Normal view

Nvidia prezanton “Project Digits”, një superkompjuter me Inteligjencë Artificiale

7 January 2025 at 15:47

Në CES 2025, në Las Vegas, Nvidia prezantoi Project Digits, “një superkompjuter personal me Inteligjencë Artificiale”, që ofron akses në platformën hardware Grace Blackwell të kompanisë në një format kompakt.

“Project Digits përdor stack Nvidia AI – i gjithë software Nvidia funksionon rreth tij” – deklaroi CEO i Nvidia, Jensen Huang, të hënën në një konferencë për shtyp.

“Bëhet fjalë për një platformë cloud computing që do të qëndrojë në tryezën tuaj të punës. Është edhe një Workstation, nëse dëshironi që të jetë i tillë”.

Project Digits, i menduar për kërkuesit e Inteligjencës Artificiale, shkencëtarët e të dhënave dhe studentët, është i pajisur me GB10 Grace Blackwell Superchip të ri të Nvidia.

Nvidia deklaron se një njësi e vetme Project Digits mund të analizojë modele me përmasa deri në 200 miliardë parametra.

Parametrat përkojnë përafërsisht me aftësitë e një modeli për zgjidhjen e problemeve dhe modelet me më shumë parametra në përgjithësi kanë rezultate më të mira se ato me më pak parametra.

GB10, i zhvilluar në bashkëpunim me MediaTek, është i pajisur me GPU Nvidia Blackwell, i lidhur me CPU Nvidia Grace, 20 core.

Nvidia thotë se dy pajisje Project Digits mund të lidhen mes tyre për të ekzekutuar modele deri në 405 miliardë parametra, nëse e kërkon puna.

Project Digits, me sistem operativ DGX të Nvidia i mbështetur te Linux, do të jetë i disponueshëm duke nisur nga maji nga “partnerët kryesorë” me çmim 3 mijë dollarë, deklaroi kompania.

Me Project Digits, Superchip Grace Blackwell mund ta përdorin miliona zhvillues – deklaroi Huang. Vendosja e një superkompjuteri të Inteligjencës Artificiale në tryezat e punës së çdo shkencëtari, kërkuesi të Inteligjencës Artificiale dhe studentëve do t’i fuqizojë ata që t’i japin formë epokës së IA”.

/ Tech Crunch

The post Nvidia prezanton “Project Digits”, një superkompjuter me Inteligjencë Artificiale appeared first on Revista Monitor.

Vlera e industrisë globale të gjysmëpërçuesve, në një tabelë gjigante

6 January 2025 at 16:29

Grafiku i mëposhtëm tregon kapitalizimin e tregut të të gjithë sektorit global të gjysmëpërcjellësve më 30 dhjetor 2024. Të dhënat janë marrë nga Companiesmarketcap.com dhe përfshijnë vetëm shoqëritë e kuotuara në bursë.

Nvidia është aktualisht kompania e gjysmëpërçuesve me vlerën më të madhe në botë, ndjekur nga Broadcom dhe TSMC.

 

Të dhënat dhe rezultatet kryesore

Shifrat e përdorura për të krijuar këtë grafik renditen në tabelën e mëposhtme.

Për të ruajtur lexueshmërinë, kompanitë përtej pragut të 30 të parave janë grupuar në grupin “kompani të tjera”.

Më 30 dhjetor 2024, kompanitë amerikane përfaqësonin 71.5% të kapitalizmit të tregut global të sektorit, edhe pse pjesa më e madhe e chip-ave të avancuar në të vërtetë nuk prodhohet në Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, kryesimi amerikan buron nga përvoja në projektimin e chip-ave, në pronësinë intelektuale dhe në instrumentet software. Këto fusha përfaqësojnë pjesën më të madhe të përfitimit në zinxhirin e vlerës.

Pas SHBA-së, Tajvani mban pjesën e dytë më të madhe të vlerës së tregut, mbi të gjitha falë TSMC.

TSMC është prodhuesi kryesor me kontratë i gjysmëpërcjellësve në botë, ose prodhuesi i chip-ave të projektuar nga kompani të tjera (si Apple).

TSMC u bë një kompani 1 trilion dollarëshe në fund të vitit 2024, falë pozicionit dominues në prodhimin e chip-ave avangardë për Inteligjencën Artificiale, 5G dhe makinat elektrike.

 

Gjysmëpërçuesit fitojnë një tjetër kompani 1 trilion dollarë

Broadcom e mbylli vitin 2024 me bujë, pasi publikoi një raport me fitime të larta në dhjetor, si dhe njoftoi bashkëpunimin e saj të fundit me Apple për të prodhuar një çip IA.

Kompania po bashkëpunon me gjigantë të tjerë të teknologjisë për të projektuar infrastruktura me Inteligjencë Artificiale të personalizuara, e cila mund t’i rrisë të ardhurat e lidhura me IA në 90 miliardë dollarë në vit brenda 2027 (krahasuar me 12 miliardë dollarë aktualisht).

 

/ Visual Capitalist

The post Vlera e industrisë globale të gjysmëpërçuesve, në një tabelë gjigante appeared first on Revista Monitor.

❌