Dy raste shqetësuese që lidhen me persona të moshuar janë raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë ndihmën...
Dy raste shqetësuese që lidhen me persona të moshuar janë raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë ndihmën e publikut për gjetjen dhe identifikimin e tyre. Rasti i parë ka të bëjë me një grua të moshuar nga Durrësi. Sipas familjarëve, rreth orës 11:00 të paradites së sotme, zonja Filloreta Fane, 75-vjeçe, është larguar nga Spitali Rajonal i Durrësit dhe prej atij momenti nuk ka më asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Familjarët bëjnë me dije se ajo vuan nga skleroza, ndërsa situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të temperaturave të ulëta. Bashkëshorti i saj ndodhet i shtruar në spital, ndërsa fëmijët i ka jashtë shtetit. Rasti është raportuar edhe në polici. Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose kanë informacion, të kontaktojnë në numrin: +355 68 838 8770. Ndërkohë, rasti i dytë është raportuar në Tiranë, ku një i moshuar është gjetur në gjendje të konfuzuar dhe nuk mban mend adresën e banimit. Sipas qytetarëve që e raportuan, ai ndodhet pranë pasticerisë “Elenikon”, përballë Ambasadës Amerikane, në Rrugën e Elbasanit. Qytetarët që e kanë gjetur bëjnë me dije se i moshuari ishte shumë i lodhur dhe për këtë arsye është akomoduar përkohësisht në ambientet e pasticerisë. Për ta bërë më të lehtë identifikimin, është realizuar edhe një fotografi e tij, vetëm me qëllimin që familjarët apo të afërmit ta njohin dhe të shkojnë ta marrin. Kushdo që ka informacion është i lutur të kontaktojë në në numrin 068 838 8770 për rastin në Durrës dhe dhe në numrin 068 803 1126 për rastin në Tiranë).
154 views