Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025@joq - TikTok

Hetimet e SPAK për aferën e tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë zbuluar “pa dashur” edhe elementë kyç të përfs...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Hetimet e SPAK për aferën e tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë zbuluar “pa dashur” edhe elementë kyç të përfshirë në vjedhjen e databazës së sistemit TIMS të Policisë së Shtetit, ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2023.

5778 views


💾

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Dhjetëra automjete janë bllokuar mbrëmjen e sotme në dalje të autostr...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Dhjetëra automjete janë bllokuar mbrëmjen e sotme në dalje të autostradës, ndërsa qarkullimi është rënduar ndjeshëm edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Prej disa ditësh kjo situatë përsëritet pothuajse çdo ditë në qytetin e Elbasanit, duke u përkeqësuar edhe më tej nga kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit. Mungesa e një By-pass-i vijon të mbetet problematike, ndërsa trafiku është i bllokuar nga zona e Metalurgjisë deri në Labinot. Policia ka shtuar patrullimet në terren për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, por pavarësisht kësaj, situata vijon të mbetet e rënduar.

69.1K views


💾

Gjatë ditës së sotme, pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë janë përballur me fluks të lartë automjetesh, pasi shumë emigrantë shqiptarë po k...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Gjatë ditës së sotme, pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë janë përballur me fluks të lartë automjetesh, pasi shumë emigrantë shqiptarë po kthehen nga vendet ku jetojnë dhe punojnë për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjeve të tyre. Ndërkohë, qytetarët që ndodhen në Tiranë duket se kanë zgjedhur Korçën si destinacionin kryesor për festat. Pamjet vijnë nga dalja e autostradës Tiranë–Elbasan, pranë Bradasheshit, ku trafiku është rënduar ndjeshëm dhe radha e automjeteve shtrihet për disa kilometra. Mbetet e paqartë nëse udhëtarët që janë nisur drejt Korçës do të arrijnë në kohë për të festuar Krishtlindjen, apo festat do t’i gjejnë ende në rrugë duke qëndruar të bllokuar nga trafiku. Ky segment rrugor përballet shpesh me trafik të rënduar, pasi autostrada me dy korsi ngushtohet në një rrugë me vetëm një korsi për secilin sens. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme të qytetarëve dhe kërkesave për zgjidhje, problemi mbetet ende i pazgjidhur.

473.9K views


💾

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Në aksident janë përfshirë 6 automjete dhe kjo ka bërë që autostr...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Në aksident janë përfshirë 6 automjete dhe kjo ka bërë që autostrada të mbetet e bllokuar për disa minuta. Fatmirësisht mësohet se deri më tani nuk të lënduar në njerëz, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale nga përplasja e automjeteve. Fluksi i shtuar i këtyre ditëve ka shtuar trafikun por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë më kujdes kur udhëtojnë.

17.2K views


💾

Gentian Gjyli është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar pas masës “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO, në kuadër të hetimeve të SPAK...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Gentian Gjyli është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar pas masës “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO, në kuadër të hetimeve të SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Në krye të ARRSH-së është emëruar Ami Kozeli, i cili është liruar nga posti i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndryshimi vjen në një moment kur disa institucione kyçe po përballen me hetime për procedurat e prokurimeve publike. Ndërkohë, në krye të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është emëruar Viola Haxhiademi, duke zëvendësuar Erald Elezin, i cili gjithashtu ndodhet në arrest shtëpie për akuza të ngjashme. Haxhiademi ka pasur një rol të rëndësishëm prej vitesh në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, fillimisht si drejtoreshë e kabinetit dhe më pas si sekretare e përgjithshme. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, si Kozeli ashtu edhe Haxhiademi do të vijojnë të jenë në varësi të zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas SPAK, Gentian Gjyli dyshohet se ka qenë pjesë e skemave që favorizonin kompani të caktuara në tendera, përmes kritereve të ndërtuara në mënyrë selektive dhe përjashtimit të ofertave të tjera. Ndërsa Erald Elezi akuzohet se ka përgatitur dhe miratuar dokumentacion teknik që nuk përputhej me situatën reale të punimeve, duke justifikuar pagesa dhe ndryshime kontraktuale të pajustifikuara. Hetimet sugjerojnë se këto veprime kanë qenë të koordinuara dhe jo të izoluara, duke përfshirë një zinxhir vendimmarrjeje në nivele të ndryshme institucionale.

10.8K views


💾

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, duket se disa deputetë e kanë nisur mandatin me një ngrohje xhepash”mjaft efikase. Përveç pagës mujore që shkon...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, duket se disa deputetë e kanë nisur mandatin me një ngrohje xhepash”mjaft efikase. Përveç pagës mujore që shkon rreth 3 000–3 500 euro, dhjetë deputetë të rinj kanë përfituar edhe rimbursimin e pasaportave diplomatike, nga 75 euro secili, të paguara jo nga paga e tyre, por nga buxheti i Kuvendit. Lista e përfituesve përfshin Ani Dyrmishin, Arian Ndojën, Eno Bozdon, Erion Milen, Kiduina Zakën, Klevis Balliun, Marjana Koçekun, Skënder Pashajn, Zegjine Çaushin dhe Zija Ismailajn. Ndërkohë, një grup tjetër deputetësh ka gjetur zgjidhje edhe për strehimin në kryeqytet, gjithmonë me para publike. Antoneta Dhima, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi, Agron Gjekmarkaj, Erion Mile, Niko Peleshi dhe Gerta Bardeli përfitojnë nga 350 euro në muaj për qira, ndërsa Zegjine Çaushi merr 361 euro, Ramion Kurti 338 euro, Genti Lakollari 300 euro, Erjona Ismaili 290 euro, Ledina Alolli 210 euro dhe Bledi Çomo 116 euro. Ironia qëndron në faktin se mes përfituesve gjenden edhe drejtues të lartë të Kuvendit, për të cilët qiraja duket se është po aq “sfiduese” sa për çdo qytetar të zakonshëm. E gjithë kjo vjen krahas paketës së zakonshme të privilegjeve: 170 euro në muaj për telefon, 300–400 euro për karburant, pagesa për komisione dhe dieta udhëtimi brenda e jashtë vendit. Vetëm gjatë tetorit, deputetët shpenzuan rreth 44 mijë euro për karburant, 19 mijë euro për telefoninë, 139 mijë euro për dieta, 4 mijë euro për qira dhe 750 euro për pasaporta diplomatike. Me pak fjalë, Kuvendi i ri nisi punën me ritëm të lartë… të shpenzimeve, duke dëshmuar se për disa përfaqësues të popullit, mandati është mbi të gjitha një investim i sigurt. Në të njëjtën kohë, qytetarët dëgjojnë se nuk ka fonde për rritje dinjitoze pensionesh apo ndihmë reale për familjet në nevojë. Një Kuvend që nis punën duke u kujdesur me përpikëri për komoditetin e vet, ndërsa pensionistëve u kërkohet durim dhe mirëkuptim se buxheti, siç duket zgjedh gjithmonë pushtetarët që vetëm ngrohin karriget në Kuvend. Listën e plotë të deputetëve dhe përfitimet e tyre e gjeni në web

50.1K views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Skrapar për shkak të rrugës që është shembur para 3 javësh, por që askujt s’i ka interesuar për të nd...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Skrapar për shkak të rrugës që është shembur para 3 javësh, por që askujt s’i ka interesuar për të ndërhyrë dhe rregulluar. Një mjet ku udhëtonin tre të rinj ka dalë nga rruga, për shkak të mungesës së sinjalistikës, dhe për pak ka qenë duke rënë në lumë. Një kamionist që po udhëtonte në këtë aks në momentin e aksidentit ka ndërhyrë dhe shpëtuar të rinjtë. Kamionisti Jetnor Merko ka lidhur një litar të fortë në kamionin e tij dhe ka mbajtur pezull makinën e të rinjve deri sa kanë ardhur zjarrfikësit dhe kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar. Falë veprimit të tij heroik u shpëtuan 3 jetë njerëzish me një mesazh të qartë: kur institucionet heshtin, njerëz si Jetnori tregojnë se guximi dhe solidariteti mund të bëjnë diferencën mes jetës dhe tragjedisë.

158.7K views


💾

Një qytetare, banore e një pallati në Tiranë, në rrugën “Ferit Xhajko”, i është drejtuar redaksisë tonë me një apel të veçantë në këtë prag festash fu...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Një qytetare, banore e një pallati në Tiranë, në rrugën “Ferit Xhajko”, i është drejtuar redaksisë tonë me një apel të veçantë në këtë prag festash fundviti. Ajo ka treguar se në pallatin e saj, një grup të moshuarish kanë krijuar një organizatë bamirësie për të ndihmuar familjet në nevojë. Sipas saj grupmosha e tretë e pallatit ka marrë iniciativën për të mbledhur ushqime dhe të tjera ndihma për të shpërndarë tek njerëzit që janë regjistruar pranë zyrës së shoqatës. Sipas saj përpjekjet për të mbledhur ndihma nga bizneset dhe individët kanë qenë të limituara dhe deri tani janë mbledhur pak ushqime. Aktualisht, rreth 400 persona janë regjistruar dhe presin që ndihmat të shpërndahen. Qytetarja shpreh dëshirën që më shumë individë dhe biznese të përfshihen në këtë iniciativë pasi kontribut i vogël mund të bëjë diferencën për familjet në nevojë. Mesazhi i qytetares: Pershendetje, jam banore ne tirane tek rruga ferit xhajko, tek pallati ku banoj jane nje grup te moshuarish qe kane nje organizate bamiresie, me cfare me kane shpjeguar perpiqen te lidhen me biznese te ndryshme per te mbledhur ushqime per familje ne nevoje, por kane arritur shime pak deri tani, po ju shkruaj duke qene se jeni faqja me e ndjekur, nese eshte e mundur ndoshta edhe te vij dikush te diskutoje me zotrerinjte dhe kush ka mundesi te sjellin ushqime, keta jane moshe e trete qe kane menduar kete forme per te ndihumar, kane nje liste te njerezve qe jane regjistruar dhe presin kush ti sjelli ndihma tjua shperndajne, faleminderit 🙂 Atehere ky zotria eshte sekretar tek shoqata, njerezit qe jane ne nevoje vijne tek zyra qe kane ketu. Rregistrohen me ID dhe presin derisa keta te mbeldhin ndihma per tjua shperndare Por me cfare po me tregonte zoteria kete here thuajse nuk kane mundur te mledhin ushqime. Keto jane cfare kane arritur te mbledhin deri tani, ndera me thone qe jane diku tek 400 persona te regjistruar. Elmaz quhet zotëria, numri i tij eshte ‪+355 68 235 2300‬

15K views


💾

Në dhjetor të vitit 2021, JOQ Albania publikoi një investigim që denonconte një nga skandalet më të rënda të zbuluara nga rrjedhja e listë-pagesave të...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Në dhjetor të vitit 2021, JOQ Albania publikoi një investigim që denonconte një nga skandalet më të rënda të zbuluara nga rrjedhja e listë-pagesave të institucioneve shtetërore dhe private. Në fokus të atij lajmi ishte ish-kreu i KESH-it, Benet Beci, i cili rezultonte se kishte paguar me fonde publike dy këshilltarë të huaj, Bassam Abdulibdeh dhe Calvin Tiessen, secilin me rreth 2.3 milionë lekë në muaj. Të dhënat e QKB-së tregonin se këta shtetas ishin ortakë në biznesin “Tirana Training Center” me bashkëshorten e Becit, Fitore Beci, duke ngritur dyshime serioze për konflikt të hapur interesi dhe abuzim me detyrën. Në denoncimin e asaj kohe theksohej se dy shtetasit e huaj kishin ekspertizë në certifikime të gjuhës angleze (TOEFL), ndërkohë që mbetej e paqartë se çfarë kontributi real mund të kishin dhënë si këshilltarë në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Rasti u konsiderua si shembull i përdorimit të fondeve publike për interesa personale dhe familjare, në një institucion kyç të sektorit energjetik, i përfshirë prej vitesh në tendera të diskutueshëm. Katër vite më vonë, në dhjetor 2025, Benet Beci u paraqit për herë të fundit në SPAK, ku u informua se hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe ai është marrë zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre lidhur me një tender të KESH-it me vlerë 832 mijë euro. Hetimet nisën nga sekuestrimi i telefonave të ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, ku u zbuluan komunikime komprometuese. Në një prej telefonatave flitej për ndarjen e parave të tenderit,, “500 mijë euro për Harvardin, 320 mijë për ne me dy klasë shkollë”, një deklaratë që hedh dritë mbi dyshimet për manipulim fondesh publike dhe i jep peshë denoncimeve të bëra që në vitin 2021 nga JOQ Albania.

44.1K views


💾

Një qytetar nga Lushnja i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke dërguar pamje filmike që ngrenë dyshime serioze mbi veprimet e efektivëve të Po...

By: @joq
24 December 2025 at 22:00

Një qytetar nga Lushnja i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke dërguar pamje filmike që ngrenë dyshime serioze mbi veprimet e efektivëve të Policisë gjatë ndalimit të një automjeti me targa të huaja. Në video shihet momenti kur automjeti ndalohet për një manovër kundërvajtje dhe efektivët i marrin drejtuesit dokumentet e mjetit. Pas disa minutash pritjeje, drejtuesi kthehet pranë automjetit të tij, hap derën dhe duket qartë se merr diçka nga brenda. Pak çaste më pas, ai rikthehet te furgoni i policisë, ku me njërën dorë merr dokumentet, ndërsa me dorën tjetër kryen një veprim dorëzimi drejt efektivit. Objekti që dorëzohet nuk dallohet qartë në pamje, megjithatë veprimi është i ndarë dhe i dallueshëm nga marrja e dokumenteve. Menjëherë pas këtij momenti, procedura mbyllet dhe automjeti largohet, pa u vërejtur veprime të tjera standarde si gjobë apo masa shtesë. Edhe pse pamjet nuk provojnë përfundimisht se bëhet fjalë për ryshfet, sekuenca e veprimeve dhe mbyllja e menjëhershme e situatës kanë ngritur dyshime tek qytetari që ka dërguar videon, i cili kërkon transparencë dhe reagim nga autoritetet. JOQ Albania e publikon këtë material pa ngritur akuza, duke ia lënë vlerësimin institucioneve përkatëse dhe opinionit publik, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi zyrtar për të zbardhur të vërtetën e këtij episodi.

56.1K views


💾

Yesterday — 23 December 2025@joq - TikTok

Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në spitalin “Nënë Tereza” kanë dalë sot në protestë pasi prej një muaji nuk kanë marrë pagat. Për disa minuta at...

By: @joq
24 December 2025 at 20:00

Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në spitalin “Nënë Tereza” kanë dalë sot në protestë pasi prej një muaji nuk kanë marrë pagat. Për disa minuta ato janë shkëputur nga puna e tyre dhe kanë protestuar para drejtorisë së QSUT-së duke kërkuar rrogat pasi si fundvit që jemi kanë nevoja dhe familje për të mbajtur. Pas presioneve të drejtuesve, punonjëset janë shpërndarë nga protesta pasi u është premtuar se pagat do të hidhen ditën e hënë. Nëse të hënën nuk marrin pagat, punonjëset premtojnë se do dalin sërish në protestë. Denoncimi i stafit: “Pershendetje Joq, Jemi ne proteste na ndihmoni Jemi punonjeset e lavanteria e spitaleve nene tereza dhe guzhina qe shperndan ushqimin. Sna kan paguar rrogat. Po tani u shperndam dhe po ikim ke vendi punes Se na than te henen do ja u hedhim pagat Por kemi 1 muaj pa marre pagen

111.5K views


💾

Një sherr banal dhe aspak i këndshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, mes një vajze dhe një djali, dyshohet se komshinj, pasi ky i fundit kishte ...

By: @joq
24 December 2025 at 20:00

Një sherr banal dhe aspak i këndshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, mes një vajze dhe një djali, dyshohet se komshinj, pasi ky i fundit kishte parkuar makinën para portës së vajzës. Vajza pasi del nga shtëpia, e ngarkuar me çanta dhe qese, i kërkon djalit të lëvizë makinës pasi i ka bllokuar portën dhe s’mund të kalojë. Por ky i fundit, shumë i axhituar, nis ta shajë me fjalë të rënda dhe e akuzon se i ka gërvishtur makinën qëllimisht. Dy persona që ndodhen aty përpiqen ta qetësojnë të riun, por ai vazhdon ta ofendojë vajzën dhe i kërkon t’i sjellë meshkujt e familjes, për t’u sqaruar me to. Vajza largohet nga rruga duke i kërkuar që të lëvizë makinën, ndërsa djali vijon të flasë dhe bërtasë me vete pa e kuptuar se porta e tjetrit nuk mund të bllokohet për asnjë lloj arsye.

32.5K views


💾

Një pamje e rrallë dhe mbresëlënëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një arushë e rritur është shfaqur së bashku me tre këlyshët e saj...

By: @joq
24 December 2025 at 20:00

Një pamje e rrallë dhe mbresëlënëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një arushë e rritur është shfaqur së bashku me tre këlyshët e saj duke kaluar qetësisht në rrugën kryesore të fshatit Kolesjan. Prania e familjes së arinjve në afërsi të zonës së banuar ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe ka sjellë një moment të pazakontë për zonën. Ngjarja u dokumentua nga një banor i fshatit, Niki Ismailja i cili po lëvizte me automjet dhe arriti të fotografojë arushën me këlyshët e saj pa u rrezikuar. Në foto, kafshët duken të qeta dhe shihet që po lëvizin së bashku, duke respektuar instinktin natyror të nënës për të mbrojtur të vegjlit. Raste të tilla janë të shpeshta në periudhat kur arinjtë zbresin nga zonat malore në kërkim të ushqimit.

94.2K views


💾

Një studim i publikuar në revistën shkencore 'Nature Human Behaviour' tregon se përdorimi i vazhdueshëm i internetit, telefonit dhe rrjeteve sociale p...

By: @joq
24 December 2025 at 20:00

Një studim i publikuar në revistën shkencore 'Nature Human Behaviour' tregon se përdorimi i vazhdueshëm i internetit, telefonit dhe rrjeteve sociale për shumë vite mund ta lodhë trurin dhe ta bëjë atë të funksionojë më ngadalë. Sipas studiuesve, personat që janë vazhdimisht në telefon, duke kaluar nga një aplikacion te tjetri, nga mesazhet te rrjetet sociale apo videot, e kanë më të vështirë të përqendrohen dhe të kenë qartësi mendore. Këto efekte mund të ngjajnë me një ngadalësim të trurit që i afrohet rreth 10 viteve plakje. Por lajmi i mirë është se ky ndikim nuk është i përhershëm. Studiuesit zbuluan se kur njerëzit ndaluan përdorimin e internetit për vetëm dy javë, u vunë re përmirësime të qarta në përqendrim dhe kujtesë. Në disa raste, përmirësimi ishte aq i dukshëm sa u krahasua me “rikthimin mbrapsht” të moshës kognitive, duke e bërë trurin të ndihet deri në 10 vjet më i ri dhe më i freskët. Ekspertët theksojnë se problemi nuk është vetë teknologjia, por përdorimi i tepruar i saj. Ata shpjegojnë se kalimi i vazhdueshëm nga një aplikacion te tjetri e lodh trurin dhe e pengon të përqendrohet. Truri ka nevojë për pushim dhe kohë pa ekran për të funksionuar normalisht. Studimi tregon se edhe pas shumë vitesh përdorimi intensiv, truri ka aftësi të rimëkëmbet shpejt, mjafton t’i jepet pak hapësirë. Me pak fjalë: mendja rifreskohet më shpejt nga sa mendojmë, ndonjëherë mjaftojnë vetëm dy javë pa internet.

18K views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të vazhdueshëm të prishjes së qetësisë publike në zonën e Kopshtit Bo...

By: @joq
24 December 2025 at 20:00

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të vazhdueshëm të prishjes së qetësisë publike në zonën e Kopshtit Botanik, në Tiranë. Sipas saj, bëhet fjalë për bar restorant “Iumentis”, i cili, siç pretendohet, ndez muzikë me volum shumë të lartë çdo mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00 deri pas mesnate, rreth 00:30. Qytetarja thotë se zhurma vjen si nga muzika live, ashtu edhe nga muzikë playback, dhe dëgjohet shumë në pallatet përreth. Ajo shprehet se ka lajmëruar policinë pothuajse çdo natë, por sipas saj, nuk është marrë asnjë masë konkrete. Përveç telefonatave, banorët kanë dërguar edhe ankesa zyrtare online dhe me email në Policinë e Shtetit, pa marrë asnjë përgjigje. “Ka dy javë që kjo situatë përsëritet çdo natë, ndërsa në fakt prej gati dy vitesh zhurma ndodh pothuajse çdo fundjavë. Tani është bërë e padurueshme,” shprehet qytetarja. Ajo shton se banorët janë detyruar të debatojnë vazhdimisht me efektivët e policisë, të cilët, sipas saj, përgjigjen vetëm se “do e mbajnë shënim rastin”, pa ndërhyrë për të ndaluar zhurmën. Në bisedat me redaksinë, qytetarja ngre edhe dyshime personale mbi arsyet e mosreagimit, duke theksuar se këto janë perceptime të saj dhe jo fakte të provuara. Qytetarja ka dërguar edhe video, ku sipas saj dëgjohet qartë volumi i lartë i muzikës gjatë orëve të natës, duke pretenduar se situata po u mohon banorëve të zonës të drejtën elementare për qetësi dhe pushim. JOQ Albania i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të sqarojnë publikisht nëse janë respektuar apo jo oraret dhe rregullat për ndotjen akustike në këtë zonë. Nëse edhe qytetarë të tjerë të zonës përballen me të njëjtin shqetësim, i ftojmë të na shkruajnë në redaksinë tonë.

28K views


💾

Një deklaratë e papritur gjatë vizitës zyrtare të Elisa Spiropalit në Maqedoninë e Veriut ka ngjallur reagime të forta për shkak të terminologjisë së ...

By: @joq
24 December 2025 at 20:00

Një deklaratë e papritur gjatë vizitës zyrtare të Elisa Spiropalit në Maqedoninë e Veriut ka ngjallur reagime të forta për shkak të terminologjisë së përdorur, e cila prek thelbin e statusit të shqiptarëve në shtetin fqinj.

50.3K views


💾

Hetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI-t kanë nxjerrë në dritë një nga skemat më të pazakonta të transferimit të fondeve publike. Sipas të dhënave të reja ...

By: @joq
24 December 2025 at 20:00

Hetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI-t kanë nxjerrë në dritë një nga skemat më të pazakonta të transferimit të fondeve publike. Sipas të dhënave të reja nga dosja hetimore, plot 10 milionë euro të destinuara për shërbime teknologjike (IT), kanë përfunduar si pagesa për fatura çokollatash, biskotash dhe veshjesh.

21.7K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Dy raste shqetësuese që lidhen me persona të moshuar janë raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë ndihmën...

By: @joq
24 December 2025 at 20:00

Dy raste shqetësuese që lidhen me persona të moshuar janë raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë ndihmën e publikut për gjetjen dhe identifikimin e tyre. Rasti i parë ka të bëjë me një grua të moshuar nga Durrësi. Sipas familjarëve, rreth orës 11:00 të paradites së sotme, zonja Filloreta Fane, 75-vjeçe, është larguar nga Spitali Rajonal i Durrësit dhe prej atij momenti nuk ka më asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Familjarët bëjnë me dije se ajo vuan nga skleroza, ndërsa situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të temperaturave të ulëta. Bashkëshorti i saj ndodhet i shtruar në spital, ndërsa fëmijët i ka jashtë shtetit. Rasti është raportuar edhe në polici. Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose kanë informacion, të kontaktojnë në numrin: +355 68 838 8770. Ndërkohë, rasti i dytë është raportuar në Tiranë, ku një i moshuar është gjetur në gjendje të konfuzuar dhe nuk mban mend adresën e banimit. Sipas qytetarëve që e raportuan, ai ndodhet pranë pasticerisë “Elenikon”, përballë Ambasadës Amerikane, në Rrugën e Elbasanit. Qytetarët që e kanë gjetur bëjnë me dije se i moshuari ishte shumë i lodhur dhe për këtë arsye është akomoduar përkohësisht në ambientet e pasticerisë. Për ta bërë më të lehtë identifikimin, është realizuar edhe një fotografi e tij, vetëm me qëllimin që familjarët apo të afërmit ta njohin dhe të shkojnë ta marrin. Kushdo që ka informacion është i lutur të kontaktojë në në numrin 068 838 8770 për rastin në Durrës dhe dhe në numrin 068 803 1126 për rastin në Tiranë).

27.3K views


💾

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur thellë botën e muzikës shqiptare. Këngëtari i mirënjohur Shemsi Krasniqi, i njohur gjerësisht për publikun si Shemi ...

By: @joq
24 December 2025 at 20:00

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur thellë botën e muzikës shqiptare. Këngëtari i mirënjohur Shemsi Krasniqi, i njohur gjerësisht për publikun si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë te familjarët, miqtë, kolegët dhe adhuruesit e shumtë të muzikës së tij. Sipas raportimeve të para ai është gjetur i pa jetë në banesën e tij pas një sulmi në zemër, megjithatë ende nuk dihen rrethanat e qarta të ngjarjes. Shemi ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më përfaqësues të muzikës shqiptare, një artist i rrallë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e këngës sonë kombëtare. Ai do të mbetet përgjithmonë në kujtesën kolektive si njeriu që i dha shpirt, identitet dhe jetë një prej këngëve më emblematike shqiptare, “Xhamadani vija vija”, një këngë që u shndërrua në simbol kombëtar dhe u këndua brez pas brezi, në festa, koncerte dhe momente historike për shqiptarët kudo në botë. Grupi “Ilirët”, me Shemsi Krasniqin në krye, ishte një nga shtyllat më të rëndësishme të muzikës shqiptare, duke sjellë këngë me frymë atdhetare, emocionale dhe identitare, të cilat u bënë pjesë e pandashme e trashëgimisë sonë muzikore.

148.1K views


💾

LAJM I MIRË: I moshuari nga Kosova, i cili u gjet mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, do të bashkohet së shpejti me familjen e tij. Pas pu...

By: @joq
23 December 2025 at 19:00

LAJM I MIRË: I moshuari nga Kosova, i cili u gjet mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, do të bashkohet së shpejti me familjen e tij. Pas publikimit të lajmit, familjarët janë kontaktuar dhe janë nisur menjëherë drejt Durrësit për ta marrë. Gjejmë rastin të falënderojmë qytetarin që u kujdes për të moshuarin, si dhe të gjithë ju që kontribuat me shpërndarjen e shpejtë të informacionit. Falë këtij solidariteti, u bë i mundur identifikimi i tij në një kohë mjaft të shkurtër. Ju falënderojmë për ndihmën dhe humanizmin e treguar! 🙏

16K views


💾

❌
❌