Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026@joq - TikTok

Një ish-agjent i CIA-s ka bërë deklarata alarmante lidhur me atë se çfarë mund të dëgjojnë dhe kontrollojnë pajisjet që përdorim çdo ditë, nga telefon...

By: @joq
23 January 2026 at 01:00

Një ish-agjent i CIA-s ka bërë deklarata alarmante lidhur me atë se çfarë mund të dëgjojnë dhe kontrollojnë pajisjet që përdorim çdo ditë, nga telefonat inteligjentë te televizorët, dhe madje edhe makinat. John Kiriakou, ish-operativ i CIA-s dhe i ftuar këtë javë në podcast-in “The Diary of a CEO”, u shpreh se pajisjet digjitale nuk janë aspak të sigurta, duke rrëzuar idenë se privatësia jonë është e mbrojtur. “Nuk janë të sigurta fare. Dhe nuk është vetëm SHBA-ja. Britanikët, francezët, gjermanët, rusët, kinezët, izraelitët, iranianët; të gjithë i kanë këto kapacitete. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm,” – tha Kiriakou. Ai kujtoi edhe skandalin e vitit 2017, të njohur si “Vault 7”, kur dokumente tepër sekrete të CIA-s u publikuan nga WikiLeaks. Sipas tij, këto dokumente zbuluan se agjencia amerikane kishte aftësinë të shndërronte televizorët smart në mikrofonë, edhe kur ata ishin të fikur. “Televizori mund të dëgjojë gjithçka që thuhet në dhomë dhe ta transmetojë më pas. Kjo teknologji ekzistonte që në vitet ’80,” – u shpreh ish-agjenti. Por deklarata më shqetësuese lidhej me kontrollin e makinave nga distanca. Sipas Kiriakou, shërbimet sekrete janë në gjendje të marrin kontrollin e sistemit kompjuterik të një automjeti, duke shkaktuar aksidente fatale. “Mund ta nxjerrin makinën nga rruga, ta përplasin, ta hedhin nga ura. Po, kjo është e mundur,” – tha ai. John Kiriakou është i njohur edhe për faktin se u dënua me burg pasi ekspozoi programin sekret të CIA-s për marrje në pyetje, përfshirë praktika të tilla si “waterboarding”, duke u bërë i vetmi punonjës i agjencisë i dënuar për këtë çështje. Waterboarding është një teknikë e ndaluar e marrjes në pyetje, ku personi i lidhur simulohet sikur po mbytet, duke i hedhur ujë mbi fytyrë dhe duke i shkaktuar ndjesinë ekstreme të mbytjes, frikës dhe panikut. Deklaratat e tij kanë ndezur debat në rrjetet sociale, duke ngritur sërish pikëpyetje serioze mbi privatësinë, sigurinë digjitale dhe kontrollin që teknologjia ka mbi jetën tonë të përditshme.

3917 views


💾

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në banesën ku ai jeton me qira, në zo...

By: @joq
23 January 2026 at 01:00

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në banesën ku ai jeton me qira, në zonën ish-Kënetës, lagjja 17. Sipas denoncimit, vjedhja ka ndodhur në një banesë që ndodhet në katin e parë, ku autori është futur fillimisht nga muri i ballkonit dhe më pas ka hyrë nga dritarja, e cila ndodhej përballë vendit ku ka kapërcyer. Qytetari bën me dije se nga banesa i është marrë një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra. Momenti kur personi futet dhe del nga banesa është filmuar qartë nga kamerat e sigurisë. “Kam video dhe foto më të qarta të momentit të vjedhjes, por për momentin nuk dua t’i publikoj. Dua vetëm që personi që ka kryer vjedhjen t’i kthejë paratë, t’i hedhë brenda murit dhe ta mbyllim këtu, pa e bërë më të madhe,” – shprehet qytetari. Ai shton se fillimisht ka zgjedhur të mos bëjë denoncim në polici, duke i dhënë mundësi autorit të reflektojë dhe të kthejë shumën e marrë. Megjithatë, thekson se nëse nuk do të ketë asnjë reagim, rasti do të ndiqet në rrugë ligjore dhe materialet filmike do t’u dorëzohen autoriteteve. JOQ Albania e publikon këtë rast si denoncim anonim të qytetarit, duke shpresuar në zgjidhjen e situatës pa përshkallëzim të mëtejshëm dhe mbetet e hapur për çdo reagim.

11.8K views


💾

LAJM I MIRË/ Gjendet 66-vjeçarja e raportuar e humbur në Tiranë, ndodhet në QSUT në gjendje të stabilizuar Pak minuta pasi JOQ Albania publikoi apelin...

By: @joq
23 January 2026 at 01:00

LAJM I MIRË/ Gjendet 66-vjeçarja e raportuar e humbur në Tiranë, ndodhet në QSUT në gjendje të stabilizuar Pak minuta pasi JOQ Albania publikoi apelin për gjetjen e zonjës Nazmije Peqini, e raportuar e humbur në zonën e Treshit në Tiranë, mësohet se ajo është gjetur dhe ndodhet e shtruar në Urgjencën e QSUT. Lajmi është konfirmuar për redaksinë tonë nga një infermier pranë QSUT, i cili bëri me dije se 66-vjeçarja ndodhet në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike. Familjarët janë njoftuar dhe janë nisur drejt QSUT, duke i dhënë fund ankthit që kishte përfshirë të afërmit që prej pasdites së sotme. JOQ Albania falënderon stafin mjekësor të QSUT, qytetarin ose qytetarët që mund ta kenë ndihmuar dhe transportuar zonjën drejt spitalit në momentin kur ajo është ndier keq, si edhe të gjithë ata që shpërndanë apelin, duke kontribuar në gjetjen e saj sa më shpejt. Një lajm i mirë që tregon edhe një herë se reagimi i shpejtë dhe solidariteti bëjnë diferencën.

8126 views


💾

Një moment i rrallë dhe thellësisht prekës ka emocionuar këdo që e ka parë këtë video. Një nënë 102-vjeçe, e rrethuar nga fëmijët e saj, ngrihet mbi k...

By: @joq
23 January 2026 at 01:00

Një moment i rrallë dhe thellësisht prekës ka emocionuar këdo që e ka parë këtë video. Një nënë 102-vjeçe, e rrethuar nga fëmijët e saj, ngrihet mbi krahët e tyre mes duartrokitjeve e buzëqeshjeve, nis të kërcejë valle shqiptare. Në sytë e saj lexohet lodhja e një shekulli jete, por edhe drita e një force që nuk shuhet kurrë. Fëmijët e mbajnë me kujdes në krahë, jo vetëm për ta mbështetur fizikisht, por si një shenjë mirënjohjeje për sakrificat, netët pa gjumë dhe dashurinë e pakushtëzuar që i ka rritur brez pas brezi. Muzika ngrihet, duart bashkohen, dhe për disa çaste koha duket sikur ndalon. Nuk është thjesht një valle; është një histori e gjallë, një kujtesë se rrënjët tona jetojnë përmes nënave dhe familjes. Emocioni shpërthen në lot gëzimi, ndërsa të pranishmit bëhen dëshmitarë të një pamjeje që flet më shumë se fjalët. Kjo skenë është një homazh për nënën shqiptare, për jetën që triumfon mbi vitet dhe për familjen që mbetet streha më e sigurt, pavarësisht kohës që kalon.

39.3K views


💾

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të ndodhur në vendin e tij të punës, një lavazh në qytet, ...

By: @joq
23 January 2026 at 01:00

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të ndodhur në vendin e tij të punës, një lavazh në qytet, ku një punëtor ka marrë para nga arka dhe është larguar nga puna. Sipas denoncimit, punëtori kishte vetëm dy ditë që kishte nisur punë, ndërsa ngjarja është e dokumentuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet qartë momenti kur ai merr një pjesë të parave, i fut në xhep dhe largohet nga ambientet e lavazhit. “Punëtori kishte dy ditë që kishte filluar punë. Pa pikë turpi merr paratë nga arka dhe ikën. Më pas më bën bllok në numrin e telefonit,” – shprehet pronari në mesazhin e dërguar. I kontaktuar nga redaksia jonë për më shumë detaje, qytetari bën me dije se shuma e marrë është 35 mijë lekë të vjetra, ndërsa sqaron se fillimisht nuk ka dashur ta denoncojë rastin në polici, pasi shuma nuk ishte e madhe. “S’doja ta denoncoja për 35 mijë lekë të vjetra, nuk është se më prish punë. Por më vjen inat sepse e respektova, i lashë rrogën aq sa e kërkoi dhe i thashë që për çdo hall të më tregonte,” – tregon ai. Pronari shton se pasi punëtori i kishte bërë bllok atij dhe menaxherit të punës, ai ka tentuar ta kontaktojë nga një numër tjetër, duke i dërguar edhe videon ku shihet momenti i marrjes së parave. Pas kësaj, sipas tij, punëtori ka nisur të justifikohet dhe t’i kërkojë falje. “Filloi të justifikohej, u betua disa herë, madje edhe për një vajzë që tha se kishte, por prapë nuk më bindi,” – shprehet qytetari. Ai thekson se nuk e ka çuar rastin në polici për arsye njerëzore, por ka vendosur ta bëjë publik vetëm për të paralajmëruar bizneset e tjera, që të tregojnë kujdes ndaj personave të tillë. JOQ Albania e publikon këtë rast si denoncim të qytetarit dhe mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga pala e përmendur.

184.1K views


💾

Një skandal i rëndë financiar dyshohet se ka përfshirë Bankers Petroleum dhe Raiffeisen Bank në Tiranë, në një skemë që sipas burimeve hetimore ka pas...

By: @joq
23 January 2026 at 01:00

Një skandal i rëndë financiar dyshohet se ka përfshirë Bankers Petroleum dhe Raiffeisen Bank në Tiranë, në një skemë që sipas burimeve hetimore ka pasur si qëllim shmangien e detyrimeve të papaguara ndaj shtetit shqiptar dhe kreditorëve të tjerë privatë. Sipas të dhënave që janë bërë pjesë e një dosjeje në SPAK, dyshohet se Raiffeisen Bank ka ndihmuar Bankers Petroleum të fshehë qarkullimin e parave përmes një mekanizmi financiar, në një kohë kur kompania kineze ishte e zhytur në borxhe të mëdha dhe llogaritë e saj në Shqipëri rrezikonin të sekuestroheshin nga Tatimet dhe përmbaruesit. Burime pranë çështjes bëjnë me dije se Bankers Petroleum praktikisht nuk mund të kryente pagesa përmes llogarive të zakonshme bankare në vend, pasi çdo fond do të bllokohej menjëherë për shkak të detyrimeve të prapambetura. Në këto rrethana, dyshohet se është ngritur një skemë përmes një overdrafti të hapur nga Raiffeisen Bank. Sipas pretendimeve, Bankers përdorte overdraftin për të kryer pagesa brenda Shqipërisë dhe më pas e mbulonte shumën e shpenzuar duke transferuar fonde nga llogaritë e saj jashtë vendit, konkretisht nga Vjena, duke u kujdesur që overdrafti të mos rezultonte kurrë me bilanc pozitiv. Limiti i këtij overdrafti dyshohet se ishte rreth 9 milionë dollarë, çka i lejonte kompanisë të operonte pa rrezikun e sekuestrimeve. Për shkak se overdrafti konsiderohet borxh ndaj bankës dhe jo para të subjektit, legjislacioni aktual nuk lejon bllokimin apo ekzekutimin e tij, një fakt që sipas përmbaruesve është shfrytëzuar për të shmangur detyrimet ligjore. Skema dyshohet se është konstatuar nga disa përmbarues, të cilët nuk arrinin të ekzekutonin vendimet gjyqësore ndaj Bankers Petroleum. Njëri prej tyre, Altin Latifi, i është drejtuar me shkresë zyrtare Raiffeisen Bank, duke e paralajmëruar se veprimet e pretenduara përbëjnë shkelje të ligjit dhe mund të klasifikohen si vepër penale, sipas nenit 320 të Kodit Penal. Në shkresën zyrtare, përmbaruesi dyshohet se ka theksuar se banka ishte në dijeni të humbjes së proceseve të arbitrazhit nga Bankers Petroleum dhe se veprimet e saj po pengonin ekzekutimin e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Ai ka paralajmëruar se në rast të vijimit të këtyre transaksioneve, çështja do t’u referohej organeve ligjzbatuese. Burime bëjnë me dije se kjo praktikë dyshohet se ka vijuar për një periudhë të gjatë kohe, edhe pasi është sinjalizuar, ndërsa vetëm së fundmi overdrafti është mbyllur, në një kohë që u rihap debati publik për gjobën e famshme prej 120 milionë eurosh të vendosur nga doganat ndaj Bankers Petroleum. Hetimet për këtë çështje janë në vijim, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë nëse kemi të bëjmë me shkelje ligjore apo me përdorim të instrumenteve financiare brenda kufijve të ligjit.

64K views


💾

Kjo është nëna Xana, rreth 75 vjeçe, e cila jeton në kushte shumë të vështira së bashku me nipin e saj 12-vjeçar, në një banesë në katin -1, në zonën ...

By: @joq
23 January 2026 at 01:00

Kjo është nëna Xana, rreth 75 vjeçe, e cila jeton në kushte shumë të vështira së bashku me nipin e saj 12-vjeçar, në një banesë në katin -1, në zonën e rrugës së Burgut në Tiranë. Rasti është bërë publik nga një i ri, i cili ka realizuar një video dhe ia ka dërguar redaksisë sonë, me qëllim që të kërkojë ndihmë për të moshuarën. Ai tregon se nëna Xana kujdeset e vetme për nipin e saj të mitur, i cili nuk e ka nënën, ndërsa babai i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk është në gjendje të kujdeset për të. I riu shprehet se do ta ndihmojë në mundësitë që ka, duke siguruar mobilie, një derë të jashtme dhe veshmbathje, por bën apel për ndihmë më të gjerë, pasi nëna Xana nuk përfiton as pension dhe nuk ka asnjë burim të ardhurash. Ajo ka nevojë urgjente për ushqime dhe mbështetje bazë. “Nëna jeton me nipin e saj 12-vjeçar dhe është rreth 75 vjeçe. Nipi nuk e ka nënën, ndërsa babai është i sëmurë psikikisht dhe nuk ndodhet aty. Unë do ta ndihmoj me mobilie, një derë të jashtme dhe rroba, aq sa kam mundësi. Nëna nuk merr as pension, asgjë. Ka nevojë për ushqime dhe ndihmë. Banesa ndodhet në rrugën ‘Bajram Preza’, te rruga e Burgut. Emri i saj është Xana. Numri im i telefonit është 069 84 38 090,” shkruan qytetari. Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për të ndihmuar nënë Xanën, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me qytetarin që denoncoi rastin, i cili do t’i orientojë për më tej.

43.9K views


💾

Sa ironik dhe skandaloz ishte injorimi që i bëri Sali Berisha demokrates gjatë takimit në foltore, kur kjo e fundit nisi t'i rrëfente se po luftonte m...

By: @joq
23 January 2026 at 01:00

Sa ironik dhe skandaloz ishte injorimi që i bëri Sali Berisha demokrates gjatë takimit në foltore, kur kjo e fundit nisi t'i rrëfente se po luftonte me vdekjen si paciente e dializës në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut... Kur demokratja e gjorë denoncoi publikisht kushtet mizerable në Spitalin Amerikan ku zhvillohej Hemodializa, Berisha kaloi radhën duke bërë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Videoja u shpërnda nga JOQ dhe bëri bujë në rrjet. Sot do ju bëjmë të qartë arsyen pse Berisha mbron Allajbeun dhe lidhjet që ka me të. Dy nga koncesionet më të mëdha në shëndetësi, ai i Hemodializës i Klodian Allajbeut dhe i Laboratorëve Mjekësorë të Janis Karathanos, u nxorën jashtë nga opozita, jashtë hetimit të komisionit parlamentar, pavarësisht vlerës së tyre që arrin rreth 240 MILIONË €. Sipas burimeve për mediat një vit më parë, pagat e deputetëve të “Foltores” për një periudhë 3-mujore janë financuar nga dy emra të rëndësishëm të sektorit privat shëndetësor... Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan që mban koncesionin e Hemodializës, dhe Janis Karathanos, pronari i kompanisë “Pegasus”, e cila ka në dorë koncesionin e laboratorëve mjekësorë. Pagesat janë kryer më 25 mars 2024, pikërisht në ditën kur nisi zyrtarisht puna e komisionit hetimor parlamentar. Një përkim që ka ngritur dyshime të forta, pasi në përfundim të diskutimeve, dy koncesionet në fjalë u lanë jashtë objektit të hetimit. Sipas burimeve politike, vendimi për të mos përfshirë këto kontrata është marrë pas një marrëveshjeje të heshtur mes Sali Berishës dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa më herët është zhvilluar edhe një pazar me vetë përfituesit e koncesioneve. Në këtë kontekst, fondet e dhëna nga Allajbeu dhe Karathano dyshohet se janë përdorur si “shpërblim” për mbylljen e hetimeve ndaj kontratave shumë milionëshe. Deri tani, nuk ka një sqarim zyrtar për kohëzgjatjen e marrëveshjes financiare mes Sali Berishës, Klodjan Allajbeut dhe Janis Karathanos, as për shumën totale të përfshirë në këtë skemë. Ajo që mbetet e qartë është se përjashtimi i dy koncesioneve nga hetimi parlamentar ka ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën, konfliktin e interesit dhe ndikimin e biznesit në vendimmarrjen politike.

18.6K views


💾

Gjykata Kushtetuese përfundoi këtë të enjte shqyrtimin e njërës prej çështjeve më të nxehta të ndarjes së pushteteve në Shqipëri: ligjshmërinë e pezul...

By: @joq
23 January 2026 at 01:00

Gjykata Kushtetuese përfundoi këtë të enjte shqyrtimin e njërës prej çështjeve më të nxehta të ndarjes së pushteteve në Shqipëri: ligjshmërinë e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Seanca u karakterizua nga një rreshtim i paprecedentë i institucioneve më të larta të shtetit kundër vendimmarrjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Përplasja për kompetencat: Ekzekutivi vs. Drejtësia Çështja nisi pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se GJKKO ka tejkaluar kompetencat duke pezulluar Ballukun, e marrë e pandehur për "shkelje të barazisë në tendera". Sipas Ramës, ky vendim cenon imunitetin kushtetues dhe kompetencat e tij për të emëruar e shkarkuar kabinetin. Në një lëvizje të koordinuar, përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit dhe Presidencës mbështetën qëndrimin e Kryeministrisë. Kuvendi: Argumentoi se pezullimi i një ministri kërkon autorizim paraprak nga Parlamenti, pasi cenon imunitetin e deputetit dhe rolin e Kuvendit që ka votuar ministrin. Presidenca: Përmes këshilltarit Ilirjan Rusmali, paralajmëroi një skenar "apokaliptik" ku drejtësia mund të pezullonte të gjithë qeverinë njëherësh, duke e lënë vendin pa ekzekutiv. SPAK: "Rrezik për asgjësim të provave dhe krim të përsëritur" Në anën tjetër, prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, mbrojtën me forcë masën e sigurimit. Sipas tyre, qëndrimi i Ballukut në krye të një ministrie me buxhet gjigant përbën rrezik për "helmimin e provave" dhe intimidimin e dëshmitarëve. "Hetimet kanë zbuluar prova se ajo mund të ketë kryer edhe vepra të tjera penale. Ekziston rreziku që të pengojë hetimin ose të largohet," deklaroi prokurori Prençi, duke e cilësuar ankesën e Ramës si një "konflikt artificial kompetencash". Ndërkohë, GJKKO refuzoi të merrte pjesë në seancë, duke deklaruar se një gjykatë nuk mund të jetë palë në një proces që shqyrton vendimet e veta, pasi kjo do të rrëzonte pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Akuza të reja dhe zvarritje në Kuvend Debati në Kushtetuese zhvillohet në një moment kritik. Prej dy muajsh, SPAK ka dërguar në Kuvend kërkesën për një masë më të rëndë ndaj Ballukut, me akuzën e re për "intimidim të dëshmitarëve" pas rikthimit të saj të përkohshëm në detyrë (falë një vendimi pezullues të mëparshëm të Kushtetueses). Megjithatë, shumica socialiste po e mban kërkesën "në sirtar", duke zvarritur dhënien e autorizimit për SPAK-un. Çfarë pritet? Gjykata Kushtetuese tashmë është tërhequr për të marrë një vendim që do të përcaktojë kufijtë e rinj mes drejtësisë së re dhe ekzekutivit. Një vendim pro Kryeministrit do të mund të shfuqizonte përfundimisht pezullimin e Ballukut, por sipas SPAK, kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm ku politika mund të diktojë mbarëvajtjen e hetimeve penale.

38.9K views


💾

Yesterday — 22 January 2026@joq - TikTok

Në një rreth grash të komunitetit Ju/’hoansi, në zemër të Afrikës, një grua ulet e qetë, ndërsa duar të buta prekin barkun e saj. Nuk ka aparate, nuk ...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Në një rreth grash të komunitetit Ju/’hoansi, në zemër të Afrikës, një grua ulet e qetë, ndërsa duar të buta prekin barkun e saj. Nuk ka aparate, nuk ka analiza laboratorike, nuk ka ekrane. Vetëm përvojë, ndjeshmëri dhe një dije e trashëguar brez pas brezi. Kjo është mënyra se si ky komunitet konfirmon shtatzëninë: përmes prekjes, intuitës dhe kujdesit kolektiv. Gratë më të moshuara përdorin duart për të ndjerë jetën që po formohet, duke i ofruar gruas siguri, udhëzim dhe mbështetje emocionale. Videoja e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale, duke grumbulluar miliona shikime brenda pak orësh dhe duke ngjallur reagime të forta emocionale nga përdoruesit anembanë botës. Në kulturën Ju/’hoansi, shtatzënia nuk është një ngjarje private. Ajo është një përvojë e përbashkët, e mbajtur nga komuniteti, e thurur me dije të lashta që ekzistonin shumë kohë përpara kufijve, hartave dhe teknologjisë moderne. Pamjet tregojnë jo vetëm një mënyrë ndryshe të të kuptuarit të jetës, por edhe një mesazh të fortë: se kujdesi, lidhja njerëzore dhe përvoja e përbashkët mund të jenë po aq të fuqishme sa çdo teknologji. Një video e thjeshtë, por me një domethënie të thellë, që ka bërë miliona njerëz të ndalen dhe të reflektojnë.

2735 views


💾

Një apel thellësisht njerëzor dhe prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një i ri nga Republika Çeke, i cili prej 15 vitesh kërkon babanë ...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Një apel thellësisht njerëzor dhe prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një i ri nga Republika Çeke, i cili prej 15 vitesh kërkon babanë e tij, si edhe motrën, vëllain apo të afërm të mundshëm nga Ballkani. Sipas mesazhit të dërguar në redaksi, babai i tij ka jetuar në qytetin Hodonín, në Republikën Çeke, gjatë viteve 1997–2001. Në atë periudhë, ai frekuentonte Hotelin Grand dhe diskotekën “Casino”, vende të njohura në qytet në atë kohë. I riu tregon se emri i babait të tij mund të ketë qenë Frederik, Fred, ose Alfred. Ai kujton gjithashtu se babai kishte një makinë të vogël sportive të kuqe, në kapakun e përparmë të së cilës kishte simbolin e një shqiponje. Sipas informacionit që ka, babai i tij vinte nga Shqipëria ose Maqedonia, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të ishte nga ndonjë vend tjetër i Ballkanit. Po ashtu, ai dyshon se babai mund të ketë pasur një piceri në qytetin e Brno-s. “I kam kërkuar prej 15 vitesh,” shprehet ai me emocion, duke shtuar se ka lindur më 18 janar 1999 dhe se ky kërkim ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij. I riu nuk flet shqip dhe jeton në Republikën Çeke, por ka zgjedhur t’i drejtohet publikut shqiptar me shpresën se dikush mund të njohë historinë, personin apo detajet e përshkruara dhe të ndihmojë në ribashkimin e tij me familjen. JOQ Albania e publikon këtë apel në shpresën se zëri i tij do të arrijë tek personat e duhur dhe se kjo histori do të marrë një përgjigje pas kaq shumë vitesh pritjeje. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar. Apeli i tij është i hapur për këdo që mund të ndihmojë.

11.1K views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një “kornizë të një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën pas një takimi me Sekretari...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një “kornizë të një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke bërë një hap pas nga kërcënimet për tarifa ndëshkuese ndaj disa vendeve europiane. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se marrëveshja lidhet jo vetëm me Groenlandën, por edhe me gjithë rajonin e Arktikut. Si pasojë e këtyre negociatave, ai njoftoi se tarifat që pritej të hynin në fuqi më 1 shkurt nuk do të zbatohen. Pas deklaratës së Trump, tregjet financiare reaguan menjëherë pozitivisht, me rritje të ndjeshme të aksioneve. Në një intervistë për CNBC, ai e përshkroi marrëveshjen si “konceptin e një marrëveshjeje”, duke shtuar se detajet do të bëhen publike më vonë pasi çështja është “disi komplekse”. Trump la të kuptohet se marrëveshja mund të përfshijë të drejta minerare për SHBA-në, si edhe përfshirjen e Groenlandës në sistemin e propozuar amerikan të mbrojtjes raketore, të quajtur “Golden Dome”. Sipas tij, kërcënimi për tarifa 10% nga muaji i ardhshëm dhe deri në 25% nga qershori ndaj vendeve europiane u hoq pasi “duket se kemi arritur thelbësisht konceptin e një marrëveshjeje”. Megjithatë, detajet konkrete mbeten ende të paqarta. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se më shumë informacion do të bëhet me dije në vijim ndërsa diskutimet vazhdojnë. Njoftimi vjen pas disa javësh të tensionuara, pasi administrata Trump kishte hedhur idenë e blerjes së Groenlandës ose edhe marrjes së kontrollit të saj, pavarësisht se territori i përket Danimarkës, një aleate e NATO-s. Këto propozime ishin refuzuar nga autoritetet daneze dhe ato të Groenlandës. Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trump theksoi se Groenlanda është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së, por deklaroi se nuk do të përdorte forcë ushtarake për ta siguruar atë. I pyetur nëse marrëveshja e re parashikon që SHBA të marrë pronësinë e Groenlandës, Trump nuk dha një përgjigje të qartë, duke u shprehur se bëhet fjalë për një marrëveshje afatgjatë që, sipas tij, “i vendos të gjithë në një pozicion të mirë”.

17.6K views


💾

Ndërkohë që flitet për kursime dhe efiçencë në administratën publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë vijojnë të qarkullojnë në rrethe të mbyllura fa...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Ndërkohë që flitet për kursime dhe efiçencë në administratën publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë vijojnë të qarkullojnë në rrethe të mbyllura familjare dhe politike. Denoncimi i radhës vjen për Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), i drejtuar nga Arlinda Pogaj, e cila ka firmosur një tender të majmë për ushqimin e Spitalit të Traumës. Bëhet fjalë për procedurën me objekt: Loti 2: “Shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Spitalin Universitar të Traumës”. Kjo procedurë, e cilësuar "e hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar", ka përfunduar me shpalljen fituese të kompanisë “DAJTI PARK 2007” sh.p.k. Sipas dokumenteve zyrtare, rezultati i këtij tenderi kap shifrën marramendëse prej 125,424,000 lekë të reja pa TVSH ose afërsisht 1.5 milionë euro me TVSH. Ajo që e bën këtë tender të dyshimtë nuk është vetëm vlera e lartë, por pronësia e kompanisë fituese. “DAJTI PARK 2007” është në pronësi të shtetasve Lulzim Qefalia dhe Desart Kalaja. Lulzim Qefalia është as më pak e as më shumë se vëllai i Xhemal Qefalisë, figurës së njohur politike dhe aktualisht Zëvendësministër i Brendshëm. Ky rast ngre pikëpyetje të forta mbi integritetin e tenderave të drejtuar nga Arlinda Pogaj, e njohur si "Linda e tenderave". Si ka mundësi që kontratat më të rëndësishme për shërbimet spitalore përfundojnë sërish në duart e familjarëve të zyrtarëve të lartë të shtetit? Konflikti i interesit: Edhe pse ligjërisht mund të jenë mbuluar me letra, moralisht ky është një rast i pastër i "qerasjes" së njerëzve të pushtetit. Mungesa e garës reale: Kur fituesi ka lidhje direkte me kupolën e Ministrisë së Brendshme, sa reale është gara për kompanitë e tjera në treg? Ky tender është një tjetër provë se paratë e shëndetësisë, në vend që të shkojnë për barna apo kushte më të mira për pacientët, shërbejnë për të majmur xhepat e "vëllazërisë" politike.

23K views


💾

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet mbështetja e shqiptarëve për Emiliano Lulen, një personazh që prej vit...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet mbështetja e shqiptarëve për Emiliano Lulen, një personazh që prej vitesh ka dëshmuar forcë dhe sakrificë, e që sot po përballet me një situatë shumë të vështirë shëndetësore. Emiliano është një emër i njohur për shumëkënd. Në vitin 1997, gjatë trazirave të luftës civile në Shqipëri, ai tentoi të shmangte shpërthimin e një detonatori për të shpëtuar disa fëmijë, moment në të cilin u plagos rëndë në sy. Copëza metali i dëmtuan shikimin dhe, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të dështuar në Moskë në vitin 2001, ai u kthye në Shqipëri plotësisht i verbër. Pas një periudhe të gjatë ankthi dhe depresioni, Emiliano arriti të ringrihej dhe të bëhej një figurë frymëzuese për shumë njerëz. Megjithatë, mjekët e kanë informuar se ka vetëm një mundësi për një ndërhyrje delikate në retinë, e cila prej vitesh është mbajtur nën kontroll përmes vizitave të shpeshta në SHBA. Kostot e kësaj ndërhyrjeje kanë qenë gjithmonë shumë të larta, duke shkuar nga dhjetëra deri në mbi njëqind mijë dollarë. Sot, situata e tij është përkeqësuar ndjeshëm pas një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur rreth një muaj më parë. Ai ka pësuar dëmtime serioze në krah, ku mjekët rekomandojnë vendosjen e implanteve ortopedike me pllaka titani dhe vida, një ndërhyrje që kërkon klinika shumë të specializuara për shkak të rrezikut të dëmtimit të nervit radial. Siç shprehet edhe vetë Emiliano në videon e dërguar në redaksi, aksidenti i ka hequr mundësinë për të pritur më gjatë për operacionin e syrit, duke e bërë ndërhyrjen urgjente dhe të pashmangshme nëse ka ende shpresë për rikuperim, qoftë edhe të pjesshëm, të shikimit. Familjarë dhe miq u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, pasi çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një diferencë të madhe për jetën e Emilianos. JOQ Albania i uron Emilianos forcë dhe shpreson që ky apel të gjejë zemra të hapura për ta ndihmuar në këtë betejë të vështirë. Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/help-emiliano-get-urgent-eye-and-arm-surgery?

41.3K views


💾

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar viktimën e parë. Një roje bregdetare u mbyt ndërsa përpiqej të lidhte dhe siguronte motoskafin e shërbim...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar viktimën e parë. Një roje bregdetare u mbyt ndërsa përpiqej të lidhte dhe siguronte motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit. Stuhia ka goditur më parë të gjithë vendin, duke shkaktuar dëme në ishullin e Gavdos në jug të Kretës, si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias. Meteorologët kanë paralajmëruar shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet intensive të shiut pritet të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, me një pakësim gradual më pas. Mbrojtja civile ka këshilluar banorët e zonave në rrezik që të mos dalin nga banesat e tyre pa një arsye të domosdoshme, ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm. Pamjet nga qendra e Athinës tregojnë rrugë dhe kryqëzime të përmbytura nga reshjet e dendura, ndërsa në zonën e Patrës era e fortë ka pezulluar lundrimin drejt porteve të Jonit dhe Italisë.

43.5K views


💾

Një qytetar nga zona e Plazhit në Durrës ka denoncuar gjendjen problematike të kanalit që ndjek hekurudhën deri në zonën e Plepave. Sipas tij, kanali ...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Një qytetar nga zona e Plazhit në Durrës ka denoncuar gjendjen problematike të kanalit që ndjek hekurudhën deri në zonën e Plepave. Sipas tij, kanali nuk është pastruar prej rreth 30 vitesh, duke u kthyer në një burim të vazhdueshëm përmbytjesh. Me reshjet e fundit të shiut, zona është përmbytur sërish, një situatë që përsëritet çdo vit. Ujërat e shiut nuk arrijnë të shkarkohen normalisht për shkak të bllokimit të kanalit nga mbeturinat dhe inertet. Qytetari shprehet se pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e kanalit. Banorët e zonës thonë se kjo situatë jo vetëm që dëmton pronat e tyre, por përbën edhe rrezik për shëndetin publik, sidomos gjatë sezonit turistik, kur zona e Plazhit frekuentohet nga mijëra pushues. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje nga plazh, durres. Kanali qe ndjek hekurudhen deri ne plepa pa pastruar fare per 30 vjet. U mbyten me keto shirat si cdo vit. Ende se vret njeri mendjen

16.4K views


💾

Qeveria ka ndarë me publikun një tjetër sukses madhor infrastrukture, duke njoftuar se punimet në autostradën Tiranë–Durrës kanë arritur në nivelin 86...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Qeveria ka ndarë me publikun një tjetër sukses madhor infrastrukture, duke njoftuar se punimet në autostradën Tiranë–Durrës kanë arritur në nivelin 86%. Detaji i vogël që mbetet për t’u sqaruar është se ky progres i përket vetëm 16% të parë të projektit. Sipas përllogaritjeve, në dy vite janë përfunduar realisht 13.76% e autostradës, një ritëm që dëshmon për qëndrueshmëri dhe vizion afatgjatë. Me këtë ecuri, projekti pritet të mbyllet pas rreth 14 vjetësh e gjysmë të tjera. Nëse gjithçka shkon sipas planit aktual, autostrada Tiranë–Durrës do të jetë gati në vitin 2038, në mesin e mandatit të shtatë qeverisës, duke u shndërruar në një vepër që shoqëron disa breza dhe disa fushata zgjedhore. Ndërkohë, kantieri vijon të vizitohet, të fotografohet dhe të promovohet si model suksesi, ndërsa shifrat tregojnë se udhëtimi drejt përfundimit sapo ka kaluar kthesën e parë.

40.2K views


💾

Personi që shihni në këtë foto është Ram Rexhmati, 57-vjeçari nga Paskuqani që humbi jetën pasi e përplasi një betoniere. Ai u godit për vdekje nga po...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Personi që shihni në këtë foto është Ram Rexhmati, 57-vjeçari nga Paskuqani që humbi jetën pasi e përplasi një betoniere. Ai u godit për vdekje nga pompa e betonierës teksa po punonte, duke ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Policia arrestoi një 36-vjeçar, të dyshuar si drejtues i mjetit të punës, në lidhje me këtë aksident fatal. Ngjarja ka ndodhur dje, por u raportua zyrtarisht nga policia sot në mesditë pas reagimit të familjarëve të viktimës. Nuj dihet se betonierja e kush oligarku e përplasi Rexhmatin e në cilën orë të ditës pasi qarkullimi o tyre është i kufizuar. Në njoftimet e policisë thuhet se si pasojë e rrëzimit të pompës së betonierës që drejtohej nga i arrestuari, Rexhmati, u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën.

55.4K views


💾

Donald Trump ka ironizuar presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke bërë shaka për syzet e diel...

By: @joq
22 January 2026 at 23:00

Donald Trump ka ironizuar presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke bërë shaka për syzet e diellit që ai mbante gjatë fjalës së tij. Macron u shfaq të martën me syze aviator blu gjatë një fjalimi të mbajtur brenda, pa dhënë fillimisht shpjegime. Më vonë, zyra e tij sqaroi se syzet ishin përdorur për të mbrojtur sytë, për shkak të një enë gjaku të plasur, një problem i cilësuar si i padëmshëm. Gjatë fjalimit të tij, Trump iu referua kësaj situate me tone ironike, duke pyetur “çfarë dreqin ndodhi?”, mes të qeshurave të publikut. Ai e përgëzoi gjithashtu Macron për qëndrimin “të fortë” në takimet e mëparshme, por e akuzoi Francën se për dekada ka përfituar nga SHBA në çmimet e barnave. Trump tha se kishte kërcënuar Francën me tarifa shtesë, përfshirë deri në 25% për produktet dhe deri në 100% për verërat dhe shampanjën, nëse Parisi nuk do të rriste çmimet e ilaçeve. Marrëdhëniet mes Francës dhe SHBA-së janë tensionuar edhe më tej për shkak të kundërshtimeve evropiane ndaj planeve amerikane për Groenlandën. Macron i quajti tarifat e mundshme amerikane “të papranueshme” dhe paralajmëroi se BE mund të përdorë për herë të parë mekanizmin kundër shtrëngimit tregtar. Në fund, Trump reagoi edhe ndaj refuzimit të Macron për t’iu bashkuar një nisme të tij të quajtur “Bordi i Paqes”, duke deklaruar se lideri francez “do të largohet së shpejti nga pushteti” dhe duke përsëritur kërcënimet për tarifa edhe më të larta ndaj produkteve franceze.

80.9K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe vetë parkun e shumëpërfolur teknologjik në X...

By: @joq
21 January 2026 at 23:00

Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe vetë parkun e shumëpërfolur teknologjik në Xhafzotaj të Shijakut, një prej figurave kyçe të këtij projekti ka arritur të sigurojë sërish një kontratë të majme nga fondet publike. Bëhet fjalë për biznesmenin Armand Shara, i njohur si një nga themeluesit dhe mendjet drejtuese të parkut DURANA, i cili ka përfituar një tender me vlerë rreth 2 milionë euro nga AKSHI, pavarësisht se drejtues të këtij institucioni janë nën hetim penal, ndërsa ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas dokumentacionit të procedurës, kontrata ka si objekt mirëmbajtjen e sistemit “e-receta” për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe parashikon një afat zbatimi prej 24 muajsh. Fondi limit i tenderit kapte shifrën mbi 210 milionë lekë, ose rreth 2.2 milionë euro. Por ajo që ngre dyshime të forta është mënyra se si është zhvilluar gara. Në procedurë është regjistruar formalisht edhe një operator tjetër ekonomik, por ky i fundit nuk ka dorëzuar as ofertë financiare dhe as dokumentacion shoqërues. Praktikisht, tenderi ka mbetur pa konkurrencë reale, duke i hapur rrugë shpalljes fituese të kompanisë “Infosoft Systems”, e lidhur në mënyrë direkte me Armand Sharan. Oferta fituese kapte vlerën rreth 185 milionë lekë pa TVSH, ose mbi 2.3 milionë euro me TVSH, çka u shpall automatike fituese për shkak të mungesës së rivalëve realë në garë. Kjo situatë ka shtuar dyshimet se procedura ka qenë e paracaktuar, ndërsa pjesëmarrja e kompanisë tjetër është përdorur thjesht për të krijuar idenë e një gare formale. Skandali thellohet edhe më tej nga fakti se një tjetër kompani e lidhur me familjen Shara, e regjistruar së fundmi në parkun DURANA, rezulton e themeluar pikërisht në qershor 2025 dhe ka si adresë të saj Xhafzotajn. Kjo firmë, ndonëse në letra figuron me pronësi të shpërndarë, sipas burimeve lidhet drejtpërdrejt me Armand Sharan dhe rrethin e tij familjar. Emri i këtij biznesmeni shfaqet vazhdimisht në dosje hetimore të SPAK, përfshirë edhe hetimet ndaj AKSHI-t, ku kompani të lidhura me të kanë pasur rol aktiv në disa procedura të dyshimta. Megjithatë, pavarësisht hetimeve, arrestimeve dhe akuzave për abuzime të rënda me fondet publike, skema e përfitimit të tenderëve duket se vijon pa u ndalur. Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin real të kontrollit shtetëror dhe efektivitetin e hetimeve: si është e mundur që kontrata miliona euro të jepen pa garë, në një institucion nën hetim, dhe të përfundojnë te të njëjtët emra? Dhe mbi të gjitha, ku kanë përfunduar qindra miliona euro të shpenzuara ndër vite nga AKSHI dhe kush ka përfituar realisht prej tyre?

14.7K views


💾

❌
❌