Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 202627.al

Pamje nga arrestimi/ Hyri në bankë i armatosur, shkoi te arka dhe mori 20 milionë lekë –

By: 27
12 February 2026 at 12:58

Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa e grabitjes në një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë.

Raportohet se autori është futur me një çantë në filialin e FiBank ku brenda saj kishte kallashin.

Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.

Menjëherë te arka Bardhyl Fusha ka arritur që të marrë shumat e parave ndërkohë Ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë.

Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës.

Menjëherë 58-vjeçarit i është sekuestruar çanta krahu ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku u gjet arma e zjarrit.

Pas kontrolleve në çantën në fjalë u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.

Çdo natë dalin nga kryeministria kamionë për të zhdukur gjurmët e krimeve të Ballukut –

By: 27
12 February 2026 at 12:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga kryeministria natën janë parë kamionë, që sipas tij transportojnë dokumente që fshehin gjurmët e krimeve, që siç shprehet ai ka kryer Belinda Balluku.

Jashtë parlamentit, Sali Berisha tha se në Fletoren Zyrtare nuk po publikohet vendimi i  pezullimit nga detyra, pasi nuk i interesin Edi Ramës.

Ai akuzoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese si militante të Partisë Socialiste, por paralajmëroi se do të përfundojë tek ata që nuk zbatojnë ligjin.

“Nëse vendimi i parë  që i interesonte Edi Ramës u publikua brenda dy orëve, vendimi tjetër mbahet në sirtar dhe nuk publikohet nga kryetarja që është militante e PS në mënyrë që Lubia të ketë kohë për të shkatërruar dokumentet bashkë me Ramën. Kamionët çdo natë dalin nga kryeministria për të zhdukur gjurmët e krimeve. E vonon kryetarja e Gjykatës, një militante e PS, por edhe ajo do përfundojë aty ku e kanë vendin ata që nuk zbatojnë Kushtetutën”, tha Sali Berisha jashte Parlamentit.

“Fatkeqësia e kombit është prezenca jote këtu Sali”, Berisha përplaset me Zegjine Çaushin: ‘Kone’ e Lubisë –

By: 27
12 February 2026 at 12:42

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndërprerë për herë të dytë seancën parlamentare pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha shkoi në foltore dhe kërkoi fjalën.

Berisha u përmend nga deputetja socialiste, Zegjine Çaushi, e cila e akuzoi për gënjeshtar, kur e quajti paqësore protestën e të martës.

“Kemi dy orë që dëgjojmë këtu një ish kryeministër që jetën e tij politike e ka nisur dhe e ka përfunduar me dhunë. Ky Parlament duhet të futet në shina. Fatkeqësia më e madhe e këtij kombi është prezenca jote Sali Berisha. Si nuk ke turp që gënjen, si nuk ke turp që paguan adoleshentët për të ardhur në protestë. Ti doktor je mësuar me gënjeshtra, mohove të afërmit e tu në Gërdec”, deklaroi Çaushi.

Në një lidhje live në llogarinë e tij personale në Facebook nga salla e Kuvendit, Berisha u shpreh se deputetes Zegjine Çaushi nuk i përgjigjet pasi e ka konsideruar si “kone e Belinda Ballukut”.

“Nuk i përgjigjem asaj, se është konia e Lubisë. Ftoj qytetarët t’ia heqin mandatin. Po mbron Lubi Ballukun. Kurse Ervin Agasi, ku është ai? Iku ia mbathi…”, tha Berisha.

Është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre –

By: 27
12 February 2026 at 12:20

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë nuk i kurseu ironitë me gjyqtarët dhe prokurorët.

Në fjalën e tij teksa tha se përpjekja e qeverisë për të mbështetur drejtësinë nuk do të ndalet, ai u shpreh mes batutave se “është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre”.

Kreu i qeverisë iu drejtua gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i thënë që herë pas herë i bëjnë edhe surpriza.

“Kjo është përpjekje që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa, pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por që janë pjesë e jetës dhe e proceseve tuaja të brendshme dhe rritjes të sistemi të ri që kërkon kokën e vetë për të kolauduar. Për ta mbyllur ky është rasti ideal, se jeni përfshirë dhe ju tani, që të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre.”, tha kryeministri.

Festojnë 107-vjetorin e themelimit, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Elbasanin –

By: 27
12 February 2026 at 12:06

Vllaznia do të presë në shtëpi skuadrën e Elbasanit dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 24-të të kampionatit. Përballje kjo që do të luhet ditën e dielë, e programuar për të startuar në orën 19:30.

Kjo sfidë do të jetë shumë e rëndësishme dhe e veçantë për shkodranët. Klubi feston 107-vjetorin e themelimit dhe para duelit me verdheblutë kanë organizuar nëj ceremoni festive.

Ndërkohë mbështetja e tifozëve nuk pritet të mungojë, me emocionet që kanë “pushtuar” kuqeblutë. Klubi ndërkohë nga ana tjetër ka nxjerrë në shitje biletat për këtë takim.

Çmimet e tyre variojnë nga 200 lekë në tribunën C deri në 1500 lekë në tribunën VIP. Nga sot të gjithë tifozët e interesuar biletat mund ti blejnë fizikisht ose online.

Panik në bankën e nivelit të dytë në Tiranë, një person me kallash tenton të grabisë paratë –

By: 27
12 February 2026 at 11:50

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë.  Mesohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut, në bankën “Fibank”.

Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

Autori i ngjarjes ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë. Por autori mësohet se nuk ka arritur dot të marre lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2

Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në foto shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Tentohet të grabitet me armë një bankë në Tiranë, detajet e para –

By: 27
12 February 2026 at 11:40

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë.  Mesohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut, në bankën “Fibank”.

Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

Raportohet se autori i grabitjes është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Ai ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë me një armë automatike tip kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami, duke trembur punonjësit e bankës.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në foto shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, detajet e para –

By: 27
12 February 2026 at 11:36

Është grabitur me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Ngjarja ka ndodhur në degën e FiBank, ndërsa ende nuk dihet nëse autori është arrestuar.

Megjithatë mësohet se autori ka qëlluar me armë zjarri gjatë grabitjes.

“Prej 30 vitesh po djeg Shqipërinë për prapanicën tënde”, Berisha përplaset me Sara Milen: Gojëpërdalur –

By: 27
12 February 2026 at 11:32

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Fjala “vithe” që Berisha përdori ndaj Belinda Ballukut ka revoltuar socialistët. Deputetja Sara Mila shpërtheu ndaj kreut të PD, duke thënë se “për prapanicën e tij po djeg Shqipërinë prej 30 vites”.

Berisha e konsideroi “gojëpërdalë” dhe tha se “sojit të këtyre nuk u përgjigjem kurrë”.

Sala Mila: Meqë na quajti si mbrojtës të prapanicave, po si ka mundësi që të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh për prapanicën tënde e të familjes tënde dhe të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicën tendë dhe nuk u lodhën këta.

Berisha: Sojit tyre nuk i përgjigjem kurrë…. Gojëpërdalurave nuk duhet tu përgjigjes kurrë.

“Prej 30vtesh po djeg Shqipërinë për prapanicën tënde”, Berisha përplaset me Sara Milen: Gojëpërdalur –

By: 27
12 February 2026 at 11:30

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Fjala “vithe” që Berisha përdori ndaj Belinda Ballukut ka revoltuar socialistët. Deputetja Sara Mila shpërtheu ndaj kreut të PD, duke thënë se “për prapanicën e tij po djeg Shqipërinë prej 30 vites”.

Berisha e konsideroi “gojëpërdalë” dhe tha se “sojit të këtyre nuk u përgjigjem kurrë”.

Sala Mila: Meqë na quajti si mbrojtës të prapanicave, po si ka mundësi që të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh për prapanicën tënde e të familjes tënde dhe të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicën tendë dhe nuk u lodhën këta.

Berisha: Sojit tyre nuk i përgjigjem kurrë…. Gojëpërdalurave nuk duhet tu përgjigjes kurrë.

Parlamenti është strofulla e hajdutëve, ju nuk po mbroni vithet e Belindës, por Edi Ramën –

By: 27
12 February 2026 at 10:44

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare deklaroi se Parlamenti është kthyer në “strofullë të mbrojtjes së hajdutëve”, duke akuzuar shumicën se po shkel mbi interesat e qytetarëve për të mbrojtur, jo vetëm ministra, por vetë kryeministrin Edi Rama.

Berisha u shpreh se deputetët e mazhorancës po veprojnë si “maska” të kryeministrit, ndërsa shtoi se në sallën e Kuvendit, sipas tij, po mbrohen interesa personale dhe jo ato të qytetarëve shqiptarë.

Fjala:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, siç e shihni, parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve.

Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës.

Këta janë maska.

Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën.

Lejuan ndërtime të paligjshme, pezullohen nga detyra dy inspektorë të IMT dhe përgjegjësi i tyre –

By: 27
12 February 2026 at 10:08

Prokuroria e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të tre punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), pas dyshimeve për mosveprim në rastin e një ndërtimi pa leje në zonën e Selitës.

Masa  është marrë ndaj inspektorëve E.M., Sh.G. dhe përgjegjësit të sektorit V.Sh., të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim”.

Hetimet kanë zbuluar se në rrugën “Valentina Pistoli” po kryheshin punime ndërtimore pa leje nga shtetasi D.G.

Inspektorët e ngarkuar për këtë territor nuk pasqyruan faktin se bëhej fjalë për një ndërtim të paligjshëm dhe nuk informuan Kryeinspektorin për marrjen e masave administrative, gjobitjen, vendimin për prishjen e objektit dhe depozitimin e kallëzimit penal.

Sipas të dhënave, ndërtimi pa leje ka nisur më 1 nëntor 2021 dhe ka përfunduar më 19 prill 2025. Kontrolli i IMT-së është kryer më 2 prill 2025, por pa u reflektuar shkelja, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Lejuan ndërtime të paligjshme, pezullohen nga detyra tre punonjës të IMT-së –

By: 27
12 February 2026 at 10:00

Prokuroria e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të tre punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), pas dyshimeve për mosveprim në rastin e një ndërtimi pa leje në zonën e Selitës.

Masa  është marrë ndaj inspektorëve E.M., Sh.G. dhe përgjegjësit të sektorit V.Sh., të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim”.

Hetimet kanë zbuluar se në rrugën “Valentina Pistoli” po kryheshin punime ndërtimore pa leje nga shtetasi D.G.

Inspektorët e ngarkuar për këtë territor nuk pasqyruan faktin se bëhej fjalë për një ndërtim të paligjshëm dhe nuk informuan Kryeinspektorin për marrjen e masave administrative, gjobitjen, vendimin për prishjen e objektit dhe depozitimin e kallëzimit penal.

Sipas të dhënave, ndërtimi pa leje ka nisur më 1 nëntor 2021 dhe ka përfunduar më 19 prill 2025. Kontrolli i IMT-së është kryer më 2 prill 2025, por pa u reflektuar shkelja, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Banorët e Durrësit dhe Rrjollit kundërshtojnë para Kuvendit projektet TID dhe resortin –

By: 27
12 February 2026 at 09:56

Paralelisht me seancën e Kuvendit, ditën e sotme zhvillohet një protestë nga banorët e Durrësit që preken nga projekti TID, por edhe nga banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti.

Ata akuzojnë Belinda Ballukun dhe kryeministrin Rama se po u vjedhin pronat.

Ndërsa thonë se socialistët në parlament ngrenë me pa të drejtë kartonët për të miratuar vendime  në dëm të qytetarëve.

“Me këtë që po bën ky hajduti, bashkë me kriminelen Belinda Ballukun, vetëm një gjë të dijë, do t’i vijë dita të ikë i pari, i dyti dhe të ikë bashkë me ata bastardë parlamentaër socialistë  që rrinë atje dhe ngrenë kartonin me të padrejtë”, tha një banore.

Protestës së banorëve të Durrësit dhe Rrjollit të Shkodrës para Parlamentit iu bashkua edhe kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Kjo është e 10-ta ditë radhazi kur banorët protestojnë dhe u bëjnë thirrje ndërtuesit të ndalojë punimet për resortin, si dhe të ulet në bisedime me ta, për të arritur një marrëveshje. Në tokat e tyre është parashikuar të ndërtohet një resort turistik, ndaj për rastin banorët pak javë më parë kanë depozituar edhe një kallëzim në SPAK.

Leja e ndërtimit për resortin turistik është lëshuar me firmën e Belinda Ballukut, duke shkaktuar përplasje të forta mes pronarëve të tokave dhe ndërtuesit.

Ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës –

By: 27
12 February 2026 at 09:20

Është ekstraduar nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i  arrestuar për vrasjen e Bledar Muçës në vitin 2022 në Aartselaar (provinca e Antwerp) në Belgjikë.

32-vjeçari, i lindur në Elbasan, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ekzekutimi i Bledar Muçës

Beldar Muça, i njohur si mik i familjes Çapja, u ekzekutua më 22 janar 2022 në Belgjikë. Ai qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij nga dy persona, ndërsa autoritetet dyshonin për një vrasje me porosi.

Ai është gjetur pa shenja jete në afërsi të vendit ku banonte, ndërkohë që kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Fillimisht Policia belge nxori informacionin se ishte ekzekutuar një shtetas britanik, duke iu referuar dokumenteve që mbante me vete i ekzekutuari, ndërkohë që më vonë Policia vendase mësoi së bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me emrin Bledar Muça.

Sipas të dhënave të Policisë, shqiptari kishte pasur më herët precedentë kriminalë në vendin e tyre, ndërkohë që bëhet me dije se Muça gjendej mes Anglisë, Holandës dhe Belgjikës.

 

 

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapa –

By: 27
12 February 2026 at 09:16

Është ekstraduar nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i  arrestuar për vrasjen e Bledar Muçës në vitin 2022 në Aartselaar (provinca e Antwerp) në Belgjikë.

32-vjeçari, i lindur në Elbasan, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ekzekutimi i Bledar Muçës

Beldar Muça, i njohur si mik i familjes Çapja, u ekzekutua më 22 janar 2022 në Belgjikë. Ai qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij nga dy persona, ndërsa autoritetet dyshonin për një vrasje me porosi.

Ai është gjetur pa shenja jete në afërsi të vendit ku banonte, ndërkohë që kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Fillimisht Policia belge nxori informacionin se ishte ekzekutuar një shtetas britanik, duke iu referuar dokumenteve që mbante me vete i ekzekutuari, ndërkohë që më vonë Policia vendase mësoi së bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me emrin Bledar Muça.

Sipas të dhënave të Policisë, shqiptari kishte pasur më herët precedentë kriminalë në vendin e tyre, ndërkohë që bëhet me dije se Muça gjendej mes Anglisë, Holandës dhe Belgjikës.

 

 

Humbën jetën tragjikisht në Itali/ Mbërrijnë në portin e Durrësit trupat e pajetë të familjes Kola, do prehen në vendlindje –

By: 27
12 February 2026 at 08:58

Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit trupat e pajetë të 4 antarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën në 4 shkurt në Itali.

Katër anëtarë të familjes Kola nga fshati Gryksh i Madh, Peqin u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre më 4 shkurt në Porcari, provinca Lucca në Itali.

Babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, u shuan si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre.

Kryefamiljari Arti Kola ishte punëtor në një kompani si bojaxhi, ndërsa Jonida Kola, gruaja ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektriçist në një kompani private, ndërsa Xhesika, vajza, ishte në shkollë.

Humbën jetën nga monoksidi i karbonit në Itali,

Mediat italiane raportuan se monoksidi i ka vrarë pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, pasi gazi është pa erë. Djali ka qenë i fundit që është ndjerë keq; madje mendohet se ka qenë pikërisht ai që rreth darkës, ka telefonuar për të kërkuar ndihmë, raporton “La Repubblica”

Shtëpia, në zonën Rughi, ishte e re, e blerë nga familja rreth një vit e gjysmë më parë; ata ishin shpërngulur aty vetëm pesë muaj më parë dhe po përfundonin ende punimet e sistemimit të banesës dykatëshe.

Nuk është ende e qartë kush e ka instaluar kaldajën, e cila ishte e re, dhe nëse ka pasur ndonjëherë mirëmbajtje nga ndonjë teknik. Pikërisht mbi këto aspekte po përqendrohen hetimet e karabinierëve, pasi nuk ka dyshime për shkakun e vdekjeve.

 

Prokuroria heton sërish në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve –

By: 27
12 February 2026 at 08:54

Prokuroria e Vlorës ka intensifikuar ndjeshëm veprimet hetimore në institucionet vendore, duke mos u mjaftuar vetëm me sekuestrimin e dhjetëra dosjeve pranë Drejtorisë së Aseteve në Bashkia Vlorë.

Burime bëjnë me dije se hetimi është shtrirë tashmë edhe në zyrat e protokollit, ku dy oficerë të Policisë Gjyqësore, së bashku me një oficer të Krimit Ekonomik, janë rikthyer sërish ditën e djeshme për kontrolle të thelluara që kanë zgjatur nga ora 16:30 deri rreth orës 23:00.

Sipas informacioneve pranë organit të akuzës, fokusi i këtyre verifikimeve ka qenë kontrolli i kartelave dhe dokumentacionit zyrtar që lidhen si me hapësirat e plazheve, ashtu edhe me sipërfaqet e hapësirave publike të administruara nga bashkia.

Oficerët kanë shqyrtuar në detaje përputhshmërinë e datave, saktësinë e regjistrimeve dhe nëse dosjet rezultojnë të protokolluara me të njëjtin numër, duke ngritur dyshime për parregullsi administrative dhe procedurale në dokumentacionin zyrtar.

Hetimi synon të zbardhë nëse ka pasur manipulime të regjistrimeve, mbivendosje dosjesh apo përfitime të paligjshme të hapësirave publike, veçanërisht në zonat bregdetare ku prej vitesh janë ngritur shqetësime për abuzime me plazhet dhe pronat në administrim publik.

Por veprimet e Prokurorisë së Vlorës nuk janë kufizuar vetëm në ambientet e bashkisë. Paralelisht, përmes një shkrese zyrtare, organi i akuzës i është drejtuar Drejtorisë së Ujësjellësit të Vlorës, duke kërkuar vënien në dispozicion të listë-prezencave dhe dokumentacionit të punës për disa punonjës, për periudhën e vitit 2022.

Raportohet se ekzistojnë dyshime të forta se një numër i caktuar punonjësish kanë përfituar paga në këtë institucion, ndërkohë që në të njëjtën kohë kanë rezultuar të kenë qenë jashtë territorit të Shqipërisë. Këto dyshime kanë ngritur alarmin për pagesa të mundshme fiktive, shkelje të disiplinës së punës dhe dëme financiare ndaj institucionit publik.

Tirana mbetet e parafundit në Europë për transportin më të keq publik, na e kalon vetëm… –

By: 27
12 February 2026 at 08:44

Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ja kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne nuk kemi as metro, tramvajë apo trena urbanë.

Pra ndërsa banorët dhe turistët në kryeqytetin italian kanë mundësi zgjedhje kur autobusat vonojnë, në Tiranë përveç transportit publik, mund të përdorësh taksi me kosto të larta, ose të zgjedhësh të ecës në këmbë.

Anketa e Komisionit Evropian për Cilësinë e Jetës në Qytetet Evropiane u kërkoi mbi 71,000 personave në 83 qytete të vlerësonin sistemet e tyre të transportit bazuar në pesë faktorë kryesorë: përballueshmërinë, sigurinë, lehtësinë e përdorimit, frekuencën dhe besueshmërinë.

Transporti publik luan një rol të madh në nivelin e kënaqësisë që njerëzit ndiejnë me jetën e tyre në një qytet. Ndërsa disa kryeqytete shkëlqejnë, të tjera mbeten pas, duke treguar një ndarje të theksuar në mënyrën se si transporti publik u shërben banorëve në gjithë Europën, shkruan MSN.

Sipas anketës vetëm 29 për qind e qytetarëve në Romë janë të kënaqur me transportin publik. Sistemi i metrosë së Romës është i kufizuar për një kryeqytet, me vetëm tre linja. Ndërsa Transporti tokësor (makina, autobusë, trena) shpesh vonohet për shkak të trafikut dhe grevave, duke kontribuar në këtë nivel të ulët kënaqësie.

Roma ka disa lloje transporti publik, përfshirë metronë, autobusët, tramvajin dhe trenat urbanë/rajonalë. Këto së bashku mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit dhe përdoren për lëvizje të përditshme nga banorët dhe turistët.

Edhe në kryeqytetin shqiptar vetëm 29 për qind je qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

“Tirana nuk ka shërbim metroje apo tramvaji dhe sistemi ekzistues i autobusëve është shpesh i mbipopulluar dhe i vështirë për t’u orientuar. Zhvillimi i infrastrukturës është shumë i nevojshëm”.

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk është shenjë e një transporti publik të zhvilluar, por mungesë e alternativave të tjera të transportit publik. Kur vjen puna te rinovimi i flotës, Shqipëria mbetet nën mesataren e Bashkimit Europian, duke e bërë modernizimin e autobusëve një nevojë të domosdoshme.

Sipas Eurostat nga 8 886 autobusë urbanë, autobusë ndërqytetas dhe elektrikë gjithsej në vitin 2024, vetëm 432 janë mjete të reja, që përfaqësojnë rreth 4.9% të flotës, nën mesataren e BE-së prej 5.1%.

Për të përmbyllur top 5 kryeqytetet me transportin më të keq ne Europë, pas Tiranës, renditet Podgorica, Beogradi dhe Nikozia.

Në Podgoricë vetëm 37 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

Kryeqyteti i Malit të Zi nuk ka sistem hekurudhor urban dhe vetëm një rrjet të vogël e jo të rregullt autobusësh. Edhe pse shërbehet nga trenat ndërqytetës, përdorimi i transportit publik lokal është minimal, pasi shumica e banorëve zgjedhin të ecin në këmbë ose të përdorin makinën.

Në kryeqytetin serb, në Beograd dhe në Nikozia, kryeqytetin e Qipros kënaqësia arrin ë nivelin 44 për qind.

“Beogradi ka një sistem të gjerë autobusësh dhe tramvaji, por ai është i vjetruar dhe qyteti nuk ka metro. Metroja e planifikuar prej kohësh është ende në fazat e hershme të ndërtimit”.

“Nikozia nuk ka sistem tramvaji apo metroje dhe mbështetet plotësisht te autobusët. Shërbimi është i kufizuar dhe pronësia e lartë e makinave ndikon në nivelin e përgjithshëm të kënaqësisë”.

Qytetarët e cilit kryeqytet në Europë janë më të kënaqur me transportin publik?

Transporti publik i Vjenës njihet për përpikërinë, pastërtinë dhe integrimin e mirë. U-Bahn (metroja), tramvajet dhe autobusët janë të përballueshëm dhe të lidhur mirë me njëri-tjetrin, duke e bërë të lehtë lëvizjen në mënyrë efikase në kryeqytetin austriak./Monitor

Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025 ishin 74% më të ulëta se në 1990 –

By: 27
12 February 2026 at 08:36

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024.

Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti tregon se hendeku midis 2021-ës (me 27,211 lindje) dhe vitit aktual po thellohet me shpejtësi. Të dhënat tregojnë se presioni nuk është më vetëm në zonat e thella, por ka prekur zemrën ekonomike dhe industriale të vendit.

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj modern. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425

rënia më agresive është vërejtur në dekadën e fundit; nga 32,715 lindje në vitin 2015, Shqipëria ra nën kufirin psikologjik prej 25 mijë lindjesh në vitin 2023, për të arritur në rekordin negativ të këtij viti.

Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, ku mosha mesatare ka arritur në 44.3 vjeç, dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua. Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale

Dibra dhe Korça me rënien më të fortë

Goditjen më të rëndë e ka pësuar qarku i Dibrës, i cili kryeson listën me rënien më të madhe në rang kombëtar prej 20.4%, duke zbritur nga 1,095 lindje në 2024 në vetëm 872 në 2025. Pas saj vjen Korça, një qark që po përballet me një tkurrje drastike prej 18.5%, duke regjistruar 218 lindje më pak se në vitin 2024. Këto shifra sugjerojnë një zbrazje të vazhdueshme të këtyre rajoneve nga mosha riprodhuese, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë sociale në afatgjatë.

Presioni në qarqet e mëdha dhe industriale

Edhe zonat që tradicionalisht kanë pasur një qëndrueshmëri më të lartë ekonomike, po shfaqin shenja dobësie. Fieri shënoi një rënie prej 12.7%, i ndjekur nga Elbasani me 12.4% dhe Vlora po ashtu me 12.4%. Në qarkun e Durrësit, i cili shërben si një nyje kryesore ekonomike, lindjet ranë me 11.7%, duke humbur mbi 300 lindje brenda vitit. Kjo tendencë pasqyrohet edhe në Lezhë, ku rënia fiksohet në 11.2%.

Tirana dhe Shkodra, rënie më të butë

Tirana, megjithëse mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve (8,830), nuk ka mundur të ruajë rritjen, duke pësuar një rënie të lehtë prej 2.0%. Megjithatë, kjo është rënia më e ulët në rang vendi, duke treguar se kryeqyteti mbetet i vetmi pol që thith ende popullsinë aktive. Shkodra gjithashtu tregon një lloj rezistenc” me një rënie prej 9.7%, shifër kjo më e ulët se mesatarja e qarqeve të tjera, por sërish në territor negativ.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati gjithashtu me ulje

Në jug, Gjirokastra vijon të regjistrojë shifrat më të ulëta absolute me vetëm 301 lindje në vit, një rënie prej 10.4%. Kukësi shënoi një tkurrje prej 10.0%, ndërsa Berati regjistroi rënien më të ulët pas Tiranës, me 8.6% më pak lindje.

❌
❌