin për mungesën e theksuar të koshave të plehrave në këtë zonë, duke e cilësuar situatën si problem serioz për mjedisin dhe jetën e përditshme të banorëve. Sipas qytetarit, pretendimet se banorët i hedhin mbeturinat rrugëve nuk qëndrojnë. Ai thekson se qytetarët përpiqen t’i depozitojnë mbeturinat në vende të caktuara, por mungesa e infrastrukturës bazë e bën të pamundur menaxhimin normal të mbetjeve. Qytetari shton se përgjatë gjithë bregut të lumit ndodhen vetëm katër kosha plehrash, të vendosur në dy pika të ndryshme, çka është krejtësisht e pamjaftueshme për një lagje të tërë. Si pasojë, mbeturinat shpesh grumbullohen pranë lumit, duke krijuar ndotje dhe rrezik për shëndetin publik. Banorët e zonës kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë me vendosjen e koshave shtesë dhe me një plan më të mirë për menaxhimin e mbetjeve, në mënyrë që të parandalohet ndotja dhe të përmirësohen kushtet e jetesës në këtë lagje. Denoncimi i qytetarit: Ketu jemi te lagjja bregu o lumit,nuk eshte se ne i hedhim paguret rrugeve sic thot kryeministri i pakices shqiptare,ne nje vend i hedhim por problemi eshte se ska kosha plehra e gjith bregu i lumit 4 kosha plehrash ka ne dy vende

15.6K views


💾

Një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti, i quajtur Mahmoud, i është drejtuar redaksisë tonë për të kërkuar ndihmë. I riu i cili prej 6 muajsh ndodhet në...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

Një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti, i quajtur Mahmoud, i është drejtuar redaksisë tonë për të kërkuar ndihmë. I riu i cili prej 6 muajsh ndodhet në Shqipëri me vizë pune po kërkon një punë të re pasi puna e fundit në Vlorë s’ka shkuar mirë. Ai ka treguar se në portin e Vlorës ka punuar si peshkatar por punëdhënësi s’e ka paguar për punën e kryer dhe i ka mbajtur peng dokumentet, pasaportë dhe vizë pune. Pas shumë tentativave, Mahmoud ka arritur t’ia marrë dhe tani po kërkon një punë të re. Ai thotë se ka aftësi për të punuar në disa fusha: bujqësi (ferma), punë kuzhine, zdrukthtari (marangoz), ndërtim dhe punë krahu në kantier, është serioz dhe i gatshëm të mësojë shpejt dhe të punojë me përkushtim. Kontrata e tij e punës është e rinovueshme prandaj duke qenë i vetëm në Shqipëri po kërkon një mundësi për punë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mesazhi i plotë: Përshëndetje, Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Po ju shkruaj sepse jam në vështirësi. Jam një djalë nga Egjipti dhe kam ardhur në Shqipëri për të punuar. Kam qëndruar në Shqipëri për 3 muaj dhe kam punuar në portin e Vlorës si peshkatar. Pas shumë vështirësish dhe keqtrajtimesh nga punëdhënësi, më në fund arrita të marr mbrapsht pasaportën dhe vizën time të punës, pasi nuk më lejonte t’i mbaja. Kam dëgjuar se shqiptarët janë zemërmirë dhe mikpritës, ndaj po e shkruaj këtë mesazh me shpresën se dikush mund të ketë nevojë për një punëtor. Jam 25 vjeç dhe kam aftësi për të punuar në disa fusha, si: bujqësi (ferma), punë kuzhine, zdrukthtari (marangoz), ndërtim dhe punë krahu në kantier. Jam i gatshëm të mësoj shpejt dhe të punoj seriozisht. Kontrata ime e punës është e rinovueshme. Arsyeja pse po ju drejtohem është sepse jam i vetëm në një vend të huaj dhe kam ardhur këtu për shkak të vështirësive ekonomike. Nuk mund të kthehem në Egjipt sepse dua të punoj, dhe ardhja ime në Shqipëri më pelqen

78.3K views


💾

Teksa pak ditë më parë një paciente e dializës denoncoi haptazi oligarkun Klodian Allajbeu për kushtet mizerable ku koncesionari u jep shërbimin të së...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

Teksa pak ditë më parë një paciente e dializës denoncoi haptazi oligarkun Klodian Allajbeu për kushtet mizerable ku koncesionari u jep shërbimin të sëmurëve e për të është paguar 80 Milionë € nga Buxheti i Shtetit...Ditën e sotme, Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashi ka kritikuar Berishën. Ai ka thënë se në foltore përzgjidhen njerëz që flasin pallavra ose janë tapë... “Nuk e di kush i zgjedh… personi ose personat që zgjedhin disa nga personat që dalin aty, po bëjnë faj ndaj nesh, jo gabim. Sepse të dalin aty njerëz që flasin kuturu… Disa kanë qenë dhe tapë, iu merret goja kur flasin… na dëmton të gjithëve ne!” Sipas tij, daljet publike pa përgatitje dhe pa përgjegjësi po e dëmtojnë seriozisht kauzën dhe perceptimin publik, duke kërkuar më shumë filtër dhe përgjegjësi në përzgjedhjen e folësve.

21.3K views


💾

Një tjetër procedurë prokurimi publik po ngre dyshime të forta për abuzim me fondet e shtetit dhe paracaktim të fituesit. Operatori i Blerjeve të Përq...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

Një tjetër procedurë prokurimi publik po ngre dyshime të forta për abuzim me fondet e shtetit dhe paracaktim të fituesit. Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka mbyllur së fundmi tenderin me numër reference REF-66192-10-22-2025, i cili ka si objekt rikonstruksionin e godinës së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fushë Krujë. Ndonëse bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme që kap vlerën e 1.4 miliardë lekëve të vjetra me TVSH, hulumtimi i dokumentacionit tregon se gara ka qenë vetëm formale, pasi fituesi është përzgjedhur në kundërshtim me parimin e kursimit të parave publike. Në këtë tender morën pjesë gjithsej gjashtë kompani, të cilat paraqitën ofertat e tyre për të marrë përsipër punimet në godinën e burgut. Megjithatë, ajo që bie në sy dhe përbën skandalin kryesor është fakti se institucioni shtetëror ka skualifikuar pesë konkurrentët e tjerë, për të shpallur fitues bashkimin e kompanive që kishte dhënë ofertën më të kripur në tavolinë. Bashkimi i operatorëve ekonomikë i përbërë nga firmat “2Z KONSTRUKSION” në pronësi të Zani Zogës, “TOTILA” në pronësi të Jemin Totos dhe “ASI-2A CO” në pronësi të Andrea dhe Astrit Gjikondajt, arriti të rrëmbejë kontratën me vlerën 117,499,290 lekë të reja pa TVSH. Pyetja që lind natyrshëm është se përse Operatori i Blerjeve të Përqendruara vendosi të zgjedhë pikërisht bashkimin e kompanive Zoga, Toto dhe Gjikondaj, kur operatorët e tjerë kishin ofruar të kryenin të njëjtat punime me një kosto shumë më të ulët për buxhetin e shtetit. Diferenca mes fondit limit prej rreth 125 milionë lekësh të reja dhe ofertës fituese është minimale, duke treguar se fituesit kanë shkuar direkt tek paratë e vëna në dispozicion, pa tentuar asnjë kursim real. Kjo praktikë, ku oferta më e lartë shpallet fituese ndërkohë që ofertat më ekonomike flaken tej me argumente teknike shpeshherë të diskutueshme, është shndërruar në një fenomen shqetësues në prokurimet publike shqiptare. Në rastin e IEVP Fushë Krujë, transparenca duket se ka mbetur në hije, ndërkohë që rreth 1.5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve do të shkojnë për llogari të katër pronarëve të kompanive fituese, në një garë ku kursimi i lekut publik ishte objektivi i fundit në listë.

30.2K views


💾

Një qytetare ka denoncuar për redaksinë tonë një rast të rëndë mashtrimi që ka ndodhur në një klinikë që ofron shërbime me lazer në kryeqytet. Ajo tre...

By: @joq
25 January 2026 at 01:00

Një qytetare ka denoncuar për redaksinë tonë një rast të rëndë mashtrimi që ka ndodhur në një klinikë që ofron shërbime me lazer në kryeqytet. Ajo tregon se së bashku me një mikeshë kanë kërkuar një paketë shërbimi me vlerë 500 euro, por pas pagesës, klinika ka zhdukur çdo gjurmë, duke i lënë ato të pa shërbim dhe pa asnjë përgjigje. Vajza dhe mikeshja e saj janë paraqitur në klinikë dhe kanë paguar një kapar prej 250 euro secila, duke u premtuar se pjesa tjetër e pagesës do të bëhej pas seancave të lazerit. Por sapo paratë u dorëzuan, gjërat morën një kthesë të papritur. Faqja e klinikës në rrjetet sociale “avulloi” dhe çdo përpjekje për të kontaktuar rezultoi e kotë. Telefonatat dhe mesazhet e vajzave kanë mbetur pa përgjigje. Pasi nuk arritën të lidhen me klinikën përmes telefonit, vajzat kanë shkuar në ambientet ku ndodhej klinika, por edhe aty janë përballur me të njëjtën situatë. Dera ka qenë e mbyllur, ndërsa askush nuk e ka hapur për të sqaruar vajzat. Të njëjtin skenar kanë treguar edhe komentet në postimet e kësaj klinike, ku persona të tjerë denoncojnë se janë mashtruar në të njëjtën mënyrë: faqja merr paratë dhe zhduket. Kjo situatë ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar mashtrimi, ku klientët tërhiqen me premtime për shërbime me lazer, paguajnë një kapar të konsiderueshëm dhe më pas mbeten të braktisur. Përveç humbjes së parave, klientët mbeten të ekspozuara dhe të pafuqishme për të kërkuar drejtësi, pasi çdo mundësi kontakti me “klinikën” është shuar.

3919 views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Një ish-agjent i CIA-s ka bërë deklarata alarmante lidhur me atë se çfarë mund të dëgjojnë dhe kontrollojnë pajisjet që përdorim çdo ditë, nga telefon...

By: @joq
23 January 2026 at 23:00

Një ish-agjent i CIA-s ka bërë deklarata alarmante lidhur me atë se çfarë mund të dëgjojnë dhe kontrollojnë pajisjet që përdorim çdo ditë, nga telefonat inteligjentë te televizorët, dhe madje edhe makinat. John Kiriakou, ish-operativ i CIA-s dhe i ftuar këtë javë në podcast-in “The Diary of a CEO”, u shpreh se pajisjet digjitale nuk janë aspak të sigurta, duke rrëzuar idenë se privatësia jonë është e mbrojtur. “Nuk janë të sigurta fare. Dhe nuk është vetëm SHBA-ja. Britanikët, francezët, gjermanët, rusët, kinezët, izraelitët, iranianët; të gjithë i kanë këto kapacitete. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm,” – tha Kiriakou. Ai kujtoi edhe skandalin e vitit 2017, të njohur si “Vault 7”, kur dokumente tepër sekrete të CIA-s u publikuan nga WikiLeaks. Sipas tij, këto dokumente zbuluan se agjencia amerikane kishte aftësinë të shndërronte televizorët smart në mikrofonë, edhe kur ata ishin të fikur. “Televizori mund të dëgjojë gjithçka që thuhet në dhomë dhe ta transmetojë më pas. Kjo teknologji ekzistonte që në vitet ’80,” – u shpreh ish-agjenti. Por deklarata më shqetësuese lidhej me kontrollin e makinave nga distanca. Sipas Kiriakou, shërbimet sekrete janë në gjendje të marrin kontrollin e sistemit kompjuterik të një automjeti, duke shkaktuar aksidente fatale. “Mund ta nxjerrin makinën nga rruga, ta përplasin, ta hedhin nga ura. Po, kjo është e mundur,” – tha ai. John Kiriakou është i njohur edhe për faktin se u dënua me burg pasi ekspozoi programin sekret të CIA-s për marrje në pyetje, përfshirë praktika të tilla si “waterboarding”, duke u bërë i vetmi punonjës i agjencisë i dënuar për këtë çështje. Waterboarding është një teknikë e ndaluar e marrjes në pyetje, ku personi i lidhur simulohet sikur po mbytet, duke i hedhur ujë mbi fytyrë dhe duke i shkaktuar ndjesinë ekstreme të mbytjes, frikës dhe panikut. Deklaratat e tij kanë ndezur debat në rrjetet sociale, duke ngritur sërish pikëpyetje serioze mbi privatësinë, sigurinë digjitale dhe kontrollin që teknologjia ka mbi jetën tonë të përditshme.

3917 views


💾

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në banesën ku ai jeton me qira, në zo...

By: @joq
23 January 2026 at 23:00

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në banesën ku ai jeton me qira, në zonën ish-Kënetës, lagjja 17. Sipas denoncimit, vjedhja ka ndodhur në një banesë që ndodhet në katin e parë, ku autori është futur fillimisht nga muri i ballkonit dhe më pas ka hyrë nga dritarja, e cila ndodhej përballë vendit ku ka kapërcyer. Qytetari bën me dije se nga banesa i është marrë një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra. Momenti kur personi futet dhe del nga banesa është filmuar qartë nga kamerat e sigurisë. “Kam video dhe foto më të qarta të momentit të vjedhjes, por për momentin nuk dua t’i publikoj. Dua vetëm që personi që ka kryer vjedhjen t’i kthejë paratë, t’i hedhë brenda murit dhe ta mbyllim këtu, pa e bërë më të madhe,” – shprehet qytetari. Ai shton se fillimisht ka zgjedhur të mos bëjë denoncim në polici, duke i dhënë mundësi autorit të reflektojë dhe të kthejë shumën e marrë. Megjithatë, thekson se nëse nuk do të ketë asnjë reagim, rasti do të ndiqet në rrugë ligjore dhe materialet filmike do t’u dorëzohen autoriteteve. JOQ Albania e publikon këtë rast si denoncim anonim të qytetarit, duke shpresuar në zgjidhjen e situatës pa përshkallëzim të mëtejshëm dhe mbetet e hapur për çdo reagim.

11.8K views


💾

LAJM I MIRË/ Gjendet 66-vjeçarja e raportuar e humbur në Tiranë, ndodhet në QSUT në gjendje të stabilizuar Pak minuta pasi JOQ Albania publikoi apelin...

By: @joq
23 January 2026 at 23:00

LAJM I MIRË/ Gjendet 66-vjeçarja e raportuar e humbur në Tiranë, ndodhet në QSUT në gjendje të stabilizuar Pak minuta pasi JOQ Albania publikoi apelin për gjetjen e zonjës Nazmije Peqini, e raportuar e humbur në zonën e Treshit në Tiranë, mësohet se ajo është gjetur dhe ndodhet e shtruar në Urgjencën e QSUT. Lajmi është konfirmuar për redaksinë tonë nga një infermier pranë QSUT, i cili bëri me dije se 66-vjeçarja ndodhet në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike. Familjarët janë njoftuar dhe janë nisur drejt QSUT, duke i dhënë fund ankthit që kishte përfshirë të afërmit që prej pasdites së sotme. JOQ Albania falënderon stafin mjekësor të QSUT, qytetarin ose qytetarët që mund ta kenë ndihmuar dhe transportuar zonjën drejt spitalit në momentin kur ajo është ndier keq, si edhe të gjithë ata që shpërndanë apelin, duke kontribuar në gjetjen e saj sa më shpejt. Një lajm i mirë që tregon edhe një herë se reagimi i shpejtë dhe solidariteti bëjnë diferencën.

8126 views


💾

❌
❌