Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025@joq - TikTok

Një situatë tejet shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Rrenas, Bashkia Belsh, ku një transformator i tensionit të lartë ka marrë ...

By: @joq
30 December 2025 at 01:00

Një situatë tejet shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Rrenas, Bashkia Belsh, ku një transformator i tensionit të lartë ka marrë flakë dhe ka pësuar shpërthime të njëpasnjëshme, duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës. Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje video nga vendngjarja, ku dallohet qartë transformatori teksa shkakton shpërthime dhe flakë në kabllot elektrike. Sipas denoncuesit, transformatori ndodhet shumë pranë banesave, madje i vendosur brenda një ndërtese, ndërsa shtëpi të tjera ndodhen vetëm pak metra larg. “Është hera e disatë që ndodhin shpërthime të tilla. Rrezikohet jeta e shumë banorëve, pasi transformatori është vendosur brenda një shtëpie dhe shumë afër banesave të tjera,” – shprehet qytetari. Sipas tij, pas shpërthimeve, banorët janë detyruar të njoftojnë për ndalimin e energjisë elektrike, e cila furnizohet nga zona e Kajanit. Vetëm pasi u ndërpre rryma, banorët e fshatit kanë hyrë vetë për të fikur zjarrin, i cili kishte përfshirë kabllot e rrymës, duke rrezikuar jetën e tyre për të shmangur një tragjedi më të madhe. Denoncuesi thekson se problemi është i përsëritur dhe i njohur prej vitesh, pasi transformatori nuk është ndërruar kurrë, por vetëm janë bërë ndërhyrje të pjesshme. “Sa herë prishet, ndërrojnë vetëm ndonjë kabllo apo ndonjë pjesë të vogël. Asnjëherë nuk është ndërruar i gjithë transformatori. Ai është shumë i vjetër, madje po bie komplet nga vendi. Shtyllat janë të shtrembëruara prej vitesh,” – shprehet qytetari. Ai shton se shpërthime të tilla ndodhin edhe kur nuk ka mot të keq, çka tregon gjendjen e amortizuar dhe rrezikun konstant që paraqet ky transformator. Banorët i bëjnë thirrje urgjente kryebashkiakut të Belshit, Arif Tafani, dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi, përpara se të ndodhë ndonjë ngjarje tragjike. JOQ Albania e publikon këtë denoncim për të ngritur alarmin dhe për të kërkuar ndërhyrje urgjente, pasi situata e përshkruar paraqet rrezik real për jetën dhe pronën e banorëve të zonës.

857 views


💾

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues, i cili ngre pikëpyetje serioze ...

By: @joq
30 December 2025 at 01:00

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues, i cili ngre pikëpyetje serioze mbi sjelljen qytetare dhe respektin ndaj komunitetit. Ai ka dërguar një video të kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet një zonjë që ndalon makinën, zbret së bashku me një fëmijë të vogël dhe shkon drejt portës së shtëpisë së tij, ku hedh mbeturinat, duke i lënë aty, sikur të ishte një kosh plehrash. Sipas denoncuesit, ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se veprimi kryhet pa asnjë shqetësim, sikur të ishte diçka krejt normale, ndërkohë që koshat e mbeturinave ndodhen jo më shumë se 100 metra larg portës së banesës së tij. “Dje, në orën 09:25, përpara shtëpisë sime, një zonjë ndaloi makinën, zbriti me fëmijën dhe hodhi mbeturina në rrugë, sikur të ishte kosh plehrash. Veprimi është i regjistruar me video. Turp që në vitin 2025 ende ka njerëz që nuk respektojnë as mjedisin, as komunitetin ku jetojnë”, shprehet qytetari. Ai shton se mes mbeturinave kishte peceta të lagura dhe një qese, përmbajtja e së cilës nuk është hapur, por sipas tij dyshohet se ishte mbeturinë shtëpiake. Qytetari thekson se zonja duket se e ka vënë re kamerën e sigurisë, por pavarësisht kësaj, nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe është larguar normalisht. “Pse duhet t’i hidhte mbeturinat pikërisht te porta ime, kur pak më lart janë koshat e plehrave?” – pyet qytetari, duke kërkuar që këto sjellje të mos normalizohen. Ky rast nuk është thjesht një akt papërgjegjshmërie individuale, por një pasqyrim i një mentaliteti që dëmton mjedisin dhe bashkëjetesën në komunitet. Respekti për hapësirën publike dhe private është detyrim minimal qytetar, jo zgjedhje personale. JOQ Albania e publikon këtë denoncim për të sensibilizuar dhe për të nxitur reflektim, me shpresën se raste të tilla të mos përsëriten dhe të marrin vëmendjen që meritojnë.

2739 views


💾

Niveli i ri i vështirësisë për çunat e Vlorës: Pa u rregulluar uji, nuk ka takime! 🚫🚿 Vlonjatë, na njoftoni pak: A erdhi uji apo të vazhdojë "seen-i"?...

By: @joq
30 December 2025 at 01:00

Niveli i ri i vështirësisë për çunat e Vlorës: Pa u rregulluar uji, nuk ka takime! 🚫🚿 Vlonjatë, na njoftoni pak: A erdhi uji apo të vazhdojë "seen-i"? Se me ritmet e Bashkisë, takimi i parë rrezikon të bëhet kur të jetë harruar si muhabet. ⏳

77.6K views


💾

Rusia ka pretenduar se një sulm me dronë nga Ukraina ka pasur si objektiv një nga rezidencat e presidentit Vladimir Putin, akuzë kjo që është mohuar m...

By: @joq
30 December 2025 at 01:00

Rusia ka pretenduar se një sulm me dronë nga Ukraina ka pasur si objektiv një nga rezidencat e presidentit Vladimir Putin, akuzë kjo që është mohuar menjëherë nga autoritetet ukrainase. Sipas radios shtetërore ruse, ky pretendim i është përcjellë drejtpërdrejt presidentit amerikan Donald Trump gjatë një bisede telefonike nga vetë Putin, i cili e ka informuar atë se Moska po rishikon pozicionin e saj në bisedimet e paqes. Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, citohet të ketë thënë se Trump reagoi "i tronditur" nga ky informacion. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, specifikoi se incidenti ka ndodhur në rajonin e Novgorodit, pranë rezidencës së fortifikuar në Valdai. Ndonëse u konfirmua se Putin nuk ndodhej aty dhe nuk pati dëme, Lavrov paralajmëroi sulme hakmarrëse, duke shtuar se mbrojtja ajrore ruse asgjësoi 91 dronë gjatë operacionit. Presidenti Volodymyr Zelensky e hodhi poshtë këtë version, duke e cilësuar si një "trillim të plotë" që synon të minojë diplomacinë. Ky reagim vjen vetëm një ditë pas takimit të tij maratonë me Trump në Florida, ku u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën. "Rusia po përdor deklarata të rrezikshme për të dëmtuar arritjet tona diplomatike," shkroi Zelensky në platformën X. Pavarësisht tensioneve, Moska ka bërë me dije se nuk do të tërhiqet plotësisht nga procesi i negociatave, ndonëse e ardhmja e tyre mbetet e pasigurt.

40.2K views


💾

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip Range Rover dhe një Citroen me n...

By: @joq
30 December 2025 at 01:00

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip Range Rover dhe një Citroen me ngjyrë të bardhë. Sipas raportimeve të një dëshmitari nga vendngjarja për JOQ Albania, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti tip Citroen të përfundojë në ambientet e një lokali buzë rrugës, ku ka pasur përplasje me strukturën e këtij biznesi. Gjithnjë sipas dëshmisë së qytetarit, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i Range Rover dhe dy personat që udhëtonin me mjetin tip Citroen, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Dëshmitari shprehet se dyshohet që mjeti tip Range Rover ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ndërsa automjeti i bardhë i ka prerë rrugën duke dalë nga një kryqëzim, çka dyshohet se ka sjellë përplasjen mes dy mjeteve. Si pasojë, makina e bardhë ka përfunduar brenda lokalit, ndërsa Range Rover-i është parë më pas duke u larguar nga vendngjarja me karrotrec. Qytetari ka dërguar edhe pamje nga aksidenti, ku shihet automjeti i bardhë pranë ambientit të biznesit, ndërsa mjeti tip Range Rover po transportohet. Sipas tij, makina e bardhë është lëvizur më pas për të nxjerrë dy personat e lënduar brenda saj. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia, e cila do të sqarojë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

54.7K views


💾

Një video e bukur dhe me shumë vlera njerëzore ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Në pamje shihet një efektiv i Policisë së Shtetit, i cili i v...

By: @joq
30 December 2025 at 01:00

Një video e bukur dhe me shumë vlera njerëzore ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Në pamje shihet një efektiv i Policisë së Shtetit, i cili i vjen në ndihmë një qytetari në nevojë. Polici jo vetëm që i dhuron atij një panetone, por edhe e ndihmon të largohet nga rruga, ku ndodhej duke lypur. Qytetari me aftësi të kufizuara shihet teksa bisedon me efektivin dhe më pas hipën në karrocën e tij për t’u larguar nga rruga, pasi qëndrimi në atë vend përbënte rrezik si për të, ashtu edhe për drejtuesit e tjerë të mjeteve. Gjeste të tilla humanizmi janë shembull pozitiv dhe tregojnë anën njerëzore të uniformës blu. Nevojiten më shumë veprime të tilla nga ana e Policisë.

70.9K views


💾

Pasojat e këtij abuzimi financiar dhe institucional janë tashmë publike. Të dielën, banorët e revoltuar hynë me forcë në sallën ku Bashkia e Vlorës po...

By: @joq
30 December 2025 at 01:00

Pasojat e këtij abuzimi financiar dhe institucional janë tashmë publike. Të dielën, banorët e revoltuar hynë me forcë në sallën ku Bashkia e Vlorës po zhvillonte Mbrëmjen Gala, ndërsa të hënën protestat u zhvendosën masivisht në ambientet e Bashkisë dhe të Prefekturës.

20.3K views


💾

Një shqiptar ka dërguar pranë redaksisë pamje nga protesta e fermerëve grekë, e cila po zhvillohet në Greqi dhe ka sjellë bllokimin e kufirit mes Maqe...

By: @joq
30 December 2025 at 01:00

Një shqiptar ka dërguar pranë redaksisë pamje nga protesta e fermerëve grekë, e cila po zhvillohet në Greqi dhe ka sjellë bllokimin e kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë dhe udhëtarët kanë mbetur të bllokuar. Sipas qytetarit që ka dërguar videon, protesta është masive dhe fermerët kanë bllokuar akset hyrëse me traktorë dhe mjete bujqësore. Qytetari shton se protesta e grekëve është protestë me plot gojën, një protestë masive e një populli që nuk fle. Fermerët grekë po protestojnë për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe mungesës së mbështetjes nga shteti. Autoritetet greke po monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për incidente.

25.8K views


💾

Tirana është paralizuar nga trafiku ditën e sotme. Çdo aks kryesor, por jo vetëm, përballet me trafik të rënduar që prej orëve të para të mëngjesit. Q...

By: @joq
30 December 2025 at 01:00

Tirana është paralizuar nga trafiku ditën e sotme. Çdo aks kryesor, por jo vetëm, përballet me trafik të rënduar që prej orëve të para të mëngjesit. Qytetarët kanë mbetur të bllokuar në trafik ndërkohë që situata sa vjen e rëndohet dhe askush nuk jep zgjidhje për këtë situatë kaotike. Të gjendur në këtë kaos, ata po detyrohen të gjejnë zgjidhje “alternative” edhe pse duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

175.5K views


💾

Yesterday — 29 December 2025@joq - TikTok

Një situatë tejet shqetësuese është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar që po udhëtonte në aksin rrugor Fier–Levan, një zonë e njohur...

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Një situatë tejet shqetësuese është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar që po udhëtonte në aksin rrugor Fier–Levan, një zonë e njohur për mungesën e ndriçimit dhe për aksidentet e shpeshta. Sipas denoncimit, gjatë lëvizjes në këtë aks, qytetarit i është shfaqur papritur përpara një mjet bujqësor tip triçikël (mjet motorik me tri rrota i përdorur për transport), i cili qarkullonte pa asnjë dritë ndriçimi, as përpara dhe as pas. Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, mungesa totale e ndriçimit në rrugë, e kombinuar me faktin që mjeti bujqësor nuk kishte asnjë sinjalizim, e bën situatën një burim potencial për aksidente të rënda dhe tragjike. Qytetari shprehet se vetëm për shkak të kujdesit të shtuar është shmangur një përplasje që mund të kishte pasoja fatale. Aksi Fier–Levan prej vitesh konsiderohet problematik, ku kanë ndodhur dhjetëra aksidente tragjike, ndërsa mungesa e ndriçimit dhe qarkullimi i mjeteve të pasiguruara vazhdon të rrezikojë jetën e drejtuesve të automjeteve dhe vetë përdoruesve të këtyre mjeteve. Mesazhi i plotë i qytetarit për JOQ Albania: “Përshëndetje JOQ! Shikoni çfarë bëhet në rrugën Fier–Levan në periudhë festash dhe në një zonë pa ndriçim të mirëfilltë. Nëse nuk do kishim pasur kujdes, do kishte qenë fatale, pasi nuk kishin asnjë dritë për t’u parë nga makinat.” JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse dhe Policisë Rrugore të marrin masa urgjente, si për ndriçimin e këtij aksi, ashtu edhe për kontrollin e mjeteve bujqësore që qarkullojnë pa kushte minimale sigurie, përpara se të ndodhë një tjetër tragjedi.

9178 views


💾

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për mediat pas publikimit të rezultateve...

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për mediat pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura këtë të diel, duke e cilësuar rezultatin si një fitore historike për Vetëvendosjen dhe qytetarët e Kosovës. Sipas përditësimit më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në këtë fazë janë numëruar 98.63% e votave, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.47%, ose 429.572 vota, duke ruajtur epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Në fjalën e tij, Kurti u shpreh: “Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Sa më parë të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do të mund të krijojmë institucionet dhe të vijojmë me punën. Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend, për marrëveshjet ndërkombëtare dhe për interesin publik të qytetarëve.” Ai theksoi se në Kuvendin e ardhshëm e pret vendin një axhendë e rëndësishme, përfshirë Planin e Rritjes së Bashkimit Europian në vlerë rreth 880 milionë euro, si dhe tre marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë euro, duke e çuar totalin mbi 1 miliard euro investime dhe mbështetje financiare. Kurti bëri të ditur se, nëse Vetëvendosje arrin deri në përfundim të numërimit të kalojë pragun prej 50.1%, atëherë do të ketë mundësi të formojë qeverinë e vetme, pa pasur nevojë për koalicion qeverisës. Në të kundërt, bashkëpunimi në Kuvend mbetet i domosdoshëm për funksionimin institucional. I pyetur për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, që pritet në prill të vitit të ardhshëm, Kurti u shpreh se “është ende herët për të folur për këtë çështje”, duke theksuar se aktualisht është moment për reflektim dhe festë pas procesit zgjedhor. Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së deri tani, renditja e forcave politike është si më poshtë: Vetëvendosje: 49.47% (429.572 vota) PDK: rreth 21% LDK: rreth 13–14% AAK: rreth 5–6% Lista Serbe: rreth 3.8% Nisma Socialdemokrate: rreth 1.7% Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare pas përmbylljes së plotë të numërimit dhe certifikimit zyrtar të votave.

18.5K views


💾

Dinamo është fituesi i Superkupës së Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian me rezultatin 3-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, duke sigur...

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Dinamo është fituesi i Superkupës së Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian me rezultatin 3-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, duke siguruar kështu trofeun e parë të sezonit dhe duke mbyllur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndeshja nisi më mirë për Egnatian, e cila kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me anë të Ruçit, pas një gabimi në prapavijën dinamovite. Rrogozhinasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi, ndërsa Dinamo krijoi disa raste të pastra, por pa arritur të konkretizojë. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Ekipi i Ilir Dajës u shfaq shumë më agresiv dhe brenda pak minutash përmbysi rezultatin. Fillimisht ishte Bregu që barazoi shifrat, ndërsa pak më vonë Nani realizoi golin e avantazhit, duke përmbysur totalisht takimin në harkun e minutave 54’–59’. Në minutat e fundit, Dinamo vulosi fitoren me golin e tretë të shënuar nga Qefalija nga pika e bardhë e penalltisë, duke mos i lënë më hapësirë reagimi Egnatias. Me këtë sukses, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë pas 17 vitesh pritjeje, duke konfirmuar njëherazi se mbetet “makth” për ekipin e Edlir Tetovës, të cilin e ka mposhtur edhe më herët në finale. Një triumf me peshë për blutë e kryeqytetit, që nisin sezonin me një trofe dhe japin sinjale të forta për vazhdimësinë.

12.7K views


💾

Sot në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare. Sip...

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Sot në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare. Sipas të dhënave zyrtare, janë numëruar rreth 90% e votave, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm. Nga numërimi i 2.292 kutive të votimit nga 2.557 gjithsej, rezulton se Vetëvendosje (LVV) ka marrë 50.09% të votave, duke thelluar ndjeshëm avantazhin ndaj forcave të tjera politike. PDK renditet forcë e dytë me 20.96%, ndërsa LDK pozicionohet e treta me 13.89% të votave. AAK ka siguruar 5.89%. Procesi i votimit u zhvillua nga ora 07:00 deri në 19:00, në 910 qendra votimi me gjithsej 2.557 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë. Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 45%. Rezultatet tregojnë se Albin Kurti është drejt vijimit të qeverisjes së Kosovës, me Vetëvendosjen që siguron mbi gjysmën e votave, çka i hap rrugë formimit të qeverisë për një mandat të ri katërvjeçar. Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan pas një krize të gjatë politike, e cila pasoi zgjedhjet e mëparshme, ku asnjë forcë politike nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vijojë me përditësimin e rezultateve përfundimtare në orët në vijim.

11.2K views


💾

Pas disa ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm, qindra qytetarë të Vlorës janë ngritur në protestë mbrëmjen e sotme, duke u grumbulluar para Teatrit “P...

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Pas disa ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm, qindra qytetarë të Vlorës janë ngritur në protestë mbrëmjen e sotme, duke u grumbulluar para Teatrit “Petro Marko”, aty ku Bashkia e Vlorës kishte organizuar një mbrëmje festive gala me rastin e festave të fundvitit. Të revoltuar nga situata dhe mungesa e zgjidhjes, protestuesit kanë hapur portat e teatrit dhe janë futur brenda sallës, duke e ndërprerë aktivitetin e bashkisë. Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të forta si “Duam ujë” dhe “Poshtë qeveria”, ndërsa qytetarët kërkonin që kryetari i bashkisë të dilte dhe t’i takonte. Salla e teatrit është pushtuar nga protestuesit, të cilët shprehën hapur indinjatën për faktin se, sipas tyre, ndërkohë që qyteti vuan mungesën e ujit, bashkia organizon festa luksoze. Protesta vjen në një moment të ndjeshëm për qytetin e Vlorës, ku mungesa e ujit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te banorët, të cilët kërkojnë zgjidhje konkrete dhe jo justifikime.

66K views


💾

Familjarët e 75-vjeçarit Xhemal Molla i janë drejtuar sërish redaksisë së JOQ Albania, pasi i moshuari, i cili u raportua i zhdukur disa ditë më parë ...

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Familjarët e 75-vjeçarit Xhemal Molla i janë drejtuar sërish redaksisë së JOQ Albania, pasi i moshuari, i cili u raportua i zhdukur disa ditë më parë dhe u gjet, ka humbur përsëri. Sipas tyre, Xhemal Molla ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më, duke rikthyer shqetësimin dhe ankthin te familja. Ai është parë për herë të fundit në të njëjtën zonë ku ishte konstatuar edhe herën e kaluar, pranë shkollës “1 Qershori”, në zonën e Selitës, në Tiranë. Familjarët theksojnë se 75-vjeçari vuan prej vitesh nga humbja e kujtesës, çka e bën situatën edhe më shqetësuese dhe urgjente. Ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke shpresuar se dikush mund ta ketë parë ose të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij. Në këtë situatë, ata u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 610 8009. JOQ Albania i bashkohet sërish thirrjes së familjarëve dhe fton këdo që mund të ndihmojë me informacion, pasi çdo detaj mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij dhe kthimin e sigurt pranë familjes.

22.4K views


💾

Një debat i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes një vajze që ishte duke udhëtuar drejt aeroportit të Rinasit me një taksi, dhe një shoferi që ...

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Një debat i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes një vajze që ishte duke udhëtuar drejt aeroportit të Rinasit me një taksi, dhe një shoferi që ishte futur kudravajtje në një nga rrugët e Astirit. Vajza thotë se ishte me vonesë për të kapur avionin, dhe i kërkoi taksistit të nxitonte. Por ajo që e vonoi akoma më shumë ishte një shofer që po udhëtonte kundravajtje. Kjo gjë e acaroi të renë, e cila nxori telefonin dhe filloi të filmonte të gjithë skenën. Kush shoferi që pretendohet se ishte në shkelje pa telefonin, zbriti nga makina e tij dhe u afrua te taksia për të kërkuar llogari se “përse po e fotografonin”. Vajza e nxehur i përgjigjet se “është duke i bërë video, pasi ishte kundravajtje dhe ajo po bëhej vonë për në aeroport”. Burri i thotë se nëse është vonë, duhet të nisej më shpejt. Në mesazhin dërguar për redaksinë tonë, vajza shkruan: “Përshëndetje JOQ! Mirë që janë kundravajtje po të bëjnë dhe presion. Çfarë bëhet në Astir, nuk pyet njëri për rregullore edhe nëse ndodh aksident nuk mbajnë përgjegjësi. Ju lutem postojeni Jemi kthyer mbrapsht edhe pse kemi qenë në rregull me rregulloren.” Ky rast kërkon vëmendjen e duhur nga Policia Rrugore, e cila duhet të ndërhyjë për të normalizuar lëvizjen e automjeteve.

139K views


💾

Ndonjëherë, një foto brenda një fotoje thotë më shumë se një mijë fjalë. Sot në Durrës, syri i aparatit kapi këtë moment sa sportiv, aq edhe njerëzor....

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Ndonjëherë, një foto brenda një fotoje thotë më shumë se një mijë fjalë. Sot në Durrës, syri i aparatit kapi këtë moment sa sportiv, aq edhe njerëzor. Në qendër të vëmendjes, një "bishë" e verdhe që shkëlqen, por ajo që na e ngrohu zemrën vërtet është detaji në sfond: Një zotëri që po nxiton të fotografojë bashkëshorten e tij pranë makinës luksoze. Pse kjo foto na bën të buzëqeshim? Vëmendja ndaj partneres: Nuk ka rëndësi sa e shtrenjtë është makina, për atë zotëri, "modelja" e tij mbetet prioriteti dhe ai kërkon të ruajë një kujtim të bukur për të. Kontrasti simpatik: Thjeshtësia e një çifti që shijon xhiron e paradites përballë luksit modern të një Lamborghini. Energjia e qytetit: Durrësi na dëshmon edhe njëherë se është një vend ku stilet dhe brezat ndërthuren në harmoni të plotë. Nuk është thjesht një makinë e shtrenjtë, është dëshira për të kapur të bukurën në çdo formë!

139.3K views


💾

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë një foto shqetësuese të realizuar dje në mëngjes nga dritarja e avionit. Ndërsa lartësia ofron një pamje s...

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë një foto shqetësuese të realizuar dje në mëngjes nga dritarja e avionit. Ndërsa lartësia ofron një pamje spektakolare, ajo që bie në sy poshtë reve është një "vello" e dendur hiri që ka mbuluar kryeqytetin. Mesazhi i qytetarit: "Përshëndetje JOQ! Kjo ishte pamja e Tiranës dje në mëngjes nga avioni!" Në foto dallohet qartë se si smogu dhe ndotja kanë krijuar një shtresë të trashë mbi ndërtesa, duke e bërë Tiranën thuajse të padukshme. Edhe pse nga toka shpesh na duket si thjesht lagështi apo mjegull, nga lartësia e avionit e vërteta është krejt tjetër: një alarm për mushkëritë tona. Ndërkohë që flitet për investime dhe pyllëzime, kjo pamje tregon realitetin e hidhur të cilësisë së ajrit me të cilin zgjohen çdo ditë mijëra qytetarë. Po ju si mendoni, a është Tirana sot një nga qytetet më të ndotura në rajon?

11K views


💾

Situata e mungesës së ujit të pijshëm në Vlorë vijon të përkeqësohet. Prej katër ditësh, qyteti është pa furnizim normal me ujë, ndërsa në redaksinë e...

By: @joq
29 December 2025 at 23:00

Situata e mungesës së ujit të pijshëm në Vlorë vijon të përkeqësohet. Prej katër ditësh, qyteti është pa furnizim normal me ujë, ndërsa në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur mesazhe të shumta nga qytetarë të revoltuar, të cilët e cilësojnë gjendjen si alarmante dhe të papranueshme. Sipas një denoncimi, familjet janë detyruar të kthehen në kushte primitive jetese. “Po hamë në pjata plastike dhe po lahemi me sapllakë si para 40 vitesh, sepse nuk ka ujë për asgjë. Në prag festash po e lënë qytetin pa ujin më minimal”, shkruan qytetari. Ai thekson se mungesa e ujit ka paralizuar jetën e përditshme dhe se nuk ka asnjë informacion apo afat nga institucionet përgjegjëse. Një tjetër mesazh i ardhur në redaksi e përshkruan situatën edhe më rëndë: “Po mbushin ujë në det vlonjatët. Edhe tek Rrapi e ka zënë ‘kuçedra’, nuk ka ujë. Turp”. Sipas qytetarëve, pamjet e banorëve që përpiqen të sigurojnë ujë në çdo mënyrë janë bërë tashmë të zakonshme. Në mesazhet e tyre, qytetarët shprehin indinjatë jo vetëm ndaj institucioneve lokale dhe qendrore, por edhe ndaj mungesës së reagimit qytetar. “Faj nuk kanë vetëm qeveritarët, por edhe populli vlonjat që e pranon këtë tallje dhe rri në kafe duke pritur të vijë uji, në vend që të protestojë para bashkisë”, thuhet më tej. Sipas denoncuesve, shumë zyrtarë ndodhen jashtë vendit për pushime, ndërkohë që qyteti përballet me një problem jetik. “Zamet të kthehen nga festat dhe ta shikojnë këtë problem real që kemi”, shprehet një qytetar, duke e cilësuar situatën si turpëruese.

20.6K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një prej ...

By: @joq
28 December 2025 at 23:00

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një prej mjeteve ka përfunduar në kanal. Ngjarja është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga dëshmitarë në vendngjarje, të cilët kanë dërguar edhe pamje nga vendi i aksidentit. Sipas informacioneve të siguruara nga qytetarët, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit udhëtonin në automjetin që përfundoi në kanal dhe janë transportuar me urgjencë me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira. Një nga automjetet, sipas dëshmitarëve, kishte targa greke dhe personat në mjet kishin ardhur për pushime. Automjeti tjetër ndodhej në krahun e kundërt të rrugës në momentin e përplasjes. Një qytetar shprehet se aksidente të tilla ndodhin thuajse çdo natë në rrugën e Divjakës, por shumë prej tyre nuk raportohen. Sipas tij, automjetet që përfundojnë në kanal shpesh nxirren me traktorë, madje edhe me persona të bllokuar brenda. “Në rrugën e Divjakës bëhen përditë aksidente si këto dhe nuk dalin në lajme. Makinat nxirren nga kanali me traktor, me njerëz brenda. Situata është shumë e rëndë”, shprehet qytetari. Ai ngre gjithashtu shqetësime serioze për mungesën e kontrollit rrugor në zonë, duke theksuar se në këtë aks qarkullojnë automjete dhe motorë pa leje qarkullimi, ndërsa sipas tij edhe fëmijë shkojnë në shkollë me motorë, pa u ndaluar nga policia. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për këtë ngjarje. JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të sqarojnë rrethanat e aksidentit dhe të marrin masa konkrete për rritjen e sigurisë në rrugën e Divjakës, përpara se të ndodhë një tjetër tragjedi.

18.6K views


💾

❌
❌