❌

Normal view

Një 11-vjeçar me emrin Bardhyl Habili rezulton i zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët dhe të afërmit po e kërkojnë prej orës 08:00 të mëngjesit. Sipas...

By: @joq
18 October 2026 at 23:01

Një 11-vjeçar me emrin Bardhyl Habili rezulton i zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët dhe të afërmit po e kërkojnë prej orës 08:00 të mëngjesit. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, djali është parë për herë të fundit në zonën e Myslym Shyrit. Deri në mesnatë, ai ende nuk ishte kthyer në banesë, ndërsa më shumë se 10 persona po e kërkojnë në terren në zona të ndryshme të kryeqytetit. Nuk dihet ende nëse 11-vjeçari ka qenë i pranishëm në protestën e zhvilluar sot në Tiranë apo nëse zhdukja e tij ka lidhje me tubimin. Sipas të afërmve, Bardhyli rritet nga babai i tij, Afrim Habili, i cili kujdeset i vetëm për dy fëmijët pas humbjes së bashkëshortes. Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Kushdo që e ka parë Bardhylin ose ka informacion për vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë menjëherë të atin në numrin +355 68 530 5288 ose të njoftojë Policinë e Shtetit. Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm. Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim që Bardhyli të gjendet sa më parë!

2738 views


💾

Një moment tepër i rrezikshëm është regjistruar gjatë ditës së pestë të protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, ku një automjet policie për p...

By: @joq
18 October 2026 at 23:01

Një moment tepër i rrezikshëm është regjistruar gjatë ditës së pestë të protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, ku një automjet policie për pak sa nuk ka përplasur një të ri gjatë ndjekjes së tij. Siç shihet në pamje, i riu vrapon për t'u larguar, ndërsa një automjet policie me sinjalet e emergjencës të aktivizuara lëviz me shpejtësi pranë tij. Në një moment, distanca mes automjetit dhe të riut ngushtohet ndjeshëm, duke krijuar një situatë të rrezikshme që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda. I riu arrin të shmangë automjetin dhe të largohet me vrap drejt sheshit Skënderbej, duke i shpëtuar përplasjes. Fatmirësisht, nga pamjet nuk konstatohet që ai të jetë goditur nga makina. Ngjarja vjen në ditën e pestë të protestave masive të studentëve dhe të rinjve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë për korrupsionin, gjendjen e arsimit dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë. Protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes demonstruesve dhe forcave të rendit, ndërsa përdorimi i forcës nga policia ka ngritur shqetësime të vazhdueshme. Pamjet e këtij incidenti ngrenë pyetje serioze mbi mënyrën se si po zhvillohen ndjekjet policore gjatë protestave dhe rrezikun që mund t'u shkaktohet qytetarëve. A ishte e nevojshme që një automjet policie t'i afrohej në atë mënyrë një të riu që po largohej me vrap, duke rrezikuar ta përplaste?

11.4K views


💾

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson, njëherazi kryetar i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA-së, ka reaguar për përshkallëzimin e protes...

By: @joq
18 October 2026 at 23:01

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson, njëherazi kryetar i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA-së, ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, të cilat kanë hyrë në ditën e pestë. Ndërsa mijëra të rinj dhe studentë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij, Wilson shprehet i shqetësuar për situatën dhe u bën thirrje autoriteteve të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve. Ai thekson se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale, ndërsa nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit. Reagimi i plotë: “Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.

8221 views


💾

Një video e publikuar në media tregon bashkëshorten e një efektivi të Policisë, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, duke kërcënuar ...

By: @joq
18 October 2026 at 23:01

Një video e publikuar në media tregon bashkëshorten e një efektivi të Policisë, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, duke kërcënuar se, nëse bashkëshortit të saj i ndodh diçka, ajo do t’ia shuajë gjithë familjen studentit përgjegjës. “Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja. Nëse atij i ndodh gjë, atij studenti do t’i shuaj unë gjithë familjen”, shprehet ajo në video.

307.4K views


💾

Dita e katërt e protestave përfshiu 16 qytete në të gjithë Shqipërinë. Nga Tirana te Tropoja dhe nga Shkodra te Gjirokastra, studentë dhe gjimnazistë ...

By: @joq
17 October 2026 at 22:01

Dita e katërt e protestave përfshiu 16 qytete në të gjithë Shqipërinë. Nga Tirana te Tropoja dhe nga Shkodra te Gjirokastra, studentë dhe gjimnazistë dolën në rrugë. Në disa qytete pati përplasje me policinë dhe të shoqëruar.

13.8K views


💾

❌