Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026@joq - TikTok

Çdo 6 janar, fshati Polenë në qarkun e Korçës ringjall një nga traditat më të vjetra pagane të zonës, karnavalet e njohura si “Arapët e Polenës”. Ky r...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Çdo 6 janar, fshati Polenë në qarkun e Korçës ringjall një nga traditat më të vjetra pagane të zonës, karnavalet e njohura si “Arapët e Polenës”. Ky ritual, me histori mbi tre shekuj, zhvillohet përmes daljeve në rrugë të banorëve të veshur me maska dhe kostume të frikshme, të punuara kryesisht nga lëkura kafshësh, duke krijuar një atmosferë të veçantë rituale. Sipas traditës popullore, maskat, zhurmat dhe lëvizjet simbolizojnë përballjen me të keqen, largimin e forcave negative dhe nisjen e një cikli të ri vjetor me mbarësi për komunitetin. Edhe pse rituali ka ngjashmëri me rite të tjera ballkanike, “Arapët e Polenës” dallohen për identitetin e tyre unik lokal dhe për mënyrën se si janë ruajtur ndër breza. Tradita u ndërpre për disa dekada gjatë periudhës së komunizmit, por u rikthye pas vitit 1991 dhe që prej asaj kohe organizohet çdo vit pa ndërprerje. Organizatorët bëjnë të ditur se ekzistojnë edhe arkiva fotografike që dokumentojnë zhvillimin e ritualit para viteve ’90, duke dëshmuar vazhdimësinë historike dhe rolin e rëndësishëm të komunitetit në ruajtjen e kësaj trashëgimie kulturore.

4146 views


💾

Banorët e zonës së Kirit në Dukagjin, Shkodër, po përballen me një situatë shumë të vështirë për shkak të rrëshqitjeve të dheut që kanë bllokuar rrugë...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Banorët e zonës së Kirit në Dukagjin, Shkodër, po përballen me një situatë shumë të vështirë për shkak të rrëshqitjeve të dheut që kanë bllokuar rrugën kryesore. Sipas banorëve, rruga është kthyer në një rrezik serioz edhe për këmbësorët, pasi rrëshqitjet janë të vazhdueshme dhe kalimi është pothuajse i pamundur. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga bashkia Shkodër me kryetar Benet Becin, apo institucionet tjera përkatëse për të inspektuar apo stabilizuar situatën. Si pasojë, banorët janë të izoluar totalisht, pa energji elektrike, pa rrugë të aksesueshme dhe pa shërbime shëndetësore, duke përfshirë mungesën e një infermieri në zonë. Ata bëjnë thirrje urgjente për ndihmë dhe ndërhyrje të menjëhershme, pasi situata paraqet rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e tyre, veçanërisht në kushtet e motit të paqëndrueshëm. "Përshëndetje, doja t’ju dërgoja disa pamje nga rruga e Dukagjinit, Shkodër. Kjo situatë ndodhet në Kir dhe deri më tani nuk ka ardhur asnjë person për ta parë nga afër apo për të ndërhyrë. Rruga është shumë e rrezikshme për t’u kaluar, madje edhe për këmbësorët, pasi ka rrëshqitje në çdo moment. Jemi të bllokuar totalisht dhe nuk kemi as drita, as rrugë funksionale, as infermier apo ndihmë mjekësore. Situata është shumë e vështirë dhe kërkon ndërhyrje urgjente", shkuhet në denoncim.

22.8K views


💾

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në autostradën Tiranë Elbasan, në zonën e Mulletit, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e autom...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në autostradën Tiranë Elbasan, në zonën e Mulletit, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Pamjet e mbërritura tregojnë praninë e madhe të ujit në rrugë, çka rrit rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe krijon situata të rrezikshme për aksidente. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor, të ulin shpejtësinë dhe, nëse është e mundur, të shmangin kalimin në zonat e përmbytura deri në përmirësimin e situatës.

2615 views


💾

Dhjetëra pasagjerë të kompanisë ajrore Wizz Air denoncojnë një situatë kaotike dhe të paprecedentë gjatë fluturimeve të mbrëmshme drejt Shqipërisë, të...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Dhjetëra pasagjerë të kompanisë ajrore Wizz Air denoncojnë një situatë kaotike dhe të paprecedentë gjatë fluturimeve të mbrëmshme drejt Shqipërisë, të cilat përfunduan me devijim në Itali dhe braktisje totale të udhëtarëve nga kompania. Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi, fluturimet nga Bergamo dhe Bolonja drejt Tiranës janë shtyrë disa herë, janë mbajtur për orë të tëra në ajër dhe më pas janë devijuar drejt Brindisit për shkak të motit të keq. Pasagjerët tregojnë se fillimisht u është komunikuar se do të uleshin në Bari, por më pas destinacioni është ndryshuar sërish në Brindisi, me arsyetimin se aeroporti i Barit ishte i mbingarkuar. Shumë prej tyre shprehen se gjatë qëndrimit të zgjatur në avion, kushtet janë përkeqësuar ndjeshëm, ajri është bërë i padurueshëm, kondicionerët janë ndezur me vonesë dhe një pasagjere raportohet se ka humbur ndjenjat. Në fund, pasagjerët janë detyruar të zbresin në Brindisi, ndërsa avioni dhe ekuipazhi janë larguar, duke i lënë udhëtarët pa asnjë zgjidhje për kthimin drejt Shqipërisë. Sipas tyre, kompania ka refuzuar të marrë përgjegjësi, duke ua faturuar situatën vetë pasagjerëve dhe duke ofruar vetëm rimbursimin e biletës së avionit. Familje me fëmijë të vegjël, të moshuar dhe persona në kushte të vështira kanë mbetur për orë të tëra në terminal, pa informacion, pa akomodim dhe pa mbështetje. Disa prej pasagjerëve janë detyruar të blejnë bileta treni për t’u kthyer drejt Shqipërisë, me kosto që shkojnë deri në qindra euro dhe udhëtime që zgjasin mbi 10 orë. Pasagjerët e indinjuar e cilësojnë situatën të papranueshme dhe kërkojnë reagim institucional, duke theksuar se nuk janë raste të izoluara dhe se Wizz Air po shmang përgjegjësinë ndaj klientëve të saj, duke i lënë ata në mëshirë të fatit në aeroporte të huaja.

4783 views


💾

Një qytetare nga Korça i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur një shqetësim serioz që lidhet me sigurinë ushqimore, pas një përvoje ...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Një qytetare nga Korça i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur një shqetësim serioz që lidhet me sigurinë ushqimore, pas një përvoje shqetësuese me një produkt lëng frutash që ajo thotë se e kishte blerë për fëmijën e saj. Sipas saj, bëhet fjalë për produktin Eko Frut Mollë, i cili supozohet të jetë lëng molle. Qytetarja ka dërguar një video, ku tregon se pas hapjes së paketimit ka vënë re praninë e një lënde të pazakontë brenda lëngut, duke e bërë atë të papërdorshëm. Ajo shprehet se kjo nuk ka qenë hera e parë që i ka ndodhur diçka e tillë. Sipas pretendimit të saj, më herët kishte blerë të njëjtin produkt dhe e kishte hedhur për shkak të së njëjtës situatë. Për kuriozitet dhe për të qenë e sigurt, ajo thotë se e ka blerë sërish produktin, por edhe këtë herë ka konstatuar të njëjtën gjë brenda paketimit. Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja shihet teksa hedh lëngun në gotë dhe shpreh shqetësimin e saj për atë që ndodhet brenda produktit, duke theksuar se nuk e di se çfarë lënde është dhe se situata është alarmante, veçanërisht duke qenë se lëngu ishte blerë për konsum nga një fëmijë. “Nuk e dimë se çfarë po konsumojnë fëmijët tanë. Këtë lëng e kemi blerë sepse djali e preferon shumë, por ajo që pamë brenda na shqetësoi jashtëzakonisht”, shprehet ajo në video. Qytetarja kërkon që rasti të bëhet publik dhe të ketë një reagim nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të verifikohet siguria e produktit dhe të shmangen rreziqe të mundshme për konsumatorët, veçanërisht për fëmijët.

253.4K views


💾

Situata në Durrës vijon të jetë shqetësuese pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura. Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Situata në Durrës vijon të jetë shqetësuese pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura. Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar në lagjen nr. 15, në rrugën “Aleksandër Goga”, ku niveli i ujit vijon të mbetet në nivele alarmante, duke krijuar rrezik serioz për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Sipas qytetarit, zona ndodhet pranë një kanali të madh kullues, por aktualisht uji është bërë njësh me rrugën, duke e bërë të pamundur dallimin nëse po lëvizin në rrugë apo rrezikojnë të përfundojnë në kanal. Ai thekson se situata është kthyer në një rrezik real, ndërsa frika mes banorëve është e madhe. Në mesazhin e dërguar, qytetari shprehet se qarkullimi me automjete është i pamundur dhe se banorët janë të bllokuar prej orëve të mëngjesit. Sipas tij, pavarësisht situatës, nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia e Durrësit apo strukturat e emergjencave. “Uji është kudo. Nuk dihet më nëse jemi në rrugë apo në kanal. Jemi të bllokuar që në mëngjes dhe nuk ka ardhur askush. As nga bashkia, as nga emergjencat, as nga qeveria. Nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme”, shprehet ai. Qytetari apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se çdo vonesë mund të sjellë pasoja të rënda, pasi niveli i ujit vijon të rritet dhe rreziku mbetet konstant për banorët e zonës.

18.2K views


💾

Çmimet e banesave në Tiranë kanë hyrë në një fazë alarmante, duke u shkëputur ndjeshëm nga ritmi i rritjes së të ardhurave. Të dhënat për vitin 2025 t...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Çmimet e banesave në Tiranë kanë hyrë në një fazë alarmante, duke u shkëputur ndjeshëm nga ritmi i rritjes së të ardhurave. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se çmimet janë rritur shumë më shpejt sesa pagat, duke e bërë blerjen e një shtëpie gjithnjë e më të pamundur për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë. Në kryeqytet, çmimet variojnë nga rreth 2,000 euro për metër katror në zonat periferike, deri në mbi 5,000 euro/m² në zonat më të kërkuara. Në lagjen e Blokut, çmimi arrin deri në 5,500 euro/m², ndërsa në komplekset e reja në periferi apartamentet tregtohen nga 1,400 deri në 2,000 euro/m². Sipas Indeksit Fisher të Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave u rritën me 40% në gjysmën e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në qershor, çmimi mesatar i kërkuar për një metër katror në një ndërtesë ekzistuese në Tiranë ishte 1,830 euro. Kundrejt këtyre çmimeve, një shqiptar me pagë mesatare prej rreth 770 eurosh e ka pothuajse të pamundur të blejë një shtëpi. Të ardhurat mesatare në Shqipëri janë rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të Ballkanit, ndërsa çmimet e pronave po ecin në drejtim të kundërt. Për të blerë një apartament 70 metra katrorë në Tiranë, nevojiten rreth 19 vite pagë mesatare bruto. Kjo e rendit Tiranën ndër kryeqytetet më të paarritshme në Europë për blerjen e banesave, në të njëjtin nivel me Athinën dhe Amsterdamin. Për krahasim, në vendet e Bashkimit Europian nevojiten mesatarisht 10–12 vite pagë për të shlyer një banesë. Rritja më e shpejtë e çmimeve është regjistruar në zonat e Porcelanit, Parkut Olimpik dhe Liqenit Artificial, ku brenda pak muajsh çmimet janë rritur me përqindje dyshifrore. Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se emigracioni masiv ka arritur pikën kulmore dhe se sektori i ndërtimit mund të përballet me një krizë në të ardhmen e afërt. Sipas specialistëve, për ta bërë strehimin më të përballueshëm nevojiten dy hapa kyç: rritja reale e të ardhurave të popullsisë dhe hartimi e zbatimi i politikave të synuara të strehimit, që do të ndihmonin qytetarët vendas të sigurojnë një banesë në tregun gjithnjë e më të shtrenjtë të Tiranës.

55.8K views


💾

Tenderi me vlerën më të lartë për vitin 2025 në rang lokal është dhënë nga Emiriana Sako e bashkisë së Durrësit, mbi 6 MILIARD LEKË pa TVSH për Klodia...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Tenderi me vlerën më të lartë për vitin 2025 në rang lokal është dhënë nga Emiriana Sako e bashkisë së Durrësit, mbi 6 MILIARD LEKË pa TVSH për Klodian Zoton për pastrim plehrash. Një tender i dhënë përmes procedurës me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa konkurrencë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe ligjshmërinë. Tenderi është shpallur më 29 shtator 2025 dhe është mbyllur më 3 tetor vetëm 4 ditë kohë, një afat i pazakontë për një kontratë 6 MILIARDËSHE. Kompania Integrated Energy BV SPV, e Klodian Zotos, është aktualisht në qendër të hetimeve për aferën e inceneratorëve. Ajo administron inceneratorin e Tiranës, projekt që ndodhet në sekuestro dhe është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Megjithatë, pavarësisht këtyre rrethanave, kompania ka vijuar të përfitojë fonde publike masive. Pagesa rekord në vitin 2024 Sipas të dhënave nga Drejtoria e Thesarit dhe Open Data Albania, vetëm gjatë vitit 2024 kjo kompani ka përfituar mbi 15 miliard lekë pagesa nga buxheti i shtetit, 21% më shumë se plani fillestar i buxhetit. Integrated Energy BV SPV është pjesë e një kontrate PPP dhe vijon të ketë paqartësi mbi pronarët përfitues finalë, një tjetër sinjal alarmi për institucionet e kontrollit dhe organet e drejtësisë. Pse Bashkia Durrës zgjodhi procedurën me negocim për një tender kaq të madh?! Si mund të përfitojë fonde publike një kompani në sekuestro dhe nën hetim nga SPAK? Ky tender është tashmë një tjetër provë alarmante se skema e inceneratorëve, pavarësisht hetimeve, vazhdon të ushqehet me para publike, këtë herë nga Bashkia Durrës.

11.1K views


💾

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë vendosur qytetin e Gjirokastrës në një situatë të vështirë. Përroi i Cullos ka dalë nga shtrati, duke shkakt...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë vendosur qytetin e Gjirokastrës në një situatë të vështirë. Përroi i Cullos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme dhe duke bllokuar qarkullimin në disa prej akseve kryesore të qytetit. Qytetarët raportojnë se lëvizja është bërë tepër e vështirë, pasi uji ka pushtuar rrugë, trotuare dhe zona pranë banesave e bizneseve. Në disa lagje, situata paraqitet e rrezikshme si për këmbësorët, ashtu edhe për automjetet, ndërsa shqetësimi për dëme më të mëdha mbetet i lartë. Banorët shprehen se përmbytjet në Gjirokastër janë kthyer në një problem të përsëritur sa herë ka reshje të dendura, çka sipas tyre tregon mungesë masash parandaluese dhe zvarritje të zgjidhjeve afatgjata. Në qendër të kritikave është Bashkia e Gjirokastrës, e drejtuar nga Flamur Golemi, e cila akuzohet për menaxhim të dobët të infrastrukturës, pastrim të pamjaftueshëm të përrenjve dhe kanaleve kulluese, si dhe mungesë investimesh serioze për të shmangur situata të tilla. Për qytetarët, përmbytjet nuk mund të justifikohen më si “fenomen natyror”, por shihen si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës institucionale. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente, transparencë dhe mbajtje përgjegjësie nga autoritetet lokale. Në një qytet me vlera historike dhe potencial të rëndësishëm turistik, përsëritja e këtyre situatave dhe heshtja institucionale konsiderohen një problem serioz që kërkon zgjidhje konkrete dhe veprime të menjëhershme, jo premtime që mbeten në letër.

108.2K views


💾

Ndonëse Durrësi po kalon orë të vështira nën pushtetin e ujit, kjo video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania dëshmon anën tjetër të situatës: atë t...

By: @joq
7 January 2026 at 21:00

Ndonëse Durrësi po kalon orë të vështira nën pushtetin e ujit, kjo video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania dëshmon anën tjetër të situatës: atë të sakrificës njerëzore. Mes kaosit të përmbytjeve dhe rrugëve të kthyera në lumenj, një punonjës policie ka qëndruar në krye të detyrës, duke u bërë mburojë për qytetarët. Ai shfaqet duke orientuar drejtuesit e mjeteve, duke u dhënë udhëzime për të kaluar zonën e përmbytur dhe duke ndihmuar konkretisht në lëvizjen e një furgoni që kishte mbetur i bllokuar. Pamjet tregojnë qartë se polici ndodhet në mes të rrugës së përmbytur, pa u tërhequr, duke garantuar sa të mundet qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve, në një moment kur shumë segmente ishin praktikisht të pakalueshme. Në një ditë të vështirë për qytetin bregdetar, veprime të tilla flasin më shumë se fjalët. Pa bujë dhe pa kamera zyrtare, punonjësi i Policisë ka kryer detyrën e tij në shërbim të qytetarëve, edhe në kushte që rrezikonin sigurinë personale. Në fund të ditës, janë pikërisht këto akte njerëzore që na kujtojnë se heronjtë e vërtetë janë ata që nuk kërkojnë vëmendje, por zgjedhin të jenë aty ku vështirësia është më e madhe, duke i dhënë kuptimin më të lartë uniformës që mbajnë veshur.

38.1K views


💾

Yesterday — 6 January 2026@joq - TikTok

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar se vendi i tij do t...

By: @joq
7 January 2026 at 09:00

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar se vendi i tij do të përgjigjet ushtarakisht nëse SHBA ndërmerr një sulm ndaj Kolumbisë. Deklarata e Petro-s erdhi pas veprimeve të fundit ushtarake amerikane në Venezuelë dhe arrestimit të presidentit Nicolás Maduro, si dhe pas komenteve të Trump se Kolumbia mund të jetë objektivi i radhës në luftën e tij kundër drogës. “Ndonëse nuk kam qenë kurrë ushtarak, e njoh luftën dhe fshehtësinë e saj. U betova që nga Pakti i Paqes i vitit 1989 të mos prek më armë, por për Atdheun do t’i marr sërish, edhe pse nuk e dua,” shkroi Petro në një postim në rrjetin social X. Presidenti kolumbian hodhi poshtë gjithashtu akuzat e Trump se ai ka lidhje me trafikun e drogës, duke i quajtur të pavërteta dhe shpifëse. Ai deklaroi se pasuria e tij e vetme është shtëpia familjare, të cilën ende e shlyen me pagën e tij, dhe se të gjitha llogaritë bankare janë publike. Reagimi i Petro-s vjen pasi Trump, duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, e përshkroi Kolumbinë si një vend “shumë të sëmurë”, duke akuzuar presidentin e saj se prodhon dhe shet kokainë drejt Shteteve të Bashkuara. Trump pretendoi gjithashtu se Petro zotëron “fabrika kokaine”. I pyetur drejtpërdrejt nëse SHBA do të ndërmerrte një operacion ushtarak në Kolumbi, Trump u përgjigj: “Më tingëllon mirë”, duke shtuar më pas komente të tjera për politikën e jashtme amerikane. Trump e ka etiketuar më herët Petro-n si “trafikant droge” dhe “të çmendur”, ndërsa presidenti kolumbian ka qenë një nga kritikët më të fortë të Trump në rajon. Petro ka dënuar sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe, duke pretenduar se shumë prej viktimave ishin peshkatarë të varfër, të detyruar të përfshiheshin në trafik. Në nëntor, Petro e quajti Trump një “barbar” dhe pezulloi përkohësisht shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me Uashingtonin. Presidenti kolumbian paralajmëroi gjithashtu se çdo bombardim amerikan do të radikalizonte zonat rurale të vendit, duke shtuar se fshatarët do të ktheheshin në “mijëra guerrilas në male”.

41.1K views


💾

Kur s'të mbron policia, të mbron 'mallkimi'?! Një banore në Fier ka zgjedhur këtë mënyrë 'origjinale' për të paralajmëruar hajdutët në pallatin e saj....

By: @joq
7 January 2026 at 09:00

Kur s'të mbron policia, të mbron 'mallkimi'?! Një banore në Fier ka zgjedhur këtë mënyrë 'origjinale' për të paralajmëruar hajdutët në pallatin e saj. Gjuhë e ashpër dhe mallkime në një ambient ku kalojnë çdo ditë edhe fëmijë. A është ky reagimi i duhur kur shteti nuk të mbron nga vjedhjet, apo kjo gjuhë është e patolerueshme në hapësira publike? Si e gjykoni ju?

26.7K views


💾

Në këto ditë të para të vitit, ku lajmet shpesh janë të rënduara, vogëlushja Ester ka vendosur të na sjellë buzëqeshjen që na duhej të gjithëve. Me nj...

By: @joq
7 January 2026 at 09:00

Në këto ditë të para të vitit, ku lajmet shpesh janë të rënduara, vogëlushja Ester ka vendosur të na sjellë buzëqeshjen që na duhej të gjithëve. Me një energji që "shpërthen", mimika prej profesionisteje dhe një interpretim fantastik të këngës komike "Lidhe qenin", ajo na tregon se gëzimi i vërtetë fshihet tek gjërat e thjeshta. Më shumë se thjesht një fëmijë që këndon dhe performon, Esteri duket një talent i lindur që e ka skenën në gjak! "Le të shpërndajmë pak dritë dhe energji pozitive mes shqiptarëve," shkruan nëna e saj, dhe ne jemi plotësisht në një mendje me të. Shikoni performancën e Esterit dhe na thoni: A nuk është ky talenti më i bukur që keni parë sot?

17.3K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje që ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në zonën e Brrylit,...

By: @joq
7 January 2026 at 09:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje që ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në zonën e Brrylit, në Tiranë. Sipas denoncuesit, personi që shfaqet në pamjet e kamerave të sigurisë është paraqitur fillimisht si klient në lokal, ku ka porositur një gotë raki. Më pas, në një moment kur në banak nuk ndodhej askush, ai është afruar dhe ka marrë një telefon celular që ndodhej aty, duke e futur në xhep. E gjithë ngjarja është e dokumentuar në pamjet filmike që ai ka dërguar në redaksinë tonë. Denoncuesi shprehet se nuk e njeh personin në fjalë dhe se ka në plan ta kallëzojë rastin në polici ditën e nesërme. Mesazhi i qytetarit në redaksinë tonë: “Ky person më vodhi telefonin sot brenda, në banak. Nuk e njohim. Erdhi si klient, mori një raki dhe kur nuk kishte njeri, u afrua te banaku dhe e mori telefonin, siç duket qartë në kamera. Nesër në mëngjes do ta denoncoj rastin në polici.” JOQ Albania publikon këtë denoncim për sensibilizim dhe mbetet në pritje të një reagimi nga autoritetet përkatëse. Çdo person që mund të ketë informacion mbi identitetin e individit të shfaqur në video, mund të kontaktojë organet ligjzbatuese.

20.6K views


💾

Shoqëria “Albania Solar Power” është regjistruar vetëm 16 muaj më parë, me një kapital themeltar prej vetëm 100.000 lekësh, ka administrator dhe prona...

By: @joq
7 January 2026 at 09:00

Shoqëria “Albania Solar Power” është regjistruar vetëm 16 muaj më parë, me një kapital themeltar prej vetëm 100.000 lekësh, ka administrator dhe pronar shtetasin Engjëll Agalliu nga Tërpani i Beratit, kunatin e oligarkut Pëllumb Salillari dhe nuk ka asnjë bilanc financiar të publikuar në QKB. Në terren, punimet për ndërtimin e centralit fotovoltaik nuk po i kryen “Albania Solar Power”, por kompania “Bervi Construction” sh.p.k., në administrim dhe pronësi të Afërdita Salillarit, bashkëshortja e Pëllumb Salillarit. Kjo kompani ka qenë deri më 10 tetor 2011 në pronësi të vetë Salillarit, me emërtimet “Salillari Construction” dhe “BERVI-1”. Kjo skemë hedh dyshime të forta se financuesi dhe pronari faktik i centralit është vetë Pëllumb Salillari, i cili dyshohet se fshihet pas emrave të bashkëshortes dhe kunatit për të maskuar pronësinë reale të investimit.

18.6K views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur me një kapele ku shkruhet “Ta bëjmë Iranin sërish të madh”, duke rritur tensionet dhe shqetësimet për n...

By: @joq
7 January 2026 at 09:00

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur me një kapele ku shkruhet “Ta bëjmë Iranin sërish të madh”, duke rritur tensionet dhe shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit. Fotoja është publikuar nga senatori amerikan Lindsey Graham, një aleat i afërt i Trump dhe i njohur për qëndrimet e tij të ashpra në politikën e jashtme. Pamjet janë realizuar gjatë një udhëtimi me Air Force One nga Florida drejt Uashingtonit, ku Trump shihet duke mbajtur kapelën e firmosur me sloganin që imiton “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, por i referohet Iranit. Kapelja, sipas mediave ndërkombëtare, shihet si një sinjal simbolik që lidhet me idenë e ndryshimit të regjimit në Iran. Ajo përmban gjithashtu një flamur iranian të përdorur përpara Revolucionit Islamik të vitit 1979. Publikimi i fotos vjen në një moment kur Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Teheranit, pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga forcat amerikane në Caracas, një aleat i Iranit. Së fundmi, Trump ka paralajmëruar se SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht nëse forcat iraniane të sigurisë vrasin protestues gjatë demonstratave antiqeveritare që po zhvillohen herë pas here në vend. “Nëse fillojnë të vrasin njerëz, siç kanë bërë në të kaluarën, do të goditen shumë fort nga Shtetet e Bashkuara,” është shprehur Trump para gazetarëve. Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë i kanë hedhur poshtë kërcënimet, duke paralajmëruar se çdo sulm amerikan do të përballet me kundërpërgjigje. Lideri suprem iranian, Ali Khamenei, ka deklaruar se Irani nuk do t’i nënshtrohet presionit dhe se do të reagojë ndaj çdo agresioni. Kujtojmë se në qershor, SHBA iu bashkua Izraelit në sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane, ndërsa Irani reagoi duke goditur një bazë amerikane në Doha. Pas këtyre zhvillimeve, palët arritën një armëpushim të përkohshëm. Megjithatë, javën e kaluar Trump paralajmëroi se lufta mund të rifillojë nëse Irani tenton të rindërtojë programin e tij bërthamor apo arsenalin raketor. Operacioni amerikan në Venezuelë ka shtuar spekulimet se Irani mund të jetë objektivi i radhës i Uashingtonit.

29.1K views


💾

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një praktikë të pazakontë që po ndodh në spitalin e qytetit. Ajo tregon se dy...

By: @joq
7 January 2026 at 09:00

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një praktikë të pazakontë që po ndodh në spitalin e qytetit. Ajo tregon se dyert e spitalit mbyllen me çelësa, ndërkohë që ashensorët nuk punojnë. Kjo gjë kufizon lëvizjen e pacientëve dhe të afërmve të tyre që shkojnë për vizita. Qytetarja shprehet se njerëzit janë në hall me këtë situatë, pasi në rast tërmeti apo zjarri, të gjithë mbeten të bllokuar brenda pa pasur asnjë mundësi për t’u larguar. Sipas denoncimit, mjekët dhe infermierët janë shumë arrogantë, ndërkohë që kur i kanë pyetur se përse mbyllen dyert, përgjigjja ka qenë: “Është urdhër i drejtorit”. Në pamje mund të shihet se njëra prej dyerve është e mbyllur me shul dhe çelës, ndërkohë që në derën e ashensorit që nuk punon shkruhet “Hyrja është vetëm për të sëmurët me karroca ose barela.” Më poshtë mesazhi i plotë i mbërritur në redaksi: "Përshëndetje JOQ, dua të denoncoj një rast ju lutem ta publikoni se është shumë e rëndësishme. Në spitalin rajonal të Shkodrës i mbyllin dyert e shkallëve të spitalit, ndërkohë që përveç familjarëve dhe pacientëve, as pacientët vetë nuk kanë nga të dalin e të vijnë. Kjo ndodh në një kohë kur as ashensori që është vendosur me demek, nuk punon. Tjetri është për mjekët! Si mund të bëhet një gjë e tillë ndërkohë që njerëzit janë në hall e pacientët i mbyllin brenda si minj pa marrë parasysh se larg qoftë mund të ndodhë një rast tërmeti apo zjarri dhe njerëzit nuk dinë nga të ikin. Pa përmendur kushtet e qelbura dhe arrogancën e mjekëve dhe infermierëve. Ndërkohë që këto justifikohen që urdhërin e ka dhënë drejtori, ndërkohë që edhe mjekët vetë bërtasin për këtë budallallëk. Video është bërë tani para disa minutash, ndërkohë dyert i kanë mbyllur që në orën 4 e pak pasditen. Ju lutem publikojeni se është rast alarmues për qytetarët."

125.5K views


💾

Një video e pazakontë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku një burrë nga Nigeria i drejtohet presidentit amerikan Donald Trump me një mesa...

By: @joq
7 January 2026 at 09:00

Një video e pazakontë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku një burrë nga Nigeria i drejtohet presidentit amerikan Donald Trump me një mesazh ironik dhe provokues. Në pamjet që janë bërë virale, personi në fjalë shprehet se Nigeria nuk është as Venezuela dhe as Vietnami, duke paralajmëruar se në rast të një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në vendin e tij, reagimi do të ishte i pazakontë: sipas tij, do të “lëshoheshin mushkonja” për të infektuar ushtarët amerikanë me malarie, gjë që, sipas deklaratës së tij, do të sillte 'vdekje të menjëhershme'. Ai pretendon gjithashtu se në Nigeri nuk po ndodhin persekutime fetare dhe se të krishterët dhe myslimanët jetojnë në harmoni së bashku, duke e quajtur të pabazuar çdo justifikim për ndërhyrje nga SHBA. Deklarata vjen pas paralajmërimeve të mëparshme nga Donald Trump lidhur me një ndërhyrje të mundshme amerikane për çështje të persekutimit fetar në Nigeri, por duhet theksuar se fjalët e personit në video janë vetëm qëndrime personale, pa asnjë konfirmim apo lidhje me institucione zyrtare. Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku një pjesë e përdoruesve e kanë marrë me humor, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si propagandë apo deklaratë absurde.

280.1K views


💾

Rreth 400 mijë euro dyshohet të jetë shuma e grabitur gjatë sulmit ndaj një automjeti të blinduar të shoqërisë Aquila, i kryer në orët e para të mëngj...

By: @joq
7 January 2026 at 09:00

Rreth 400 mijë euro dyshohet të jetë shuma e grabitur gjatë sulmit ndaj një automjeti të blinduar të shoqërisë Aquila, i kryer në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 5 janar, në autostradën A14, në territorin e Ortonës, provinca e Chietit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, grabitja është realizuar nga katër ose pesë persona, të cilët kishin organizuar një plan të mirëkoordinuar. Ata kanë qëlluar me armë zjarri për ta detyruar automjetin e blinduar të ndalojë dhe për të penguar afrimin e personave të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, brenda pak minutash. Grabitësit kanë hedhur gozhda metalike në asfalt dhe kanë vendosur një mjet në mes të karrexhatës për të bllokuar qarkullimin. Pas grabitjes, autorët janë larguar me tre automjete, të cilat më vonë janë gjetur të braktisura në kilometrin 398 të autostradës A14. Dy prej makinave, Alfa Romeo Giulietta, janë djegur. Aktualisht nuk është e qartë nëse grabitësit janë larguar në këmbë drejt zonës përreth apo nëse i priste një bashkëpunëtor tjetër. Automjeti i blinduar kishte nisur udhëtimin nga Ortona për të transportuar para në institucione bankare. Sulmi ka shkaktuar pasoja të rënda në qarkullimin rrugor. Segmenti i autostradës ku ndodhi grabitja mbeti i mbyllur për një kohë të gjatë dhe edhe pas orës 13:00 u regjistruan radhë deri në 5 kilometra, sipas shoqërisë Autostrade. Probleme janë shënuar edhe në rrugën shtetërore Adriatike, ku trafiku u devijua për shkak të mbylljes së autostradës.

232K views


💾

❌
❌