Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026@joq - TikTok

Çmimet e produkteve bazë në bare dhe kafene, veçanërisht kafeja dhe uji i paketuar, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, me një rritje që varion nga 2...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Çmimet e produkteve bazë në bare dhe kafene, veçanërisht kafeja dhe uji i paketuar, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, me një rritje që varion nga 20 deri në 30 për qind për secilin produkt. Në disa raste, një shishe ujë 0.5 litër ka arritur të barazohet në çmim me një filxhan kafeje, madje edhe ta tejkalojë atë. Të dhënat nga tregu tregojnë se në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet, çmimi i një shisheje uji 0.5 litër ka arritur në 120 lekë, nga 70–90 lekë që ishte deri para rreth një muaji. Ndërkohë, në baret e zakonshme të Tiranës, i njëjti paketim shitet jo më pak se 90 lekë, nga rreth 70 lekë që kushtonte në fund të vitit 2025. Si pasojë e këtyre rritjeve, fatura mesatare për një kafe dhe një shishe ujë ka kaluar nga rreth 170 lekë në 220–240 lekë. Përfaqësuesit e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thonë se rritja e çmimit të ujit nuk ka as logjikë ekonomike dhe as etikë, veçanërisht në rastet kur uji shitet më shtrenjtë se kafeja. “Po ndjekim të njëjtën rrugë që ndoqi Greqia vite më parë, kur nisi abuzimi me çmimin e ujit dhe qeveria u detyrua të vendosë një çmim tavan prej rreth 0.5 euro". Greqia mbetet rasti unik në Europë që ka miratuar një ligj për vendosjen e çmimit tavan të ujit të thjeshtë të paketuar, zakonisht 500 ml, rreth 0.50 euro me TVSH, i detyrueshëm për bare dhe restorante. Ligji detyron gjithashtu shënimin e qartë të çmimit të ujit në menu, duke e trajtuar atë si produkt bazë jetese. Ndërkohë, në Francë ligji i detyron lokalet të ofrojnë ujë rubineti falas për klientët, çka ushtron presion indirekt mbi çmimin e ujit të paketuar, megjithëse restorantet janë të lira të vendosin çmimin që dëshirojnë për shishet. Sipas operatorëve të tregut, marzhi i fitimit për ujin e paketuar në bare mbetet i lartë. Një shishe ujë 0.5 litër, që blihet nga marketet ose furnitorët me shumicë me 35–40 lekë, shitet në ambientet e shërbimit jo më pak se 90–100 lekë. Administratorët e bareve argumentojnë se rritja e çmimit të ujit po përdoret për të amortizuar rritjen e ndjeshme të çmimit të kafesë në tregjet ndërkombëtare, si dhe rritjen e kërkesës nga fluksi i turistëve.

244 views


💾

Një rast i rëndë ndëshkimi publik është raportuar në provincën Aceh në Indonezi, ku një burrë dhe një grua janë dënuar me nga 140 goditje me kamzhik s...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Një rast i rëndë ndëshkimi publik është raportuar në provincën Aceh në Indonezi, ku një burrë dhe një grua janë dënuar me nga 140 goditje me kamzhik secili, sipas ligjeve lokale të Sharias. Sipas raportimeve, çifti u ndëshkua publikisht në një park, nën praninë e dhjetëra qytetarëve. Ata u goditën në shpinë me një shkop të hollë prej bastuni, ndërsa ndëshkimi u krye nga persona të maskuar. Autoritetet lokale bëjnë me dije se dënimi përfshinte 100 goditje për marrëdhënie seksuale jashtë martese dhe 40 të tjera për konsumim alkooli, duke e çuar totalin në 140 goditje për secilin. Gjatë ndëshkimit, gruaja humbi ndjenjat pasi i ranë të fikët, dhe më pas u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjekësore. Ndërkohë edhe burri u pa duke shfaqur shenja dhimbjeje gjatë goditjeve, sipas pamjeve të publikuara. Raportohet se ky është ndër rastet me numrin më të lartë të goditjeve të dhëna publikisht në Aceh, rajoni i vetëm në Indonezi ku zbatohet një version i ligjit Sharia, pas autonomisë së veçantë të dhënë në vitin 2001. Në të njëjtën ditë, sipas autoriteteve, u ndëshkuan edhe persona të tjerë për shkelje të kodit islamik lokal, përfshirë edhe një efektiv të policisë së Sharias dhe partneren e tij, të cilët morën nga 23 goditje secili. Ndëshkimi me kamzhik në Aceh mbetet i mbështetur nga një pjesë e komunitetit si masë frenuese, por është kritikuar prej vitesh nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e konsiderojnë këtë praktikë si çnjerëzore dhe poshtëruese.#EmClimaUltraLeve

140.4K views


💾

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shihen efektivë të Policisë së Durrësit, të pajisur me maska, teksa kryejnë kontrolle në një loka...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shihen efektivë të Policisë së Durrësit, të pajisur me maska, teksa kryejnë kontrolle në një lokal. Sipas qytetarit që e ka dërguar videon, policët kanë hyrë nëpër kafe “gjoja për kontrolle për lloto”, por mënyra si paraqiten me maska, sikur po futen për të kapur kriminelin më të rrezikshëm të qytetit, e bën gjithë skenën të duket më shumë si shfaqje force sesa kontroll rutinë. “Përshëndetje JOQ. Shife si bastis policia me maska në Durrës. Shkojnë nëpër kafe gjoja kontrollojnë për lloto, se kanë hall që të mbrojnë kriminelat”, shkruan qytetari. Ironia është e thjeshtë: për kafenetë dhe qytetarët e zakonshëm shteti del me “armaturë”, maska dhe skenë aksioni… ndërsa përballë trafikut e kontrabandës, që janë plagë shumë më e madhe, Durrësi duket sikur lihet në mëshirë të fatit. Durrësi është porti më i madh i vendit dhe ndër vite ka pasur raste kur janë zbuluar sasi të mëdha droge, si kokainë e lëndë të tjera narkotike, çka e bën paradoksale që energjia dhe “fuqia” e madhe policore shpenzohet për të kontrolluar lokalet për lloto, ndërsa në port, sipas perceptimit të qytetarëve, “bëhet nami”. Qytetarët shprehen se kontrolle të tilla shpesh krijojnë frikë e presion te njerëzit e thjeshtë, ndërkohë që krimi i vërtetë, ai që sjell miliona, nuk e ndjen aspak “maskën” e policisë.

79.5K views


💾

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës, ku një person është goditur me breshëri plumbash brenda një berberhaneje. Sipas burimeve të para, d...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës, ku një person është goditur me breshëri plumbash brenda një berberhaneje. Sipas burimeve të para, dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

78.5K views


💾

Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me çështjen Jeffrey Epstein kanë nxjerrë në pah edhe komunikime ku shfaqen emra ...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me çështjen Jeffrey Epstein kanë nxjerrë në pah edhe komunikime ku shfaqen emra të njohur, përfshirë edhe figura politike nga Kosova. Në një nga email-et e publikuara në faqen zyrtare të autoriteteve amerikane, rezulton se përmendet edhe emri i biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli. Bëhet fjalë për një email të datës 19 shtator 2012, ku dërguesi, i identifikuar si “Daniel”, i shkruan Epstein-it dhe i kërkon që të shohë një video. Mesazhi mban titullin: “Kush është Behgjet Pacolli?”. “Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që ti ta shohësh këtë video”, thuhet në përmbajtje, ndërsa bashkëngjitur ka qenë edhe një link në YouTube, i cili aktualisht nuk është më i aksesueshëm. Në të njëjtin komunikim, përmendet edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë në atë kohë, Mom Luang Rajadasari Jayankura, e cila, sipas email-it, kërkon që videoja t’i përcillet Epstein-it. E njëjta figurë përmendet edhe në një tjetër email të vitit 2012, ku flitet për një takim të mundshëm në New York, gjatë kohës kur zhvilloheshin takimet në kuadër të Kombeve të Bashkuara. “Mirë se vini në Paris. Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, në Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte t’ju takonte nëse keni kohë këtë javë”, thuhet në email. Në atë periudhë, presidente e Kosovës ishte Atifete Jahjaga, edhe pse në email nuk përmendet me emër. Ndërkohë, Mom Luang Rajadasari Jayankura është shprehur edhe më herët publikisht se ka pasur rol në lobimin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda, duke thënë se ka punuar edhe për mbështetje nga vende të tjera. Në një shkrim autorial të saj, ajo ka treguar se është njohur me Behgjet Pacollin në Filipine në nëntor të vitit 2011 dhe se më pas ka vendosur të angazhohet për kauzën e njohjes së Kosovës si shtet sovran. Ajo thekson se e ka konsideruar të drejtë ekzistencën e Kosovës si entitet autonom dhe se ka bashkuar përpjekjet me Pacollin, duke e cilësuar angazhimin e tij si të admirueshëm.

76.8K views


💾

Disa studime dhe anketa kanë sugjeruar se mund të ketë një lidhje mes lyerjes së flokëve me ngjyra jo natyrale (si blu, rozë, jeshile apo vjollcë) dhe...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Disa studime dhe anketa kanë sugjeruar se mund të ketë një lidhje mes lyerjes së flokëve me ngjyra jo natyrale (si blu, rozë, jeshile apo vjollcë) dhe niveleve më të larta të raportuara të stresit, ankthit dhe depresionit. Sipas një analize të vitit 2022, e njohur edhe si “Blue Hair and the Blues”, e cila shqyrtoi të dhëna nga mbi 13 mijë deri në 14 mijë persona (përfshirë përdorues të OkCupid), u vu re se ata që kishin zgjedhur ngjyra “të pazakonta” për flokët raportonin më shpesh probleme emocionale, edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë si demografia dhe stili i jetesës. Megjithatë, vetë studiuesit theksojnë se këto janë të dhëna vëzhguese dhe të vetë-raportuara, pra tregojnë vetëm korrelacion, jo shkak-pasojë. Me fjalë të tjera: kjo nuk do të thotë se ngjyrosja e flokëve shkakton depresion apo ankth. Sipas interpretimit të studimit, lyerja e flokëve me ngjyra të forta mund të jetë thjesht një formë vetë-shprehjeje, një mënyrë për të përballuar periudha të vështira, ose një “sinjal” i gjendjes emocionale, por jo domosdoshmërisht arsyeja e saj.

16.4K views


💾

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje që pretendohet se tregojnë Jeffrey Epstein duke ndjekur disa vajza të reja në një kuzhinë dhe duke kërcye...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje që pretendohet se tregojnë Jeffrey Epstein duke ndjekur disa vajza të reja në një kuzhinë dhe duke kërcyer me një tjetër. Videoja e shkurtër është shpërndarë gjerësisht në platformën X dhe nga disa media, por autenticiteti i saj nuk është konfirmuar. Në pamje, Epstein shihet duke hipur për pak çaste mbi banakun e kuzhinës, më pas duke zbritur dhe duke vrapuar pas vajzave, të cilat duken duke qeshur dhe largohen prej tij. Për të ruajtur anonimitetin, fytyrat e tyre janë errësuar në video. Ky material është bërë viral në rrjetet sociale, ndërkohë që Departamenti i Drejtësisë në SHBA vijon publikimin e miliona faqeve të dokumenteve të lidhura me çështjen e trafikimit seksual ndaj Epstein.

12.5K views


💾

Kjo është hera e disatë që banorët e pallatit 814 në lagjen 18 të Durrësit denoncojnë gjendjen e rëndë të godinës, e cila sipas tyre është lënë pas do...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Kjo është hera e disatë që banorët e pallatit 814 në lagjen 18 të Durrësit denoncojnë gjendjen e rëndë të godinës, e cila sipas tyre është lënë pas dore nga Bashkia, ndonëse pallatet përreth janë rikonstruktuar pak kohë më parë. Ata shprehin shqetësim të madh për depozitat e ujit dhe tavanin e dëmtuar në tarracë, që paraqesin rrezik serioz për jetën e banorëve, veçanërisht gjatë shirave dhe erërave të forta. Një qytetar, banues në katin e pestë të pallatit pranë shkollës “Naim Frashëri”, tregon se pallati ka probleme të rënda strukturore dhe lagështirë, ndërsa kohët e fundit kanë rënë edhe copa betoni. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit për të shmangur çdo pasojë dhe për të garantuar siguri. I braktisur nga Bashkia e Durrës dhe Emiriana Sako në krye të saj, ky qytetar i propozon kryebashkiakes që ajo të shkojë të jetojë në shtëpinë e tij me lagështi, ndërsa vetë denoncuesi të marrë fëmijët dhe të shkojë në shtëpinë e kryetares. Sipas tij, kjo do të ishte e vetmja mënyrë që Emiriana ta merrte

28.3K views


💾

Irani ka paralajmëruar se një sulm i mundshëm nga Shtetet e Bashkuara mund të ndezë një konflikt të gjerë rajonal, duke rritur edhe më shumë tensionet...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Irani ka paralajmëruar se një sulm i mundshëm nga Shtetet e Bashkuara mund të ndezë një konflikt të gjerë rajonal, duke rritur edhe më shumë tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit. Sipas mediave shtetërore, lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei është shprehur se Irani nuk kërkon të sulmojë askënd, por do të japë “goditje të fortë” ndaj kujtdo që e sulmon. Nga ana tjetër, SHBA thuhet se ka rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, me disa anije luftarake dhe një aeroplanmbajtëse, ndërsa presidenti Donald Trump ka paralajmëruar ndërhyrje nëse Irani nuk pranon një marrëveshje bërthamore dhe nuk ndalon represionin ndaj protestuesve. Megjithatë, pavarësisht përplasjes, të dyja palët kanë sinjalizuar se janë të hapura për rikthim në bisedime. Trump ka deklaruar se Irani po “flet seriozisht” me Uashingtonin dhe se shpreson të arrihet një marrëveshje që të mos ketë armë bërthamore. Ndërkohë, në një zhvillim simbolik, Irani ka reaguar edhe ndaj lëvizjeve të fundit të Bashkimit Europian: kryeparlamentari Mohammad Baqer Qalibaf deklaroi se ushtritë e vendeve të BE-së do të shpallen “grupe terroriste”, si hakmarrje ndaj masave europiane kundër Gardës Revolucionare. Ai shtoi gjithashtu se autoritetet iraniane mund të shqyrtojnë edhe dëbimin e atasheve ushtarakë të shteteve të BE-së nga Irani. Pas fjalimit, deputetët iranianë, të veshur me uniforma të Gardës Revolucionare, brohoritën: “Vdekje Amerikës” dhe “Turp për ju, Europë”.

63.1K views


💾

Një qytetare, pronare e një biznesi në Tiranë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast vjedhjeje ditën e sotme. Ajo ka treguar se per...

By: @joq
2 February 2026 at 19:00

Një qytetare, pronare e një biznesi në Tiranë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast vjedhjeje ditën e sotme. Ajo ka treguar se personi që shihni në pamje ka hyrë sot në dyqanin e saj me veshje dhe se i interesuar për disa bluza e pantallona ka nisur t’i provojë. Por kur ka dalë nga dhoma e provës ai ka vjedhur portofolin e pronares me një shumë të konsiderueshme parash. Ajo thotë se ka bërë edhe denoncim në polici pasi ka pamjet e kamerave ku personi në fjalë duket qartë. Denoncimi i qytetares: Pershendetje Desha te bej nje denoncim Per nje individ qe hyri ne dyqan qe me vodhi portifolin me nje shume te madhe. Kam bere denoncim ne polici i kam pamjet dhe video qe Ka kap kamera

130.6K views


💾

Yesterday — 1 February 2026@joq - TikTok

Shtetet e Bashkuara duket se janë pranë një vendimi kritik: një goditje ushtarake ndaj Iranit mund të ndodhë brenda pak ditësh. Objektivat e mundshme...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Shtetet e Bashkuara duket se janë pranë një vendimi kritik: një goditje ushtarake ndaj Iranit mund të ndodhë brenda pak ditësh. Objektivat e mundshme janë të parashikueshme, që nga bazat ushtarake e raketat balistike, deri te programi bërthamor. Por ajo që mbetet e paqartë është pasoja reale e një sulmi të tillë. Nëse Presidenti Donald Trump vendos të urdhërojë sulmin, analistët ngrenë 7 skenarë që mund të ndryshojnë gjithë Lindjen e Mesme: 1. Rrëzimi dhe kaosi: SHBA kryen goditje precize me shpresën se regjimi do të rrëzohet. Por historia në Irak dhe Libi tregon se rrëzimi i një pushteti shpesh hap vite të tëra kaosi në vend të stabilitetit. 2. Moderimi me forcë: Një mundësi ku Republika Islamike mbijeton, por detyrohet të ndalojë mbështetjen për grupet militante dhe të frenojë programin bërthamor. Skeptikët e shohin këtë si të vështirë, duke njohur natyrën sfiduese të Teheranit. 3. Diktatura ushtarake: Vendi mund të mos shkojë drejt demokracisë, por të kalojë nën një qeverisje të ashpër të Gardës Revolucionare (IRGC), e cila kontrollon aparatin e sigurisë. 4. Zinxhiri i hakmarrjes: Një kundërpërgjigje iraniane mund të përfshijë goditje ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik, si Bahreini apo Katari, dhe sulme ndaj Izraelit apo Jordanisë, duke ndezur gjithë rajonin. 5. Bllokimi i Hormuzit: Nëse Irani minon këtë ngushticë, një pjesë e madhe e naftës botërore bllokohet. Pasojat? Rritje e menjëhershme e çmimeve dhe goditje e rëndë për ekonominë globale. 6. Sulmet “Swarm”: Përmes shumë dronëve dhe mjeteve të shpejta, Irani mund të tentojë të fundosë një anije luftarake amerikane. Ky skenar do të ishte poshtërim për SHBA-në dhe do të niste një luftë të hapur. 7. “Siriizimi” i Iranit: Skenari më i frikshëm ku një shtet me 93 milionë banorë zhytet në luftë civile, duke sjellë katastrofë humanitare dhe valë refugjatësh drejt Europës. Në fund, pyetja që mbetet: a ekziston një plan për “ditën pas”? Rreziku më i madh është që një goditje e nisur për arsye politike të hapë një konflikt pa fund dhe të paparashikueshëm.

26.7K views


💾

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një nga dosjet më të mëdha të dokumenteve të lidhura me skandalin e Jeffrey Epstein, duke hedhur në dritë një volum...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një nga dosjet më të mëdha të dokumenteve të lidhura me skandalin e Jeffrey Epstein, duke hedhur në dritë një volum rekord materialesh që pritet të ndezë edhe një herë debatet globale për rrjetin e tij të kontakteve, mbrojtjet e mundshme dhe heshtjen e gjatë që e rrethoi këtë çështje. Publikimi vjen pas miratimit të një ligji vitin e kaluar që kërkon më shumë transparencë mbi dosjet e Epstein dhe çfarë ka mbetur e pazbardhur. Sipas të dhënave të bëra publike, në total janë publikuar rreth 3 milionë faqe dokumente, 180 mijë foto dhe rreth 2 mijë video, ku përfshihen materiale që lidhen me periudhën e burgimit të Epstein, raportime psikologjike, detaje rreth vdekjes së tij në paraburgim, si edhe prova dhe dosje hetimore që përfshijnë bashkëpunëtorë të tij, mes tyre edhe Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim seksual. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se në këto dosje gjenden edhe komunikime elektronike mes Epstein dhe figurave të njohura të profilit të lartë, disa prej të cilave datojnë prej më shumë se një dekade, pikërisht në një periudhë kur ai tashmë kishte pasur probleme serioze ligjore për abuzime ndaj të miturve. Kjo ngre pyetjen kryesore që po shtrohet sot në opinionin publik: si është e mundur që kaq shumë emra të rëndësishëm shfaqen në komunikime, ndërsa rrjeti i tij vazhdoi të funksiononte për vite? Në dokumentet e publikuara përmendet edhe Princi Andrew i Britanisë, ku disa email-e tregojnë shkëmbime mes tij dhe Epstein për darka private në Buckingham Palace dhe plane për t’u prezantuar me një grua ruse. Në një foto të përfshirë në dosje, princi shfaqet në një pozicion të pazakontë mbi një grua, megjithatë dokumentet nuk bashkëngjisin prova të ndonjë krimi dhe Andrew ka mohuar çdo keqbërje. Po ashtu, në dosje shfaqet edhe emri i Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew, e cila në një email të vitit 2009 i drejtohej Epstein si “shoku im i shquar dhe special”, duke sugjeruar takime dhe ide biznesi. Një tjetër emër që del në dokumente është Richard Branson, themeluesi i Virgin Group, ku përmenden shkëmbime mes tij dhe Epstein. Në një nga komunikimet, Branson shprehet se do donte ta vizitonte “sa herë të ishte në zonë”, ndërsa përmendet edhe një shaka për “haremin”, term që kompania e tij e ka sqaruar se i referohej disa kolegeve të ekipit dhe jo ndonjë nënkuptimi tjetër. Në dosje përmendet edhe Lord Peter Mandelson, ku email-e të vitit 2009 sugjerojnë se Epstein i kishte dërguar 10 mijë paund bashkëshortit të Mandelson, Reinaldo Avila da Silva, së bashku me një kërkesë për ndihmë financiare. Mandelson ka pranuar se e njihte Epstein dhe është shprehur se kishte “rënë pre e gënjeshtrave të tij”, por ka mohuar çdo përfshirje në veprime të paligjshme. Emri i Elon Musk shfaqet në disa email-e të viteve 2012 dhe 2013, ku ai shfaqet kurioz për “festat më të egra në ishullin” e Epstein dhe diskutojnë mundësinë e një udhëtimi. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që Musk ka shkuar në ishull apo ka kryer shkelje, ndërsa ai vetë ka thënë se mesazhet mund të keqinterpretohen dhe ka dënuar publikisht krimet e Epstein. Në dosje dalin edhe pretendime që lidhen me Bill Gates, përfshirë një email të supozuar që flet për pasoja nga “seks me gra ruse”. Zëdhënësi i Gates e ka quajtur këtë pretendim “absurd dhe të rremë”, duke theksuar se dokumentet në fakt nxjerrin më shumë në pah frustrimin e Epstein që nuk kishte arritur të krijonte një miqësi të ngushtë me Gates. Ndërkohë, dokumentet përmbajnë edhe një sërë referencash për Donald Trump, i cili përmendet qindra herë. Në dosje përmendet edhe një listë e FBI-së me akuza të pazbuluara të mbledhura nga thirrje në një qendër tipsesh, por shumica e tyre mbeten të pabazuara dhe të pa verifikuara. Deri më tani, asnjë provë e drejtpërdrejtë nuk tregon se Trump është i përfshirë në krimet seksuale të Epstein, ndërsa zyrtarët këmbëngulin se pretendimet ndaj tij nuk janë të provuara dhe do të ishin përdorur tashmë nëse do kishin bazë.

14.3K views


💾

Një fenomen i rrallë atmosferik, i quajtur “paraselene”, u shfaq mbi Moskë dhe zonat përreth. Ky efekt optik ndodh kur drita e Hënës përçohet dhe shpë...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Një fenomen i rrallë atmosferik, i quajtur “paraselene”, u shfaq mbi Moskë dhe zonat përreth. Ky efekt optik ndodh kur drita e Hënës përçohet dhe shpërndahet nga kristalet e akullit në atmosferë, duke krijuar iluzionin e dy ose më shumë “Hënave” në qiell. Nuk është Hëna reale që ndahet, është thjesht drita që reflektohet te kristalet e ngrira lart në ajër, sikur të shihje një ose disa pasqyrime të Hënës anash saj. Rezultati? Një pamje mbresëlënëse dhe e çuditshme në qiell, si dy ose më shumë Hëna njëkohësisht. Fenomene si ky janë të rralla, por ndodhin kur atmosfera ka kristale të rrafshuara akulli dhe Hëna është në një pozicion të favorshëm për reflektim optik. Në pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, shihet qartë ky iluzion i pazakontë, që ka habitur mijëra njerëz.

70.7K views


💾

Një tjetër alarm serioz po ngrihet mbi sistemin e shëndetësisë, këtë herë te çmimet e rimbursimit të barnave. Ajo që duhej të ishte një procedurë norm...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Një tjetër alarm serioz po ngrihet mbi sistemin e shëndetësisë, këtë herë te çmimet e rimbursimit të barnave. Ajo që duhej të ishte një procedurë normale teknike dhe transparente, po shfaqet si një proces i errët, i paqartë dhe me elementë të fortë dyshimi për manipulim. Sipas denoncimeve dhe të dhënave që po qarkullojnë, ndryshimet e fundit në çmimet e rimbursimit janë bërë pa një proces real konsultimi dhe pa sqarime publike mbi metodologjinë. Dhe kjo, në një fushë ku çdo shifër e ndryshuar prek drejtpërdrejt xhepin e shtetit dhe të qytetarëve. Pa konsultim, pa transparencë, po kush vendosi? Një nga problemet kryesore është se procesi thuhet se është zhvilluar pa konsultim të mirëfilltë me kompanitë farmaceutike, të cilat janë palë direkte në këtë sistem. -A ka pasur takime zyrtare? -A ka pasur proces dëgjimor? -A është dokumentuar ndonjë sugjerim? -A është publikuar metodologjia? Për momentin, përgjigjet mungojnë. Dhe kur mungojnë përgjigjet, dyshimi bëhet i pashmangshëm. Vendimi u publikua të shtunën, rastësi apo taktikë? Një detaj që nuk mund të anashkalohet është se ndryshimi i çmimeve është publikuar ditën e shtunë, në një kohë kur administrata funksionon me ritëm minimal dhe reagimi publik është më i ulët. Kjo ngre automatikisht një pyetje që çdo qytetar e bën vetë: Pse u publikua në një ditë “të vdekur”? A punon Ministria e Shëndetësisë të shtunave? Apo vendimi ishte gati prej kohësh dhe u zgjodh qëllimisht një ditë e tillë për ta kaluar pa zhurmë? Kjo nuk është thjesht formale. Në shumë raste, publikimi i vendimeve të debatueshme në fundjavë është një teknikë e njohur për të ulur reagimin dhe shmangur presionin publik, raporton Pamfleti. Rritje nga 3% deri në 4000%: kjo s’është reformë, është alarm Pika më tronditëse është vetë rezultati i përllogaritjes. Sipas të dhënave, rritjet e çmimeve të rimbursimit variojnë nga 3% deri në 4000%. Një rritje 3% mund të jetë korrigjim. Një rritje 10-20% mund të jetë e diskutueshme, por e shpjegueshme. Por 4000%? Kjo nuk është “përmirësim sistemi”. Nuk është “reformë”. Nuk është “gabim teknik”. Është abuzim i pastër financiar, ose së paku kështu duket, derisa Ministria të japë prova për të kundërtën. Kush përfiton nga këto shifra? Kur disa produkte rriten pak, e disa të tjerë “fluturojnë” në shifra marramendëse, lind dyshimi më i madh: -A kemi të bëjmë me trajtim selektiv? -Dhe këtu pyetjet që duhen bërë publikisht janë të drejtpërdrejta: -Cilat produkte kanë marrë rritjet ekstreme dhe pse pikërisht ato? -Cilat kompani janë përfituesit kryesorë? -A ka lidhje politike apo klienteliste me këto kompani? -Kush e ka hartuar formulën e përllogaritjes dhe mbi çfarë baze reale ekonomike? -A është kontrolluar procesi nga ndonjë institucion i pavarur? Nëse do ishte një rritje e përgjithshme e barabartë, do flisnim për inflacion, treg, kosto importi. Por kur diferenca shkon nga 3% në 4000%, nuk është më ekonomi, është trajtim preferencial. Kush e paguan në fund? Qytetari. Ky nuk është debat mes Ministrisë dhe kompanive. Ky është debat për paratë publike. Sepse rritjet e rimbursimit prekin: -fondin e rimbursimit -buxhetin e shtetit -barnat në treg (mund të krijohen mungesa) -dhe mbi të gjitha qytetarët, të cilët ose do paguajnë më shumë, ose do përballen me mungesa medikamentesh Ministria duhet të dalë me dokumente, jo me fraza Nëse Ministria pretendon se kjo është “përllogaritje fantastike”, atëherë ka një detyrim minimal publik: -të publikojë metodologjinë -listën e plotë të produkteve të prekura -listën e plotë të kompanive përfituese -arsyetimin për rritjet ekstreme -dhe emrat e zyrtarëve që kanë firmosur vendimmarrjen Pa këto, çdo deklaratë mbetet fjalë boshe, ndërsa dyshimi për një aferë të rëndë financiare vetëm sa rritet. Sepse kur çmimet rriten deri në 4000%, nuk jemi më te “teknikalitetet”. Jemi te pyetja e madhe: kush po pasurohet me shëndetin e njerëzve?!

13.7K views


💾

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në vetëm 30...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në vetëm 30% të pjesës së parë të lotit të parë të projektit. Sipas të dhënave zyrtare, loti i parë ka një gjatësi prej 4.85 kilometrash dhe përbën rreth 16.7% të gjithë distancës totale të rrugës. Kjo do të thotë se, pas 18 muajsh punë, është përfunduar realisht rreth 4.3% e gjithë rrugës. Me këto ritme, projekti parashikohet të përfundojë në vitin 2059, gjatë mandatit të 13-të qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Një pritje modeste, vetëm 33 vjet larg, për një nga akset që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin mes Kombinatit, Ndroqit dhe zonës së Plepave.

43.2K views


💾

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga Prokuroria e Durrësit, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim kanë dhunua...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga Prokuroria e Durrësit, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim kanë dhunuar një çift dhe i kanë dëmtuar automjetin pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 30 janar 2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla. Pas një konflikti të çastit, shtetasi A. Z., 44 vjeç, në bashkëpunim me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe. Po ashtu, autorët kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasit S. Z. dhe V. R., të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, dhe vijon puna për kapjen e tyre.

56.9K views


💾

Ajo që nisi si një skemë e heshtur në vitin 2017, do të kthehej në një nga mashtrimet më të sofistikuara në historinë e industrisë muzikore. Për pot...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Ajo që nisi si një skemë e heshtur në vitin 2017, do të kthehej në një nga mashtrimet më të sofistikuara në historinë e industrisë muzikore. Për pothuajse shtatë vite me radhë, një burrë nga Karolina e Veriut arriti të mbante të fshehur një "fabrikë" dëgjimesh false, duke mposhtur algoritmet e gjigantëve si Spotify, Apple Music dhe Amazon Music. Arkitekti i "muzikës fantazmë" Bëhet fjalë për Michael Smith, 52-vjeç, nga Cornelius, North Carolina. Sipas prokurorëve amerikanë, Smith nuk ishte thjesht një mashtrues i zakonshëm; ai ishte arkitekti i një sistemi aq të sofistikuar, saqë funksionoi për një kohë të gjatë pa lënë gjurmë, duke i siguruar atij mbi 10 milionë dollarë në të ardhura nga "royalties". Skema: Si u ndërtua perandoria e bot-eve? Sipas aktakuzës federale të bërë publike në shtator 2024 nga Zyra e Prokurorit të SHBA në New York, Smith kishte krijuar një mekanizëm perfekt që operonte në katër shtylla kryesore: Ushtria e llogarive false: Ai krijoi mijëra llogari në platformat streaming duke përdorur email-e të blera dhe emra fiktivë. Dëgjuesit që nuk flenë kurrë: Përdori bot-e automatike (programe kompjuterike) që ishin të programuara të dëgjonin muzikë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Prodhimi industrial me AI: Për të shmangur dyshimet se po dëgjonte të njëjtën këngë miliona herë, ai bashkëpunoi me kompani të Inteligjencës Artificiale për të prodhuar qindra mijëra këngë "pa vlerë", të cilat shërbenin vetëm si mjet për të gjeneruar klikime. Strategjia e "shpërndarjes së hollë": Kjo ishte pika ku Smith shkëlqeu në mashtrim. Në vend që të kërkonte 10 milionë klikime për një këngë të vetme (gjë që do të ndizte alarmet e sigurisë), ai i shpërndau dëgjimet në mijëra këngë të ndryshme. Logjika e tij ishte e thjeshtë por gjeniale: 10,000 këngë me nga 1,000 klikime secila janë pothuajse të padukshme për sistemet anti-fraud, por në fund të muajit, shuma e parave është e njëjtë. Shifrat tronditëse të Departamentit të Drejtësisë Gjatë viteve që sistemi qëndroi aktiv, shifrat që gjeneronte kjo "fabrikë" ishin marramendëse: -661,440 dëgjime në ditë të gjeneruara nga bot-et -1.2 milionë dollarë në vit fitime të pastra -Miliarda dëgjime totale që u vodhën nga fondi i përbashkët që u takonte artistëve realë Fundi i lojës dhe alarmi për industrinë Pas vitesh të tëra operimi në hije, hetimet federale arritën të zbërthenin rrjetin e Smith. Sot, ai përballet me akuza të rënda që mund t'i kushtojnë dekada pas hekurave: -Komplot për mashtrim elektronik (deri 20 vite burg) -Mashtrim elektronik (deri 20 vite burg) -Komplot për pastrim parash (deri 20 vite burg) Ky rast nuk është thjesht një histori krimi, por një kambanë alarmi për epokën e re dixhitale. Ai dëshmon se si Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për të "hakuar" ekonominë e vëmendjes. Nëse një person i vetëm arriti të përfitonte 10 milionë dollarë, pyetja që mundon sot industrinë e muzikës, YouTube-in dhe rrjetet sociale është: Sa "Michael Smith" të tjerë janë ende aty jashtë, duke vjedhur klikime në heshtje?

36.9K views


💾

Një çift nga Florida ka ngritur padi ndaj një klinike fertiliteti, duke pretenduar se përmes fertilizimit “in vitro” u ka lindur një fëmijë që nuk ësh...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Një çift nga Florida ka ngritur padi ndaj një klinike fertiliteti, duke pretenduar se përmes fertilizimit “in vitro” u ka lindur një fëmijë që nuk është biologjikisht i lidhur me asnjërin prej tyre. Sipas Daily Mail, Tiffany Scor dhe Steven Mills iu drejtuan klinikës “IVF Life” rreth pesë vite më parë për të realizuar ëndrrën për t’u bërë prindër. Procedura u krye në prill dhe nëntë muaj më vonë çifti solli në jetë një vajzë. Dyshimet për një gabim nisën pas lindjes, pasi të dy prindërit janë të bardhë, ndërsa foshnja kishte pamje që nuk përputhej me etninë e tyre. Testet gjenetike konfirmuan më pas se fëmija nuk ishte biologjikisht i tyre. Më 22 janar, çifti depozitoi padinë, duke deklaruar se kishin tentuar vazhdimisht të kontaktonin klinikën, por pa marrë përgjigje. Avokati i tyre, Jack Scarola, tha se ata janë të lidhur emocionalisht me vajzën dhe e duan atë, por shqetësohen se në çdo moment prindërit biologjikë mund të paraqiten dhe ta kërkojnë fëmijën. Sipas padisë, ekziston dyshimi se një nga tre embrionet e tyre të ngrira mund të jetë implantuar gabimisht te një paciente tjetër. Çifti kërkon që klinika të njoftojë të gjithë pacientët që kishin embrione të ruajtura një vit para lindjes së vajzës, si dhe të mbulojë kostot e testimeve gjenetike për fëmijët e lindur përmes shërbimeve të saj gjatë pesë viteve të fundit. Në deklarata publike, Scor dhe Mills kanë theksuar se e duan vajzën e tyre dhe shpresojnë ta rrisin atë me sigurinë se nuk do t’u merret, duke shtuar se ndjejnë edhe një “detyrim moral” për të gjetur dhe informuar prindërit biologjikë. Ndërkohë, hetimet ndaj klinikës vijojnë, ndërsa gjykata ka urdhëruar paraqitjen e një plani të plotë për menaxhimin e çështjes, në një kontekst ku më herët janë konstatuar edhe shkelje serioze të standardeve të sigurisë.

146.2K views


💾

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka hedhur në tryezë idenë e krijimit të një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian, duke ar...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka hedhur në tryezë idenë e krijimit të një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian, duke argumentuar se Europa nuk mund të mbështetet më te sistemi aktual i sigurisë. Në një intervistë për gazetën gjermane Tagesspiegel, Fischer deklaroi se garancitë tradicionale të sigurisë nuk janë më të mjaftueshme përballë realiteteve të reja gjeopolitike. “Garancitë e sigurisë amerikane nuk janë më të besueshme nga ky moment. Gjermania pa dyshim ka përgjegjësi për udhëheqjen në Europë, por gjithmonë vetëm së bashku me të tjerët,” u shpreh ai. Fischer theksoi se nuk bëhet fjalë për krijimin e një arme bërthamore kombëtare gjermane, por për një kapacitet të përbashkët të vendeve të Bashkimit Europian, i konceptuar si mjet parandalues dhe mbrojtës për sigurinë e kontinentit. Në një deklaratë që shënon një ndryshim të fortë krahasuar me të kaluarën e tij politike, ish-kryediplomati gjerman tha se sot do të merrte edhe një vendim personal ndryshe: “Nëse do të isha i ri sot, do t’i bashkohesha ushtrisë. Kohët kanë ndryshuar. Jemi të kërcënuar. Duhet të mbrohemi.” Ai shtoi se çarmatimi nuk është më një opsion real, duke nënvizuar se armatimi ushtarak është i domosdoshëm për mbrojtjen e Europës. Sipas Fischer, vetëm përmes forcës dhe parandalimit mund të shmanget një sulm i mundshëm nga një “fqinj i gatshëm për agresion”. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta thoja ndonjëherë këtë. E gjithë karriera ime politike tregonte të kundërtën,” pranoi ai. Propozimi i Fischer vjen në një kohë kur debati mbi autonominë strategjike europiane dhe të ardhmen e NATO-s po bëhet gjithnjë e më i fortë, ndërsa tensionet ndërkombëtare po riformësojnë arkitekturën e sigurisë në Europë.

25.8K views


💾

Izraeli ka kryer të shtunën sulmet ajrore më të rënda prej javësh në Gaza, duke lënë të paktën 27 të vrarë, mes tyre edhe 3 fëmijë, sipas zyrtarëve sh...

By: @joq
2 February 2026 at 09:00

Izraeli ka kryer të shtunën sulmet ajrore më të rënda prej javësh në Gaza, duke lënë të paktën 27 të vrarë, mes tyre edhe 3 fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Raportohet se janë goditur një komisariat policie, shtëpi banimi dhe tenda ku strehoheshin të zhvendosur, në disa zona të Gazës. Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se objektivat ishin komandantë dhe pika të Hamasit si dhe të grupit Xhihadi Islamik, duke thënë se sulmet erdhën pas një shkeljeje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, i arritur në tetor. Hamas reagoi duke thënë se Izraeli e ka shkelur marrëveshjen, por nuk dha detaje nëse anëtarë të tij u goditën. Një nga sulmet më të rënda thuhet se goditi komisariatin Sheikh Radwan në perëndim të qytetit të Gazës, ku sipas burimeve lokale u vranë 10 policë dhe të ndaluar, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për viktima të tjera nën rrënoja. Sulme të tjera goditën dy shtëpi në Gaza City dhe një kamp me tenda në Khan Younis, ku strehoheshin palestinezë të zhvendosur. Në pamje të publikuara nga Gaza shihen ndërtesa të djegura dhe të shkatërruara. Një familjar i 3 fëmijëve të vrarë u shpreh mes lotësh: “Gjetëm tre mbesat e mia në rrugë… çfarë faji kishin ato?” Izraeli tha gjithashtu se sulmet erdhën pas një incidenti të premten, ku sipas tyre 8 persona të armatosur dolën nga një tunel në Rafah. Ushtria izraelite pretendon se 3 u vranë, ndërsa një tjetër u arrestua dhe u cilësua si “komandant i Hamasit”. Hamas nuk ka reaguar për këtë rast. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, mbi 500 persona janë vrarë që prej armëpushimit, shumica civilë. Ndërkohë, autoritetet izraelite thonë se militantët palestinezë kanë vrarë 4 ushtarë izraelitë. Armëpushimi është vënë në pikëpyetje disa herë nga incidente të tilla, ndërsa SHBA po shtyn palët drejt fazave të tjera të marrëveshjes, ku përfshihen çështje të vështira si çarmatimi i Hamasit, tërheqja izraelite dhe vendosja e një force ndërkombëtare paqeruajtëse.

9596 views


💾

❌
❌